![]() |
Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Pershndetje !
Ju fėtoj tė postojm poezi nga poetė tė ndyshėm...........Me Respekt "shejtonka" C'Ėndėrr Ca pika shiu ranė mbi qelq. Pėr Ty unė befas ndjeva mallė. Jetojmė tė dy nė njė qytet , Dhe rallė shihemi sa rralė. Edhe m'u dukė pak e quditshmė Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekė Dhe shirat pa ylber nė mes. Dhe thėnja e vjetėr e Heraklitit Sec m'u kujtua sot pėr dreq: "Tė zgjuarit janė bashkė ne botė, kurse te fjeturit veq". Nė C'ėnderr kemi rėnė kaq keq, Qė dot s'po zgjohemi vallė?.. Ca pika shiu ranė mbi qelq, Dhe unė pėr Ty sec ndjeva mall! Ėshtė njė poezi e shkruarė nga shkrimtari i njohurė Ismajl Kadare,dhe njė poezi qė ėshtė favorit i imi, tė cilen e loxojė mė shumė ėndje dhe nuk mė merzitet kur................. |
Nė Parkun Qė Mbuluan Fletėt
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt Tė dy ne ecim qetėsisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim tė verdhė natyrish. Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė, Ju fanit njė muzg i vonė Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt Ku pas kaq shekujsh ti po shkonė. Nga Vagabondėt me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tėnd as dinosaurėt, Shekuj mė parė s'e shtypėn dot. Qė ti tė vije kaq e bukur, Me kėta flokė ,mė kėtė hap, Tok tė egrėn klimė e zbuti, Dhe akullnajat ktheu mbrapsht. Dhe s'kish se si tė ndodhė ndryhse, Tė ndodhėte ndryshe s'kish se si. U desh tė zhdukėshin pėrbindshta , Qė tė kjo botė tė vije Ti...... --------Nga Ismajl Kadare Drama Me Njė Ballo Mbi Prishtinė Nė filim ishte vallėzimi vije fjala Dhe lufta pastaj Luftrat nisin nė Marės nė Ballkan dhe nuk mbarojnė As kur ndalen Nė intermexo tė pėrleshjve Ballkanasit dehen vallėzojn Me 24 Marės bomba ja kėputi duart Adrianės Kėmbėt Arditit Por buzėt e puqura s'i ndanė Ajo ishte balerinė ,ai futbollist Nė prak tė cdo lufte lindin dashuri tė mėdha Dhe nuk mbarojnė me vdekjen e pėrsonazhve Ra edhe bomba e dytė , e tretė Yjet disi ndrisin mė fothtė mė ashpėr Qyteti dridhej luhatej si nė rok and roll u vendos shtetrrethimi si bėht rrethi i vallėve Ballkanase Duart shtrėngoheshin dhėmbet tendoseshin kėmbet Nė dhe shikim qartej Refugjatėt ecnin pabazė majė gishtrinjve Si nėna e Angjelin Prelocajt Kur po kalonte kufirin Nė dritė bombash dy tė rinjė qonin dashuri Putheshin lisat brigjet rrokaqiejt.... E unė???Mrekullohesha me atė vallzim global Tė sendeve dhe botės sė gjallė Dhe nuk dija qė ishte vasha ime ajo Qė sapo humbi duart apo ajo tjetra qė i falej dashnorit tė ri Ajo ėshtė Yll sidoqofėt Vetėm yjet vdesin nė vallėzim Ah jo!S'vdesin fare po flejn deri nė aktin e dytė, tė tretė ..deri nė pa fundėsi Rikthehen tė bukur fanitės vazhdės yjore Yjet nuk shuhen pa shihni lehėt shkėputen Dhe i futen qiellit nė gji si plumbat nė gjokės dėshmoresh sikur shkėputen buzet e puthura Pastaj vjen njė heshtje e madhe sa melniumi Lufta u ndal pikėllim jo Tė prekur deri ne lot numėronim Kush mbeti kush shkojė Foletė e cnukura bah ,dashuritė e humbura Vashen time nuk arrita ta takoj Yjet Nuk Preken............ ----- Nga Halil Matoshi _____________________________ Ma e Mirė Ėshtė Njė e Vėrtet e Hidhurė Se Sa Njė gėnjeshtėr e Ėmbėl |
Ketu S'do Jem
Ketu s'do jem ,do jem larguar, Nė tokė i tretur si tė tjeret. Nė kafenen e preferuar. Nuk do mė shohin kamarieret! Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thatė. Mbi varrin tim do tė rrijr i heshtur Njė qipariz si murg i ngratė. Ti do trishtohėsh atėher, Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė. Dhe kur nė xham tė fryej era, Do qash me erėn dalengadalė. Po kur tė jesh e mėrzitur shumė, Nė raft tė librave kėrkom, Aty do jem i fshehur unė, Nåe ndonjė fjalė a ndonjė shkronjė! Mjafėton qė librin pak ta heqesh, Dhe unė zbres do t'vi ė pranė teje. Ti si dikur me mall do qeshesh, Si njė blerim pas njė rekeje. Malli Pėr Heronjtė S'ka heronj ,heronjtė i pėrzumė Me lavdi pėrdit i nanuritem Dhe me lajka dalngadal i vumė Njė nga njė nė prehje dhe nė gjumė. S'ka heronj,heronjtė u mėrzitėn, Prisnin ėndrat,ėndrat u vonuan. Duke pritur heshtėn e dremitėn, Dhe nė nina-nana u kėnduam. C'digjeni nga malli pėr heronjtė? Kush e di kur kthehėn nga kjo anė. C'i kėrkoni?Pritja ėshtė e kot! Ska heronj ,tani ka pelivane! ----------Nga Dritero Agolli |
[color=red][b]Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verės, qi vallzon n'blerim tė prillit; porsi i ambli flladi i erės, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjāma e rrfčs zhgjetare, porsi ushtima e nji tėrmetit, ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare. Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė, porsi gjumi m'nji kėrthi, porsi drita plot uzdajė, porsi gazi i pamashtri; edhč ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi kėtė gjuhė tė Perėndis', trashigim, qė na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftė, po, goja, qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore; qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lčn mbas dore. Nė gjuhė shqype nanat tona shi prej djepit na kanė thānun, se asht njė Zot, qi do ta dona; njatė, qi jetėn na ka dhānun; edhe shqyp na thanė se Zoti pėr shqyptarė Shqypninė e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalė mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mā para, n'agim t'jetės kur kemi shkue, tue ndjekė flutra nėpėr ara, shqyp mā s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armėt besnike, qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet, kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet. Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni, nė kėtė gjuhė edhe Kastriota u pat folė njatyne ushtrive, qi sa t'drisė e diellit rrota, kanė me kźnė ndera e trimnive. Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini, gegė e toskė, malci e qyteta, gjuhėn t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetė jeta, por pėr tź gjithmonė punoni; pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanė me u mbajtė larg kambės s'huej, Nper gjuhė shqype bota mbarė ka me ju njohtė se ē'fis ju kini, ka me ju njohtė pėr shqyptarė; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia! [/b][/color] |
hehe
a bravo bre vera se kan tha se "njė her vjen Vera nga dera"
bukur e paske shenu a ?? bravo moj tung te pershendesssssssssssss |
Te lumte Vera,je e para qe bane nji shkrim per nje poezi kaq shqiptare dhe kaq te bukur,neser do te postoj disa poezi te Lahutes se Malcise(qe ketu askush nuk e permend),do e shikoni vete se sa te bukura jane!!!!!!!!!!!!
|
Flete Testamenti
Nė zgjimin tim mė tė heshtur tė mė ngurosni Nė filijimin time mė tė begatshėm tė verės Nė nisjen time nė fillim tim tė ri Nė gjumė shekujsh me nderime tė me zgjojnė Le tė mė puthė rrezja e qarėt ngazllyese E druvarit tė fjetur nė rudinė Myshku le tė jet dhithėmonė i blert mbi gurė Emėr tė mos ket e shkronja le tė flas Nė gjuhen e vjetėr tė kafshės sė zezė Guaca e kėrminjė le tė vinė pėr dasmė Mbi rrasėn time Le tė shtrihen edhe ata si dy yje Ftohė le tė bėj verės e verės verė E mė njė pik ujė verdhėsisė sė barit tim le t'i mishėrohen vermeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn Deri tė shtėpia ime e bėrė me dru e kashtė Le tė thyhet cdo pasqyrė qė ka ballsamosurė Ballin tim e mrolen e castit plotė mllef Se ja tek po zgjohet er e re e dashuris sė tokės Se jam i pa rrezikshėm kaq i pa fuqishėm Mumje pėrfytyrim qė karahasohet me rrahun Tek do mė vini pėrsėri ju pas Le tė mė len tė fle tė qet si pranė stufe Dimrit tė madhė tė dashuris sime Nuk do tė pėrpelitem s'do rrutullohem s'do shplohem natėn nud do tė kollitėm Me fjalėt e mia le tė mallkojnė Nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė Nė duart qė i kam prekur le tė mė leshojnė Rrjedhės sė qetė tė fatit qė pret Shigjet e merisė le tė bjerė mbi dhe Nė shkretiren e moskuptimit le tė fiket Kurr l tė mos mė vijnė kur unė nuk i pres Ata qė tėrė jetėn i prita ,tė dashurit C'po flas kėshtu pash Zotin????? Jusuf Gėrvalla |
O Moj Shqypni, e Mjera Shqypni
O moj Shqypni,e mjera Shqypni, Kush tė ka qitė me krye n'hi? Ti ke pas qenė njė zojė e rėnd, Burrat e dheut tė thrisnin nanė. Ke pas shumė t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shumė, ara e bashtina, Me armė tė bardha, me pushkė ltina, Me burra trima,me gra tė dlira; Ti ndėr gjithė shoqėt ke qenė ma e mira! Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i Shqyptarit gjithėmonė i zoti Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun E dhunė mbrama kur s'i mbetun. Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnis, I ka shti dridhen gjithė Rumelis; Ndėr lufta t'rrebta gjihtėkund ka ra, Me faqe t'bardhė gjithėmon asht nda! Por sot,Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe, Shkon bota sipri, me kambė,tė shklet E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet. Si mal me borė ,si fushė me lule Ke pas qenė veshun ,sot je me crule, E s'tė ka mbetun as em'n as besė; Vetė e ke prishurė pėr faqe t'zezė! Shyptar“ ,me vllazen jeni tuj u vra, Ndėr nji qind qeta jeni shpėrnda; Sa thonė kam fe sa thonė kam din; Njėni: " jam turk" tjetri: " latin" Do thonė: "jam grek", "shkje" Disa tjerė, Por jemi vllazen t'gjithė more t'mjerė! Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue, Pėr me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr, Me ju turpnu me gru e motėr, E pėr sa pare ju do t'fitoni, Besėn e t'parve t'gjithė e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej! Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndėr leqe! Qani ju trima bashkė me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as bukė as mish, As zjarmė nė votėr ,as dritė,as pishė; As gjakė nė faqe, as nderØndėr shokė; Por asht rėrxue e banum trokė! Mblidhniu ju varza ,mblidhniu ju gra, Me ata sy t'burė q'dini me qa, Eni t'vajtojmė Shqypnin e mjerė, Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder; Ka mbet e vejė si grue pa burrė, Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė! Kujt i ban zemra m'e lan' me dekė Ket far trimneshe, qi sot asht mekė? Kėtė nanė tė dashtun a do ta lėmė, Qi njeri i huej ta shklasė me kam? Nuk,nuk! Kėtė marre askush se do Kėtė faqe t'zezė gjithėkush e dro! Para se t'hupet kėshtu Shqypnia, Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia! Coniu Shqyptarė ,prej gjumit coniu, Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu; E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė, Gjithėkund l'shon vap'ė dhe rreze, Asht tok' e jona,prind na e kanė lanė Kush mos na preki, se desim t'tanė Tė desim si burrat qė vdiqnė motit Edhe mos marrohna pėrpara Zotit. Vaso Pasha |
Re: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[quote=ShEjToNkA]Pershndetje !
Ju fėtoj tė postojm poezi nga poetė tė ndyshėm...........Me Respekt "shejtonka" C'Ėndėrr Ca pika shiu ranė mbi qelq. Pėr Ty unė befas ndjeva mallė. Jetojmė tė dy nė njė qytet , Dhe rallė shihemi sa rralė. Edhe m'u dukė pak e quditshmė Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekė Dhe shirat pa ylber nė mes. Dhe thėnja e vjetėr e Heraklitit Sec m'u kujtua sot pėr dreq: "Tė zgjuarit janė bashkė ne botė, kurse te fjeturit veq". Nė C'ėnderr kemi rėnė kaq keq, Qė dot s'po zgjohemi vallė?.. Ca pika shiu ranė mbi qelq, Dhe unė pėr Ty sec ndjeva mall! Ėshtė njė poezi e shkruarė nga shkrimtari i njohurė Ismajl Kadare,dhe njė poezi qė ėshtė favorit i imi, tė cilen e loxojė mė shumė ėndje dhe nuk mė merzitet kur.................[/quote] [b]ShEjToNkA,kjo poezi me pelqen edhe mua shume,shume,shume![/b] |
[b]Poezi nga Xhevahir Spahiu
----------------------------------- FJALA I thane fjales: tani je e lire Po fjala s kish fuqi tu thosh : nuk me duhet E c me duhet kur s u thashe atehere kur duhet? Kam mbetur pa krahe , Kam mbetur pa qiell, Jam jete pa enderr, Jam enderr pa jete. I thane fjales: je e lire Veshtire, tha fjala sa veshtire Te besosh se je e lire; Pasi ke ngrene rrokjet e tua, Pasi ke mbetur cung Dhe liria behet burg . I thane fjales: liria jeton. Fjala ua ktheu : Sjam si Kostandini qe pas vdekjes udheton I thane fjales: ti je liria Per ta kuptuar kete duhet fare pak Ajo e besoi, Ajo hapi gojen, Por ne vend te tingujve Prej saj doli gjak.[/b] |
[b]APOTEZA GRI
-------------------------- Qielli eshte gri Toka eshte gri Gri dhe puthja Buka ska ere Era ska ere Ska ere lulja Endrra eshte gri Gjaku eshte gri Gri dhe zjarri Molla ska ere Uji ska ere Ska ere bari Moti eshte gri Shpirti eshte gri Gri dhe kenga Era pa ere Buka pa buke Pa zemer zemra Xh. Spahiu[/b] |
MUND TĖ MARR UDHĖ - Agim Mala
Gjithēka mund tė ndodhė Nė ēastin tjetėr mund tė mos jem mund tė marr udhė bie fjala pėr nė Gullag apo nė Shat El Azar pėr nė Uzbekistan tė tė shkruaj letra tė shkurtra e dashur Mirė jam jam nė jetė ************ LETĖR NJĖ LUFTĖTARI Duke pritur tė kalojė stuhia na rritet mjekra thonjtė na zėnė ethet Gojėkyēur numėrojmė shkopinjtė fyerjet sharjet shkarjet Unazat luajnė nga vertebralja Duke pritur harrojmė se jemi Harrojmė se nė kėtė shekull mbeten tė vėrteta vetėm ato qė thuhen. |
Naim Frasheri
FALJA Zot i math e i vėrtetė Qė kreve ē'shohėm nė jetė, Edhe tė tjerė qė janė Pa funt pa krye pa anė, Edhe kudo je ti vetė, Syri yn tekdo shikon, Qė nga lint e gjer tek pėrndon, Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė, Urtėsin' e madhėrinė, Falna gjithė mirėsitė, Epna dituri e dritė, Tregona udhėn' e mirė, Mos na lerė n'errėsirė, Dhurona gjithė tė mirat, Mėrgona nga tė pėshtirat. Zot! Falna vėllazėrinė, Dashurin' e miqėsinė, Epna dėshirė tė msojmė, E tė mirat tė punojmė, Bėna tė but' e tė qetė, E tė urt' e tė vėrtetė, Jetėnė ta trashėgojm |
Ismail Kadare
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI [size=14]Ne memorje te demonstratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981 E hidhur vjeshte e ketij viti Kosoven gjeti nen terror Korba te zes mbi te ja mbriten Hetues,gjykates,prokurore. Me 5 vjet burg,me 8,me 7 Me 12 denojne diku Keshtu mes jush shekullin ndani Dhe mijevjecarin ndani ju. Keshtu e preket historine Mbi supe e bartet JU serish Prangat ne shkolle qe i mesuat Ne duar i ndjete befasisht. Dhe pate se nuk ish larg mesjeta S'qe larg dhe vec ne endra s'qe Dh'u kthye nata e Prishtines Ne naten Shen Bartoleme U ngritet Ju vigane,fisnike Me korektese e madheshti Ngaqe kerkuat *Republike* Ju shtypen si ne Monarki. Por koha kurre s'vjen pergjysem Nat e masakres vetem s'mbrin Se pas Dushanit car te frikshem Rrufeshem Skenderbeu arin. S'kish deshmitare,TV nuk pati Zinxhir i tankut kur ju griu Por rete e globit vec ju pane Ndergjegje e botes tek ju mbriu. Keshtu ne vorbull te epokes U ngritet Ju si monument Ju qe e preket historine Dhe n'histori u kthyet vete. |
Ti Nuk Mė Beson
Edhe kur t'shikoj Edhe mbytem nė sytė e tu Ti nuk mė beson Edhe kur nuk flas E them shumė mė shumė Ti nuk mė beson Edhe kur shpirti im Tė zbulon dhe tė ngrohė Ti nuk mė beson Po pse duhet ta them me fjalė A fletė shpirti Po jo ore Pyete vetėn ,pyete kėdo T'i prap mund tė mos besosh Por kjo nuk do tė mė pengoj Se aq shumė ,aq shumė tė DASHUROJ Tė vėrtetėn duhet ta pranosh Se shpirtit tim s'mud tė mos i besosh |
[color=brown]Te Pakten Ecjen..
Mė ke ndarė nė mes,i dashur pa ditur, pa kujtuar pėr dobėsitė e mia tė forta pėr lutjet e ngutura tė shpirtit pėr gjithcka e ėnden qė s'ėshtė as imja, as jotja shtėpinė nė fund tė botės cuar ma paskan shpirtin nė djall,gjithashtu ndėrsa ti me qiellin njėsuar treteni nėvallėzimin blu [/color] ************** [color=red]LETER DASHURIE Eshtė shpejt,i dashur pėr ta ndezur nje yll qofte dhe per nje cast eshte shpejt, i dashur ta gjakosim muzgun qofte dhe per nje nate eshte shpejt, i dashur t'i njomin buzet qofte dhe me nje enderr eshte vone, i dashur qofte dhe padshje t'i perlotim syte pikėllimi pikė te mbyt [/color] |
[b] E TERA DASHURI
Etera dashuri jam do t'i harboj sytė tė tė shkelin si mizė qė tė fshihets'di nga vėshtrimi i ndezur si fije bari ironik do t'i harboj sytė tė tė vdesin pėrkėdheljet e tė tė varrosin pastaj si njė copėz zemėr do t'i harboj sytė gjer nėeshtra tė tė ndezin me pishtarė gjaku pöot zjarrmi do t'i harboj sytė tė pafajshimit ledhatar e tėra jam dashuri...........[/b] |
Para Elegjisė
Njė ditė do t'i marrėsh nė gji Gjethėt e rėna tė stinėve tė tua Dhe do tė kėrkosh kot vetėn Shtigjeve tė harruara tė njė moshe E nuk do tė kesh mė as flokė ere As shikim ylberi ta matėsh fillin Dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr Njė dit do t'i shpalosh vjetėt tua Si pajėn e nusės sė vdekur E do tė numrosh fluturat e shkruara T'agsholeve t'prenduara E s'do tė kesh ma as zjarr nė buzė As lot nė sy tė qeshėn ngohtė Tė qajsh rrejshėm dhe ti manihtėsh djelmoshat Njė dit do t'i hash buzėt e tua Gjurmėt e tua do t'i pėshtysh Dhe secilin muzg do ta pagėzosh Me nga njė pendim qė dhemb E s'do tė kesh mė as sy deti As hap tė hedhur sorkadheje Tė shohėsh si t'pėrqeshin gongjet Dhe tė ikesh prej hijės sate -----Nga Azem Shkreli |
[color=blue]
[b] ::: GJUHA SHQIPE ::: Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta kur shqip era nis e flet dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta rrokullimthi nė kurbet ! Shtriqet fusha e pėrgjumur dhe njė sy pakėz e hap shqip ia nis kangės dhe lumi shqip nis t'flasin rruezat nė gjak! Shqip nis flet dhe shija e puthjes ku dashnia nis e rrjedh shqip nis flet dhe loti i humbjes kur shpresa n'rrugė na ka ngel ! Por... ikėn shqipja nė mėrgim se varfnia duhet vra nis fėmija tue psherėtim edhe shqip ai nis me kja! Qesh fytyra me vogėlushin sa mirė shqip ai din me kja malet jashta frymėn ndalin deti sytė hapi t'u pa! Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell diamante rreth e qark e vransinėn nė det e hedh vetėm diellin sjell nė prag ?! Qė shėron malle e trishtime t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq e me ty rri n'halle e n'gėzime e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq ! Gjuhės shqipe i qeshin sytė nė mėrgim bijtė ledhaton shqip prapė flasin dhe dashuritė dhe era e shpirtit veē shqip kėndon! - Lek Gjoka[/b][/color] |
[b] ASGJESIM
Nga pamundesia per te ardhur te ti u marrosa si era ne puthje gjehtesh nga pamundesia per te pare ne nje nate hajdutesh t'i vodha syte pamunesia:dhimbjen ma kthen ne zonjush shpirtin ne errashke te cmendur[/b] |
Dėshira
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti imė Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jamė gjall', E jam mirė, Po kam edhe mall E dėshirė, Zot i vėrtet I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Cdo gjė qė tė duash; Nuk je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėne gjithė c'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhet thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtet! Ajo bėnte nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurr ,por mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė c'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi kėtje, A vari me ndonjė grep, A mbuloji me ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prėhet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė ,Djallėzitė e marrėzitė Le tė mps rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veq mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt ,puna jote ,Zot' i math e i vėrtetė, E vėrteta le tė rronjė ,gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash ,c'tė tem unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė! -----------Nga Naim Frashėri |
[color=blue][b]Ismail Kadare!
LLORA -I- Prape mu kujtove, Llora. Dashurine tone te shkuar Prape ripertyp Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget Naten Ne grazhdin e rrethuar nga bora. Po ripertyp Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites, Borite dhe katroret mizeri te taksive, Tabelat e kafeve plot drite, Afishe, stacione metroshe Ku me ty brodha Nofullat e zemres Me dhembin Llora. -II- Tani shiu godet me shkelma xhamave. Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire. Llora, Me ka marre malli, Mall boje hiri. Tani nata si nje mbulese vigane qendisur me drita aneve Karrfosur me paralele dhe meridiane Nga lindja ne perendim, Na mbulon e shqetesuar. Ne shtrihemi nen te, Si ne ethe zbulohemi Te ndare, Te larget, Te vetmuar. Pati nete I qullur nga stuhia jote Heshtja prane teje dhe pasionit te marre Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua Si mbi nje kryq te madh Te bardhe. Ne fillim e mora kaq lehte. Madje s'thosha as fjalen "dashuri". S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti Do te kryqezohesha mbi ty. -III- Ja Vetetimat e bardha ne qiej Adresen tende shkarravisin. Sikur keto re Te perhimta Te ngarkuara Te ti dergoja si letra, Larisa. Letra ... Nga tere letrat qe shkrova Sdi pse te dergova ate me te marren Pas se ciles si personazh Dostojevski Te thashe njeqind here "me fal!" Me pas ate faj per ta shlyer Doja te te shkruaja por me kot. Lapsi me ngrinte mbi leter Dhe une ngrija si robot. Ti u ngryse kur ta shpjegova, Veshtrimi t'u err, t'u mpi, Si syte e falltarit kur pikasin Midis fallit kumtin e zi. Dicka qe prishur ne bote Ne zemrek te saj, ne aks. Ikje e letrave si e zogjve S'parandillte vec dimrin plak. -IV- Keshtu pra te ti nisja keto re Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes. Ti ne mesnate e hutuar atje Do te coheshe nga gjumi Tek xhami t'afroheshe: C'ndodh keshtu? C'eshte kjo gjeme, Ky shi here i merzitur, here i rrepte, Keto vetetima, Keto rrufe? Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja Rete te deshifroje, Llora. -V- Zor se ne jete do te takohemi. Adresat humben, S'ka me letra. Ti mjegullat, Une rete Do ti dergojme njeri-tjetrit Gjersa dhe vete Te mjegullohemi. -VI- Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes Si nje terbim, si nje shkulm ere, Shkronjat vallzonin si ne ethe: Prerje. Prerje. Prerje. Prerje maredheniesh diplomatike Kurre s'do te shoh ty. Ambasadat u mbyllen. Pasaportat, Vizat Rame ne zi. Mbi ijet tua te bardha Ra pluhur. Mbi syte e tu. Larisa diplomaticeskaja C'ndodhi ne bote keshtu? -VII- Qendrova perpara globit. Ballin e nxehte mbeshteta Mbi rrudhat e meridianeve Do te desha te pija me globin, T'endeshim te dy te dehur, Ai mes kozmosit, Une rrugicave te Tiranes. -VIII- Nga erdhi kjo dashuri Ne kohen kur turp me vinte nga fjale. Ishte me siguri si ndeshkimi I atij qe me tempullin tallet. Njohja ne stacionin Konsomolskaja Banale si rrallehere ish Numri i telefonit Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem Me te kuq buzesh Barbarisht. Restorant Leningradi Shampanje Snobizem i dyanshem. Kotni. Perlat, secili, pse valle Perpiqet ti fshihte ne thellesi? Nje te kollur si prej prostitute Ajo nxirrte ore e cast si mburoje, Ndersa une ngul kembe se nga lirat, Merrja vesh me pak se nga futbolli. Vec te port e shtepise Nen ca jorgovane Ajo psheretiu njerezisht Dhe iku me vrap pas puthjes se pare E kthyer ne madone serisht. -IX- Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Naten avioni u ul n'aeroport. C'pati mes nesh, Llora, Harrese, ftohje, abort? Tek dera e avionit era te priste. Zemra ime me debore u mbush Si nje vetmi e madhe zbrisja Po n'aeroport. Askush. askush. Hamej, merrini keto valixhe. Te renda? Jane mbushur me pritje. Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes Ti s'dija c'kishe, s'me prisje. -X- Ne kafe artistike bashke jemi prape. Jashte debora ruse. Brenda ti. Shkrofetin brenda meje geni i rraces: Prape me sllaven ben dashuri. Pusho, gen i vjeter i rraces, Ne thellesi, ne humnere hesht, Nese jetes sime do ti duhej nje kryq Kryqi im ajo le te jete. -XI- Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta. I ngrysur, shpresepak, shteteror, Kemi flakur te dy mburojat, Si qelqi te thyeshem jemi prore. Ku jane ditet e shkujdesshme. Te dielat mendjelehta, te martat, Kur ti me shthurjen une me injorancen Vertiteshim si me maska? Tani qe te tjeret rresht vune maskat Ne papritur i hoqem ato Fishkelle, uleri ere e marre, Oren e ndarjes kendo! -XII- Ndarja ... Nje fjale goje Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit. Te ndertosh nje ndarje per te qene Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide. Si yjet jane vertete dashurite, Kerkojne hapesira te medha e po aq mund. por jet“ e njeriut s'eshte galaktike Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb. Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton Per dashuri, Per ndarje, Harrese. Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi Kengetor i thinjur shetites syqorruari ... Era e nentorit Librin e trete te vjeshtes Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar. Te gjitha keto rikujtoj Ripertyp. Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin, Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura. Keshtu pra, Larisa, moskovitja. Keshtu pra, Llora. Ismail Kadare (1961) [/b][/color] |
[color=indigo]Memedheu
Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese.[/color] |
Zhgėnjimi
Kur buza e trandafilte, M'foli pėr dashuri. Dhe ajo buzqeshje engjejsh, Zemrėn ma ndezi ungji. Kujtova se do tė hapej Qielli pėr mua n'hare, Dhe qė n'ekstaze do e ruajė Besėn ,qė ti me dhe. Por zemra jote e bardhė, Sic doja ,s'u tregua! E thyėr rrahjesh t'reja Nuk rreh ,jo , mė pėr mua. Po fjala e dikurshme, Mizore , vallė ku shkoi? Po pėrqafimet ,afshi, Qė shpirti imė provoi? Ndosha 'i kujtim i ambėl, Pėr mua do tė flasė, Ndosha dhe n'thelb tė zemrės Mėshir t'ke pėr t'pasė! Ėsht' e vėrtet ,mėshira N'virtyt figuron; Por s'ėsht dashuri, o e pabesė Ti mė s'me dashuron. --------Nga Pasho Vasa Arbėreshėt dhe Kėnga e Moresė O e Bukura More , Si tė lash u mė ngė tė pashė Atje kam o zotin tat Atje kam o zonjėn mėmė Atje kam u dhe tim vėlla Gjithė tė mbuluar e nėn At-dhe! Petkat e tė mirat tona Na i lamė tė korona Shėn Mėrin kemi me ne Oj e bukura More! Thelė tė pals, me lot ndėr sy Na tė lipisnjėm ,Arbėri Malet tan me lis e driza Tė bukur shehse me muriza Tė bukur kronje , tė bukur gropa Tė bukur gjerdhe me fallopa! Jemi e vemi ndė Itali E mė s'ju shomi me kėta si! Dherat tė hujė hare s'kan Se s'mbillin printėt tan Prind ,luftuat me thik me dorė Ndėrpėr shi , e ndėrpėr bor Ni ju lėm pa njė qiri Luajtėm valle nd'atė More Shtum kangjele ndė ato hje klishtė e tona tė bukuruara Shpizit tona tė nderuara! Ni vjen Turku ,Turku i zi e terpron klish e shpi Qeti ,shihni jet e re, Na tha Dorja ,zoti Ndre, Lipim qėllnjem ka do vemi Se buartim mallin e s'e kemi Me kėtė zemėr me kėta si Klajm keq ket Arbėri Ndallandishe e ler e ler Kur tė vish ti njatėr hjer Vjen tė vish ti te Korona E s'gjėn ma shpit e tona! Mė sė gjan trima hajdhjar Po ngė njė qen ,cė kloft i vrar! Kur u nistin gjith anit E dherat tan iktin ka sit Burrat gjith me nja vajtim Thirtin grat me nja vajtim, Dil e hana ti ,Stihji! Oj More! Oj Arbėri! |
[b]NUK JAM FUKARA
QE JAM ME DUAR THATE JAM FUKARA SEPSE S'KAM C'TE TE JAPE JAM FUKARA SE JAM NGA VUAJTJET I RRAHUR NUK JAM FUKARA SEPSE KAM SHPIRTIN E PASUR ME URREJN NE LITAR DUAN TE ME VARIN ME URREJN SEPSE S'KANE C'TE ME MARRIN ERDHI VDEKJA DHE VDEKJEN PO PRES ERDHI VDEKJA JA, KETU PO VDES [/b] ************************ AFROHU DHE ME NGROH ZEMREN QE PER TY PO VUAN AFROHU DHE ME LARGO DHIMBJET QE AS GJATE ME MUNDUAN AFROHU ME AFER DHE NE SY ME SHIKO AFROHU DHE ME THUAJ NJE FJALE ME THUAJ QE ME DO SHIKOJ SYT E MI DHE DO GJESH DASHURIN QENDRO PRAN MEJET DHE DO TE FALE LUMTURIN MOS ME RRI LARG SEPSE SYT LOT ME PIKOJN ME SHIKO ME VEMENDJE SHIKO DY SY QE DASHUROJN ME LER TE TE PREK FLOKET NGADAL TI LEDHATOJ ME LER TE TE THEM NJE FJAL TE TE THEM TE DASHUROJ MOS I HAP KRAHET QE TE FLUTUROSH HAPI KRAHET TE ME PERQAFOSH UN NUK LEVIZ DOT JAM SI AKULL I NGRIR AFROHU ME PUTH BUZET DHE SHUAJE KETE DESHIR KETU JAM DHE PO PRES QE PRAN MEJET TE ULESH EJA DHE ZBUKUROJE DASHURIN BEJE SI NJE TUFE LULESH AFROHU NGADAL DHE ME FAL NGROHTESINE QENDRO ME MUA DHE DO TE KEMI DASHURINE |
Ku kemi lerė
Nė c'vendė kemi lerė? Ku na bajnė nderė? Nė shqipėri. Po njeri vetė, Cilė do nė jetė? Do vend'e tij. Ku i duket balta M'ė e ėmbėl se mjalta? Nė vend tė tij. Ku mundė tė gėzojė he me nder tė rrojė? Nė Shqipėri. Pėrse tė punojė Dhe tė lakėmojė? Pėr vend' e tij. ----Andon Zako Qajupi |
[color=green][b]Roberia
E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire. Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq e shkrete e ka mbuluar perjete! Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush sgézon! Njerzit kurre skendojne dhe bilbilete vajtojne! Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme. Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene. E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! __________ 000 _________________ Kopshti i dashurise 0 pėllumb' i shkruar, do t'tė marr nė duar dhe duke kėnduar gjetkė do t'tė shpie: Nė njė vend t'uruar dhe tė lulėzuar, nė uj'tė kulluar edhe nėn hie; Afėr tek njė lumė ku ka lule shumė, tė biem nė gjumė, hena tė na ndrijė; Yjtė tė shikojnė, zogjtė tė kėndojnė edhe tė na zgjojnė dita kur tė vijė. Pa ngrėn' e pa pirė s'mbetemi, moj Mirė, se u'ndaj tė gdhirė dėrgoj e na sjellin: Qumėshtė tė dhirė dhe djathė tė mirė pa uj' e pa hirrė, dhe rrush kur tė vjehn; Ngjalė nga Janina, mjaltė nga Kanlna, verė nga Voshtina ujė nga Sopoti; Mollė nga Horia, mish nga dhėnt' e mia, desh nga Labėrla, na e faltė zoti' Andon Z Cajupi[/b][/color] |
Mbetje poezish..
E di sa mbetje poezish kam? Tė haruara nė sitar ,tė lėna nė kompjuter, Tė hedhura mbi tavolin , tė shkara nėn tė Tė ngjeshura nė cantė e nuk e di ku mė.... Vargje tė vetmuara Shkulur nga poezitė e mia Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė Ty. Qortime pėr pakujdesitė e tua. Pėr lėndimin e krenaris time. Fjalė tė tua tė hedhura pa vendė, Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd. Janė zemrime ,kapėrdime , pėrbetime Pak hakmarrje qė kur s'ndodhėn. Buzqeshje tė prera nė mes ,iron, Dėshira tė shtypura, qė Ti si di... Ti s'do ta marrėsh vesh kurrė, Sa herė mė pate ligėshtuar. Sa herė malli mė pat marrė, Sa herė ,qė tė njoha ..Jam Penduar! --------Nga Blerta Tirana |
Letėrftesė
Jam i lodhurė ,nuk mundė dal shtėpie E kam hapur derėn dhe pres tė dalė nė oborrė E prita vetėn nė pusi , tė vrasė me kėto mendime Pse mė lenė vetėm duart , kėmbėt e sytė Mos jam nė gjumė Dua po nuk mundem Mundė t'i dėrgoj dairet qė po m'i bie era Merreni me mend ,kėmbė tė mia sa keq Po tė mė lėshonin kėpucėt ujin E tė mė duhet tė nisesha i sėmurė Deri nė betejėn e Vaterolse.... ..Dėshiroj t'm'i lėshojnė qentė Tė mė ndjek gjarpėri -uji i valė nė thembėr Eja t'i vizitojmė viset e largėta Tė trupit tim I thėras kėmbėt qė s'mė dėgjojnė E nuk nisen shtigjeve tė reja tė sprovės Merre me mendė shpirt -Sic mė kanė thėnė T'kisha ndėrruar bebėzat T'shikoja sa i verdhė ėshtė qielli Tė bėhėsha piktorė i sėmur Qė smundja nuk i dhembė Nė mos dalėsha kėsaj dhome , atėherė do dalė mendsh Po mė thėrasni nė dasmė Ku vashat e njoma Nuk janė mė as vasha E unė rri nė dhomė dhe pres Tė mė ngryset vetulla Tė mė piqet kafka , e goja tė mė thotė: Tė isha edhe njė herė i ri.... Kush di sa largė mundė tė vdesė Nė shtratin tim Po e djege kėtė letėr qė e shkrova S'e dėgjojė vetvetėn kur mė thėret tė iki ------Nga Jusuf Gėrvalla |
Jam e Huaj
Jam e huaj Mes tė dashurve tė mi S'po mė njohin tjetėrsimin U thėras nė emėr Qė kur kam lindur Heshtja e tyre si hungėrimė paniku Me frik , Me lig Vėrtitem nė shtjellėn e ajrit tė rastėsishėm Behur nė gjeturina stinėsh Vjeshtė e Parakohtė Mėngjesi Ia nxjerr sytė natės Dhe qanė deri nė muzg Me dėshpėrim Djersitur Pemėt flakin koleksione gjethėsh Protestė ngjyrash Nė qiell Rrėmujė orėsh Qė s'din nga tė venė E vetme Pėrqaset vjeshta nė skuta drurėsh Ende Pėrgjon pak diell mes reve Ca muzgje dridhėrakė Verėn ngushėllojnė para kohe ---------Nga Flutura Akca |
[color=red][b]MALL
Ca pika shiu rane mbi qelq. Per ty une befas ndjeva mall. Jetojme te dy ne nje qytet, Dhe rralle shihemi sa rralle. Edhe m'u duk pak e ēuditshme Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes. Qiejt e ngrysur pa lejleke Dhe shirat pa ylber ne mes. Dhe thenia e vjeter e Heraklitit Seē m'u kujtua sot per dreq: "Te zgjuarit jane bashke ne bote, Kurse te fjeturit jane veē". Ne ē'enderr kemi rene kaq keq, Qe dot s'po zgjohemi valle?... Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty seē ndjeva mall Nga Ismail kadare [/b][/color] |
[color=red][b]Pa ty
Ti ike udhes se pafundme Ku zverdhin druret gjetherenes Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henes. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajne toka, pylli, reja, Me negativin e nje filmi. Tani ne fusha shkoj menduar Ku nis te fryje ere e ftohte, Ku ca mullare te gjysmuar Duken qe larg si Don Kishote. C'te bej, po them me vehten time, Ne kete ore te vone te muzgut, Ku qerrja baltave ben shkrime. Te lashta sa te Gjon Buzukut? Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, Te pi ne gjunje duke rene, Ne gryke e di qe do te me ngelet I ftohte medalioni i henes. Nga "Perse mendohen keto male" Nga Ismail Kadare [/b][/color] |
[color=red][b]KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret. Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate. Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale. Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. Nga Dritro Agolli [/b][/color] |
[color=red][b]Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq. Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar! Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh! Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe. Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!... Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq! Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri! O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh. U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri. Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi! Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne! Nga Andon Zako Cajupi [/b][/color] |
[color=red][b]KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di! Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji. Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull... Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė. Thueja kangės, rini, pash syt e tu... Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili e na tė duem fort si tė duem njė diell. Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. Nga Millosh Gjergj Nikolla "Migjeni" [/b][/color] |
[color=red][b]FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė t'u ap pakėzė dritė, Natėnė t'ua bėnj ditė. Do tė tretem, tė kullohem, Tė digjem, tė pėrvėlohem, Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni, Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e tė qanj me lot, Se dėshirėn s'e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s'dua tė shuhem, Po tė digjem me dėshirė, Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndė jetė jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtit tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj, M'ėshtė falurė durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė, Tė mos mbeti n'errėsirė. Jakėni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Nė shpirt kam dashurinė, Pa digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua ta djek trupn' e shkretė Pėr atė zotn' e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė me gėzimt tė tija tė vete te perėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsin' e urtėsinė, Nė bėhi shokė me mua, Nė mė doni si u dua, Njėri-tjetėrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zėmėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mase krahėt t'i pėrvėlon, Po dhe shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qėnė mik me njerinė, Andaj i di e mė dinė. Gjithė tuajt' i kam parė, Mėm' e at' e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr mėnt, Qė rrininė mė kėtė vėnt. Edhe sot nėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar E jam pėrzjer' e ndryshuar, Pa jam bėrė shumė herė Zjar e uj' e balt' e erė. Jam njė shkėndijė pej qielli dhe njė drudhėzė pej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brėnda nė det qėndronj, Shumė herė fle nė baltė, Diku ndodhem dhe nė mjaltė Bėnem qėngj e kec i pirė, Lul' e bar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t'u them, Po trėmbem mos i bėnj ujem. E ku shkruhenė nė kartė Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė? Botuar sė pari nė revistėn "Drita", nr.1, Stamboll, 1884, me titull "Qiriri". Eshtė e para vjershė qė poeti ka botuar shqip. Marrė nga vėllimi 1 me vepra tė zgjedhura tė Naim Frashėrit, botuar nė Tiranė mė 1980. [/b][/color] |
[b]Njė Vajzė[/b]
Duke tė puthur, pa tė dashur Nė shpirt ai ty tė plagoi Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu, si vrasės tinėz shkoi Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė" Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha. Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn nė park, tė dielave ata. Dhe ti e vetme mbete, bosh mbenė sytė e ty nė net bilbilash Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi Njė katastrofė automobilash. Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės Ata me sy tė ndjekin pas Pataj me bėrryl i bien shokut "E sheh filanen? E ka pas..." Dhe ti ul kokėn shpejton hapin T'arrish tek shoqja sa mė shpejt Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart: "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė" Tė dyja t'ulura pranė radios Do ndizni heshtur njė cigare tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh njė ēast dremitja do tė t'marrė Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re Atje nė sfond fabrikash, njerėzit Nga kembėt s'do tė tė venė re. Atje ku t'ecėsh midis turmash Nė njė grup djemsh, ndoshta midis Dikush me brryl do t'i bjerė shokut: "E sheh filanen? Ishim miq..." I. Kadare [b]Ftohja[/b] U ftoha nga shumė gjėra Disa i harrova e disa i lashė Disa i humba si njė unazė Nė ēezme a govatė Vėrtetė e humba tė ritė Por zemėr marr kur ende i dua gratė Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė Thoni pėr mua: ndjesė pastė!... [b]Heshtje[/b] Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė Gatuan male dhe kakėrdhi. Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė Pikojnė ēezma me helm tė zi Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Nga fjala humbėn Judė e Pilatė Strategė e mbretėr me mbretėri Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di... Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! D. Agolli |
Jeta nė Mozomazi
Nė Mozomazi mund tė vdesėsh ēdo ēast Tė kėputesh si lule nė erė Dhe tė vazhdosh sė jetuari pas vdekjes Me tė gjallėt e vdekur pėrreth Qė ruajnė kujtimin tėnd tė pėrgjakshėm Si vashėn e mallit tė parė Nė Mozomazi jetohet pėr mrekulli Aktor mund tė jesh kur tė duash Dhe tė ndėrrosh jetė kur tė tė teket Si njė aktor i palodhshėm tragjik Ja pse nė Mozomazi pihet shumė raki Dhe pagjumėsia bėhet ėndėrr e ankthshme Dhe njerėzit kanė turp tė gjallojnė Karshi thneglave milingonave karkalecave Qė kryejnė punėt e ditės e natėn ēojnė dashuri Zot Nė Mozomazi nuk shihet njeri Se nata bie aq shpesh Dhe terri ėshtė aq pis Ēdo gjė qė lėviz ecėn fluturon Shoqėrohet lehaqensh larashėsh laureshash Abdullah Konushevci [url]www.shqiperia.com[/url] |
[i]Katėr Kėshila vetės
Mo u bėjė poetė nėse s'mund tė lindėsh me secilin vargė, tė lindėsh me secilin fjalė. ngrehu mbi vetėn nė do t'rrokėsh frerat e erėrave, Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtrėngatat e gjakut tėnd. Nė s'do dashurohėsh, dashurohu n'flakė ,e n'valė, Jo nė sy tė kaltėrt , se bėhėsh det i cmendur pendimi. Mos u bėjė poetė nėse s'mund tė vdesėsh, Pėr secilin vargė, e tė vdesėsh pėr secilėn fjalė. ---------[/i]Azem Shkreli |
ESHT KNAQSI TE LEXOSH VARGJE SHQIPTARE
Tung ju pershendes mir paski ba shum ju qe i keni shkrua se paku disa vargje qe te tregojn se je shqiptar dhe duhet te jesh krenar
Un kam pasur nje Profesor dhe me ka then nje fjal Ai shqiptar qe se lexon Librin Historija e skenderbeut nga Ismail kadare; dhe Gjarprinjt e gjakut te Adem Demaqit? nuk mund ti thot vetit shqiptar |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:29. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.