![]() |
Dritėro Agolli
[LEFT][B][SIZE=2]Ketu s'do jem[/SIZE][/B]
Ketu s'do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret Dhe neper udhet ku kam ecur S'do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate Ti do trishtohesh atehere Se s'do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t'vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rekeje. [/LEFT] |
Titulli: Dritėro Agolli
[CENTER][LEFT][B][SIZE=2]Pelegrini[/SIZE][/B]
Une jam prej kohesh pelegrin udhetar ne vendin e shpreses se thyer jam ndare pa dashur nga karvani im mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer. Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat me shami te grisur lidhur ne koke. Per uje buza ime u dogj u be zhur dhe syte me shpojne nga shterja e lotit me duhet te arij karvanin e tretur qekure capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit. Une jam prej kohesh pelegrin shtegtar i karvanit te humbur dhe bart ne kuriz nje premtim te dhene gjysherve te mundur. [/LEFT] [/CENTER] |
Titulli: Dritėro Agolli
[LEFT][B][SIZE=2]Malli per heronjte[/SIZE][/B]
S'ka heronj,herojte i perzume me lavdi perdite i nanuritem dhe me lajka dalngadal i vume nje nga nje ne prehje dhe ne gjume. S'ka heronj,heronjte u merziten, prisnin endrat,endrat u vonuan duke pritur heshten e dremiten dhe ne nina-nana u kenduam. C'digjeni nga malli per heronjte? kushedi kur kthehen nga kjo ane C'i kerkoni?Pritja eshte e kote S'ka heronj,tani ka pelivane! Heshtja Cigarja u dogj gjer ne fund, Mbi tryeze gjumi me mori ne xhamet era perdet s'i tund dhe hesht koridori. Me koke ne tryeze te flesh, te shohesh endra te blerta... Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh ne qoshe te vjellat e lena nga jeta! Kujdes me fjalen Kujdes me fjalen,zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri Pushteti i fjales eshte i vecante Gatuan male dhe kakerdhi. Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte Pikojne cezma me helm te zi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Nga fjala humben Jude e Pilate Stratege e mbreter me mbreteri Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Kur fjala nxiret nga buzet jashte Si dallendyshja s'vjen ne shtepi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Une fjalen vete e shtroj ne karte Dhe brenda syve se c'eshte e di... Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Varferia Kishat e shembura Malli per heronjte Kujdes me fjalen Heshtja [/LEFT] |
Titulli: Dritėro Agolli
[CENTER][LEFT][B][SIZE=2]Nje shkrepese[/SIZE][/B]
Ndizme, vella nje shkrepese nen qiellin e zi, Nje shkrepese te brishte shprese ne erresiren me shi. Ne erresiren e dhjamur si pelte, Kur ndihet te zbrese acar. E dini c'do te thote nje shkrepese, Nje fije e holle si bar? [/LEFT] [/CENTER] |
Titulli: Dritėro Agolli
[B][SIZE=2]Berberi[/SIZE][/B]
Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI shume vdiqen fatmire a te ngrate shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi. Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten po te bente berberi nje album nga koket e qethura sigurishte do i hapej nje nam tere jeten si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura. Ja ky flok i takonte filan presidenti filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit kurse ato me tutje nje pusht i brengosur. Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel po te kishte ne koken e vet dy-tri pare |
Titulli: Dritėro Agolli
[LEFT][B][SIZE=2]Mos ma kujto[/SIZE][/B]
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto! Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto, Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto! Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto, Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto! Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto, Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto, Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto, Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto! Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto, I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto! E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto, Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto! ************************************************************************** [B][SIZE=2]Vdekja e Nenes[/SIZE][/B] U zvogelua nena dhe u tret e gjitha, U be si pulebardhe e lehte Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita Renkoi e fluturoi mbi rete Andej u fsheh si ylli Aferdita Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese! Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze ************************************************************************* [B]Pulebardha[/B] Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem, E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte. E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem. E kishin lene e askush nuk e priste. [/LEFT] Pulbardhen ne dhomen tone e shpume E u mesua me ne si njeriu i shtepise. Vec nga dritarja shikonte detin me shkume Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise Jetoi pulbardha shume ne dhome Po humnbi papritur nje dite, Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome Nje dite kur vinin stuhite.. Dhe shkuam ne det ta kerkonim, Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur Dhe era dhe rete renkonin Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur... E pame! Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome E pame! Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome... [LEFT] [/LEFT] |
Titulli: Dritėro Agolli
[LEFT][B]I Perndjekuri I Dashurise[/B]
Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire. **************************************************************** [B]Kesaj nate me hene te vjeshtes[/B] Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. ******************************************************************* [B]Enderr e prere[/B] 1. Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari, Ka rene ne ullishte mize e ullirit. Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit Ne enderronim te benim nje anije, Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim, Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie Dhe vela ti vinim. Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes; Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere, Zezaku te bente fresk me fleten e palmes. 2. Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare; Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua, S'e gjejme as nallbanin e marre. Ne enderronim te shkonim ne hipodrome, ne vende te lumtura ku munden me kuaj, Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome; me sy si gota na sheh si te huaj... 3. Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe Dhe presim te vijne vajzat te gjitha, Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve", Kur grisnin fustanet ne driza. 4. Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh! Ne enderronim nje vdekje me te mire: Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses. [/LEFT] |
Dritėro Agolli ...
[CENTER][IMG]http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Dritero_Agolli/agolli.jpg[/IMG]
Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".[/CENTER] Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij. Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn. |
Titulli: Dritėro Agolli ...
Poezia
Poezia e Agollit krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė, nė shqetėsime dhe nė mjeshtėrinė letrare. Me krijimtarinė e vet Dritėro Agolli ka treguar se di tė rrezikojė nė letėrsi. Dyzet vjet mė parė, duke botuar vėllimin e parė poetik "Nė rrugė dola" (1958), ai huajti pėr titull pjesėn e parė tė njė dyvargėshi tė mirėnjohur tė poetit skocez Bėrns: "Nė rrugė dola / Pas meje porta u mbyll". Rruga e rritjes sė tij poetike shprehet dhe nė titujt e librave poetikė: Hapat e mia nė asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditė (1968), Baballarėt (1969), Nėnė Shqipėri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhėtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypėsi i kohės (1995), Fletorkat e mesnatės (1999) e libra tė tjerė. Me poezinė e tij Dritėro Agolli e ēkanonizoi vjershėrimin e traditės dhe njėherėsh krijoi njė traditė tė re e ēliroi poezinė shqipe nga njė frymė monumentalizmi tė gėnjeshtėrt, nga deklarativizmi dhe ngurtėsia; ndryshoi pėrdorimin pėr "temėn e madhe", duke kėrkuar madhėshti poetike jo vetėm prej luftės dhe heroizmit tė jashtėm, por edhe prej pėrjetimeve tė "heroit tė dobėsisė"; duke zgjeruar shumėfish hapėsirėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre. Agolli krijoi njė poezi antologjike me motive tė pėrditshmėrisė sė jetės. Poezia e Agollit ka ndikime tė drejtpėrdrejta prej poezisė popullore, prej artit tė Naim Frashėrit e tė Lasgushit, prej Bėrnsit e autorėve rusė tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Kjo poezi emancipoi nė tėrėsi mendimin letrar nė Shqipėri dhe futi frymėn e konkurrencės pėr ide tė reja dhe cilėsi nė art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritėro Agollit mund tė cilėsohet si liriko-epike. Kjo ishte njė shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht nė lavdinė epike. Agolli e pruri poezinė shqipe prej kozmocentrizmit nė homocentrizėm. Poezia e D. Agollit e ktheu vėmendjen nė jetėn e njeriut nė kohė paqeje. Nė kohėn kur u botuan librat e parė poetikė tė tij, botėn e sundonte slogani "t'i ktheimė armėt nė plugje". Kjo ishte njė thirrje e pėrgjithshme e njerėzimit nė gjysmėn e planetit. Nė kėtė kohė Agolli shkroi poezi qė pėrshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokės, i bukės, i parmendės, i familjes, i prindit, babait. Ishte njė prurie e re nė letėrsinė shqipe pretendimi i tij pėr tė qenė njė "unė" i identifikuar nė letėrsi. Kjo u shpreh qartė, fillimisht nė poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemė pėr babanė dhe pėr veten". Nga ana tjetėr nė tėrėsinė e vet poezia e Dritėro Agollit sundohet nga bota e gjallė, shpirtėzimi i mjedisit, shenjtėrimi i natyrės, i arės dhe i bagėtisė. Nė kėtė tipar tė poezisė sė tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmė tė botėkuptimit bektashian. Nė mėnyrėn e vet Dritėro Agolli krijoi "njė Shqipėri alterna-tive", qė mbėshtetej nė njė ideal romantik. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur nė traditėn shqiptare dhe atė tė huaj. Tė gjithė e dinė se Naimi e kishte fare mirė tė qartė se cila ishte Shqipėria, por ai krijoi Shqipėrinė e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipėrinė tjetėr" duke mėrguar nė lashtėsitė e moēme shqiptare. Ndėrsa "Shqipėria tjetėr" e Dritėro Agollit, qė hyjnizohet tek "Nėnė Shqipėri" dhe nė vepra tė tjera, ėshtė kulti i atdheut, pėrthirrja e krenarisė kombėtare. "Nėnė Shqipėri", si duket, u shkrua si njė "Bagėti e bujqėsi" e kohėve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipėria, ē'mund tė jetė", siē do tė shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme nė poemė. Agolli dėshironte tė ndėrtonte njė Shqipėri tė lumtur. Poetikķsht kjo mund tė arrihej ose nė formėn e mitit tė sė shkuarės (nostalgjisė pėr "motin e madh", si e bėnė shumica e rilindėsve), ose nė formėn e utopisė - kultit tė sė ardhmes, idealizimit tė njė "vendi qė nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend qė s'ėshtė"). Dhe nė vėllimet mė tė fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrėfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore. Raportet jetė / vdekje, lumturi / hidhėrim, tradhti / besė etj. bashkėjetojnė dhe pėrplasen me njėra-tjetrėn sa nė realitetin e jashtėm aq edhe nė atė tė brendshėm. Dritėro Agolli qė nga fillimet e deri mė sot mbeti njė poet i trishtimeve "tė vogla" pėr njė zog tė vrarė apo njė qen tė shtypur dhe poeti i dhimbjeve tė mėdha pėr udhėkryqin e historisė shqiptare. Asnjė poet mė shumė se Agolli nuk e ka tė shprehur kaq me sinqeritet dobėsinė e vet njerėzore. Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim, Por nė njė vend tė huaj dhe tė largėt... (Sikur s'jetoi nė vendin tim) ... Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta Ėshtė koha kur mblidhem shuk nėn peshėn e natės Dhe pres i friksuar kusarėt tė vijnė te porta (Ėshtė koha) Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė, E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur... ... Diku nė njė skaj tė largėt do prehem Me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės... ( Trishtimi) Libri poetik "Fletorka e mesnatės" u botua nga Dritėro Agolli nė 40-vjetorin e botimit tė vėllimit tė parė, "Nė rrugė dola". Gjatė 40 vjetėve krijimtari, poezķa e Dritėro Agollit ka ruajtur disa tipare pėrveēuese, tė cilat janė tė pranishme vijimisht: kultin e tokės dhe tė bukės, shenjtėrimin e natyrės dhe tė njeriut, raportin vetjak me botėn, mitin e dheut tė tė parėve dhe tė historisė sė tyre, pėrmasėn e njė tė ardhmeje optimiste dhe zhgėnjimin pėr humbjet e sė shkuarės. Nė vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit tė vet me njė ringjallje poetike. Kjo qe njė sfidė e fuqisė krijuese. Pas "Pelegrinit tė vonuar" dhe "Lypėsit tė kohės", nė njė periudhe kulturore qė erdhi me tronditje tė rėnda tė referencave tė shoqėrisė, poeti shfaqi njė tjetėr pjesė tė fshehtė tė vetes, qė ruhej diku nė "Fletorkėn e mesnatės". Nė kėtė libėr shpėrfaqet po ai Dritėro qė prej vitesh "udhėton i menduar", po ai qytetar qė mundohet tė shohė fatin e vet nė fatin e bashkėsisė ku jeton, i njėjti poet qė e gdhend fjalėn sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatės" ėshtė njė vėllim me tė cilin poeti ka shprehur pėrjetimet e dhimbshme tė njė kohe me tronditje tė mėdha, prej vitit 1996, kryesisht tė vitit 1997, disa edhe tė vitit 1998. Me kėtė vėllim ėshtė paraqitur njė hapėsirė tjetėr e poezisė sė tij. Vjershat e "Fletorkės sė mesnatės" janė bisedė e dhimbshme me veten, me miqtė, me aleatėt dhe kundėrshtarėt, me njeriun ashtu siē ėshtė. Nata ėshtė e ngarkuar me zymtėsi dhe njeriu ėshtė mirė tė mos mendojė gjatė natės. Nata ėshtė depresive dhe njeriu ėshtė mirė tė ruhet prej rėnies, sidomos nė kohėra tė rėnda. Mirėpo ndėrgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojė kėtė luks. Dhe ėshtė njė fat qė ndėrgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer nė art situata e ndjesi qė njeriu i zakonshėm do t'i shmangte lehtė me njė qetėsues nervash. Poeti ka nyjėtuar nė artķn e tķj vuajtjet e njerķut qė e di pėrgjegjėsinė e tij para opinionit, qė t'i tregojė atij se ē'vlerė ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerė! Eshtė njė ndjenjė fisnikėruese. Ka qenė njė fat pėr njeriun shqiptar, subjektin qė pret letėrsinė nė gjuhėn shqipe, qė kėto dhimbje poeti la sjell atij si njė "realitet tė dytė", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, qė vjen prej "realitetit tė parė", ngjarjes sė ditės, gjėmės sė ditės, tronditjes sė ditės, tė cilin poeti nuk e ka pėrjetuar si poezi. Pėrmes dhimbjes letrare qė arriti tė shprehė Dritėro Agollķ ne kemi mundur tė kuptojmė vlerėn e mahnitshme tė gjuhės qė flasim e qė kanė folur tė parėt tanė, vlerat e kėsaj pasurie qė i lidh shqiptarėt me burimin e kryehershėm tė popujve evropianė e indo-evropianė, finesat e saj tė brendshme, qė vetėm njė mjeshtėr i fjalės mund t'i bėjė tė ditura. |
Titulli: Dritėro Agolli ...
Proza
Komisari Memo (1970), ndoshta pėr shkak tė ngjyresės sė fjalės "komisar", ėshtė njė libėr qė shpesh ėshtė gjendur i ekspozuar kritikės. A ėshtė "Komisari Memo" njė vepėr tipike e realizmit socialist, nė kuptimin e nėnshtrimit ideologjik (ndaj frymės sė partisė) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethėnė njė vepėr skematike? Vėshtirė tė thuhet po. Sė pari, sepse vetė figura qendrore e romanit, komisari Memo, ėshtė brenda llojit tė "njerėzve tė krisur" qė pėrmban nė tėrėsinė e vet letėrsia e Dritėro Agollit. Ai nuk ėshtė njė komisar i ngrirė nė rregulla e mendime, si dy paraardhėsit e tij, qė komandanti Rrapo i kishte pėrzėnė pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i njė kohe tė re", e gjen pa vėshtirėsi gjuhėn e komunikimit me "shqiptarin e vjetėr patriot" komandantin Rrapo, qė ngjan si i thirrur prej kohės sė komitėve. Ai ėshtė njė hero qė herė-herė e shkel disiplinėn, bėn gabime, dashuron njė vajzė nė njė kohė kur pėr cėnim tė kėsaj tabuje, mund tė merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumė qė Kongresi i Helmėsit ta lejonte dashurinė), nuk bėn "trimėrira sokolash". Zhurma e erėrave tė dikurshme (1964), njė pėrmbledhje me tregime, botuar mė 1964, u hoq nga qarkullimi pėr nxirje realiteti Nga pikėpamja letrare, kėto tregime, njė pjesė e tė cilave u ribotuan nė librin "Njerėz tė krisur", janė tė mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje tė paskalitura, me individualitete jashtė standartit, gjė qė pėrbėnte njė largim tė hapur nga parimet e metodės skematike zyrtare. Nė romanin Njeriu me top (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo e "Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur" tė Kadaresė, sa i takon raportit tė njeriut shqiptar me armėn. Zot e rob i pushkės, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bėn ēudira e marrėzira nga mė tė pabesueshmet. Ky njeri ėshtė i denjė tė thėrrasė me dėshpėrim njėsoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!", ndonėse mund tė mos e ketė dėgjuar kurrė emrin e Shekspirit. Edhe nė kėtė roman shfaqen gjurmė tė babait patriark nė organizimin e bashkėsive bektashiane shqiptare. Romani Trandafil nė gotė (1980) u prit nga mendimi letrar si njė "libėr rozė", por me kėtė vepėr Dritėro Agolli provoi tė bėnte njė sfidė tjetėr nė letėrsi, duke krijuar njė vepėr tė arrirė me njė personazh qė gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizėm dhe heroizėm. Me kėtė roman Agolli krijoi njeriun hero pėr merita tė dobėsisė, duke manifestuar njė hapėsirė lirie vetjake jashtė asaj lirie qė ofrohej prej mendimit shoqėror tė kohės. Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaēėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Nė mesin e viteve '70 njė teatėr vuri nė skenė dramėn e tij "Baladė pėr njė grua", ku personazhi qendror, njė aktiviste e partisė nė rreth, anėtare byroje, voton kundėr pėrjashtimit tė ish-burrit tė saj nga partia, por duke zbritur shkallėt pas mbledhjes i thotė: "Ti je i denjė pėr tė qėndruar nė parti, por jo pėr tė qenė burri im!". Ishte njė "kundravajtje ideologjike" qė nuk mund tė falej. Sipas vijės duhej tė ndodhte e kundėrta: marrėdhėnia nė familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo nė parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua mė. Edhe dramat Fytyra e dytė e Mosha e bardhė nuk u pritėn mirė nga kritika zyrtare. Polemikė kritike u zhvillua pėr romanin "Trandafil nė gotė". Vitet '80 vijuan me njė varg zymtish tė tjera. "Hundėleshi" (i botuar mė pas me titullin "Kalorėsi lakuriq"), u kritikua ashpėr pėr ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqėn edhe disa tregime dhe cikle poezish tė botuara nė gazetėn "Drita". Ndėrsa pėr romanin "Dėshtaku", qė pruri tek lexuesit njė realitet me dramė, u mbajt heshtje. |
Titulli: Dritėro Agolli ...
Pelegrin
Unė jam prej kohėsh pelegrin Udhėtar nė vendin e shpresės sė thyer Jam ndarė padashur nga karvani im Mes shtigjeve nga vapa e shirat gėrryer kėrkoj karvanin tim nė rėrė e nė shpat karvanin qė e ka ndėrruar drejtimin me kohė Ndaj nė udhė jam krejt i humbur, jam fillikat Me shami tė grisur lidhur nė kokė Pėr ujė buza ime u bė zhur Dhe sytė mė shpojnė nga shterrja e lotit Me duhet tė arrijė karvanin e tretur qėkur Ēapitur mes vapės, mes shiut e tė ftohtit Unė jam prej kohėsh pelegrin Shtegtar i karvanit tė humbur Dhe bart nė kurriz njė premtim Tė dhėnė nė hirin e gjyshėrve tė mundur. |
Titulli: Dritėro Agolli ...
Elegji pėr Qenin
Mė dhimsesh qen i vogėl! s'pate fat, Tė ktheheshe nė oborrin e shtėpisė U shtrive i pėrgjakur mbi asfalt Nga njė makinė e egėr e pashpirt E ē'deshe ti qė dole shpejt e shpejt Nė mes tė rrugės nga njė dushk a ferrė? Njeriu shtyp mikun rrugėn kur ia pret Dhe jo mė pastaj njė qen qyqar tė mjerė! |
Titulli: Dritėro Agolli ...
[COLOR=#12468a]Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė[/COLOR]
Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė Kėtu s'do tė jem, do jem larguar; Nėn tokė i tretur si tė tjerėt, Nė kafenenė e preferuar Nuk do mė shohin kamarierėt. Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thatė, Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur Njė qiparis si murg i ngratė. Ti do trishtohesh atėherė, Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė, Dhe, kur nė xham tė fryje erė, Do qash me erėn dalėngadalė. Po kur tė jesh mėrzitur shumė. Nė raft tė librave kėrkomė, Atje i fshehur do tė jem unė, Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė Mjafton qeė librin pak ta heqėsh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshėsh, Si njė blerim pas njė rrėkeje. |
Titulli: Dritėro Agolli
[quote=egi][LEFT][B]I Perndjekuri I Dashurise[/B]
Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire. **************************************************************** [B]Kesaj nate me hene te vjeshtes[/B] Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s'do te kesh kurrsesi. ******************************************************************* [B]Enderr e prere[/B] 1. Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari, Ka rene ne ullishte mize e ullirit. Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit Ne enderronim te benim nje anije, Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim, Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie Dhe vela ti vinim. Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes; Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere, Zezaku te bente fresk me fleten e palmes. 2. Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare; Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua, S'e gjejme as nallbanin e marre. Ne enderronim te shkonim ne hipodrome, ne vende te lumtura ku munden me kuaj, Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome; me sy si gota na sheh si te huaj... 3. Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe Dhe presim te vijne vajzat te gjitha, Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve", Kur grisnin fustanet ne driza. 4. Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh! Ne enderronim nje vdekje me te mire: Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses. [/LEFT] [I]Pérshéndetje egi ,[/I] [I]Si e pash temen e Dritéro Agollit mu kujtua...ne vitin '97 pak para luftes sé Kosoves,isha ne aeroport té Prishtines per njé pritje,.. para do dite pata lexuar librin e poezisé sé Dritéro Agollit,uné (si Shqiptare ne Turqi) ne at periudh,dal ngadal u njofsha me letérsiné tané Shqiptare e me shkrimtaret,poetet tané ..qé ndjisha kénaqési té jashtézakonshme me két.... [/I] [I]Pa ju larguar temés pra,..bash qato dite qé lexova Dritéro Agollin e poezit e tij qé mé kénaqin nga ajo dité,,,duke pritur uné musafirin tim,ne aeroport ja ! pérball meje,poeti i madh me gruan e vet u gézova pa mas,dhe me hapa vrapuese u ofrova dhe e prezantova vehten me plot entuziazém,si njé lexuese dhe adhuruese poezisé sé tij.., e lindur dhe e rritur por,qé ésht, Shqiptare ne Turqi...[/I] [I]İshte vértet kénaqési per mua ....[/I] [I]Shum respekt, per artistat, shkrimtarét Shqiptaré ...[/I] [I]jan fantastike keto te gjitha por sidomos keto qé e citova,..e para " I Perdjekuri i Dashuris"[/I] |
Titulli: Dritėro Agolli ...
[quote=Jana][COLOR=#12468a]Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė[/COLOR]
Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė Kėtu s'do tė jem, do jem larguar; Nėn tokė i tretur si tė tjerėt, Nė kafenenė e preferuar Nuk do mė shohin kamarierėt. Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thatė, Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur Njė qiparis si murg i ngratė. Ti do trishtohesh atėherė, Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė, Dhe, kur nė xham tė fryje erė, Do qash me erėn dalėngadalė. Po kur tė jesh mėrzitur shumė. Nė raft tė librave kėrkomė, Atje i fshehur do tė jem unė, Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė Mjafton qeė librin pak ta heqėsh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshėsh, Si njė blerim pas njė rrėkeje.[/quote] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3]Pérshéndetje Jana,[/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3]Pasi u shképuta nga lidhja hyra prap,dhe kogja moti i kam thén naten e miré,Zanes sé malit,e kurr té mé sheh ende késajde:biggrin: Zana,tybe ngela qitu,pasi te thash naten e mire,e jo tjetér kund:wink: [/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3]Jana, té pergézoj per temén qé paske hap dhe ti,uné két e pash pasi e postova po té njéjtin shkrim,si két ma posht te"egi", pata déshir dhe kétu (nése s'béhej e tepért,) per shenje té respektit qé kam pér artistat dhe shkrimtarét e miré,Shqiptare... [/SIZE][/FONT][/I] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3]Kjo,qé shkruava ishte njé kujtim shum i miré i pa i harueshém,per mua..[/SIZE][/FONT][/I] [FONT=Georgia][SIZE=3][/SIZE][/FONT] [FONT=Georgia][SIZE=3]Si e pash temen e Dritéro Agollit mu kujtua...ne vitin '97 pak para luftes sé Kosoves,isha ne aeroport té Prishtines per njé pritje,.. para do dite pata lexuar librin e poezisé sé Dritéro Agollit,uné (si Shqiptare ne Turqi) ne at periudh,dal ngadal u njofsha me letérsiné tané Shqiptare e me shkrimtaret,poetet tané ..qé ndjisha kénaqési té jashtézakonshme me két.... Pa ju larguar temés pra,..bash qato dite qé lexova Dritéro Agollin e poezit e tij qé mé kénaqin nga ajo dité,,,duke pritur uné musafirin tim,ne aeroport ja ! pérball meje,poeti i madh me gruan e vet u gézova pa mas,dhe me hapa vrapuese u ofrova dhe e prezantova vehten me plot entuziazém,si njé lexuese dhe adhuruese poezisé sé tij.., e lindur dhe e rritur por,qé ésht, Shqiptare ne Turqi... İshte vértet kénaqési per mua .... Shum respekt, per artistat, shkrimtarét Shqiptaré ...[/SIZE][/FONT] [FONT=Georgia][SIZE=3][/SIZE][/FONT] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:49. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.