![]() |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?
Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!? |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[IMG]http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRQbV7lVARRee6n0baiOWpJ-rSeY_zLhv3BAliB6UaJ3eCbM-0v5jzBwF8KOQ[/IMG]
[URL]http://www.youtube.com/watch?v=--xW8HPJRY0[/URL] |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
Duke pritur vjeshten na erdhe Dimri.
|
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[QUOTE=e-uritura;2146008]I lutem moderatorit pėrkatės, tė paktėn tė mė jep njė arsye, pse mė ėshtė fshirė njė postim nė kėtė temė!?
Nėse nuk ka arsye, atėherė ndoshta do tė ishte e rrugės tė kthehet postimi!?[/QUOTE] Madhesia e fotos ishte ne pytje ! |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[QUOTE=Zero Cool;2147685]Madhesia e fotos ishte ne pytje ![/QUOTE]
Faleminderit. Morra pėrgjegjje nga Vjeshta nė privat! |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]nje keso vjeshte uroj te vazhdoj deri ne pranvere ..
skllota ne Kosove nuk durohet, pranoni edhe lezetin e bores ta hjek ..,[/SIZE][/FONT] |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
POETI QĖ RRĖMBEU PĖRJETSHĖM STINĖN E TIJ TĖ JETĖS
Nga Sabit Rrustemi Nė portat e jetės, trokasim me dėshirėn e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjėherė, se, ngjitur pėr trupi gjithnjė na pėrcjell dhe njė e trokitur e papritur, e padėshiruar, tinzare, njė troktije e akulltė, siē ėshtė vdekja vetė. Kjo troktije tronditėse, befas, mė 23 nėntor 2010 do shtangė dhe jetėn e mikut, poetit e njeriut tė 57-tė vjeshtave, Ibrahim Ibisht. Derisa ai, po pėrmbushte orarin e pėrditshėm tė ditės, kafenė e mėngjesit, pėrgatitjen pėr tė shkuar nė tempullin e dijės ku e prisnin voglushėt, pastaj, mė pas, mqitė pėr kafe dhe, nė mbrėmje vonė, vargjet qė prisnin tė pustonin hapėsirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, nė pjesėn e tij mė tė ndieshme, zemrėn, do ta shtangė, sėpari nė klasė, para atyre zogjve qė syhapur prisnin prej tij, ushqimin e ēdoditshėm, alfabetin e dijes dhe njė ėmbėlsirė me metafora. Tevona, kolegėt, miqtė, ata tė cilėt do pėrshpejtojnė drejt ambulancės, rrugės pėr nė emergjencė, nė pėrpjekjet e ngulmėta pėr ta shmangur atė shtrėngatė zemre. Por aty nė hyrje tė kryeqendrės, duke u lėsuar rrėmbimthi tatėpjetės, shtrėngata e papritur, nė njė hapėsirė tė vogėl veture, do t ia rrėmbejė dhe atė pak frymė qė kish mbetur qenies sė tij e, unė me mikun tim dhe tijin, mbetėm pa e parė atė ditė, nė ditėn e fundit tė jetės sė tij pa e ftuar dhe pėr kafe pėr pak fjalė e, frymėzime mbetėm duke e pritur pėr ta parė pas sa ditėsh, ashtu siē e kishim lėnė qė mė pare po, edhe pa e faleminderuar pėr lirikėn e fundme qė lexuam nga Ai: Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte nė majat e shpėrthimeve krijuese, nė moshėn e tij mė tė mirė. Me afėrsinė njerėzore, shpirtėrore, krijuese. Me butėsinė e njeriut tė mirė tė kėsaj toke. Me ndjeshmėrinė e pėrhershme dhe ndėrrimet e papritura tė gjendjeve shpirtėrore, njėsoj si vetė stina e lindjes dhe jetės sė tij. Vjeshta. Sa shumė kishte shkruar pėr Vjeshtėn, Sa shumė ishte identifikuar e mishėruar me kėtė stinė. Pa mė shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzės sė tij ish bėrė Vjeshta. De, sa kish pėr tė thėnė, oh, edhe shumėēka kish pėr tė shkruar pėr Vjeshtėn, tė dashurėn, jetėn sa kam filluar pėr ta shpluar kėtė stinė qė mė rrėmben aq furishėm, mė kish pas thėnė mė 18 tetor 2010 kur po hapnin nė Gjilan, bashkė me tė, njė Manifestim tė ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT. Mos mė dėshiro mirėseardhje, mė tha. Unė pėr Vjeshtėn shkoj dhe nė fund tė botės. Pėrtej saj. Shkoj. E, lėre mė kėtu, nė Gjilan. I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s ėshtė vetėm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtėn, aman, mu lut! Edhe tash, mė drithėron ajo lutje, ai zė, ajo poezi qė e kisha lexuar vetėm pak ditė para asaj date. Pėrkatėsisht me 10 nėntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur tė ketė dėgjuar zemrėn time, atė ndjenjė qė shprehet pazėshėm. Or, mik, po nuk je vetėm tin ė atė poezi. Jam dhe unė, ai, ajo jemi tė gjithė neve. Nė bashkėautoriėsi: Unė jam jeta unė jam poezia/ veē pak nectar buze mė fal/ dhe kurrė nuk do tė ta them/ sa fortė tė dua/ sepse tė vetmen dashuri/ me vete nė varr do e marr/ emrin askush s do ia di. E , ēka tė tė them, Ibro, miku im, i shkrova nė cast. Njė ritėm i vargut me ritmin e dhembjes e tė dashurisė, shkrihet lehtė e butė e pikon nėpėr ėndrra, nėpėr kėto metafora qė bosht kanė Vjeshtėn, tė dashurėn, atė ėndėrr tė panxėnė. Ibro S gjeja fjalė qė ta pėrgėzoja. Mos u mundo, mė tha. Ngushėllova veten kur tjerėt s ma ndiejnė e s ma shohin dhembjen qė kam. Sėrish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetė qė rrodhi me Diēka si sheti apo sorollatje nėpėr shi. Autri i baladave me shi e mėrzi, na tha troē: zjarri i vjeshtės vjen ndizet nga njė re e mbarsur me shi. I dashuruari ēmendurisht nė Vjeshtėn po udhėtonte qė moti drejt saj, pėr ta nxėnė pėrjetshėm si stinė tė prehjes sė tij. Po, nuk harroj tė na dėshironte dhe njė natė pėr gjumė tė ėmbėl para se tė rrėmbehej furtunshėm prej saj. Gjumė tė ėmbėl miq na fali me tinguj parajse. Ai, i cili njė natė mė pas, u rrėmbye pėrjetshėm nga e dashura e tij me merin Vjeshtė dhe tashmė, krahė pėr krah shetit me tė, pa farė droje, Parnasit tė Pavdekėsisė Gjilan, 27 Nėntor 2010 |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]...ne Skoci.
( do ishte mrekulluese )[/SIZE][/FONT] |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
TINGUJ VJESHTE
Mė veshet e butė rrezja diellore, Nis e mėsohem me t'ėmblin e saj, I vrazhdi djegės zė tė harrohet, Tinėzare vjeshta trokėllin nė prag Pak nga pak zhurma tė shurdhėta, Zukatje miqėsore bien tinguj prekės, Kanatat krakėllijnė lehtė tė ngutura, Sa ngrihet sipari ernave tė vjeshtės Mė i shpejtė hapi rrugės hidhet, Pėrgjumur dje, sot ndihen tė zgjuara, Njėrzia nė trumba pėrreth mblidhen, Rrėfejnė radhė aventurat e shkuara Mėngjeset mbushen plot cicėrima, Fėmijė e zogj sė bashku pėrzier, Vėshtrimi ngecet pemėsh tė hirta, Tek njė gjethe rėnė a njė degėz thyer Ndjenja tė cuditėshme kaplohen papritur, E begatė kjo stinė bujare pjellore, Ndehet nė pritje pėrjetimesh intime, Flukse tė reja enigmash dashurore Ilir TARAJ |
Re: Duke pritur vjeshtėn
Na erdh dimri :biggrin:
|
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
Nuk di dhe sa Muaj/Stine do i festoi pa Ty "Ditelindjen" (shoku im):(!?
..vetem di se QDO Muaj Vjeshte/Shtatori do jet me "Emocionuse" per mua!:frown: Mocionuse e Dhimbje/Njekohesisht! Kur per here te fundit festuam "Ditelindjen" time bashk..(te gjysem shekulli)! Ishte dita me me e Hareshme per ne..:smile: Sikur ta dinim se ishte hera e fundit! S'do kishim pas gjithe Atmosferen qe patem... dhe ate Familjare Por me nuk eshte,si me Ty!:frown: Edhe sa do prezenta te blihen..po mungoin lulet nga Ti:( Qe mi dhurojshe me plote buzeqeshje:) E,Sa do qe tjeret mundohen t'me bejn te lumtur...Po ndihem bosh pa Ty!:( ...dhe sa keq do ndihem,nese femijet/nipat dhe mbesat/e perplot te afermt e mi cilet me duan aqe shum...do i loexoin fjalet qe kam then ketu!:redface: Sepse ata/o po bejn qdo te mundur per t'me ber te lumtur ne syt e tyre Dhe ti e din zemer!Se,ata/o asnihere s'do ken shancin t'me shofin te merzitur! Ket ta kam premtua dhe Ty. Atehere kur te thash TE DUA!...dhe kur nuk do jesh me mua(shoku im)!:frown: ..autore Natyra-(Hajla)! |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[IMG]http://www.sinqeriteti.com/web/wp-content/uploads/vjeshta.jpg[/IMG]
Une, vjeshta e ndoshta ti... Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e bute te qetesise flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes prehesh dhe ti. Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe Edhe nje vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise se fundit kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston gjithekund, pervec se ketu me mua. Iluzion apo fantazi ? Ndoshta thjeshte mosekzistence Lapidar i nje shpirti te bardhe Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une ti dileme e ideales. Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes. Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore Mbeta vetem edhe kete dimer Ps: E huazuar. |
Titulli: Duke pritur vjeshtėn
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Nė heshtje ndjek lehtas qetėsinė e vjeshtės,
ka kaq shumė ngjyra, kaq shumė gjethe qė bien, po skan faj-dhe ato duhet tė ikin, [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=3]ikin pėr tju lėnė radhėn fluskave tė borės, ikin pėr tu kthyėr pėrsėri me gjelbrimin e ardhėshėm. Sikur duan tna lėnė mbresa, sikur duan tna japin mesazh jete, pėr tė na konfirmuar se gjithēka ėshtė kalimtare, se gjithēka vjen, qėndron e shkon, se gjithēka qė ngritet, bie se gjithēka qė lind, vdes. Sikur duan tė na lėnė me nostalgjinė e peisazheve mahnitėse, qė kanė pikturuar me tė kuqėrremtė natyrėn, si copėza jete, si fragmente shkrimesh tė ndiera, qė tė prekin brendėsinė e mendimeve, brendėsinė e shpirtit. Njė horizont i pakufishėm, njė tokė e pamatshme, njė jetė e panjohur, qėndron e ecėn bashkė me kėtė stinė, aq tė verdhė, pak tė qeshur, pak tė lagur, e aq tė heshtur. Ndoshta se kjo ėshtė stina ime, prandaj dhe e ndiej aq tė afėrt, bashkė me pamjet e saj impresionuėse, bashkė me diellin qė pėrdor rrezet me rezerva, bashkė me shirat qė na trokasin nė mbretėrinė e fjalėve, pėr tna lėnė shpirtėrisht tė qetė. Sikur kėtė qetėsinė e saj e mbushin vargjet e kėngės sė vjetėr apo ndoshta melodia e baladės sė re, i kthejnė optimizmin fjalės, i thyejnė monotoninė ditėve, i mbajnė tė freskėta ato fotografitė e verdha, fotografitė e kaltra, tė bardha e tė gjelbėrta. E tillė ėshtė dhe jeta, me rrugė tė drejta, me rrugė me kthesa, me ngjyra tė shumta, herė mė tė ndezura, herė mė tė zbehta. [/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=3][/SIZE][/FONT] [FONT=Century Gothic][SIZE=3]K.S[/SIZE][/FONT] [SIZE=3] [/SIZE] [IMG]http://sphotos-g.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/550543_428359897231597_2132713597_n.jpg[/IMG] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:05. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.