Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

Odise 04-07-05 00:59

Per vrasje nga pushka e rene nga gozhda, kemi edhe raste tjera.

Pleqeria e ka ndare keshtu: nese eshte kepute rrupi i pushkes, gjakun e mbane pronari i pushkes, e nese e ka leshua gozhda, gjakun e mbane i zoti i shtepise! Keshtu edhe ndare gjyqi i popullit.

Poashtu kemi rast tjeter: dy ushtare te rij, pasi moren municionin per pushket (se ne fillim iu japin pushke pa municion), njeri duke biseduar me shokun tjeter ushtar, ia drejton pushken ne loje, mahi shokut dhe duke mos e dijtur, se kishte harruar nje fyshek ne pushke, duke qeshur e ven ne shenje, ja tash e ke ne ball, ja tash e ke ne sy dhe ia rrudhe kembezen pushkes edhe e vret vdekur!

Pleqeria mblidhen dhe thone se eshte vrasje pahiri, e paqellimte edhe dojne ta shuajne gjakun. Mirepo, njeri u thot: nuk eshte vrasje gjakhumbur dhe une e ndaj keshtu - qite ti djalin tend te qendroj tre-kater hapa larg (babait te vrasesit) edhe ky babai i djalit te vrame, le ta merr ne shenje me pushke te mbushur edhe a po ia ngreh kembezen! Keshtu nuk mbeti gjakhupur!

[b]Askush nuk ka te drejte, ta quaj gjakhumbur, njeriun qe vrahet ne mes te njerezvet![/b]


Odise

GURI SYLAJ 04-07-05 18:53

Nje zot shpije qe kishte rreth tridhjete antare qohet e shkon te hoxha e i thot , kam ardhe me e shkru nje hajmali. Hoxha i thot- hajlkoft , po per ken ashtu.
Per robet e shpise se me jan tranu.
Po sa rob jini?
Me mu tridhjete e nja.
Ani mire , dhe ia shkruen nja dhe kur ja jep ithot: kete hajmali baje ti e kurrkush mos t'a sheh.
Jo bre burre une se kam per veti po per familje.
Jo valla burr ksihovi baje ti se tridhet rob te trent e nje zotshpije me mene qikjo nuk ban vaki.

halla e madhe 04-07-05 19:04

_Njanit iu kish pa semu kau.E preu edhe mishin e ti e qiti m'i shite.Krejt e blene ka pak mish,vec kojshija i vet i pare jo.E dveti e shoqja:
_Po pse s'na bleve edhe neve nji kille mish?
_Shuej_i tha burri_se kau a kane i smute e s'bahet mi honger mishin e ti,se po droj qe po smuhemi.
_Po kur t'smuhen krejt katuni,cka po na duhet vec neve me mete t'shnoshe? :wink:

GURI SYLAJ 04-07-05 19:15

Njani e qet kalin me e shit (atin e shales)
Nje marakli e edhe nevojtar afrohet me e ble dhe po e vet per cmim dhe per gjerat tjera - si n'pazar.
Jaran asht shum i mire veq nje huj e ka , kur t'i hypsh tri here kcen perpjet.
Jo valla nuk koka per mue se dy here po kcejka badihava.
Qysh burr badihava.
Po pode me t'paren mue me qet ne toke e dy here tjera po kcejka kot.

Dilaver 05-07-05 00:43

Takohen njė ditė dy burra nė qytet duke kryer far pazari, fjalė mbas fjale krijojnė njė far miqėsie dhe ftojnė njeni tjetrin nė konak.

Secili shprehte deshiren qe tė ftoj mikun ne shtepin e vet dhe nuk mund tė bijnė nė ujdi, por ma ne fund vendosin me shku tek ai qe e ka shtepin ma afer.

Duke shkuar nė shtepi, po i thot nikoqiri musafirit, qyre miko, kur tė shkojmė nė shpi, i kam bukur kallaballėk mashkuj, por njė prej tyre e kam si zaif prej kreje, asht pak noksan (i trent) e mos tė bie nė befasi.

Po mirė de ia kthen musafiri ska problem ishalla veq me dor nuk luen.
Nikoqiri i thot, jo jo me dor nuk luen por me goj bluen shum.

Kur shkojnė nė shtepi, i zoti i shtėpis e ul mysafirin nė ball tė oxhakut e po i ban muhabet.
Dikur ma von i zoti i shpis po i thot njenit prej djemve, o biro qou e qitna nga nji qaj tė nxehtė qaty.

Ky djali qohet e merr xhygymin e tja kthen ujin nė oxhak e i len edhe pa qaj edhe pa zjarm me u mberdhi e del jasht.

Po e pyet mysafiri tė zotin e shtepis, a asht qeky ai i trenti?

I zoti i shtepis ja kthen jo valla qeky nuk o kon deri tash i trent po qetash tek u tranu, he mozomakeq se boll e kam pas nja e tani mu ban dy.

GURI SYLAJ 05-07-05 06:30

Njera prej me te mirave qe e kam lexu deri tani.
Dilaver te falemnderit - topi s'e luan.


Dy djem te ri udhtonin bashk dhe besa ishin edhe shike te mire . Gjat rruges njeri po i tote : shih sa bukur e paskan qethe ket livadh.
Ai tjetri po i thot ; nuk e kan qethe po e kan rrue.
Jo qethe , jo rrue dhe erdhe deri te konflikti.
Mbas shume viteve , ishin plake , takohen prap ne njefar neje kur njani po thot kqyrne qit plakun ktu , kur jemi kan te ri jemi rreh per ni livadh ky thojke e kan qethe , une thojsha e kan rrue dhe i nrrum do grushta , po athere jena kan axhami. K ur ai tjetri po i thot pode e kishin pa qethe , ky ia kthej jo qethe po rrue dhe po s'paten me ju hi burrat nermjet ata paten me z rreh prap.
**************************************************************

Femije e axhami,
i ri e telashegji,
i keq e jardamgji,
fukara e tereqi,
burr e hujli,
e plak e dilinxhi..........

Murgesha 05-07-05 23:04

Ishin kan taku rrugės njė herė njė zotni nė Kali me njė fshatar nė Gomar.
Ruga ku po kalonin ishte njė pėrpjetėz e madhe.
Kali i pėrton pėrpjetzės kurse Gomari ngjitet si Dhi.
Po e shikon Zotnia dhe po quditet.
Vendosi ta blejė atė Gomar dhe ta quaj At.
Pas disa ditėve i erdhi radha Zotėrisė tė hypė nė Gomar pėr tė shkuar dikund, gjatė rrugėtimit tė tij filloi tė binte shi.
Udha nė pikė tė rrafshit u bė balt dhe ujė e Gomari filloi tė bėjė naze.
U ba nervoz zotnia e po i thot.
-"O kam ba be mos me tė quajt mė nė emėr se ti ai i moqmi je."

Odise 05-07-05 23:38

E dveten Brahim bajramin ne ode burrash: qysh ta merr mendja, qysh asht muhabeti i burrave? Po tha Brahimi: E kini pa magarin me barre ngarkue? Po i thane ata. Vetem nje guri me ia qite njanes barre, randon e i bje barra ndershej!

K'shtu nuk bohet balleperballe muhabeti i burrave!

Murgesha 06-07-05 10:41

Shkojnė disa Hajna me vjedh nė nė njė stėpi.
I Zoti i shtėpisė i ndėgjon dhe merr ēiften, del nė oborr dhe shkrep pėrpjet pėr me i tremb hajnat.
Njėri qė kishte hipė nė kumbull, bėrtiti me tė madhe.
Mos se mė vrave.
Eh tha i zoti i shtėpisė, veq nė paqe hip nė Kumbull se ndryshe s`kam si tė vras.

lekos 06-07-05 22:10

ODISE HALLALL
TE PERSHENDES

lekos 06-07-05 22:15

NE NJE RAST DASHUROHEN 2 TE RIJ
NDERSA FAMILJET NUK U LEJOJN...
DJALOSHI NUK KA KURRFAR ZGJIDHJE DHE E LEN VAJZEN SHTATZEN...
KUR NDEGJON BABAI I VAJZES E RREH QAQ SHUM SAQE VAJZA E HUMB FRYTIN(FEMIUN).
PASTAJ KY DJALOSHI APO BABAI I FEMIJES SE HUMBUR LYP NGA BABAI I QIKES GJAKUN.......
SI E SHPJEGONI JU
SI PERFUNDON KJO RAST QKA MENDONI????

GURI SYLAJ 07-07-05 13:30

LEKOS

Familja e djalit kerkon nje gjak sepse "i eshte derdhur mielli i gatshem nga thesi"
Familja e vajzes i thot se nuk i ka asnje gjak borgj sepse "kurrkush nuk i ka thene qe miellin e gatshem me e qit ne thes te huaj"

Me nderime Guri Sylaj

GURI SYLAJ 07-07-05 13:31

Kush don me pi uje ne krua te mos pritoj me ju fry shiblave....

Murgesha 07-07-05 14:35

Nė njė ndejė dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dėgjuan tė lehura tė ashpra qenėsh.
Pasi pushuan sė lehuri qenėt, priti e foli njėri:
-Burra, para dy ditėsh, herėt nė mėngjes sa nuk mė kanė bėrė copė e grimė tre qenė!
Priti e foli njėfar Delia nga Gjilani:
-He, ty tre, po mua qė besa para njė jave desh mė shkyen nja 25 qenė!
-Nuk po habitem se si paske shpėtuar, -ja priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur t'i numėrosh aq sakt nė gjithė atė rrėmujė...

Murgesha 07-07-05 14:37

Kishin vdekur tri gra dhe shkojnė nė amshueshmėri tek Xhebraili pėr t’ju treguar se a ju takon parajsa apo ferri.

E merr Xhebraili dosjen e gruas sė parė pėr tė shiquar se a ka bėrė ndonjė mėkat apo jo , dhe qka me pa ajo nuk kishte qenė fort e rehatshme dhe kishte shume mėkate. Xhebraili ia jep ēelėsat e Mercedesit 600SL dhe i tregon me gisht rrugėn kah ferri.

I vie radha tė dytės e cila kishte mė pak mėkate dhe Xhebraili po ia jep ēelėsat e Golf katėrshit dhe po i tregon me gisht rrugėn kah ferri.

I vie radha edhe tė tretės e cila nuk kishte mėkate dhe Xhebraili po ia dhuron krahėt dhe po i tregon rrugėn kah parajsa. Kjo po fillon tė ankohet se si ėshtė e mundur qė kjo i fitoj vetėm krahėt kurse tė dy tė tjerat fituan edhe vetura.Xhebraili po kthen pėrgjegjėjen:

- Shiqo, Ēurė ke qenė nė tokė dhe se Ēurė do tė mbetesh nė qiell! :P


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:06.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.