Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Ecje pa mbarim (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17677)

hajredin kovaci 28-09-05 08:28

Ecje pa mbarim
 
[b]Fati im shpend i plagosur[/b]


Edhe ti hyre ne loje
fati im i mllefosur
fati im i zi
me padurim prite mengjesin
e sa mengjese kaluan
prej asaj pranvere te harruar
fati im
edhe ti erdhe ne rend te dites
edhe sa mengjese do te gdhindesh
rrisku im i thyer
copa copa
edhe sa agime do te presesh te zbardhin
mengjese te bardha te presesh te zbardhin
mengjese te bardha te pranverave te kuqe
Ti fati im shpend i plagosur

hajredin kovaci 28-09-05 08:31

[b]Te folurit me gishta[/b]

Ne fillim me pyeten edhe sa vjet
Une ngrita dy gishta
Me vone me pyeten edhe sa muaj
Une ngrita dhjete gishta nente tete shtate...
Nje
dhe kur me pyeten edha sa dite
Une prape ngrita dhjete nente tete shtate...
Nje
Gishtat qe merrnin formen time

hajredin kovaci 28-09-05 08:35

[b]Nje tjeter Teute[/b]

Kushedi cfare mban
ne thellesine tende te frikshme
sa histori jane mbytur ne ty
zjarri te erdhi hakut
nga guret e kishave sībehet shtepi
kot mundohen arkeologet
qytet i vjeter qytet i ri
kush do ta kete ate fat
te bie prape atypari
ndoshta nje tjeter Teute e veshur si nuse
me pelhure te punuar ne tezgjah ari

hajredin kovaci 28-09-05 08:40

[b]Ecje[/b]

Rrugeve te pafund
ecja i shoqeruar me heshtjen
ne kalldremin e rrugeve hije te pakuptimta
shenja ndoshta hieroglife
toke e vjeter eshte kjo
cdo hap me tutje nje shekull me pare
cdo gur ne kalldrem nje shkronje ne leter
ecja i shoqeruar me heshtjen
para meje gur i gjalle skulpture lashtesie
femra ilire
me duar germoj dheun e lashte
terrakota fibula kulture ilire
eci edhe me tutje
para meje letra shqipe
gjuhe e vjeter toke e vjeter eshte kjo

hajredin kovaci 28-09-05 08:42

[/b]Rozafa[b]

Ne Kalane e Shkodres
edhe ne gushte thone pikon uje
une e pashe vete ne Nentor
ndoshta Rozafa eshte merzitur
qumshti iu be uje duke pritur[/b]

hajredin kovaci 28-09-05 08:43

[b]Nenesmadhe[/b]


Ti e para u linde
e para u flijove
Ti e para u bere
Nobeliste
Ti e para duhet
te behesh hyjnesh

hajredin kovaci 28-09-05 08:46

[b]Perseri aksident?[/b]

Te jetosh kohen
Popull i ndaluar
Zgjimi filloi perseri
Hasta la vista
Pushtet pa lavdi
Te poshteruar dhe te fyer
Vdekja me vjen prej syve te tille
Aksident i ores shqiptare
ndodhi perseri
Heshtja e armeve
sīte sjelle lirine

hajredin kovaci 28-09-05 08:48

[b]Dita e Flamurit[/b]

Sa bukur flet ky
per Diten e Flamurit
Ky edhe per Ismail Qemalit
thote se ka qene mjekerthinjur
Po edhe Ne do ta ngrejme Flamurin
kur te na thinjet mjekra

hajredin kovaci 28-09-05 08:52

[b]Anes Bunes[/b]

Ky vend heshtjerende
sīguxon ze te nxjerre
fjalet ia kepusin ne fyt
Malit dhe Fushes
edhe uje rrjedhe ndadale e pa zhurme
e quajne te rende si vaj
te trashe
kur bie debore
ngjane te vonohet pranvera
cīlule qe dalin pastaj
te njoma te fresketa

hajredin kovaci 28-09-05 08:59

[b]Tragjedi[/b]
[i]Viktimave te Otrantit[/i]


Te gjithe e pane vdekjen
ne syte e njeri-tjetrit
te gjithe i rane ndesh
ndale po munde
mbyte vdekjen
te gjithe diku
aty jane
e varre sīkane
deti nuk eshte
varreza me e madhe e shqiptareve

hajredin kovaci 28-09-05 09:02

[b]Ne burg[/b]

Une jam mire ketu
ku jam
une sīdi sīte bej perjashta
liria per mua sīeshte asgje
une dua te ha vella te pi
dhe po te dalesh neser Ti
o Zot
te gjitha keto jan te miat

hajredin kovaci 28-09-05 09:07

[b]Dhoma numer pese[/b]


Te gjithe e matnin kohen me ore
kur une e matesha me hap
duke numeruar
gjithe diten ecja
neper dhomen time numer pese
kafene e mengjesit shpesh e pija
pa ardhur shtypi ditor
me fije shkrepse te djegura
shkruaja poezi
dhe pastaj me to bera
Kullen e Ajfelit
dhe mundohesha te hypi
ne maje ne maje te Kulles
per te pare si duket
a nxene dielli

hajredin kovaci 28-09-05 09:13

[b]Mundim[/b]


E mbyllen njeriun ne nje dhome katrore
e lodhte uria e mundonte etja
e mbyste vetmia
e mbyllen njeriun ne nje dhome trekendeshe
dridhej nga te ftohtit digjej nga te nxehtit
me nderrimin e motit
e mbyllen njeriun ne dhomen piramide
koken sīmund ta ngriste
duart sīmund tīi luante
kembet sīmund tīi levizte
njeriu ngadale po vdiste
duke ngritur shkembinjte e piramides

hajredin kovaci 28-09-05 09:21

[b]Letra pa adrese[/b]


Pse me shikon prej bires se celesit
pse me flet me gishta
ku humbi shikimi kush na i vodhi fjalet
a shkruhet dot drejte ne leter pa vija
a do te mberrije valle letra ne cak
nese jo ne cfare adrese do te kthehet
kush tha se nga vendet e mbyllura sīshkruhet letra
a jane te verteta letrat e Gramshit
a tīi shkruajme ne leter ato qe sīdihen a tīi themi
a tīi qesim ne shesh ato qe sīshihen a tīi shikojme
cītu themi femijeve per ato qe i lexojne ne libra
kush eshte fajtor per fjalet numrat qe mungojne
letrat e pashkruara pa adres a do te mberrijne ne cak
nese jo ne cfare adrese do te kthehen

hajredin kovaci 28-09-05 09:23

[b]Zgjuarje[/b]

Zogj te hershem
qe kendoni vargun e mengjesit
me krahe te lehte
fluturoni mbi kurore te gjelbert
nga gjethet e njome
e shkundet vesen
ajo na ra mbi fytyre
ne sīkishim fjetur
vec nje sy gjume benim

hajredin kovaci 28-09-05 09:27

[b]Ma lexove rendin e dites[/b]


Me zgjove ne mengjes me zhurmen tende te madhe
me pershendete me miremengjes
me mireseardhje te embel
me bere me koke ku te ulem me tregove
me bere me gisht
ma bleve mendimin deshiren
ma lexove rendin e dites
e pranova piken e pare te dyten te treten
ai nise nga fillimi
me kot bertet e cirresh
une sījam fajtor per mosardhjet

hajredin kovaci 28-09-05 09:30

[b] Une mbeta ai qe isha[/b]


Mos u mundoni ta dini cili jam
une jam i paemer
mos i kerkoni vargjet e mia
i kam ndrydhur ne zemer
Mos pyesni pse sīme pagezuan
nje emer njeher e kisha
me vone emrin ma nderruan
une mbeta ai qe isha

hajredin kovaci 28-09-05 09:34

[b]Vrer do te peshtyshe[/b]


Tīme kishe shti te ngas
me vrap kali ta kaloj vetetimen
do te ishe qeshur si i marre
si u bera zog qielli
si fluturoj mbi re

TE MBUSHURA PLOT VRER

me sqep te mprehte
do tīi shpoj rete
do te te bjere mbi fytyre
do te behesh vrer
dhe vrer do te peshtyshe

hajredin kovaci 28-09-05 09:37

[b]Fati i zi[/b]

U lodhem duke punuar
u rraskapitem duke perzier dhe
duke cele gropa per te mbjelle fatin
fatin e zi si te ullirit
per ta korre mbas kushedi sa e sa vjeteve
kushedi ku jemi mbasi te vdesim
ndoshta prape kur te lindim
kete fat do te kemi

hajredin kovaci 28-09-05 09:41

[b] Ju kurre sīdo ta dini[/b]


JU asnjehere sīme pyetet
a eshte veshtire te ruhet vdekja
te mos vije tinez
te mos me gjeje gafil
ta ruaj mllefin
te mos dale ne shesh
Ju asnjeher sīme pyetet
a e kam fatin te shkruar diku ne libra
dhe nga cila ane do te vijne
Ju kurr sīdo ta dini
si e kam shpirtin

hajredin kovaci 28-09-05 09:45

[b]Fryj moj ere[/b]


Fryj moj ere e fryj e merre
cdo gje perpara e
degdisi diku dhembjet
sharjefyerjet e fjalet e keqija
dy gure bashke mos i le
Fryj moj ere e fryj e mos u ndal
naten fryj po deshe edhe diten
degdisi diku larg faren e keqe
eren e parfumeve te arkivoleve
pluhurin e verdhe nga gjethet e
kalbura mbi strehet e
cative te pabanuara
fryj moj ere e merre perpara
te keqen te ligen dhe coi diku
large nesh dhe ndal aty

hajredin kovaci 28-09-05 09:51

[b]A mbet dicka e pathene[/b]

Ne kete hapesire te pafund
a do ta gjejme nje vend per pushim
ta pushojme trupin nga lodhjet
tī i pushojme kokat nga shtypjet
dhe tīi mjekojme plaget nga lendimet
ne kete hapesire te pafund
do te na lodhin fjalet e kota
tīi pushojme veshet nga sharjefyerjet
fytyrat t īi bejme operacione plastike
dhe syte t ī i humbasim qe te mos shohim
ne kete hapesir te pafund
sa dime per te kaluaren
a e njohim te ardhmen
per te sotmen a mbet dicka e pathene

hajredin kovaci 28-09-05 13:43

[b]Pa koke e kembe[/b]


Nga nje pellembe
terhiqem zvarre
me afer teje jam une
terhiqem zvarre naten-diten
ne kembe sīmund te ngritem
se jam i pa koke
e njerezit sījane mesuar te shohin
njerez pa koka
dhe terhiqem zvarre dhe
kerkoj koken
por ajo sīgjendet dot
koken time ia kane vene tjetrit
dhe endem duke kerkuar
humba edhe kembet
tani mbetet te shpresoj
ne aftesite e mjekeve
per proteza dhe koke artificiale

hajredin kovaci 28-09-05 13:48

[b]Amerika te ben per vete[/b]


Per Ameriken sīdua te them fjale te keqija
Ajo eshte larg mendjes sime
Larg endrrave te mia.

Amerika sīeshte e madhe sa e ka emrin
Ajo shpejt eshte merzitur e thote
Sīduroj dot me te huaj.

I huaji te huajit i thote ti je i huaj.

Per Ameriken sīdua te them asnje fjale
As te mire as te keqe
Amerika thone te ben per vete.

Ameriken mos ma permendni
Atje edhe njerzit e shemtuar gjejne
Pasqyra qe i bejne te bukur.

hajredin kovaci 28-09-05 13:50

[b]Per Ju po flas[/b]


Ju atje mos beni zhurme
Une per Ju erdha ketu
Per Ju po flas

Ju ketu me shikoni ne sy
Une per Ju jam ketu
Per Ju po flas

Une prape do te vij

Ju prape zhurme do te beni
Ju prape sīdo te me shikoni ne sy
Une sīdo te vij me

hajredin kovaci 28-09-05 13:55

[b]Me vete ta kesh[/b]

Ngado qe te shkosh
veten merre per dore
nganjeher shkelja kemben
qe te mos gaboje
Ngado qe te shkosh
mos i merr te gjitha me vete
se paku trimerine
lere te shtepia
Eshte mire ta kesh me vete
nje pasqyre ne xhep
te shikosh
sa i keq dukesh
kur ia ben vetes me sy
Ngado qe te shkosh
se paku mencurine
ta kesh me vete
ateher
i ke te gjitha

hajredin kovaci 28-09-05 13:56

[b]thoni si te doni[/b]


Trupin e vogel
mendjen e madhe
por
kjo sīeshte
mendjemadhesi

hajredin kovaci 28-09-05 13:59

[b]Grate sīkane faj[/b]

Ne pazar te grave
ne Plazh te Grave
semundjet e grave
nemat e grave
ata te grave
shamata e grave
punet e grave
si grate e keqija
bene burrat

hajredin kovaci 28-09-05 14:01

[b]Dialog me gra[/b]


Une shpesh u them grave
ju shejtanin e shtite ne shishe
do tīu vije hakut kur te vdisni
toka do tīu njerre perjashta
asaj gjithmone ia sollet shpinen

hajredin kovaci 28-09-05 14:02

[b]Per gurin themeltar[/b]


Do ta hane nje dash te pjekur
Per gurin e pare
Per gurin themeltar
Kane harruar koken
Ta shtine ne themel
Do ta hane edhe nje dash te pjekur

hajredin kovaci 28-09-05 14:06

[b]Po bej cmos[/b]

Bera cmos qe te shkruaj poezi
dhe te mbylli kete fundshekull
sado i keq qe ishte
me tragjedi vaje e ikje
Po bej cmos qe te shkruaj poezi
per kete fillimshekull
pa ankthe e trishtime
pa degjuar me krrokame korbash te zi
pa lodhur duke vrapuar
per te ikur nga gjarperinjt e gjakut

hajredin kovaci 28-09-05 14:08

[b]Ritual[/b]


E hengre Basri Capriqi
nje kokerr fik
ne Parge
te mbeti ne Qafe
ne fyt
e,kalove mbi Kurriz
ne Tivar e pe sa eshte sahati
dhe erdhe
e pive nje kafe
ne"Morea"
si ritual

hajredin kovaci 29-09-05 13:19

[b]Eshte nje dite[/b]


Eshte nje dite e gjate nje vit
Eshte nje vit i gjate nje shekull
Eshte nje pike e kuqe e madhe
Eshte nje pike e zeze e vogel
Jan dy pika
Lote gezimi lote hidherimi
Eshte nje lume
pa mbarim me rrjedhe pa kthim
Eshte nje burim
qe kurre nuk shterret
uji i ftofte ben zemren gur
shpirti i perflaket freskohet
Eshte nje yll
i vetem ne qiell
leviz ngadale shndrit si diell
Eshte nje dite plote diell
Eshte nje vit plote vere

hajredin kovaci 29-09-05 13:20

[b]Basti[/b]

Dy kuaj vraponin
cili i pari
do te mberrije
qelloja pra
cili kale arriti
i dyti
kur kali i bardhe arriti
i pari?

hajredin kovaci 29-09-05 13:23

[b]Kodra e Keqe[/b]

Kah Kodra e keqe
eshte frike te kalohet vete naten
nese degjoni muzike
hapin mos e ndalni
dikush po martohet
nese degjoni vaje
mos u frikesoni
dikush ne kurbet paska vdekur
nese degjoni brohoritje
behuni edhe me trima
Gjergjelezalia mund Bajlozin

hajredin kovaci 29-09-05 13:27

[b]Tollovi e madhe[/b]


Ora shtatembedhjete e tridhjete
e dy tre kater minuta
kujdes me thane
mos u sill naten
une vec ne poste desha te shkoj
te lajmeroj gruan
me siguri ajo sī mendon si nena
ne poste tollovi e madhe bicikletash
disa mbanin nga dy
kabinat sīishin parapare per bicikleta

hajredin kovaci 29-09-05 13:34

[b]Po ndezen llambat[/b]

Valle kush na e beri qimen tra e mizen buall
Jetojme ne kohen e roboteve prej mishi
Ose po kthehet koha e faraoneve legjendave
Llambat e vajgurit po ndezen perseri
Cila je Ti qe luan me kohen
Apo mallkon nenen qe te lindi

hajredin kovaci 30-09-05 12:16

[b]Keshtu e kane keto pune[/b]


Sīkemi cīte bejme
keshtu e kane keto pune
dikush ecen me vrap
dikush ne vend numeron
dikush qane sa sīpelcet
dikush qeshe e cirret
dikush sīeshte aty
numerohet se ka qene
dikush eshte prezent e
sībie ne sy fare
dikush vdes per lirine qe sīe ka
dikush sīcane koken fare
dikush ike
dikush ha e pi sa sīben
dikush vdes urie

hajredin kovaci 30-09-05 12:17

[b]Tretje[/b]


E bardha po erret
E erreta po zbardhet
te dyja po ndryshojne
Por njera po tretet

hajredin kovaci 30-09-05 12:20

[b]Rruge pa emer[/b]

Rruge rruge rruge
te gjera te gjata po emer
djathtas me plepa te gjate majtas
sa makina mbi ju kalojne
gjithe ate lesh te bardhe nīhava qe cojne
u ngite se rrahuri
mbi ju te gjithe kalojne
rruge te gjera te gjata pa emer
qe bashkoheni dikund


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 10:07.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.