Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Diskutime Shoqërore (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=111)
-   -   A E KANE BORXH INTELEKTUALET SHQIPTARË T'I VIZITOJNE FORUMET (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16384)

Odise 17-05-05 09:09

A E KANE BORXH INTELEKTUALET SHQIPTARË T'I VIZITOJNE FORUMET
 
Per mendimin tim, nuk eshte intelektual, nje shqiptar (qe i thote vetit dhe i thone tjeret atij/asaj), kur nuk i viziton forumet tona dhe jovetem ta vertetoj intelektualizmin e tij/saj, por te japi shembuj konkret te diturise, guximit, drejtesise, ne baza shkencore - thjeshte te kontribuoj ne ngritjen e vetedijes kombetare shqiptare, qe aq shume na mungon, ne biseda e shprehje karakteresh te ndryshme jo ne nivel te duhur!

Secili intelektual shqiptar, mund t'i gjeje disa minuta a nje ore ne 24 ore e te shprehet edhe para opinionit elektronik shqiptar. Por, dikush mund te thote: jo ore nuk hyj une ne ate nivel, apo nuk kam kohe te merrem me forume; apo nuk me kuptojne se jam shume i ngritur etj. Por, e verteta qendron ndryshe: populli thot - at i mire eshte ai qe garon ne cdo vend, pamarreparasysh terrenin e veshtire a te rafshte. Forumet tona jane aq te paorganizuara, te udhehequra nga klika te ndryshme politike e fetare; mund te kete edhe te finansuara nga burime te ndryshme edhe individuale a grupive te mbeturinave politike apo dic tjeter... Por, thene drejte e thjeshte: rinia (po pse jo edhe mosheria jone, kur e njohim nivelin e diturise sone), ka nevoje per udhezime, methoda shprehese te fuqishme, oratoti, njohuri te thella, thjeshte forumet tona mund te jene edhe kurse a shkolla ne miniature, kur lidhja elektronike bene bashkimin aq te shpejte qe vret te gjitha largesite e botes dhe po te mirekuptohet (jo te keqkuptohet e te keqveprohet me forume) - ka shumecka qe ndihmon shpirtin e mendjen e njeriut, ne biseda ne gjuhen e kulturen e vet!

Ketu, fjalen e shkruar mund ta lexoj shumekushi: edhe i dituri edhe i padituri, edhe filloristi edhe vet shkenctari, edhe miku e armiku. I huaji mund te jete i prefeksionuar ne inkuadrimin e politikes se tij, qe te shohe rrjedhat e njohurive dhe nivelin e shkathtesise se te shprehurit edhe vjele
dobesite tona edhe ne forume, per te formuar fakte edhe per te kryer detyren e tij ne dem te vet popullit tone. Ka shume dimenzione veprimi qe mund te shprehen permes forumeve. Merr masa miku e armiku ne shprehjet tona, por neve duhet te jemi asi rodi e soji shqiptari, qe edhe indirekt ta kuptoj mik e armik, se ketu mund te ndahet terur e lagur.

Vetedija kombetare eshte koncepti primar i nje shoqerie a nje populli! Lidhja elektronike mund te beje shumecka pozitive, jovetem njohjen e shqiptareve nga te gjitha paralelet e meridianet e globit, por edhe ofrimin e Lidhjen e gjithmonshme vllazerore, shkembimin e njohurive shkollore e praktike jetesore, hulumtimin indirekt te gjetjes se shtigjeve te rrugedaljes nga cdo krize: ekonomike, kulturore, morale, po pse jo edhe politike dheri edhe tek lidhja me politiken nderkombetare!

Intelektuali duhet ta justifikoj intelektin e tij kudo ne cdo rang veprimi!


(nuk dua te keqkuptohemi, por vetem mirekuptim pres nga te gjithe)

GURI SYLAJ 17-05-05 09:40

Nga guri Sylaj
 
Domosdoshmerisht intelektuali duhet te jet ne kete mes.
Une , mendoj se ka edhe rrethana qe e largojn ate, intelektualin, nga mjedise te tilla e disa prej tyre i keni theksu edhe ju me lart.Ketu mund te numrojm kohen, rrethin ne te cilin nje intelektual deshiron te jet prezent por, i nderuari Odise, ketu , jo per te gjithe , eshte edhe nje megallomani e tepruar e intelektualit tone sot.Ne shume raste ai e ndien si nenqmim nese shkrimet e tij vijn ne kete mes dhe me to mirren "jointelektualet". Ibashkohem mendimit tuaj dhe i ftoj te gjithe intelektualet shqiptare te vijn ne mesin ton, ndihma e tyre e dhene ne kete menyre eshte shumefish e mireseardhur.
Guri Sylaj

Krokodilli 17-05-05 10:45

Pershendetje ODISE dhe Pershendetje Guri Sylaj,

nuk e di pe qka e keni fjalen,,, si mendoni se Intelektuali do tua tregoj emrin edhe mbiemrin se kush eshte,, ku e din ti se Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova nuk eshte njeri nder Nesh Ne kete forum..

une personalisht njoh Dike ne kete forum qe eshte i rregullt,, dhe eshte njeri nder Personalitetet e larta ne Kosove,, qe e njeh shumica e Kosoves.
poashtu ka qe jan Intelektual, si Dr, Prof, Psikolog...etj.

Odise 17-05-05 10:48

O Guri Sylaj, po te percielli ne cdo fjale dhe ne rruge te drejte je! Rrnofsh!

Te shohim cfare po na thot mesuesja e bukur demokracia :wink:

GUXONI!

Odise 17-05-05 11:15

[quote=Krokodilli]Pershendetje ODISE dhe Pershendetje Guri Sylaj,

nuk e di pe qka e keni fjalen,,, si mendoni se Intelektuali do tua tregoj emrin edhe mbiemrin se kush eshte,, ku e din ti se Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova nuk eshte njeri nder Nesh Ne kete forum..

une personalisht njoh Dike ne kete forum qe eshte i rregullt,, dhe eshte njeri nder Personalitetet e larta ne Kosove,, qe e njeh shumica e Kosoves.
poashtu ka qe jan Intelektual, si Dr, Prof, Psikolog...etj.[/quote]

***

O Krokodilli, kahmoti kane thene: katundi qe doket, nuk don kallauz. Nuk besoj se nuk e din, per cfare eshte fjala ketu (ndoshta edhe vet je nje i tille, qe do te na gezoje). As nuk ka nevoje, qe intelektuali te na tregoj emer-mbiemrin, por ashtu si e kerkon rendi i 'politikes' ne nje forum elektronik - por leternjoftimi i tij ketu e gjithkund eshte VEPRA justifikimi intelektual - (konga kndohet per dy fjale)! Mjeshtria nuk ka fund. Ka mjeshter e mbimjeshter! Lum ai qe flet me koke te vet, e merr fryme per gabzherr te vet! Do te ishja i kenaqur qe fjalen time ta ndegjoj edhe elita politike boterore edhe vet Zoti!

Kemi nevoje per di(e)ll, ma shume se kurre, se na mbyti terri e sherri, po jo per krokama!

Jovetem te rrezitemi!

Tomori 17-05-05 11:34

[size=6][color=blue][b]-Po patjeter e kan borxh intelektualet te vizitojne Forumin?!!!
Ne radhe te pare ata perfitojne vete si intelektual!!!
se nihen me horizonte te reja te dijes?!!!
Forumi eshte i pasur me tema te llojllojshme ....
kam bindjen e thelle qe keta Intelektuale dot hasin ne risi per naj tematike qe kan interes po kta intelektual.....
-Ju pershendet
TOMORI[/b][/color][/size]

Lona 17-05-05 11:52

Pershendetje.

Pyetja e juaj eshte: e kane borxh qe intelektualet te vizitojne Forumin?
Desha te pergjigjem, se [b]borxh nuk e kane por eshte e deshirueshme.[/b]

Stuhia 17-05-05 14:18

E kush thote se nuk kemi intelektual ne forume te ndryshme shqiptare?
Kemi edhe me shumice te tille qe shkruajne dhe japin kontribut te madh per mbarevajtjen ne forume te ndryshme.
Po te mos kishim te tille ne forume, nuk besoj qe do te egzistonte ndonje forum shqiptar.

Naki 17-05-05 19:21

[color=darkred]Vertet prezenca e intelektualeve e Pasurone dhe jepe shtytje ne diskutime te Argumentuara dhe profesionale,kjo shtrese e shoqerise eshte promotori Inovative i Ideve,projekteve qe i japin berthamen - kornizat e debateve.
Forumi Dardan ka pa me dyshje nje elite te profileve te ndryshme te Intelektualeve,shume nga keta antare jane Mergimtare dhe sjellin edhe pervojat e tyre nga vendet qe jetojne dhe reflektojne Diskutime Intelektuiale,Analitike dhe Profesionale


Duke lexuar sot disa postime ne kete Neneforum tregojne rritjen dhe prezencen e Intelektualeve qe eshte per tu pershendetur.

Edhe une si debatuesit tjere shohe Prezencen e Intelektualeve si nje Obligim Etiko- Moral,[/color]

Me Nderime Naki

Odise 17-05-05 20:03

INTELEKTUALI ESHTE LETERNJOFTIMI I KOMBIT TE TIJ

Kur them: e kane borxh, mbetem ne argumente te gjalla, se intelektualet jane bije e bija te ketij populli e atdheut, ata u shkolluan ne fryma te ndryshme politike, vuajten e duruan si gjarperi nen gur, ata qe ishin ne shenjester te regjimeve dhe shume sish pesuan me burgime edhe me vdekje. Intelektuali i ka borxhin ma te madh popullit te tij, sepse ai drejton masen, turmat, ngrite vetedijen kombetare, organizon levizjet per clirimin e vendit, eshte kondenzatori qe ven ne veprim mekanizmat levizese HISTORIKISHT - intelektuali eshte goja e popullit, zeri i luftes çlirimtare... Intelektuali eshte Leternjoftimi i popullit te tij!

Intelektuali, kurre nuk mund t'i dali hakut popullit e atdheut te tij, anipse ishte i ndjekur, persekutuar, i nencmuar edhe nga vllazeria e tij (ne mungese te njohjes se vertete, ne mungese te vetedijes kombetare te zhvilluar ne nivel). Intelektuali eshte sot ne dielme te madhe ndoshta edhe te pakapercyeshme, sepse eshte i zhgenjyer, nga traumat politike te kohes. Po mu ne kohe te veshtire, njihet intelektuali, te afirmoje kombin e tij ne cfaredo situate, te spjegoj per secilen pakenaqesi te popullit permes vepres se tij. Por, sot intelektuali e ka shansen ma te madhe te ballafaqohet me cfaredo problemi dhe rreziku qe i kanoset popullit te tij. Te sakrifikohet per vlerat kombetare, te mbetet pishtar i progresit kulturor, historik, ekonomik edhe pse jo edhe politik.

Por, jovetem aq: intelektuali i ka borxh edhe botes, sepse bota pa intelektual, do te ishte sikur bota pa driten e diellit te diturise! Te jete shembull krenarie, shembull historik, shembull i flijimit, mbase kur ka kualitete te rralla heroike, mund te jete pishtare edhe i levizjeve historike.
Kemi intelektual te pendes e pushkes historikisht: Hil Mosi, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Themistokli Germenji e shume tjere qe ju mund t'i thoni shume ma mire se une... Intelektuali si shembull boteror, si Haveli, qe pa asnje shkrepje plumbi anoi kambin çek e sllovak, ne nje kohe shume te rrezikshme jovetem per vendin e tij, por ne momente historike kur Europa po gjakosej e gjalle!

Shume ma mire se une (per keto minuta shkrimi te ngushtshem) do te shkruante nje intelektual, por, qe ne forumet tona ai paraqitet gjoja si i afert me masen, indirekt me shprehje lakonike. Shihet fjalori i tij i qellimshem i ulte, i fshehur nga modestia e tij, apo ne mungese te deshires a guximit te ballafaqohet me problematiken aktuale. Ai eshte edhe i indinjuar, nga njollosjet, shpifjet, degradimet pikerisht nga populli i tij ( ne shume raste qe i dijme fortmire)! Por, intelektuali nuk duhet kurre te dorezohet, para asnje situate sado edhe e frikshme te jete! Ndoshta keto fjale te mia te ngutshme, do t'i duken edhe komike dikujt, gjoja po shes intelektualizem - por, jo, sepse dua te jeme - i dieguri i popullit tim, i pervluari i shpresave te kombit!

Nuk them se nuk ka intelektual ne mesin tone kudo, por te zgjedhin forma e methoda edhe novatore per ngritjen e vetedijes kombetare - ky eshte borxhi ma i madh i intelektualit! Situata historike po rrjedhe shume ngadale, pesimizmi sa vie e shtohet ne masa te turmave te popullit, jemi gjithmone ne udhekryqe historike, kur pritet DRITA E GJELBER e intelektualit qe me suksese te tejkalojme cdo situate!

Kuptojme kohen e vlerat e rralla, por intelektuali i ka borxhin ma te madh popullit te vet e njerezimit, ma shume se cdokush tjeter!

Te mirekuptohemi, pa asnje keqkuptim!

GURI SYLAJ 17-05-05 21:50

nga guri sylaj
 
Me vije shume mire qe ka interesim per kete teme kaq te qelluar. Plotesisht pajtohem se problemi duhet shoshitur ne te gjitha kahjet.
Aka intelektual p. sh. ne kete forum?
Pse duhet ,domosdoshmerisht , qe ata te jen ne mesin ton?
Cka mun te bejne ata per kete forum por edhe per te tjerat?
Edhe shum ceshtje tjera te kesaj natyre mund te shtrohen ketu
T e jesh sot intelektual , ne Kosove por edhe ne Shqiperi dhe te mendosh te mbash familjen vetem nga puna profesionale , per nje pjese eshte shume veshtire . Kjo vjen nga shume faktore te ndryshem. Megjithate intelektuali i ka borgj ketij populli dhe nuk duhet te zmbrapset ne asnje menyre para asnje sfide qe mund t'i dali perpara sepse per kete arsye edhe eshte ndihmu po nga ky popull te arrij nje shkalle te caktuiar te shkollimit , pikrisht per te ju ba ball sfidave dhe per t'i pri popullit drejt nje te ardhme me te mire dhe me te sigurt.
Pozita e rende materiale , jo ralle , e detyron qe te shkoj nene hijen e dikujt qe eshte njeqind here me i vogel se ai thjesht lisi nene hijen e kaqubes. Dhe pa deshiren e tij apo edhe pa vetedijen e tij ai sterkeqet dhe bije ne pozita shume te ulta edhe si intelektual edhe si njeri. Ne mesin tone ai do te jete i sigurt , fjala e tij do te kete peshen e vet reale dhe nga ajo ne te tjeret do te mesohemi t'i shtrojm problemet , te ballafaqohemi me leht me to dhe te shohim se kur nje problem rrehet nga njerez te pergatitur nuk del edhe aq i mbeshtjellur e pa zgjidhje siq i mbeshtjellim dhe n'a duken neve nganjehere ketu.
Fjala e intelektualit ka peshe , ka force , ka argument ajo nuk bene zhurme por rrjedh sikur vale qete qete por kur ndeshet me injorancen e then, e zhbene shkurt i hap rruge te vertetes e cila n'a duhet me shume se kurre.
Une , pajtohem se edhe tani ketu ka intelektual, ajo shihet edhe nga shume shkrime ne kete forum por prezenca e tyre ne nje numer me te madh do te bente forumin shume me te pasur.
Dhe per fund , nese nje komb deshiron te kete ardhmeri ai investimin kryesor duhet t'a beje ne arsimimin e gjeneratave qe vijne.
Njeriu i pa arsimuar eshte i verber, kombi pa intelektual eshte ne terr kurse intelektuali qe nuk e din se i ka borgj kombit te tije eshte sikur ai qe ne kohe lufte ike nga istikami.
Me nderime Guri sylaj

laliloli 18-05-05 21:49

A DUHET INTELEKTUALET
 
[color=blue]UN KETU LEXOJ SHUME SHKRIME INTELEKTUALE ,PRANDAJ MENDOJ SE JANE NE KETE MES [/color]

halla e madhe 19-05-05 12:10

Guri Sylaj_pajtohem plotesisht me mendimin Tuaj!

turisti 19-05-05 12:41

[quote=halla e madhe]Guri Sylaj_pajtohem plotesisht me mendimin Tuaj![/quote]

Me fal -hallushe-,por gishti po te demanton,hahahahahahahaahahahahaahahahahahahaahahahahahah. :wink:

Krokodilli 19-05-05 12:46

[quote=Odise][quote=Krokodilli]Pershendetje ODISE dhe Pershendetje Guri Sylaj,

nuk e di pe qka e keni fjalen,,, si mendoni se Intelektuali do tua tregoj emrin edhe mbiemrin se kush eshte,, ku e din ti se Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova nuk eshte njeri nder Nesh Ne kete forum..

une personalisht njoh Dike ne kete forum qe eshte i rregullt,, dhe eshte njeri nder Personalitetet e larta ne Kosove,, qe e njeh shumica e Kosoves.
poashtu ka qe jan Intelektual, si Dr, Prof, Psikolog...etj.[/quote]

***

O Krokodilli, kahmoti kane thene: katundi qe doket, nuk don kallauz. Nuk besoj se nuk e din, per cfare eshte fjala ketu (ndoshta edhe vet je nje i tille, qe do te na gezoje). As nuk ka nevoje, qe intelektuali te na tregoj emer-mbiemrin, por ashtu si e kerkon rendi i 'politikes' ne nje forum elektronik - por leternjoftimi i tij ketu e gjithkund eshte VEPRA justifikimi intelektual - (konga kndohet per dy fjale)! Mjeshtria nuk ka fund. Ka mjeshter e mbimjeshter! Lum ai qe flet me koke te vet, e merr fryme per gabzherr te vet! Do te ishja i kenaqur qe fjalen time ta ndegjoj edhe elita politike boterore edhe vet Zoti!

Kemi nevoje per di(e)ll, ma shume se kurre, se na mbyti terri e sherri, po jo per krokama!

Jovetem te rrezitemi![/quote]

more shoki Odise mos me fol ketu me politik,, se nuk te kuptova asgje apo shum pak,, nuk jom une Intelektual edhe pse vije nga nje familje intelektuale,, jam 23 ende,, sido qe te jet prit edhe ndonje dit se Intelektualet sju ka mbet tjeter pun vetem me hy ne kete forum me kalu diten ketu

laliloli 19-05-05 19:16

[quote=turisti][quote=halla e madhe]Guri Sylaj_pajtohem plotesisht me mendimin Tuaj![/quote]

Me fal -hallushe-,por gishti po te demanton,hahahahahahahaahahahahaahahahahahahaahahahahahah. :wink:[/quote]

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: [color=blue]hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhhah

e forte [/color]

GURI SYLAJ 19-05-05 21:36

nga guri sylaj
 
Halla e madhe ju falemnderit , shkrimi i juaj dhe fotografia me kan disponu dhe jam knaq se qeshuri.
Gjithecka vjen e shkon me kohen.

Me nderime GURI SYLAJ

Gentiani 21-05-05 00:47

Re: A E KANE BORXH INTELEKTUALET SHQIPTARË T'I VIZITOJNE FOR
 
A E KANE BORXH INTELEKTUALET SHQIPTARË T'I VIZITOJNE FORUMET?

Nuk e kanë borgj. Është çështje kohe, vullneti, mundësie dhe dëshire vizita e tyre forumeve, por gjithesesi është i mirëseardhur angazhimi i tyre në mediume diskutimi.

Odise 21-05-05 04:14

krokodilli, thua se je vetem 23 vjeçar, po edhe Migjeni 23-27 vjeçar shkroi VARGJET E LIRA, pra nuk eshte ne pyetje mosha, kur ke talent edhe thua se je nga nje familje intelektualesh...

Gentian, kompjuteri sot eshte pjese perberese e jetes dhe dihet se jane te mirseardhur intelektualet ne forume edhe mund te siellin forma e metoda shprehese, mesime per rinine tone, skjarime, ndonje analize te shkurt dikund kur paraqitet nevoja, ndonje zgjidhje kundertheniesh: linguistike, historiografi, gjenetike, psikologji, sociologji, politike etj. Kjo fjala - borxh, nuk i detyron te paguajne edhe e dijme se marrin pjese, jane prezent. Eshte nje perfitim reciprok edhe komunikimi me popullin tend, sepse kemi disa pyetje nga te rinjte, qe edhe ata i qet ne hall... Popullit e atdheut tend i ke borxh gjithcka - nese thua, bir besnik i popullit!

Krokodilli 21-05-05 11:45

[quote=Odise]krokodilli, thua se je vetem 23 vjeçar, po edhe Migjeni 23-27 vjeçar shkroi VARGJET E LIRA, pra nuk eshte ne pyetje mosha, kur ke talent edhe thua se je nga nje familje intelektualesh...

Gentian, kompjuteri sot eshte pjese perberese e jetes dhe dihet se jane te mirseardhur intelektualet ne forume edhe mund te siellin forma e metoda shprehese, mesime per rinine tone, skjarime, ndonje analize te shkurt dikund kur paraqitet nevoja, ndonje zgjidhje kundertheniesh: linguistike, historiografi, gjenetike, psikologji, sociologji, politike etj. Kjo fjala - borxh, nuk i detyron te paguajne edhe e dijme se marrin pjese, jane prezent. Eshte nje perfitim reciprok edhe komunikimi me popullin tend, sepse kemi disa pyetje nga te rinjte, qe edhe ata i qet ne hall... Popullit e atdheut tend i ke borxh gjithcka - nese thua, bir besnik i popullit![/quote]

PERSHENDETJE SHOKU ODISE,, UNE JAM NE ATE DREJTIM,, JAM ENDE NE SHKOLLIM E SIPRE,,

SA PER MIGJENIN,, I RRESPEKTOJ VEPRAT E TIJA,, POR NE KOHEN E MIGJENIT KA QEN SHUM LEHT TE SHKRUHEN ASO VJERRSHA,, KA QEN I VETMI DHE KA PAS ATE IDE,, DHE ESHTE BER I FAMSHEM NDER SHQIPTAR,, ATE NUK E SHTI NE RADHEN E INTELEKTUALVE,,

PO TE FILLOJ TE SHKRUAJ VJERRSHA SIKUR MIGJENI ME SIGURI EDHE PSE DO TI SHKRUAJA ME TE MIRA,, ASKUSH NUK DO TE ISHTE I INTERESUAR TI LEXOJ,,
NJOH INTELEKTUAL QE MERRET ME BIZNES EDHE SHKRUAN VJERRSHA,,
PER MU ESHTE HOBI . SKA ASGJE TE BEJ ME INTELEKTUAL

dr1ta 21-05-05 12:25

Borxh nuk e ka askush te merr pjes ketu ..por jan te mireseardhur gjdokush ...intelektualet e muzikes, e artit, psikologjise,shendetit,sosialeshoqerore,intrigashat,hoxhallaret ,etj etj :lol: :P

Odise 21-05-05 19:19

[quote=Krokodilli][quote=Odise]krokodilli, thua se je vetem 23 vjeçar, po edhe Migjeni 23-27 vjeçar shkroi VARGJET E LIRA, pra nuk eshte ne pyetje mosha, kur ke talent edhe thua se je nga nje familje intelektualesh...

Gentian, kompjuteri sot eshte pjese perberese e jetes dhe dihet se jane te mirseardhur intelektualet ne forume edhe mund te siellin forma e metoda shprehese, mesime per rinine tone, skjarime, ndonje analize te shkurt dikund kur paraqitet nevoja, ndonje zgjidhje kundertheniesh: linguistike, historiografi, gjenetike, psikologji, sociologji, politike etj. Kjo fjala - borxh, nuk i detyron te paguajne edhe e dijme se marrin pjese, jane prezent. Eshte nje perfitim reciprok edhe komunikimi me popullin tend, sepse kemi disa pyetje nga te rinjte, qe edhe ata i qet ne hall... Popullit e atdheut tend i ke borxh gjithcka - nese thua, bir besnik i popullit![/quote]

PERSHENDETJE SHOKU ODISE,, UNE JAM NE ATE DREJTIM,, JAM ENDE NE SHKOLLIM E SIPRE,,

SA PER MIGJENIN,, I RRESPEKTOJ VEPRAT E TIJA,, POR NE KOHEN E MIGJENIT KA QEN SHUM LEHT TE SHKRUHEN ASO VJERRSHA,, KA QEN I VETMI DHE KA PAS ATE IDE,, DHE ESHTE BER I FAMSHEM NDER SHQIPTAR,, ATE NUK E SHTI NE RADHEN E INTELEKTUALVE,,

PO TE FILLOJ TE SHKRUAJ VJERRSHA SIKUR MIGJENI ME SIGURI EDHE PSE DO TI SHKRUAJA ME TE MIRA,, ASKUSH NUK DO TE ISHTE I INTERESUAR TI LEXOJ,,
NJOH INTELEKTUAL QE MERRET ME BIZNES EDHE SHKRUAN VJERRSHA,,
PER MU ESHTE HOBI . SKA ASGJE TE BEJ ME INTELEKTUAL[/quote]

***
[color=red][/color]Korkodilli, a ka mundesi te iu lexosh kete shkrim tendin, prinderve tuaj intelektual dhe cfare ata do te reagojne per te?
Veç tregona drejte a?

Krokodilli 21-05-05 20:01

Shoki Odise,, .. flas realitet edhe pse nuk te pelqen ty,, ta lexosh pak historin e Migjenit,, dhe te shikosh se qfar vepra ka shkru apo qkado qe ka ber gjat karieres se ti,, nuk jan gjera qe e bejne ate intelektual,,
Te gjith shkrimtaret nuk jan Intelektual,, me idet e njeriut , me ndjenjat e tije shkruhet edhe vepra..

GURI SYLAJ 21-05-05 20:56

nga guri sylaj
 
KROKODILL I NDERUAR QENKE ENDE I RI DHE VET E PRANOVE SE JE NE SHKOLLIM E SIPER : KUR TE MBERRISH T#I KUPTOSH KETO VARGJE TE MIGJENIT :

" O SIKUR T'A KISHA NJE GRUSHT
E T'I BINJA MU NE ZEMER
MALIT QE NUK BENE ZE..."

ATEHERE DO TE BISEDOJM SE A ISHTE INTELEKTUAL MIGJENI APO KETO VARGJE I SHKRUENTE PER HOBI.

Me nderime Guri Sylaj

uliksi31 21-05-05 20:59

Migjeni eshte nje nga figurat me te ngritura ne Letersin Shqiptare.Kryevepra e tij "Poema e Mjerimit" , ne letersin tone gjithmon do te zene vend te posacem.
Me siguri,.... sikur Migjeni te mos ishte shendet-lig dhe jete shkurter.Do te arrinte famen e rangut botrore,ne letersi.

GURI SYLAJ 21-05-05 21:13

nga guri sylaj
 
Uliksi 31-jr Ju falenderoj perzemersisht1

GURI SYLAJ

Odise 22-05-05 05:55

krokodilli, duhet te mesosh shume e jovetem te rrezitesh ne diell. Te thash lexojau prinderve tuaj intelektual, kete shkrim qe shkrove edhe kete per Migjenin - me siguri do ta ngrehin veshin!

Ende nuk je real, te presim!

Auberoni 22-05-05 11:22

Intelektualet dhe forumet.


Panairi i VII i librit eshte duke u zhvilluar ne Prishtine. Dje, gati tere diten isha aty, ne Boro e Ramiz duke qendruar me nje shok i cili ishte pjese e ketij panairi.

Shiqoja njerezit qe vinin. Kishte shume te rinje. Me behej qejfi. Kishin shije te them 'intelektuale" ne perzgjedhjen e librave qe blenin. I ndegjoja duke folur dhe rrezaton me njohuri te ngjarjeve, njerzve dhe ishin te paisur me ate qendrimin premtues te nje Intelktuali te ardhshem.

Tash, te nderlidhem me temen duke pasur parasysh se ne Kosove ka intelektual te mjaftueshem.

Ne forume Shqiptare, eshte dukuri e rralle, raritet i vertete qe njeri ti thote tjetrit [b]ke te drejte[/b]. Sa jam une antar, kjo asnjehere nuk ka ndodhur. Mund te kete ndodhur, por une nuk e kam verejtur.

[b]Askush nuk deshiron te vije ketu e te qaj koken me qendrime arrogante, fyese, inkoherente dhe te marra. Me se paku intelektuali.[/b]

Odise 22-05-05 18:10

shkroi auberoni

Askush nuk deshiron te vije ketu e te qaj koken me qendrime arrogante, fyese, inkoherente dhe te marra. Me se paku intelektuali.
_________________

deri ketu tek ky definim yti ke te drejte, por ketu jo, sepse mvaret gjithcka, per cfare e perdore. Edhe forumin mund ta perdoresh: per te mire e per te keq. Mireperdorimi dhe keqperdorimi jane dy gjera krejte te kunderta. Nje ore stervitjeje, mund ta bej intelektuali edhe ne kopshtin zoologjik (nese mendon ne kete menyre, per arrogancen, fyerjet, e marrezite). Por, secili komb ka injorancen, fyerjet e marrezite e veta, qe ndodhta ua tejkalojne tonave! Shija e bukes mvaret nga brumi - por edhe nga gatimi, nga pjekja - por, ajo qe eshte ma interesante, eshte menyra, methoda, respekti i familjarit - se si ta shtron e ta then buken ne sofer! Ka buke e mjalte, qe te shtien me vjelle, e ka buke e kripe, qe te shtien shije e lumturi!

Intelektuali eshte GOJA E POPULLIT (gjuha e popullit, pasqyra e popullit, i rritur e i vetedijesuar mu ne ate arrogance, fyerje, e marrezi te jetes - sepse askush nuk eshte perfekt, as edhe nje njeri, se lere ma nje popull).

Biseda don mjeshtri, e intelektuali duhet ta kete para te gjithve kete veti, si nje luftetar i denj, por mvaret se me cfare armatimi diturie eshte i pajisur!

Njeriu meson nga cdokush dicka te re, edhe nga femiu. Sokrati nuk dijti te ia jep nje gace zjarri femiut, ngase nuk kishte mashet dhe femia mbushi grushtin me hi, nje gace mbi hi ne dore dhe shkoi. E Sokrati tha: aq shume dij, sa s'dij asgje!

Biseda eshte mjeshtri e madhe.

Auberoni 22-05-05 18:45

I gjithe arti i bisedes esht' [b]ndegjimi[/b]. Duhet ta ndegjojme njeri tjetrin. Duhet te kemi dinjitet e ti pergjigjemi pales tjeter sa here qe e kerkon.

Edhe ketu tek ne nuk debatohet; ketu vetem behet monolog. Ketu hyne forumiste dhe contra bones mores postojne pa e perfillur tjetrin.

Si fakt, u hapen edhe dy tema fetare; per secilen pale. Hapsire ku mund te shkruajne pa u kundershtuar nga askush.

Pastaj, forumistet nuk jane sfidues, nuk jane terheqes per bashkebisedim.

Biseda nuk don asnje mjeshtri; mjeshtria fitohet me kohe. Biseda don ndegjim. Asgje tjeter.

Odise 22-05-05 19:17

nese biseda nuk qenka asfare mjeshtrie, por po dojka vetem ndegjim - atehere FOL MBRET e po te ndegjojme:-) Behu terheqes, pra! Ketu eshte mjeshtria!

GURI SYLAJ 22-05-05 19:21

AUBERONI -J U JAP PLOTESISHT TE DREJT.

Nje plak e pyeten se si eshte bere i menqur e ai u pergjegj-
duke i pare budallakite e te tjereve dhe duke mos i perserit une ato.

Odise 22-05-05 19:43

ha ha haa Guri Sylaj, plotesisht a? Po pra mvaret 'si e lype puna', dikush meson ma shume prej budalleve (sepse peson, e meson), e dikush prej te mencurve, po une mendoj se vetem ai qe eshte ne teh budallaku, meson prej budalleve, se pleqet e thone me alegori kete shprehje edhe dihet se mesohet prej pleqeve - shkolla e jetes!

Athua, a jane preke ata qe e pyeten plakun, se si u be ai i mençur?:-))

GURI SYLAJ 22-05-05 20:15

MENQURIA NUK NJEH MOSHE KURSE MOSHA I NJEH TE DYA!!!!

Odise 22-05-05 20:54

e vertete!

Naki 23-05-05 11:18

Duke dashur qe mos ti japi kahje tjeter temes, deshiroje te Perkrahu mendimin e Zt. Auberoni Se Vertete Komunikimi ne baza te Interaksionit E Zhvillone dhe begatone Diskutimet Konstruktive.
Te ndegjosh se qka tjeteri thote debatone do te thote keni bere respektin keni Zhvilluar nje Parameter te komunikimit te shendoshe.
(Sqarim diskutimet Destruktive nuk i perkasin ketij Moduli)


Me nderime Naki

Krokodilli 23-05-05 12:13

Re: nga guri sylaj
 
[quote=GURI SYLAJ]KROKODILL I NDERUAR QENKE ENDE I RI DHE VET E PRANOVE SE JE NE SHKOLLIM E SIPER : KUR TE MBERRISH T#I KUPTOSH KETO VARGJE TE MIGJENIT :

" O SIKUR T'A KISHA NJE GRUSHT
E T'I BINJA MU NE ZEMER
MALIT QE NUK BENE ZE..."

ATEHERE DO TE BISEDOJM SE A ISHTE INTELEKTUAL MIGJENI APO KETO VARGJE I SHKRUENTE PER HOBI.

Me nderime Guri Sylaj[/quote]

pershendetje Guri Sylaj,, qfar paska te kuptohet ketu,,
shprehje te njeriut jan jo te jashtetokesorit,, jane shprehje te jetes se perditshme vetem te shprehura ne menyr te ndryshme,, po ashtu jeta e rende e ka ber te mendoj dhe te shprehet ne ate menyra....

pershendetje

Kaltrushi 23-05-05 13:22

[color=brown][b]Pershendetje Agron22,


Te them te verteten se keto shkrime qe jane shkruajtur deri me tani me pelqejn shume... sepse lexoht nje diskutim konflikt...qe mua me pelqen, ku jo te gjthe pajtohen me te njeten gje...

secili shkruan mendimin nga vehtja...

edhe une mund te them se ne ket forum pikerisht jane disa persona qe vertet me lejn pershtypje dhe mendoj se jane intelektual....ne dallim me shumicen tjeter qe vetem shkruajn....

Por nuk e di se a mendojn te gjithe intelektualet tane te shkruajn ne njerin nder forumet.......edhe nese po mendoj se me shume gjejn ven tek Politika?!?! esht vetem nje Fjale thuajse nga une e jo nje gje qe esht fakt...

sidoqoft... une jam e RE te flas shume ne ket teme, por kam familjen intelektuale......te cilet jane ne te njetin mendim si une se ne nje forum mund te mesojsh nga fjalet e menqura dhe jo ato te menqura......


PS: Mendoj se edhe Mosha e ben te vehten.....

ME RESPEKT


kaltrushja.... [/b][/color]

Kaltrushi 23-05-05 13:27

[quote=Kaltrushi][color=brown][b]Pershendetje odise, Agron22 dhe te gjithe tjeret ( pikerisht desha te pershendes autorin e temes me se shumti),


Te them te verteten se keto shkrime qe jane shkruajtur deri me tani me pelqejn shume... sepse lexoht nje diskutim konflikt...qe mua me pelqen, ku jo te gjthe pajtohen me te njeten gje...

secili shkruan mendimin nga vehtja...

edhe une mund te them se ne ket forum pikerisht jane disa persona qe vertet me lejn pershtypje dhe mendoj se jane intelektual....ne dallim me shumicen tjeter qe vetem shkruajn....

Por nuk e di se a mendojn te gjithe intelektualet tane te shkruajn ne njerin nder forumet.......edhe nese po mendoj se me shume gjejn ven tek Politika?!?! esht vetem nje Fjale thuajse nga une e jo nje gje qe esht fakt...

sidoqoft... une jam e RE te flas shume ne ket teme, por kam familjen intelektuale......te cilet jane ne te njetin mendim si une se ne nje forum mund te mesojsh nga fjalet e menqura dhe jo ato te menqura......


PS: Mendoj se edhe Mosha e ben te vehten.....

ME RESPEKT


kaltrushja.... [/b][/color][/quote]

Odise 24-05-05 03:02

[i]Pershendetje, Kaltrushi dhe gjithe pjesemarresve
ne kete theme tonen, ku secili perpiqet VLLAZERISHT e pa hile
te japi mendime sa ma te vlefshme, qellimmira, njohuriprurese,
qe pasurojne edhe kete imazhin e forumit tone, se edhe ketu rrefejme se Dardania eshte Gjalle, apo ashtu sic pritet ne nje te ardhme te afert - RINGJALLJA E DARDANISE SE LASHTE!

Themi ne kete theme - se dicka ketu na mungon, por kur i perkushtohemi me maturi e kujdes, mendjemprehtesi e mendjeurtesi, me afersi shpirterore, si vllazer e motra te nje gjuhe e gjaku - NA pasardhesit dardan, i kemi tregua botes, se vertet, Kosova DARDANIA eshte djepi i shqiptarizmes, ashtu sic e komentojne zerat gjithshqiptare ne: poezi, proze, histori e Epike tradicionale!

Qellimi im thjeshte, ishte dhe eshte edhe do te jete ne kete theme - nje perkushtim sado modest kohe, te sa ma shume intelektualeve tone, t'i vjelim ne mesin e rinise, turmave te popullit, qe edhepse te shperndare ('gjak i shprishur') botes, e neper arrnat gjeografike te hartes ballkanike - edhe ketu te jemi te bashkuar NJE TRYEZE MBARESHQIPTARE - sepse koha dhe momenti historik per Kosoven e kerkon - ashtu sic dijten ta ndihmojne clirimin e Kosoves gjith shqiptaria nga Tivari e Preveza, nga Stokholmi e Njujorku e Melburni, thene thjeshte, nga gjith Bota Shqiptare - me ate qe mundem e dijtem! Synimet tona do te realizohen gradualisht me kohen dhe momentet historike!

Nuk perjashtoj mundesine e prezences se intelektualeve tone, por kjo ishte nje nxitje, prekje me ndjenja ne memorjet e intelektualeve tone (anipse duken te lodhur e rraskapitur - 'te arratisur e syrgjynosur, te rraskapitur e katosur'' Anes Botes, Anes Shpreses, nga disfatat politike qe pesuan edhe shume sish po pesojne ende) - Ta shfrytezojme kohen sa ma ne maksimum, te shkembejme mendime e pervoja, ne Sofren Dardane!

Biseda don shume mjeshtri dhe eshte mjeshtria ma e madhe e njeriut, sepse percakton portretin mendor, ideor e ideologjik te njeriut. Fjala eshte fryti i njeriut, qe duhet te kaloj ne Veper, perndryshe Fjala mbetet e verber. Vepra e Fjales ketu eshte bashkimi, njohja reciproke e kesaj rrenje te forte illire, QE JEMI - qe kudo ta justifikojme emrin shqiptar, si bij e bija te TROLLIT TE SHQIPES!

Jemi ne mesudhe historike dhe kemi shume shume PUNE, per te udhetuar e mesuar edhe per tu flijuar poqese e kerkon momenti historik, deri ne arritjen tek Pikepjekja Kombetare!

Secili pergjigjet personalisht para popullit e atdheut! Askend nuk e detyrojme! Ne kete kohe te duhur, i mungojme shume njeritjetrit, per t'i vra largesite e ndasite politike, e ftofjet ndershqiptare, qe po na i servojne ende tjeret edhe ma shume vetvetja jone historike!

Qellimi eshte Bashkimi, ta ndijme vetveten edhe ketu, si Vllazeri ne nje Atdhe - ne Dardanine e lashte - as me shite as me ble mend, por shkembim pervojash e njohurishe - mesime per gjeneratat e reja!

Respekt!

Odise

postskript: kerkoj dy falje: qe u regjistrova vone ketu, as para nje muaji, per fajin e kohes... edhe per foton, qe ia paskam marre paqellim Agronit22 (qe qenka regjistruar shume para meje, por edhe ate e nderroj edhe perpiqem te arrij ne hap kohor me shoqerine, sepse ku i dihet, neser me gjuan vala e jetes) edhe kam respekt te patjetersueshem, per anetaret e ketij forumi, qe e mbajne gjalle tubimin shqiptar ketu, qe nga formimi i kesaj rrjetfaqje elektronike - Dardania!

Perseri,
Respekt per Vemendjen Tuaj![/i]


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 19:22.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.