![]() |
Udhtonte Hoxha me nje bashkeudhtare dhe ky i dyti po i ankohet se e ka nje problem e nuk po mundet me i gjete zgjidhje.
Hajlikofte po i thot Hoxha po cka eshte kjofar pune? Po shaj shume dhe u bana hore. Ja kjo nuk eshte hiq mire , me sha eshte gjynah i madh. Po une e kam nje ilaq. Merri keto kokrra te pasulit e mbushe gojen dhe edhe kur te duesh me sha keto te pengojn. Mire i tha udhetari. Kur gjate rruges po kalojn afer nje shtepie dhe paprit ju del perpara nje femij e po ju thot: O Hoxhe po thot nana prit pak qaty. Hajlikofte tha hoxha dhe u ndalen kurse femiu hyri brenda dyreve te oborrit. Prite e prit po nuk luante sen .Hoxhes ma shum i vinte keq qe qelloj vet i dyti e tash nuk e dinte cka po don me pjelle kjofar pune . Kur pas nje kohe dul djali e po i thot ; o Hoxhe hajt hecni tash se e krytum. Po cka kryet bre djal po ithot Hoxha. O vallahi nana ke tuj e qit nje pule klluq e tha nale hoxhen mos do t'kapercen se tana voet dalin mllujka. Ky bashkeudhtari deshti me sha po kokrrat e pasulit e pengonin, kur hoxha po i thot - o hiqi e shaje sa te mundesh se ja me sha ja me plas. |
Nji grua shkoi ne treg me ble rasad perimesh, se kish hjek t'zite e gazepit me mihė kopshtin e vet. Iu ofrua njonit qe shitke rasad neper do gota t'vogla. Ajo mori nji gote rasad specash edhe e d'veti shit'sin:
- Sa kushton kjo gote rasad specash dhe a dalin speca te mire? - Veē merre, t'kallxoi, kur t'bine rasadi e merr vesh, s'ka ma t'bukur me i pa! Gruja e bleu goten e rasadit edhe shkoi e i mbolli farat e specave ne kopsht. Kur prit e prit, nuk po sheh naj bime t're dhe mbas do ditesh, ajo shkoi ne kopsht dhe pau se kishin bii bim't e reja te specave. Hoq gazep tu ujite e prashite e herre specat - pleh iu kish qite boll se gja shume k'sajde edhe kur erdh vakti m'i pjeke specat - ēka me pa, e ēka me kerkue - secili spec ma i djeg's se shoqi, me t'kalle! E muer vesh kur i bini rasadi po vone, mbasi u rrue motmoti! |
VONĖ ADEM AGA
Ne nji ode plot burra, folke Adem Aga i Rashkocit, kur qe hyni njoni ne ode dhe u ule dikund ku mujti me gjete vend. Te tane burrat e pershendeten, e Ademi ish mbete tu fole, as qe i ra n'mend kush hini n'ode, e kur e pau kete burrin, i tha: - O mirseerdhe burre, po a je a si je bre! - Vone, Adem Aga! - Ia priti ky burri! |
Erdhe nusja ne shtepin e burrit dhe pas pak ditesh po i thon qu nuse sot me i leshu dhite. Ajo pa nja pa dy tha -HIQ, qe ka kuptimin jo.
Te gjithe u quditen e po ithone ; e pse nuse hiq. Paj ma mire sot hiq se per cdo dite kiq-kiq. (Une kam qene bari u kam borgj nje spjegim atyre qe nuk kan pas fatin tim. Kiq , kiq u thon dhive kur dojn me iu grah ne kullote apo me i tremb). |
Hyn nusja ne ode me i shkep kafet dhe i shpeton nje pordhe...
I zoti i shtepise qe ishte prane stufes dhe nuses, nderhyni: heh c'me korite (ne aludim te prapanices se vet), duke e marre persiper turpin e nuses duke tejkaluar situaten... |
Bjen Mirditasi(qe nga ne , ne ate kohe i kan thene Fane,)per te shite peshkve ne rrafsh-dikund ne Kosove. Dhe mbasi qellon Ramazan i thon hajde shkojm i falim taravit.Po une nuk dij thot ai. Hajt se s'ka gajle , cka te bejme ne ban edhe ti.
Bahen varg dhe kur fillon namazi, mysafirin e vendosin ne safin e pare , drejt me Hoxhen . Kur biejn ne sexhde , oda ngusht e dikush musafirin e prek mbrapa. Ky pa nja pa dy, duke mendu se ajo eshte rregull , ia ngjet Hoxhes lidhas. Hoxha per mos me e prish namazin vetem e kthen koken dhe e shiqon. Po ky i thot ; jovalla mos kqyr hiq se tej te dera e odes jemi lidhe qishtu. |
Shkon njoni musafir te nji mik. Duel nji mashkull shpije e ja muer atin. Musafiri i tha: merre e lidhe kete kali, e mos te lidhet vet edhe u ngjit shkalleve ne ode burrash! Ky mashkulli, si pak hujli tha me vete: paj tybe bal, nuk po ta lidhi dhe e la kalin n'aher. Mirepo aty neper leqe te gjave tjera, u thur kali e mbet tamruk. Kur duel musafiri me shku n'shpi t'vet, thirri ta merr kalin, kur
ēka me pa: kali ish thure n'leqe te gjave tjera edhe musafiri i tha atij mashkullit: a te thash se me te lidhe dikush, te zgidhe dikush, e me u lidhe vet - mbetesh tamruk! |
E kish zene Nasradini nje lepur dhe per t'u krenu , e mbuloj lepurin me buquk dhe shkoj me i thirre kojshin. Por gruaja per me pa se cka mshefi Nsaradini shkoj e qoj buqukun perpjete dhe lepuri iku.Kur erdhe Nasradini me kojshi po ju thot: kqyrni burra dhe po e qon buqukun por kur e pa qe nuk eshte lepri, per mos me u korite ju tha - tre qisi burra bajn nje sheke.
|
Po e pyet djali baben , babe me u rreh dy te menqur a duhet me hy e me i nda . Jo , po i thot baba, dy te menqur nuk ke nevoj me i nda se ata nuk rrehen.
Po nje i menqur e nje budall. As aty nuk ke nevoje se i menquri leshon rruge. Po dy budalle , babe. E aty qellofsh ti bre bire e mos qellofte baba. |
Nje djale i halit bente probleme e nje burr po i thot: rri mire se me te kape per veshi te sjelli rreth e rreth Goleshi. Ai djal po i thot, valla mbasi nuk ke qare pa ardhe me mu po t'a baj hallall.
( Goleshi eshte nje koder qe e ndan nje pjese te Drenices me rrafshin e Kosoves, per me ju sjell rreth e rreth duhen nja 20km. mas paku) |
Pasha i thirri djemt e vet. Dojke me ditė kujna me ja lanė postin masi se e shihte veten qi asht lodhė edhe se do me dekė. E thirri djalin e madh dhe i tha:
- Qyre, biro, me i kallxue babės shka a ma e ranė nkėt dyja. - He, more babė, ma e ranė asht Toka. - Mirė, - tha baba edhe i tha tbirit me dalė. E thirri djalin e dytė. Edhe ate e veti: - Kallxom, bre bir, shka asht ma e ranė? - Oh, more babė, fukarallėku a ma i ranė. Edhe kti i tha mirė. E thirri djalin e tretė, ma tvoglin. E veti: - Shka a, bre bir, ma e ranė nkėt dyja? - Ah, bre babė, ma e ranė a pleqnija. - Mirė, bre, bir, po vėllau yt ma i madh tha: Toka asht ma e ranė. - Toka cok asht e ranė, po kėrkush nuk e ka matė. Edhe qi asht e ranė, na se nijmė peshėn e saj se njerzit nuk e bajnė tokėn po toka i banė njerzit. - Paj vllau i dytė mtha fukarallaku asht ma i ranė, - foli prap baba. - Fukarallaku asht pėrnime i ranė, po e ka ymytin. Gjithkush man ymyt se i nimon fati e e pėrmirėson gjendjen e vet. Ma shumė ymyt ka fukaraja se do tė bahet zengjin, se zengjini qi sfiket krejt. - Po ti shka po thue, bre bir? - Ah, bre babė, i mjeri ti qi je plakė e rrokatė, se gjaja ma e ranė a pleqnija. Njeri plak nuk ka ymyt qi bahet as ma i ri, as ma i fortė, as ma i menēėm, as ma i dishėm, as ma trim, as ma i vyshėm, as ma i mirė. Pleqnija asht ma srani nkėt dyja. - Tlumtė, bre bir, se bash qashtu asht, - tha plaku. Baba ta paftė hajrin, se ti duhet me trashigue venin tem. |
Dilaver - Topi i Allamanit tybe n'e lun.Ani me ba e me ka dyat bashk , pleqni e fukarallak..............
|
Token, fukarallekun e pleqnine, njeriu i mund me burreri! Nje burre qe eshte i pathyeshem ne jete kunder te ligave: servilizmit, pabesise, tradhetise, hipokrizise, spiunazhit, imoralitetit, alkoolizmit e narkotizmit, korrupcionit e krimit edhe kurre nuk behet vegel e huaja, as e miqve, as e armiqve te kombit - ai burre i mundė te gjitha te ligat e kesaj bote!
Pleqnia e deka, nuk kane asnje ilaē, kane thane burrat, por te dyjat i mundė Fuqia - me qene burre, e me mbete burre edhe me vdeke burre! Njeriu qe mbetet burre e vdes burre - Bir Besnik i Kombit e Atdheut - Ai i mundė te gjitha te Ligat e Kesaj e Asaj Bote! Odise |
Odise_ja dine rendin ti :wink: Dheze more nji duhan prej kutije e bajna pak tym, se bilevallahi jemi lodhe na pleqte, e po duhet me u mbajte me fjale trimerije :wink:
|
halla_ per dikend jane fjale e per dikend jane edhe pune trimerie!
Tu rrittndera - duhan kaēak per marak, edhe dhezne kush e pini rend, veē mos i fshini tevona syte prej tymit... :wink: |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:05. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.