![]() |
Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Pershendetje!!
Se shpejti ne Shqiperi mbahen zgjedhjet parlamentare, jemi deshmitar qe edhe kesaj rradhe atje po bahet nje fushat parazgjedhore tipike alla shqiptarqe, larg shume larg standarteve evropiane. Ne kete teme shpresoj se me diskutime konstruktive do te percjellim te gjitha zhvillimet deri ne momentet e fundit te zgjedhjeve me 28 qershor. Personalisht do t'i propozoja moderatoreve qe te hapin nje sonadazh, me pyetjen: Zgjedhjet Parlamentare nė Shqipėri - kush do tė fitoj: Koalicioni i Shqipėria Po Ndryshon - Sali Berisha Koalicioni Bashkimi pėr Ndryshim - Edi Rama hahahah, kesaj radhe nuk besoj se dikush do te kete arsye te ndrroj profilet per qdo dite, per te votuar me dhjetra here Ēdo te mire Jonuzi |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Sipas nje sondazhi Amerikan "ZOGBI"i paguar nga Top-channel,qe eshte media e PS-s,PD del parti fituese ne keto zgjedhje!
Po ashtu edhe ne sondazhin "GANI BOBI" qe ben sondazhe per TV KLAN,PD del parti fituese! Qka dot thot se PD-e me plot merit do te udheheq edhe per 4 vite Shqiperin,qe si prioritet do ta ket futjen e Shqiperis ne BE! |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
[B]Tiranė: KQZ miraton katėr koalicionet zgjedhore [/B]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot koalicionet e reja qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit nė Shqipėri. Nė zgjedhjet e pėrgjithshme do tė marrin pjesė katėr koalicione zgjedhore, nė grupet e tė cilit janė pėrfshirė shumė parti. Koalicioni me pėrbėrje mė tė madhe, duket se ėshtė ai i forcave tė djathta, pėr shkak tė unanimitetit, ndėrsa e majta ėshtė ndarė nė dy grupime. Kėshtu, tė shtatė anėtarėt e KQZ-sė, ka miratuar pa asnjė votė kundėr, koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", “Aleanca Socialiste pėr Integrim”, “Poli i Lirisė” dhe "Bashkimi pėr Ndryshim". Ndėrkohė, KQZ-ja ka miratuar edhe 124 vėzhguesit e Komitetit Shqiptarė tė Helsinkit, qė do tė monitorojnė zgjedhjet. Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" 1. Partia Demokratike 2. Partia Republikane 3. Partia Aleanca Demokratike 4. Partia Agrare Ambientaliste 5. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 6. Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim 7. Partia Lėvizja e Legalitetit 8. Lėvizja Demokristiane 9. Partia e Ballit Kombėtar 10. Partia e Ballit Kombėtar Demokrat Koalicioni "Bashkimi pėr Ndryshim" 1.Partia Socialiste 2. Partia Social Demokrate 3. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut 4. Partia Demokracia Sociale 5. Grupimi 'G 99' Aleanca Socialiste pėr Integrim 1. Lėvizja Socialiste pėr Integrim 2. Partia Socialiste e Vėrtetė '91 3. Partia e Gjelbėr Shqiptare 4. Lėvizja e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut 5. Partia Toleranca e Re Aleanca "Poli i Lirisė" 1. Partia Demokristiane 2. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar 3. Partia Bashkimi Demokrat 4. Partia Konservatore 5. Partia "Rruga e lirisė" 6. Partia e Reformave Demokratike |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Tiranė- Lista e kandidatėve pėr Partinė Demokratike pritet tė sjellė ndryshime thelbėsore nė pėrfaqėsimin e kėsaj partie, legjislaturėn e ardhshme, nė Kuvend. Kryeministri, dhe kryetari i PD-sė Sali Berisha, ka zhvilluar takime tė veēanta me disa prej kandidatėve qė do tė jenė deputetė, duke sjellė njė situatė krejt kaotike tek grupi aktual i deputetėve tė kėsaj partie. Kryeministri Berisha ka zhvilluar disa mbledhje me lidershipin e kėsaj partie. Ende nuk ka asnjė njoftim pėr kryesinė qendrore tė kėsaj partie, e cila ka kompetencėn statutore tė kalojė listėn pėr deputet. Ndėrkohė, PD-ja pritet tė dorėzojė listėn vetėm minutat e fundit tė afatit tė parashikuar nga Kodi Zgjedhor. Burime nga kjo parti deklaruan dje pėr gazetėn Shekulli se lista e deputetėve tė PD-sė do tė dorėzohet ditėn e martė nė mesdite, ashtu siē ka ndodhur ēdo katėr vjet nga kjo parti.
Ndryshimet Nga lista paraprake qė nuk ėshtė e konfirmuar zyrtarisht nga PD-ja, vihet re se shumica e deputetėve aktualė nė 12 qarqet e vendit ose nuk janė pėrfshirė nė listė, ose do tė renditen nga fundi, duke mos siguruar mandatin e deputetit nė zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kėsaj here, Kryeministri ka etiketuar pikėrisht ekipin e tij qeverisės pėr ta pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, shumica tė rinj dhe tė ardhur nga KOP-i. Nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, qė mund tė sigurojnė njė mandat katėrvjeēar janė edhe kėshilltarėt e tij, ndėrkohė qė vetėm nė disa qarqe si ai i Beratit apo Fierit, PD-ja do tė pėrqendrohet edhe nė pėrzgjedhjen e figurave nga baza. Shumica e deputetėve (ata fitues) janė thuajse tė rinj, pjesė e ekipit qeverisės. E njėjta gjė edhe pėr kandidatet femra nė PD. Shumė prej figurave femra, qė kanė kontribuar me vite nė parti, nuk janė pėrfshirė ne listėn e sigurt pėr deputete. Pėrveē Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, apo dhe Marjeta Zaēes, figurat e tjera kandidate janė deputete aktuale, por pa kontribute nė parti, kėshilltare tė Kryeministrit, por edhe emrat e fundit qė Berisha ka pėrfshirė nė qeveri si Jorida Tabaku apo Paulina Hoti. Gjithsesi, brenda 48 orėve, Berisha pritet qė t'i japė dorėn e fundit listės, pėr tė njoftuar mė pas njė mbledhje kryesie krejt formale, dhe pėr tė pėrligjur njė ekip, qė pėr nga pėrbėrja ėshtė mė cilėsor, por shumė mė i kontrolluar se ai i pari. PD e Tiranės, nė garė Bumēi, Pėrnaska dhe Bojaxhi TIRANĖ- Tė zgjedhurit e PD-sė, Tiranė, do tė votojnė sot nė Kuvend pėr tė zgjedhur kryetarin e ri kėsaj partie pėr kryeqytetin. Kryesia e vogėl e Partisė Demokratike dhe jo ajo qendrore (siē e parashikon statuti i partisė) zgjodhi mbrėmė tre kandidatura pėr t'u pėrballur sot nė garėn pėr PD-nė e Tiranės. Do tė jenė Aldo Bumēi, Lajla Pernaska dhe Gjergji Bojaxhi ata qė do tė garojnė sot pėr njė mandat katėrvjeēar nė krye tė PD-sė sė kryeqytetit. Surpriza kėsaj here ėshtė kandidatura e Gjergji Bojaxhiut, i cili edhe pse ėshtė lakuar nga demokratėt, zyrtarisht nuk ishte pėrfolur deri mbrėmė vonė pėr tė qenė kandidat potencial pėr PD-nė e kryeqytetit. Po dje, janė njoftuar zyrtarisht me sms edhe delegatėt, tė cilėt janė pėrzgjedhur nga mbledhjet e 11 nėndegėve tė degės sė PD-sė, Tiranė. Dita e konferencės sė PD-sė sė Tiranės u vendos pak ditė mė parė nga kryetari i PD-sė, Sali Berisha, pėrmes njė mbledhjeje shumė tė ngushtė. Aq sa edhe njė prej kandidatėve kryesorė nė kėtė garė deri dje, deputeti demokrat Bensik Mustafaj, nuk ishte njoftuar pėr ditėn se kur do tė zhvillohej. Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, i ka shmangur tej mase strukturat qendrore tė partisė, duke lėshuar direktiva vetėm nė momentet e fundit, pėr tė cilat, drejtuesit e 11 nėndegėve nuk mund tė bėjnė asgjė, pėrveēse tė binden. Megjithatė, sot, Konferenca e PD-sė Tiranė, do tė zgjedhė kryetarin e ri, qė sipas tė gjitha gjasave ėshtė Aldo Bumēi, i cili u mbėshtet fort edhe nga Kryeministri Sali Berisha, nė njė nga intervistat televizive. Qarku TiranėSali Berisha Aldo Bumēi Majlinda Bregu Bujar Nishani Gjergji Bojaxhi Gent Strazimiri Ilir Rusmali? Arben Imami Edi Paloka? Jorida Tabaku Zana Guxholli Albana Vokshi Lajla Pernaska Qarku Fier Sokol Olldashi Enkeleid Alibeaj Fatos Beja? Ilir Bano Marjeta Zace Qarku Korēė Ridvan Bode Edmond Spaho Ylli Asllani Elfrida Zefi Eris Hoxha Qarku Durrės Gazmend Oketa Gjergj Lezhja Ferdinand Xhaferri Florian Mima Armand Teliti Qarku Dibėr Myqerem Tafaj Selami Xhepa Hasan Metuku Qarku Kukės Jemin Gjana Flamur Noka Qarku Elbasan Lulzim Basha Ardian Turku Mimoza Hasekiu Dashnor Sula Halit Shamata Qarku Gjirokastėr Genc Ruli Spiro Ksera? Ilir Rusmali Qarku Vlorė Astrit Patozi Petraq Milo Bujar Leskaj Kosta Barka Leonard Demi Qarku Shkodėr Jozefina Topalli Arenca Trashani Astrit Bushati Paulina Hoti Rexhep Uka Qarku Berat Genc Pollo Ferdinand Pone Qarku Lezhė Fatos Beja Edi Paloka? Preē Zogaj Kandidatet e sigurta pėr deputete deri tani Jozefina Topalli Majlinda Bregu Arenca Trashani Zana Guxholli Albana Vokshi Lajla Pernaska Jorida Tabaku Paulina Hoti Elfrida Zefi Mimoza Hasekiu Marjeta Zaēe |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
shum i urrej kta majtistat po edhe sala per kunder rezulltateve te mdha qe ka pas per ket mandat ,gerdeci nuk i falet nuk esht e vertet se nuk ka pas njohuri se qka po punohet dhe si po punohet
|
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Reformat nė Shqipėri, shembull edhe pėr OKB-nė
Bota sot (Tiranė) Kryeministri Berisha takon drejtoren e zyrės pėr Zhvillim OKB-sė, (DOCO), Deborah Landey Tiranė-Kryeministri i shtetit shqiptar, dr. Sali Berisha zhvilloi njė takim me znj. Deborah Landey, drejtore e zyrės se Koordinimit tė Veprimeve pėr Zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara (DOCO), njė organizatė qė pėrfaqėson njė grup prej 33 fondesh, programe, agjenci, departamente dhe zyra tė UN tė cilat luajnė njė rol tė madh nė programet e zhvillimit nė tė gjithė botėn. Nė kėtė takim u diskutua rreth ecurisė sė zbatimit tė programit “Njė OKB” nė Shqipėri si njė nga vendet pilot tė pėrzgjedhura. Kryeministri Berisha, shprehu vlerėsimin e tij pėr kontributin shumė tė madh qė programi “Njė OKB”, dhe Agjencitė e Kombeve tė Bashkuara po japin nė mbėshtetje tė prioriteve tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik, social, mjedisin, barazisė gjinore, nė pėrputhje me agjendėn e integrimit evropian tė Shqipėrisė. Kreu i Qeverisė, Berisha theksoi se qeveria po zbaton me seriozitetin mė tė madh programin “Njė OKB” duke siguruar njė koordinim sa mė tė mirė dhe zbatim me efektivitet tė projekteve. Po ashtu, kryeministri e njohu znj. Landey me reformat kryesore dhe progresin qe ka bėrė Shqipėria duke mbajtur njė rritje ekonomike tė qėndrueshme pavarėsisht krizės financiare globale, si dhe ulje tė ndjeshme tė varfėrisė siē edhe tregoi raporti i fundit i pėrgatitur me asistencėn e PNUD dhe Bankės Botėrore. Ndėrkaq, zonja Landey theksoi se ėshtė e impresionuar nga reformat dhe progresi qė ka bėrė Shqipėria dhe veēanėrisht nė rolin drejtues qė ajo ka marrė nė zbatimin e programit “Njė OKB”. Shembulli i mirė i Shqipėrisė dhe eksperienca e fituar nė zbatimin e kėtij programi do tė shėrbejė si njė model tė cilin OKB do ta zbatojė edhe nė vende tė tjera tė botės. Ajo e falėnderoi Kryeministrin pėr mbėshtetjen e tij personale nė ecurinė e mirė tė kėtij programi si dhe punėn e madhe tė strukturave qendrore tė administratės nė zbatimin e tij me sukses. Nikoqiri i musafirėve nga Gjermania, kryeministri Berisha, merr premtimet tė forta pėr mbėshtetjen e shtetit gjerman nė rrugėn e integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Kryeministri Berisha ka takuar edhe kryetarin e grupit parlamentar tė Partisė Socialdemokrate nė Bundestag-un e Republikės Federale tė Gjermanisė, Walter Kolbow. Nė takim u bisedua mbi intensifikimin e bashkėpunimit midis dy vendeve, veēanėrisht nė fushėn ekonomike. Kryeministri Berisha e njohu Z. Kolbow me masat e marra nga qeveria, qė e kanė bėrė Shqipėrinė njė vend shumė atraktiv pėr biznesin e huaj dhe nė kėtė kuadėr, investitorėt gjermanė janė tė mirėpritur. Kryeministri Berisha vlerėsoi edhe bashkėpunimin e frytshėm me Fondacionin Friedrich Ebert dhe fondacionet e tjera gjermane dhe shprehu gatishmėrinė pėr intensifikimin e kėtij bashkėpunimi nė tė ardhmen. Z. Koblow theksoi se Shqipėria ėshtė bėrė njė vend shumė i sigurt nė rajon dhe kjo ėshtė njė arritje e rėndėsishme e kėsaj qeverie. Siguria ėshtė njė avantazh shumė i madh i vendit tuaj, tė cilin, - theksoi z. Kolbow - ne po ia bėjmė tė njohur biznesit gjerman. Z. Kolbow vlerėsoi pranimin e Shqipėrisė nė NATO si njė arritje tė madhe, e cila pėrbėn edhe njė fondament tė rėndėsishėm pėr fitimin e statusit tė vendit kandidat tė BE. Ai theksoi se Gjermania do ta mbėshtesė fort Shqipėrinė nė rrugėn e integrimit evropian |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Aderholt: Berisha si Eisenhower
Bota sot(Tiranė) Anderholt Berishės: Sukseset tuaja na binden qe tu pranojmė nė NATO Tiranė-Kongresmeni amerikan Robert Aderholt, theksoi gjatė takimit me kryeministrin e Shqipėrisė, dr. Sali Berisha, se lidershipi dhe reformat e suksesshme tė Kryeministrit Berisha bindėn SHBA-tė dhe aleatėt tė pranonin Shqipėrinė nė NATO. Zyra e shtypit e Kryeministrisė bėri tė ditur sot se Kryeministri Berisha falėnderoi Kongresmenin Amerikan Robert Aderholt, i cili ndodhet pėr njė vizitė disaditore nė vendin tonė, pėr mbėshtetjen e tij personale dhe tė Kongresit Amerikan, por edhe tė tė gjitha institucioneve tė SHBA-ve dhe popullit amerikan ndaj Shqipėrisė, gjatė gjithė kėtyre viteve tė tranzicionit dhe ndėrtimit tė demokracisė e shtetit ligjor, nė veēanti pėr pėrkrahjen e fuqishme dhe mbėshtetjen e jashtėzakonshme pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, tė cilin Kryeministri Berisha e cilėsoi si njė ngjarje madhore historike pėr mbarė kombin shqiptar. Kongresmeni Aderholt i shprehu Kryeministrit Berisha urimet mė tė pėrzemėrta pėr realizimin e projektit madhor tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. “Falė lidershipit tuaj dhe falė reformave tė suksesshme tė ndėrmarra nga ju dhe qeveria qė ju drejtoni, ju arritėt tė bindi SHBA-tė dhe aleatėt tė pranonin Shqipėrinė nė gjirin e Aleancės mė tė suksesshme politiko-ushtarake. Jo ēdo vend anėtarėsohet nė NATO. Bėrja anėtare e plotė e Shqipėrisė dėshmon qartė angazhimin dhe pėrkushtimin tuaj nė kauzėn dhe vlerat e Aleancės dhe ėshtė njė arritje e madhe pėr ju, pėr qeverinė tuaj dhe pėr Shqipėrinė e qytetarėt e saj”, u shpreh Kongresmeni Aderholt. Kongresmeni Aderholt vlerėsoi ndryshimet e jashtėzakonshme qė kanė ndodhur gjatė kėtyre viteve tė fundit nė Shqipėri, reformat nė tė gjitha fushat dhe nė veēanti, arritjet e pakrahasueshme tė qeverisė shqiptare pėr sa i pėrket ndėrtimit tė infrastrukturave dhe veprave madhėshtore e moderne nė vend. Ai u shpreh jashtėzakonisht i impresionuar nga rruga Durrės- Kukės-Morinė. “Jam i mrekulluar nga pamja madhėshtore e kėsaj vepre gjigande. Ėshtė vėshtirė tė besosh qė Shqipėria arriti nė njė kohė kaq tė shkurtėr tė realizojė njė projekt tė tillė, njė arritje a papėrshkrueshme”, u shpreh Aderholt. Duke vlerėsuar rolin e rėndėsishėm qė kjo rrugė do tė luajė si pėr forcimin e marrėdhėnieve tė ngushta midis Shqipėrisė e Kosovės dhe zhvillimin ekonomik tė tė dy vendeve, por edhe pėr forcimin e shkėmbimeve dhe zhvillimin e konsolidimin e lidhjeve e miqėsisė tė mbare rajonit, Kongresmeni Aderholt e krahasoi Kryeministrin Berisha me Presidentin Amerikan Eisenhover, i cili ka mbetur nė memorien e popullit amerikan si ati i sistemit kombėtar tė rrugėve qė lidhin shtetet federale nė njė rrjet kombėtar infrastrukturor nė SHBA. |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
PD ēel zyrtarisht fushatėn, Berisha: Nisim startin e fitores sė dytė
Bota sot (Tiranė) “Tirana evropiane! Si Tirana do tė jetė e gjithė Shqipėria!. Do tė jetė Shqipėria e qytetarėve shqiptarė, do tė kemi mė shumė rrugė, autostrada tė standardeve evropiane”, theksoi kryeministri i shtetit shqiptar, dhe kryetar i PD-sė, dr. Sali Berisha, duke hapur siparin e fushatės elektorale nė Tiranė. Tiranė- Partia Demokratike e Shqipėrisė, ka hapur tė hėnėn nė mbrėmje zyrtarisht fushatėn elektorale me njė miting madhėshtor nė Sheshin Skėnderbeu. Sipas kėngės qe ka shoqėruar pėr kaq kohė fushatėn e kampit blu, grupit Modern Talking, "We can win the race", kreu i kėsaj partie, njėkohėsisht kryeministri i vendit Sali Berisha thotė se PD nis startin e fitores se dytė. Ai shtoi se katėr vitet e ardhshme tė mandatit tė dytė qeverisės do tė jenė vitet e progresit.Lideri i kėsaj partie njėherėsh edhe kryeministėr i shtetit shqiptar, dr. Sali Berisha ėshtė shprehur se nė katėr vitet e ardhshme do tė angazhohet pėr njė Tiranė evropiane, pasi me njė kryeqytet evropian do tė rrugėtohet pėr njė shtet mė tė zhvilluar. Para elektoratit tė djathtė kanė folur edhe kryetari i PD sė kryeqytetit, Aldo Bumēi dhe kandidatja pėr deputete, aktorja Rajmonda Bulku. “Tirana evropiane! Si Tirana do tė jetė e gjithė Shqipėria!. Do tė jetė Shqipėria e qytetarėve shqiptarė, do tė kemi mė shumė rrugė, autostrada tė standardeve evropiane. Tirana dhe Shqipėria evropiane do tė kenė ujė dhe drita 24 orė. Shkolla dhe spitale njėsoj si qytetarėt evropianė. Tirana e progresit dhe e zhvillimit do tė ketė unazėn e madhe tė qytetit dhe mė shumė gjelbėrim”, theksoi kryeministri dhe kryetari i PD-sė, dr. Sali Berisha. Ai ėshtė zotuar se nė tėrė vendit do tė hapen vende tė reja tė punės dhe do tė krijohet perspektivė e re pėr qytetarėt shqiptarė. "Ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė, e cila do tė ketė pėr mision ėndrrėn e madhe evropiane tė tiranasve, do tė jetė Tirana e Shqipėria me 24 orė ujė nė mbarė vendin, me shkolla mė tė mira, me shėrbimin shėndetėsor dinjitoz pėr njė qytetar evropian. Se bashku, me 28 qershor rikthejmė lavdinė tonė elektorale 22 marsin e vitit '92. Fitore, fitore, fitore", u shpreh Berisha, duke shtuar se qytetarėt shqiptarė duhet tė ndihen krenarė pėr vendin dhe shtetin e tyre. “Nė tė gjithė vendin ne do tė hapim 160 mijė vende pune. Tirana evropiane dhe Shqipėria evropiane do tė kenė pensionet mė tė lartė se 6 vende anėtare tė Bashkimit Evropian. Tirana evropiane do tė jetė Tirana e prestigjit e dinjitetit tė kėtij kombi. Tirana nuse, Shqipėria nuse, mė 28 qershor. Ėndrra jonė vazhdon, pėr njė fitore si mė 22 mars tė vitit 1992. Rroftė Tirana! Rroftė Shqipėria!”, pėrmbyllė fjalėn e tij kryeministri Berisha. Ndėrkaq, kryetari i PD sė kryeqytetit, Aldo Bumēi, theksoi se Shqipėria nėn udhėheqjen e Berishės, po dėshmon pėr kualitetet tė reja politike, ekonomike dhe nacionale. “Tė gjithė jemi dėshmitarė tė tė arriturave tė pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė kėto katėr vjetėt e fundit, dhe nė kėtė aspekt do tė punohet edhe nė mandatin e ri katėr vjeēar. Shqiptarėt dinė tė zgjedhin dhe tė orientohen pėr tė ardhmen”, vlerėsoi Brumēi. Po ashtu, kandidatja pėr deputete dhe aktorja e njohur Rajmonda Bulku, theksoi se kryeministri Berisha i ktheu dinjitetin Shqipėrisė duke e quar nė familjen e madhe tė NATO-s e sė shpejti edhe nė BE. Zotimi pėr fitoren mė tė thellė nė historinė e demokracisė shqiptare Partia Demokratike hyn nė garėn elektorale tė kėtij viti me koalicionin mė tė madh nė histori, me plot 10 parti politike, me synimin e vetėm tė fitores sė thellė nė zgjedhje. Katėr vitet e mandatit qė po mbyllet, qeverisja demokratike arriti tė realizojė tė gjitha premtimet e saj, si rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet nė infrastrukturė, furnizimin me 24 orė me energji elektrike, hapjen e afro 100 mijė vendeve tė reja tė punės, uljen e taksave, realizimin e reformave jetike qė mundėsuan edhe anėtarėsimin e vendit nė NATO e njėherazi dorėzimin nė Bruksel tė kėrkesės pėr statusin kandidat nė BE. Ndėrkohė, kryeministri Berisha premton se nė mandatin e dytė prioritete do tė jenė rritja e mėtejshme e pagave dhe pensioneve, pėr tė parakaluare dhe 6 vendet tė BE, investimet nė infrastrukturė, zgjidhjen e ēėshtjes sė pronėsisė, thellim tė reformave nė sistemin e drejtėsisė, sistemin shėndetėsor etj. Gjithashtu, brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė qytetarėt shqiptarė do tė lėvizin tė lirė, pa viza, nė tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. Fjala e Kryeministrit Berisha nė ēeljen e fushatės elektorale nė Tiranė, pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009 Tė dashur qytetare dhe qytetarė tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė, Vėllezėr e motra, Zonja e zotėrinj, Sė pari, ju pėrshėndes vėllazėrisht ju, nė kėtė shesh, tė gjithė qytetarėt shqiptarė, kudo qė ndodhen sot, u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė qytetarėve tė kryeqytetit, tė cilėt me besimin e tyre, katėr vjet mė pare, bėnė qė Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė anėtare e NATO-s, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė aplikante pėr anėtare e plotė nė Bashkimin Europian, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i vendit me rritjen ekonomike mė tė lartė nė Europė, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i vendit me rezultatet ndėr mė tė shkėlqyera pėr klimėn e biznesit, Tirana, sot tė jetė nė startin e madh tė fitores sė re, fitores sė 28 qershorit, Tiranės europiane, Shqipėrisė europiane. Qytetare e qytetarė tė Tiranės, Sot, ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė. Fitoren, e cila do tė ketė si motėr 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do tė ketė pėr mision ėndrrėn e madhe europiane tė tirananasve, tė mbarė shqiptarėve. Tirana europiane do tė ndėrtojė Shqipėrinė europiane, si tė jetė Tirana, do tė jetė Shqipėria. Qytetare e qytetarė tė Tiranės, Katėr vitet qė vijnė janė vitet e projektit tonė tė madh, projekt, me tė cilin qytetarėt shqiptarė, qytetarėt e Tiranės, njėlloj si ata tė vendeve europiane, do tė kenė rrugėt, autostradat, transportin e standardeve mė tė mira. Tirana europiane dhe Shqipėria europiane do tė jetė Tirana e qytetarit dhe Shqipėria e qytetarit, me 24 orė ujė nė mbarė vendin, me shkollat mė tė mira, me shėrbimin shėndetėsor dinjitoz pėr njė qytetar europian. Tirana europiane do tė jetė Tirana e punės, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisė. Nė Tiranė dhe nė mbarė Shqipėrinė, nė katėr vitet qė vijnė do tė krijojmė sė bashku 160 mijė vende pune tė reja. Tirana do tė jetė nė katėr vite kryeqyteti me unazėn mė moderne dhe mė tė re nė Europė, i unazės sė madhe dhe korridoreve tė saj. Tirana evropiane, Shqipėria europiane do tė jetė kryeqyteti i vendit, qytetarėt e pensionistėt tė cilėt do tė paguhen edhe mė mirė se ata tė 6 vendeve anėtare tė BE-sė. Tirana europiane do tė jetė Tirana e lirive, do tė jetė Tirana e prestigjit dhe e dinjitetit tė kėtij kombi. Nė katėr vite, ne sė bashku, kėtu nė Tiranė, ku ne e nisėm udhėtimin tonė tė lirisė, do tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrėn tonė tė bukur, Tirana gati nuse, Shqipėria gati nuse pėr anėtare tė Bashkimit Europian. Rroftė Tirana! Rroftė Shqipėria! Rroftė fitorja! Sė bashku, mė 28 qershor tė rikthejmė lavdinė tonė elektorale, 22 marsin e vitit ’92. Fitore! |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
une bashke me fisin tim do i bojkotojme. partite politike shqiptare kane ne perberje spiune dhe hajdute te lidhur me krimin.
|
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Vritet kryetari i PDK-sė nė Malėsi tė Madhe
Nga mė 18.06.2009 nė ora 14:39 Aleks Keka, kryetar i Partisė Demokristiane (PDK) nė Malėsinė e Madhe ka humbur jetėn pas njė shpėrthimi nė makinėn e tij, derisa po udhėtonte nė aksin rrugor Koplik-Shkodėr. Ngjarja e rėndė ndodhi sot nė orėt e para tė mėngjesit. Sipas dėshmitarėve okularė, makina shpėrtheu gjatė kohės qė ishte nė lėvizje. Mė pas automjeti mori flakė, ndėrsa trupi i viktimės u gjet i djegur jashtė tij. Ekspertė tė policisė dhe forcave Renea janė duke hetuar mbi shkaqet e shpėrthimit. Dyshimet e para bėjnė fjalė pėr njė rrjedhje tė mundshme tė gazit, nė automjetin e viktimės, ēfarė mund tė ketė shkaktuar edhe shpėrthimin vdekjeprurės. Por, policia nuk pėrjashton as pistėn e vendosjes sė ndonjė lėnde eksplozive nė makinėn e Kokės. Sipas korrespondentit tė Top Channel nė Shkodėr, Keka po udhėtonte me automjetin e tij Range Rover dhe dyshohet se njė sasi eksplozivi ka shpėrthyer duke bėrė qė automjeti i tij tė dale nga rruga duke marre flake nė ecje. Viktima ka humbur jetėn menjėherė, thuhet nga policia e cila mbėrriti nė vendngjarje nė kohėn kur ende automjeti ishte nė flakė. Sikur shkruan BalkanWeb, policia shqiptare ka thėnė se 34-vjeēari ishte person me precedentė kriminalė nė trafikun e drogės dhe tė eksplozivėve me telekomandė. Pas kėsaj deklarate ka reaguar ashpėr kryetari i demokristianėve, Nard Ndoka. “Vrasja ėshtė politike, sulm terrorist. Keka kėrcėnohej vazhdimisht nga eksponentė tė PD-sė”, ka thėnė ai. |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Nėse bėhen zgjedhjet nė Kosovė, unė e kuptoj shqetsimin e kėtijė apo atijė antari tė dardanis. Por kur ato bėhen gjetiu nė trojet Shqiptare si nė kėtė rast Shqipri apo Ilirid ,Kosovarėt duhet tė jemi neutral.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Me neutralitet e kam fjalėn tė mos i paraprijm pa nevoj kėsaj apo asaj partie.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Vrasjet janė turp i madhė i njė vendi kur ato ndodhin gjatė zgjedhjeve, por nuk duhet harruar kėtu qė rajonit nuk i pėlqen edhe aq qė Shqiptarėt ti marrin kėmbėt e tė ecin, e po ecen e vrapuan ata, at[her ata do tė ēmenden nė tėrsi.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Pėr dėshmni kemi anulimin e pjesmarrjes sė Presidentit Topi nė takimin e lidėreve ballkanik nė Novi Sad.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][B]Eh burra, kėshtu e ka VLLAZNILLĖKU !!![/B][/SIZE][/FONT] |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Zgjedhjet ne shqiperi kan zgjatur e po zgjasin si teper, spo kqyret tvsh-eja kur e dim te gjithe qe prap Tropojani do t'fitoj.
|
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
[quote=Pupi][FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Nėse bėhen zgjedhjet nė Kosovė, unė e kuptoj shqetsimin e kėtijė apo atijė antari tė dardanis. Por kur ato bėhen gjetiu nė trojet Shqiptare si nė kėtė rast Shqipri apo Ilirid ,Kosovarėt duhet tė jemi neutral.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Me neutralitet e kam fjalėn tė mos i paraprijm pa nevoj kėsaj apo asaj partie.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Vrasjet janė turp i madhė i njė vendi kur ato ndodhin gjatė zgjedhjeve, por nuk duhet harruar kėtu qė rajonit nuk i pėlqen edhe aq qė Shqiptarėt ti marrin kėmbėt e tė ecin, e po ecen e vrapuan ata, at[her ata do tė ēmenden nė tėrsi.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Pėr dėshmni kemi anulimin e pjesmarrjes sė Presidentit Topi nė takimin e lidėreve ballkanik nė Novi Sad.[/SIZE][/FONT] [FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][B]Eh burra, kėshtu e ka VLLAZNILLĖKU !!![/B][/SIZE][/FONT][/quote] Novi sadi(serbia) bashk me evropen e perjashtuen Shqiperine, Kosoven dhe Bosnjen nga "shengeni tejet i bardhė". Kjo eshte aresyeja e pare e mospjesemarrjes se Topit ne ate samit. Aresyeja e dyte, siē e dime te gjithe, eshte mos ftesa e presidentit kosovar ne te famshmin samit, ashtu siē veproi evropa edhe ne Shkup, Podgorice...etc. Bashkimi evropjan u hakmor ne menyre shume te poshter ndaj shqiptarve per aresyen e thjeshte se keta te fundit ndertuan per here te pare nje autostrade qe lidh etnikumin shqiptar, dhe se kjo veper madheshtore u realizua nga ndermarrje amerikano-shqiptaro-turke e jo evropjane. Po edhe sikur te mos ishte ndertue kjo autostrade, skenari evropjan do t'ishte krejt i njejte. Evropa nuk e do shqiptarin; "dashuria" e shqiptarit ndaj evropes duhet te jete reciproke. PS. Nuk e kuptova ku deshte me ia qit me kete fjaline e fundit: E aprovon apo jo qendrimin e kryetarit shqiptar ? |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
[quote=Fshatari]Novi sadi(serbia) bashk me evropen e perjashtuen Shqiperine, Kosoven dhe Bosnjen nga "shengeni tejet i bardhė".
Kjo eshte aresyeja e pare e mospjesemarrjes se Topit ne ate samit. Aresyeja e dyte, siē e dime te gjithe, eshte mos ftesa e presidentit kosovar ne te famshmin samit, ashtu siē veproi evropa edhe ne Shkup, Podgorice...etc. Bashkimi evropjan u hakmor ne menyre shume te poshter ndaj shqiptarve per aresyen e thjeshte se keta te fundit ndertuan per here te pare nje autostrade qe lidh etnikumin shqiptar, dhe se kjo veper madheshtore u realizua nga ndermarrje amerikano-shqiptaro-turke e jo evropjane. Po edhe sikur te mos ishte ndertue kjo autostrade, skenari evropjan do t'ishte krejt i njejte. Evropa nuk e do shqiptarin; "dashuria" e shqiptarit ndaj evropes duhet te jete reciproke. PS. Nuk e kuptova ku deshte me ia qit me kete fjaline e fundit: E aprovon apo jo qendrimin e kryetarit shqiptar ?[/quote] Jo jo nuk u takoj atyre qe nuk u dihet kur qeshin e kur qajn, kur mahiten e kur pernime. Topi beri ashtu si i ka hije te beje vellau i madhe, kur i neperfolet vellau i vogel. |
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
[B]Zogbi: Garė e ngushtė PD-PS nė Shqipėri
[/B] 19.06.2009 Partia Demokratike e Shqipėrisė nė qeveri, po udhėheq ndaj Partisė Socialiste nė opozitė pėr dy pikė, ka treguar njė hulumtim i opinionit, i realizuar nga Zogbi Interneshėnell. Dhjetė ditė para zgjedhjeve tė pėrgjithshme, 40 pėrqind do tė votonin pėr PD-nė, ndėrsa 38 % pėr PS-nė, konstatohet nė kėtė hulumtim. Por, koalicioni i udhėhequr nga PD-ja dhe ai nga PS-ja kanė mbėshtetje tė njejtė, nga 42% tė votuesve. Kjo garė zgjedhore ėshtė shumė e barabartė, tha Sem Roxhers, nga Zogbi Interneshėnell. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:04. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.