Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga Poetė tė ndryshėm (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14316)

ShEjToNkA 12-07-04 13:43

Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Pershndetje !
Ju fėtoj tė postojm poezi nga poetė tė ndyshėm...........Me Respekt "shejtonka"


C'Ėndėrr

Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr Ty unė befas ndjeva mallė.
Jetojmė tė dy nė njė qytet ,
Dhe rallė shihemi sa rralė.

Edhe m'u dukė pak e quditshmė
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.

Dhe thėnja e vjetėr e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė ne botė,
kurse te fjeturit veq".

Nė C'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?..
Ca pika shiu ranė mbi qelq,
Dhe unė pėr Ty sec ndjeva mall!

Ėshtė njė poezi e shkruarė nga shkrimtari i njohurė Ismajl Kadare,dhe njė poezi qė ėshtė favorit i imi, tė cilen e loxojė mė shumė ėndje dhe nuk mė merzitet kur.................

ShEjToNkA 12-07-04 14:31

Nė Parkun Qė Mbuluan Fletėt

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrish.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė,
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkonė.

Nga Vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt,
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur,
Me kėta flokė ,mė kėtė hap,
Tok tė egrėn klimė e zbuti,
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhė ndryhse,
Tė ndodhėte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukėshin pėrbindshta ,
Qė tė kjo botė tė vije Ti......

--------Nga Ismajl Kadare

Drama Me Njė Ballo Mbi Prishtinė

Nė filim ishte vallėzimi vije fjala
Dhe lufta pastaj

Luftrat nisin nė Marės nė Ballkan dhe nuk mbarojnė
As kur ndalen
Nė intermexo tė pėrleshjve Ballkanasit dehen vallėzojn

Me 24 Marės bomba ja kėputi duart Adrianės
Kėmbėt Arditit
Por buzėt e puqura s'i ndanė

Ajo ishte balerinė ,ai futbollist
Nė prak tė cdo lufte lindin dashuri tė mėdha
Dhe nuk mbarojnė me vdekjen e pėrsonazhve

Ra edhe bomba e dytė , e tretė
Yjet disi ndrisin mė fothtė mė ashpėr

Qyteti dridhej luhatej si nė rok and roll

u vendos shtetrrethimi si bėht rrethi i vallėve Ballkanase
Duart shtrėngoheshin dhėmbet tendoseshin kėmbet
Nė dhe shikim qartej

Refugjatėt ecnin pabazė majė gishtrinjve
Si nėna e Angjelin Prelocajt
Kur po kalonte kufirin

Nė dritė bombash dy tė rinjė qonin dashuri
Putheshin lisat brigjet rrokaqiejt....

E unė???Mrekullohesha me atė vallzim global
Tė sendeve dhe botės sė gjallė

Dhe nuk dija qė ishte vasha ime ajo
Qė sapo humbi duart
apo ajo tjetra qė i falej dashnorit tė ri

Ajo ėshtė Yll sidoqofėt
Vetėm yjet vdesin nė vallėzim
Ah jo!S'vdesin fare po flejn deri nė aktin e dytė, tė tretė ..deri nė pa fundėsi
Rikthehen tė bukur fanitės vazhdės yjore

Yjet nuk shuhen pa shihni lehėt shkėputen
Dhe i futen qiellit nė gji si plumbat nė gjokės dėshmoresh

sikur shkėputen buzet e puthura

Pastaj vjen njė heshtje e madhe sa melniumi
Lufta u ndal pikėllim jo

Tė prekur deri ne lot numėronim
Kush mbeti kush shkojė
Foletė e cnukura bah ,dashuritė e humbura

Vashen time nuk arrita ta takoj

Yjet Nuk Preken............

----- Nga Halil Matoshi

_____________________________

Ma e Mirė Ėshtė Njė e Vėrtet e Hidhurė Se Sa Njė gėnjeshtėr e Ėmbėl

ShEjToNkA 16-07-04 00:09

Ketu S'do Jem

Ketu s'do jem ,do jem larguar,
Nė tokė i tretur si tė tjeret.
Nė kafenen e preferuar.
Nuk do mė shohin kamarieret!

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė.
Mbi varrin tim do tė rrijr i heshtur
Njė qipariz si murg i ngratė.

Ti do trishtohėsh atėher,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė.
Dhe kur nė xham tė fryej era,
Do qash me erėn dalengadalė.

Po kur tė jesh e mėrzitur shumė,
Nė raft tė librave kėrkom,
Aty do jem i fshehur unė,
Nåe ndonjė fjalė a ndonjė shkronjė!

Mjafėton qė librin pak ta heqesh,
Dhe unė zbres do t'vi ė pranė teje.
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si njė blerim pas njė rekeje.


Malli Pėr Heronjtė

S'ka heronj ,heronjtė i pėrzumė
Me lavdi pėrdit i nanuritem
Dhe me lajka dalngadal i vumė
Njė nga njė nė prehje dhe nė gjumė.

S'ka heronj,heronjtė u mėrzitėn,
Prisnin ėndrat,ėndrat u vonuan.
Duke pritur heshtėn e dremitėn,
Dhe nė nina-nana u kėnduam.

C'digjeni nga malli pėr heronjtė?
Kush e di kur kthehėn nga kjo anė.
C'i kėrkoni?Pritja ėshtė e kot!
Ska heronj ,tani ka pelivane!

----------Nga Dritero Agolli

Vera 19-07-04 18:59

[color=red][b]Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!


[/b][/color]

Gjermani_futbollist 20-07-04 18:57

hehe
 
a bravo bre vera se kan tha se "njė her vjen Vera nga dera"
bukur e paske shenu a ??
bravo moj

tung te pershendesssssssssssss

OROSHI 20-07-04 23:08

Te lumte Vera,je e para qe bane nji shkrim per nje poezi kaq shqiptare dhe kaq te bukur,neser do te postoj disa poezi te Lahutes se Malcise(qe ketu askush nuk e permend),do e shikoni vete se sa te bukura jane!!!!!!!!!!!!

ShEjToNkA 21-07-04 14:57

Flete Testamenti

Nė zgjimin tim mė tė heshtur tė mė ngurosni
Nė filijimin time mė tė begatshėm tė verės
Nė nisjen time nė fillim tim tė ri
Nė gjumė shekujsh me nderime tė me zgjojnė
Le tė mė puthė rrezja e qarėt ngazllyese
E druvarit tė fjetur nė rudinė
Myshku le tė jet dhithėmonė i blert mbi gurė
Emėr tė mos ket e shkronja le tė flas
Nė gjuhen e vjetėr tė kafshės sė zezė
Guaca e kėrminjė le tė vinė pėr dasmė
Mbi rrasėn time
Le tė shtrihen edhe ata si dy yje
Ftohė le tė bėj verės e verės verė
E mė njė pik ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mishėrohen
vermeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
Deri tė shtėpia ime e bėrė me dru e kashtė

Le tė thyhet cdo pasqyrė qė ka ballsamosurė
Ballin tim e mrolen e castit plotė mllef
Se ja tek po zgjohet er e re e dashuris sė tokės
Se jam i pa rrezikshėm kaq i pa fuqishėm
Mumje pėrfytyrim qė karahasohet me rrahun
Tek do mė vini pėrsėri ju pas
Le tė mė len tė fle tė qet si pranė stufe
Dimrit tė madhė tė dashuris sime
Nuk do tė pėrpelitem s'do rrutullohem
s'do shplohem natėn nud do tė kollitėm
Me fjalėt e mia le tė mallkojnė
Nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
Nė duart qė i kam prekur le tė mė leshojnė
Rrjedhės sė qetė tė fatit qė pret
Shigjet e merisė le tė bjerė mbi dhe
Nė shkretiren e moskuptimit le tė fiket
Kurr l tė mos mė vijnė kur unė nuk i pres
Ata qė tėrė jetėn i prita ,tė dashurit

C'po flas kėshtu pash Zotin?????

Jusuf Gėrvalla

ShEjToNkA 22-07-04 00:31

O Moj Shqypni, e Mjera Shqypni

O moj Shqypni,e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas qenė njė zojė e rėnd,
Burrat e dheut tė thrisnin nanė.
Ke pas shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima,me gra tė dlira;
Ti ndėr gjithė shoqėt ke qenė ma e mira!


Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i Shqyptarit gjithėmonė i zoti
Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrama kur s'i mbetun.
Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnis,
I ka shti dridhen gjithė Rumelis;
Ndėr lufta t'rrebta gjihtėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithėmon asht nda!

Por sot,Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė,tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė ,si fushė me lule
Ke pas qenė veshun ,sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vetė e ke prishurė pėr faqe t'zezė!

Shyptar“ ,me vllazen jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind qeta jeni shpėrnda;
Sa thonė kam fe sa thonė kam din;
Njėni: " jam turk" tjetri: " latin"
Do thonė: "jam grek", "shkje" Disa tjerė,
Por jemi vllazen t'gjithė more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnu me gru e motėr,
E pėr sa pare ju do t'fitoni,
Besėn e t'parve t'gjithė e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarmė nė votėr ,as dritė,as pishė;
As gjakė nė faqe, as nderØndėr shokė;
Por asht rėrxue e banum trokė!

Mblidhniu ju varza ,mblidhniu ju gra,
Me ata sy t'burė q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypnin e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!

Kujt i ban zemra m'e lan' me dekė
Ket far trimneshe, qi sot asht mekė?
Kėtė nanė tė dashtun a do ta lėmė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kam?

Nuk,nuk! Kėtė marre askush se do
Kėtė faqe t'zezė gjithėkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!

Coniu Shqyptarė ,prej gjumit coniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu;
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithėkund l'shon vap'ė dhe rreze,
Asht tok' e jona,prind na e kanė lanė
Kush mos na preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.

Vaso Pasha

Barbaroza 22-07-04 15:20

Re: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
 
[quote=ShEjToNkA]Pershndetje !
Ju fėtoj tė postojm poezi nga poetė tė ndyshėm...........Me Respekt "shejtonka"


C'Ėndėrr

Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr Ty unė befas ndjeva mallė.
Jetojmė tė dy nė njė qytet ,
Dhe rallė shihemi sa rralė.

Edhe m'u dukė pak e quditshmė
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė


Dhe shirat pa ylber nė mes.

Dhe thėnja e vjetėr e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė ne botė,
kurse te fjeturit veq".

Nė C'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?..
Ca pika shiu ranė mbi qelq,
Dhe unė pėr Ty sec ndjeva mall!

Ėshtė njė poezi e shkruarė nga shkrimtari i njohurė Ismajl Kadare,dhe njė poezi qė ėshtė favorit i imi, tė cilen e loxojė mė shumė ėndje dhe nuk mė merzitet kur.................[/quote]

[b]ShEjToNkA,kjo poezi me pelqen edhe mua shume,shume,shume![/b]

Barbaroza 23-07-04 13:23

[b]Poezi nga Xhevahir Spahiu

-----------------------------------

FJALA

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh : nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe ,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak.[/b]

Barbaroza 23-07-04 13:28

[b]APOTEZA GRI

--------------------------

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra eshte gri
Gjaku eshte gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti eshte gri
Shpirti eshte gri
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra

Xh. Spahiu[/b]

aferdita 25-07-04 20:26

MUND TĖ MARR UDHĖ - Agim Mala


Gjithēka mund tė ndodhė
Nė ēastin tjetėr mund tė mos jem
mund tė marr udhė
bie fjala pėr nė Gullag
apo nė Shat El Azar
pėr nė Uzbekistan
tė tė shkruaj letra tė shkurtra
e dashur

Mirė jam
jam nė jetė


************

LETĖR NJĖ LUFTĖTARI


Duke pritur tė kalojė stuhia
na rritet mjekra thonjtė
na zėnė ethet

Gojėkyēur
numėrojmė shkopinjtė
fyerjet sharjet shkarjet

Unazat
luajnė nga vertebralja

Duke pritur
harrojmė se jemi

Harrojmė se nė kėtė shekull
mbeten tė vėrteta
vetėm ato qė thuhen.

aferdita 25-07-04 20:43

Naim Frasheri

FALJA

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! Falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojm

aferdita 25-07-04 21:45

Ismail Kadare

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

[size=14]Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.

ShEjToNkA 28-07-04 00:40

Ti Nuk Mė Beson

Edhe kur t'shikoj
Edhe mbytem nė sytė e tu
Ti nuk mė beson
Edhe kur nuk flas
E them shumė mė shumė
Ti nuk mė beson
Edhe kur shpirti im
Tė zbulon dhe tė ngrohė
Ti nuk mė beson
Po pse duhet ta them me fjalė
A fletė shpirti
Po jo ore
Pyete vetėn ,pyete kėdo
T'i prap mund tė mos besosh
Por kjo nuk do tė mė pengoj
Se aq shumė ,aq shumė tė DASHUROJ
Tė vėrtetėn duhet ta pranosh
Se shpirtit tim s'mud tė mos i besosh

aferdita 28-07-04 20:44

[color=brown]Te Pakten Ecjen..

Mė ke ndarė nė mes,i dashur
pa ditur, pa kujtuar
pėr dobėsitė e mia tė forta
pėr lutjet e ngutura tė shpirtit
pėr gjithcka e ėnden
qė s'ėshtė as imja, as jotja

shtėpinė nė fund tė botės
cuar ma paskan
shpirtin nė djall,gjithashtu
ndėrsa ti me qiellin njėsuar
treteni nėvallėzimin blu [/color]

**************

[color=red]LETER DASHURIE

Eshtė shpejt,i dashur
pėr ta ndezur nje yll
qofte dhe per nje cast


eshte shpejt, i dashur
ta gjakosim muzgun
qofte dhe per nje nate


eshte shpejt, i dashur
t'i njomin buzet
qofte dhe me nje enderr


eshte vone, i dashur
qofte dhe padshje
t'i perlotim syte


pikėllimi
pikė
te mbyt
[/color]

aferdita 28-07-04 21:31

[b] E TERA DASHURI

Etera dashuri jam
do t'i harboj sytė
tė tė shkelin si mizė
qė tė fshihets'di nga
vėshtrimi i ndezur
si fije bari ironik

do t'i harboj sytė
tė tė vdesin pėrkėdheljet
e tė tė varrosin pastaj
si njė copėz zemėr

do t'i harboj sytė
gjer nėeshtra tė tė ndezin
me pishtarė gjaku pöot zjarrmi

do t'i harboj sytė
tė pafajshimit ledhatar

e tėra jam dashuri...........[/b]

ShEjToNkA 29-07-04 00:31

Para Elegjisė

Njė ditė do t'i marrėsh nė gji
Gjethėt e rėna tė stinėve tė tua
Dhe do tė kėrkosh kot vetėn
Shtigjeve tė harruara tė njė moshe
E nuk do tė kesh mė as flokė ere
As shikim ylberi ta matėsh fillin
Dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr
Njė dit do t'i shpalosh vjetėt tua
Si pajėn e nusės sė vdekur
E do tė numrosh fluturat e shkruara
T'agsholeve t'prenduara
E s'do tė kesh ma as zjarr nė buzė
As lot nė sy tė qeshėn ngohtė
Tė qajsh rrejshėm dhe ti manihtėsh
djelmoshat

Njė dit do t'i hash buzėt e tua
Gjurmėt e tua do t'i pėshtysh
Dhe secilin muzg do ta pagėzosh
Me nga njė pendim qė dhemb
E s'do tė kesh mė as sy deti
As hap tė hedhur sorkadheje
Tė shohėsh si t'pėrqeshin gongjet
Dhe tė ikesh prej hijės sate

-----Nga Azem Shkreli

Murgesha 29-07-04 12:04

[color=blue]
[b]

::: GJUHA SHQIPE :::
Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta
rrokullimthi nė kurbet !

Shtriqet fusha e pėrgjumur
dhe njė sy pakėz e hap
shqip ia nis kangės dhe lumi
shqip nis t'flasin rruezat nė gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !

Por... ikėn shqipja nė mėrgim
se varfnia duhet vra
nis fėmija tue psherėtim
edhe shqip ai nis me kja!

Qesh fytyra me vogėlushin
sa mirė shqip ai din me kja
malet jashta frymėn ndalin
deti sytė hapi t'u pa!

Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell
diamante rreth e qark
e vransinėn nė det e hedh
vetėm diellin sjell nė prag ?!

Qė shėron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gėzime
e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !

Gjuhės shqipe i qeshin sytė
nė mėrgim bijtė ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashuritė
dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!


- Lek Gjoka[/b][/color]

aferdita 29-07-04 13:16

[b] ASGJESIM

Nga pamundesia
per te ardhur te ti
u marrosa si era ne puthje gjehtesh

nga pamundesia
per te pare
ne nje nate hajdutesh t'i vodha syte

pamunesia:dhimbjen ma kthen ne zonjush
shpirtin ne errashke te cmendur[/b]

ShEjToNkA 30-07-04 00:48

Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti imė
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jamė gjall',
E jam mirė,
Po kam edhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtet
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Cdo gjė qė tė duash;
Nuk je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėne gjithė c'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhet thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtet!
Ajo bėnte nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurr ,por mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė c'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari me ndonjė grep,
A mbuloji me ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prėhet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė ,Djallėzitė e marrėzitė
Le tė mps rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veq mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt ,puna jote ,Zot' i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė ,gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash ,c'tė tem unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

-----------Nga Naim Frashėri

Murgesha 30-07-04 22:56

[color=blue][b]Ismail Kadare!


LLORA

-I-
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.

Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacione metroshe
Ku me ty brodha

Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.

Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasionit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.

Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-

Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.

Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"

Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.

Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.

Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-

Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi here i merzitur, here i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-

Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-

Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.

Prerje maredheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.

Mbi ijet tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-

Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridianeve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-

Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.

Njohja ne stacionin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.

Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?

Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngul kembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.

Vec te port e shtepise
Nen ca jorgovane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avioni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?

Tek dera e avionit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.

askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-

Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.

Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-

Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.

Ku jane ditet e shkujdesshme.
Te dielat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me injorancen
Vertiteshim si me maska?

Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-

Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.

Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapesira te medha e po aq mund.
por jet“ e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.

Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...

Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.

Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.

Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.



Ismail Kadare (1961) [/b][/color]

aferdita 31-07-04 12:30

[color=indigo]Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.[/color]

ShEjToNkA 02-08-04 01:12

Zhgėnjimi

Kur buza e trandafilte,
M'foli pėr dashuri.
Dhe ajo buzqeshje engjejsh,
Zemrėn ma ndezi ungji.

Kujtova se do tė hapej
Qielli pėr mua n'hare,
Dhe qė n'ekstaze do e ruajė
Besėn ,qė ti me dhe.

Por zemra jote e bardhė,
Sic doja ,s'u tregua!
E thyėr rrahjesh t'reja
Nuk rreh ,jo , mė pėr mua.

Po fjala e dikurshme,
Mizore , vallė ku shkoi?
Po pėrqafimet ,afshi,
Qė shpirti imė provoi?

Ndosha 'i kujtim i ambėl,
Pėr mua do tė flasė,
Ndosha dhe n'thelb tė zemrės
Mėshir t'ke pėr t'pasė!

Ėsht' e vėrtet ,mėshira
N'virtyt figuron;
Por s'ėsht dashuri, o e pabesė
Ti mė s'me dashuron.


--------Nga Pasho Vasa



Arbėreshėt dhe Kėnga e Moresė

O e Bukura More ,
Si tė lash u mė ngė tė pashė
Atje kam o zotin tat
Atje kam o zonjėn mėmė
Atje kam u dhe tim vėlla
Gjithė tė mbuluar e nėn At-dhe!
Petkat e tė mirat tona
Na i lamė tė korona
Shėn Mėrin kemi me ne
Oj e bukura More!
Thelė tė pals, me lot ndėr sy
Na tė lipisnjėm ,Arbėri
Malet tan me lis e driza
Tė bukur shehse me muriza
Tė bukur kronje , tė bukur gropa
Tė bukur gjerdhe me fallopa!
Jemi e vemi ndė Itali
E mė s'ju shomi me kėta si!
Dherat tė hujė hare s'kan
Se s'mbillin printėt tan
Prind ,luftuat me thik me dorė
Ndėrpėr shi , e ndėrpėr bor
Ni ju lėm pa njė qiri
Luajtėm valle nd'atė More
Shtum kangjele ndė ato hje
klishtė e tona tė bukuruara
Shpizit tona tė nderuara!
Ni vjen Turku ,Turku i zi e terpron klish e shpi
Qeti ,shihni jet e re,
Na tha Dorja ,zoti Ndre,
Lipim qėllnjem ka do vemi
Se buartim mallin e s'e kemi
Me kėtė zemėr me kėta si
Klajm keq ket Arbėri
Ndallandishe e ler e ler
Kur tė vish ti njatėr hjer
Vjen tė vish ti te Korona
E s'gjėn ma shpit e tona!
Mė sė gjan trima hajdhjar
Po ngė njė qen ,cė kloft i vrar!
Kur u nistin gjith anit
E dherat tan iktin ka sit
Burrat gjith me nja vajtim
Thirtin grat me nja vajtim,
Dil e hana ti ,Stihji!
Oj More! Oj Arbėri!

aferdita 05-08-04 21:54

[b]NUK JAM FUKARA
QE JAM ME DUAR THATE
JAM FUKARA
SEPSE S'KAM C'TE TE JAPE
JAM FUKARA
SE JAM NGA VUAJTJET I RRAHUR
NUK JAM FUKARA
SEPSE KAM SHPIRTIN E PASUR
ME URREJN
NE LITAR DUAN TE ME VARIN
ME URREJN
SEPSE S'KANE C'TE ME MARRIN
ERDHI VDEKJA
DHE VDEKJEN PO PRES
ERDHI VDEKJA
JA, KETU PO VDES [/b]


************************

AFROHU DHE ME NGROH ZEMREN
QE PER TY PO VUAN
AFROHU DHE ME LARGO DHIMBJET
QE AS GJATE ME MUNDUAN
AFROHU ME AFER
DHE NE SY ME SHIKO
AFROHU DHE ME THUAJ NJE FJALE
ME THUAJ QE ME DO

SHIKOJ SYT E MI
DHE DO GJESH DASHURIN
QENDRO PRAN MEJET
DHE DO TE FALE LUMTURIN
MOS ME RRI LARG
SEPSE SYT LOT ME PIKOJN
ME SHIKO ME VEMENDJE
SHIKO DY SY QE DASHUROJN

ME LER TE TE PREK FLOKET
NGADAL TI LEDHATOJ
ME LER TE TE THEM NJE FJAL
TE TE THEM TE DASHUROJ
MOS I HAP KRAHET
QE TE FLUTUROSH
HAPI KRAHET
TE ME PERQAFOSH
UN NUK LEVIZ DOT
JAM SI AKULL I NGRIR
AFROHU ME PUTH BUZET
DHE SHUAJE KETE DESHIR

KETU JAM DHE PO PRES
QE PRAN MEJET TE ULESH
EJA DHE ZBUKUROJE DASHURIN
BEJE SI NJE TUFE LULESH
AFROHU NGADAL
DHE ME FAL NGROHTESINE
QENDRO ME MUA
DHE DO TE KEMI DASHURINE

ShEjToNkA 10-08-04 17:12

Ku kemi lerė

Nė c'vendė kemi lerė?
Ku na bajnė nderė?
Nė shqipėri.

Po njeri vetė,
Cilė do nė jetė?
Do vend'e tij.

Ku i duket balta
M'ė e ėmbėl se mjalta?
Nė vend tė tij.

Ku mundė tė gėzojė
he me nder tė rrojė?
Nė Shqipėri.

Pėrse tė punojė
Dhe tė lakėmojė?
Pėr vend' e tij.

----Andon Zako Qajupi

Honesty^uk. 11-08-04 19:29

[color=green][b]Roberia

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!

__________ 000 _________________

Kopshti i dashurise


0 pėllumb' i shkruar,
do t'tė marr nė duar
dhe duke kėnduar
gjetkė do t'tė shpie:

Nė njė vend t'uruar
dhe tė lulėzuar,
nė uj'tė kulluar
edhe nėn hie;

Afėr tek njė lumė
ku ka lule shumė,
tė biem nė gjumė,
hena tė na ndrijė;

Yjtė tė shikojnė,
zogjtė tė kėndojnė
edhe tė na zgjojnė
dita kur tė vijė.

Pa ngrėn' e pa pirė
s'mbetemi, moj Mirė,
se u'ndaj tė gdhirė
dėrgoj e na sjellin:

Qumėshtė tė dhirė
dhe djathė tė mirė
pa uj' e pa hirrė,
dhe rrush kur tė vjehn;

Ngjalė nga Janina,
mjaltė nga Kanlna,
verė nga Voshtina
ujė nga Sopoti;

Mollė nga Horia,
mish nga dhėnt' e mia,
desh nga Labėrla, —
na e faltė zoti'


Andon Z Cajupi[/b][/color]

ShEjToNkA 16-08-04 16:13

Mbetje poezish..

E di sa mbetje poezish kam?
Tė haruara nė sitar ,tė lėna nė kompjuter,
Tė hedhura mbi tavolin , tė shkara nėn tė
Tė ngjeshura nė cantė e nuk e di ku mė....

Vargje tė vetmuara
Shkulur nga poezitė e mia
Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji
Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė Ty.

Qortime pėr pakujdesitė e tua.
Pėr lėndimin e krenaris time.
Fjalė tė tua tė hedhura pa vendė,
Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd.

Janė zemrime ,kapėrdime , pėrbetime
Pak hakmarrje qė kur s'ndodhėn.
Buzqeshje tė prera nė mes ,iron,
Dėshira tė shtypura, qė Ti si di...

Ti s'do ta marrėsh vesh kurrė,
Sa herė mė pate ligėshtuar.
Sa herė malli mė pat marrė,
Sa herė ,qė tė njoha ..Jam Penduar!

--------Nga Blerta Tirana

ShEjToNkA 18-08-04 00:07

Letėrftesė

Jam i lodhurė ,nuk mundė dal shtėpie
E kam hapur derėn dhe pres tė dalė nė oborrė
E prita vetėn nė pusi , tė vrasė me kėto mendime
Pse mė lenė vetėm duart , kėmbėt e sytė
Mos jam nė gjumė
Dua po nuk mundem
Mundė t'i dėrgoj dairet qė po m'i bie era
Merreni me mend ,kėmbė tė mia sa keq
Po tė mė lėshonin kėpucėt ujin
E tė mė duhet tė nisesha i sėmurė
Deri nė betejėn e Vaterolse....
..Dėshiroj t'm'i lėshojnė qentė
Tė mė ndjek gjarpėri -uji i valė nė thembėr
Eja t'i vizitojmė viset e largėta
Tė trupit tim
I thėras kėmbėt qė s'mė dėgjojnė
E nuk nisen shtigjeve tė reja tė sprovės

Merre me mendė shpirt
-Sic mė kanė thėnė
T'kisha ndėrruar bebėzat
T'shikoja sa i verdhė ėshtė qielli
Tė bėhėsha piktorė i sėmur
Qė smundja nuk i dhembė
Nė mos dalėsha kėsaj dhome , atėherė do dalė mendsh
Po mė thėrasni nė dasmė
Ku vashat e njoma
Nuk janė mė as vasha
E unė rri nė dhomė dhe pres
Tė mė ngryset vetulla
Tė mė piqet kafka , e goja tė mė thotė:
Tė isha edhe njė herė i ri....

Kush di sa largė mundė tė vdesė
Nė shtratin tim
Po e djege kėtė letėr qė e shkrova
S'e dėgjojė vetvetėn kur mė thėret tė iki

------Nga Jusuf Gėrvalla

ShEjToNkA 19-08-04 17:55

Jam e Huaj

Jam e huaj
Mes tė dashurve tė mi
S'po mė njohin tjetėrsimin

U thėras nė emėr
Qė kur kam lindur

Heshtja e tyre si hungėrimė paniku
Me frik ,
Me lig

Vėrtitem nė shtjellėn e ajrit tė rastėsishėm
Behur nė gjeturina stinėsh




Vjeshtė e Parakohtė

Mėngjesi
Ia nxjerr sytė natės
Dhe qanė deri nė muzg
Me dėshpėrim

Djersitur
Pemėt flakin koleksione gjethėsh
Protestė ngjyrash
Nė qiell
Rrėmujė orėsh
Qė s'din nga tė venė

E vetme
Pėrqaset vjeshta nė skuta drurėsh
Ende
Pėrgjon pak diell mes reve

Ca muzgje dridhėrakė
Verėn ngushėllojnė para kohe

---------Nga Flutura Akca

Vera 29-08-04 14:02

[color=red][b]MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".

Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall

Nga Ismail kadare






[/b][/color]

Vera 29-08-04 14:06

[color=red][b]Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"

Nga Ismail Kadare




[/b][/color]

Vera 29-08-04 14:08

[color=red][b]KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

Nga Dritro Agolli



[/b][/color]

Vera 29-08-04 14:20

[color=red][b]Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

Nga Andon Zako Cajupi

[/b][/color]

Vera 29-08-04 14:29

[color=red][b]KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili

e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Nga Millosh Gjergj Nikolla "Migjeni"



[/b][/color]

Vera 29-08-04 14:36

[color=red][b]FJALĖT E QIRIRIT

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?



Botuar sė pari nė revistėn "Drita", nr.1, Stamboll, 1884, me titull "Qiriri". Eshtė e para
vjershė qė poeti ka botuar shqip. Marrė nga vėllimi 1 me vepra tė zgjedhura tė Naim
Frashėrit, botuar nė Tiranė mė 1980.

[/b][/color]

Loloku 29-08-04 20:20

[b]Njė Vajzė[/b]

Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi


Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
nė park, tė dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.


Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
"Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ēast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

I. Kadare


[b]Ftohja[/b]

U ftoha nga shumė gjėra
Disa i harrova e disa i lashė
Disa i humba si njė unazė
Nė ēezme a govatė

Vėrtetė e humba tė ritė
Por zemėr marr kur ende i dua gratė
Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė
Thoni pėr mua: ndjesė pastė!...


[b]Heshtje[/b]

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

D. Agolli

VIP 09-09-04 18:13

Jeta nė Mozomazi

Nė Mozomazi mund tė vdesėsh ēdo ēast
Tė kėputesh si lule nė erė
Dhe tė vazhdosh sė jetuari pas vdekjes
Me tė gjallėt e vdekur pėrreth
Qė ruajnė kujtimin tėnd tė pėrgjakshėm
Si vashėn e mallit tė parė

Nė Mozomazi jetohet pėr mrekulli
Aktor mund tė jesh kur tė duash
Dhe tė ndėrrosh jetė kur tė tė teket
Si njė aktor i palodhshėm tragjik

Ja pse nė Mozomazi pihet shumė raki
Dhe pagjumėsia bėhet ėndėrr e ankthshme
Dhe njerėzit kanė turp tė gjallojnė
Karshi thneglave milingonave karkalecave

Qė kryejnė punėt e ditės e natėn ēojnė dashuri

Zot
Nė Mozomazi nuk shihet njeri
Se nata bie aq shpesh
Dhe terri ėshtė aq pis

Ēdo gjė qė lėviz ecėn fluturon
Shoqėrohet lehaqensh larashėsh laureshash


Abdullah Konushevci
[url]www.shqiperia.com[/url]

ShEjToNkA 15-09-04 14:58

[i]Katėr Kėshila vetės

Mo u bėjė poetė nėse s'mund tė lindėsh
me secilin vargė, tė lindėsh me secilin fjalė.

ngrehu mbi vetėn nė do t'rrokėsh frerat e erėrave,
Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtrėngatat e gjakut tėnd.

Nė s'do dashurohėsh, dashurohu n'flakė ,e n'valė,
Jo nė sy tė kaltėrt , se bėhėsh det i cmendur pendimi.

Mos u bėjė poetė nėse s'mund tė vdesėsh,
Pėr secilin vargė, e tė vdesėsh pėr secilėn fjalė.

---------[/i]Azem Shkreli

Ylberi_be 15-09-04 15:28

ESHT KNAQSI TE LEXOSH VARGJE SHQIPTARE
 
Tung ju pershendes mir paski ba shum ju qe i keni shkrua se paku disa vargje qe te tregojn se je shqiptar dhe duhet te jesh krenar
Un kam pasur nje Profesor dhe me ka then nje fjal Ai shqiptar qe se lexon Librin Historija e skenderbeut nga Ismail kadare; dhe Gjarprinjt e gjakut te Adem Demaqit? nuk mund ti thot vetit shqiptar


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:17.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.