Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Dita e Flamurit! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23209)

sunshine 25-11-07 15:52

Dita e Flamurit!
 
1 Bashkangjit/je
Kanė mbetur edhe tri ditė deri te dita e Falmurit, pra 28 Nėntori! Fatkeqėsisht edhe mė e festojmė kėtė ditė si njė popull i ndarė.
Ku do ta festoni ju kėtė festė kombėtare dhe sa janė tė organizuar shqipėtarėt nė vendin ku ju jetoni pėr tė festuar njė ditė tė tillė?!

SoKoLi-i-Maleve 25-11-07 16:06

Re: Dita e Flamurit!
 
Urime Dita e Flamurit Te Gjithe Shqiptarve kudo qe jetojn.
Vetem te bashkuar do perparojm.

Gjumashja 25-11-07 18:30

Titulli: Dita e Flamurit!
 
dita e flamurit duhet te festohet kudo qe ka shqiptar kur dihet se eshte dite e veqant, . . . Agim Ceku ka premtuar qe nese nuk na japin pavarsin deri me 28nentor ai do jepe doreheqje . . .

Preshevar 25-11-07 18:48

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[I]28 nentor ... dit e mėrkur, dit pune. [/I]

[I]Urime, dhe inshallah heren e ardhshėm gjithė sė bashku ![/I]

King_Gentius 26-11-07 05:28

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[B]CEREMONIA E NGRITJES SE FLAMURIT SHQIPTAR
SHESHI I BASHKISE SE BOSTONIT
E MERKURE, 28 NENTOR 2007, ORA 12 MESDITE
(PAVARESISHT NGA MOTI)

Ju ftojme te merrni pjese ne ceremonine e katert vjetore te ngritjes se Flamurit ne Sheshin e Bashkise se Bostonit ne 28 Nentor, 2007. Kete vit ceremonia e ngritjes se flamurit do te organizohet nga Shoqata Kosovare Shqiptare e Bostonit. :smile:


[/B]

selvija 27-11-07 19:36

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[SIZE=2][FONT=arial black,avant garde]I Dashur Atdhe[/FONT][/SIZE]


Me vite jam larguar
i dashur Atdhe por nuk te kam harruar,
se shume i embel je.

Kjo zemra me kendon
per ty, Kosove
por prape me lengon
se je ne varferi.

Te fala te dergoj
kendej ku jam Atdhe
gjithnje po te kujtoj
se bijen tend me ke.:smile:

Tomori 27-11-07 20:28

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://www.albmuzika.com/img/28nentor1912_isa_boletini.jpg[/IMG]

Pupi 27-11-07 21:38

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Mexhid YVEJSI, Gjakovė

[CENTER]DITA E FLAMURIT,[/CENTER]

DITA E PAVARĖSISĖ, [CENTER]DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ...
(28 Nėntor 1912 - 28 Nėntor 2007)
[I]“Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės”. - Faik Konica [/I]
[I]28 Nėntori-Dita e Flamurit, ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja, e historisė sonė kombėtare... Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri... Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, duhet tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr ēdo shqiptar...Pse? Sepse: Nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, pėrveē gėzimit, pėrveē vajtimit, secili duhet tė bėjė edhe llogari, me pėrgjegjėsi, t’a pyesė veten: ē’bėri gjatė njė viti pėr Kosovėn, Ēamėrinė, pėr Shqipėrinė…? Me 28 Nėntor 1912, u ngrit nė qytetin e Vlorės, nga dora Ismail Qemalit, Flamuri Kombėtar... Flamuri Kombėtar u ngrit mbas katėrqind e sa vjetėsh... Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetėr nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit n’Evropė...[/I]
[I]Flamuri Kombėtar ėshtė flamuri i Skenderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua... Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloi njė student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica... Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington (1926-1939),kur vdiq, me 1942, u harrua...Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri deri sa vdiq komunizmi…, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė... Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetėm Faik Konicės. Kjo tragjedi u ndodhi edhe atdhetarėve mė tė njohur, mė tė mėdhenj tė kombit, siē ishin: Mid’hat Frashėri, Mustafa Kruja, Dhimitėr Berati, tė cilėt ishin edhe nėnshkrues tė Dokumentit tė Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrės. Luigj Gurakuqit... Kjo u ndodhi edhe shumė atdhetarėve tė tjerė, deri nė ditėt tona... Prandaj, Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė duhet tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė...! Nė Ditėn e Flamurit, nga ballkoni i shtėpisė sė Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti njė fjalim tė shkurtėr para popullit tė Vlorės dhe rretheve tė tjera, ku ndėr tė tjera, dy herė e pėrmendi Zotin, e tha: “Deshi Zoti, qė me punėn tonė, trimėrinė dhe guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė, sepse kėtu e tutje, jemi tė lirė, tė pavarur dhe mė vete, prandaj, qeshni dhe gėzohuni!”. Ismail Qemali, duke e pėrfunduar fjalimin e Ditės sė Flamurit, tha: “Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjė dykrenare nė mes. Dhe tani tė gjithė bashkohuni si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar, si i ka hije Atdheut tonė tė lirė. Duke pėrfunduar, nuk mė mbetet tjetėr gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Math pėr bekimet e Tij...”. Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė nuk pėrfunduan me Shpalljen e Pavarėsisė, por ato u shtuan mbrenda e jashtė Shqipėrisė...! Shqiptarėt nuk arritėn tė bashkohen, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, nuk punuan sa duhet pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar Atdheun... Tragjedia mė e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmėshekullor...Tė ishe atdhetar, fetar, i ditur, i ndershėm, ishte rrezik...Shumica e shqiptarėve nisi tė jetonte jashtė vetes... Heminguej tha: “Kur nis tė jetosh jashtė vetes, gjithēka ėshtė e rrezikshme”. U bėnė gabime tė mėdha, pėrjetuam fatkeqėsi tė vazhdueshme...Gjithė fatkeqėsitė e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqė njerėzit nuk zotėronin dije tė mjaftueshme... Dije e mjaftueshme ėshtė Dija Hyjnore...Sipas Lesingut, qėllimi i fundit i diturisė ėshtė e vėrteta. E Vėrteta ėshtė Zoti. Zoti ėshtė e Vėrteta Absolute...Ai, qoftė lavdėruar, e ka shpallur tė Vėrtetėn me argumente... Nė Kur'an shkruan: “Ata tė cilėt nuk besojnė nė argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojė nė rrugė tė drejtė; ata i pret vuajtje e padurueshme.” (Kur'ani, 16:104) Kujt i besuam ne?! Pse vuajtėm? Pse po vuajmė ? Pse me ne po luajnė? Prandaj kėshtu jemi dhe kemi ashtu qysh jemi...! Vlera e njeriut, thoshte Renani, ėshtė sa mėson dhe sa dashuron. Mėsimet rreth Zotit, dashuria pėr Zotin ėshtė ēelėsi hyjnor pėr jetė tė lumtur e tė suksesshme! 28 Nėntori, Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė e Ēamėri...!Por, me besim nė Zotin, me pėrpjekje tė vazhdueshme, ēdo gjė ėshtė e mundshme...! Siē ishte e mundshme dalja publike mė 28 Nėntor 1997 e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Llaushė, nė ditėn e varrimit tė mėsuesit dėshmor, Halit Gecit, vrarė nga policia serbe...Siē ishte e mundshme qė komandanti i UĒK-sė, Adem Jashari, tė lindet mė 28 Nėntor …! Pėr mendjen e kufizuar njerėzore ėshtė rastėsi qė komandanti Adem Jashari u lind nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1955, por nuk ėshtė rastėsi pėr Zotin, Krijues, Planifikues e Zhvillues i ēdo krijese, qė jeta e tij, vepra e tij dhe rėnia e tij tė bėhet, shembull trimėrie, burrnije, qėndrese, shprese, rreze lirie, simbol pavarėsie! Kryetari i Ēekisė, Haveli, thoshte: “Shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrsa njeriu ėshtė krijesė e Zotit”. Zoti nuk krijon asgjė rastėsisht...Ai i fali Shaban Jasharit, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, Ademin, mė 28 nėntor 1955, shembullin ringjallės tė shqiptarisė... 28 Nėntori - Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, ditėlindja e Adem Jasharit, krenaria e shqiptarit, shembulli i qėndresės, simboli i shpresės ... Me hajr, pėr hajr ditėlindja e 52-tė, o Adem Jashari! Pėr hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė...! Ti e pate ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, ti e pate guximin dhe besimin pėr tė njohur vetveten, pėr tė njohur Kosovėn, pėr tė njohur Zotin... Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė le tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr tė njohur vetveten, qė ėshtė hapi i parė pėr tė njohur Zotin, i cili na fali edhe njė argument, nė Ditėn e Flamurit, na fali Adem Jasharin, qė me Jasharėt t’i falin Kosovės njė Diell... Njė Diell, qė me besim nė All-llahun, Zotin, Perėndinė, ka m’e ndriēuar ardhmėrinė… Amin! Ashtu u bėftė![/I]



[/CENTER]

Djellza: 27-11-07 22:05

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Gėzuar Festat Kombėtare tė Nėntorit!

Tė dashur, bashkatdhetarė!!
Motra dhe vėllėzėr!

Nė emėr tim Djellza , tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, Ju urojmė festat e Nėntorit: Nėntorin e Dytė- 28 Nėntorin-Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe tė Flamurit Kombėtar Shqiptar, 28 Nėntorin- Ditėn e daljes publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, 28 Nėntorin- ditėlindjen e Komandantit Legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, dhe 29 Nėntorin-Ditėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė nga nazifashizmi.

28 Nėntori ėshtė dita mė e rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar, sepse pikėrisht mė 28 Nėntor u vunė themelet e shtetit tė bashkuar kombėtar shqiptar .

Ky pėrvjetor na kujton edhe njė herė rrugėn qė kemi bėrė si komb deri kėtu dhe rrugėn qė ka mbetur pėr t’u bėrė. Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė territoret etnike shqiptare, por pazaret e Fuqive tė Mėdha me fqinjėt grabitēarė copėtuan vendin tonė. Mė tepėr se gjyshma e vendit mbeti e pushtuar.
Populli ynė kurrė nuk u pajtua me robėrinė, kurrė nuk u pajtua me copėtimin, por luftoi e punoi pandėrprerė pėr liri e pavarėsi. Lufta Ēlirimtare e Ushtrisė sonė tė Lavdishme Ēlirimtare u kurorzua me heqjen e trupave serbe nga Kosova. Nė altarin e Lirisė ranė mijėra dėshmorė e martirė. Sot ėshtė mė e nevojshme se kurrė tė mos ndalemi. Pėrvoja e kaluar tregon se nuk duhet t’u besojmė fjalėve, por veprave., sidomos jo premtimeve boshe.

Kėto ditė, bėhen plot 95 vite nga casti i shumpritur, momenti dhe akti i lumtur e i paharruar kur nė Vlorėn tonė heroike, mbas pesė shekujsh robėrie, plaku i menēur i kombit tonė, Heroi i popullit shqiptar, Ismail Qemali, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, e ngriti tė lirė e krenar flamurin e shenjtė tė shqiptarėve. Kjo ditėmadhe na gjen ne shqiptarėve mė tė lirė, mė tė bashkuar e mė tė gėzuar se ēdo herė tjetėr.

Ta kemi nė kujtesė e mos ta flakim nga mendja se, kėtė ditė feste kombėtare qė neve sot e 9 vite me radhė e festojm nė tokėn tonė, e festojmė duke ju faleminderuar gjakut tė derdhur tė bijve e bijave tona tė udhehequrė nga ideja e "Lidhjes shqiptare te Prizrenit", institucioni UCK dhe Heroi i popullit Adem Jashari. Ne kėtė ditė e gėzojmė dhe e festojmė duke u qenė mirėnjohės dhe faleminderues shumė bashkėluftėtarėve, ideologeve dhe intelektualėve qė ne, sot, i kemi tė gjallė nė mesin tonė. Neve do na zė mallkimi i tyre po mos vazhduam hapave dhe idealeve tė tyre; luftėn pėr lirinė dhe demokracinė.
Dita 28 nėntor,... ka njė rėndėsi tė madhe historike pėr tė gjitha trevat shqiptare, dhe mund tė them se ėshtė njė festė, pėrkujtim i shumėfishtė!!
Duke filluar nga ngritja e flamurit nė Krujė, nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu,... mė 28 nėntor 1443.
Kaluan 500 e ca vjet,... mė vonė po mė 28 nėntor 1912, kur vendit po i kėrcnoheshin rreziqe, nga tė katėr anėt, nga armiqt e jashtėm,.... Atdhetari i shquar Ismail Qemali sė bashku me Isa Boletinin,... dhe me njė grusht trima patriot,... nė Vlorė ngriti "Flamurin e Lirisė",... Flamurin e kuq me shkabėn dy krenare, si "Simbol i Pavarsisė"!!
Qė nga ajo kohė e gjerė mė sot, flamuri qėndroj i panjollosur nė shpirtėrat e patriotėve shqiptarė,... ku u mbajt nė duart e ēelikta tė luftėtarėve heroik, ku kaloj mes luftėrave dhe furtunash i pathyer dhe i pa pėrkulur si "Simbol i Pavarsisė"!!

Pra dita e 28 nėntorit ėshtė dita mė e shėnuar nė historin shqiptare pas 28 nėntorit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut!!

Nuk duhet harruar, minimizuar e zhvleresuar, asdhenjėhere, idealin dhe sakrificėn qė forcat progresive tė politikave tė, SHBA-sė, EU-sė dhe NATOS, bėnė pėr popullin e lodhur shqiptar. Shqiptari i ka pasur, pėre jetė e mot, tė shenjte, Kombin dhe Flamurin. Kėto janė simbolet dhe platforma tė pamposhtura te identitetit, habitus-it, historisė e besimit shqiptar. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse shqiptari nuk u mposht, nuk u gjunjėzua, nuk u pėrul, por si njė shkėmbė u bėri balle tė gjitha padrejtesive. Ja pse, shqiptari nuk u c’pordh e nuk u zhbė, por si njė feniks mbijetoi e bashkė me tė edhe mbarė kombi e FLAMURI YNĖ.. Ja pse, fjalet e shenjta tė hymnit tonė "Pėrreth flamurit tė bashkuar - me njė dėshirė e njė qellim" na thėrrasin pėr ditė.

Le tė kujtojmė edhe njė nėntor tė kuq, po tani nė Kosovėn heroike,... ku mu nė ditėn e flamurit, mė 28 nėntor, doli para popullit, "Ushtira Ēlirimtare e Kosovės"dhe bėri tė qartė se ishte nisur drejt njė "Nėntori tė tretė",.... qė i ndrroj kahje historis nė Kosovė!! -Ishte ushtri e lindur nga populli, dhe se lufta e tyre e shenjėt do vazhdoj deri te ēlirimi i vendit!!
Po ashtu mė 28 nėntor ėshtė edhe ditlindja e patriotit mė tė madh, Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificės pėr liri nė historin e qytetėrimit!! Fenomenal janė njerzit e veēantė, tė cilėt me veprat dhe veprimet e tyre,... lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė momente tė caktuara tė historis!!
Njė fenomen i tillė, me pėrmasa tė piedestalit jo vetėm kombėtarė ėshtė Adem Shaban Jashari, i lindur nė Prekaz tė DRenicės, mė 28 nėntor 1955 dhe i rėnė nė pavdekėsi mė 6 mars 1998, po nė Prekaz!!

Lavdi i qoftė dhe i lehtė i qoftė dheu!!

Kaq histori sa pėr tė mbajtur tė freskėt kujtesėn se ēfarė jemi duke pėrkujtuar dhe festuar!
Pra duke bashkuar tė gjitha kėto festa,... Festėn e Pavarsisė sė Shqiprisė, Ditėn e Flamurit, shfaqjen e UĒK-ės, si dhe ditlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!!

Tė gjithė anėtarėve, vizitorėve tė dardania.de forum, bashkatdhetarėve dhe shqiptarėve kudo qė janė?.... Nė emėr tė dardania.de Forum,.... dhe nė emėr tim tim Ju shprehi urimet e mia tė sinqerta dhe krenare, ashtu siē e ndjejm dhe e nderojmė tė gjithė nė kėtė ditė!!
Po ashtu urime diten e flamurit shqiptare , te gjitheve atyre qe vehten e ndiejne shqiptare , po ju perkujtoj hymnin dhe kendojme se bashku kete:


Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

Prej lufte veē ay largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor.

Nė dorė armėt do t’i mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne s’i ndajmė,
Kėtu armiqtė s’kanė vend.

Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr te, pėr te luftojmė ne.

Urime pėr shumė mote.


Lavdi ēlirimtareve , vdekje tradhetareve.

Shqiptarėt nė trojet e veta etnike, qė nga Arta e deri tė Molla e Kuqe, dhe kudo nė botė, kanė Festėn e madhe kombėtare 28 Nėntorin- Ditėn e Flamurit, Ditėn e Pavarėsisė Shqiptare!

Flamuri nė zemėr tė Kosovės ėshtė simboli i lirisė dhe nė kėtė krah tė Shqipėrisė. Eshtė sendėrtimi i ėndrrės sonė kolektive- kombėtare.Sendėrtim i udhės sė gjatė, tė mundimshme, tė larė me gjak...!

Me respekt, nga lexuesja e juaj!!Djellza

Djellza: 27-11-07 22:13

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://www.alb-net.com/kla/femrat-uck.gif[/IMG][COLOR=#000000][IMG]http://rilindja.no/v3/images/stories/ismail.jpg[/IMG][/COLOR] [CENTER][COLOR=#000000]

[IMG]http://kumanova.li/uploads/img467bfaad85d87.jpg[/IMG][B][SIZE=3] [/SIZE][/B][/COLOR][/CENTER]

Preshevar 27-11-07 23:01

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[I]I vetmi krim:[/I] [COLOR=Red][B][U]Shqiptar[/U][/B][/COLOR] [url]http://youtube.com/watch?v=cCx7K0KnJng&feature=related[/url]
[I]

"Urime" dita e Pavarsis[/I] [B]Shqiptare [/B]: [url]http://youtube.com/watch?v=-nbmw7l5LXw[/url]

SANTANA-29 27-11-07 23:36

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Urime Festa e [COLOR=Red]28 Nentorit[/COLOR] e Madhe Kombetare,,

Prishtinasja_ 27-11-07 23:54

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://i170.photobucket.com/albums/u253/albanianglitters/diteneflamurit13.gif[/IMG]

Gjumashja 28-11-07 00:33

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Gezuar Festat e Nentorit !!!!

sunshine 28-11-07 00:33

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Urime tė gjithė shqipėtarėve dita e Flamurit Kombėtar! Duke shpresuar se nė tė ardhmen do ta nderojmė edhe mė shumė kėtė flamur pėr tė cilin edhe mė po dirdhet gjak!

[URL="http://www.youtube.com/watch?v=qws9lxY45WM"]http://www.youtube.com/watch?v=qws9lxY45WM[/URL]

Njė Komb, njė Flamur!

Krokodilli 28-11-07 02:33

Titulli: Dita e Flamurit!
 
CEREMONIA E NGRITJES SE FLAMURIT SHQIPTAR
Melbourne - Australia , Footscray park

E MERKURE, 28 NENTOR 2007, ora 9 e mengjesit deri ne Mesnate
me Kengetar nga Kosova dhe Shqiperia..

Qdo vit per festet e Dites se Flamurit ton te bukur rreth 30.000 shqiptar nga e gjith Australia mblidhen ne parkun e qytetit te Melbournit - Footscray Park (qytet ky me popullsi shqiptare afro 55.000 nga te gjitha trojet shqiptare).

BE LK 28-11-07 08:48

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[SIZE=4][FONT=Georgia][COLOR=#ff0000]Gezuar[/COLOR] festen e [COLOR=red]Flamurit.[/COLOR]
[COLOR=red]Don[/COLOR] Zoti [COLOR=red]dhe [/COLOR]Kosova [COLOR=red]se[/COLOR] shpejti [COLOR=red]te[/COLOR] [COLOR=black]jet[/COLOR] e [COLOR=red]pamvarur.[/COLOR]



[/FONT][/SIZE][CENTER][FONT=Georgia][SIZE=4][IMG]http://www.pages.drexel.edu/~ar85/boy_alb_flag.gif[/IMG][/SIZE][/FONT][/CENTER]


[B][SIZE=4][COLOR=red]Me [COLOR=black]respekt [/COLOR]B[/COLOR][COLOR=black]E[/COLOR] [COLOR=red]L[/COLOR]K[/SIZE][/B]

Linka_pz 28-11-07 09:58

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[SIZE=7]U[COLOR=Red]r[COLOR=Black]i[COLOR=Red]m[COLOR=Black]e [COLOR=Red]F[COLOR=Black]e[COLOR=Red]s[COLOR=Black]t[COLOR=Red]a
[COLOR=Black]e
[COLOR=Red]2[COLOR=Black]8 [COLOR=Red]N[COLOR=Black]e[COLOR=Red]n[COLOR=Black]t[COLOR=Red]o[COLOR=Black]r[COLOR=Red]i[COLOR=Black]t[/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR]
[/COLOR]
[/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/COLOR][/SIZE]

Xuki 28-11-07 10:20

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://www.gifs.net/Animation11/Geography_and_History/International_Flags/albania.gif[/IMG]


[SIZE=3][COLOR=indigo]Urime festa e 28 Nėntorit tė gjithve.[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3][COLOR=#4b0082][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3][COLOR=#4b0082]Pėrshėndetje tė pėrzemėrta[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3][COLOR=#4b0082][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3][COLOR=#4b0082]Xuki [IMG]http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif[/IMG][/COLOR][/SIZE]

gazi-de 28-11-07 10:28

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Urime edhe nga une 28 Nentori......................

Fshatari 28-11-07 10:35

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Gėzuar tė gjithėve festa jonė e shenjtė 28 Nėntori !
Pėrshendetje zemrore!

Guri i madh 28-11-07 10:51

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[quote=Fshatari]Gėzuar tė gjithėve festa jonė e shenjtė 28 Nėntori !
Pėrshendetje zemrore![/quote]




Fshatar ju baskangjitem urimeve tuaja pra urime urime

Paradox_13 28-11-07 11:06

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[I][SIZE=3][B]Vllezer dhe motra ,shqipetare ngado qe jeni-Urime[/B][/SIZE][/I] ......

Buqja_ch 28-11-07 11:56

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[SIZE=4] .. Shumé urime edhe nga uné .......[/SIZE]

Arkza 28-11-07 12:18

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Urime Festa dhe Date-Lindja e Adem Jasharit !!!!

Besoj se se Shpejti Dote Fesojme edhe Pavarsin qe jemi Duke Pritur aq me pa Durim !!! (Y)

rilinda 28-11-07 13:39

Gėzuar festat e Nėntorit!
 
[URL="http://imageshack.us"][IMG]http://img148.imageshack.us/img148/9711/28nentorizv5.png[/IMG][/URL]

[FONT=Comic Sans MS][SIZE=4][COLOR=Red]Gėzuar Festa e 28 Nėntorit- dita e simboleve tona tė shenjta dhe e krenarisė kombėtare![/COLOR][/SIZE][/FONT]

uck_aksh 28-11-07 15:54

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://i86.photobucket.com/albums/k107/uck_aksh/komplet.jpg[/IMG]

luckyman 28-11-07 17:50

Titulli: Gėzuar festat e Nėntorit!
 
[FONT="Comic Sans MS"][SIZE="3"][COLOR="Black"]*GEZUAR DITEN E [COLOR="Red"]FLMURIT*.

[SIZE="2"][COLOR="Black"][/COLOR][/SIZE][/COLOR][/COLOR][/SIZE][/FONT]

King_Gentius 28-11-07 20:03

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[quote=King_Gentius][B]CEREMONIA E NGRITJES SE FLAMURIT SHQIPTAR
SHESHI I BASHKISE SE BOSTONIT
E MERKURE, 28 NENTOR 2007, ORA 12 MESDITE
(PAVARESISHT NGA MOTI)

Ju ftojme te merrni pjese ne ceremonine e katert vjetore te ngritjes se Flamurit ne Sheshin e Bashkise se Bostonit ne 28 Nentor, 2007. Kete vit ceremonia e ngritjes se flamurit do te organizohet nga Shoqata Kosovare Shqiptare e Bostonit. :smile:


[/B][/quote]

Sapo u ktheva nga kjo ceremonia. Organizimi me pelqeu shum, haj gezuar festen e se shpejti nje Kosove te pavarur, do Zoti. :smile:

Amina 28-11-07 20:33

Titulli: Dita e Flamurit!
 
1 Bashkangjit/je
Urime Festa per te gjithe Shqipetaret ku do qe ndodhen.

valiii 28-11-07 20:40

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[CENTER][FONT=Book Antiqua][SIZE=5][U]U[COLOR=darkorange]r[/COLOR]i[COLOR=red]m[/COLOR]e [COLOR=red]F[/COLOR]e[COLOR=red]s[/COLOR]t[COLOR=red]a[/COLOR] e [COLOR=red]2[/COLOR]8 [COLOR=red]n[/COLOR]e[COLOR=red]n[/COLOR]t[COLOR=red]o[/COLOR]r[COLOR=red]i[/COLOR]t[/U][/SIZE][/FONT] [/CENTER]

Drinni 28-11-07 21:17

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[B][CENTER]Dy Pika lot Gėzimi.Ėndėrra e kahmotshme po jetėsohet[/CENTER][/B]

Flamuri imė i shenjėt, dua tė nis njė dialog me ty, e di qė ndoshta nuk kam tė drejtė, por sot tė mė ndien, jamė i gėzuar.
At'botė kur tė putha dhe tė rashė nė gjunjė, mu bė sikur u bėra Luan, valėvitja jote sikur mi pėrkdheli faqet, e mi rrahi supet, sa mirė u ndjeva nė ato momente. Nuk besojė qė nė jetėn time tė jem ndjerė kurrė mė parė mė mirė, mė i sigurt!
Ngjita bjeshkėt e thepat sikur tė kisha lindur, rilindur. Gjėmimi i topave, e mortajave mė kujtonte daullėn nė dasma, eh sa e kisha pritur kėtė dasmė tė madhe!
Sot Flamuri imė i shenjėt ndihem mirė, ndihem mirė qė kurrė nuk dyshova nė ty, e dija qė forca jote e shenjėt ka pėr tė na mbledhur sė bashku, sot se ē'lexoj e dėgjoj nga bashkombasit e mijė tek ndihen mirė dhe janė krenar, atėher unė jam edhe mė krenar.
Falė teje i shenjėti Flamuri imė!
Sot Flamuri imė i shenjėt ma thonė emrin si duhėt.
Sot Flamuri imė, nuk mė quajnė mė endacak e as refugjat.
Sot Flamuri imė po guzhmėzhon Shqiptaria nga gėzimi.

Flamuri imė i shenjėt ti ma ktheve krenarin, e unė u mundova ta kthej borxhin!
[url]http://youtube.com/watch?v=BAy9vkGkJrs[/url]

ATEIST 29-11-07 10:27

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[SIZE=4][B][COLOR=Red]VITIN[/COLOR] [COLOR=Black]TJETER [/COLOR]TE [COLOR=Red]GJITHE[/COLOR] SE BASHKU [COLOR=Red]TE FESTOJME[/COLOR] 28 NENTORIN. [COLOR=Red]KESAJ [/COLOR]RRADHE NE [COLOR=Red]PRISHTINEN[/COLOR] E PAVARUR[/B][/SIZE]

arton bala 29-11-07 18:14

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[quote=ATEIST][SIZE=4][B][COLOR=red]VITIN[/COLOR] [COLOR=black]TJETER [/COLOR]TE [COLOR=red]GJITHE[/COLOR] SE BASHKU [COLOR=red]TE FESTOJME[/COLOR] 28 NENTORIN. [COLOR=red]KESAJ [/COLOR]RRADHE NE [COLOR=red]PRISHTINEN[/COLOR] E PAVARUR[/B][/SIZE][/quote]

[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Fjala e ateistit ne vesh t“Zotit!! :wink: [/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2]Urime, edhe pse me vonese, edhe nga une kete dite speciale, e cila per nje cast i shkrin dialektet, botekuptimet, besimet, moshat, gjinite, te gjitha barikadat tjera dhe i ben shqipet nje!! [/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT]

Arb 03-12-07 21:40

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Cili je more burre

[url]http://www.youtube.com/watch?v=lT4YqHpZPmA&feature=related[/url]

Arb 03-12-07 21:42

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[B]Une jam SHQIPTAR[/B]

[url]http://www.youtube.com/watch?v=y659O0Qd2ZM&feature=related[/url]

Arb 03-12-07 21:44

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[B]Jam krenar se jam SHQIPTAR[/B]

The message of this video is clear:

One Origin!
One Nation!
One Language!
One Symbol!
One Aim!
One Future!

ALBANIAN!

[url]http://www.youtube.com/watch?v=ztsVwKM9OUQ&eurl=http://albavideo.blogspot.com/2007/11/asuf-video-proud-to-be-albanian.html[/url]

Ma-Origano 09-12-07 14:55

Titulli: Dita e Flamurit!
 
Gjitashtu Urime 28 nentorin diten e flamurit te gjtihe shqiptarve kudo qe ndhodhen festojeni kete fest me gezime te madhe se kjo eshte nje dite shum e rencishme ne Shqiptari!

GURI SYLAJ 24-11-08 19:06

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[IMG]http://i170.photobucket.com/albums/u253/albanianglitters/diteneflamurit13.gif[/IMG]

GURI SYLAJ 24-11-08 19:11

Titulli: Dita e Flamurit!
 
[quote=GURI SYLAJ][IMG]http://i170.photobucket.com/albums/u253/albanianglitters/diteneflamurit13.gif[/IMG][/quote]


Vlora -nuse shkruan nje leter
per Prishtine e paska nise
fal me shnet moj motra e vogel
nje flamur t'a kam qendise!

Do t'a sjell ne Festen e Madhe
qe po e presim njeqind vjet
ka ardhe dita me e mbajt fjalen
me e qu ne vend nje amanet.

Me i ba bashk trojet kah jan
Presheve -Durrs Tivar -Janine
me i kthy krenarine Nanes
me e bashku njehere Shqipnine!

Por kujdese moter e mira
larg nga duart hileqare
mos te mashtrojne me lek e lecka
mbaju fort se je Shqiptare.

Mua me dogjen dej ne temel
do ftyre zi e do te lige,

une e pash cka te ban tradhtia
po per Ty tash po kam frige!

Mbaju moter sikur moti
se keto vite jan per ne
te jehoj kenga e te shterroj loti
nje Shqipni te shendris mbi dhe!

Te bahemi bashk se na therret Trolli
gjaku ,gjuha e Flamuri
te behemi bashk si kombet tjera
qe Shqipnise t'i qeshet nuri!


Keto vargje le te sherbejn edhe si nje URIM me rastin e 28 Nentorit!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:50.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.