Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Personalitete publike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=173)
-   -   Mekati i Rovenes - Ne kerkim te fames, per te shpetuar nga provinca (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21054)

Dilaver 06-02-07 22:05

Mekati i Rovenes - Ne kerkim te fames, per te shpetuar nga provinca
 
Mekati i Rovenes - Ne kerkim te fames, per te shpetuar nga provincen
[IMG]http://www.revistaklan.com/fotonews/20050421085615STEFA02.jpg[/IMG]

[B]Nje konviktore qe behet menjehere e njohur ne rrethet artistike te Tiranes. Qe arrin te marre dhe cmime ne festivale. Por qe nuk u mjaftua kurre me kaq. Rovena Stefa donte te pushtonte tregun me kenget dhe albumet e saj. Ndaj perdori gjithe marifetet e mundshme[/B].

Ja cilat jane

[I]Zefina Hasani/ foto Gent Shkullaku[/I]

Per te pushtuar tregun muzikor Rovena Stefa ka pranuar te beje gjithcka... te huaje prej muzikes ballkanike ndonje kenge qe ketu do te behej hit i saj, te germoje edhe ne Orient, t'i tradhetoje deri diku shijet e saj, vetem e vetem qe te depertoje mire ne masen me te madhe te njerezve. I duhej t'i bente detyrimisht keto "mekate" te vogla, qe te mund te ngrinte krye. Dhe gjithcka i ka dale per mbare, sipas llogarive qe ka bere. Brenda nje kohe fare te shkurter ka realizuar tre albume: "Bie debore", "Paraja" dhe "Dasma". Eshte gati ne perfundim te nje te katerti. Ritem marramendes, do te thoshte dikush, por ja qe ajo e perballon shume mire dhe po ia sheh hajrin kesaj lloj pune. Le te thone cfare te duan ata qe nuk e honepsin dot llojin e muzikes qe ajo tregton. Fjalet pak rendesi kane per te.

Rovena Stefa ka kohe qe e ka kuptuar se si duhet te funksionoje mekanizmi i saj: me nje kenge qe u bie kokes shijeve te mases, mund te besh hatane. E ka me te provuar dhe jo me te thene. Mjaftoi vetem nje kenge turke e sjelle sipas stilit te saj, sic ishte ajo "Djale ti me ben magji" qe t'i hapeshin rruget e botes, ta ftonin neper koncerte ne vende te cilat as ne enderr nuk i kishte menduar se do t'i shkelte. Do te shijonte per here te pare fitime qe kurre nuk i kishte prekur me duar.

Asgje nga keto nuk kishte provuar deri ne diten qe vendosi te prezantohej me te tilla kenge. Gjithe vitet e perpjekjeve per te pushtuar skenat e festivaleve nuk i kishin dhene kaq shume sukses e kenaqesi. Ndaj pas eksperiences se pare se mbare Rovena Stefa nuk kishte pse te terhiqej me pas nga rruga qe kishte zgjedhur.

Eshte e bindur se keshtu do te mund te sfidoje ate boten e madhe te artit (qe quhet art prej verteti) te cilen e ka synuar dhe njohur nga afer, duke pranuar berrylat, nenshtrimet, vetem e vetem per t'u bere pjese e saj. Ka kohe qe nuk e ndjen me aspak kete nevoje sepse tani ka ndertuar boten e saj te vogel, ku ndjehet vete Zot i gjithckaje. Ku nuk ka pse te qaje per nje cmim te mohuar sepse i mjaftojne kenget qe i shiten mire ne treg.

E kohe pas kohe, duke u ndjere gjithnje e me e fuqishme e me e sigurte ne tregun qe ka krijuar, guxon te luaje dhe me marifete te tjera per ta mahnitur edhe me shume masen e fansave qe e duan. Se fundi pershembull po luan fort me look-un e saj... po zhvishet pakez me shume se me pare, po tregohet pakez me e paturpeshme, sepse keshtu behet me trendy. E per kete nuk heziton te shpenzoje.

Dilaver 06-02-07 22:15

[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Thone se investimi i fundit qe keni [B]bere[/B] [B][U]per te permiresuar look-un tuaj[/U][/B] ka te beje me [B]rritjen e permasave te [U]gjoksit me silikon[/U][/B][/I]... [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]E kam degjuar kete thashethem dhe e kam mirepritur, se fundja mire eshte kur dikutohesh. Por [B]s'eshte aspak e vertete[/B]. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Ku ka ze nuk eshte pa gje, thuhet ne te tilla raste[/I]... [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Nuk di c'te them. Ndoshta njerezit jane ngacmuar per te diskutuar permasat e gjoksit tim pasi une ne keto kohe e kam zbuluar me shume se me pare. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Pse pikerisht tani?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Sepse ne keto kohe me ka pelqyer te behem me trendy, me sensuale. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Me pare nuk jeni ndjere e tille?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Me pare nuk kisha shume kohe dhe mundesi te merresha me te tilla ndjesi, as t'i kushtoja kaq shume rendesi pamjes se jashtme. Bota ku kisha vendosur te hyja ishte shume e ashper dhe me duhej te luftoja shume per te zene vend ne ndonje cep te sajen. Deri para kater vjetesh, kur arrita te krijoj nje treg timin, une isha nje Rovena e panjohur, e pambrojtur qe me duhej te perballoja e vetme shume gjera. Isha 15 vjec, konviktore nga shkolla e mesme e gjuheve te huaja ne Elbasan, ne degen e frengjishtes, kur mora pjese ne Koncertin e Pranveres te 1996-es. E megjithate mora cmimin e trete me kengen e Edmond Rrapit. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Mire si per here te pare[/I]... [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Sigurisht qe po, por sikur ta dini sa shume veshtiresi, sa shume gjera me eshte dashur te kapercej per ta shijuar ate cast. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]C'lloj gjerash[/I]? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Te atij lloji, qe vetem nje konviktor do te mund t'i kuptonte me mire. Kur kompozitori (nga Elbasani) Edmond Rrapi me angazhoi me teatrin "Skampa", me duhej shpesh te dilja jashte rregullave te konviktit. Shpesh here mbetesha dhe pa rracionin e drekes ose te darkes, sepse me qellonte qe duhet te shkoja ne prova ne te njejtin orar qe hapej menca. Shoqet e mia nuk arrinin te me merrnin asgje sepse nuk lejohej qe ushqimi te futej ne dhome. Para nuk kisha shume ne keto kohe. Edhe pse merrja pjese ne shume koncerte te teatrit te Elbasanit, paguhesha shume pak. Pas dhjete koncerteve mora vetem 30 mije leke te vjetra. Nisa te kurseja para nga ato qe fitoja vete dhe ato qe me jepnin prinderit ne Fier dhe sajoja ndonje veshje qe me duhej per te dale ne skene. E kur erdhi koha qe do te shfaqesha dhe ne nje festival ne Tirane sigurisht qe do me duhej ta shtrengoja rripin edhe me shume. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Por nuk te doli keq. Ne Koncertin e Pranveres fitove nje cmim apo jo[/I]? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Fitova cmimin e trete, por dhe shume gjera te tjera. Te ishe mes njerezve qe me pare i kishe adhuruar permes ekranit ishte nje enderr e bukur. Te konkuroje me ta ishte mrekulli, ndaj nuk lija rast pa e falenderuar Alqi Boshnjakun qe me futi ne ate bote vetem pasi me kishte degjuar nje here ne "Skampa". [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Ne nje fillim i mbare: nje vajze nga Fieri, nxenese si gjithe te tjerat ne Elbasan, qe bie ne sy dhe merr cmim qe ne konkurimin e pare. Pse thua qe ke ndjere shume berryla?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Ne fillim nuk kisha berryla, sepse askush nuk kishte frike nga nje anonime. Madje ne fillim ma vleresonin zerin, por menjehere pasi mora cmim me "Mashtrim qe nuk te vret" une ndjeva per here te pare syte zileqare dhe xhelozine e keqe. Megjithate nuk pata shume kohe te perballesha me te tjeret sepse pas nates se koncertit me duhej te kthesha serish ne dhomen time, ne konvikt. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Tashme si person VIP, apo jo? [/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Atje keshtu u ndjeva vertet. Njerezit me ndalonin ne rruge. Vajzat ne konvikt me kendonin kengen e festivalit. Djemte me ngacmonin me shume. Po me pelqente ndaj iu futa edhe me shume studimeve me qellimin qe te arrija te filloja nje fakultet, pra te kapja me cdo kusht Tiranen. Ishte nje vendim ky, qe ia vura edhe me fort vetes si qellim, pasi mora pjese edhe ne festivalin e madh ne RTVSH te po atij viti. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Shkoi mire dhe ai festival?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Jo kete here ndodhi e kunderta. Ato xhelozirat e vogla nuk kishin qene asgje ne krahasim me ate qe do te perjetoja ne ate festival. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Duket sikur te kane bere gjemen me kete qe thua[/I]... [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Gjykojeni si te doni, por une nuk arrita te dal as ne naten finale sepse kompozitorin tim pothuajse e imponuan qe ta ndryshonte kengen ne momentet e fundit dhe kenga doli ne nje variant lere mos pyet. Kishte nje hile ne kete mes nga e cila une mesova se do te me duhej te perpiqesha vete dhe nisa te bej levizjet e mia. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Cilat ishin keto levizje?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Takova Luan Zhegun dhe i kerkova te kompozonte ndonje gje per mua. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Me duhej nje kompozitor i sukseshem, me status, permes te cilit te ngrija krye. Ai me premtoi, por edhe kete here fati nuk qe me mua. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Rremujat e '97-es m'i prene lidhjet me Tiranen. Une ne keto kohe isha ne vitin e fundit ne Elbasan dhe nuk kisha me mundesi te levizja. Keshtu Koncertin e Pranveres se atij vitit une do ta ndiqja nga televizori dhe mezi i kam mbajtur lotet kur degjoja qe Ledina Celo kendoi dhe fitoi cmimin e pare me kengen "Fal" qe Luan Zhegu e kishte nisur per mua. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=2]U ndjeve keq qe ishe nga provinca dhe jo nga Tirana? [/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Jo. Here ia hidhja fajin luftes e here me hante inati qe nuk kisha rrethe te forte miqsh. Nuk me vinte aspak keq pse isha nga Fieri, por nervozohesha pse ne ato kohe me qelloi te isha pa asnje perkrahje. Im ate ishte ne Greqi ne ato vite, vella nuk kisha qe te mund te me shoqeronte. Une isha vajza me e madhe e shtepise prandaj... [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Gjithsesi pas '97-es jeni pare serish ne festivale. Si u rikthyet[/I]? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Synova te kapja Tiranen qe te isha ne kontakte te aferta me gjithcka. Studiova shume dhe fitova te drejten qe te nisja studimet ne fakultetin juridik. Kur nisa te jetoja ne Tirane rrija ne ambjentet ku rrinin njerezit e artit, pija kafe me ata qe do te me duheshin per me vone. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Nxorret gje ne drite me kete "marifet"?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Sigurisht qe po. Kisha humbur "Kenget e Stines" se '97-es por nuk humba festivalin e madh te atij viti. Por kete here m'u desh t'i neshtrohesha me ndergjegje te plote ca kushteve: duhet te beja cfare me thoshin te paret e festivalit. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]Cfare kerkuan ata?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Se s'duhej te refuzoja kur ata do te me thoshin: te kemi caktuar kete kenge e kete duhet ta pranosh. Mua me duhej te pranoja cfaredo qe te ishte sepse duhej te isha ne ate festival, qe kaloi ashtu si kaloi. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][I]S'do kishte qene me mire te kishte kaluar pa marre pjese sesa me nje kenge qe as nuk mbahet mend?[/I] [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Tani do te mendoja keshtu, por atehere nje festival me shume ne cv-ne time do te thoshte shume dhe me krijonte mundesi te krijoja me shume kontakte me njerezit e njohur.[/SIZE][/FONT]

Dilaver 06-02-07 22:18

[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Por ama edhe nje vit me pas, ne Koncertin e rradhes se Pranveres u prezantuat serish me nje kompizitor anonim, po nga Fieri.

Kenga e tij me beri shume te njohur ama. E pranova me shume deshire kengen "Nje gjethe me nis", qe ne fakt me pas do te behej e njohur si "Kenga e telefonit" sepse me pelqeu shume dhe sepse ende ne keto kohe nuk me ishte ofruar ndonje kompozitor me emer. Gjithsesi kete here shkopi magjik qelloi mbi koken time. Ajo kenge nuk mori cmim por u be menjehere hit. Duke pasur kete kenge hit, une tashme kisha me cfare te mburresha.

[I]Vetem per kaq mjaftonte[/I]?

Jo. Nje moment i tille me beri te besoj serish tek vetja dhe te kuptoja se duhet te vazhdoja, pa ua vene shume veshin cfare thoshin te tjeret. Gjithsesi ne keto kohe nuk eshte se po me bezdisnin shume sepse nuk po merrja ende ndonje cmim dhe shumekush mendonte: kaq e kishte Rovena- dhe me lane te qete.

[I]Ne fakt Rovena aty do ta fillonte, apo jo[/I]?

Po pas asaj kenge ne festivalin e pare "Kenga magjike" do te kendoja nje duet me nje tjeter element te ri nga Elbasani, Merian Gjata, i zbuluar po nga kompozitori im. Fitova cmimin e interpretuesit me te mire me "S'jam me imazh". Kjo i ka befasuar te gjithe, sepse ne ate festival isha ende anonime. Por nuk me bente pershtypje fare sesi me shikonin ata, sepse tashme isha mesuar me raportin qe ata kishin krijuar me mua.

[I]Te kane bere te ndihesh inferioriore[/I]?

Ishte nje maredhenie e qarte qe ata te impononin: ti je ti, ndersa ne jemi ne. Por mua me interesonte ajo qe ndodhte ne skene dhe jo jashte saj. Kerkoja thjesht te me donte publiku. Ishin duatrokitjet e tij qe i imponuan jurise se "Kenges magjike" te na jepte cmim dhe po ato duartokitje ne festivalin e fundvitit, bene qe perseri dueti im me Gjaten te dilte edhe ne naten finale.

[I]Ne keto kohe gjithcka duket ndryshe. Ke gjithandej albume, kenge qe shikuesit i kerkojne neper emisione te ndryshme[/I]...

Gjithcka ndryshoi ne kohen kur tregu muzikor filloi te levizte disi. Kjo kohe me zuri pa asnje lek ne xhep e megjithate nuk doja te qendroja duarkryq. Shkollen nderkohe e kisha mbaruar dhe nisa te merrem seriozisht me muziken. Studiova disa materiale te huaja, per te kuptuar sesi funksiononte tregu ne bote. Kuptova se duhej te realizoja nje album me kenge qe te pelqeheshin nga pjesa me e madhe e njerezve. E keshtu ne 2002-shin nxora ne treg albumin tim te pare te realizuar ne nje studio modeste, pothuajse eksperimentale. Por shitja e tij ishte e papare.

[I]Me shume prej kenges "Djale ti me ben magji" qe u mor vesh menjehere qe ishte kenge turke e shqiperuar[/I]...

Une qe ne fillim e kam pranuar se ajo nuk ishte kenge e kompozuar enkas per mua, por nje kenge turke te cilen Adi Hila dhe Fabian Asllani e perpunuan per mua. E rendesishme ishte qe prej asaj kenge une nisa turneun tim te pare neper bote. Per here te pare u ndjeva e rendesishme. Fillova te mblidhja shume para, me te cilat do te mund te nisja shpejt punen per nje album te dyte dhe nje videoklip ne Maqedoni me kengen "Paraja".

[I]Pra je e kenaqur qe e nise mbare ne kete menyre?[/I]

Sigurisht qe po. I kisha provuar te gjitha, edhe festivalet, edhe lokalet e nates ne Tirane ku kendoja gjithe repertorin e huaj dhe muziken jazz por asgje nuk kisha fituar. Zgjodha te kendoj kenge ballkanike kur u binda se vetem keshtu mund te behem kengetare e preferuar per masen. Sot nuk mund te krijosh treg nese nuk zbret ne shijet e tyre. Rovenen nuk e beri asnje festival, por masa dhe ndjehem e detyruar t'u pergjigjem shijeve te tyre.

[I]Por keshtu mund edhe te rrezikosh[/I]...

Kjo s'ka per te ndodhur sepse une nuk kam pranuar kurre te kapercej deri aty ku nuk duhet. Pastaj nga albumi ne album une kam arritur te permiresohem ne zgjedhje, qe te kultivoj keshtu dalengadale shijet e atyre qe me blejne e me degjojne.

[I]Si keshtu[/I]?

Po ja tek albumi i dyte pervec kengeve ballkanike kishte dhe disa balada te bukura sic ishte ajo "Ku je ti" e realizuar nga nje kompozitor i njohur maqedonas. Tek albumi i fundit "Dasma" gjithe kenget jane kompozime te reja dhe te realizuara ne studiot me te mira ne Kosove.

[I]Po ka megjithate edhe ne kete album nje kenge te tille "Me kapele karrocieri[/I]"...

Po u mor nje kenge e orientit sepse me duhej nje element per te siguruar serish nje shitje te konsiderueshme. Por ama, kjo kenge eshte orkestruar me mjeshteri nga Genti Lako.

[I]Po nga festivalet pse jeni larguar. S'te interesojne me te tilla konkurime?[/I]

Nuk kam me aq shume kohe te merrem me to. Megjithate nuk jam shkeputur fare. Vjet isha ne festivalin e Ohrit. Dy vjet me pare ne Show Fest ne Prishtine ku mora cmimin e dyte. Edhe tre vjet me pare tek "Zambaku i Prizrenit" mora cmimin e pare. Mora pjese edhe ne festivaline vitit qe shkoi ne RTVSH.

[I]Di qe keni dhe nje menaxhere[/I]?

Po, motren time Elisen. Pa te nuk do te beja asgje. Te dyja bashke tani ndjehemi me te fuqishme se kurre dhe jo si nje here e nje kohe qe s'kishte kush te me rrihte krahet e te me thoshte "bravo Rovena".

Look

Duke pasur me shume te ardhura Rovena Stefa ka me shume mundesi te harxhoje per look-un e saj. Tani ka stilistet e saj: Ardi Asllanin dhe Rezarta Skifterin. Dikur u perpoq te behej interesante me floket gershet, ndersa tani po preferon me shume ondet ne floket e ngjitur. Ka vendosur te transformohet duke perdorur dhe veshje ekstravagante. Sepse keshtu mendon se do ta pelqejne edhe me shume.
[/SIZE][/FONT]

legenda 07-02-07 12:27

Nuk e kuptoj se pse ROVENA STEFA , i ushtron dy profesione:
1.MUZIKEN
2.STRIPTIZIN.....:eek: ,

ndoshta nuk i mjaftojne parate te pushtoj qytetin....:tongue:


[FONT=Arial Black]Ehhhh,keshtu eshte ky muhabet[/FONT]
[FONT=Arial Black] kur shkon "PULA" ne qytet.....[/FONT]
[FONT=Arial Black][/FONT]
[FONT=Arial Black] :wink: .[/FONT]

Prishtinasja_ 16-02-07 10:20

Me sa kam pa une shumicen e rasteve gati lakuriq del.... :eek:

Kenga "Dasma" eshte kenge e vjedhur prej nje kengetare turke dhe shumica e kengeve tjera...
Sipas mendimit tim ajo mundet te arrite shume nese eshte origjinale.... por nuk eshte....

Vin-Diesel 16-02-07 20:08

[quote=legenda]Nuk e kuptoj se pse ROVENA STEFA , i ushtron dy profesione:
1.MUZIKEN
2.STRIPTIZIN.....:eek: ,

ndoshta nuk i mjaftojne parate te pushtoj qytetin....:tongue:


[FONT=Arial Black]Ehhhh,keshtu eshte ky muhabet[/FONT]
[FONT=Arial Black]kur shkon "PULA" ne qytet.....[/FONT]

[FONT=Arial Black]:wink: .[/FONT][/quote]



Cila Kengetare e Kosoves nuk po i Ushtron dy Profesione ??

Perveq Shkurte Fejza e Shuhrete Behluli, ti ndajm pak kengetaret me Muzik Folklorike

legenda 16-02-07 22:23

[INDENT][SIZE=4]nuk beje dallime se a eshte nga KOSOVA apo SHQIPERIA.[/SIZE]



[INDENT][quote=Vin-Diesel]Cila Kengetare e Kosoves nuk po i Ushtron dy Profesione ??

Perveq Shkurte Fejza e Shuhrete Behluli, ti ndajm pak kengetaret me Muzik Folklorike[/quote]


[/INDENT][/INDENT]

Albanian eX|PerT 14-06-07 14:16

[quote=legenda]Nuk e kuptoj se [SIZE=6][COLOR=red]pse[/COLOR][/SIZE] ROVENA STEFA , i ushtron dy profesione:
1.MUZIKEN
2.STRIPTIZIN.....:eek: ,

ndoshta nuk i mjaftojne parate te pushtoj qytetin....:tongue:


[FONT=Arial Black]Ehhhh,keshtu eshte ky muhabet[/FONT]
[FONT=Arial Black]kur shkon "PULA" ne qytet.....[/FONT]

[FONT=Arial Black]:wink: .[/FONT][/quote]
Sepse deshiron te jete pjese e shumices se "kengetareve"! :wink:

legenda 14-06-07 15:28

[INDENT][quote=Albanian eX|PerT]Sepse deshiron te jete pjese e shumices se "kengetareve"! :wink:[/quote]
[URL="http://web.ukonline.co.uk/shqip/MUSIC/albanian_horny_men.html"][IMG]http://web.ukonline.co.uk/kosova/albanian_girls/rovena_stefa_02.jpg[/IMG][/URL]
[RIGHT][URL="http://web.ukonline.co.uk/shqip/MUSIC/albanian_horny_men.html"][IMG]http://web.ukonline.co.uk/kosova/albanian_girls/rovena_stefa_01.jpg[/IMG][/URL]

[/RIGHT]
[/INDENT]

Prishtinasja_ 15-06-07 20:16

Per mendimin tim kjo eshte pakez e tepert....

Thjesht asaj i shkon shumė te xhiroje ndonjė skene erotike dhe te vallezoj ne nje Pub Nate!!:redface:


[IMG]http://web.ukonline.co.uk/kosova/albanian_girls/rovena_stefa_05.jpg[/IMG]

Albanian eX|PerT 15-06-07 20:34

[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2]Oj Prishtinase :smile:, motra ime ![/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2]Me gishta mund t'i numrosh ato qe bejne spota ashtu si i ka hije, (ndersa te tjerat) te gjitha gjysmekaluriq, dhe po i kundershtove, menjehere fillojne te te akuzojne duke te thene se "neve ndjekim te civilizuarit boterore", e kur i thua se je ne iden e verbet te konformitizimit, atehere spranon dhe mundohet te paraqiten se kinse po promovojne dicka "autoriale".[/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2]Edhe une them sic kishte potencuar nje parafoles me heret, se ne perjashtim te kengetareve qe kendojne kenge/muzike folklorike, shumica e te tjerave meritojne nje DELETE, sa do qe bukur -ndoshta- kendojne.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2][/SIZE][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2]Mund te shikosh votimet qe behen ne TV dhe RADIO, ato qe kane vendet e pare ne TV (per shkak te levizjeve, veshjes, te provokuarit krejt "sexy") ne radio (ku ndegjohet vetem zeri) kane vendet e fundit![/SIZE][/FONT]

valiii 15-06-07 22:17

Nuk eshte vetem muzika folklorike me "havale" , Ka edhe prej Kengetareve muzikes argetuese qe nuk cullakaven , psh , Edona Llalloshi , Gili , vokalistja e Hana Bendit , Fatime Kosumi , Eliza Hoxha , Merita Halili , Merita Spahiu ( kjo e fundit nuk guxon prej Nusretit mu cullakav .. a ēka ish gjeloz kodoshi )e shume e shume tjera qe nuk po me bien ndermend .







P.S| Gati e harova Inis Gjonin me permend, kuku ēka ish kodoshke, ( kush e ka pa klipin e din ...!)

Dilaver 16-06-07 01:07

[SIZE=3][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua]Rovena Stefa, kėngėtarja qė sapo ka publikuar videoklipin e saj mė [/FONT][/COLOR][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua]tė ri, “Adresė pa emėr”, duket se[/FONT][/COLOR][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua]e ka gjetur njė destinacion, atė tė[/FONT][/COLOR][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua]dashurisė. Tė paktėn kėshtu flitet, por Rovena vetė nuk e ka pohuar kėtė. Ka zėra se kėngėtarja e zemrave tė thyera ka nisur njė romancė me stilistin e saj, Armend Ramadani. Djaloshi nga Maqedonia krijon veshje pėr njė numėr tė madh kėngėtarėsh, si Leonora Poloska, [/FONT][/COLOR][/SIZE][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Big Mama, Leonora Jakupi, madje ėshtė mik i ngushtė me kėngėtarin Berkan [/SIZE][/FONT][/COLOR][COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ahmeti. Armendi ka realizuar edhe veshjet mė tė fundit tė Rovenės, e cila duhet thėnė se i ka magjepsur tė gjithė me lukun e saj tė ri.[/SIZE][/FONT][/COLOR]
[COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ka zėra se mė nė fund, djaloshi i cili konsiderohet si tepėr trendi nė rrethin e artistėve tė Maqedonisė, t’i ketė rrėmbyer zemrėn kėngėtares sonė. Vallė ta ketė bėrė vėrtetė kėtė?[/SIZE][/FONT][/COLOR]
[COLOR=#231f20][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė e sigurtė. Armendi, ėshtė tepėr i pėrkushtuar pėr tė realizuar veshje tė mrekullueshme pėr kėngėtaren.[/SIZE][/FONT][/COLOR]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Gazeta shqiptare[/SIZE][/FONT]

Albanian eX|PerT 16-06-07 02:16

[FONT=Trebuchet MS][SIZE=2]Sinqerisht, nuk e di pse populli yne e humbet kohen e tij te shtrenjte me "dashuriēkat" e dikujt XY -"kengetar"-,... vallė, a mos po na vjen pavaresija e Kosoves nese ne e dime kur dhe me kend na qenka dashuruar nje kengetare -ne kete rast Rovena-, qe promovon pseudo vlerat, sepse nje femer e ndershme dhe e moralshme -jam i bindur- se kurre -asnjehere- nuk e toleron veten dot, qe t'a reklamoje vetveten neper TV apo neper festivale e koncerte, duke nxjerrur gjoksin jashte ne publik per ekspozit, apo duke kthyer prapanicen, apo duke afruar kamerat afer tangave! (Keto jane karakteristik e vajzave te pamoralshme!)[/SIZE][/FONT]

LuLjaa 22-06-07 05:34

Kukuu qe koka tranu kjo krejt e hajtt phaaaa

Nashta po shtyka me Bleona se kush po del e para ...........!!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:57.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.