Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28442)

bert 22-10-09 12:06

Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Zyrtare: 15 qytetarė nga Kosova zhduken ne lumin Tisa


PRISHTINE-15 qytetarė nga Kosova janė regjistruar si tė zhdukur nė lumin Tisa qė ndan Serbinė me Hungarinė. Lajmi fillimisht ėshtė bėrė i ditur nga gazetat dhe agjencitė e shumta, ndėrsa sė fundmi ėshtė konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Republikės sė Kosovės.
Lajmi ėshtė mbėshtetur nė informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili ėshtė arrestuar nga policia hungarez e dhe dyshohet pėr trafik tė paligjshėm klandestin.
Agron Rama, i arrestuar, ka deklaruar tė ketė qenė nė barkė sė bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerė, kur ajo ka filluar tė fundoset. Rama ka rrėfyer se ka arritur t’i shpėtojė dy fėmijėt e tij, por jo edhe bashkėshorten.
Mediat referuar burimeve te rezervuara zyrtare bejne te ditur se grupi me klandestine dyshohet te kete lundruar ne datat 14 dhe 16 Tetor pergjate lumit Tisa mes qytetit Segedin dhe Subotica. Permbysja e barkes ka ndodhur 10 metra larg bregut te lumit ne krahun e shtetit hungarez. Nuk dihet nese personat qe kane qene ne barke, jane mbytur, kane dale ne breg dhe jane larguar. Mediat fillimisht iu referuan vetem pohimeve te Rames qe pranon se ne barke kane qe rreth 19 persona.
Zyrtare
Kėshilltarja pėr media e ministrit Hyseni, Albana Beqiri, ka konfirmuar se kanė pak informacion rreth ngjarjes. “Besojmė se kemi tė bėjmė me viktima ndaj ambasadori jonė i Vjenės, Sabri Kiēmari ėshtė nisur nė dejtim tė Hungarisė”.
Ministria e Jashtme e Kosovės ėshtė vėnė nė kontakte tė vazhdueshme me Ministrinė e Jashtme tė Hungarisė nė lidhje me kėtė rast.
Kėshilltarja pėr media e ministrit Hyseni, ben te ditur se u eshte bėrė thirrje qytetarėve qė kanė informacione rreth kėtij rasti tė paraqiten nė Ministri tė Punėve tė Jashtme, nė mėnyrė qė tė mund tė identifikohen personat qė dyshohet tė jenė pjesė e kėsaj tragjedie.
Tė dhėnat e para nga njė media hungareze
Dėshmi tronditėse vijnė rreth barkės me emigrantė tė paligjshėm kosovarė qė dyshohet se ėshtė mbytur nė lumin Tisa mes Serbisė dhe Hungarisė. Sipas medias Teneyek, familja kosovare me 6 anėtarė ishte nisur ilegalisht me anijen “Felborultak” pėr tė kaluar Serbinė drejt Hungarisė dhe mė pas pėr tė mbėrritur nė Francė. Babai, Agron Rama ka shpėtuar 5 femijet e tij. Nga lajmet hungareze mėsohet se 3 vajzat janė nė gjendje tė rėndė, por jashtė rrezikut pėr jetėn. Ndėrkohė 2 djemtė e tij janė nė koma. Babai shpjegon se nuk mundi tė shpėtojė gruan. Mister fati i emigrantėve tė tjerė kosovarė nė anije. Media hungareze e ka postuar videon nė datėn 16 tetor tė kėtij viti, pra 6 ditė pas tragjedisė. Policia hungareze tregohet skeptike ndaj ngjarjes.

Ndėrkaq sipas medivae kosovare lajmi percillet ndryshe. Sipas burimeve tė gazetės "Zėrit", tre nga tė mbijetuarit janė njė burrė dhe dy fėmijė, si dhe ėshtė gjetur trupi i njė gruaje pa shenja jete, por ende nuk ėshtė identifikuar. Po ashtu gazeta pohon se Ministria e Jashtme e Hungarisė e ka lajmėruar Ambasadėn e Kosovės nė Berlin, e cila mė pastaj ka njoftuar Ministrinė e Jashtme tė Kosovės nė lidhje me kėtė dyshim.
Ndėrkaq "Zėri" ka kontaktuar me dy familjarė tė personave qė dyshohet tė jenė pjesė e kėsaj tragjedie. Njėri prej tyre ka rrėfyer pėr familjarėt e saj, tė cilėt janė nisur pėr emigracion.
"Motra ėshtė nisur para njė jave nė ora 05:00 tė mėngjesit. Janė nisur nga Prishtina deri nė Suboticė. Kur e kanė kaluar kufirin me njė barkė tė vogėl, ajo ka qenė vetė e 18- ta. Barka ėshtė rrotulluar, sic ka thėnė dhėndri, 10 metra pa dalė nė breg", ka treguar ajo. Sipas saj, pėrveē dhėndrit, B.R., me dy fėmijėt e vet, trevjeēar dhe dyvjeēar, nuk nėse ka dalė tjetėrkush nga uji”. Lajmi citohet gjithashtu nga RTK, B92 e agjenci te shumta rajonale, pervec atyre hungareze. Agjencitė e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanė mundur tė pohojnė e as ta mohojnė lajmin.

Policia
Ndėrkohė zyrtarė tė policisė sė Kosovės thonė se nuk kanė informata zyrtare rreth kėtij rasti. Ndėrkohė EULX dhe policia e Kosovės po punojnė pėr tė konfirmuar zyrtarisht informafionin. Policia bėn tė ditur se ka informacionin e vetem se njė shtetas kosovar ėshtė arrestuar nė Hungari, por jo se ka qene ne nje barke qe mund te jete permbysur me persona mbi te.

Zero Cool 22-10-09 13:06

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[I][SIZE=2]Ngushllime te sinqerta anetareve te familjeve te tyre .[/SIZE][/I]

bert 22-10-09 13:41

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
ja dhe reagimet e shqiptareve
Dėrguar nga Arianiti, Podujev mė 22-10-2009 nė 14:07

njet e kom ba mu nis edhe vet ksaj rruge dhe nuk e la per keta pa u nis te te mendojna keta politikant ton se qka jan ka bajn me neve edhe te shohin se ku eshte mir e ku eshte keq.
me paret tona keta voziten neper limuzina e hajn dreka e darka neper restorana e hotella e na kryejm shkoll e prap jesum pa pune . shko e pyeti tash per keta 15 persona a ka ndi nej politikan i kosoves apo mos ju intereson ky laj.JO se tash dohen votat e ata nuk mund te votojn .....?
turp per krejt shtetine kosoves.

ngushllime per familjet .keshtu ka qen e shkrume per ata e nuk e di se eshte e shkrume per neve qe po presim kit rruge.



Dėrguar nga durrsak, durres mė 22-10-2009 nė 14:02

gjynah i zotit. shekulli 21 e hala shqiptaret po mbyten detrave e lumenjve per nje jete me te mire ne evrope. faji komplet i qeveritareve shqiptare qe spo dine me e nxjerre na verferia e skajshme popullin e vet.



Dėrguar nga Driton, Berlin mė 22-10-2009 nė 13:13

Fajtorė jan qeveria e Kosoves qė hargjojnė miliona premtojnė qindra miliona tani nė fushatė tė zgjedhjeve.
Kurse 60% e popullit nuk punon dhe detyrohen ti lan shtepit familjen tė ikin nė perendim.
Kjo tragjedi tregon fėtyren e vertetė tė kėsaj qeverie qė punon vetum pėr familjen e vetė dhe klanin pėreth.



Dėrguar nga Ramiz Dekaj, Vjene- Austri mė 22-10-2009 nė 12:37

Kjo eshte Tragjedi e tmerrshme por kjo behet gjithmone me vetedijen tone si dhe tradhtine qe ja bejne njerzit duke i fute ne gracke njerzit e pa fajshem. ata Shqiptare te quajtur te ndershem qe i lajne te mbyten marrin s shuma te medha te Hollash por te per ta kalu kufirin prej Serbise ne Hungari e me pase me dale ne Austri. Kjo eshte fatkeqsi vertet e madhe e njerzve te pandergjegjshem qe i lajne ne mese te rruges po ashtu edhe te atyre qe duhet ta llogarisin me rrezik jete. Ramiz Dekaj Vjene.22.10.2009



Dėrguar nga AK, Berati mė 22-10-2009 nė 12:17

Nqs ka te beje me trafikantet dhe marrin leke etj politika te tyre kundrejt ketyre njerezve tja presin kembet se vetem keshtu meritojne ketta lloj kafshesh qe pasurohen me te tilla menyra.

bert 22-10-09 13:44

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
dita e votimeve te kthehet ne dite zie kombetare per kta viktima. pas kesaje tragjedie nuk besoj se ka ma kosovare qe i shkon nder mend me votue klasen e piste politike qe drejton kosoven

Drenushaa 22-10-09 18:16

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Mallku qofshin matrapazet qe po i marrin ne qaf rinin me premtime se do te kalojn pa asnje problem .Kush jep llogari tash atyre familjarve,por edhe qfardo denimi qe marrin matrapazet ,ata me nuk kthehen .Familjarve ngushllimet me te sinqert ,Allahu i dhasht forc qe ta perballojn ket tragjedi

Kaqanikasja 22-10-09 18:45

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngushllime per te gjithe familjaret e ketyre viktimave zoti jua letoft dhimbjen...

murrizi 22-10-09 19:00

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Tragjedia ėshtė Tragjedi, dhe kjo nuk mund ti vishet asnjė Qeverie (jo qė janė ata edhe pa mėkate).

Edhe nuk na lėnė tė lėvizim "shlirė", ēka kujtuat ju, ėshtė vendi i tyre dhe ata vendosin kė tė lėnė e kėndė jo.
Pse nuk "qohet" kush e me thonė "thelbin e tė vėrtetės":


[CENTER][B][SIZE=4]Ku shkojn Kosovarėt, pse n'kosovė nuk rrijnė[/SIZE][/B][/CENTER]

[LEFT][SIZE=2]Askush nuk do ta merr FAJIN nė kėtė rastė, por unė jam i bindur qė janė pikėrisht hanumshahet tona qė po u shtrijn zullumin burrave pėr ti "nxjerrė" jashtė me ēdo ēmim.[/SIZE][/LEFT]
[SIZE=2]Dhe ja ēmimi, e mos u ankoni pse kaq i shtrenjėt.[/SIZE]

[LEFT][SIZE=4][B]Tmerr, tragjedi, fatkeqsi, e ēkamos tjetėr[/B][/SIZE][SIZE=2]. Por kjo nuk do ti kthej nė jetė ata qė e kan humbur atė nė rrethana tė tilla, kjo nė fakt duhet tė "sjellė" mėsim tek ne tė tjerėt, qė mė mirė buk e krip e nė dhe tėndin, sa qė si ndodhi kėshtu, dhe shumkah e nė shum raste tė tjera ngjashėm.[/SIZE][/LEFT]
[SIZE=2]Lexova pastaj tek kishte edhe fėmijė tė vegjėl, amani more njerz, nėse keni "qitur" jetėn tuja n'pazar, mos i merrni n'qaf edhe fėmijėt, sepse fėmijėt janė tė lindur nga ju, por jo edhe PRONĖ e juaj !!![/SIZE]

Kaqanikasja 22-10-09 19:13

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[B][I][SIZE=3]Ngushellime per te githa familjet kosovare per kete tragjedi,zoti jua letoft dhimbjet...[/SIZE][/I][/B]

egiiiii 22-10-09 19:20

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngushllime per te gjith familjet zoti jav letoft dhimbjet!!!!

panta_rhei 22-10-09 19:33

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Po ikin prej tė mirave tė hashimit.

Personalisht shumė do tė kisha pasė qejf qė nė vend tė kėtyre 15 viktimave tė pafajshme, tė ishte komplet kabineti aktual i Qeverisė sė Kosovės.

Qeshtu duhet... me dalė e me u mytė pėr faqe tė zezė, rrugėve e prronjve tė botės, sepse ndryshe nuk mundesh me e ngi hashimin edhe bandėn e tij me pare. Qysh me e mbushė buxhetin e Kosovės ndryshe populli e shkretė????? Qysh????? Qysh me i marrė ndryshe fatmir sejdiu, hashim thaqi, ministrat e zv?ministrat ka 3000 euro nė muaj?????
Qysh me u shetitė ministrat e kėshilltarėt e ministrave tė hashimit me xhipa qė kushtojnė ka 200 000 euro, nėse nuk qohen populli i shkretė me e lanė kryet rrugėve tė botės pėr me mujtė me fitu e me qu pare nė Kosovė?????
Qysh krijohet parja nė Kosovė ndryshe pėrveq prej gurbetqarit????? Ose pėrveq prej krimit tė pėrkrahur nga qeveria?????
A po kujtoni qė ato grupet e agjensitė qė ua kanė marrė paret e i kanė qu kėta fatkėqinjė i kanė gjujtė nė lum, nuk janė anėtarė tė qatij rrejti qė e ka vjedhė drogėn ne zemėr tė policisė, me lejen e bossave ė tyre sheremet ahmetit e hashim thaqit a?????

Qe qita "shyqyr" tuk janė mbytė, edhe po shkrujn gazetat e mediat e e morėm vesh na edhe bota kėtė fakt!
Po sa mijėra e mijėra tjerė qė shkojnė sot nėpėr tė njėjtat rrugė, e duke paguar shuma tė paarritshme pėr bossat e krimit, janė fakt e nuk i pėrmend kurrė kush?????

Dikush tha rrini hani buk e kryp nė vendin tuaj!!!!!?????
Ai qė tha kėshtu ėshtė klysh i hashim thaqit edhe argat i bossave tė tenderave milionshe e tė veturave e vilave milionshe nė Kosovė.
Ai poashtu tha "askush nuk e ka fajin ne ket rast" (sic!).

Qeshtu thojke edhe fatos nano prej casinove greke, kur humbnin jetėn dhjetėra fėmijė e nxėnės nėpėr tragjeditė me gomone klandestinėsh tė shkaktuara nga bandat e tij. Tė njėjtėn qeveri e kemi sot nė Kosovė. Tė klyshve tė fatos nanos e tė klyshve tė enver hoxhės.


Lutem qė kjo ngjarje tė jetė me sa mė pak dėme e me sa mė pak dhimbje. Lutem qė ata shqiptarė tė jenė shėndosh e mirė atje ku deshtėn tė arrijnė.

Nė rast tė viktimave, ngushėllime tė sinēerta familjarėve.

P.S. po, e politizova rastin... sepse ngjarja ka ndodhė qe nji javė e qeveria e Kosovės ka qenė e nxanun duke premtuar ka 170 miljonė pėr ēdo komunė ku votojnė pėr pdk... por vetėm nėse votojnė pėr pdk!!!

LOJETARI 22-10-09 20:02

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngjarje tragjike ,mirpo mendoj se duhet te jemi me real kur e gjykojme .Se pari ende nuk dime asgje konkrete keshtuqe cdo vleresim mund te jet i ngutshem . Raste te tilla kemi perjetuar edhe me heret dhe besoj qe nuk do te jet i fundit te pakten per 20 vitet e ardhme .Ka familje te shumta te ne qe jetojne ne mjerim .Mjerimi sic po shihet e arrine kulmin kur ndodhe ajo qe paska ndodhe me keta njerez .Ka shume edhe prej atyre qe politikisht jane te rreshtuar pas Hashimit mirpo prap e marrin nje rruge te tille .Ky eshte nje problem mendoj me i komplikuar .Eshte problem qe ka nevoje te trajtohet ne menyre profesionale .

Urata 22-10-09 20:05

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
kur po lexoj raste te tilla po ligna...!





Fundi i vitit 2009, shek 21 e Kosova n'varferi e skamje te paskajshme...!


Zoti u qofte gajretin familjareve te te vdekurve!

romansa 22-10-09 20:18

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[B]Tmerr[/B] per ato familje ..zoti iu dhashte durimin te gjalleve..e te vdekureve te prehen te qete !

murrizi 22-10-09 20:20

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=LOJETARI]Ngjarje tragjike ,mirpo mendoj se duhet te jemi me real kur e gjykojme .Se pari ende nuk dime asgje konkrete keshtuqe cdo vleresim mund te jet i ngutshem . Raste te tilla kemi perjetuar edhe me heret dhe besoj qe nuk do te jet i fundit te pakten per 20 vitet e ardhme .Ka familje te shumta te ne qe jetojne ne mjerim .Mjerimi sic po shihet e arrine kulmin kur ndodhe ajo qe paska ndodhe me keta njerez .Ka shume edhe prej atyre qe politikisht jane te rreshtuar pas Hashimit mirpo prap e marrin nje rruge te tille .Ky eshte nje problem mendoj me i komplikuar .Eshte problem qe ka nevoje te trajtohet ne menyre profesionale .[/quote]

Kotė e ke Lojtar qė mundohesh ti nivelizosh KODRAT, Lugjet nė mesin tonė janė aq tė thella sa qė se arrin dot, apo mė mirė me thon, se arrin kur ėshtė kohė zgjedhjesh !

Ne kemi kėtu tė bėjmė me njė Tragjedi ku kan humbur jetėra njerzish, dhe etika ime njerezore nuk ma lejon ta shpalos mllefin qė e ndiej pėr momentin ndaj atyre qė moren nė qaf fėmijėt sė paku.
Shih mė vonė edhe Uraten tek ka ardhur dhe i fryen zjemit, pa ja pasur haberin se ēfar nė tė vėrtetė po ndodhė nė Kosovė (e si tja ket haberin ku me siguri ka 5 vite qė se ka vizituar kosovėn).
Ndėrsa pėr kėtė Pantolocok-un tonė, kjo edhe s'mė befason shumė, duke ditur helmin qė ndjen pėr ish Ushtarėt e Ushtris Ēlirimtare tė Kosovės, e qė luftuan pėr Pavarsin e Kosovės, e jo pėr demokratizimin e rajonit siq ishte qėllimi !!!

Peja-Boy 22-10-09 20:29

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngushllime Familjarve shpresoj te mos jan te verteta keto Lajme ...

Po edhe Shqiptari nuk mbushet mend kurr,e as nuk po e di ka jon ka dojn ??Te gjith mendojn se ketu vijn te Gatshme te gjitha amo duhet me punu nate e dite qe mbas 10 apo 15 vjet te kan ate qk e enderrojn... e te bejn kete pune ne Kosove ateher mbas 10 apo 15 vjet do e ken njet sikur ne perendim !!

Nuk ma mer mendja se ska pune ne Kosove,bash kosova eshte vend i shkatrrum bash aj vend ka pune per mu ndertu !! Amo edhe kush me dal me ndejt neper Kafe e Lokale deri ne mengjes ateher ??

Peja-Boy 22-10-09 20:35

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Kur te Mbyllet Rubrika e Politikes ne Forum po edhe ne Mentalitetin e shqiptarve ateher kan me arrit shume... Po skan me qka mu marr me tjera gjera ateher shaj Politiken,Kadale se nuk eshte Kosova aq vend i madh per me i Punsu te gjithe, Ne lidhje me Fukarallekun nuk e besoj qe ka aq shume dore Politika e Politikanet !!

Ne Kosove eshte vendi i Papunsis nuk ka Pune te Mjaftueshme se eshte Vend i Vogel, e jo se veq qe po vjedhin Politikanat ..... Del nje i Katundit me shit Speca e gjera Ushqimore ne Qytet me shku shteti me ja kerku 1 Euro Tatim kerset Luft aty !! E Populli e Mban shtetin Populli e nderton shtetin Populli Shqiptar pak duhet me kon ma i Bute se jo me sakic en Krah per gjdo gja e ska Buk me honger !!

pranveruesi 22-10-09 20:40

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
...Ngushllime e mija per familjare qe kane humbur te afertit e tyre ne kete tragjedi te tmershme...


...turp per ata qe po bejne perpjekje per ta politizuar dhe per ti vene kahje tjeter dhe efekt politik...

...te varfurit e Kosoves kurr skane ikure se nuk kane pas leke per te ikure edhe ne kohet me te egerta ata kane qendruar ne Kosove, sepse e kane dashur Kosoven me shume se paran dhe luksin, e kane dashur realitetin me shume se endrren...

...kjo tragjedi eshte me shume nje leksion se nuk ja vlen me te rrezikoshe si klandesti per te ikur se edhe mundesit e afirmimit ne B.Evropian jane shume te kufizuar...

...Politika Kosovare dhe politikajt e saj po bejne cmos per tua bere qytetarev nje jete me te mire, por me punu na Shqipetare e kosovare ne vendet tona si punojm ne vendet e huaja bota do na kishe lakmi...

...turp edhe njehere ju qofte atyre qe kete tragjedi deshirojne ta kthejn ne poent politike, sepse tragjedite jane tragjedi...



tungiii

GURI SYLAJ 22-10-09 20:52

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
...dhe mos harroni se Agjensite e udhtimeve ,byrote e kredive ,restoranet e diskotekat neper Europe (prone e shqiptareve ) e kan nga nje vule te ketyre tragjedive!!!
Edhe ndertesat shumkateshe ,edhe firmat private ,edhe shitoret e medha edhe ...edhe- ne Kosove e Shqiperi e kan ngapak gjak e lote te ketyre tragjedive!
Edhe fotelet e makinat e qeveritareve , te te dy shteteve , bartin ngapak vaje jetimesh e vuajtje fukarenjesh !
Ne kete tragjedi ,e shume si kjo, ky zingjire eshte i gjate dhe ,njehere per njehere ,po funksionon shume mire !
Por deri kure seeee????

lirik 22-10-09 20:54

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngushllime ktyre familjeve NE GJENET SHPIRTI I TYRE I PA FAJSHEM

POR NJė GJė DUHET ME E KUPTU-


SE SHQIPTARI----- DERI SA TI PERVESHET PUNES FORT------

E TA MER R PUNEN SERIOZISHT

QE TE MOS SHKOJ NE KAFE QDO DIT-------


E NE SHETI TE PA NEVOJSHME -



NUK DO TE KET GJė NGA KJO JETė--------


DHE VETEM VUAJTJE E TMERRE DO TE KET-

PUNA ESHT KULT QE DUHET RRESPEKTUAR SHUM -


ASKUSH NE BOTė NUK KA NEVOJ-

MA SHUM SE NE SHQIPTART ME PUNU--------


DHE VETEM ME PUNU E ME PUNU BUJQSI ZDRUKTARI KPUCTARI ----------


VETEM ME PUNU PUNė PUNė DHE VETEM PUNė E TI PAGUAJM TATIME SJHTETIT-

POR EDHE TE KERKOJMė LLOGARI NGA SHTETI---------

egiiiii 22-10-09 21:23

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Peja-boy let e ki me fol sikur ti te kishe jetu ne kosov ather edhe ti kishe tentu me dal jasht,, pse thojn nji fjal popullore i ngiti te uriturit sja ka besu kur,,e na qe jetojmi jasht krejt let osht me fol ne kosov ka pun po kush politikanet kan pun si bjen men per te farfin kur i varfuni duhet me dal jasht e mytet neper lumej te evrpes per ni kafshat buk,e politikanet ton ende se pranojn qe ka ndodh kjo tragjedi se i hupin votat...

Abetare 22-10-09 21:47

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Tmerr i vertetė , deri kur kėshtu ? - :mad::mad:


Ngushėllimet e mia ...

Aurena. 23-10-09 07:51

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=GURI SYLAJ]...dhe mos harroni se Agjensite e udhtimeve ,byrote e kredive ,restoranet e diskotekat neper Europe (prone e shqiptareve ) e kan nga nje vule te ketyre tragjedive!!!
Edhe ndertesat shumkateshe ,edhe firmat private ,edhe shitoret e medha edhe ...edhe- ne Kosove e Shqiperi e kan ngapak gjak e lote te ketyre tragjedive!
Edhe fotelet e makinat e qeveritareve , te te dy shteteve , bartin ngapak vaje jetimesh e vuajtje fukarenjesh !
Ne kete tragjedi ,e shume si kjo, ky zingjire eshte i gjate dhe ,njehere per njehere ,po funksionon shume mire !
Por deri kure seeee????[/quote]
Shume pajtohem me juve i nderuar.
U shpreh ngushellimet e mia atyre qe kane humbur te dashurit e tyre.

jEtA_1 23-10-09 08:14

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Se pari ngushllimet e mija me te sinqerta per familjaret qe kane humbur me te dashurit e tyre dhe njiherit beje apel per te gjithe ata qe mendojn tja mesyn mergimit ne menyr jolegale ju beje thirrje qe mos te rezikojn si rasti qe ndodhi se edhe ne mergim ska mbetur asgje por ti lutemi zotit dhe udheheqesve tane qe ta ndertojm shtetin tone te hapim vende te reja pune se njejt eshte si ne Kosov qe jeton me nje pag solide si ne mergim, ndoshta merre dy mije euro por edhe shteti ku jeton ne fund te muajit ti merr te gjitha duke paguar shuma marramendse per banim e per gjerat elementare kshtu qe s mbetet asgje

Peja-Boy 23-10-09 08:58

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=egiiiii]Peja-boy let e ki me fol sikur ti te kishe jetu ne kosov ather edhe ti kishe tentu me dal jasht,, pse thojn nji fjal popullore i ngiti te uriturit sja ka besu kur,,e na qe jetojmi jasht krejt let osht me fol [COLOR=red][B]ne kosov ka pun po kush[/B][/COLOR] politikanet kan pun si bjen men per te farfin kur i varfuni duhet me dal jasht e mytet neper lumej te evrpes per ni kafshat buk,e politikanet ton ende se pranojn qe ka ndodh kjo tragjedi se i hupin votat...[/quote]

Kete gje jam ka e di edhe une se ne Kosove ka Pune po Kush me Punu e kush me ndejt neper Lokale me pi Makiato ???

Peja-Boy 23-10-09 09:00

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=jEtA_1]Se pari ngushllimet e mija me te sinqerta per familjaret qe kane humbur me te dashurit e tyre dhe njiherit beje apel per te gjithe ata qe mendojn tja mesyn mergimit ne menyr jolegale ju beje thirrje qe mos te rezikojn si rasti qe ndodhi se edhe ne mergim ska mbetur asgje por ti lutemi zotit dhe udheheqesve tane qe ta ndertojm shtetin tone te hapim vende te reja pune se njejt eshte si ne Kosov qe jeton me nje pag solide si ne mergim, ndoshta merre dy mije euro por edhe shteti ku jeton ne fund te muajit ti merr te gjitha duke paguar shuma marramendse per banim e per gjerat elementare kshtu qe s mbetet asgje[/quote]

Per ata qe e kuptojn mjafton Kjo ..amo me bo me ta lexu ata te Ks thon kjo na e paska >Inat sdon me na pa ne Mergim e as nuk don me na pa mire !!

bert 23-10-09 14:42

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Tragjedi nė lumin Tisė? Ende asnjė njoftim zyrtar


PRISHTINE- Nė Kosovė ende nuk ka njoftime zyrtare lidhur me raportet pėr incidentin nė lumin Tisa nė kufirin Hungari – Serbi tė cilat u raportuan dje nga mediat kosovare. Sipas raporteve tė djeshme dyshohej se 15 shqiptarė nga Kosova mund tė jenė mbytur nė Tisė, midis 14 dhe 16 tetorit, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia nė Hungari.

Ministria e jashtme e Kosovės nuk ka konfirmuar raportet se ka pasur tė vdekur, ndėrsa thotė se ky rast ende trajtohet si i dyshuar.

Edhe misioni i BE-sė nė Kosovė, EULEKS, ka deklaruar se nuk ka njohuri pėr kėtė ngjarje.

Zėdhėnės i Policisė sė Hungarisė, Senti Soburct, ka informuar dje pėr median kosovare pėr gjetjen e njė trupi tė pajetė nė anėn hungareze tė lumit, por nuk ka mundur tė konfirmojė nėse ai trup ėshtė pjesė e ndonjė grupi imigrantėsh ilegal. Policia dhe Ushtria e Hungarisė vazhojnė kėrkimet nė vendin e fatkeqėsisė.

Zėdhėnėsi i policisė hungareze, Ēongrada Janosh Pal, citohet tė ketė thėnė se mė 15 tetor, nė afėrsi tė kufirit, ėshtė gjetur njė burrė dhe dy fėmijėt e tij, nė gjendje kritike shėndetėsore tė shkaktuar nga hipotermia.

Vajza trevjeēare kishte marrė trajtim tė menjėhershėm shėndetėsor, kurse vėllai i saj njėvjeēar ishte transferuar nė spital.

Autoritetet hungareze kanė nisur njė procedurė penale kundėr kėtij personi.

Shefi i policisė nė Suboticė, Boro Muēic, ka deklaruar dje se nga kolegėt hungarezė ėshtė njoftuar se me rastin e kalimit tė paligjshėm tė kufirit nė lumin Tisė, nė anėn hungareze ėshtė fundosur njė barkė dhe se ėshtė gjetur njė grua e vdekur, ndėrkohė qė kėrkimet pėr tė tjerėt po vazhdojnė.

Muēic u ka thėnė mediave serbe se informacionet janė duke u kėmbyer nėpėrmjet njė komisioni tė pėrzier, anėtar i tė cilit ėshtė ai vetė nė emėr tė Serbisė, dhe nė anėn e Hungarisė, gjenerali Janosh Luka.
(s.g//BalkanWeb)








23 Tetor 2009
Printo Komento Dėrgoja njė miku


Dėrguar nga Kujtim mė 23-10-2009 nė 11:46

Kjo eshte edhe nje deshmi se sa jane te interesuar autoritet Kosovare per ate qka ndodhe me qytetarė te kosoves.Aq jane te interesuar sa qe te mos u bie hije e keqe ne tentimet e veta per liberalizimin e vizave nuk bezajne, bile tentuan ta mbajne fshehte kete ngjarje.Si duket autoritetet serbe edhe pse e dijnme qellimin e tyre jane me shume te interesuara per qytetare shqiptare se sa vet qeveria e Kosoves.Pra, ne mos dalte nga kjo pune asgje edhe njehereit kjo qeveri deshmon se nuk dinė te menagjoj situata te tilla, por duhet serbia te formoj komision per hetimin e rastit.

bert 23-10-09 14:44

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
perse mundohet qeveria e kosoves ta mbuloje kete tragjedi? perse nuk reagojne?

panta_rhei 23-10-09 14:45

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Gjendet kufoma e tretė nė “Tragjedinė Tisa”


Nga Jeton Musliu mė 23.10.2009 nė ora 8:21

(Update) Gjendet edhe trupi i tretė i pajetė nė lumin Tisa qė ndan shtetet e Serbisė dhe Hungarisė.
Trupi i pajetė qė ėshtė gjetur vetėm disa minuta mė parė i takon njė gruaje dhe ėshtė zbuluar nga polumbarėt serbė.

Me kėtė gjetje, numri i personave qė dyshohet se janė mbytur nė pėrpjekje pėr tė kaluar kufirin serbo-hungarez, shkon nė tre.

Express ka kontaktuar para pak ēasteve me zyrtarė tė policisė hungareze tė cilėt sqarojnė se trupi i pajetė i gjetur dje nga polumbarėt e tyre i takon njė mashkulli, qė dyshohet tė jetė kosovar, rreth tė njėzetave.

“Jam kėtu hipur nė degėn e njė lisi vetėm dy metra mbi ujė dhe jemi nė pritje tė kthimit tė zhytėsve nėse ata do tė gjejnė ndonjė trup tjetėr”, thotė Szaeolcs Szendi, zėdhėnės i Policisė sė Hungarsiė.

Sipas tij, pėr gjetjen e njė trupi tė tretė tė pajetė, ata janė njoftuar nga zyrtarėt serbė tė policisė, tė cilėt kanė deklaruara se do tė bėjnė pėrpjekje pėr identifikimin e atij trupi dhe gjetjes tė tė afėrmeve tė tij.

“Pra ne, policia hungareze kemi gjetur dje njė trup tė pajetė tė njė mashkulli, kurse policia serbe ka gjetur dy kufoma femra”, thotė Szendi pėr Express.....

____________________________________________________


Personalisht jam thellė i skandalizuar nga forma se si shqiptarėt janė tuj e trajtu kėtė rast.
Athua qaq shumė jemi zhveshė nga ndjenjat njerėzore saqė ma nuk po na ban pėrshtypje humbja e jetės sė 16 personave shqiptarė fėmijė, femra duke ikur nga mjerimi???
A kaq e rėndėsishme qenka mospolitizimi i kėsaj tragjedie (nė njė temė qė gjithashtu ėshtė e hapur pėr diskutim tek Politika)...???
Qysh ka mundsi qė vazhdohet fushata politike e kryeministrit tė shtetit tonė, kur bota po na qon fjalė "interesohuni pėr 16 njerėzit tuaj tė mbytur nė lumenjtė e hungarisė e tė serbisė"???
A jemi ne njerėz apo tė gjithė jemi shėndėrruar nė bisha e nė kriminela gjakftohtė, qė ma nuk na ban pėrshtypje bash kurrgjo hiq, ...pėrveq automatizmit: lajm i vdekjes - futja nji postim "ngushllime" me shkronja gjysa gjysa - edhe ktheju kafes e budallaqeve futja "hahahahahahahhahaaa"???

Tphu!!!!!!!!!!!!!!

bert 23-10-09 14:59

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
dita e zgjedhjeve duhet kthyer ne dite zie kombetare per viktimat e kesaje tragjedie

Makresh 23-10-09 15:13

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Keta ishin viktima te vetvetes- ku u nisen keshtu ? Njeri nese ka probleme financiare del vet, e si mer edhe femijen edhe gruan ne qaf per ti kaluar nje mij e nje kufij !


Kjo eshte nje mesim per ekstra-materialstet !

bert 23-10-09 15:16

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[QUOTE=Makresh]Keta ishin viktima te vetvetes- ku u nisen keshtu ? Njeri nese ka probleme financiare del vet, e si mer edhe femijen edhe gruan ne qaf per ti kaluar nje mij e nje kufij !


Kjo eshte nje mesim per ekstra-materialstet ![/QUOTE]
viktima te varferise dhe te politikave te papergjegjshme te kosoves. po te kishin shance ne kosove sdo e benin dicka te tille. kujdes kur flet

Peja-Boy 23-10-09 15:19

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=bert]viktima te varferise dhe te politikave te papergjegjshme te kosoves. po te kishin shance ne kosove sdo e benin dicka te tille. kujdes kur flet[/quote]

2000euro Minimum kushton kjo rruge qe kan marr ata ... nese kan qen 4 antar te nje Familje ateher 8,000 euro ??

bert 23-10-09 15:23

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[QUOTE=Peja-Boy]2000euro Minimum kushton kjo rruge qe kan marr ata ... nese kan qen 4 antar te nje Familje ateher 8,000 euro ??[/QUOTE]
pra sipas teje kan qene turiste?

Peja-Boy 23-10-09 15:28

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[quote=bert]pra sipas teje kan qene turiste?[/quote]
Jo Turiste amo 8,000 euro jan Dhone ...qka dmth 8000 euro ne Kosove ?? Qka mundesh me provu me 8,000euro ne Kosove ?? Krejt Llojet e Bizneseve !!

Logjik duhet me e pas me i kuptu edhe pse me vjen keq qe ju ka ndodh kjo gja,por flas per ata tjeret qe mendojn te nisen se kur i japin 8,000euro pare te Gatshme me dal perendim ateher mos te harroj se shume kan me e pas te veshtir me i pas prap ne duar ato 8,000 euro !!

Politika Ska lidhje me keto gjera se nuk e ka shty asnje politikan te dal jasht shtetit !! Skemi Politikana ne per me na e dhon rrogat tu ndejt e tu bo thmi qdo 9 muaj !!

Shqiptaret e mendojn qe Mbrenda Nates te behen Miloner ... shqiptaret arrisin qe prej Punes Fizke ne Ndertimtari arrin te behet Kryetar shteti ... shqiptaret pak jan ata qe e mendojn per me ardh tek nje pasuri ngadal e ne hapa te sigurt ...gjithqka deshirojn mbrenda 24 oreve !!

fadil 23-10-09 15:31

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
AAK: Qeveria e fshehu tragjedinė e Tisės


Nga Express mė 23.10.2009 nė ora 14:27

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) shprehu sot shqetėsimin dhe indinjatėn lidhur me mosangazhimin e duhur tė Qeverisė, veēanėrisht tė Ministrisė sė Jashtme, pėr zbardhjen e tragjedisė nė lumin Tisa, nė kufirin midis Serbisė dhe Hungarisė.

Nė kėtė rast, sipas raportimeve tė medieve, shtatė ditė mė parė, nė rrethana ende tė pasqaruara, kanė humbur jetėn 15 shqiptarė tė Kosovės.

Madje AAK e akuzon Qeverinė se e ka mbajtur tė vėrtetėn e kėsaj tragjedie tash e sa ditė larg vėmendjes sė opinionit dhe nė tė njėjtėn kohė, nuk ka vepruar si duhet, me shpejtėsi dhe efikasitet nė zbulimin e sė vėrtetės rreth kėtij rasti.

“AAK kėrkon nga Qeveria e Kosovės qė tė mbajė takim tė jashtėzakonshėm, pėr ta shqyrtuar kėtė tragjedi, rrethanat dhe shkaktarėt e ndodhjes sė saj dhe njėkohėsisht tė veprojė me pėrgjegjėsi tė plotė rreth kėtij rasti, nė tė cilin si pasojė e krimit tė organizuar dhe trafikimeve ilegale e pėsuan 15 shtetas tė Republikės sė Kosovės”, thuhet nė njė komunikatė tė AAK-sė, shpėrndarė medieve.

AAK thotė se ndan dhimbjen me familjet e atyre qė humbėn jetėn dhe shpreson nė identifikimin sa mė tė shpejtė tė fatit

fadil 23-10-09 15:33

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Ngushllimet me te sinqerta per familjaret e viktimave. sinqerisht jam shum i prekur, sepse une kam udhetuar para luftes rruge te tilla vete dhe e dije se sa e veshtir eshte nje vendim i till por me gjithe ate detyrohemi.

por eshte e turpshme per lideret politik siq jan keta te AAK.se qe te mundohen permes tragjedive te popullit te vete te mundohet te perfitoj poena politik.

bert 23-10-09 15:35

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
MPJ e Kosovės: Asnjė i vdekur nė lumin Tisa


PRISHTINĖ- Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjė kosovari nė lumin Tisa nė Hungari. Pas njoftimeve tė mediave kosovare pėr kėtė ēėshtje, zyrtarė tė Ministrisė sė Jashtme kanė hedhur poshtė tė kenė marrė informata zyrtare nga autoritetet e Hungarisė pėr pėrmbysjen e ndonjė mjeti lundrues apo pėr viktima eventuale. Kėshilltarja dhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Albana Beqiri, thotė se ka tri ditė qė kjo ministri ėshtė duke kontaktuar Budapestin zyrtar nė lidhje me kėtė ēėshtje, porse nuk ėshtė konfirmuar asgjė nė kėtė drejtim.
“Ajo ēka mund t’ju konfirmoj unė, ėshtė se rasti ėshtė i dyshuar. Nuk ka asnjė konfirmim zyrtar pasi nuk gjenden trupa, e as mjeti lundrues me tė cilin janė transportuar. Bėhet fjalė pėr njė tentim-kalim ilegal tė kufirit me qytetarė tė Kosovės, pėr tė kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Hungari pikėrisht pėrmes lumit Tisa”, tha Beqiri

fadil 23-10-09 15:45

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
MPJ: Brahim Koci, viktima e parė e tragjedisė?


Nga Jeton Musliu mė 23.10.2009 nė ora 16:03

(Update) Brahim Koci mund tė jetė kufoma e parė qė ka humbur jetėn nė Tragjedinė e Tisės, nė kufirin ndėrmjet Serbisė dhe Hungarisė.

Ky ėshtė informacioni i fundit qė Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka siguruar nga ambasadori i Kosovės nė Berlin, Vilson Mirdita.

Ėshtė Zenun Koci, vėllai i Brahim Kocit, ai i cili ka informuar ambasadorin Mirdita se autoritetet hungareze e kanė kontaktuar atė duke i kėrkuar qė tė udhėtojė drejt Hungarisė pėr tė identifikuar njė person.

Aktualisht Zenun Koci ėshtė nisur drejt Hungarisė dhe ėshtė rrugės nė drejtim tė qytetit tė vogėl hungarez ku mendohet se ka ndodhur tragjedia.

Ai ėshtė ftuar pėr tė parė njė kufomė pasi policia hungareze, nė rrobat e trupit tė pajetė, qė mendohet se i pėrket Brahim Kocit, ka gjetur njė letėrnjoftim me kėtė emėr e mbiemėr.

Megjithatė, zyrtarė tė MPJ-sė nė Prishtinė tregojnė se kėto informacione ende janė tė pakonfirmuara zyrtarisht pasi ende autoritetet hungareze nuk i kanė njoftuar me tė dhėna zyrtare.

“MPJ-ja nuk mund tė japė ndonjė konfirmim zyrtar se ka ndodhur njė tragjedi e tillė siē thuhet nė media, pa marrė njoftimet zyrtare nga autoritetet hungareze”, thotė Albana Beqiri, zyrtare e lartė nė kėtė ministri.

“Ne nuk mund tė shpallim njerėz tė vdekur pa konfirmim zyrtar”, tha ajo para pak ēasteve nė konferencėn e jashtėzakonshme pėr media.

Ajo sqaroi se ditėve tė fundit shumė qytetarė tė Kosovės u janė drejtuar ambasadave tė republikės sė Kosovės nėpėr disa shtete tė Evropės duke kėrkuar tė afėrmit e tyre tė cilėt mendojnė se janė nisur nė kėtė rrugė.

“Lusim cdo qytetar tė Kosovės qė ka informacione se nė kėtė rrugė janė nisur tė afėrmit e tyre, tė lajmėrojnė Policine e Kosovės apo ambasadat tona nė shtetet pėrkatėse”, apeloi beqiri, pa saktėsuar se sa ėshtė numri i atyre qytetarėve tė cilėt deri mė tash kanė kėrkuar informacione pėr tė afėrmit e tyre.

“Kėto tė dhėna ende janė duke u pėrpunuar”, u shpreh ajo.

[B]Gjendet kufoma e tretė nė "Tragjedinė Tisa"[/B]

Gjendet edhe trupi i tretė i pajetė nė lumin Tisa qė ndan shtetet e Serbisė dhe Hungarisė.
Trupi i pajetė qė ėshtė gjetur vetėm disa minuta mė parė i takon njė gruaje dhe ėshtė zbuluar nga polumbarėt serbė.

Me kėtė gjetje, numri i personave qė dyshohet se janė mbytur nė pėrpjekje pėr tė kaluar kufirin serbo-hungarez, shkon nė tre.

Express ka kontaktuar para pak ēasteve me zyrtarė tė policisė hungareze tė cilėt sqarojnė se trupi i pajetė i gjetur dje nga polumbarėt e tyre i takon njė mashkulli, qė dyshohet tė jetė kosovar, rreth tė njėzetave.

“Jam kėtu hipur nė degėn e njė lisi vetėm dy metra mbi ujė dhe jemi nė pritje tė kthimit tė zhytėsve nėse ata do tė gjejnė ndonjė trup tjetėr”, thotė Szaeolcs Szendi, zėdhėnės i Policisė sė Hungarsiė.

Sipas tij, pėr gjetjen e njė trupi tė tretė tė pajetė, ata janė njoftuar nga zyrtarėt serbė tė policisė, tė cilėt kanė deklaruara se do tė bėjnė pėrpjekje pėr identifikimin e atij trupi dhe gjetjes tė tė afėrmeve tė tij.

“Pra ne, policia hungareze kemi gjetur dje njė trup tė pajetė tė njė mashkulli, kurse policia serbe ka gjetur dy kufoma femra”, thotė Szendi pėr Express.

I pyetur nėse Policia e Hungarisė ka kėrkuar informacione nga Policia e Kosovės pėr identifikimin e gjashtė personave, emrat e tė cilėve i ka dhėnė i mbijetuari Blerim Rama, ky zyrtar nuk ishte nė gjendje ta konfirmojė kėtė informacion.

“Nuk e di pėr kėtė. Por ēka mund t’iu them ėshtė se ne kemi bashkėpunim me Policinė e Serbisė pėr kėtė ēėshtje”, thotė zyrtari i policisė hungareze.

Konferenca pėr media e paralajmėruar nga Policia e Kosovės pėr nė orėn 15 e 30 minuta nuk do tė mbahet.

Zyrtarė tė Policisė sqarojnė se konferencėn pėr media do ta mbajnė vetėm zyrtarėt e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė tė njėjtėn orė.

Ndėrkohė, sipas zyrtarėve pėr informim, gazetarėt janė tė lirė tė pyesin pėr informacione qė mendojnė se kanė nevojė, edhe Policinė e Kosovės.

“Lidhur me rastin e hamendėsuar nė lumin Tisa, Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės do tė ketė njė konferencė pėr shtyp, ku do tė njoftojė opinionin me zhvillimet mė tė reja rreth kėsaj ngjarjeje”, thuhet nė njoftimin e MPJ-sė.

Deri mė tani nuk ka pasur asnjė informacion nga policia kosovare apo MPJ-ja se ēfarė nė tė vėrtetė ka ndodhur nė kėtė rast.

[B]Tragjedia Misterioze [/B]

Dy trupa tė pajetė janė gjetur nė lumin Tisa, i cili ndan shtetet e Serbisė dhe Hungarisė.

Njėri trup ėshtė gjetur para tre ditėsh nė anėn e shtetit serb, kurse kufoma tjetėr ėshtė gjetur tė enjten pasdite nė bregun e tė njėjtit lum, por qė i takon shtetit hungarez.

Por nė tė dy rastet, nuk dihet nėse kėta trupa, u takojnė ndonjėrit prej 16 personave qė dyshohet se janė mbytur nė natėn e 15 tetorit, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kėtė kufi.

Derisa gjetja e trupit tė pajetė nė anėn e serbe tė lumit ende nuk ėshtė konfirmuar nga policia e Serbisė, zyrtarė tė policisė sė Hungarisė e pranojnė se nė pjesėn e tyre tė territorit kanė gjetur njė kufomė.

“Tė enjten pasdite ėshtė gjetur njė trup i pajetė nė bregun e lumit nė anėn tonė tė kufirit, por detaje tė tjera nuk mund tė jap pasi duhet tė bėhet identifikimi”, thotė Szaeolcs Szendi, zėdhėnės i Policisė sė Hungarisė, duke mos sqaruar se ēfarė gjinie ka trupi i pajetė.

Ai nuk bėri tė ditur emrat e tė mbijetuarve, ndėrkohė qė konfirmon se alarmi pėr kėtė rast ėshtė dhėnė nga njė person, nė mėngjesin e hershėm tė datės 16 tetor.
“Ai ka shkuar deri te patrulla e policisė kufitare dhe ka lajmėruar pėr rastin. Pas dhėnies sė ndihmės sė parė, tė tre janė dėrguar nė vend tė sigurt. Ajo qė mund tė them ėshtė se nga ai moment, kėrkimet nuk kanė tė ndalur”, thotė Szendi.

Sipas kėtij zyrtari, pa u konfirmuar, nuk mund tė thuhet asgjė as pėr shtetėsinė e tė mbijetuarve, ashtu siē nuk mund tė deklarohet as pėr pėrmasat e tragjedisė, apo nėse ajo vėrtet ka ndodhur.

“Policia, ushtria dhe rojet kufitare nga 16 tetori janė duke bėrė kėrkime tė vazhdueshme. Terreni ėshtė i thyer, si dhe lumi ėshtė i ftohtė dhe i thellė. Nuk ėshtė punė e lehtė”, shpjegon Szendi pėr Express.

Ai sqaron se janė nė kontakt tė vazhdueshėm me Policinė e Serbisė nė lidhje me kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė nuk mund tė thotė asgjė nėse Policia e Hungarisė i ka kėrkuar ndihmė pėr identifikim tė personave edhe Policisė sė Kosovės.

Pavarėsisht kėsaj, Policisė sė Kosovės i ka mbėrritur tė enjten njė kėrkesė nga Policia e Hungarisė e cila kėrkon qė tė bėhet identifikimi i tre personave tė mbijetuar.

Zyrtarė tė Policisė sė Kosovės konfirmojnė pėr Express ardhjen njė kėrkese tė tillė dhe sqarojnė se menjėherė ajo ėshtė shpėrndarė nė mėnyrė qė tė saktėsohet nėse personat qė e kanė deklaruar veten tė mbijetuar, janė shtetas tė Kosovės.

“Tė dhėnat e dėrguara janė shumė tė pakta. Janė vetėm emrat qė ata kanė deklaruar se i kanė dhe disa fotografi”, thotė njė zyrtar i policisė pėr Express, duke mos dashur tė identifikohet me arsyetimin se kjo ēėshtje i takon mė shumė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.

Pavarėsisht kėsaj, Blerim Rama, dyshohet se ėshtė personi i cili ka alarmuar pėr kėtė ngjarje policinė hungareze, nė mėngjesin e hershėm tė 16 tetorit. Ai ndodhet nė vend tė sigurt sė bashku me dy fėmijėt e tij, Erildėn, 3 vjeēe dhe djalin Rendin, 1 vjeē.

Rama ka deklaruar se ka qenė sė bashku me gruan e tij Elvira Jahaj, 23-vjeē dhe nė atė varkė kanė qenė edhe rreth 15 persona tė tjerė.

Sipas tij, dhjetė metra pa mbėrritur nė breg, varka ėshtė pėrmbysur dhe krejt ēfarė ka mundur tė bėjė ai ka qenė shpėtimi i fėmijėve tė tij, ndėrkohė qė gruan ende e konsideron tė zhdukur.

Pėr tė sqaruar se ēfarė nė tė vėrtetė ka ndodhur, nė drejtim tė autoriteteve hungareze, tė enjten ka shkuar ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Austri, Sabri Kiēmari.

Zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės konfirmuan tė enjten pėr Express se ministri Skėnder Hyseni, ka autorizuar ambasadorin qė tė vendosė kontakte me autoritetet hungareze.

Sipas tyre, ende nuk mund tė thuhet se ka ndodhur njė tragjedi e tillė, derisa nuk ka asnjė tė dhėnė, nuk janė gjetur trupat e pajetė tė personave qė supozohet se janė tė mbytur, varka apo shenja tė tjera.

“Zyrtarisht gjithēka ėshtė e pakonfirmuar. MPJ ėshtė vėnė nė dijeni para tre ditėve pėr kėtė ngjarje. Kemi punuar larg opinionit qė tė zbulojmė tė vėrtetėn”, thotė Albana Beqiri, zyrtare pėr marrėdhėnie me publikun nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės.

“Ambasada e Hungarisė nė Prishtinė na ka informuar nė rrugė zyrtare se personi qė ka deklaruar si i mbijetuar ėshtė vendosur nė qendrėn pėr azil”, thotė Beqiri, pėr Express.

Derisa Policia hungareze vazhdon kėrkimet pėr kufomat e mundshme, Policia e Kosovės ka nisur hetimet se kush ėshtė organizatori i kėtij trafikimi tė mundshėm ilegal me njerėz.

Drejtori i Policisė sė Kosovės, Shermet Ahmeti, tha se ende nuk kanė asgjė zyrtare dhe se kjo ėshtė ēėshtje e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, duke shpresuar se sė bashku me policėt e Hungarisė qė janė me mision nė EULEX, do tė realizohen kontaktet e nevojshme.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se ėshtė kompetencė e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, dhe se nė kėtė drejtim ėshtė angazhuar edhe Ambasadori i Kosovės nė Vjenė.
“Do tė bėhet krejt ēka ėshtė e mundshme qė tė ndriēohet fati i kėtyre qytetarėve”, ka thėnė presidenti Sejdiu.

[B]Policia e Serbisė [/B]
Policia nė qytetin Kikinda tė Serbisė ka deklaruar se disa njerėz janė mbytur nė territorin hungarez, nė pėrpjekje pėr tė kaluar kufirin nė mėnyrė tė paligjshme.
Sipas agjencisė serbe tė lajmeve B92, kjo ėshtė konfirmuar me 18 tetor, kur peshkatarėt pranė Martonos, kanė gjetur trupin e njė gruaje mė tė re se rreth tridhjetė vjeē, e cila supozohet tė jetė njė prej viktimave tė kėsaj tragjedie.

Makresh 23-10-09 15:54

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
[QUOTE=bert]viktima te varferise dhe te politikave te papergjegjshme te kosoves. po te kishin shance ne kosove sdo e benin dicka te tille. kujdes kur flet[/QUOTE]


OoOO ! O lal mos ja fut kot se s'ja ke fare iden !? Shiqo, emigrantet e viteve 80-ta, dhe emigrantet e sodit, keta paguajn deri ne 10'000€ per viza belge !dhe per shoq ! Te nisėsh ne nje rrug per t'kaluar kufinj pas kufiri pa asnje dokument, ose duhesh me qen totalisht i ēmendur, ose i pasur sa mendja nuk ta mer ! Ndryshe s'behet !

Me par, shqiptaret emigrojshin vetem, pa grua e femij sic mund te deshmojn te gjithe qe jetojn jasht, kurse keta te sodit kerkojn luxin ! E lux-i eshte i shtrenjt, dhe e din si emigrojn ? Si rumunet magjup pa pik turpi !

Evropa ka ber me dije qe nuk pranon me shqiptar pa letra, po kujt me i then se ???!!

egiiiii 23-10-09 15:55

Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
 
Peja-Boy sa mij euro i ke dhan ti qe ke dal e tash pi kritikon, kosovart Pse pra masi osht aq mir e ka pun pse ti nuk jeton ne Kosov? ather ndryshe kishe mendu e ma pak kishe fol.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:42.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.