![]() |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
[quote=Skyfter]
MOS SHIQOO KISHE E XHAMIA, FE E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIAAA . keshtu duhet me qene. -mirpo tani per tani- kjo moto u kthy ne: MOS SHIQO XHAMIA, FEJA SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIAAAA.[/quote] Dojn mi Bann-ue Xhamit ky minoriteti Shqiptar :biggrin: |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Nuk munden jo, edhe pse kan nostalgji disa ktu sikur ne filma me ushqye at ndjenjen kishe....
Kur erdhen shpalljet Hynjore njerzit nuk jetonin ne komb dhe nuk ekzistonte Kombi termi komb u shpik vone...tash si frik ne shekujt e fundit Prandaj si ka qen perpara ashtu ka me ardhe koha... p.sh Evropa deshiron te jet e tera krishtere si kontinent ne tersin e saj askund me figurue feja islame hiq,nderkohe me i marr udhzimet nga islami me disa ndryshime por edhe te maskohen ato udhzime kishe si ide te njerzve te mdhej te tyre ideatorve demek,kta kur e braktisen kishen ne shekujt e fundit u ndan nga kisha dhe u kapen ne shkenc u shendrruan ne ateist,ateizem,kombe ecen perpara..ne aspektin matrial...por e lan anash at kryesoren anen shpirtrore..dhe sot skan as familje,as shoqri, jetojn kot...,edhe kjo nuk po ju jep rezultat,knaqsin e duhur,sa ka vetvrasje te miljarderave,njerzve te pasur,te tjerve shtresave te ndryshme... psiko njerzi te smuar,sepse e kan humb arsyen e te jetuarit puno per kurgo hiq, skan lumturi shpirtrore...[B]Po kete menyre te jetuarit dojn ta shtrijn ne qdo pllemb te kontinentit sipas disave qe e kan si ide nga perendimoret,por ka edhe te tjer qe mundohen me bekimin e pappatit te romes.., ama skan me pas rezultat[/B] Ne Aleanc jan te bashkuar te krishteret me jahudi bashk shiqo NATO si fuqi te kta nuk ka rendesi ma termi si Komb qe sa vite.. kta i bashkon feja e krishtere ne luft kunder armikut te gjelber (islamit) mirpo nuk shprehen hapur por : [B]'' Ombrellen dhe flamurin e civilizimit botror,lirit dhe te drejtat e njeriut ' [/B] d.m.th ne nje te ardhme jo te largt percaktimi fetar ka me lua rol, Kombet skan me pas rendesi ma..ashtu siq ka qen perpara ne kohen e shpalljeve hynjore e sidomos ne shpalljen e fundit Kuranit dhe derguarin e fundit pejgamberin s.a.v.s i cili eshte derguar meshire per botrat dhe per gjithe njerzit pa dallim ngjyre, se kombe ska pas at kohe. Kombin e shpiken te tjeret per me perqa e sundue ma kollaj |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
[quote=Psikologu]
Skenderbeu u varros ne nje kishe Kishe Katolike me te njejtin emertim,atehere shtrohet pyetja se si ka mundesi qė Skenderbeu tė [B]kishte[/B] qenė i besimit ortodoks e tė vorroset ne kishen katolike... [/quote] Troj ne italisht do te thote "kurve", keshtu mund te gjejem kuptime te shumta dhe ta lidhim edhe me kinezcen. Shqiponja dykrrenare eshte perdorur nga Komnenet e bizantit, nga Crnojevice, thuhet nga Pirroja etj etj Hittitet e Turqise se sotme. Rendesi ka qe eshte embleme e shpjegueshme nga Bizanti: dy kokat jane dy romat. Shqiponja eshet simbol araldik si skifteri, petriti etj ne qyteterime te ndryshme, e huazuar nga Perandorite. Nese ne jemi pronare te kesaje steme, perse e gjejme me Skenderbeun dhe jo me perpara?! Kjo Dardania e Azize po me duket si tentative per ta paraqitur Dardanine Anadollake:biggrin:. Nejse, histori e gjate pa rendesi. Le te kthehemi tek Skenderbeu. Pra ne nje familje me Vojsava,Mamica,Vllaica,Jella,Mara,Reposhi,Stanisha; Kostandin ne kujtim te shenjetorit ortodoks; vellait prift ortodoks; ipeshkvit ortodoks te Krujes dhe kishes ortodokse te Shen Gjergjit (te vertetuar nga K.Giakumis tek ferit Duka "Skenderbeu dhe Europa 218-235); protosinkellosit te Svetigradit Peter Perlati qe udhehiqte forcat e Skenderbeut ne kete kala; vellai qe vdes si murg ortodoks ne Thos; simbolet bizantine... Keto nuk e bejne Gjergjin ortodoks?! Peshkopata e Arberit i kalon Papes ne kryqezaten e 1204, kur miqte e Krishtit vodhen te gjiteh Ballkanin, masakruan me mijera te krishtere ne Hungari, dogjen dhe grabiten Kostandinopojen per 3 dite me keq se akinxhinjte e Mehmetit II qe tjeter nuk ishin vecse forca ushtarake te parregullta te krishtera. Mos na trego persekutimet e Dushanit sepse ka bere Papa shume me teper, jo vetem ai por edhe shenjetore qe kane driten jeshile ne parajse!! Meqense jemi tek Dushani, ai vertet dhuroi ne nje kishe katolike, por vellain nuk e kishte prift ortodoks dhe emrat e famljareve nuk i kishte shqipetare! Ti pohon se Kastriotet nuk u sunduan nga Dushani dhe ne nje rresht tjeter na trego se si u pagezuan femijet shqiptare ne ortodoks, pra edhe Gjon Kastioti duhete te jete pagezuar ne Jovan ?! Sikure Dushani t'i pagezonte ne ortodoks nuk do te kishte kembe katoliku ne Shqiperi, aq me teper ushtaret e Dushanit ishin shumica shqipetare ( sipas Jirecek). Thua qe kleri i pabindur u shfaros, pjesa tjeter u bind pra u ortodoksizua, atehere si shpjegohet rrelika e katolikeve ne Shqiperi e trojet jashte saje?!:biggrin: Balshajt nga ortodokse ne sherbim te Dushanit u konvertuan ne katolike ne 1368, kjo zgjati vetem 3 dekada sepse Jelena Hrebeljanovic, motra e Lazarit te Serbise e martuar per "shqiptaret" Balshic ktheu te birin ne ortodoks, Balshen e III qe ja la tokat dajes sic kishin bere paradhesit me Shkodren duke ja lene venedikut per nej grusht para dhe nje titull! Per katolicizmin e Balshajve eshte qesharake te flasim sepse ato kaloje ne tre fe brenda gjysem shekulli, ashtu si Skenderbeu. Martohen me serbe dhe shesin toka shqiptare. Do ta ndertojne edhe ndonje kishe katolike sepse duan para e tituj. Ne Kosove adhurohej Decanski, babai i Dushanit, ne Durres dhe Elbasan(vite pas vdekjes se Dushanit, para ardhjes osmane) adhurohej Shen Vladimiri i Dokleas, udhehesi sllav i shenjteruar Skenderbeu lindi ne nje familje ortodokse, u islamizua, u kthye ne familjen ortodokse, vdiq si katolik: 3 menyra te interpretimit te Krishtit. Nuk eshet rasti i pare, prandaj mos pyet per mundesi:Krishti lindi si hebre dhe vdiq si heretik ( kristjane thone te krishteret), por u varros te premten me nderet hebraike !! Kaq problem na qenka se Heroi ishte nje femije ortodoks?! Nuk kishte hyre ndonjehere valle ne kishen e Shenjetorit ortdoks,qe mben emrin e tij,ne Kruje, kur ishte i vogel ?! Per ke u ndertau ajo kishe? Sa banore ka patur Kruja, sa Parisi?! |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
[COLOR=Red][B]Njeriu Skenderbe mes mitit dhe simbolit[/B][/COLOR]
Eshtė e domosdoshme nė fillim ndarja e individit Skenderbe nė dy njėsi pėrbėrėse tė kėsaj figure. E para lidhet me Skenderbeun-Gjergj Kastrioti pjesėtar i realitetit fizik tredimensional: njeriu qė lind, jeton dhe mbyll njė proēes biologjik nė kontekstin social me tė gjitha dritė-hijet karakteristike individuale. E dyta lidhet me pasqyrimin e kėtij dimensioni tek pasardhėsit qė nė varėsi tė kushteve mund tė trasformojė njeriun nė mbinjeri duke e drejtuar pashmangshmėrisht drejt njė formė gjysėm hyjnore tė paprekshme. Shekulli nė tė cilin jetoi dhe vdiq Skenderbeu ėshtė i zhytur thellė nėn masėn monoteiste qė rrethon ambientin skenderbian dhe trasformimi nė njė entitet “mbinjerėzor” i njeriut ėshtė herezi e dėnueshme pikėrisht nga monoteizmat nė tė cilėt u formua Heroi dhe jashtė tė cilėve nuk mund tė dilej, aq mė tepėr nė njė rajon “provincial” tė Europės, si Ballkani. Metamorfoza ndodh shumė mė vonė, nė shekullin e XIX ku edhe nė shqiptarėt si i gjithe Ballkani por edhe Europa, eksperimentonim njė fazė tė re, njė mitologji moderne nė kėrkim tė identiteteve tė reja. “Njeriu i ri” nuk ėshtė vetėm pjesėtar i njė komuniteti fetar apo i njė klase sociale brenda shoqėrisė, por edhe njė pjesėtar i “popullit tė zgjedhur” qė ushqehet me mite, eskatologji, mesianizėm tė cilat ndėrtojnė njė Hyjni tė re: Kombin. Herder, Saint-Simon, Comte, Mazzini, Mickiewicz gjer tek marksizmi dhe hegelizmi ndėrtojne atė ēka do tė importojnė rilindasit tanė, fetė laike me njeriun Zot. Do tė jetė nacionalizmi feja mė e perhapur e gjysmės sė dytė tė shekullit tė XIX. Rilindasit pėrpunuan duke u bazuar nė modelin e nacionalizmit gjerman, njė variant shqiptar ku identitet fetare tradizionale mjaft tė spikatura nė trojet tona, pa humbur asgjė nga doktrinat e tyre, zmbrapsen pėrpara njė ndjesie tė re gjithpėrfshirėse: Kombi. Kjo ndjesi zėvendėson ato tradicionale pa humbur tė njėjtėn strukture: ka njė eskatologji qė e projekton popullin nė njė tė ardhme pozitive, mesianizėm qė e shpėton popullin, doktrinė e prėbėre nga vlerat e kombit, apostazi e trasformuar nė tradhėti ndaj kėtyre vlerave dhe e dėnueshme madje edhe me vdekje, profetė qė shpallin doktrinėn dhe klerikė qė e mbajnė gjallė. Rolin e profetit e luan tek ne Skenderbeu, ndėrsa klerikėt filozofė janė rilindasit qė ashtu siē e trasformuan pasardhėsit Jezusin nė Krisht ashtu edhe rilindasit propozojnė njė njeri – personazh historik- tė deformuar nė njė figurė ideale, gjysėm hyjnore, mit modern. Ato e “ngjallėn” Skenderbeun nga harresa e shekujve, e nxoren ne dritėn e nacionalizmit, e pastruan nga konteksti nė tė cilin jetoi, e laicizuan, dhe “krijesa” artificiale mori pėrsipėr tė identifikojė masėn e “besimtarėve” tė rinj qė duhej t’i bashkangjiteshin. Vepra e rilindasve e rrethuar me njė vsėhtrim romantik tė historisė, me projektimin nė njė tė kaluar tė lavdishme, ekzotike dhe gati inekzistente siē eshte edhe modeli klasik i romanticizmit, ishte e destinuar tė mbetej nė harresė sikur tė mos ndėrhynte Shteti politik. Ky organizėm me qėllim justifikimin e ekzistences sė tij ka nevojė pėr indoktrinim tė masave. E ka eksperimentuar mė sė miri Oktavian Augusti nė fundin e shekullit tė I para.K kur modelit tė pushtetit i bashkangjiti njė propagandė qė idealizonte vlerat e organizmit (Principates “republikane”) dhe vetė Augustit si individ. Shteti i organizuar nga Enver Hoxha dhe elita komuniste nė vetėshpalljen si krijesė e popullit shqiptar - qė nė fakt me tepėr ishte njė krijesė e Titos dhe e konferencės se Jaltės ku Stalin, Churchill, Rooswelt vendosėn edhe fatin tonė – morėn nga rilindasit Skenderbeun laik dhe nacionalist. Me kėtė figurė enverizmi tenton tė mbulojė komunizmin me petkun nacionalist dhe vetė Enveri tė barazohet me Skenderbeun- “shpėtimtarin” e kombit. Njohja e Skenderbeut ėshtė rrezultat i politikės kapilare tė indoktrinimit qė “Nena Parti” ndėrmori pėr njė gjysėm shekulli dhe pati sukses. Rilindasit nuk arritėn nė masivizimin publik tė Heroit sepse masa ishte injorante dhe rilindasit (shumica) jetonin jashtė trojeve etnike, pra “krijesa” mbeti n ėleter. Nikolaj Marr shkruan: “gjuha standarte ėshtė njė fenomen klasorė”, ajo i nėnshtrohet masės nga klasa qė ka pushtetin politik. Ky fenomen ka ndodhur gjatė tė gjithė historisė sė njerėzimit dhe ne shqiptarėt e kemi pėrjetuar qė me paraardhesit tanė ilirėt tė cilėt njohėn njė latinizim tė gjuhės gjatė sundimit romak, ky imponim klasor u ruajt nė mesjetė nga Kisha Katolike me perdorimin e latinishtes, njohu njė imponim tjetėr, kėsaj radhe Osman, pa harruar imponimet gjuhėsore Bizantine (greko-ortodokse) dhe Sllave. Sė fundi imponimi i “Shqipes Standarte” nga elita komuniste duke preferuar njė gjuhė mė tė afėrt pėr klasėn sunduese e quajtur nga Arshi Pipa“gjuha e tė tė tė-sė”. I njėjti imponim klasor vlen edhe pėr Historinė qė pėr nga masa e spekullimit ia kalon gjuhėsisė. Nė ēdo epokė ajo ėshtė shkruar konform klasės sunduese dhe nga Perandoria Romake shndėrrohet nė mjet propagandistik qė arrin kulmin me istitucione Propagande tė themeluara mė parė nė Britani dhe USA e pastaj nė Gjermani, nė vendet komuniste, etj. Krijesa rilindase e laicizuar tej mase, e shkeputur nga mesjeta, ambjenti fetar, ambjenti social, marėdheniet me fqinjėt, kushtet e trojeve shqiptare, i serviret masės duke zėnė hapėsira publike, faqe librash, krijime artistike, istitucione. Nė kushtet e njė diktature ajo ēka ėshtė linja partiake ėshtė edhe e vetmja dritare qė individėve i lejohet pėr tė veshtruar ambientin, pėr tė krijuar identitetin dhe mentalitetin. Ajo ēka serviren rilindasit dhe nguliti komunizmi ėshtė njė Skenderbe “mbinjeri” jashtė realitetit, njė mit nė vend tė simbolit, njė profet qė pėr masat e indoktrinuara gjysėm shekulli sot ėshtė transformuar nė “Hyjni” e pacėnueshme. Pluralizmi i mendimit dhe pranimi i ngadalshėm i diversitetit, mundėsia e shkėputjes nga egocentrizmi – imitim ky i monomendimit qė vinte i diktuar nga Partia – duhej tė na udhėhiqte drejt njė kėndvėshtrimi rreal 360 gradė qė do tė thotė njė pėrceptim i qartė i vėndqėndrimit (pozicionit) tė figurave nė kontekstin historik. Megjithėse kanė kaluar 18 vite, modelet e rrėnjosura, por mbi tė gjitha integralizmi nė mendime, vazhdojnė tė jenė pjesė e pandashme e shqiptarėve. Elitat e sotme ashtu si nė diktaturė tentojnė tė imponojnė pėrsėri vetėm njė kėndvėshtrim, tė gjithė tė tjerėt janė tradhėti dhe fatalitet, fatėkeqėsi qė rrezikojnė Kombin. Pra pėr Kombin ėshtė mė e shėndoshė tė bazohet nė krijimtari romantike, nė njerėz mitologjik, nė njė Hero Kombėtar qė nė beteja hiqet si i vdekur dhe pastaj bėn kėrdinė duke kalėruar (nėpėr mal !!) nė armiq ashtu siē bėnin partizanėt mbi gjermanėt. Ju kujtohen filmat e para dy dekadave? I mbani mend trimat komuniste tek “shkatėrronin divizionet gjermane” - thoshte Enveri nė Kongrese; Colin e breshkave si Davidi pėrpara Golias, Qemal Stafen dhe Vojo Kushin nė versionin Oso Kuka-kamikaz, 5 heronjtė e Vigut si 300 spartanėt e Leonidės ?! Me keto njerėz tė mitizuar jemi rritur dhe ėshtė herėt pėr t’i zbritur nga Olimpi pasi jetojmė akoma me mentalitetin e pėrjashtimit tė “Tjetrit”. Kėndvėshtrimi historik i Skenderbeut tė propozuar nga Oliver Jens Schmitt (keq) pritet nga njė pjesė e elitės dhe e masės injorante sipas modelit tė vjetėr: “armik i popullit dhe i Partisė”, brenda kornizave tė stereotipizuara nga e kalura totalitare. Partia sot mund tė jenė elitat, ndėrsa populli eshte masa qė ka mbetur nė mesimet enveriste, viktimė e mendimit integralist. Pėrse historia e Schmitt meriton kėto etiketa? Libri ngjan me Kodin e Da Vincit nė njė aspekt themelorė: ashtu si Dan Brawn rikthen tek lexuesi njė Jezus njeri ashtu edhe Schmitt prezanton njė Skenderbe njeri. Eshtė pėrfolur shumė sikur po shembet miti dhe kjo na qėnka shkatėrruese! Nė fakt miti nuk ėshtė rreal sepse ėshtė pjellė emotive; njė formė mendimi i ndryshėm nga mendimi logjik apo shkencorė pa nevojė shpjegimi rracional; imazhe ose legjendė mahnitėse i ndertuar mbi nj personzh. Sinonimet e fjales mit jane: legjendė, pėrrallė, ėndėrr, utopi, fantazi etj. Simboli nga ana tjetėr ėshtė njė objekt ose individ konkret qė rievokon ose pėrmbledh njė realitet tė prekshėm, tė vėrtetueshėm, i cili nė rastin e Heroit njėhsohet me Qendresėn: Skenderbeu simbolizon, personifikon qendres ėn. ... |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
[B][SIZE=3][SIZE=4]..vazhdon
[/SIZE][/SIZE][/B] |
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Nėse miti thyhet, largohemi nga ėndrrat e Romanticizmit, utopia, abstraksioni, pėrrallat, legjendat qė paraqesin vlera kulturore por nuk mund tė jenė pjesė e realitetit logjik. E vetmje lidhje mes mitit dhe simbolit ėshtė se qė te dy rievokojnė dhe nė formė sintetike pėrfaqėsojnė njė ndjesi tė ndarė nga masa. Schmitt nė asnjė moment nuk kundėrshton madhėshtinė e Skenderbeut, madje ai e bėn edhe mė aktiv, i jep disa ngjyresa intelektuale, aftėsi pėr tė ndėrmarre zgjedhje vendimtare, trimėri, vetėbesim, karizėm, qėndresė pėrballė pushtuesit etj, tė gjitha kėto virtyte tė liderit, Heroit.
Kryetari i partise Lega Nord nė Itali e quan Garibaldin, heroin kombėtarė italian, “budalla…hajdut kuajsh…vrases..mason”. Akoma nuk kam parė inkuizicion ndaj Leges. Jo sepse italianet, tė paktėn elitat, nuk interesohen pėr pikepamjet e Bossit, por sepse Garibaldi nuk ėshtė ura lidhėse e Kombit Italian. Ai ėshtė vetėm njė vegėl pėr tė arritur unitetin politik pasi tė jetė bėrė publikisht i pranueshėm uniteti etno-kulturorė. Italianėt edhe pa Garibaldin janė italianė me histori, gjuhė, vlera, kulturė, etni, etnografi, tė pėrbashkėt. Heroi kombėtarė i Italisė ēfaqet nė periudhėn e krijimit tė nacionalizmit, fese politike. Eshtė plotėsisht njė figurė historike me tė metat dhe virtytet njerėzore, i adhurueshėm apo i respektueshėm e nė tė njejtėn kohė i kritikueshėm. Simbolizon deshirėn e afirmimit politik nė arenėn e Fuqive tė Mėdha tė Italisė dhe italianėve qė rievokojnė njė tė kaluar tė lavdishme, pra qartėsisht njė njeri dhe jo mit. Sjell shembullin e Italisė sepse modeli i nacionalizmit italian ėshtė edhe modeli qė ndoqėn rilindasit. Ky model i teorizuar nga Herder perfaqėson “kombin e bazuar mbi vlera etno-kulturore tė pėrbashkėta”, qė njihet si modeli gjerman i nacionalizmit. modeli tjetėr, ai Francez, shtjellohet si “kombi politik”. Avni Rudaku i nisur pikėrisht nga kjo ndarje e modeleve tė nacionalizmit ėshtė i mendimit se kombet politike (francezėt) nuk i kushtojnė rėndėsi mitit, ndėrsa ato kulturore (gjermanėt, italianėt, shqiptarėt) nuk bėjnė dot pa mite. Kjo, shihet qarte, ėshtė njė tentativė pėr tė justifikuar domosdoshmėrinė e mitit. Italianėt qė kanė zgjedhur rrugėn e sipėrcituar, nuk kanė njė Hero-Mit, por njeri-simbol dhe realizues i aspiratave ndoshta jo popullore por tė paktėn elitore-politike. Nė gjermani ky personazh, realizues i bashkimit ėshtė Bismarku, i cili me sa di unė nuk kaleron nė ajer me shpatė por ka njė vend tė pėrcaktuar qartė nga historia. Franca, e cila sipas justifikimit tė Rudakut, nuk i kushton rėndėsi mitit, ka njė Heroinė qė me tepėr se personazh historik ėshtė “legjendė” e afėrt me mitin, nė fakt ėshtė shpallur shenjėtore 5 shekuj pas vdekjes, pra ka njė frymė mbinjerėzore. Kėshtu justifikimi i mitit i nisur nga “modeli i Nacionalizmit” bie poshtė nga njė krahasim i thjeshtė. Pastaj, tė themi se njė popull ka nevojė pėr mite, pra pėr legjenda dhe njė popull nuk ka nevojė, pra ėshtė me racional, nė kėtė menyrė inferiorizojmė popullin e parė qė bazohet akoma nė pėrralla. Mitet e kombit sipas kėndvėshtrimit tė Herderit ēfaqin vlerat krijuese tė njė populli, ndejsitė, jetėn, gjuhėn, tė gjithė kėto elemente tė cilat nga sa mė shumė njerėz tė ndiqen aq mė shumė forcojnė dhe zgjerojnė bazėn e kombit. Cdo komb dhe ēfaredo lloj komuniteti ka nevojė pėr ndejsi tė pėrbashktėa, ka nevojė pėr mite e legjenda qė vijnė nga thellėsia e shekujve, si ato kombe politike ashtu edhe ato kulturore. Francezėt pa keto ndjesi nuk do tė ishin francez. Legjendat mundesojnė tė evidentojnė njė masė individesh qė i cilėson si krijimtari e vetja, pronė, ndjesi, produkt “nacional”. Tek ne shqiptarėt Eposi i Kreshnikeve pėrbėn botėn e miteve, krijimtarinė popullore, legjendat, ashtu si Nibelungėt pėrbėjnė mitet e gjermanėve, por Bismarku dhe Skenderbeu janė personazhe reale, jo krijime popullore, i perkasin njė momenti historik tė dokumentueshėm. Kėshtu popujt me nacionalizėm tė modelit “komb kulturore” si Italia dhe Gjermania, i kane mitet e ndara prej personazheve historike , ne vazhdojmė tė mbetemi nė pėrjetimet Romantike tė shekullit tė XIX tė imponuara (tė njohur) nga enverizmi! Schmitt kundėrshton nė mėnyrė indirekte jovėrtetueshmrėinė historike tė Skenderbeut sipas pėrceptimit tė masės qė vazhdon t’i qėndrojė besnike Partisė. Ai e bėn indirekt sepse ėshtė studjues, nuk ka nevojė ta pohojė, le faktet tė flasin. Madje pėr ēudinė e atyre qė nuk kanė lexuar librin, nuk ka edhe aq shumė fakte tė panjohura, mit-shkatėrrues, sepse ai thjeshte e ka studjuar Skenderbeun nė kontekstin nė tė cilin jetoi. Pėr disa njerėz ėshtė mė lehtė tė hedhin nė treg si tė besueshėm pohimin (nuk ka asnjė historian, kronikė, dokument qė e vėrteton) se Gjergj Kastrioti lindi me 6 Maj – ditėn e shėn Gjergjit – se sa tė besojnė se emri Gjergj i dashur pėr serbėt ėshtė greko-ortodoks, normal pėr Ballkanin; si dhe nėna ka emėr sllav, edhe ky fenomen normal nė Shqipėrinė Lindore pas depėrtimit shekullorė serbo-bullgar. Si arrihet kėtu? Thjeshtė me njė logjikė objektive qė ėshtė e mundur tė realizohet nga historianė tė cilėve objekti nuk u pėrket. Ja pėrse e gjithė historiografia shqiptare dhe ballkanike nė pėrgjithėsi, duke pėrjashtuar integralizmin komunist, nuk arrin dot tė dalė nga subjektivizmi dhe emotivizmi etnocentrik i tė bėrit histori. Tė lexosh njė histori ballkani duhet njė autor jashtėballkanik sepse autorėt “tanė” janė infektuar pak nga mercenarizėm-klientarizmi, pak nga ndjenjat nacional-shoviniste dhe pėr ta kompletuar, pak nga fetarizmi. Ajo ēka shqiptarėve u duhet ėshtė pastrimi prej mentaliteteve pėrjashtuese dhe afrimit te rrezikshėm me njė Nacionalizėm nė formėn klasike tashmė tė lėnė nė shekullin e XIX nga bota e qytetėruar dhe qė vazhdon tė jetojė vetėm nė mendėsine barbare sllave. Aspirojmė te hyjmė nė Europė e si tė tillė duhet tė mėsojmė tė jemi europianė, tė paktėn elita qė kaq shumė e kritikon mendimin orientalist tė masės shqiptare dhe orientimin kulturorė akoma nė Anadoll – siē pretendon Kadareja. Por njė elitė qė bazohet nė legjenda, mite, ide romantike, i larghohet Arsyes qė shėptoi Europėn nga errėsira Mesjetare. Tani kjo elitė nga njėra anė kėrkon nė formė majmunėrizmi afrimin me Europėn dhe nga ana tjetėr vazhdon tė mendojė si nė mesjetė, madje atė ballkanike ėt fshatrave malore ku “kishte njerėz qė pagėzoheshin pėr tė mos i ardhur era kėmbėve”- shkruan N.Malcolm. Janė kėta personazhe, pushtues tė shtypit, qė kanė ndėrmarrė njė inkuizicion ndaj Schmit-it dhe lirisė nė vetvete. Kėtu nuk flitet pėr liri mendimi sepse Schmitt nuk ēfaq mendime personale, por jetėn e Skenderbeut si njeri historik. Nuk kemi tė drejtė ta shijojmė njeriun si njeri?! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:43. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.