![]() |
Sadbere gagica spahija
1 Bashkangjit/je
SADBERE GAGICA SPAHIJA NJĖ POETE QĖ PREMTON
Shkruan:Shaban Cakolli Poetja jonė e re Sadbere Gagica-Spahija,nė letrat tona vjen me vargje tė zjarrta poetike,qė shquhen pėr simbolika nė vargun pa kode,me njė infra strukturė tė lirė.ku mbizotėron shpirti luftarak i saj,gjuha poetike,,tė trajtuara me tema kombėtare,etike,historike e njerėzore.ēdo poezi e Sadberes,shpreh gjendje tė ndezura poetike,hedh dritė mbi dhembjen,mallin,atdhedashurinė,ku poezitė e saja me vlerė shpirtėrore,bėjnė njė shkrirje tė furishme nė furrėn poetike,dukeshprehur mesazhe tė fuqishme,ndjenja tė larta,identifikohen si njė pasaportė poetike e njė poeteje e cila nė tė ardhėmen pėr letrat tona premton shumė.Sadberja e pėrmallur me kujtimet e vendlindjes,, pėr tė cilin ajo ruan edhe sot kujtimet mė tė bukura tė jetės sė saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbėzimet e para poetike i ka bėrė kur ishte nxėnėse e shkollės fillore. Lexonte me pasion tė veēantė shkrimet e Ali Huruglicės, Hysen Kėqikut e shumė tė tjerėve. Ka njė varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi pėr tė rritur, tė cilat kjo krijuese ėndėrron t i botojė njė ditė. Autorja vjen para opinonit me poezinė Ėndrrat i vishja me fustan tė kuq, kur Njė trėndafil ia veja mbi veshė/ Fshehurazi ia kafshoja natės buzėt/ Nė Kopshtin e dashurisė Ti/ Personazh lirik/ Nė shtrat kthehesha me buzėqeshjen tėnde/ Brenda tėrė margaritarė, apo: Si flutur ndalesha mbi buzėt tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinė e gdhendur/ Nė fjalė vargu/ Ēdo ditė mė kafshon me dhembje/ Njė pėrmallim i tretur. Fjalori i buzėve ėshtė njė poezi tjetėr e frymėzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema E shpirtin e arnoj me ėndrra: Smė ndal asnjė uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orėn qė plisin e shekujve ledhaton/ Udhėve tė pėrmendoreve nga njė lule vė/ Koha bart plagė mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ėndrra/ Nė guacėn e vetmisė/ Nė qiell shoh pėllumba tė bardhė/ Qė fluturojnė trungut tė Ilirisė. Mund tė thotė kush se nuk kanė vlera, frymėzime dhe imagjinatė, autorėt e kėrij albumi poetik. Pak biografi Sadbere Gagica Spahija u lind nė Gjilan mė 1973. Atje kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen. Pėr qytetin e lindjes ka si ēdokush nostalgji dhe atė e ka bartur edhe nė shkrimet poetike. Belbėzimet e para poetike i bėri si nxėnėse e shkollės fillore. Publikonte shkrimet nė gazetėn Pioneri dhe adhuronte atėherė fjalėn e bukur artistike tė Ali Huruglicės dhe, gjithnjė ėndėrronte se njė ditė do tė bėhej poete. Lexon edhe sot me pasion tė veēantė shkrimet letrare tė shumė brezave, por mė shumė i pėlqen poezitė e Agollit, Din Mehmetit, Ali Podrimjes ,Azem Shkrelit, Borhesit, Gėtes etj. Publikimet nė revista Ėshtė aktive nė jetėn letrare dhe shumė krijime poetike i ka publikuar nė shumė revista , gazeta brenda truallit shqiptar dhe jashtė saj,si: nė gazetėn Nacional, Pena e artė,Fjala e lirė, Zemra shqiptare, Qėndresa, Fjala nė Lyon tė Francės, e tjera. Ėshtė prezantuar me njė poezi nė Antologjia e dhembjes pėr Ali Podrimjen ,nė mesin e njėqind poetėve,me rastin e vdekjes sė autorit. Nė shkurt tė vitit 2013 edhe nė antologjinė Varg pėrjetėsie me njė cikėl poezish,qė doli nė Bukuresht tė Rumanisė. Sadberja ka njė dorėshkrim njė mori tė punimeve poetike e tė zhanreve tė tjera letrare tė cilat presin dritėn e botimit |
Titulli: Sadbere gagica spahija
MES DALLGĖSH
Shtrihem unė dhe stinėt e mia Edhe sonte Si nuse e dhėndėrruar E prek fjalėn me thonj tė zgjatur Dora ime prek qiellin Mbledh pikat e shiut nė shuplakė Zhytem nė epshin vargėzor Dhe krah marrin ėndrrat e mia Sa herė mė ka djegur fjala Me strall kam ecur mes mjegullave Njė yll nė mesnatė e kam kėrkuar Mes dy lumenjve era mė ka bartur Si klandestinė barkėn e ka pritur Si hije tė kaloj pėrtej brigjeve tė dhembjes Nė ferr e kam takuar Virgjilin Dhe Beatriēen flokėderdhur duke vrapuar E sėrish kam zbritur me muzėn nė tokė Kam derdhur njė klithmė pa zė Nė vetminė e pasosur natė hamletiane Memecėrinė nuk e putha kurrė nė jetė Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur Si dallėndyshe pa kufinj toka ime mė grish Eja bija ime mes rrugėve kėndo kėngėn Mė tė bukur me zogj fluturo Nė teatrin e Shekspirit janė shumėzuar djajtė Shtrihem por gjumi nuk mė zė! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
MĖ BART
Mbi kopėrtinėn e njė libri Tė harruar dhe nga zoti H Edhe kėtė prill Kur qielli vjen me shi Mė bart Mbi krahet e njė zogu Ta zgjoj nga gjumi Kėtė pranverė Qė ėshtė mplakur shumė Mė bart Nė syrin e diellit Tė flas mė zėrin e mallit Vargut t’i jap shpirt Nė prag tė kėtij ferri Qė mė djeg Nata ėshtė varur Nė bisht tė qyqes Mė bart Para sė tė vdes fjala |
Titulli: Sadbere gagica spahija
MBI PIANO
U derdh njė natė ėndrra ime Dhe hijet e bardha tė dimrit tim Dashuria qau pa zė Mbi kokėn e pianos sė vjetėr Njė dallėndyshe sillej qiellit tim E lodhur rrugėve nėpėr shi Mėkatare ishte stina a fjala Ra nėpėr vargjet e heshtura Nėpėr ditarin tim tė zverdhur Pika lotėsh ranė mbi fustanin E hėnės veshur si nuse buzėt E skuqura vėshtronin nė dhomėn E akulltė ora rrinte varur mbi mure Si erė mė pėrplaste njė valė deti Udhėve tė mia sa gjurmė malli Hijen e saj tė trishtė pa emėr Mbi portretin e zbehur vallėzonte Njė puthje nė simfoninė e kėnduar Vallė c’mė erdhėt mbrėmė ashtu Kur hėna veshi fustan tė bardhė? |
Titulli: Sadbere gagica spahija
NJEMIJE VJET
I kam kenduar lirise Erdhi Me krah pellumbash Me gjakun lume Atdheu im Shtrij kembet Atje ku toka Flet shqip Njemije vjet E prita lirine |
Titulli: Sadbere gagica spahija
ERDHE
Fshehurazi naten vone Kur po e mbyllja ditarin Dhe lirikat e shkruara Me lot dhembjesh Tani mos ik me Udhet do t’i ze me shkembinj Detet me rrjeta Qiellin me zogj Do mplakemi ne vargje Endrrat kur te sosen Do hap serish dritaren Te te fus ne fjale Erdhe nje nate Kur digjesha ne vetmi Erdhe Te ruaj me xhelozi Si syte e perlotur Ah keto syte e mi! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
TINGUJ
Te merzitur ka kenga Fjale e vrare Sa shume je larguar Mbi heshtjen tende te futur Ne guace mendimesh Kthehu Mos me grimco endrren Mbi shkronja malli Te qeshem me ze Eja qiellit me engjejt e nates Dhe fluturo Drejt strehezave qiellore Si hije ne driten e henes Vargu eshte bere qiell Me nje lot qe bie Mbi xhamat e dritares sime |
Titulli: Sadbere gagica spahija
ME KEND TE UDHETOJ
Vjeshta ka ikur sa vite Nuk e mbaj mend as orėn Kur qielli ra mbi vargjet e mia Si meteor i cmendur Mi mori tė gjitha kėngėt Gėzimet nė buzė m u zverdhen? Dėgjoj edhe sonte akordet Njė muzikė e lehtė Shpirtin ma then Tavolina e njejtė…gota me verė Rri mbi tavernė te vjetėr A ka fjetur harrimi im? Me Ty isha shėrbetore Zoti Dhe princeshe Arbėrie! E sonte Pa Ty jam hiq i hiqit Rrugicė e shkretė Pa dritė ne kėtė errėsirė Nata mė mbulon me hijen e trishtimit Ēfarė tė dėshiroj sonte Kur vetmia mė ngatrron Si peng kohe E Ti je veē kėngė?! Dikur fjala ime Nė qiellin e bleruar! Sonte Heshtja ka rėnė nė dhomė Mure mbi buzė ka bėrė kjo natė Qė mė cmend! A ka dėnim mė tė rėndė Sizif? Unė e Ti Dėnim perėndish… |
Titulli: Sadbere gagica spahija
KUR ZBRET MUZGU
Vjen nje ze Keto net te ftohta Kur lulet ende s’kane cel Drite me ben Mes vargjesh shtrihesh Muza ime me puth Endrren time vale Ciceron si zog Ka sy malli Kur zbret muzgu E marr ne gji Ia ledhatoj krahet! Ka qare qiellin Me krahenor Vjen nje ze nga vendlindja Me sy dielli |
Titulli: Sadbere gagica spahija
MĖ FAL SONTE
Gotėn me verė Dhe qiellin me ėndrra Tė zbres deri tė dhembja Stinėt t’i marr gryk Dhe Ty malli im Mė fal Njė pikė gjak njeriu Plagėt e shekujve T’i mbėltojė me kėngė Edhe kėtė qiell me erėra Qė derdhet mbi Kosovė Askush s’ia kuptoj gjuhėn Baroneshės Eshton? Vjen e qeshur ik e qeshur Mė fal sonte atdhe Valė deti jam bėrė Me vargjet udhėtoj Njė hije padukshėm mė ndjek Fjalėt do tė m’i hajė? Mė fal sonte nata ime Dy buzė soneti! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
E NDJEJ
Kur bien pikat e shiut Tik tak ,ni xhamat e mi Mbeshtjelle me vargje Dhe hapat e tu yll nate Qe zbret nga qielli Kur me kaplon merzia Druaj se me humb Nga syte e mi Loti im Ruaje qiellin nga syte e murme Kur bie nata Shderrohem ne shi! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
MALL
Tė puth sonte nė mesnatė Eja pa trokitur qetė muza ime Mes vargjesh tė shtrėngoj Erė e butė mall me shtrėngatė? Eja Me mes lulesh pranvere Ka shekull qė nuk tė shoh Ta ndjej zėrin kur mė flet Pikturė e gjallė shpirtin ma trazon Muza ime sillma ėndrrėn time Tė bėj njė sy gjumė Mos mė mbaj mėri Je syri im i heshtur Edhe kur fjalėn ma grimcon! Mall o ma |
Titulli: Sadbere gagica spahija
FLUTURO SONTE
Bilbil pranvere Lėshoje zėrin mbi kėngė Tė deehem nga ky mall Qė me djek Kur s’tė dėgjoj Ec Mbi rrudhat e ballit tim Mes furtunash Ēelin lulet? Fluturo sonte E me merr nėpėr kėtė qiell Jam bėrė pritje netėsh Deri nė agim! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
LOT I DEHUR
Zbret ngadalė bebėzave tė mia Udhėve tė shpirtit heshtja me ndjek Mes vargjeve strukem si dallėndyshe Me krahė tė thyer drejt qiellit tė vendlidjes Vrapoj kėto ditė marsi a prilli i thyer Mes erėrash mė mbėshjell edhe sot? Lėshoje fjalėn nė varg poete dhe nisu Kacafytje ėshtė jeta tė ende ferrit tė Dantes Mes ishullit lėshoje njė zė njeriu tė pret nė breg Hijet e shpirtėrave lė tė ikin nga kjo orė Zhurmė dėgjoj nė kufirin e ndarjes a zėri im Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot Nėpėr harta gjeografike bota luan me fatin tim? Lot i dehur nė mallin qė pėrvelon |
Titulli: Sadbere gagica spahija
E KAM KĖRKUAR
Mes ėndrrave tė mia Tė jetė lis me rrėnjė Tė mos e tund Asnjė pranverė Ėshtė rrap shekulli Me shumė degėzime Vjen qetė natėn vonė S’e shoh e ndjej afėr I ngjan vetes E hap portėn me ēelės shpirti Ka sy atdheu…diell dashurie Nuk trembet Bėn gjumė nė qerpiket e mi Flas Me zėrin e tij Betejave ecim bashkė E di Nė ecje kam lėnė Gjurmė lotėsh Njė copė buzėqeshje Ma mori njė stinė Po vjen pranvera Jam ulur nė kopshtin e luleve Ėngjejt ma sollėn qiellin Tė bredh Me penė nė dorė Nėpėr buzėt e shkronjave Dashuroj muzėn time E kam kėrkuar..erdhi trembur Mė gjeti mes dhembjesh E mora nė krah E shtrėngova si fėmijė E putha lehtė lehtė Me dashuri?! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
PUTHJE NĖ SHI
I dua puthjet mes turmės Dhe mallin Ta mbaj nė gji I dua Edhe lejlekėt nė pranverė Kur mė sjellin Grishjen e vargut nė mesnatė Kėmbėzbathur do dal udhėkryq Qiellin me dorė ta prek S’ kam forcė pėr grindje mė Jam ulur Nė fron tė fjalės Dhe udhėtoj nėpėr shi Shekulli im Sa larg sa afėr tė kam Ma ruaj ushtarin nė kufi Dhe ėndrrėn pėr Ēamėri Do shtrihem atje kopshteve me ullinj Sa sodis detin me sytė e mi Jam nga derė e Skenderbeut Dhe vdes Me mall tė atdheut! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
NĖNĖS
Edhe qielli ishte pėrzier Nga erėrat Lėkundeshin lisat Me rrėnjė E mėrkurė ditė e zymtė Shkruar me vargje lotėsh Pikėllimi mbi fjalė Heshta ra mbi shkronja Nėnė Mė duket se dėgjoj zėrin tėnd Sonte kur bie shi Tė thėrras…s’mė dėgjon Jam mbledhur nė grushtin e natės Kėngė malli jam bėrė Me ėndrra grindem shpesh Dhe njė kufi tė ndarjes Sonte Jam hije nate ! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
ĒDO DITĖ
Je lule marsi Nė sytė e mi Rreze dielli Nėpėr stinė Edhe sot kur je larg Je aq afėr Nė buzė i mbaj Fjalėt ėndrrat Ēdo orė tė pres Sikur lule nė pranverė Vjeshtėn e dua Kur lule u bėrė Dhe udhė nė dritare Me hape mua Je lule marsi? Pa Ty Do isha venitur Si toka pa shi Si vendlinja ime Pa liri! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
POETI
Ėshtė zog malli Natėr rri zgjuar Ditėn fle mbi mall Veē cicėron Degė me degė I dua vargjet lirike Si bukėn nė sofrėn e Migjenit E diellin Pėr gjymtyrėt e Lulit Mėrdhirė nga skamja Troket ai Nė ndėrgjegjen e kombit Edhe sot Rrugėt mbushur me lypsarė Merr poet ėndrrat e tyre E bėj vargje lumė Tė vijė njė stinė Me puthje njerėzish? |
Titulli: Sadbere gagica spahija
ĖNDĖRRIM POETIK
Tė ėndėrroj ēdo ditė orė Zemrėn e kam peng dashurie Jetoj nė zgafellėn e shpirtit Pa ujė dritė udhė pa shteg Po njė zė sikur mė qorton Struku nė bebėzat e syrit E ruaju nga sytė e djallit Kur nata derdhet mbi vargje Heshtjen e copėtoj si me thikė Dhe vrapoj ta zė ėndrrėn nė mesditė S’jam ndalurr kurrė vjeshtė e pranverė Kur binte shi kėrkoja ylberin tim Mbėshtjellė e mbante zana e malit Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul Mbi shkrepa malesh dimri gjunjėzohej Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarė E Unė bėja portretin e dashurisė mbi pikturė Portėn e mallit e hapja stinė mė stinė Njė fjalė iku mes turmės sė zemruar Kur mė vriste deri nė palcė Shpesh mė shpiente pėrtej vetes Si njerkė u soll me mua fati im Po rrezet kurrė s’i humba nga sytė Tė shtrihem mes diellit e barit tė njomė Tė ndjej si vjen me aromė njeriu…si malli me jehonė Vjen ik shpesh mė thumbon si bletė Mė merr ndėr krahė qiellit fluturoj krahlehtė! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
SA MĖ IK KOHA
Vrapoj me ėndrra (sh)kujdesur atdheut Netėve tė ftohta mbėshtillme nė guacėn time Bredh brenda shpirtit labirinteve me strall Mbaj hapin tė mos rrėshqas mbi patinazh Nė njė strajcė kam dorėshrimet kėngė stinėsh Qė (s)’ mė kanė braktisur nė asjnė fjalė Unė poetja brenda vetes digjesha si zjarr Heshtjen nuk e bėra kurrė mik kur frynte erė Vjeshtės flisja me shiun dhe grishja zogun Nga larg tė nisej tė mė sillte lule pranverė Njė melodi binte me tinguj zemrės nota mė humb Mė shtyp ky qiell i huaj me rri si hutin mbi kokė Rend spesh mes vargjesh larg vatrės e vetmuar Nė kėtė hapėsirė zogjtė s’kėndojnė shqip Njė kujtim i largėt mė brufullon nė prillin e thyer Tė marr udhė Kosove sa larg deterat mė shpien Nė shkembinj zvarranikėt duan tė m’i hanė shkronjat Mė bart kjo ditė malli brenda librit tė (pa)shkruar Pėr sytė e mi ėndėrrimtar sa gjurmė shputa kėmbėsh Kam lėnė mbi udhėt shtruar me kalldrėm Sa larg ka ikur kjo kohė s’e zė dot asnjė mall! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
A DO TĖ VISH
Pranvera ka bėrė sy lulesh Muza ime e shtrenjtė T’i puth buzėt mjaltė Me Ty Kapėrceva netėt e ftohta Theva akullin e heshtjeve Fola me yjet nė qiell Tė prita nėpėr udhė Edhe kur binte shi Mė end edhe sot stinėve I palos vargjeve tė mia Kujtimet fjalėt e pathėna Vjen pa trokitur Kur bie nė gjumė Mė merr nė gji Mė shtrėngon si fėmijė tė braktisur Si tė isha bonjake Pa plang e atdhe Tė dua Edhe kur vjen me shtrėngatė Nė truallin tim tė copėtuar Mė shpie nė malet e Medvegjės Zbrazur nga zogjtė Veē tymnajė e rrallė Ngjitet reve Protestoj tek dielli Qė nuk ma ngroh kėtė mall Dhe ėndėrr tė stėrzgjatur! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
ME ĖNDRRA UDHĖTOJ
Kur bie nata nė prehėrin tim Ia ledhatoj sytė Me ėndrra udhėtoj Deri tė malli im Sa e gjatė kjo fjalė Nė fjalitė shkajkore! Me ėndrra udhėtoj Deri te dhembja Sa erėra fryjnė mbi kokėn time? Qielli im ėshtė lot Vetėm njė varg Mė zgjon nga gjumi Kur qepallat mė rėndohen Me ėndrra udhėtoj? Do vij njė ditė Tė puth kėto dallgė Qė mė mbajnė trazuar Edhe nė mesditė! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
E ĖNDRRA UDHĖTOJ
Kur bie nata nė prehėrin tim Ia ledhatoj sytė Me ėndrra udhėtoj Deri tė malli im Sa e gjatė kjo fjalė Nė fjalitė shkajkore! Me ėndrra udhėtoj Deri te dhembja Sa erėra fryjnė mbi kokėn time? Qielli im ėshtė lot Vetėm njė varg Mė zgjon nga gjumi Kur qepallat mė rėndohen Me ėndrra udhėtoj? Do vij njė ditė Tė puth kėto dallgė Qė mė mbajnė trazuar Edhe nė mesditė! |
Titulli: Sadbere gagica spahija
FJALĖT E VĖLLAIT
Qė m’i tha njeherė ndėr stinė Kur mali mbushej me gjelbėrim Udhėt e largėt motėr atje Engjejt rrinė kėtu djalli tė pret Atje ku bjeshkėt edhe ujqin i hanė E vetmia tė mbyll mes shkronjave furtunė E sot kur sėrish vjen me shtėrzim pranvera Pres tė mė vijė nė derė dritaren tė ma hap Ta pėrqafoj si dikur fėmijėrisht ndoshta Nuk ka harruar tė mė thotė…perėndia Fatin ta ka qėndisur kur natėt vijnė akull Qyqe bėhėsh nė degė ahu shqip nuk flet as qielli Nė fushėn e ferrit do dėgjosh zėra qė tė mallkojnė Kur tė dehurit pinė nė kėrthizėn e ėndrrave Mitet e vdekura pėr dheun tėnd! Fjalėt e vėllait mė tingėllojnė si ēekan Tė ik nga ky vend zot mė jep krahė tė fluturoj Atje ku dielli mė grish sa ditė sa orė? |
Titulli: Sadbere gagica spahija
I MBLEDH FJALĖT
Si penjtė nė avlimend Natėn kur hėna zbret tek unė Ti nuk e ndjen Kur mė djeg E mė bėn hi? Je Rrap shekulli..stinė me shelg Nėn hijen tėnde rritem cdo natė Rri qetė degėza ime e mallit E ndjej trazimin tėnd Kur vjen me erėra tundime I mbledh fjalėt si lulet e pranverės Maleve tė atdheut tim i T’i bėj ushtar tė lirosė Tek varri i Adem Jasharit pėrulem E ndjej hapin tėnd nėpėr vargje Po mendja Me ik tek Ti dhe liria ime Qė ende s’ka vringėlluar nė cdo lis E ndjej se do vij tek unė e ndjej |
Titulli: Sadbere gagica spahija
PI NĖ TAVERNĖ
Unė pi rrallė verė nė tavernė dite Kur koha ėshtė me shi Kam shumė mall ėndrra si kėto riga Ēdo pikė mė bie mbi qerpikėt e syve Kam nostalgji pėr vendlindje Lakoreve me baltė tė lagjes sillem vėrdall[ Gjilani im djep i fjalės sime nė ecje Ēdo orė vij tek ti E puth pragun e shtėpisė sime ku ka qarė E kam qeshur si fėmijė Pėr njė puthje nėnė e ledhatim babai Flutur e lehtė me krahė jam bėrė Mbi krahėt e tyre jam rritur Me njė kothere bukė nė sofėr Po lulet nė pranverė i kam dashur Dhe lirinė pėrkundur nėpėr mote Pi rrallė nė tavernė dite! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:53. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.