Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombëtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ?? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25698)

Shqiptare_ne_Turqi 24-09-08 11:27

Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[I][SIZE=2]Kam déshir ta die két,mundésisht e shkruani at qa dini .[/SIZE][/I]

Dilaver 24-09-08 13:19

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[SIZE=3][FONT=Book Antiqua]… ed i se Turqia është vendi në të cilin kanë emigruar në perudha të ndryshme numri më i madh i shqiptarve, por cka është më keqja Turqia është vendi me komunitetin më të vogël shqiptarë në botë![/FONT][/SIZE]

vjeshta 24-09-08 13:30

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
E di se ne kete vend jeton (nese eshte ende ne jete) motra e gjyshit .Ajo jeton me familjen e saj diku afer nje vendi qe quhet Samsun ,nje vend i varfur na tregojke gjyshi mbasi qe i kishte ba nje vizit diku para 20 vjeteve,por me nje mikepritje dhe nje bujari te hamendur .

DetiJon 24-09-08 16:20

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
Ne turqi dihet se jetojne shqiptare qe nga viti 1912 e tutje si imigrant apo te debuar me dhun nga pjesa dermuese e serbise se sotme dhe pastaj edhe nga kosova dhe maqedonija
Nga shqiperia e tanishme ska thuaja se fare qka don te thot se ne turqi ka ma se shumti nga serbija e jugut dhe Kosova e nje pjese shum e madhe jon nga maqedonija.
Ne vitin 1923 deri ne vitin 1956 eshte periudha kur ata jon shperngul me te madhe ne turqi.
Kjo ka ba te mundur marveshja e serbise me turqin e cila zyrtarisht ende nuk eshte qversue qe ka ne program shpernguljet e shqiptarve per ne turqi.
Pra ata me kan befasue sa sa mire e kan rujt nje pjese identitetin kombetar.

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"

Shqiptare_ne_Turqi 25-09-08 22:58

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=DetiJon]Ne turqi dihet se jetojne shqiptare qe nga viti 1912 e tutje si imigrant apo te debuar me dhun nga pjesa dermuese e serbise se sotme dhe pastaj edhe nga kosova dhe maqedonija
Nga shqiperia e tanishme ska thuaja se fare qka don te thot se ne turqi ka ma se shumti nga serbija e jugut dhe Kosova e nje pjese shum e madhe jon nga maqedonija.
Ne vitin 1923 deri ne vitin 1956 eshte periudha kur ata jon shperngul me te madhe ne turqi.
Kjo ka ba te mundur marveshja e serbise me turqin e cila zyrtarisht ende nuk eshte qversue qe ka ne program shpernguljet e shqiptarve per ne turqi.
Pra ata me kan befasue sa sa mire e kan rujt nje pjese identitetin kombetar.

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"[/quote]

[SIZE=2][COLOR=purple][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=purple][I]DetiJon,ju pershéndes te gjithve,sigurisht ka "pas" dhe ka,shum personalitete "Arnaut" nga historia e Perandoris Osmane e ne Republiken e re Turke dhe do ket gjith-here se,ne Shqiptarét,jemi té zonja e té zoté té arrijm suksese shum té médha ku do qé jetojm. [/I][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=purple][I]Megjith qef,pér te gjith qé jan té interesum pér két temé, shkruaj pa pértes at qa die .. [/I][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=purple][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=purple][I]Por,ne fillim (pasi qé ésht temé e réndésishme) ju kérkoj ndies,pér gabime qé mun ti baj ne shkrim,se kam lind e jam rrit e kam krye i qik shkoll ne gjuhen turke,pa fajin tim ;)[/I][/COLOR][/SIZE]

Oqeani 25-09-08 23:17

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[COLOR="Blue"][I]E di se gjyshi im kishte shkuar per te shiquar vendin per te jetuar atje , por fatmirsisht ishte zhgenjyer dhe familja kishte shpetuar !!![/I][/COLOR]

Shqiptare_ne_Turqi 25-09-08 23:30

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=vjeshta]E di se ne kete vend jeton (nese eshte ende ne jete) motra e gjyshit .Ajo jeton me familjen e saj diku afer nje vendi qe quhet Samsun ,nje vend i varfur na tregojke gjyshi mbasi qe i kishte ba nje vizit diku para 20 vjeteve,por me nje mikepritje dhe nje bujari te hamendur .[/quote]

[I][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=purple]Pershéndetje Vjeshta,qyteti Samsun gjendet,ne veri té Turqis ne buz té Detit té zi. Njé numér mjaft i madhe i Shqiptaréve qéndron ne "Bafra" qytezé ne Komunen e Samsunit, maha mendja se dhe motra e gjyshit tuaj ésht nga aj vend.[/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=purple][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=purple]Edie,nga qé kam njoft disa Shqiptar/e nga Bafra,e kan ruajt jashtzakonisht gjuhen dhe traditat tana. Kurse ne jem mikpritsa edhe pse s'jem ne atdhe,két tradit s'mundet me na e zhduk as Turku as Gjermani as tjetri e tjetri.. :) [/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=purple][/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=purple]Sa pér varféri sedi se qa té tham,por besoj qé kan perparua si ne q'do aspekt dhe ekonomikisht[/COLOR][/SIZE][/FONT][/I].

Shqiptare_ne_Turqi 25-09-08 23:47

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=Oqeani][COLOR=blue][I]E di se gjyshi im kishte shkuar per te shiquar vendin per te jetuar atje , por fatmirsisht ishte zhgenjyer dhe familja kishte shpetuar !!![/I][/COLOR][/quote]


[SIZE=2][COLOR=indigo][I]Oqeani,si duket nuk na ka zéné dheu i Kosoves dhe jan shpérngul gjith ata Shqiptaré qé ju ka pélqye Turqia,e ma voné ne vitet '87-99 prap u bém tepér kallabllak ne Kosové,dhe perseri nga pelqimi kem shperngul neper shum shtete té botes..[/I][/COLOR][/SIZE]

Pupi 27-09-08 12:21

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[SIZE="3"]Gjithkah kah shkuan Shqiptaret deri në fund të milleniumit që shkoi nuk ishte faji i tyre, e as i juaji e nderuar.
Unë personalisht kam takuar Shqiptarë që tashmë jetojn në Turqi, dhe thënë të drejtën në formë keqardhje jam munduar disi t'ua shpjegoj prejardhjen/origjinen e tyre.

Nuk ke q'ti bënë nëse ka nga ata (që tashmë janë gjenerata të treta e katërta.....) që edhe nuk të kuptojn. Kohërat e gjata e kanë bërë të veten. Nuk është, dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe me ata që janë në vendet e tjera të botës kush më shpejt e kush më ngadalë.

Por siq e ceka që në fillim ,, fajin deri në fund të milleniumit që përcollëm".

Sepse vitet më pas, të gjithë ata që shkuan, dhe shkojnë në të ardhmen e mbajn "fajin" vetë, ndoshta jo edhe aq vetë tërësisht sepse tash kemi Shtet-e dhe Qeveri-t që u bien barrë të krijojnë kushte për mos shpërnguljen e popullatës.
Nuk e dijë sa je në dijeni, por tashmë në viset shqiptare ka tre Qeveri të ligjshme, edhepse të shpërndara në tre Shtete.
Njërës nga këto mund edhe ti drejtohësh, nga dhe ke të drejta ligjore të kërkosh për ripranimin/ RIATDHESIMIN tëndë.[/SIZE]
Drejtohu këtu: [url]http://www.ks-gov.net/pm/Fillimi/tabid/36/language/sq-AL/Default.aspx[/url]

Guri i madh 11-10-08 11:55

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
shqiptart e turqis jan nji komunitet shum i madh po fatkeqsisht jan asimilue dhe qka esht ma e keqja edhe traditat shqiptare i kan humb


ka shum te till ne gjermani

Shqiptare_ne_Turqi 14-10-08 20:22

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=Guri i madh]shqiptart e turqis jan nji komunitet shum i madh po fatkeqsisht jan asimilue dhe qka esht ma e keqja edhe traditat shqiptare i kan humb


ka shum te till ne gjermani[/quote]




Pas njé kohé, erdha prap.

Guri i madh,nuk ésht vértet qé thoni se jan asimilua e i kané humb traditat Shqiptare,per ne Shqiptaret e Turqis.
Jo,te gjith nuk jem asimiluar dhe nuk i kem humb traditat tana Shqipe.

Per ne Gjermani,nuk e die, se qa paska ? Uné isha kan e kénaqur qé ta ruajm identitetin kombétaré tegjith Shqiptarét,ku do qé jetojm. Té adaptohem plotésisht aty ku jetojm por té kontribojm ne maximum té mos asimilohem..

Shqiptare_ne_Turqi 14-10-08 21:07

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=Pupi][SIZE=3]Gjithkah kah shkuan Shqiptaret deri në fund të milleniumit që shkoi nuk ishte faji i tyre, e as i juaji e nderuar.
Unë personalisht kam takuar Shqiptarë që tashmë jetojn në Turqi, dhe thënë të drejtën në formë keqardhje jam munduar disi t'ua shpjegoj prejardhjen/origjinen e tyre.

Nuk ke q'ti bënë nëse ka nga ata (që tashmë janë gjenerata të treta e katërta.....) që edhe nuk të kuptojn. Kohërat e gjata e kanë bërë të veten. Nuk është, dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe me ata që janë në vendet e tjera të botës kush më shpejt e kush më ngadalë.

Por siq e ceka që në fillim ,, fajin deri në fund të milleniumit që përcollëm".

Sepse vitet më pas, të gjithë ata që shkuan, dhe shkojnë në të ardhmen e mbajn "fajin" vetë, ndoshta jo edhe aq vetë tërësisht sepse tash kemi Shtet-e dhe Qeveri-t që u bien barrë të krijojnë kushte për mos shpërnguljen e popullatës.
Nuk e dijë sa je në dijeni, por tashmë në viset shqiptare ka tre Qeveri të ligjshme, edhepse të shpërndara në tre Shtete.
Njërës nga këto mund edhe ti drejtohësh, nga dhe ke të drejta ligjore të kërkosh për ripranimin/ RIATDHESIMIN tëndë.[/SIZE]
Drejtohu këtu: [URL="http://www.ks-gov.net/pm/Fillimi/tabid/36/language/sq-AL/Default.aspx"]http://www.ks-gov.net/pm/Fillimi/tabid/36/language/sq-AL/Default.aspx[/URL]
[/quote]




Pupi," gati" jam dakort me qa keni shkruar dhe ekeni laboruar mjaft mire.

Mjerisht per gjeneratat qé rriten larg atdheut i pret asimilimi her do kurdo,..
Kjo vetum mundet me u shtye ose me u ngadalsue, me" prindérit e vehtdieshém" qé secili me kémbngulje,me durim e menquri merret me femiun e veht,larg atdheut. Per ndryshe po valla shum,shum shpejt do e harrojn femiet tané se nga e kush jan...

Mé vjen dhe mua keq por,( ju e cekét per Shqiptarét e Turqise qé,grupi i fundit ka shperngul para 51 vite - si familja ime )

Por,..dhe uné kam par,dhe me ka ardh tepér keq nga femiet Shqiptaré ne Gjermani,ne Holland et. qé shumica e tynve kan lind ne Kosové apo ne viset tjera Shqiptaré(se, siqe edim flugsi i madh i shpernguljeve ne perendim ka qene gjat viteve 85-99 domethan,23 vite e kéndej ) dhe e flasin disi me véshtérsi gjuhen,e ma ata qé kan lind ne ato shtete qé i permenda kishte dhe qé nuk dishin té flasin Shqip,apo ju ardhke ma leht té komunikojn ne gjuhen e atij shteti.
Pér qa e ceka két,? mé besoni veq qé u brengosa jo nga femiet,se ata nuk ja dijn réndésiné e gjuhes amé ne njé shtet té huaj ,..por prindérit e tyre jan fajtor ketu,.Ekam fjalen per ata prindér qé nuk kujdesen,vallé nuk edin ? nese gjuhen nané nuk ja méson femiut asimilimi me hapa té médhnje vjen...Dhe béheni ne familjen e ngusht si té huajt.

Két e die mjerisht nga Shqiptarét qé jetoj me ta ne Turqi.. Por dallohen familjet Shqiptaré,qé kan dhén mund per mos té asimilohen,sé pari duke e ruajtur e praktikuar gjuhen amé,neper shteipat me femiet e tyre..


Kurse,shpernguljet nga atdheu,jan bér her nga déshira e simpatia qé kan pas ne ato shtete ku jan vendos pér té jetuar me njé standart ma té lart,e besa her,nga zorri i shkaut,pa iniciativen e veht njeriut,dhe két edim te gjith.. Si ne kohen e Rankoviqit e ne kohen e Millosheviqit. mjerisht ...

Shqiptare_ne_Turqi 14-10-08 22:26

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=DetiJon]Ne turqi dihet se jetojne shqiptare qe nga viti 1912 e tutje si imigrant apo te debuar me dhun nga pjesa dermuese e serbise se sotme dhe pastaj edhe nga kosova dhe maqedonija
Nga shqiperia e tanishme ska thuaja se fare qka don te thot se ne turqi ka ma se shumti nga serbija e jugut dhe Kosova e nje pjese shum e madhe jon nga maqedonija.
Ne vitin 1923 deri ne vitin 1956 eshte periudha kur ata jon shperngul me te madhe ne turqi.
Kjo ka ba te mundur marveshja e serbise me turqin e cila zyrtarisht ende nuk eshte qversue qe ka ne program shpernguljet e shqiptarve per ne turqi.
Pra ata me kan befasue sa sa mire e kan rujt nje pjese identitetin kombetar.

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"[/quote]


[FONT=Times New Roman][SIZE=3][I]Pershéndetje DetiJon, s'kam hyer ka kohé ne forum,por shoh se,askush tjeter s'paska shpreh interesim me dit per personalitete Shqiptaré qé kan jetuar...dhe jetojn sot ne Turqi.[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=3][I]Donése vetum ti,ja vlen dhe kam pergadité njé shkrim rreth ketyre Shqiptaréve té shquar .[/I][/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=3][I]Te gjith "ata" qé do e lexojn,do ta ken parasysh se qa té kam shkruar ne letren e fundit,, pra, mos mi bani té madhe gabimet qé mun ti baj ne shkrim e tregim :)) [/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=3][I]me dy here e postoj se, s'po e pranon...[/I][/SIZE][/FONT]


[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Na Perandoria Osmane e deri sot Shqiptarét ne Turqi...[/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Ketu do té shénojmé shkurtimisht sa pér t'i nxjerré né drité disa figura té réndésishme , qé i kemi zgjedhur nga librat historike , enciklopedike , biografike osmane e turke. ( té dhanat qé do i shkruaj mé posht " shumica " jan té marur, nga libri i i té ndjerit " Prof.Nexhip P. ALPAN'it " qé kam pas nderin t'ja fitoj miqésiné ,ne pleqérin e tij.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Uné,nga puna e tij e madhe dhe nga respekti qé kam pas,filloj shkurtimisht me prezantimin e tij. Njeri shum i çmuaré " Prof.Nexhip P. Alpan " pikrishté qé i takon Elites Shqiptaré te Turqisé (i lindur ne Zhulat té Gjirokastrés 1920, i shpérngulur né Turqi . Ka shkruar shume vepra ,pedagogjike , turkologjike dhe albanologjike dhe ish shqipfolés né radio "Zéri i Turqisé") . Ka kontribuar shum dhe pér qéshtjen e " Kosoves" ne Turqi.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Pas prezantimit té shkurt té Prof. Nexhipit vazhdojm me Shqiptarét né Perandorin Osmane e deri me sod...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]JAHJA BEJ DUKAGJINI : Eshté njé nga djemté e familjes sé "Leké Dukagjinit" ,qé mund té jeté strehuar ose marré peng ,rritur e stérvitur né oborrin Perandorak ,u dallua si ushtarak , mori pjesé né luftime qé komandonte Sulltan Sulejman Kanuni né Tameshvar ( Hungari) [/SIZE]
[SIZE=4]Jahja beu , u shqua edhe né poezi . Turqishten e Stambollit e zotéronte fare bukur . Vjershat i kishte pérmbledhur né njé divan (antologji) dhe kishte zéné vendin né dhjeté poetét e dalluar té asaj kohe. 1520-1566 .....Jahja Dukagjini qé s'e kishte harruar atdheun dhe popullin Shqiptar né Mesnevie (distike) "Genxhinei Raz" pohon:[/SIZE]
[SIZE=4]"Arnavud asli oludur aslim[/SIZE]
[SIZE=4]Kiliç ile dirilidur neslim.." qé do té thoté ( Sojin ekam Shqiptar dhe farefisi im jeton me shpaté ne dore ).[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]OSMAN BEJ DUKAGJINI (? -1603) : Nipi i vezirit hero Ahmet Pashe Dukagjinit (?-1517) dhe biri i Mehmet Pashé Dukagjinit (?-1554) qé ésht dhéndri i Sulltan Yavuz Selimit .Ky pashé kishte marré pjesé ne luftime dhe kishte shérbyer si vali ne (Egjipt) . Ishte dijetar i urté .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]ARKITEKT KASEM AGAI (1570-1660) : Ka lindur ne fshatin Grémsh=Gramsh té krahines sé Tomoricés .Rininé e paré e kaloi né Berat. Pastaj babai tij e dérgoi né Stamboll pér studime profesionale. U bé asistent pran "arkitekt Sinanit" (té madh) dhe " Mehmet Elbasanit" Duke u dalluar né punime arkitekturale mé 1595 u afirmua arkitekt i pallatit . Me 1622 u bé kryearkitekt (mimarbashé) Ka ndértuar JENI XHAMI (Xhaminé e re) té Stambollit.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]KRYEMJESHTER MEHMET ISA : Eshté njé arkitekt me origjin Shqiptaré , pore nuk i dihet daté-lindja e datévdekja. [/SIZE]
[SIZE=4]Eshté njé nga kryemjshtrit e Tyrbes sé famshme TAXH - MAHAL né INDI . Mehmet Isai qé ka qené njé asistent i arkitekt Mimar Sinanit , kishte lindur né "Opar" Mund té két vdekur né burg i verbuar prej Shah Xhihanit mosmirénjohjes[/SIZE]
[SIZE=4]rreth viteve 1660 , pasé rrézimit té SHAH Xhihanit u rivarorros prané tyrbes TAXH- MAHAL .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]ARKITEKTI MEHMET SEDEFQAR (1562-1618) :Eshté marré si devshirme nga "Elbasani" me 1562 dhe u bé nxenési dhe asistenti i arkitekt Mimar Sinanit . Béri studime né Rumeli dhe Lindje té Mesme . Né vitet 1597 -1598 drejtor i pergjithshém ikrojeve té Stambollit ku sherbej 8 vjet . Me 1606 u bé kryearkitekt , ndértoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate, kryevepra e tij ésht XHAMIA e SULLTAN AHMETIT ( XHAMIA BLU ) . Thuhet se, arkitekt Mimar Sinani para se té vdiste kishte léné vasiet (testament) qé detyra e tij té zévendésohej prej Mehmet Sedefqarit.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]NJE YLL I PASHUAR I KENGES [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]DEDE ISMAIL EFENDI (1777-1845): Ka lindur ne Stamboll ,por rrjedh nga njé fam. Shqiptar. Babi i tij Sulejman Agai qé ishte shpérngulur nga Elbasani pér né Stamboll ,kishte bleré njé hamam , nga ky shkak mbiemrin " Kosturi" e shndérroi né "Hamamizade" ( Bir Hamamxhiu).[/SIZE]
[SIZE=4]Ismaili qé né djaléri, u dallua pér talentin poetik e muzikor .Kur ishte 8 vjeç dhe vazhdonte shkollen fillore nisi té marré mésime té posaçme nga mésuesit e muzikés , sidomos prej Sheh n. Ali ,N.Dedesé . Me kété rast vazhdonte dhe Teqené Mevlevive né "Jenikapé"Mé 1798 u bé dervish. U lidh me teqené qé i jepte réndési muzikés orientale [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Kompozimet qé bénte pélqeheshin shum nga Sulltan Selimi III. Né vitin 1800 u gradua "Dede" (Gjysh i Teqesé) [/SIZE]
[SIZE=4]Kénget ishin me karakter popullor dhe hartuar me njé Turqishte té thejshté. Kénga e titulluar;"Zylfyndedir Benim Bahtý Siyahým !...." ( Fati im i zi varet tek floket e tua ! ) u pélqye shum prej Sulltan Selimit. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mé tepér se 200 vepra muzikore . Sot kané mbetur té paharruara dhe dégjohen me kénaqési 160 kéngé Turke- klasike....[/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]DIJETARE TE SHQUAR[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]HALIL PASHA BUSHATI (? -1808) Poet dhe dijetar[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA (1865-1921): Nipi i Ali Pashé Tepelenés ,poet , ka vepra té botuara dhe rreth 15 doréshkrime.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]SELIM SIRRI PASHA (1800-1919):Nipi Ali Pashé Tepelenés . poet lirik i dalluar.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA (1862-1919) :Lindi né Janiné, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashés. Kishte hartuar poema fillozofike.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]HASAN HAKI PASHA (1826-1895) :Ka lindur né Shkodér dhe padishahut i qe paraqitur me petka Shqiptare. Sherbeu si mutasarréf (zv. Vali)[/SIZE][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]NUMAN MENEMENXHIOGLU (1893-1958) :Dipllomat i dalluar , shérbeu si ambasador né Paris né fillim té luftés II Botérore.[/SIZE]
[SIZE=4]Deputet gjaté viteve 1955-1956 dhe 1957-58 .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]TURHAN PASHA (1846-?) : I lindur né Janiné ,dipllomat dhe burr-shteti . Né kohen Osmane shérbeu si ambasador né Vien,Moské ,Madrid etj. Pasé Luftesé I Botérore mori pjesé né qeveriné Shqiptare me 25 Dhjetor 1918 si dhe né konferencén e Paqes mbajtur né Paris me 25 shkurt 1919 . Mbrojti drejtat Shqiptare duke bashképunuar me shum delegacione té diasporés Shqiptaré..[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]PASHKO VASA - VASO PASHE SHKODRANI (1825-1892)[/SIZE]
[SIZE=4]Njé nga shtyllat e forta rilindjes shqiptare ... Pas shpalljes sé kushtetutés I Osmane (1876) shkoi né Stamboll dhe u bashkua me pishtarét e rilindjes té kryesuar prej " Sami Frashérit" Mé 1878 thurri vjershén "MOJ SHQYPNÝ e MJERA SHQYPNI" qé u konsiderua si hymni kombétar i Lidhjes Shqiptare té Prizrenit. [/SIZE]
[SIZE=4]Vaso Pasha qé né vitin 1870 kishte nisur té perhapte shkronjat Shqipe ..Bashkpunoi me "Cemiyeti Ilmiye Arnavudiye" (Vatra e Kulturés Shqiptare) té Stambollit té kryesuar prej Sami Frashérit . Ka botuar njé seri librash Shqip , Fréngjisht ,Arabisht etj. Kryesoret jané :[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]1) Skicé historike mbi Malin e Zi, sipas traditave Shqiptare , Stamboll 1872[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]2) E vérteta mbi Shqipériné dhe Shqiptaré , Fréngjisht ,Paris 1879 (pérkthyer Anglisht ,Gjérmanisht,Arabisht )[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]3) Alfabeti latin i zbatuar né Shqip , Fréngjisht ,Stamboll 1878[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]4) Gramatika Shqipe pér t'u pérdorur nga ata qé duan té mésojné kété gjuhé pa ndihmés , Londér , Fréngjisht 1887[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]5) Bardha e Temalit , roman Fréngjisht 1890[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]6) Bosnje Hersegovina sipas Xhevdet Efendiut , Stamboll 1865 [/SIZE][/FONT]

Shqiptare_ne_Turqi 14-10-08 22:47

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=DetiJon]
E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"[/quote]


( 2 )

[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]SAMI FRASHERI (1850-1904)[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Sami Frashéri ishte Albanolog ,Turkolog ,linguist ,letrar ,dramaturg ,mendimtar ,iluminist i shquar qé , jo vetém si rilindés Shqiptaré , po edhe si Turkolog , i ka béré shérbime kolosale e rrénjésore edhe letérsisé e gjuhés Turke , edhe Shqipes.[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Né jeten e tij 54 vjeqare , ka hartuar e botuar 54 vepra letrare , gjuhésore , kulturore Turqisht , dhe dhjeté té tjera Shqip. Vepra teatrale "Besa ose Fjala e nderit"[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]"Fjalor enciklopedike botéror"..etj. qé kané shérbyer edhe pér kulturén e kauzén Shqiptare.[/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Samiu né letérsiné moderne Turke éshté i pari qé botoi Turqisht romanin "Dashuria e Talatit me Fitnetin",(Stamboll-1873) Mund té thuhet se Turkologjia ka filluar me Sami Frashérin. Fjalori Turqisht- Turqisht éshté i pari qé guxoi ta botojé me titullin Turqisht " Kamus-u Turki:"(fjalori Turqisht, fjalori i Turqishtes) se Pallati Osman nuk [/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]lejonte té thuhej "Turk" e "Turqi".[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Sami Frashéri u bénte té ditur Turqve se , fjala " Osman-Otoman-Osmanli" éshté titulli i njé dinastie familjare perandorake..." [/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Sipas autobiografisé té vetéshkruar prej dorés sé tij Sami Frashéri thoté:[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]"Kam lindur me 1 Qershor 1266( 18 Qershor 1850) né Frashér. Kur isha 9 vjeq mé vdiq babai , pas dy vjetésh humba edhe nénén. Pasi mora mésimet fillore né fshat , véllai [/SIZE][/I][I][SIZE=4]im i madhi Abdyli mé 1865 na solli familjarisht né Janiné.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4][/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Mé 1872 erdha né Stamboll dhe fillova té punoj né shtyp e né zyren e shtypit. Béra perkthime nga historia e revolucionit Francez. Shkrova dhe botova romanin "Tahhashuk-u Talat ve Fitnat"(1872), hartova dhe libra tjera...Mé dérguan né Tripoli té[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Libisé pér botimin e njé gazete. Mé 1875 shkova né Janiné ku qéndrova ca kohé , dhe duke kaluar nga Korfuzi Brindizi , Napoli , Messina e Malta u ktheva né Tripoli. Késhtu me kété rast pashé dhe ca vise té Evropés. Me 1877 shkova né Rodos si drejtor i kabinetit té valiut , Vaso Pashé Shkodrani . [/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Mé 1878 erdha né Stamboll dhe fillova té nxjerr veté gazeten "Tercuman-i Shark " (Zédhénési i Lindjes). Hartova disa libra xhepi si : Qytetérimi Islam , Mitologjia , graté tona ,Qielli ,Rruzulli yné Njeriu , Proverbat , Njeriu i ri, Gjuha , Anekdota humoristike , Metoda e kritikes Gjuha e huaj....etj. Né vitin 1879 u emérova sekretar né komisionin e larté pér inspektimin ushtarak. Mé 1891 gézova dhe titullin e kryesekretarit té kétij komisioni qé e vazhdova 17 vjet . Tani po vazhdoj té mbaroj dhe "Kamasul'Alamin , qé ekisha nisur mé 1889 dhe do té mbarohen 6 véllime 16x24 ,5000[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]faqe." Né kité enciklopedi madhore jané pérpunuar edhe temat historike, gjeografike ,etnike letrare me figurat Shqiptare né krye...Né vitet 1884-1886-1895 m'u dhané ca medalje pér punimet qé kisha kryer .[/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Sami Frashéri edhe arsimit Turk ika shérbyer me afro 10 vepra gjuhésore , didaktike,[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]si me alfabete ,gramatika e fjaloré qé akoma e ruajné vlerén aktuale..[/SIZE][/I][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]ABDYL FRASHERI (1839-1892)[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Njé nga udhéheqésit e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit. Shkollen e mesme me véllezérit Naim e Sami Frashéri e mbaroi né Janiné . Pasi u vdiq babai i tyre Halit beu,u vendosen né Stamboll me 1864.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Abdyli mé 1876 u zgjodh deputet né parlamentin e paré perandorak, qé vazhdoi deri me "13 shkurt 1878"[/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Abdyl Frashéri mbronte fort viset Shqiptare té shkelura prej Sllavo Grekéve .Né njé sesion té parlamentit mé 15 Janar 1878 paraqiti projektin lidhur me reformen[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]arsimor , né até projekt largpamés theksohej:Pérveq anés sé Anadollit ,mund t'u béj té ditur se né Rumeli (vise té Ballkanit)e sidomos né Shqipéri s'ka asnjé fshat té keté shkollé. Populli Shqiptar i mjeré nuk ka asnjé dokument -me pérjashtim té emrave té tyre-qé té vértetojn se jané nénshtetas muslimané .[/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Pra mjafton ky mjerim !Si do té béhemi njeréz qytetéruar me kété injorancé ?[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Kur do té zgjohemi nga gjumi i réndé ? Gjithashtu edhe edukimi i vajzave nuk egziston fare . Kur do t'i cilésojmé "njeréz" graté ? Duhet ditur se pér t'i arritur qéllimit , sé pari té shkollohen vajzat e graté , se edukata fillon né vatér familjare ...[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Sipas marréveshjes famékeqe té Kongresit té Berlinit qé vazhdoi njé muaj, (13 Qershor-13 korrik 1878) Turqit do té largoheshin nga Ballkani. Mirépo Shqiptarét qé deshén liri , pavarési e térési nuk e pranuan armépushimin e Shen Stefanit (3 Mars 1877) dhe as vendimet e Kongresit té Berlinit . [/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Ata krijuan Lidhjen Shqiptare né Prizren me (13 Qershor 1978) dhe vazhduan si luftén me armé dhe até diplomatike , dhe deri me 1881 pothuajse i çliruan viset e pushtuara.[/SIZE][/I][/FONT]

[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4][/SIZE][/I][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]ABIDIN PASHE DINO (1843 -1908)[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Lindi né Preveze . Biri i atdhetarit Ahmet Dino .Ishte i zgjuar , qé né fémijéri mésoi disa gjuhé té huaja. Pasi mori disa mésime private ,né vitin 1863 mérgoi né Stamboll.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Né vitin 1876 , kur u shpall kushtetuta e paré , Abidin Dinoja u caktua Komisar i portés sé Stambollit hde u dérgua si kryetar i njé komisioni té jashtézakonshém né Janiné.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Me 1879 u gradua Pasha , dhe gjaté verés shérbeu si ministér i jashtém .[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Sulltan Abdylhamiti qé dyshonte te patriotizmi i tij se mos vazhdonte bashképunimin[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]me Rilindésit , kur u shua pisha e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit ,e transferoi Abidin Pashén né Adana. [/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Kudo qé shérbente Abidin Pashé Dinoja rrespektohej nga populli. Pasi shérbeu si vali i ishujve té Mesdheut , u thirr né Stamboll dhe u emérua inspektor i pérgjithshém i viseve té Ballkanit.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Abidin Dino Pashé Preveza éshté nga valinjté e dalluar .Ai ésht pasqyruar me biografi e me fotografi né librin " 50 valinjté e famshém " Né Adana bulevardi mé imadh quhet "Abidin Pasaha Xhaddesi" .Po dhe né Ankara e Stamboll emri i Abidin Pashés u ésht dhéne dy lagjeve madhore.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Nga familja e tij , kané dalé disa figura té shquara si nipi i tij ,Suphi Nuri shkrimtar i mirénjohur ,Rasim Dino ,Abidini i ri e Arif Dino , kéta té fundit piktoré me famé ndérkombétare..[/SIZE][/I][/FONT]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]NAIM HALIT FRASHERI (1846-1900)[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Poeti mé i ndritur i rilindjes Shqiptare ,mendimtar , arsimtar,pedagog .Lindi né Frashér mé 25 Maj 1846 . Mésimet e para imori nga hoxha i fshatit i teqesé bektashiane , ku nisi té mésonte edhe Turqisht e Persisht. Naimi gjer mé 1870 mésoi miré edhe Greqishten . Latinishten ,Fréngjishten , Arabishten.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Biri i zgjuaré i Frashérit mé 1871 shkoi né Stamboll dhe filloi té punojé né njé zyre té shtypit . Né Stamboll ku lulézonte kultura e Lindjes, studion miré edhe Persishten dhe boton "Gramatika e Persishte " sipas metodés sé re. [/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Dy vjet vuan nga semundéja e mushkérive , mjeku e késhillon tépushoi dhe té marré ajér té pastér , ndaj kthehet né Janiné .[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Mé 1874 emérohet drejtor i doganés né Sarandé .Atje takohet edhe me Hoxhé Hasan Tahsinin . Atje erdhi dhe , véllai i tij Samiu nga Tripoli i Libisé , ku gjendej i internuar.[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Mé 1878 , kur fillont punimet Lidhja Shqiptare e Prizrenit , Abdyli drejton kété organizaté Shqiptare politike .Abdyli , Samiu ,Naimi.... etj.pérpiqen té realizojné autonominé e ploté Shqip"tare . Naimi qé kishte ardhur né Shqipéri pérkrahte punimet e Lidhjes , bashképunon me "Vatren Kulturore Shqiptare" né Stamboll, té kryesuar nga Samiu .[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Pasi shpérndahet Lidhja Shqiptare e Prizrenit edhe Naimi vendoset né Stamboll.[/SIZE][/I][/FONT]
[FONT=Times New Roman][I][SIZE=4]Lidhja Shqiptare politikisht mbyllet , po fillon aktiviteti kulturor e letrar me ané té shtypit. Naim Frashéri emérohet anétar i késhillit té lart prané ministrisé sé arsimit , qé merrej me libra dhe botime shkollore té pérgjithshme.Naimi siguron lejen e botimit té revistave " DRITA", e mé voné "DITURIA" né Shqip .Emérohet shefi i Késhillit té Lart" qé do té thoté zévendésministér .[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]Naimi Frashéri né kété periudhé shkruan veprat dhe sidomos qysh nga viti 1886 boton né Bukuresht librat letrare,poetike, arsimore,kulturore né Shqip si:Bagéti e bujqési,[/SIZE][/I]
[I][SIZE=4]" E kéndimit té çunave,kéndonjétorja , pér nxénés," Historia e Skénderbeut , Lulet e Verés , Parajsa dhe Fjala Fluturake , Fletore pér Bektashinjté , Qerbelaja , Katér Stinét, Déshira e vértet e Shqiptaréve , kjo e fundit Greqisht , etj..[/SIZE][/I][/FONT]

Shqiptare_ne_Turqi 14-10-08 22:59

Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??
 
[quote=DetiJon]

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"[/quote]

[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Jo me dy here por 3- 4 here si duket :) [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4](3)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]NAMIK QEMALI ( 1841-1888) [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Poeti i madh atdhetar . Rrjedh nga njé familje e madhe fisnike intelektuale .Pasi vdiq néna e bija e Abdyllatif Pashés nga Konica ( Janiné ),qysh ne moshén 8 vjeç e rriti[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]me kujdesé i ati i nanesé. Dhe qé né fémijéri tregonte aftési poetike dhe letrare .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Namik Qemali hartoi e botoi vjersha , romane , drama , shkrime ,historike ,kulturore me karakter patriotik dhe demokratik .Me pamflete kritikonte sistemin despotik perandorak.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Ai shkruante:[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]"Dhe né mes té tokés té na hedhin ,ne e qajmé rruzullimin ! "[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Né çdo rast mbronte liriné individuale dhe kombétare.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]ISMAIL QEMALI (1846-1919)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Udhéheqési i pavarésisé.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Vali i dalluar, diplomat , deputet , udhéheqés shteti , mendimtar dhe kryetar i par i shtetit Shqiptar pas pavarésisé .Ka lindur mé 16.10.1846 né Janiné - Vloré.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Rrjedh nga njé familje fisnike patriote , stérgjyshi mé i vjetér Sinan Pasha , qé ishte vezir e admiral né shekullin XVI , kishte marré Libiné. Edhe gjyshi i Ismail Qemalit ,Ismail beu, duke qené njé nga té aférmit e Ali Pashé Tepelenés , mé 1821 luftoi kundér Grekéve qé synonin pushtimin e Shqiprisé jugore.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Gjithashtu dhe babai i Ismail Qemalit , Mehmet Bej Vlora , kur ishte drejtues i Vlorés[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4],pér shkak se kishte pérkrahur kryengritésit lebér qé pérpiqeshin pér pavarési Shqiptare , ishte arrestuar dhe syrgjynosur né Konja, ehde kishte vdekur né Athiné me 1866.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Ismail Qemali u detyrua té jetonte familjarisht né Selanik . Mé 1851 u regjistrua né njé shkollé Turke dhe mé voné vazhdoi gjimnazin Grek Zosimea né Janiné . Ishte i zgjuar, mésoi Greqishten e vjetér , Latinishten , Italishten ,Fréngjishten . Né shkollé doli i pari.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mé 1860 shkoi né Stamboll dhe gjeti puné né Ministriné e Jashtme , si pérkthyes .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mori pjesé né mbledhje patriotike té Hoxhé Hasan Tahsinit , Vaso Pashé Shkodranit ,Konstandin Nelko Kristoforidhit ,etj. qé ishin grumbulluar né Stamboll.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Me t'u eméruar Mithat Pasha kryetar i diktimit té larté shtetéror , themeluar mé 1868 ,edhe Ismail Qemali erdhi né kryeqytet duke punuar si drejtor i sekretariatit té njé zyre juridike té larté , se né até kohé nuk kishte as parlament , as ministri té drejtésisé.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Kur Shqiptarét intelektualé té Stambollit sé treti heré kérkuan nga shteti té hapen shkolla e vatra Shqipe me alfabetin Shqiptar , Ismail Qemali ra né sye té Babé-Aliut dhe u dérgua prap nénprefekt ,né Varna (Bullgari) . Po Ismaili erdhi prap né Stamboll dhe mé 1871 mori pjesé né njé mbledhje té rilindésve , qé ishte mbajtur pér formimin e alfabetit Shqip. Ky demarsh u pengua edhe nga Kisha Fanariote Bizantine.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Né kohén e kryeministrit Mithat Pasha (19.12.1876-- 5.2.1877) ishte parashikuar qé Shqipéria té shpallej njé krahiné autonome duke pérfshiré gjithé trojet etnike.. Ky vendim ishte imponuar nga Ismail Qemal Vlora . Pra nga ky shkak I.Qemalin e larguan nga Stambolli dhe deri mé 1884 , shtaté vjet u mbajt i internuar né Kytahja, Anadoll.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Por patrioti i madh nuk gjunjézohej . Rilindésit tjeré Shqiptaré, Sulltan Abdylhamitit i béné presione dhe Ismail Qemali u fal , kur ishte mé i kalitur. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Deri mé 1900 shérbeu si késhilltar politik , diplomatik e juridik prané Sulltanit.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mé 1 maj 1900 u nis pér né Tripoli té Libisé , por me té dalé né detin e liré , shkoi né Athiné dhe mori drejtimin drejt Europes. Deri né vitin 1908 jetoi né Romé, Paris, Gjenevé , Bruksel ,Londér ...duke bashképunuar me Shqiptarét liridashés dhe Turqit e rinj patrioté .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Me t'u shpallur Konstuticioni II mé 1908 me ndihmén e Shqiptaréve té veriut e té Maqedonisé , I.Qemali mori pjesé né zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet i rrethit té Beratit , por né fakt ai ishte pérfaqésuesi i mbar Shqipérisé.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Ismail Qemal Vlora qysh prej vitit 1908 deri mé 1912 né parlamentin Osman mbajti shumé fjalime té zjarrta ,dhe propozoi shum projekte reformiste . Mirépo ç'té bénte I.Qemal Vlora , kur Grekét , Bullgarét , Serbét e Malazezté té bashkuar né Aleancén Ballkanike mé 12 Tetor 1912 sulmuan barbarisht viset Shqiptare , dhe ushtria e Babé-Aliut , pa béré asnjé rezizdencé ,mé 1 Néntor 1912 u propozoi armiqve armépushim duke pranuar disfatén !...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Shqiptarét qé ishin képutur nga rrypi i bashkimit me shtetin Osman , u detyruan té vazhdojn luftén dhe té shpallin pavarésiné e tyre duke shfrytézuar edhe diplomaciné ndérkombétare ...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]HOXHE HASAN TAHSINI (1811-1881)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Rektori i paré Universitetit té Stambollit .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Lindi né 7 Prill 1811 né " Ninat , katund i Filatit né Qaméri "."Hasan Tahsini pasi mori mésimet e para nga babai i tij Osman efendi ,qé ishte mufti dhe muderriz , shkoi familjarisht né Stamboll ku mbaroi mésimet e mesme e té larta né medrese . Ishte i zgjuar , mé 1857 u dérgua pér studime mé té larta né Paris, ku studioi 10 vjet .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Kur u kthye né Stamboll mé 1868 ,u caktua té hapte Universitetin e paré té Stambollit .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Deri mé 1871 punoi si rektor dhe profesor duke dhéné mésime shkencore pér fiziké, kimi ,kozmografi ,astronomi , biologji ,sociologji ,psikologji ,disiplina qé nuk njiheshin né botén lindore. Lidhur me kéto tema botoi afro 20 libra e njé revisté shkencore.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Pér kété puné mori titullin Hoxhe (profesor) Hasan Tahsini ishte dhe letrar e poet .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Bashkpunoi me Ismail Qemalin ,Vaso Pashén ..etj . Kontriboi pér alfabetin Shqip té Stambollit qé u themelua mé 1879 né Stamboll..[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]DR.IBRAHIM TEMO (1865-1945)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mjek, politikan ,demokrat dhe patriot i shquar. Ka lindur né Mars 1865 né "Strugé" Eshté i biri i Muratit , stérgjyshérit i ka pasur nga "Mati"[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mésimet e para imori Shqip nga familja e tij; vazhdoj dy vjet shkollén e mesme .Megjithése prindérit e tij nuk donin , Ibrahim Temoja u hodh né Stamboll , se kishte zell té madh té kryente shkolla té larta .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Gjaté studimeve universitare 1889 themeluan me disa shok shoqatén politike ,patriotike ,demokratike.Luftonte vetém kundér Sulltan Abdylhamitit dhe mbronte tezén e decentralizimit .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]ESAT PASHE JANINA (1862-1952)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mbrojtési hero i Janinés .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Mehmet Esat Kaqi ka lindur mé 18 Dhjetor 1862 né kala té Janinés .Shkollén fillore dhe té mesme e kreu né Janiné,mé 1879 ftoi provimin té vazhdon gjimnazin ushtarak té Manastirit. Pas njé viti kaloi né gjimnazin ushtarak "Kuleli" né Stamboll. Duke e kryer ipari liceun mé 1884 u regjistrua né shkollén e larté ushtarak. Edhe né até shkollé dul i pari ,mori gradén kapiten shtatmadhor dhe u emérua profesor i mésimeve shtatémadhorisé. Mé 18 Prill-1897 u emérua né armatén e Janinesé . Mé 12 Korrik u emérua komandant ushtrije né Shkodér . Me té plasur lufta Italo -Osmane mé 10. 8 1911 ,u emérua komandant korparmate né Janin" dhe deri né Mars 1913 mbrojti Janinené,heroikisht dhe me nder .[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4][/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]SULEJMAN QYLQE (1884-1955)[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]Historian-Albanolog[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=4]I lindur né Shkup ,shkollén fillore kishte mbaruar né vendlindje ,pastaj familjarisht mérguan né Stamboll .Shkollén e mesme e kreu né gjimnazin e Beshiktashit. mé 1905 prej shkollés sé lart ushtarak doli toger . Rrjedh prej njé familje Shqiptare nga " Luma" . Jan botuar mjaft vepra ,libra ,studime e enciklopedi .Té Sulejman Qulqes ,qé vlejné si materiale pér punime Albanologjike.[/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 12:48.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.