Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Arena Ndėrkombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=158)
-   -   Lajme Aktuale.... (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22947)

Llapjani_HH 16-08-10 17:17

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[CENTER][LEFT][CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Dacic gėnjeu, vizitėn fetare e shndėrroi nė propagandė politike [/B][/COLOR][/SIZE]
[/CENTER]
[B]
Zv/kryeministri serb, Ivica Dacic ka lenė tė hapur mundėsinė e ndryshimit tė rezolutės serbe, e cila do tė paraqitet nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė. Por ai tha se nė asnjė mėnyrė, Beogradi nuk do tė pranoj qė nė tekstin e rezolutės, pavarėsia e Kosovės tė pėrmendet si ēėshtje e kryer.[/B]

Kėto komente, zv/kryeministri dhe njėkohėsisht Ministri i Brendshėm serb i bėri gjatė njė vizite nė Kosovė, qė u realizua me lejen e autoriteteve tė Prishtinės.

Dacic tha se Serbia ėshtė shumė e interesuar qė rezoluta e saj, nė tė cilėn bėn thirrje pėr negociata me Kosovėn, tė kaloj nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Ai shtroi si domosdoshmėri bisedimet e reja ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin e Kosovės, pasi siē tha ai, shqiptarėt nuk duan tė jetojnė nė Serbi, ndėrsa serbėt nė enklava nuk duan tė jetojnė nė Kosovėn e pavarur.

"Ne duhet tė vendosim ēka do tė bėjmė tutje, jo vetėm serbėt, por edhe shqiptarėt, ose do tė kemi status-quo dhe si rezultat me vite do tė kemi njė gjendje tė vdekur”, tha Dacic pas vizitės qė i bėri Manastirit tė Graēanicės, pak kilometra larg Prishtinės, njofton BBC.

Mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė qė i njohu Kosovės tė drejtėn juridike pėr shpalljen e pavarėsisė, pėr zyrtarėt serb nuk paraqet zgjidhjen e problemit tė Kosovės.

Numri dy i qeverisė serbe e cilėsoi Kosovėn edhe mė tutje si njė konflikt tė ngrirė.

[COLOR=Red]Dacic, erdhi nė Kosovė nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės, pasi Prishtina zyrtare i dha leje atij pėr tė vizituar Manastirin e Graēanicės, me arsyetim se ajo po realizohej pėr qėllime fetare.
[/COLOR]
[COLOR=Blue]Por deklaratat e zėvendėskryeministrit serb shkuan pėrtej kėsaj, siē ndodh rėndom gjatė vizitave tė zyrtarėve tė Serbisė. [/COLOR]
[COLOR=Red][B]Telegrafi[/B][/COLOR]
[/LEFT]
[SIZE=4][COLOR=Blue][B]Rexhepi: E parealizueshme qė Serbia me staf tė saj tė ruajė manastiret[/B][/COLOR][/SIZE]
[/CENTER]
[SIZE=2][COLOR=Black]
Ministri i Punėve tė Brendshme tė republikės sė Kosovės, Bajram Rexhepi ka deklaruar se ėshtė e pamundshme qė Serbia me personel tė saj tė ndihmojė ruajtjen e manastireve dhe objekteve tjera me rėndėsi historike nė Kosovė.

Duke reaguar nė deklaratėn e nėnkryeministrit dhe ministrit tė Brendshėm serb, [COLOR=Blue]Ivica Daēiq, i cili dje nė Graēanicė ka thėnė se Serbia ėshtė e gatshme tė ndihmojė me staf tė saj nė ruajtjen dhe sigurimin e manastireve dhe objekteve me rėndėsi historike nė Kosovė[/COLOR], Rexhepi ka deklaruar se kjo ėshtė vetėm “dėshirė e parealizueshme e individėve”.

“Ne kemi policinė tonė, e cila do t’i ruajė ato manastire dhe begatinė kulturore tė Kosovės”, ka thėnė Rexhepi pėr radon Kontakt Plus tė Mitrovicės.

Pėr deklaratėn e Daēiqit se Serbia ka tė drejtė tė dėrgojė personel tė saj nė Kosovė, e drejtė kjo me rezolutėn 1244 tė KS, ministri i Brendshėm kosovar tha se nė rezolutės askund nuk shkruan se nė Kosovė duhet tė vijė policia serbe”.

“Ekziston vetėm klauzola nė tė cilėn thuhet se nė qoftė se KFOR-i vlerėson se ėshtė e nevojshme tė vijė dikush..., por kjo ėshtė punė e pėrfunduar, sidomos pas mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė nė Hagė pėr pavarėsinė e Kosovės”, ka deklaruar Rexhepi.[/COLOR][/SIZE]
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Kosovės shpėtimi mund t'i vijė nga Serbia[/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

Bashkėsia ndėrkombėtare, duke pėrfshirė edhe miqtė e Kosovės, po e vėnė Kosovėn pėrsėri nė njė pozitė tė vėshtirė, duke insistuar nė biseda me Beogradin pėr status special tė veriut.

Por, si shumė herė mė parė, siē ishte rasti edhe nė Kroaci, kur pėr serbėt u propozua autonomia me “Planin Z-4”, mund tė jetė pikėrisht refuzimi i Serbisė, akt i cili do ta shpėtojė Kosovėn nga komplikimet e reja, shkruan pėr numrin e sotėm tė Kohės Ditore Augustin Palokaj nga Brukseli.
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Trupa kazake nė Kosovė? [/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

Rreth 50 trupa amerikane dhe britanike po stėrvisin mbi 1000 ushtarė kazakė. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e NATO-s pėr tė rritur bashkėpunimin me vendet e Azisė Qėndrore, qė janė kryesisht nėn ndikimin e Rusisė, raporton REL.

Njė numėr i vogėl ushtarėsh kazakė janė vendosur nė Irak, nė misione jo luftarake, derisa nė Afganistan pėr shkak tė lidhjeve historike nuk janė dėrguar trupa.

Nė tė ardhmen Kazakistani, vend i dalė nga ish Bashkimi Sovjetik, mund tė kontribuojė me trupa nė Kosovė, Saharanė Perėndimore dhe nė Darfur tė Sudanit.
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Tica e Plluzhina rrezikojnė tė konfrontohen mes vete [/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

Fshatrat fqinje, Ticė e Plluzhinė tė Skenderajt janė para rrezikut tė konfrontimit, nėse problemi i cili ka lindur tė ėnjten nuk zgjidhet tė hėnėn.

E tėra ka filluar kur disa familje tė fshatit Plluzhinė nuk kanė lejuar riparimin e rrjetit elektrik tė tensionit tė lartė tė fshatit Ticė, kurse kėta tė fundit kėrcėnojnė me bllokimin e rrugės sė asfaltuar, e cila shkon nė fshatin Plluzhinė.

Si pasojė e mos rregullimit tė rrjetit tė dėmtuar elektrik pėr katėr ditė me radhė, 116 familje tė fshatit Ticė dhe tė njė lagjeje tė fshatit Likoc nuk kanė rrymė.

Abdullah Ēorraj, kryetar i fshatit Ticė, ka treguar se javėn e kaluar ishte rrėzuar njė shtyllė elektrike e tensionit tė lartė tė fshatit Ticė, e cila ishte e vendosur nė pronat e fshatit Plluzhinė.

“Punėtorėt e KEK-ut nė Skenderaj kanė intervenuar menjėherė pėr tė ndėrruar 3 shtyllat e dėmtuara, por kanė hasur nė pengesa te disa familje tė fshatit Plluzhinė, tė cilat nuk kanė lejuar ndėrrimin e shtyllave nė pronat e tyre”, ka treguar ai.

Sipas banorėve tė Ticės, ndėrprerja e rrymės ka shkaktuar edhe pasoja tjera, pasi shumica prej tyre ujėsjellėsit familjarė apo tė lagjeve i kanė tė lidhur me rrymė, ndėrkohė qe u janė prishur tė gjithė artikujt ushqimorė nėpėr frigoriferė.

“Krejt ēka kemi pasur nė friza janė prishur, kurse ujė po duhet me marrė nė fshatrat tjera ose me huazu gjeneratorė pėr tė aktivizuar motorėt”, tregonin dy tė rinj tė lagjes Ēorraj, tė cilėt tė dielėn sapo ktheheshin nga njė fshat fqinjė, ku kishin huazuar njė gjenerator.

“Nėse nuk e lėshojnė rrymėn tė hėnėn, edhe na kemi me e blloku rrugėn, se kur ėshtė asfaltu rruga nėpėr tė cilėn kalojnė Plluzhina, na i kemi lėshu arat tona”, janė kėrcėnuar tė rinjtė e revoltuar, tė cilėt thonė se ky ėshtė vendim i fshatit.

Udhėheqja e fshatit Ticė ka treguar se pėr kėtė problem e kanė informuar edhe kryetarin e komunės, Sami Lushtakun, i cili tė shtunėn kishte shkuar nė fshatin e tyre dhe kishte premtuar angazhimin e tij.

Tė dielėn ka qenė e pamundur tė kontaktohet kryetari Lushtaku, pasi nuk kishte qasje nė telefon.

Pėr kėtė ngjarje janė shprehur se janė nė dijeni edhe disa banorė tė Plluzhinės, tė cilėt kontaktuar nga Koha Ditore.

Ata kanė shprehur keqardhje pėr njė sjellje tė tillė tė bashkėfshatarėve tė tyre, me ēka ata kryesisht nuk pajtohen.

[COLOR=Blue]“Kėtė pengesė nuk po e ban fshati, as ndonjė lagje, por tri shtėpi e, ēka ėshtė mė keq, [B]njėri nga anėtarėt e atyre familjeve ėshtė drejtor nė Komunė[/B]”, kanė treguar ata dhe kanė kėrkuar qė tė mos iu pėrmendet emri nė gazetė.[/COLOR]

Rastin e kanė konfirmuar edhe nė Njėsisė e KEK-ut nė Skenderaj. Njėri nga zyrtarėt ka thėnė se ata janė tė gatshėm tė intervenojnė edhe gjatė ditės sė diel, pasi nė vendin e ngjarjes tashmė kanė dėrguar edhe mekanizmin, shtyllat dhe telin e nevojshėm.
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

Guri i madh 16-08-10 21:42

Titulli: Lajme Aktuale....
 
qy daqi genjeu


po neve perdit po nagenjen qeveria e jon


bile tash po i qujna GENJESHTRA ME TUPAN

Neferta 17-08-10 12:40

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B][COLOR=darkorchid]BE-ja Serbisė: Rregulloi raportet me Kosovėn[/COLOR][/B]

[I][URL="http://www.mesazhi.com/artikuj/beja-serbise-rregulloi-raportet-me-kosoven"][IMG]http://www.mesazhi.com/modules/news/images/thumbs2/(u40u)BE%20UE%20Bashkimi%20Evropian%20Bashkesia%20230310.jpg[/IMG][/URL][/I]

[FONT=Arial, Helvetica, sans-serif]E marte 17 Gusht 2010 10:49[/FONT]
Nėse Serbia nuk heq dorė nga Kosova, pėrfundimisht mund tė humbet nė tė dyja frontet – Kosovėn si dhe anėtarėsimin nė BE. Ky paralajmėrim, i bėrė mė shumė se tri vjet mė parė nga diplomati amerikan Richard Holbrooke nė Bruksel, edhe sot duket tė jetė i vėrtetė.
Poashtu edhe fjalėt e ish-ambasadorit gjerman nė Beograd, tė ndjerit Andreas Zobel, i cili njėherė pati paralajmėruar se Serbia nuk do tė hyjė nė BE para vitit 2025 nėse nuk e ndryshon politikėn e saj ndaj Kosovės.
"Sa i pėrket BE-sė, Serbia viteve tė fundit nuk ka pėrfituar asgjė nė rastin e Kosovės. Ajo vetėm sa ka humbur mbėshtetje tė madhe nė pėrshpejtimin e integrimit tė vet evropian. Durimi dhe mirėkuptimi pėr politikėn serbe ndaj Kosovės po avullohet”, ėshtė shprehur njė diplomat nga pala evropiane e Grupit tė Kontaktit pėr “WAZ.EUobserver”.
"Disa vite mė parė, shumica e politikanėve evropianė, pėr shembull, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, gjithnjė kanė pėrmendur Serbinė kur ėshtė biseduar pėr Ballkanin perėndimor. Ndėrsa tani, edhe ministrat e jashtėm tė shteteve mė tė rėndėsishme tė BE-sė nuk shkojnė nė Beograd, vetėm nėse i vizitojnė edhe sė paku tri apo katėr kryeqytete tjera. Ministri i jashtėm gjerman, Guido Westerwelle do ta vizitojė Beogradin, por vetėm si ndalesė nė vizitėn e tij dy-ditore nė rajon”, shtoi bashkėbiseduesi i “WAZ.EUobserver”.
Njė ndryshim i ngjashėm qėndrimesh po shihet edhe nė kryeqytetet mė tė rėndėsishme evropiane.
Historikisht, Londra ka qenė mbėshtetėse e palėkundur e zgjerimit tė BE-sė. Londra zyrtare ka besuar se data e anėtarėsimit nė BE pėr Serbinė e Kroacinė nuk duhet tė jetė shumė e largėt mes njėra-tjetrės, mirėpo ka qenė politika e Serbisė ndaj Kosovės ajo qė ka ēuar nė ndryshimin e mendjes sė Britanisė viteve tė fundit.
Para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Londra ka qenė njė prej vendeve qė ka insistuar nė pėrshpejtimin e integrimit tė Serbisė nė BE. Ndėrsa tani, Britania ėshtė nė mesin e atyre qė deklarojnė qartazi se anėtarėsimi i Serbisė varet nga qasja e saj ndaj Kosovės.
Edhe nė Berlin qėndron e njėjta qasje. Edhe pse atje nuk e pranojnė publikisht, Serbia ka ndikuar qė Gjermania tė jetė skeptike sa i pėrket zgjerimit.
Fillimisht Gjermania ka patur dyshime mė tė mėdha sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės nė krahasim me anėtarėt tjerė perėndimor tė Grupit tė Kontaktit. Por kur diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, vjeshtėn e 2007 deklaroi se pavarėsia do tė ishte zgjidhja mė e padėmshme, ēėshtja e statusit pėr Berlinin ishte zgjidhur.
Edhe Parisi, deri shkurtin e kaluar, kishte qėndrimin se integrimi i Serbisė nė BE dhe ēėshtja e Kosovės do duhej tė ndaheshin. Mirėpo, kjo ndryshoi kur lidershipi francez pranoi se Serbia nuk ka shfaqur shenja tė rishikimit tė qėndrimit tė saj ndaj Kosovės. Andaj, ministri i jashtėm Francez Bernard Kouchner u bė zyrtari i parė i lartė i BE-sė qė deklaroi nė Beograd se Serbia nuk mund tė anėtarėsohet nė BE pa marrėdhėnie tė mira, apo tė paku tė pranueshme, me Kosovėn.
Pėr Romėn mund tė thuhet se ėshtė miku mė i mirė i Serbisė nė mesin e shteteve tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn. Ndėrsa Greqia ėshtė miku mė i mirė i Kosovės nė mesin e shteteve tė BE-sė qė nuk e kanė bėrė kėtė.
Nė Spanjė, Sllovaki dhe Qipro autonomia apo pavarėsia janė ēėshtje tė ndjeshme. Tė tria kėto kanė arsye tė veta pėr mos-njohje tė Kosovės. Nė rastin e Rumanisė, mos-njohja ėshtė qėndrim personal i presidentit tė vendit Traian Basescu. Pėrderisa ai mbetet nė pushtet, vėshtirė se Bukureshti do ta njeh Prishtinėn.
Mirėpo, qėndrimet e kėtyre vendeve vetėm sa po i shėrbejnė interesave tė Serbisė. Nė tė vėrtetė, ato janė shndėrruar edhe nė njė bllokadė nė rrugėn perėndimore tė Serbisė dhe Kosovės[COLOR=darkorchid]./zėri/[/COLOR]

Neferta 17-08-10 13:03

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B][SIZE=2][COLOR=darkorchid]Veteranė - mos u mashtroni me kėtė ligj[/COLOR][/SIZE][/B]

Prishtinė, 17 gusht 2010 (Kosovapress) Koha 11:45





[LIST][*][URL="http://javascript<b></b>:;"][COLOR=#0000ff][/COLOR][/URL][/LIST]Projektligji qė rregullon statusin e kategorive tė dala nga lufta, siē duket nuk do t’i pėrmbushė kėrkesat e tė gjitha kategorive qė pretendon, mė tė pakėnaqurit ndėrkaq janė veteranėt e luftės. Pėr kėtė kategori, e papranueshme ėshtė ndarja e luftėtarėve nė “veteranė tė UĒK-sė” qė i referohet pjesėtarėve, tė cilėt kanė shėrbyer nė UĒK deri mė 12 qershor tė vitit 1999 dhe nė “pjesėtarė tė UĒK-sė”, apo ata qė e kanė lėshuar luftėn para 12 qershorit tė vitit 1999. Kryetari i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, Xhevdet Qeriqi thotė se projektligji ka shumė mangėsi dhe si i tillė vėshtirė se do tė fillojė sė zbatuari nga 1 janari i vitit tė ardhshėm. E quan tė papranueshėm ndėrkaq, pėrfshirjen nė ligj, tė siē i quan ai “dezertorėve”.

Qeriqi: Edhe dezertorėt e luftės i kanė pėrfshirė nė kėtė ligj
(Video)
“Edhe ata qė nuk kanė qenė nė luftė, edhe dezertorėt e luftės i kanė pėrfshirė nė kėtė ligj, vetėm pėr tė arsyetuar ato vėrtetimet qė i kanė dhėnė falso qė kanė qenė, dhe tash nuk kanė mundur t’i kthejnė prapa ato nėnshkrime e kanė bėrė. Edhe kėtė nen, ne nuk do ta pranojmė, sepse dezertori i luftės, edhe ata qė nuk kanė qenė nė luftė dhe kanė marrė vėrtetimin e luftės, sot tė pėrfshihen nė kėtė ligj, pėr neve ėshtė e papranueshme”, tha Qeriqi pėr Kosovapress.

Projektligji pėr statusin dhe tė drejtat e dėshmorėve, invalidėve, veteranėve dhe pjesėtarėve tė UĒK-sė ėshtė miratuar javė mė parė nga Qeveria e Kosovės, ndėrsa nė vjeshtė pritet tė kalojė nė Kuvend pėr miratim.

Implementimi i tij do tė fillojė nga 1 janari i vitit 2011, pėrveē Pikės 1.4 tė Nenit 5 mbi pensionin e veteranit tė UĒK-sė pas moshės pesėdhjetė vjeēare, i cili do tė hyjė nė fuqi mė 1 janar tė vitit 2014. Mosha pėr marrjen e pensionit tė veteranit dhe mos hyrja nė fuqi deri mė 2014 e nenit qė mundėson marrjen e tij, pėr Qeriqin janė ēėshtje tė papranueshme.

Qeriqi: 30 vjet duhet pritur pėr njė pension
(Video)
“Unė edhe kėtu e kam thėnė, nuk pranoj tė bėhet ndarje e veteranėve, nuk pranoj qė njė veteran, i cili ka qenė nė moshėn 18 vjeēare nė luftė, tė pres diku 30 vjet pėr tė pėrfituar njė pension. Pensionet duhet t’iu takojnė tė gjithė veteranėve tė luftės, tė mos bėhet ndarja. Ne nuk do ta pranojmė kėtė moshė”, tha Qeriqi.

E, kur flitet pėr pensionin e veteranit, njė gjė ėshtė e paqartė. Pika 1.5 e Nenit 12 thotė se Veteranėt e Luftės sė UĒK -sė, tė cilėt nė cilėsinė e ish pjesėtarėve tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, realizojnė pensionin e TMK-sė, sipas dispozitave tė Ligjit 2003/l-100 pėr pensionet e pjesėtarėve tė TMK-sė, nuk mund ta realizojnė tė drejtėn nė pension tė luftės sipas dispozitave tė Nenit 12 tė kėtij ligji.

Domethėnė, me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji, veteranėt e ish UĒK-sė, qė si ish pjesėtarė tė TMK-sė kanė marrė pension, do tė mbesin pa pension. Ata duhet tė presin deri nė moshėn 50 vjeēare, pėr ta gėzuar kėtė tė drejtė.

Qeriqi: Veteranė - mos u mashtroni me kėtė ligj
(Video)
“Edhe pse kanė kontribuar ata dhjetė vjet, edhe kanė punuar, nuk iu takon ai pension, unė dua t’iu them veteranėve tė luftės, mos tė mashtrohen se kanė pėrfituar diēka me kėtė ligj. Do ta shohin pas 1 janarit, se ēka ėshtė bėrė me kėtė ligj”, tha Qeriqi.

Konfuzion, sipas Qeriqit paraqet po ashtu edhe Neni 12, pika 1.11, e cila parasheh lirimin e veteranėve nga tatimi nė pronė pėr objektet e banimit, pėrderisa nė Nenin 6 mbi benificionet e veēanta, thuhet se lirimi nga tatimi nė pronė, ėshtė e drejtė qė e realizojnė vetėm ata, qė janė nė gjendje tė rėndė ekonomike.

Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli thotė se mospėrfshirja e tė gjithė veteranėve nė lirimin nga tatimi nė pronė, ėshtė bėrė me qėllim qė tė mos dėmtohet buxheti i shtetit.

“Si veteranė, nuk jemi qė ta dėmtojmė shtetin, por tė paktėn tė trajtohemi nė mėnyrė njerėzore, nė mėnyrė institucionale. Nuk do tė thotė qė ne, me ēdo kusht tė kemi benificione, tė pėrfitojmė vetėm pėr veti, dhe tė tjerėt tė mbesin anash”, tha Xhemajli pėr Kosovapress.

Ai arsyeton, se pėr shkak tė buxhetit tė kufizuar tė Kosovės, organizata qė pėrfaqėson veteranėt ėshtė detyruar tė bėjė kompromis me Qeverinė e FMN-nė, sidomos pėr moshėn e pensionit tė veteranit tė luftės dhe hyrjen nė fuqi tė pensionit pėr tė.

Xhemajli: Viti 2014 ėshtė ēėshtje e buxhetit
(Video)
“Ka qenė shumė e diskutueshme ēėshtja e vitit 2014, ėshtė arritur njė kompromis pėr shkak tė buxhetit tė vogėl tė Republikės sė Kosovės dhe qė mos tė jetė kjo pengesė pėr realizimin e tė drejtave dhe benificioneve dhe tė drejtave tjera pėr veteranėt, invalidėt dhe familjet e dėshmorėve, por edhe viktimat civile. Viti 2014 ėshtė ēėshtje e buxhetit, nuk ėshtė diēka tjetėr nė pyetje, por ėshtė ēėshtje e buxhetit dhe marrėveshjes me Bankėn Botėrore”.

Mosha e pensionimit, sipas Xhemajlit ėshtė caktuar, pėr shkak tė numrit tė madh tė veteranėve tė UĒK-sė, shifėr me tė cilėn ėshtė spekuluar shumė.

Sipas OVL tė UĒK-sė, numri i saktė i veteranėve ėshtė rreth 25-26 mijė veteranė, por tė regjistruar janė rreth 42-43 mijė sosh, shumicės prej tė cilėve u janė lėshuar vėrtetime pa qenė fare pjesėtarė.

Sidoqoftė, komisioni verifikues qė do tė ngrihet sė shpejti, sipas Xhemajlit do tė bėjė verifikimin e tė gjithė pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe kategorive tjera tė luftės. OVL e UĒK-sė, po ashtu ėshtė dashur tė lėshojė pe edhe sa i pėrket Nenit 12, Pikės 1.5, sipas tė cilės, ish pjesėtarėt e TMK-sė pushojnė sė marri pensione, pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.

Xhemajli: Edhe ish- pjesėtarėt e TMK-sė duhet ta gėzojnė tė drejtėn e pensionit
(Video)
“Kėtu ėshtė fjala pėr pjesėtarė tė TMK-sė, tė cilėt kanė dalė prej TMK-sė me transformimin e TMK-sė dhe shuarjen e TMK-sė nė FSK, e tė cilėt realizojnė pension me njė ligj tė veēantė. Megjithatė, me kėtė pikė nuk jemi pajtuar as ne si Organizatė e Veteranėve, qė veteranėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pa marrė parasysh a kanė pension ose nuk kanė pension, edhe ata tė gėzojnė kėtė tė drejtė tė pensionit, sepse iu mohohet e drejta pėr tė pasur pensionin e luftės”, thotė Xhemajli.

Xhemajli nuk sqaron megjithatė, nėse edhe pas 1 janarit tė vitit 2011, ish pjesėtarėt e TMK-sė do t’i marrin pensionet.

“Jo ėshtė njė ngatėrresė, pjesėtarėt e TMK-sė janė duke i marrė pensionet, ajo ėshtė ēėshtje tjetėr. Ata e kanė tė rregulluar ēėshtjen e pensionit, nė bazė tė moshės dhe kritereve qė i kanė pasur, ėshtė njė ligj qė thuhet se ata e realizojnė tė drejtėn e pensionit. Me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji, nuk do tė thotė se nuk e marrin pensionin e TMK-sė. Ata nuk e marrin pensionin e veteranit, pensionin e luftės dhe pėr kėtė arsye, edhe ne nuk jemi pajtuar”, tha ai.

Nga ana tjetėr, Qeveria ėshtė zotuar se ky ligj do tė fillojė sė zbatuari prej 1 janarit tė vitit 2011. Drejtori i Zyrės pėr Veteranėt e Luftės sė UĒK-sė nė Zyrėn e Kryeministrit, Faik Fazliu garanton se Qeveria i ka siguruar tė gjitha mjetet, qė ligji tė fillojė tė zbatohet nė afatin e paraparė.

“Tė gjitha pjesėt qė kanė tė bėjnė me ligjin, nga janari i vitit tė ardhshėm do tė fillojnė tė zbatohen, pėrveē dispozitave pėrfundimtare ose kalimtare pėr pensionet e veteranėve tė luftės. Kjo ėshtė bėrė pėr shkak se Ministria e Ekonomisė dhe Qeveria, nė marrėveshje me Fondin Ndėrkombėtar nuk kanė mundur tė sigurojnė mjete tė nevojshme pėr ta implementuar”, tha Fazliu pėr Kosovapress.

Tė gjitha pjesėt e ligjit, sipas Fazliut do tė rregullohen me akte nėnligjore, nga institucionet pėrkatėse, siē ėshtė ēėshtja e tatimit nė pronė pėr veteranėt, ēėshtja e pensionit tė ish pjesėtarėve tė TMK-sė ndėrkaq sipas Fazliut ka mbetur tė diskutohet mė vonė.

Fazliu: Pensioni i ish- pjesėtarėve tė TMK-sė do tė diskutohet mė vonė
(Video)
“Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ėshtė mbetur tė diskutohet nė komisionet e ardhshme, mendoj se edhe kjo ēėshtje nuk ėshtė ende pėrfundimtare. Ne bashkėrisht me shoqatat do ta diskutojmė, domethėnė ky ėshtė i vetmi prej neneve, qė ėshtė lėnė tė diskutohet nga komisioni pėr buxhet dhe financa nė Parlament”, tha Fazliu.

Fazliu ndėrkohė u pėrgjigjet edhe kritikave tė Kėshillit pėr tė Drejtat e Luftėtarėve tė UĒK-sė sa i pėrket moshės pėr pensionin e veteranit. Nė asnjė vend tė rajonit, sipas tij, veteranėt nuk marrin pension dhe Kosova ėshtė njė pėrjashtim.

Fazliu: Kosova shembull pėr pension tė veteranėve
“(Video)
“Vetėm njė duhet ta kemi tė qartė se asnjė vend i rajonit, as Kroacia, asnjė vend nuk parasheh pensione pėr veteranė tė luftės, pėrveē veteranė qė janė tė plagosur ose qė kanė qenė tė burgosur nė kampet e luftės. Ne kemi marrė njė shembull tė ri, ne kemi paraparė pensione tė reja pėr veteranėt e luftės, por gjithsesi, siē e dini deri nė kohėn 50 vjeēare, kjo ėshtė pėr shkak tė buxhetit tė limituar tė vendit tonė”, tha Fazliu./Kosovapress/[LIST][*][/LIST]

Neferta 17-08-10 13:27

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[SIZE=2][/SIZE][LIST][LIST][*][LEFT]17.08.2010, 12:23[IMG]http://monot.jc.pagesperso-orange.fr/images/smolensk.gif[/IMG][/LEFT][/LIST][/LIST]Hetimi i katastrofės sė aeroplanit tė presidentit polak nėn Smolensk mė 10 prill tė kėtij viti ėshtė qėllim i vizitės sė Kryeprokurorit ushtarak tė Polonisė Krzysztof Parulsky nė Moskė. Nė Varshavė presin qė pala ruse ti dorėzojė Polonisė protokollet e marrjes nė pyetje tė dėshmitarėve, gjithė dokumentacionin fotografik nga vendi i katastrofės sė avionit, protokollet e inspektimit tė kufomave. Mė parė Prokurori i pėrgjithshėm i Federatės Ruse Juri Ēaika njoftoi, se Rusia ka pėrgatitur pėr dorėzim Varshavės 500 faqe dokumentesh nė lidhje me ēėshtjen penale dhe pret qė Polonia ti dorėzojė gjithashtu Rusisė tė gjitha dokumentet e nevojshme pėr vazhdimin e hetimit. Sipas tė dhėnave paraprake, aeroplani u kap pas majave tė pemėve gjatė pėrgatitjes pėr uljen nė pistėn e aerodromit. Si rezultat gjetėn vdekjen tė gjithė personat qė ndodheshin nė bordin e tij, ndėr tė tjera edhe Kryetari i shtetit Lech Kaczyński

Neferta 18-08-10 12:20

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[COLOR=magenta][COLOR=black][SIZE=3]Deklaratė pėr shkėputj[/SIZE][IMG]http://www.bbc.co.uk/f/t.gif[/IMG][IMG]http://www.bbc.co.uk/worldservice/images/2006/11/20061123171618mitrovica_203.jpg[/IMG][/COLOR]
[B][COLOR=black]Ne veri tė Mitrovicės po qarkullon njė deklaratė pėr shpalljen e pavarėsisė sė komunave serbe nga Kosova, nga autorė tash pėr tash tė paidentifikuar, por qė sipas kėsaj deklarate ajo bėhet nė emėr tė ashtuquajturės “Bashkėsisė sė Komunave tė Krahinės Autonome tė Kosovės dhe Metohisė”. [/COLOR][/B]
[COLOR=black]Beogradi zyrtar dhe liderėt politik serbė tė Kosovės janė distancuar ajo, duke thėnė se ata qė e kanė bėrė atė nuk ia duan tė mirėn serbėve nė Kosovė. [/COLOR]
[COLOR=black]Deklarata serbe kėrkon miratimin e asaj qė e quan “vullnet i lirė tė qytetarėve serbė pėr pavarėsinė e territoreve tė komunave tė krahinės autonome”. [/COLOR]
[COLOR=black]Zyrtarė tė qeverisė nė Beograd janė distancuar duke thėnė se deklarata ėshtė kundėr interesave tė popullit serb. [/COLOR]
[COLOR=black]Pavarėsisht nga kėto distancime, duket se ajo ėshtė parė me njė dozė shqetėsimi nė Prishtinė.[/COLOR]
[COLOR=black]Besohet se edhe kjo ka qenė njėra prej arsyeve qė tė martėn nė Prishtinė u zhvillua njė takim ndėrmjet presidentit dhe kryeministrit me ambasadorėt e shteteve tė Quintit, megjithėse zyrtarisht nuk ėshtė konfirmuar njė gjė e tillė. [/COLOR]
[COLOR=black]Jakshiq: Deklarata pa qėllim dhe pa autor[/COLOR]
[COLOR=black]Njėri nga udhėheqėsit e Kėshillit Kombėtar Serb tė veriut tė Kosovės, [B]Marko Jakshiq[/B], i tha BBC-sė se deklaratės sė pėrfolur pėr pavarėsinė e veriut tė Kosovės nuk i dihet qėllimi politik dhe se autori i saj ėshtė i panjohur. [/COLOR]
[COLOR=black]Ai ka mohuar qė deklarata tė jetė lėshuar nga ndonjė institucion zyrtar nė veri tė Kosovės. [/COLOR]
[COLOR=black]Zoti Jakshiq e cilėsoi pėrmbajtjen e deklaratės pėr pavarėsinė e kėsaj pjese tė Kosovės, si kundėrthėnėse dhe tė paqartė. [/COLOR]
[COLOR=black][B]Arbėr Vllahiu[/B] zhvilloi njė bisedė me zotin Jakshiq dhe fillimisht e pyeti se si e cilėson ai deklaratėn e pėrfolur pėr pavarėsimin e veriut. [/COLOR]
[COLOR=black][B]Jakshiq:[/B] T’ju them tė drejtėn, kjo deklaratė nuk ėshtė shfaqur askund zyrtarisht. Askush nuk e di se kush ėshtė autor i krejt kėsaj. Unė kam patur rastin qė rastėsisht ta siguroj atė, por kur kam pyetur se kush ėshtė autor askush nuk ka ditur tė mė thotė. [/COLOR]
[COLOR=black]Pra, deklarata ėshtė pa autor qė nėnkupton pa emėr. Pėrmbajtja e deklaratės ėshtė tėrėsisht kundėrthėnėse dhe pėr mua ka qenė shumė e paqartė. Ajo nuk flet as pėr cilat komuna bėhet fjalė. Unė e kam lexuar me kujdes, por asnjė lidhje nė raport me deklaratėn nė tėrėsi nuk kam mundur tė kuptoj. [/COLOR]
[COLOR=black]Nuk e kam kuptuar sepse nė njė moment i referohet Kushtetutės sė Serbisė, pastaj thirret nė shkėputjen e disa komunave, por nuk thotė se cilat komuna. Prandaj pika e parė ėshtė nė kundėrshtim me tė dytėn, kjo me tė tretėn dhe po them se ėshtė konfuze, e paqartė dhe nuk dihet autori i saj. [/COLOR]
[COLOR=black][B]BBC:[/B] Zoti Jakshiq, por deklarata ėshtė thėnė se ėshtė lėshuar nė emėr tė Bashkėsisė sė Komunave tė Krahinės Autonome tė Kosovės dhe Metohisė? [/COLOR]
[COLOR=black][B]Jakshiq:[/B] Edhe kjo ėshtė problematike. Tek ne nuk ekziston njė institucion qė thirret Bashkėsia e Komunave. Pra ky ėshtė njė institucion qė duhet tė krijohet. Para mė shumė se dy vjet e gjysmė ne kemi krijuar Kuvendin e Bashkėsisė sė Komunave serbe tė Kosovės dhe kjo nuk ka lidhje as juridike as ndonjė lidhje tjetėr me tė ashtuquajturėn Bashkėsi tė Komunave qė pėrmendet nė kėtė deklaratė. [/COLOR]
[COLOR=black]Kėto janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme me konstatimin se kjo Bashkėsi e Komunave duhet tė krijohet sė pari e pastaj tė miratojė deklarata tė ndryshme. [/COLOR]
[COLOR=black][B]BBC:[/B] Kjo do tė thotė se serbėt e veriut tė Kosovės nuk e pranojnė dhe as qė e mbėshtesin pavarėsinė e veriut dhe tė komunave serbe atje? [/COLOR]
[COLOR=black][B]Jakshiq:[/B] Kjo do tė thotė se as nga njėra as nga pala tjetėr, pėr diēka qė nuk ėshtė paraqitur zyrtarisht, pėr diēka qė nė fakt nuk ekziston, pėr diēka qė nuk i dihet autori dhe krijuesi as qė mund tė diskutohet, as tė jepet ndonjė gjykim pėr tė. [/COLOR]
[COLOR=black]Pra, mund tė jepet mendim pėr diēka qė dikush ua prezanton, dhe ai dikush duhet tė quhet kėshtu ose ashtu, dhe pastaj e arsyeton deklaratėn dhe prapavijėn e saj. Kėshtu siē ėshtė, ēdo gjė ėshtė nė mjegull dhe pėr diēka qė ėshtė nė mjegull njeriu nuk duhet tė deklarohet pėr tė. [/COLOR]
[COLOR=black][B]BBC:[/B] Zoti Jakshiq, si e shihni ju zgjidhjen pėr veriun e Kosovės? [/COLOR]
[COLOR=black][B]Jakshiq:[/B] Mendoj se veriu i Kosovės duhet tė ndajė fatin e pjesės tjetėr tė Kosovės dhe mendoj se ne serbėt duhet t’i pėrmbahemi Rezolutės 1244 dhe kjo do tė thotė se tėrė Kosova ėshtė pjesė e shtetit tė Serbisė dhe kėtė e thotė edhe Kushtetuta e Serbisė. [/COLOR]
[COLOR=black]Pavarėsisht nga mendimi shumė problematik i GJND-sė, pėr ne mė e rėndėsishme ėshtė Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė. E shoh se pala shqiptare po pėrpiqet qė kėtė Rezolutė 1244 ta heqė, por pėr ne me rėndėsi ėshtė qė ajo tė mbetet dhe pėrderisa tė qėndrojė ajo ka njė drejtim tė qartė politik qė thotė se Kosova ėshtė pjesė e shtetit tė Serbisė dhe ne do tė sillemi nė pėrputhje me kėtė. [/COLOR]
[COLOR=black][B]BBC:[/B] Por zoti Jakshiq, Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), ka deklaruar se zgjidhja pėr kėtė pjesė tė Kosovės ėshtė plani Ahtisaari? [/COLOR]
[COLOR=black][B]Jakshiq:[/B] Zyra Civile Ndėrkombėtare nė emėrtimin e saj vetėm e ka vjedhur emrin “ndėrkombėtare”, sepse ajo ėshtė zyre e Bashkėsisė Evropiane. Ndėrkombėtare do tė thotė diēka tjetėr, ajo do tė thotė se nė pėrbėrje tė saj ėshtė edhe Kina, Rusia, India, Brazili e shumė vende tė tjera. [/COLOR][LIST][*][COLOR=black]Ne e dimė se ata nuk janė njė zyrė ndėrkombėtare dhe pėr kėtė arsye ata e vjedhin kėtė emėrtim. Kjo zyrė nuk i obligon serbėt, marrė parasysh se Beogradi dhe vetė unė qė kam qenė pjesė e grupit negociator, e kemi kundėrshtuar fuqishėm planin Ahtisaari, si tė papranueshėm edhe pėr Beogradin, pėr palėn serbe dhe pėr vetė serbėt e hapėsirės nė Kosovė.[/COLOR][COLOR=black] bbc[/COLOR][/LIST][COLOR=black][/COLOR]

[COLOR=black][/COLOR][/COLOR]

Neferta 18-08-10 12:49

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B][COLOR=sienna]Thaēi ndalon vizitat e zyrtarėve serbė nė Kosovė[/COLOR] [/B]

[I][B]Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka vendosur qė nėpėrmjet njė letre ta njoftojė pėrfaqėsuesin special tė BE-sė nė Kosovė, Pieter Feith, se Qeveria e Kosovės nuk do t`i lejojė vizitat e zyrtarėve serbė nė Kosovė, pėr shkak tė provokimeve politike qė janė shkaktuar nga kėto vizita deri mė tash.[/B] Nė letrėn, njė kopje tė sė cilės ka arritur ta sigurojė gazeta Koha Ditore, Thaēi ka njoftuar “mbikėqyrėsin e pavarėsisė” se Goran Bogdanovic nuk do t`i lejohet vizita nė Kosovė, qė ėshtė kėrkuar pėr datėn 19 gusht, ndėrkaq do tė suspendohen edhe kėrkesat tjera.[/I]
[I]“Pėr mė shumė, me keqardhje ju informoj se kam vendosur tė suspendoj tė gjitha kėrkesat tjera tė zyrtarėve tė Qeverisė sė Serbisė qė planifikojnė ta vizitojnė Kosovėn, pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė vazhdueshėm qė tė veprojnė nė bazė tė rregullave dhe procedurave pėr vizitat e zyrtarėve serbė nė Kosovė. Ky suspendim mbetet nė fuqi deri nė ndonjė vendim tjetėr”, thuhet nė letrėn e nėnshkruar nga kreu i qeverisė sė Kosovės[/I]. /Telegrafi/

Llapjani_HH 18-08-10 18:42

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]AAK: Nė katėr shtete janė zhvilluar takimet sekrete Kosovė-Serbi[/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

[B]Takimet sekrete nė mes tė Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Serbisė janė zhvilluar nė tri shtete perėndimore dhe nė njė shtet tė rajonit. [/B]

Kėshtu ka bėrė tė ditur Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė njė konferencė tė jashtėzakonshme pėr shtyp, tė mbajtur nė Prishtinė.

“AAK sot po ju bėnė me dije tė gjithė qytetarėve tė Kosovės se sė paku nė 3 shtete tė perėndimit dhe njė shtet tė rajonit[COLOR=Blue] pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės duke filluar nga niveli i kėshilltarėve politik dhe deri te [B]kryeministri i Kosovės[/B] kanė pasur takime tė fshehta me pėrfaqėsues tė Serbisė[/COLOR]“, deklaroi Ardian Gjini, nėnkryetar i AAK-sė.

[B][COLOR=Red]AAK tha se ėshtė pėrballur me njė presion tė madh nga zyrat ndėrkombėtare pėr tė mos publikuar faktet pėr kėto takime,[/COLOR][/B] pėr tė cilat kjo parti kėmbėngulė se posedon fakte tė rėndėsishme.

“E kemi parė njė arrogancė ekstreme tė qeverisė, tė dy partive nė pushtet.

Nė vend se t’i tregojnė popullit se ēka po bėjnė dhe se po e bėjnė nė tė mirė tė tyre, ata kanė filluar t’i pėrqeshin njerėzit qė kanė kėrkuar transparencė e [B][COLOR=Blue]aq mė tepėr kanė shkuar prej zyrės nė zyre qė t’ju kėrkojnė qė tė na mbyllin neve gojėn. [/COLOR][/B]

Kjo e bėnė kėtė ēėshtje edhe mė dramatike pėr Kosovėn dhe popullin e saj”, deklaroi Gjini.

Gjini tha se AAK ka shpresuar se kryeministri Hashim Thaēi do tė dalė para qytetarėve tė pranojė se ka bisedime sekrete dhe se ato janė pėr tė mirėn e Kosovės.

“Ka bisedime sekrete nė mes tė Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Serbisė.

Ajo ēka mendojmė ne nė sekrete nuk ka tė bėjė ndoshta me konspiracion por ka tė bėjė me faktin qė ndodhin bisedime, dhe nuk informohet publiku, dhe kur publiku dėshiron tė dijė, kjo i mohohet, duke i thėnė se kjo ėshtė sekrete.

Mohimi i bisedimeve e bėnė edhe mė serioze kėtė ēėshtje, dhe kėtė fakt mė intrigues pėr publikun e Kosovės”, theksoi Ardian Gjini, nėnkryetar i AAK-sė.

Gjini tha se tė gjithė qytetarėt e Kosovės e dinė se ka pasur bisedime sekrete, por ne si AAK nuk jemi nė gjendje t’u shkaktojmė dėme qytetarėve tė Kosovės, pasi sipas tij, ėshtė Qeveria ajo qė duhet ta marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė.
[COLOR=Red][B]ALSAT M[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Jakshiq: Anulimi i shtesave, rezultat i bisedimeve tė fshehta Beograd - Prishtinė[/B][/COLOR][/SIZE]
[/CENTER]

Anėtari i kryesisė sė Partisė Demokratike Serbe nė Kosovė, Marko Jakshiq, pas njė takimi tė kėsaj kryesie qė ėshtė mbajtur tė martėn nė veri tė Mitrovicės, ka thėnė se me anulimin e shtesave, pagat reale tė tė punėsuarve serbė janė 50 – 70 pėr qind mė tė ulėta nė raport me mesataren e pagave nė Serbin qendrore.

“Motra medicinale te ne bie fjala, sipas sistemit tė ri, me 20 vjet punė pėrvojė, do ta ketė pagėn 24 mijė dinarė, derisa kolegia e saj nė Vraqar merr 41 mijė dinarė.

Pyetja ėshtė se a kemi pasur vėrtetė pagė 150 apo 120 pėr qind”, ka thėnė Jakshiq.

Zoran Saviq, anėtar i Kėshillit tė kėsaj partie, tha se anulimi i shtesave ėshtė atak ndaj serbėve dhe jo shqiptarėve tė Kosovės, i cili do tė detyrojė njėrėn palė tė shpėrngulet, kurse tjerėt tė inkuadrohen nė institucionet e Kosovės.

“Nuk ėshtė nė pyetje vetėm ana materiale e problemit, kryesore ėshtė raporti i autoriteteve nė Republikėn e Serbisė ndaj serbėve dhe jo shqiptarėve nė Kosovė, tė cilėt janė lojal ndaj shtetit serb, dhe tė cilėt presin ndihmė nga ky shtet”, ka thėnė Saviq.
[COLOR=Blue]
[COLOR=Red]Pėrfaqėsuesit e PDS-sė konsiderojnė se pas vendimit tė gjykatės kushtetuese tė Serbisė pėr anulimin e shtesave, fshihen kryetari i Serbisė, Boris Tadiq dhe ministri pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq.[/COLOR][/COLOR]

[B][COLOR=Blue]Sipas tyre, ky anulim ėshtė rezultat i bisedimeve tė fshehta mes Beogradit dhe Prishtinės.[/COLOR][/B]
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Kompania “e afėrt” me kryeministrin bėhet gati pėr nėnkontraktues nė “Kosova e Re”[/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

[B]Njė kompani kosovare, e cilėsuar si e afėrt me familjen e kryeministrit Thaēi, ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė qenė nėnkontraktues nė ndėrtimin e projektit energjetik “Kosova e Re”. [/B]

Kompania “Eco Trade”, e cila ka fituar nga Korporata Energjetike tender njėburimor nė vlerė prej 75 milionė eurosh, pret qė tė jetė pjesė e kėtij projekti tė Qeverisė sė drejtuar nga kryeministri Hashim Thaēi.

“Ne i kemi nisur pėrgatitjet pėr tė qenė nėnkontraktues nė kėtė projekt, por nuk mund tė zbulojmė mė shumė detaje”, ka thėnė tė martėn, pronari i kėsaj kompanie Mehdi Zhugolli.

[COLOR=Blue]Nė njė raport tė njė organizate ndėrkombėtare, tė publikuar nė maj tė kėtij viti, kjo kompani cilėsohet si e afėrt me vėllezėrit Thaēi.[/COLOR]
[COLOR=Red]
“Dy kompanitė Eco Trade e AC/ DC tė vėllezėrve Mehdi e Hilmi Zhugolli, tė afėrta me vėllezėrit Thaēi, kanė fituar 75 milionė euro nga KEK-u nėpėrmjet tenderėve njėburimorė nė kontratat e lidhura nė vitet 2008-09”, thuhet nė raportin e “Youth Initiative For Human Rights”. [/COLOR]

Gani Thaēi, njėri nga vėllezėrit e kryeministrit Hashim Thaēi, i kontaktuar nga Koha Diotre, ka deklaruar se nuk i njeh pronarėt e kompanisė “Eco-Trade”, tė cilėt janė duke u bėrė gati tė jenė pjesė e projektit “Kosova e Re”.

Gjerėsisht pėr kėtė mund tė lexoni nė gazetė e sė mėrkurės.
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Fshehtėsi hisja e Kosovės nė Sibovc[/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

Ende nuk dihet se sa do tė jetė pjesėmarrja e qeverisė nė mihjen e Sibovcit, e cila do tė shfrytėzohet nga investitori i projektit Kosova e Re edhe se Qeveria e Kosovės ka paralajmėruar se kėtė fundvit do tė nisė ndėrtimi i kėtij termocentrali, shkruan gazeta Zeri.

Edhe pse kanė kaluar tashmė katėr vjet prejse ka nisur ky projekt Qeveria nuk ėshtė nė gjendje tė japė detaje pėr mėnyrėn e shfrytėzimit tė thėngjillit dhe hisen e saj nė kėtė mihje.

Deri tash janė dhėnė 5 milionė euro pėr zhvendosjen e banorėve nga kjo mihje dhe me dhjetėra miliona tė tjerė pėr hapjen e saj.

Ekspertėt e ekonomisė thonė se Qeveria nuk e ka definuar sesa do tė pėrfitoj Kosova nga ky aset i rėndėsishėm dhe se mė shumė po favorizohet investitori privat sesa vet shteti nė kėtė projekt.

Tashmė dihet se Sibovci shkon me pakon e projektit pėr ndėrtimine termocentralit “Kosova e re”, por asnjė detaj pėr tė nuk ėshtė bėrė i ditur.

Burime tė “Zėrit” brenda qeverisė sė Kosovės tregojnė se komiteti drejtues i projektit “Kosova e Re” ka vendosur qė Qeveria tė futet me pjesėmarrje 25 pėr qind, ku pėrfshihet edhe mihja.

Kryetarja e Komisionit pėr energjetike pranė Kuvendit tė Kosovės, Myzejene Selmani, tha se ka dėrguar me dhjetėra kėrkesa pėr detaje rreth Sibovcit dhe askush nga Ministria pėr Energjetikė nuk i ka dhėnė detaje se ēfarė po ndodh me kėtė mihje.

“Asnjė pėrgjigje, asnjė e dhėnė, pėr kėtė aset shtetėror, pėr kėtė pasuri, tė cilėn e lakmojnė investitorėt, sepse vetėm nė kėtė mihje ka thėngjill pėr 40 vjetėt e ardhshėm”, ka thėnė pėr gazetėn “Zėri”, Selmani.

Ajo kritikoi ashpėr ministren e Energjetikės dhe Minierave Justina Pula duke thėnė se ka dėshtuar keq me projektin “Kosova e Re”.

Ish-ministri pėr Energjetike dhe Miniera, Ethem Ēeku, tha se ēėshtja e Sibovcit nuk ėshtė shumė me rėndėsi se sa do tė paguajė taksė ndėrtuesi i termocentralit Kosova e Re, por pjesėmarrja e qeverisė nė pronėsinė e mihjes sė Sibovcit.

“Investitorit po i jepet komplet insfrastriktura, mihja, dy blloqet e Kosovės B.

Kurse Kosova nuk dihet se sa do ta ketė pėrfitimin nga ky projekt”, ka thėnė Ēeku.

Zyrtarėt e KEK-ut patėn bėrė tė ditur kohė mė parė pėr media se qė nga viti 2007 kanė nisur me largimin e djerrinės nė Sibovcin Jugperėndimor, nga e cila janė larguar me mijėra metra kub djerrinė.
[COLOR=Red][B]Koha.net[/B][/COLOR]

Guri i madh 18-08-10 19:02

Titulli: Lajme Aktuale....
 
po po thaqi nuk rahatohet pa u takue me shkije ,po edhe vet gjys shkavi esht

Neferta 19-08-10 09:45

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[SIZE=3][COLOR=darkorchid][I]U pasuruan pėrmes krimeve nė Kosovė nė hetim 18 serbė[/I][/COLOR][/SIZE][IMG]http://bw.balkanweb.com/rajoni/2687/images/spacer.gif[/IMG][IMG]http://bw.balkanweb.com/rajoni/2687/images/spacer.gif[/IMG][IMG]http://bw.balkanweb.com/rajoni/2687/images/spacer.gif[/IMG][IMG]http://bw.balkanweb.com/foto/36193_1.jpg[/IMG][B] BEOGRAD- [/B]Njėzet e dy ish-pjesėtarė tė dy formacioneve paraushtarake serbe tė dėnuar pėr krime lufte dhe nė Kosovė do tė hetohen pėr akuzėn e ngritjes sė pasurisėve tė konsiderueshme falė krimeve tė luftės qė kanė kryer. Mes 22 personave nė hetim, 18 janė ish-pjesėtarė tė grupit paraushtarak tė quajtur "Sakali", pėrgjegjės pėr krime lufte dhe masakra nė fshatin Kuska nė Kosovė, ku nė fund tė viteve nėntėdhjetė janė vrarė rreth 40 civilė shqiptarė.

4 tė akuzuarit e tjerė janė ish-pjesėtarė tė formacionit paraushtarak "Skorpions", tė dėnuar pėr vrasjen nė vitin 1995 tė gjashtė myslimanėve nė fshatin Trnovo, nė Bosnje-Hercegovinė. Sllobodan Mediē, Branislav Mediē, Aleksandar Mediē dhe Pera Petraseviē, katėr ish-anėtarėt e grupit "Skorpions", janė dėnuar gjithsej me 53 vjet heqje lirie pėr krime lufte kundėr popullsisė civile.

Siē njoftojnė mediat e Beogradit, kjo ėshtė hera e parė qė hetime tė tilla urdhėrohen nga prokuroria serbe pėr krimet e luftės, nė bazė tė ligjit tė ri pėr konfiskimin e tė mirave materiale dhe pronave qė janė fituar me vepra kriminale. 22 ish pjesėtarėt e formacioneve paraushtarake janė vėnė nėn hetim me urdhėr tė prokurorit pėr krimet e luftės, Vladimir Vukēeviē. Tė mirat materiale dhe pronat qė janė subjekt konfiskimi ndodhen nė Bosnje, Kroaci dhe Mal tė Zi.
[B][COLOR=darkorchid]atsh[/COLOR][/B]

Neferta 19-08-10 10:27

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[LIST=1][*][SIZE=2][B][COLOR=navy]EULEX nuk eshte i perzier.....[/COLOR][/B][/SIZE][SIZE=1]Prishtinė, 19 gusht – EULEX-i nuk ėshtė i pėrfshirė nė procedurat e vizitave tė zyrtarėve serbė nė Kosovė, si dhe nė vendimin, me tė cilin kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka vendosur tė suspendojė vizitat e politikanėve serbė nė Kosovė.

“EULEX-i nuk ėshtė i pėrfshirė nė kėtė proces. Ekziston procedura e dakorduar pėr vizitėn e zyrtarėve serbė nė Kosovė, nė tė cilėn EULEX-i nuk ėshtė i pėrfshirė”, ka thėnė pėr agjencinė Beta zėdhėnėsja e misionit tė BE-sė, Irina Guduleviē. Ajo ka pėrkujtuar se “kėrkesa pėr vizita tė zyrtarėve serbė shkon nėpėrmjet pėrfaqėsuesit personal tė Pėrfaqėsuesit tė Lartė tė BE-sė nė Beograd, Pėrfaqėsuesit special tė BE-sė nė Prishtinė, tė cilėt e informojnė qeverinė e Kosovės. Pas vendimit qė do t’u sjellė qeveria, njoftimi kthehet mbrapa nė tė njėjtin zinxhir.

Thaēi, siē dihet, e ka njoftuar Pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė nė Kosovė, Pieter Faith, se qeveria e Kosovės nuk do tė lejojė vizitėn e sotme tė ministrit serb pėr Kosovė, Goran Bogdanoviq, nė Prilluzhė dhe suspendon tė gjitha kėrkesat e tjera pėr vizitė.[COLOR=darkorange]koha net[/COLOR][/SIZE][/LIST]

Llapjani_HH 19-08-10 17:06

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[CENTER][SIZE=4][COLOR=Blue][B]Guardian: Karla del Ponte nėn hetime [/B]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, personi qė dėrgoi pas hekurave tė burgut disa nga drejtuesit e luftėrave nė Ballkan, do tė hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikėsimin dhe dhėnien e ryshfeteve pėr dėshmitarėt, si dhe shkatėrrimin apo dėmtimin e provave.

Gjyqtarėt e Kombeve tė Bashkuara nė Tribunalin pėr ish-Jugosllavinė kanė urdhėruar hetime tė pavarura ndaj praktikave tė Del Pontes dhe dy prokurorėve kyē qė vazhdojnė tė jenė pjesė e kėtij sistemi, pėrkatėsisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon.

Hetimi ka filluar pas ankesave tė dėshmitarėve se janė kėrcėnuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janė dėmtuar.

Kjo ėshtė hera e parė nė 17 vitet e kėsaj gjykate ku prokurorėt kryesorė pėrballen me dėnime tė mundshme pėr mosrespektim tė rregullave tė Gjykatės.

Gjatė tetė viteve tė saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shėrben aktualisht si ambasadore e Zvicrės nė Argjentinė, njihet si njė figurė luftarake, por dhe shumė kundėrthėnėse. Ajo u largua nga detyra nė vitin 2007.

Akuzat kundėr saj lidhen me shqetėsimet rreth praktikave tė pėrdorura nga ekipi i hetuesve tė saj nė procesin e Vojisllav Sheshelit, njė prej drejtuesve mė famėkeq tė luftėrave nė ish-Jugosllavi.

“Disa nga dėshmitarėt kanė folur pėr presion dhe kėrcėnime tė bėra nga hetuesit e prokurorisė”, thuhet nė njė deklaratė nga gjyqtari i rastit tė Sheshelit. “Prokuroria ka marrė dėshmi nė mėnyrė tė paligjshme, pėrmes kėrcėnimeve, apo blerjes sė dėshmitarėve”.

Njė dėshmitar serb tha se i ėshtė ofruar njė punė e paguar mirė nė Shtetet e Bashkuara nėse dėshmonte nė favor tė Prokurorisė.

“Deklarata flet pėr pagjumėsi tė detyruar gjatė marrjes nė pyetje, presion psikologjik dhe nė njė fazė dhe pėr shantazh, kėrcėnime dhe pagesa tė paligjshme”.

Njė hetues i pavarur, qė besohet tė jetė gjykatės francez, do tė raportojė rreth akuzave pėr gjashtė muaj. Prokuroria nė Hagė i ka hedhur poshtė akuzat, por ka premtuar se do tė bashkėpunojė.

“Besojmė se ekipi ynė e ka bėrė punėn nė mėnyrė profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, kėshilltar i posaēėm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, qė zėvendėsoi Del Ponten.

Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhėruar hetimin e Del Pontes, e njėherėsh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrė shumė seriozisht akuzat dhe hodhi poshtė mundėsinė se mund tė ketė cenim tė tė drejtave tė tė akuzuarit.
[COLOR=Red][B]Radio evropa e Lirė[/B][/COLOR]

Neferta 19-08-10 18:23

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B]ERION BRAQE RRIHET PAK.[/B] [U]YouTube - Tiranƫ Goditet me shpullƫ Erjon BraƧe. [/U]

Guri i madh 19-08-10 23:48

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B][URL="http://www.google.de/url?sa=t&source=web&cd=1&ved=0CBkQhgIwAA&url=http%3A%2F%2Fwww.spiegel.de%2Fpanorama%2F0%2C1518%2C712670%2C00.html&rct=j&q=ein%20sther%20sehet%20rot&ei=QbRtTK2kCYGB8gaJyPmbDQ&usg=AFQjCNGfU53bPBagb6geV-fxMHFf07f1IA&cad=rja"][I]Ein Stier sieht rot[/I] - SPIEGEL [B]..[/B][/URL][/B]

Guri i madh 20-08-10 01:09

Titulli: Lajme Aktuale....
 
[B][B][URL="http://www.botasot.info/def.php?category=17"]Sporti[/URL][/B][/B]

[IMG]http://www.botasot.info/te_vogla/reuter-icon_f.jpg[/IMG][B][URL="http://www.botasot.info/def.php?category=17&id=74369"]Greqia - Serbia 74:73, rrahje dhe ndėrprerje[/URL][/B]

Turniri “Kupa Akropolis” ka pėrfunduar nė mėnyrėn mė tė turpshme tė mundur, pasi qė basketbollistėt ...


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.