![]() |
Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
[B]Vrasja e nėnės, vajza: Pistoletėn e bleva[/B]
[URL="http://javascript%3Cb%3E%3C/b%3E:;"] [/URL] [B]POGRADEC Anila Angjo ėshtė marrė nė pyetje lidhur me ekzekutimin e sė ėmės, teksa ka dhėnė deklarata kontradiktore[/B] [B]29-vjeēarja ka pohuar se me tė ėmėn grindej herė pas here dhe nuk kishte marrėdhėnie tė mira, pasi ajo i kėrkonte llogari[/B] [B]POGRADEC -[/B] Ndėrsa dje Shpresa Angjo ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, vajza e saj e birėsuar ėshtė marrė nė pyetje nga oficerėt e policisė gjyqėsore. 29-vjeēarja ka rrėfyer lidhur me pistoletėn "Zastava" me tė cilėn qėlloi nė zemėr nėnėn e saj 66-vjeēare duke i shkaktuar vdekjen, teksa deklaratat lidhur me vrasjen kanė qenė kontradiktore nė vetvete. "Pistoletėn e kam blerė pėr 200 000 lekė tė vjetra", mėsohet tė ketė deklaruar e reja, qė gjithsesi nuk ka pranuar qė tė japė hollėsira tė mėtejshme lidhur me personin qė i ka siguruar armėn e krimit dhe qė nuk dihet prej sa kohėsh e mbante nė shtėpi. Ndėrkohė, lidhur me vrasjen fillimisht ajo ka deklaruar se nuk ka dashur qė tė qėllonte kundėr sė ėmės dhe se vrasja ka qenė aksidentale. Ajo ėshtė shprehur se me mamanė nuk kishte marrėdhėnie tė mira, pasi ajo i kėrkonte shpesh llogari. Kjo gjė bėntė qė ato tė kishin shpeshherė konflikte bashkė dhe qė 29-vjeēarja tė mos e pėlqente. Mė tej ajo ka deklaruar se gjithēka ka qenė njė veprim i pamenduar dhe se ka qenė pikėrisht zotėrimi i pistoletės ai qė e ka bėrė qė tė arrijė deri nė njė veprim tė tillė ekstrem sa tė qėllonte tė ėmėn nė zemėr. Ndėrkohė, po punohet pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e vrasjes sė ndodhur. I marrė nė pyetje, kryefamiljari, i vetmi person i pranishėm nė vendngjarje ka deklaruar se ka qenė njė grindje mes vajzės dhe sė ėmės, grindje qė kishte nisur rreth orės 03:30 tė mėngjesit tė sė martės dhe qė u pėrmbyll tre orė mė pas me vdekjen e 66-vjeēares Shpresa Angjo. Ndėrkohė, burime tė policisė bėnė tė ditur se 29-vjeēarja njihet si kontigjent, si dhe si pėrdoruese e drogės dhe alkoolit. I njėjti pohim ėshtė bėrė edhe nga babai i vajzės. Ky i fundit ka rrėfyer se Anilėn e kishin birėsuar nė kohėn qė ajo ishte vetėm 6 vjeēe, pėr shkak se me bashkėshorten e tij nuk mund tė kishin fėmijė. Por me rritjen e saj kanė nisur dhe problemet, tė cilat duket se vajza nuk i kishte vetėm me familjen, por edhe me tė afėrmit dhe fqinjėt. Dje nė orėn 12:00 u zhvillua edhe ceremonia mortore pėr 66-vjeēaren Shpresa Angjo. Ndėrkohė, sot pritet qė 29-vjeēarja tė paraqitet nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė ku do tė njihet me akuzėn, ndėrkohė qė do tė vendoset pėr tė edhe masa e sigurisė. Mėsohet se akuzat e ngritura ndaj saj janė "vrasje me dashje", si dhe "armėmbajtje pa leje". *************************************** [B]Vajza e adoptuar, plumb nė zemėr nėnės[/B] [B]POGRADEC/ Anila Angjo, 29 vjeēe, ka qėlluar me pistoletė nėnėn e saj 66-vjeēare, duke i shkaktuar vdekjen[/B] [B]Babai 70-vjeēar rrėfen se e bija ishte shumė problematike dhe se vrasjen e kishte kryer shumė gjakftohtėsisht[/B] [B]POGRADEC -[/B] Vret me njė plumb nė zemėr gruan qė e birėsoi nė moshėn gjashtė vjeē dhe qė e rriti e mė pas vetėdorėzohet. Ngjarja ka ndodhur fare pranė qendrės sė qytetit tek rruga "Rinia", tek njė pallat pesėkatėsh. Rreth orės 3:30 tė mėngjesit, nė katin e katėrt, tek familja e Jovan Angjos janė dėgjuar zhurma dhe britma tė pazakonshme. Rreth orės 6:30 kryefamiljari 70-vjeēar, ish-ushtarak i lartė, ka hapur derėn e jashtme dhe u ka kėrkuar ndihmė fqinjėve, pasi vajza e tij, 29-vjeēarja Anila Angjo, i kishte vrarė bashkėshorten me pistoletė nė kuzhinėn e shtėpisė. [B]Rrėfimi[/B] Nė katin e katėrt tė hyrjes anėsore me pamje nga bulevadi "Rinia" mėngjesin e djeshėm tė afėrmit vijonin tė pastronin njollat e gjakut tė 66-vjeēares Shpresa Angjo, e cila humbi jetėn pas njė goditjeje nė zemėr nga vajza e saj e adoptuar. 70-vjeēari Jovan Angjo dikur ushtarak i lartė, shef shtabi, qėndron nė kuzhinėn e shtėpisė i pėrlotur dhe tepėr i tronditur. Ai ende nuk e beson atė qė ka ndodhur para pak orėsh, pikėrisht aty nė kuzhinė ku ai pret njerėz pėr ngushėllim. Pas njė pause, ai pranon tė tregojė pėr gazetėn tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje makabre. "Rreth orės 3:30 tė mėngjesit hyri nė dhomėn tonė tė gjumit Anila dhe mė kėrkoi tre cigare. Pasi i piu ato tre cigare hyri pėrsėri dhe mė kėrkoi cigare tė tjera. I dhashė tė gjithė paketėn e cigareve, por ajo e rindezi cigaren dhe filloj qė ta shkundė mbi trupin e sė ėmės, Shpresės. E pyeta se ē'po bėnte ashtu dhe i thashė tė largohej se nuk kishte lezet, pasi ishte vajzė e rritur, por ajo nuk lėvizi dhe vazhdoi ta hidhte hirin e cigares mbi jorgan, aty ku ndodhej ime shoqe. Mė pas i tha "Ēohu e mė sill njė tavėll duhani. Mjaft fjete! Mė shėrbe mua". Filloi ta provokonte gruan time me fjalė fyese e mė pas i tha me ironi se do tė tė vras. Unė u ngrita, - thotė Jovani, - dhe shkova te telefoni qė tė njoftoja policinė, por ajo e kishte shkėputur telefonin. I kishte hequr fishėn dhe e kishte fshehur. Madje kishte marrė edhe ēelėsin e derės sė jashtme. Ndėrkohė u ngrit edhe gruaja, Shpresa, dhe u fut nė kuzhinė. Nė momentin qė ajo hyri nė kuzhinė, Anila iu lėshua me njė hekur pėr ta goditur. Gruaja mbeti te kolltuku anėsor i kuzhinės pas goditjes, e tronditur qoftė nga gjesti por edhe nga dhimbja. Mė tej Anila doli nga kuzhina dhe u kthye me njė pistoletė "Zastava" nė dorė. Por para se tė futej nė kuzhinė ajo bėri njė shkrepje arme nė korridor dhe ne tė dy e humbėm mendjen, u mpimė dhe nuk ishim nė gjendje tė bėnim asgjė. Kur ajo u fut nė kuzhinė, iu afrua Shpresės dhe nga njė distancė e afėrme e qėlloi drejt e nė zemėr. Mė pas, shumė e qetė mė tha ta merrja ta ēoja nė spital, si dhe tė lajmėroja policinė qė tė vinte tė merrte atė vetė. Ndezi njė cigare, qėndroi nė kuzhinė pranė kufomės sė tė ėmės. Vendosi dhe fishėn e telefonit dhe hapi derėn e jashtme me ēelėsin qė kishte nė xhep", rrėfen Jovani. Mė tej, 70-vjeēari shprehet se vajzėn e kishin adoptuar kur ajo ishte 6 vjeē. "Zoti nuk na dha fėmijė dhe e deshėm edhe ne njė fėmijė, - thotė ai. - E morėm nga shtėpia e fėmijės duke e adoptuar. Por duhet thėnė qė megjithė pėrkujdesjet Anila na e nxiu jetėn me prapėsi. Zihej shpesh dhe dhunonte tė ėmėn. Konsumonte shumė alkool, madje edhe mund tė drogohej dhe vinte nė shtėpi si e ēmendur. Shumė herė kishte pėrfunduar nė polici pėr prapėsitė e saj tė shumta. Madje, - thotė ai, - para disa kohėsh i vjen dhe e takon mamaja e saj biologjike, njė grua nga Kukėsi, qė e kishte ēuar nė shtėpinė e fėmijės. Ishte problematike dhe pėr pallatin dhe fqinjėt..." [B]Policia [/B] Grupi hetimor ka shkuar nė vendngjarje, ndėrsa nė morgun e qytetit ėshtė bėrė ekspertiza mjeko-ligjore. Mėsohet se viktima kishte vdekur nė vend pasi plumbi i pistoletės "Zastava", qė Anila e mbante pa lejė, e kishte qėlluar direkt nė zemėr. Policia shprehet se 29-vjeēarja ishte njė vajzė problematike. Vetėm para pak muajsh ajo ka qenė duke drejtuar njė veturė dhe krejt e dehur ka qėlluar para Bashkisė disa vetura luksoze duke iu shkaktuar dėme tė shumta. Ishte e papunė. Dilte nėpėr rrugėt e qytetit nė shėtitoren buzė liqenit pothuajse ēdo mbrėmje me njė qen race tė bardhė. Sipas bluve, nė momentin qė punonjėsit e policisė mbėrritėn nė banesė, ajo ishte krejt e qetė dhe nuk ishte e dehur. |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Ne Nje Vere Deri Sa Isha Ne Pushime Ne Shqiperi Ne Nje Rreth Aty Afer Nje Qytetit Babai Vret Djalin Mendoj Se Disa Shqiptar Kan Probleme Psiqike Perndryshe Kjo Nuk Ka Mundesi
|
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Jan Duke Ndodhur Disa Gjėra Qe Ka Kohe Qe Me Shtyjne Te Mendoj Se Qka Esht Ne Pyetje
Vrasjet Neper Familje Jan Kriza Dhe Qthurje Mentale Qthurje Ekulibresh |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Mendja Qorree Dhee Smure E Disa Njerzve Qe Bejne Kso Veprash Makabre Pa Marr Para Sysh Se Si Esht Situata Dhe Grindja Prindi Esht I Shejt
Dhe I Papprekshem Nuk Guxon As Ne Mendje Te Jet Dhuna Me Prindin |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Megjithat Veprimet Kan Shkuar Shum Larg Eshte Pa Besueshme Se Te Shqiptart Po Ndodh Hataja Kjoodeshmonse Ne Psiqike Diqka Nuk Shkon
Kso Vrasjesh Kur Dashuria Per Nenen Duhet Te Jet Shejteria Ma E Larte Te Len Pa Tekst Vrasjet Ne Familje Ne Shqipri Kan Arrit Te Devijojjne Dhe Te Zhgenjejne Shum Njerz Dhe Situata Esht Alarmante Duhet Te Ndryshohet Diqka Qe Ky Popull Te Jetoj Ndryshe Jo Me Ekto Ngaerkesa Agresive Dhe Krime E O Veprime Te Tilla Makabre |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Lirik... pajtohem me ty se ka ardh fundi i botes .. NENA osht e shenjt .
|
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
mozo ma keq qka nuk ndoshin te shqiptart
|
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
ka kohe qe bertas e me ne fund dikush po me degjon
keto gjėra nukk jan normale prandaj reagoni shkruani keto fenomene nuk jan normale populli yne ka diqka gjith ky agresivitet ndersa ne shqiperi ka fenomene vrasjessh qka mendja s ta merr e dhe ne kosove jo pak pra diqka po ndodhe po qka |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
mozo ma keq qka nuk ndoshin te shqiptart
po e them se diqka fenomenale esht ne pyetje ne shqiperi krimi ne familje po degjenron dita dites diqka nuk esht ne rregull ky popull dikur nuk ishte kshtu diqka ka ndodhur ne nje mase te njerzve nuk jan punet mire duke shkuar mendoj se ketu ka diqka nje fenomen esht jam nje person qe me interesojn hollisrat dhe jam kureeshtare keto dukuri i kam se nuk jan te mira prandaj duhet te qrrenjoset e keqja te shqiptart duhen marre masat se üari te konstatohet qka esht ne pyetje sepse diqka mshefet ktu sepse te vriten ne familje e te behen gjėra kaq te pa logjikshme ktu nuk ka logjike kurfare |
AW: Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
[quote=lirik]mozo ma keq qka nuk ndoshin te shqiptart
po e them se diqka fenomenale esht ne pyetje ne shqiperi krimi ne familje po degjenron dita dites diqka nuk esht ne rregull ky popull dikur nuk ishte kshtu diqka ka ndodhur ne nje mase te njerzve nuk jan punet mire duke shkuar mendoj se ketu ka diqka nje fenomen esht jam nje person qe me interesojn hollisrat dhe jam kureeshtare keto dukuri i kam se nuk jan te mira prandaj duhet te qrrenjoset e keqja te shqiptart duhen marre masat se üari te konstatohet qka esht ne pyetje sepse diqka mshefet ktu sepse te vriten ne familje e te behen gjėra kaq te pa logjikshme ktu nuk ka logjike kurfare[/quote] vertet eshtė nji fenomen i quditshem dhe eshtė gjthnji e me shum ne rritje por eshtė ne te gjitha vendet ne tranzicion ne trojet shqiptare eshte fenomen i ri dhe me intenzitet me t emadhė sepse nji ndikim te fuqiahem kan edhe zakonet edhe religjione por shum me shum ka ndikim mospajtimi ne mes te gjeneratave dhe eshte e vertet se duhet te nderrmerret dishke por kjo ju takon sociologve dhe socio-psikologve qe ta kerkojnė burimin kryesor et ktij fenomeni te shemtuar , ne do mundohemi kot te gjejmė pergjegjėje dhe vetme do sjellim devijime ndersa ata jan expert te shkolluar dh eduhet ta ndihmojn shtetin ne kto raste. flm per mirkuptim... |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Une mendoj se nuk duhet te shikohen televizionet dhe te lexohen mediat e shkruara dhe elektronike ne shqipri,sepse na e helmuan edhe popullin e kosoves me kesi ngjarje makabre.Keto gjera din te ndodhin vetem atje me kaq mizori te pa pare ne vet familje,kurse sa i perket trojeve jasht shtetit Shqiptar keto gjera jan shum te pakta ose fare.Na e morren fetyren keta rrebell te pa fe e pa kultur.
|
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
[quote=Keneri]Une mendoj se nuk duhet te shikohen televizionet dhe te lexohen mediat e shkruara dhe elektronike ne shqipri,sepse na e helmuan edhe popullin e kosoves me kesi ngjarje makabre.Keto gjera din te ndodhin vetem atje me kaq mizori te pa pare ne vet familje,kurse sa i perket trojeve jasht shtetit Shqiptar keto gjera jan shum te pakta ose fare.Na e morren fetyren keta rrebell te pa fe e pa kultur.[/quote]
Nuk do isha pajtuar me mendimin tuaj -me falni por gjerat nuk rrjedhin simbas territorit ! Te quash dikend ashtu (rrebel) nuk do tingellonte mire ne veshin qe kupton gjuhen tone ! Me nderime Oqeani |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
ne shqiperi po ndodh fenomeni vrasjet qe po ndodhin nuk esht fajtore populli por ka diqka te jashtzakonshme kadiqka esht nje shkaktarė perse ma pare nuk ndodhnin keto mizori e poshtersi ma pare familja ishte e shejt ne shqiperi
ku domoninontee dhe logjika dhe kishte stabilitet un mendoj se diqka ka ktu diqka mshefet ktu nji fenomen edhde ne kosovė po ndodhin disa qudira nga njiher prandaj situata paraqet rrezik diqka ka dhe me kembngulje po t hem se diqka ka ktu shkqet jan dikun e ku ? ku jans shkaqet e kti agresiviteti qe nuk po ndalet nuk dihet kjo aspak nuk i dihet ketu ka diqka qe mshefet ka nji ndikim ka diqka qe duhet marr masat menjiher sepse situata ka kaluar kufijt un para dy tri dite bisedova ne telefon me nje person nga shqiperia dhe epatem ket teme ai person ka qene ma pare diqka i rendesishem ne shqiperi e njoh qe shum vite qysh nga shqiperia qe nga viti 1992 per her te pare kur isha ne shqiperi jeton qe disa vite ne itali dhe ka ik dhe e ka lshuar vendin pikrisht per kto shkaqe si shum te tjere dhe me tha kultura esht e dobt e shqiptarit ne nivel shum te ulta e te pa zhvilluar ky esht shkaku u pajtova deri dfikun me ket mendim te ti por kjo nuk esht krejt nuk e besoj ka edhe diqka tjeter ktu disi jam i dyshimt nuk e besoj se agresiviteti esht shkaku i vetem diqka esht duke e nxitur veprimin e pa logjike dhe duhet te ndermerren masak konkrete qe situata te ndryshoj gjithnji kam thene duhet nji keshillimore publike ku qytetari duhet te jet i detyruar me ligj te shkoj ne ato ligjerata dhe te mos se si duhet te sillet ne situata te jashtzzakonshme ndryshe |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
Mua me vije keq kur has ne tregime te tilla qe e kan vendin neper gazeta bulevardesh apo kronika te zeza policie!
Dikush tha se, Nena eshte e shenjet, pa e lexu fare shkrimin dhe te sheh se ketu kemi te bejme me nje femi te biresuar(adaptuar) qe lirisht i shtohet ajo moslidhshmeria biologjike dhe e trashegimit te shume tipareve me prindin e vertete biologjik! Mandej ,nga nje ngjarje makabre behen pergjithesime qe nuk kan asnje mbeshtetje! Kjo PSE -SEPSE , nese vije si konstatim i hamendjes e jo i nje studimi te mirefillt sociologjik atehere edhe mbetet nje HAMENDJE ! Jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend dhe ne te gjitha kohrat kan ndodhe dhe ndodhin vrasje . Kjo vjen ,thjeshte nga natyra njerezore sepse si e vetmja qenje "SOCIALE" edhe bene akte te tilla me paramendim. Ketu po i perjashtoj vrasjet qe behen ne afekt sikur qe ndodhe edhe tek gjallesat tjera!! |
Titulli: Fundi i ksaj bote bija e vret nene n
[quote=GURI SYLAJ]Mua me vije keq kur has ne tregime te tilla qe e kan vendin neper gazeta bulevardesh apo kronika te zeza policie!
Dikush tha se, Nena eshte e shenjet, pa e lexu fare shkrimin dhe te sheh se ketu kemi te bejme me nje femi te biresuar(adaptuar) qe lirisht i shtohet ajo moslidhshmeria biologjike dhe e trashegimit te shume tipareve me prindin e vertete biologjik! Mandej ,nga nje ngjarje makabre behen pergjithesime qe nuk kan asnje mbeshtetje! Kjo PSE -SEPSE , nese vije si konstatim i hamendjes e jo i nje studimi te mirefillt sociologjik atehere edhe mbetet nje HAMENDJE ! Jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend dhe ne te gjitha kohrat kan ndodhe dhe ndodhin vrasje . Kjo vjen ,thjeshte nga natyra njerezore sepse si e vetmja qenje "SOCIALE" edhe bene akte te tilla me paramendim. Ketu po i perjashtoj vrasjet qe behen ne afekt sikur qe ndodhe edhe tek gjallesat tjera!![/quote] Shume gjykim i drejte e me vend. Pse i gjeneralizoni gjerat tej mase o njerez. Kjo ngjarje eshte tronditese, kuptohet, po nuk eshte "ekskluzivitet" shqiptar. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:42. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.