Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Thaēi e Kadri Veseli ndaluan protestat e '99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + FOTO) (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=34035)

Guri i madh 26-03-14 17:03

Thaēi e Kadri Veseli ndaluan protestat e '99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + FOTO)
 
Besfort Video M1, para pak ditėsh ka publikuar njė video nė tė cilėn shihet se si forcat ushtarake franceze e dėrgojnė me veturė tė tyre nė Mitrovicė, Hashim Thaēin, pėr tė ndaluar protestėn e stafit tė Spitalit tė Mitrovicės qė donte tė shkonte nė vendin e tyre tė punės.

Ky ėshtė njė nga momentet me tė cilėn edhe fillon ndarja e qytetit tė Mitrovicės.
Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, dėrgohet dhe kthehet me makinė nė tė cilėn shihet se shofer ishte njė ushtar francez.
[B]Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi largohet nga Mitrovica me veturė tė KFOR-it francez[/B]
I shoqėruar nga Kadri Veseli, atėkohė Shefi i Shėrbimit Informativ i Kosovės, tash nėnkryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi ju thoshte protestuesve qė tė besojnė te bashkėsia ndėrkombėtare. Sė bashku me ta ishte edhe Rrahman Rama, tash me gradėn e gjeneralit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Thaēi, i cili qė mė shumė se gjashtė vjet ėshtė kryeministėr i Kosovės, derisa tentonte tė qetėsonte protestėn, iu premtonte banorėve tė Mitrovicės se tė gjithė do tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
Mė shumė se dhjetė vjet pas kėsaj proteste, Hashim Thaēi nė pozitėn e shefit tė qeverisė sė Kosovės, ka mė shumė sė njė vit qė negocion me Serbinė pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, pėrfshi edhe jo pak ēėshtje me veriun e vendit.


[B]Kryeministri i Kosovės, Thaēi, shtrėngon duart me homologun serb, Ivica Daēiq[/B]
Stafi shqiptar i spitalit tė Mitrovicės vazhdon tė mos shkojė nė vendet e tyre tė punės, ndėrsa banorėt e Mitrovicės ende nuk kanė mundėsi tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
Gjykatat nė veri tė kėtij qyteti vazhdojnė tė jenė “OFF LIMIT” pėr gjykatėsit shqiptarė gjithashtu.
[B]Hashim Thaēi, spiun i francezėve?[/B]
Kohė mė parė, gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit, “Kosova – lufta e drejtė, pėr njė shtet mafioz”, kishte deklaruar se kryetari i PDK-sė dhe shefi i qeverisė kosovare ėshtė trajnuar nga shėrbimi inteligjent francez.
Nė librin e tij Pean ka shkruar: “Shėrbimi inteligjent, duke vepruar nė mėnyrė tė fshehtė nga Ushtria e Francės, ka trajnuar anėtarė tė UĒK-sė, por duhet thėnė se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisė”
Shėrbimi i inteligjencės, sipas tij, ishte pėrgjegjės pėr Hashim Thaēin dhe kishte punuar pėr trajnimin e bashkėpunėtorėve tė tij.
Nė tė njėjtėn kohė, stafi i Ushtrisė, nuk ishte nė tė njėjtėn linjė. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin nė anėn e serbėve, gjė tė cilėn e dėshmoi edhe me respektimin e pėrpiktė tė marrėveshjes sė Kumanovės dhe implementimin neutral tė Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara”, thotė Pean./Zėri

Guri i madh 26-03-14 17:06

Titulli: Thaēi e Kadri Veseli ndaluan protestat e '99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + F
 
[url]http://www.youtube.com/watch?v=LLtui5sVgQs[/url]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:40.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.