![]() |
Ismail Kadare, Doctor Honoris Causa nė Tetovė
****
Tetova ka patur dje njė mysafir tė veēantė, shkrimtarin Ismail Kadare, pėr njė rast po aq tė veēantė. Nė Universitetin e Europės Juglindore tė Tetovės (UEJL) nė orėn 10 paradite, nė amfiteatrin e universitetit, u mbajt ceremonia e akordimit tė titullit Honoris Causa Ismail Kadaresė. Titulli i ėshtė dhėnė shkrimtarit nga rektori i Universitetit tė Europės Juglindore, Alajdin Abazi nė emėr tė senatit. Ėshtė titulli i dytė i kėtij lloji qė universitetet shqiptare i dedikojnė penės sė letėrsisė shqipe, pasi nė vitin 2003 Kadare ėshtė nderuar nga Universiteti i Prishtinės. Rektori i UJEL-sė, Abazi, nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast tha se ėshtė njė nder i madh dhe kėnaqėsi e veēantė qė nė UEJL ėshtė i pranishėm intelektuali dhe shkrimtari Ismail Kadare. Ėshtė hera e dytė qė jemi mbledhur sė bashku nė kėtė universitet me shkrimtarin e nderuar, por kėtė herė pėr ti akorduar titullin e nderit Doctor honoris Causa. Sipas regullores, rektori i UEJL-sė lexoi nė gjuhėn latine aktin e shpalljes sė Ismail Kadresė Doctor Honoris Causa tė UEJL-sė. Jam i lumtur qė ndodhem nė njė nga qendrat mė tė bukura kulturore tė Evropės qė ėshtė kjo zonė qė tani quhet Ballkani Perėndimor. Kjo zonė ka nevojė mė shumė se kurrė pėr kulturė, emancipim, dinjitet dhe dritė dhe ju jeni njė qendėr qė e rrezatoni kėtė dritė dhe unė jam i lumtur qė marr kėtė titull pikėrisht nga ju,- tha Kadare menjėherė pas marrjes sė titullit. Nė vijim shkrimtari ka diskutuar me studentėt pėr tema tė ndryshme dhe ēėshtje aktuale tė popullit shqiptar dhe mė pas ka nėnshkruar libra tė tij pėr tė pranishmit. Nė kėtė ceremoni mori pjesė Ministri i Arsimit dhe Shkencės Azis Pollozhani, Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, Kryetarėt e Akademisė sė Kosovės dhe tė Maqedonisė dhe rektorėt respektivė tė Universitetit tė Prishtinės dhe tė Shkupit, shkrimtarė dhe studiues tė shumtė nga Rajoni si dhe ambasadori ynė nė Maqedoni Vladimir Prela. Ky titull nga EULJ-ja i jepet shkrimtarit menjėherė pas marrjes sė dhėnies sė ēmimit prestiogjioz Man Booker International Prize nė Londėr, ku Kadare ėshtė vlerėsuar mes 18 titanėve tė letėrsisė botėrore si Gabriel Garsia Markez, Milan Kundera, Filip Rot, etj. **** |
Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale. Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar. |
POEZIA E KADARESĖ
Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve. Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė. Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė: Po s'ndėrron ai kurrė Art i skulpturės Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė. I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė. (Laokonti) Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe. Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar: Njėzet e katėr luftra bėri, Njėzet e katėr vdekje theu. ēka mangut linte ditėn Gjergji, Plotėsonte natėn Skėnderbeu. (Portreti i Skėnderbeut) Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj: Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje, Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm Era loste me xhufkat e kuqe. (Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė) Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera. Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme. Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij. Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė: Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet, Tė pi nė gjunjė duke rėnė, Nė grykė e di qė do mė ngelet I ftohti medaljon i hėnės. Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij, pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg. |
RAPORTI NDĖRMJET JETĖS DHE VDEKJES
Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur". Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t'i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhč. Vlera e jetės, ēmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit. Nė mėnyrė tė veēantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linēim nga hakmarrja. "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vdekurve mbi tė gjallėt. Nė tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s'kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij. Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siē janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veēantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė Ēu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet. Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore. Kadareja qė nė vitet '60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ēka ėshtė shqiptare, nuk mund t'i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh. E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori. |
Tė Huaj Jemi
Tė huaj jemi ne prej kohėsh Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė. Si gurėt qė zėnė vend nė tokė Njė jetė vend ne kemi zėnė. Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet Si dy qytete mesjetarė Me mure, heshta dhe me pirgje. Por natėn kur i lodhur truri Portat i Mbyll me qetėsi, Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda Njė shteg qė vetėm ti e di. Futesh dhe si n'rrugica parqesh Shetit mes cirkonvolucionesh. Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė. Po kur mėngjesi zė ofrohet Nis shqetėsohesh befas ti. Dhe heshturazi del pėrjashta Nga shtegu qė veē ti e di. E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne tė dy si dhe mė parė Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur Si dy qytete mesjetarė Ismail Kadare |
Ismail Kadare
Ismail Kadare
Kristal Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej si tė harroj une dalėngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokėt dhe gjithēka. Tani kėrkoj poshtė e lartė njė vend ku ty tė tė lėshoj nje strofė a notė, a njė brilant ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj. Nė s'tė pranoftė asnjė varr asnjė mermer, a morg kristal mos duhet vallė prapė tė tė mbart gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė. Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh do gjej njė fushė a njė lulnajė ku butėsisht porsi polen gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė. Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu dhe tė tė puth tė ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim. |
Ismail Kadare
[LEFT][SIZE=2][B]Kristal[/B]
Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej si tė harroj une dalėngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokėt dhe gjithēka.[/SIZE] [SIZE=2]Tani kėrkoj poshtė e lartė njė vend ku ty tė tė lėshoj nje strofė a notė, a njė brilant ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.[/SIZE] [SIZE=2]Nė s'tė pranoftė asnjė varr asnjė mermer, a morg kristal mos duhet vallė prapė tė tė mbart gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.[/SIZE] [SIZE=2]Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh do gjej njė fushė a njė lulnajė ku butėsisht porsi polen gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.[/SIZE] [SIZE=2]Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu dhe tė tė puth tė ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim.[/SIZE] [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Dimri[/SIZE][/B]
[SIZE=2]Dhe vjeshta i shkoi 'fletėt e saj' i vėrtit era, i perpjek dimri si perandor kinez ngjyrėn e verdhė kudo e ndjek.[/SIZE] [SIZE=2]Dhe kėto re qe tani vijnė ndryshe nga retė e gjertanishme tė shkretat janė pa vetėtima porsi djerina te mėrzitshme.[/SIZE] [SIZE=2]Veēse nėn to qyteti zien me drita,zhurma dhe trafik dhe flokėt e tymta tė uzinave mbi supe i bien madhėrisht.[/SIZE] [SIZE=2]Ja horizonti i bardhė i dimrit pėrballė peisazhit qė leviz harxhon tė fundmen vetėtimė si reporteri tė fundit blic.[/SIZE][/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Laokoonti[/SIZE][/B]
[SIZE=2]Mė shihni tek mbytem nga gjarpėrinjtė nė muze tė Louvrit nė Madrid, Nė New York Para syve tuaj e aparate turistėsh. Qindra vjet kam qė vuaj nga qė s'flas dot Si tė flas? A mundet njė nofull mermeri tė lėvizė njė grimė, tė korrigjojė diēka? vini re syte e mi, te zgavrat e thella njė enigmė, si amebė tė tharė atje ka.[/SIZE] [SIZE=2]Njė tė fshehtė tė madhe ndrydh brėnda gjoksit para syve tuaj, nė Paris, nė Madrid. Ah, do tė doja dyfish tė m'i shtonit, veē sekretin e madhė tė shkarkoja njė ditė.[/SIZE] [SIZE=2]Tek mė vini rrotull, unė them me vete kaq tė verbėr tė jeni sa tė mos tė ndjeni kėtė, qė ky ngėrē e ky ankth nė qėnien time s'źshtė nga gjarpėrinjtė, por nga njė tjetėr gjė?[/SIZE] [SIZE=2]Mijėra herė nė mijra net e ditė tė vėrtetėn e frikshme pėrsėris pa pushim. Me shpresėn e marrė se nga kjo pėrsėritje ndoshta mermeri peson njė ndryshim.[/SIZE] [SIZE=2]Po s'ndėrron ai kurrė. Art i skulpturės gėnjeshtrėn mbi tė ka ngrirė pėrgjithnjė. I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rreme, tė vėrtetėn kujtoj e qaj pėr tė.[/SIZE] [SIZE=2]Si ēdo gjė e tmerrshme ėshtė i thjesht sekreti, qė brėnda boshllėku i gjoksit mban. Afroni, pra, kokat tė dėgjoni tė vėrtetėn, mua s'mė mbytėn gjarpėrinjtė por trojanėt mė vranė.[/SIZE] [SIZE=2]O, sikur tė mundja gjithēka tė tregoja. Si do tė ngrinit para meje si gur, por une i dėnuar mes rropamės suaj moskokėēarėse monologun tė thurr.[/SIZE] [SIZE=2]Ju e dini se pėrpara Trojės ahere, kali i drunjtė, dhuratė e grekėve u shfaq. Ky kalė nė dy grupe i ndau trojanėt: ta pranonin atė, ose ta flaknin sakaq. Pajtim me armikun, ulėrinin tradhtarėt mjaft mė me luftė, zjarr edhe helme. Erdhi koha qė shpatat ti kthejmė nė parmenda armiqte ne miq erdh koha tė kthejmė.[/SIZE] [SIZE=2]Nė mbledhje tė gjatė "pro" dhe "kundra" kalit, unė "kundra", kryesova me tėrbim. Dhe juve ju kam thėnė atėhere se hyjnit gjarpėrinjtė mė dėrguan si ndėrshkim.[/SIZE] [SIZE=2]Ē'pėrralla kalamajsh, ē'trillim pėr budallenjtė unė gjarpėrinjtė do t'i mbrapsja me njė shkelm. Po ē'ti bėj fushatės sė tradhėtarėve kundėr meje shantazheve, letrave anonime plot helm.[/SIZE] [SIZE=2]Ditė e natė e me javė polemika vazhdonte, nga shtresat e mesme e gjer nė qeveri. Ishte vjeshtė. Nėn qiellin e hirnosur me erė kali i drunjtė pėrjashta priste nė shi.[/SIZE] [SIZE=2]Atė kalė unė i pari e kisha goditur, ndaj,e dija, ate s'do tė ma falnin pėrjetė. Mė nė fund "vijė e butė" fiton mbi tė "ashprėn", dhe ne "kokėfortėt" na vunė nė arrest.[/SIZE] [SIZE=2]Nė burg, me gotėn e ujit, nė mesnatė helmin na dhanė ata tė pijmė ata qe ulėrinin kundėr dhunės e shpatės Qė dinin tė kafshonin tamam si gjarpėrinjtė.[/SIZE] [SIZE=2]Nė mėngjez qė pagdhirė nė breg tė detit ma hodhėn kufomėn drejt mbi zhavor. Rapsodet anembanė pėrhapėn version fals tė gjarpėrinjve hyjnorė.[/SIZE] [SIZE=2]Ky ishte mbarimi i polemikės pėr kalin, ju e dini me Trojėn se ē'ndodhi pastaj. Tre mijė vjet rrjesht, nga muzeu nė muzera, unė hamalli i mermertė, gėnjeshtrėn mbaj.[/SIZE] [SIZE=2]Tre mijė vjet...Akoma zjarret e Trojes si floknaje e kuqe mė rrinė nė sy. Po mė i tmerrshėm se zjarret, kumet e vomet ishte fundi fare, kur u bė qetesi.[/SIZE] [SIZE=2]Troje e braktisur. Gėrmadhė Hi i ftohtė dhe poshtė ne tė vdekurit shtrirė rresht. Dhe papritur, nė muzg sipėr tokės se mardhur u ndje diēka qė atė ēante pėrmes.[/SIZE] [SIZE=2]Ē'ishte kjo gėrvimė kėshtu, kjo jehonė? Vumė veshin. Kuptuam, grekėt e ligj pėrmbi qėndrėn e qytetit me parmėndė lėronin pėr tė thėnė se Troja pėrjetė vdiq.[/SIZE] [SIZE=2]Ja mė nė fund dhe parmėnda e tyre. Ah,plugu i saj si na ēante mė dysh! Nga tradhėtia e Trojės, nga gjithė dhembjet, ky kafshim i parmėndės mė i hidhur ish.[/SIZE] [SIZE=2]T'i kthejmė shpatat mė nė fund nė parmenda. Kėshtu thėrrisnin atėhere ata. Midis fjalėve tuaja, si mallkim, si gjėmė veshėt me kapėn edhe kėtė hata.[/SIZE] [SIZE=2]Mė kanė lodhur mė shumė, besomėni, ca fjalė, se kjo peshė e neveritshme gjarpėrinjsh. Ju, qė gjer nė hėnė kini shkuar, si vallė s'depėrtoni dot deri nė gjoksin tim?[/SIZE] [SIZE=2]Gumėzhina juaj si zhaurimė deti mė vjen nga ēdo anė mė pėrplaset nė vesh, nga copėra bisedash shumėgjuhėshe rreth meje shqetėsimet e mėdha tė botės marr vesh.[/SIZE] [SIZE=2]Dėgjoj emra shtetesh tė reja qė kanė dalė, emra kombesh e popujsh tė rinj dėgjoj, veē ai, i vjetri, i tmerrshmi kalė, ashtu si atėhere ka mbetur njėlloj.[/SIZE] [SIZE=2]Prej patkonjve tė tij unė rrėnqethem akoma dhe kėshtu nė mermer i mbrojtur siē jam, kurse ju, tė panjohurit, ju prej mishi dhe kocke vėrtiteni mospėrfillės nga salla nė sallė.[/SIZE] [SIZE=2]Vėrtiteni, flisni pėr teatrin e pėr plazhet, pėr gjithfare motorėsh e gjithfarė qeverish, pa ju shkuar mėndja qė ai mund tė shfaqet nė njė ditė tė rėndomtė, nje mėngjes me shi.[/SIZE] [SIZE=2]Ashtu si atehėre.... po mjaft, u lodha. Nga vėrtitja juaj po mė erren sytė, nga rropama juaj veshėt mė gjėmojnė nė muze tė Londrės nė Louvre e Madrid, nė pafshi ndonjė ditė tė bėhem copėra nga marazi, siē thonė, tė plas, t'ia bėj "krak" jo kujtimet e Trojės, as gjarpėrinjtė monstra, po indiferenca juaj do tė bėhet shkak[/SIZE][/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Nė parkun qė mbuluan fletėt[/SIZE][/B]
[SIZE=2]Nė parkun q'ė mbuluan fletėt Tė dy ne ecim qetėsisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim tė verdhė natyrisht. [/SIZE] [SIZE=2]Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė Ju fanit njė muzg i vonė Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt Ku pas kaq shekujsh ti po shkon. [/SIZE] [SIZE=2]Nga vagabondėt me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tėnd as dinosaurėt Shekuj mė parė s'e shtypėn dot. [/SIZE] [SIZE=2]Qė ti tė vije kaq e bukur Me kėta flokė, me kėtė hap Toka tė egrėn klimė e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht. [/SIZE] [SIZE=2]Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe Tė ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh tė zhdukeshin pėrbindshat Qė te kjo botė tė vije ti...[/SIZE][/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Malli i Shqiperise[/SIZE][/B]
[/LEFT] [SIZE=2]Me ka marre malli per Shqiperine tone. Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz, Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush Dridhej kalteronte,bente spirale, Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve Mua bashkatdhetarit.[/SIZE] [SIZE=2]Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi, Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ma mbajne, Koken do ma tundin, Por une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre. Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara, Gjethe te thara,gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.[/SIZE] [SIZE=2]Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike, Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet flokebardha e mjekergjelbra, Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne[/SIZE] [SIZE=2]Per lokomotivat dhe kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat,kopete dhe varret Malli me ka marre. Malli me ka marre, Per shqipetaret.[/SIZE] [SIZE=2]Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje, Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira. Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe. Aerodromi do te dridhet nga uturima, Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.[/SIZE] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Edhe kur kujtesa[/SIZE][/B]
[B][SIZE=2][/SIZE][/B] [/LEFT] [SIZE=2]Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė, Une ty s'do tė harroj.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Do tė kujtoj Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu, Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim Si njė dėborė e pashkundshme.[/SIZE] [SIZE=2]Ndarja erdhi Po iki larg teje... Asgjė e jashtėzakonshme, Veē ndonjė nate Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...[/SIZE] [LEFT] [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Koha e pamjaftueshme[/SIZE][/B]
[SIZE=2] [/SIZE] [SIZE=2]S'kam kohė tė harroj shumė gjėra Qė nga mendja ti nxjerr pėrjetė. Pėr tragjikėt e vjetėr e shkrepėtimat Do t'mė duhen sė paku dy vjet.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [/LEFT] [SIZE=2]Dhe ndoshta po aq pėr Danten, Pėr frėngjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta gratė do tė jem duke fshirė Kur muzgu do tė afrohet ndėrkaq.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Si udhėtari me peshė tė tepėrt Para avionit qė niset pas pak I ngarkuar rėndshėm ende Do t'afrohem tek varri humbak.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Nga supet si ta heq kėtė barrė? Ku ta hedh kėte peshė, si? Me tė s'mund tė zbres atje poshtė Por as lart dot s'e lė kurrsesi.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]I menduar gjer nė ēast tė fundit Nga mosthėnia, nga pengu tragjik, Njė shenjė ndoshta tė pakuptueshme Do t'ju bėj tė gjithėve e do ik.[/SIZE] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Ti qave[/SIZE][/B]
[B][SIZE=2][/SIZE][/B] [/LEFT] [SIZE=2]Ti qave dhe me the me zė te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [SIZE=2]Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.[/SIZE] [LEFT] [/LEFT] |
Titulli: Ismail Kadare
[LEFT][B][SIZE=2]Monologu i te vetmuarit[/SIZE][/B]
[SIZE=2] [/SIZE] [SIZE=2]Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim. Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi. E dija kete, por padurimi i vdekur Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.[/SIZE] [SIZE=2][/SIZE] [/LEFT] [SIZE=2]Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg Me japin nje gezim po aq te vdekur. Me duket ende dimer ndonese esht prill. Kam ftohte. Kam ftohte.[/SIZE] [LEFT] [/LEFT] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.