![]() |
Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
POEMA PĖR POPULLIN
Populi ecė e nuk ngutet Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin Pesha e hidhur e historisė sė tij - Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!? E - Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash Plot plagė tė moēme mijavjeēe Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt - E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė! Plot plagė tė moēme mijavjeēe! 2. Populli ecė ngadale e nuk ngutet - Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh - Deri ta qet njė fjalėgoje tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje thuase - i kemi lindė zotit me zor! Populli ecė ngadalė e nuk ngutet - Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin Pėrpjetėzes sė Plumbtė Nuk kemi Kohė as me vdekė! E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm - Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike Populli ecė ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecė ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke - Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė E Bjeshkė Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja E Dikush ne Gisht nė Gojė - Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn me Zorrė nėpėr kambė - Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur! Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura... Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime! Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla - Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit! Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra! 4. Populli ecė ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė! Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė Me Kohė Plumb nė Zemėr! Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore Me 'i Botė nė Shpindė - me ndėrskamca historike tė pahistori Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell - E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė deri nė Fundbote tė Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova E Bukur ėshtė Shqipėria Siē ėshtė E Dashur Nana! Mė ēon peshė shtat'palė Qiell Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė! Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipėria me Botė nė Sy - si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės e bota me Shqipėr nė zemėr Shqipėria gjithmonė e pushtuar Shqipėria - kurrė e nėnshtruar! Shqipėria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shėnjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Nė europėn e Lindjes sė Madhe U lind nė Prishtinė E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės E rreh tupani i Dardanisė! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri! Me njeren dorė kafshaten e bukės E, jemi gai - Me tjetrėn kambėzėn e pushkės! Me gojė - bukė e plumba Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash Me hap drejtė shoqishoit nė sy Derisa tė bėhet njera Dyshė - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi Tė pėrkunden nė varre! Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės! Republika nuk lindet etiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikėn e bashkojnė fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janė Burrat? - Ku janė Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrė e nėnshtruar! Shqipėria e Bashkuar! (Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KOSOVA
Kosova ime - sa ma shumė qendrove u bėre edhe ma e dashur u bėre edhe ma e dhėmbshme edhe ma e fortė pėrbinė dhėmbjet krismat lotėt bebėzat e syve thahen mos me rreh ēerpik mbesin bebėza tė hapura nga malli aorta e zemrės pushon mos me rreh pulsi i gjakut buzėt e njoma thahen kur nuk i njomė edhe me lot! Nėse doni tė lindeni martirė krenarė vrisni ushujzat karpate duke qeshur me ushtimat e Bjeshkėve tė Nemuna - qe pėrgjakin shushurimen e valėve tė Drinit tė Bardhė nėse doni tė lindeni duke iu parė Kosova nė sy tė Kosovės e nė zemėr tė Kosovės Linduni pėrgjithmonė! Syri i Kosovės sė pėrlotur sheh gjithkah Zemra shkrum e Kosovės rreh gjithkah Gjaku shqiptar i Kosovės gufon gjithkah Gjithė bota sqiptare sot ėshtė nga Kosova! Gjithkah shkove ore burrė kosove E Kosovėn kurrė nuk e harrove ! - Pulsi i gjakut tė Kosovės kurrė nuk pushon sa t'i bie diell e hanė kėsaj Toke! (25. 11, 1995) |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
LAJMET NGA PRISHTINA NUK JEPEN PĖR TĖ GJALLĖ
Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin ėshtė emėr i zi futė e zezė - pa gjini pa numėr pa trajtė a gjenezė lakohet vetiu si gjarpėr nėpėr vetat gramatikore tė emrit tim Mbi Kosovė vret diēka qė s'i pėrngjet Njeriut as besės as dashurisė! Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin se ėshtė emėr i vdekshėm i prangave tė territ mnerės e humnerės ėshtė emėr i kobshėm varri pa mbishkrim pa gur ėshtė emėr pa rrėnje pa zanore siellet pa bisht pa krye! Mbi Kosovė shkel dikush qė kurrė nuk duhet t'i pėrmendet emri ėshtė emėr qė vret e pret e le shkret urėza vatre shkreton vende nė sofra e ballin e oxhakut nė oda gėzimin nė sy pėshpėritjen nė buzė e gjakun nė fytyrė ėshtė emėr qė pret vetvrasjen e vet! Lajmet nga Prishtina nuk epen pėr t'gjallė! Mbi Kosovė - Lindet Liria Gjallė ėshtė e pėr t'gjallė nuk lidhet Dardania! (28. 11. 1995) nga vėllimi POEMA PĖR POPULLIN post skript: ky ishte parashikimi im mė 1995, parase tė kalojmė nė poezitė e luftės e poezitė e lirisė. Shqiptari nuk pyet kah ėshtė rruga pėr nė Kosovė! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit - kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali as te sheh fusha kur vlon gjaku e gufon shpirti i ka adhė deri nė fyt kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy me vajė nė buzė - e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė! *** Kėnga e popullit u kėndua deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj kėnga mbet vaji i burrit edhe para djepave edhe para varreve edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim edhe kur Hana ishte nė tė sosur edhe kur vaji ishte nė tė nisur edhe kur Dielli u zu me kuēedėr jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit: - O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!... Doli Zana e Malit e Mali ushtoi prej Djalit kur kqyren nė varr gjeten veē 'i grusht eshtra e zana mori malin e toka mori djalin kėnga mbet Vaji i Burrit! (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
HISTORIA E POPULLIT
Historia shpesh - ėshtė edhe lojė grabitēare e fėmijve fėmijėt luajnė nė zall - me gur e bujashka me copa hekuri edhe me zjarr keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė - e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle! Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ? Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt? Historia shpesh - ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
(SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)
Erdhen - e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta e nuk i lanė kund dy gur bashkė mbi muranat e rrėxuara - ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera dhe e ēthuren historinė! Erdhen tjerėt vargevijė - u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet germat e mia tė Gjuhės sė Parė e, varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm edhe sot nė epoken e re erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur e, deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane... Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori dhe e ēthuren historinė e botės!... Ballkani Hillirik - plaku europian tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre zanore diftongje formema krejt ēka sheh e s'sheh syri krejt ēka ndien e s'ndien veshi krejt ēka thotė e s'thotė gjuha ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti qė fliste Shqip! Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore Lėkundje Lukunishė! Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė! (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
GJUHA SHQIPE
Gjuha shqipe - ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit ėshtė Zoni i Zotit - currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve sa tė jetė toka - tokė sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė! E thirrja - Nanė! Gjuha shqipe - ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut - ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė! Gjuha shqipe - ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie! Gjuha shqipe - ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta. Gjuha shqipe - flet kudo e gjithkah nė dritė e terr flet me krye, flet me sy, flet me gishta e flet nėnhundė - kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita - njė ditė e ka edhe qeni - thot populli e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij populli - flet e fle rrallė e pėrmallė njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė kur ka pse tė vdesė! Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė! Mate veten! E Mate Fjalėn! Tė flasėsh gjuhėn shqipe - duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras - t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle - t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė - t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin! Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan - kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje atėherė vėrtet - ke ēka kallxon! Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe - duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim! Kur emron foshnjen - duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė - emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike - me kėtė gjuhėn e bukur shqipe pėrndryshe - fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh - e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur - do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla e do tė mungojė historia! Gjuha shqipe - ėshtė bukuria e jetės mbi tokė sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė e sa tė jetė thirrja - Nanė! (1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / DREDHA E ERĖS
Dredha e erės nė rrugė bėn pluhnajė - mbyllni sytė pėr njė ēast sa tė kalojė ajo bartė kujtime tė diegura e insekte tė cofta fjalesh ndodhė ndonjė infektim eventual kujdestari i rrugės - nėn parmakė tė pluhrosur shikon me bisht tė syrit zilia tė qet n'punė tė trollit dredha e erės nė rrugė mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore ēfarė nuk banė e dredhnja mbyllni hundėt pėr njė ēast sa tė kalojė - dredha e erės ndodhė pezmatim i kordhave zanore tė pshėretimave nė rrugė ndihet kollitje ironike! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / BUZĖQESHJA E DYTĖ
diēka tjeter diēka tjeter baclok - po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė safire - nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok - sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh hapi yt i vockel siellet veē rranzes - duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve ne zgabime - mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje te duket Kosova det - udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja piksimi te gjakut ti kurrė s'i mėsove - veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar - karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen pa therrė nė kėmbė - me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura gojėhapura nė krisma - me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut veē lodhesh kot - me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė - mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė - e bajsh me shėndet ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull me nje kerqele t'vogel mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja - me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok - baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se u rrite me shllinė bjeshke - hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin e t'le n'hanė ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen - me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune o baclok - s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė e bajsh me shendet! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / UJĖRAT E ZEZA
merre veten me tė mirė zakonisht thonė ata qė mbysin vetveten nga xhelozia - nuk donė qė edhe dikush tė bėhet katil i vetvetes qyteti i ri i fjalės po ndėrtohet - po kanalet e ujėrave tė zeza tė qytetit tė vjetėr mund tė kene shpėrthyer dikund nga erozioni e oksidimi e shtėrzimi i legurave metalike bel ame merr kohė - derisa tė largohen duhmat veē mos ta njollosin fjalėn - ujėrat e zeza don mund e kohė - te pastrohet themeli i qytetit te fjalės! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / FJALA E FTOFTĖ
Fjalė e ftoftė ėshtė vdekja ecim kah pikėpjekja shumė ma mirė i vdekur se sa bar i dergjur plastik art artificial pa blerim trup plepi e erė djepi vdekja ėshtė fjalė e ftoftė mė vret - vdekja e tė dashurve - vdekja nė trojet trime vet kurrė s'pata dro moti ia kam hjekė dhėmbjen vetit posa t'i frigohesh vdekjes ajo fill tė troket nė derė dera ime prore hapekrah e vrave njė - bėre deren e hekurt i vrave dy - lėre deren e drurit vrave dyzet e sipėr deren lėre hapekrah jo, deren hapekrah e vet shpatit Brechti pasi foli pėr turpin e kombit tė tij tha: 'Tigrat i vrava e m'grinė pleshtat!' Mė vdiqe moj fjalė e fortė mė ndoqe moj fjalė e ftoftė do tė tė bėj shkrum! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / BIJTĖ E SHTRIGAVE
Shtrigat - pollen nė Ballkan u rriten n'mes nesh bijtė e shtrigave atėditesot nuk prajnė se kafshuari edhe atė qė nuk e hangėr as lufta e hanė - bijtė e shtrigave ditenpėrdiell tėvona - i thehet rrumi nė um dhe i han vet shtriga bijtė e vet natenpėrhanė hangtė - kėrhanė e gėrrshanė! kohė shtrigė Ndalohu! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / KURRĖ S'U MĖSOVE
Kush ka faj - pse nuk din me dashtė e ke dikund njė fije geni heret tė lidhur nyje e nuk tė len kurrė me pa ditė ta ka ndarė rriten ta rrumcallen kokėn me grisa tė mprehura nė dorėn tėnde - sikur i bie briskut tė rruzes n'rryp e ata ruaje si sytė - nyjen e fijes sė genit tėnd veē pėr t'zezen tėnde nuk e din as emrin tėnd nuk e njeh as vetveten nuk ia din hadin vetit plesht n'sy tė herojve nuk i beson as dores sate e tė vie tė shohesh - ēka nuk iu beson as syve tuaj nuk t'bie n'mend as pėr emėr tėnd i nxėnė kopil - kah fryn veriu e kah frynė era ara e bardhė e fara kah ban dreqi vo egjėr rrėnzė kallirit tė grurit e kujton se edhe sot - han kush bukė egjre kurrė s'u mėsove me dashtė kurrė nuk dijte - se si rritet kopeja veē bėnu tri e ujku pėrmbi ujk nė shoqishoin kurrė s'u mėsove! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / ROBI DHE LIRIA
Ėshtė shumė vėshtirė - i robėruari tė mėsohet me lirinė rob i lirė pėrditė i turitur robzoti e robnjeriu shekullor iu kanė mėsuar veshtė me urdhėra tė huaja me moton irike hypset'vrava e zhdrypset'vrava tash i doli edhe vehtja qejfit a ka buzėqeshje ma tė thellė qė ta dridhė shpirtin kur i friksuari i pėrbuzuri i shtriri pėrtoke para tė huajit i parodi i pasoji i paqenėni hungron nė t'vetin poatyre rrugėve qė dje ishin tė lara n'gjak nga shkopijt plumbat e vargojt e tankeve mos me t'njoftė, shtrėnjtė tė blejė! Liria ėshtė njė fushė e gjėrė e pamatur mate hapin e qite vrapin - fusha e gjanė, n'mujsh me i dalė mbatanė askuj nuk i bėhet vonė! Dridhje neverike! Liria ėshtė njė qiell i hapur i paskaj mati krahėt a i ke krahshqiponje askuj nuk i bėhet vonė! Liri absolute ke veē kur t'i lajshė duart! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:56. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.