Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Zbulohet njė kishė e vitit 1000 nė Derven (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26094)

Psikologu 18-12-08 18:08

Zbulohet njė kishė e vitit 1000 nė Derven
 
[SIZE=2]Zbulohet njė kishė e vitit [B]1000 [/B]nė Derven. Flet [B]At Santuēi[/B], [I]jezuit[/I]

Qė krishterimi nė Shqipėri i ka rrėnjėt nė fillimet e historisė sė tij, pak a shumė dihet. Shpesh, studiuesit kėrkojnė prova qė aktualisht zbulohen nga arkeologjia, e cila nxjerr nė dritė historinė e shkuar e tė lashtė tė kėtyre trojeve. Por nė Shqipėrinė e varfėr, edhe kjo mundėsi shfrytėzohet me pikatore, pėr shkak tė mungesės sė fondeve pėr gėrmimet arkeologjike.
Kohėt e fundit nė Derven tė Krujės ėshtė zbuluar njė kishė e lashtė e krishterė, e cila daton ndoshta para vitit 1000. Ėshtė zbuluar jo nga ndonjė ekip i Monumenteve tė Kulturės, por nga punėtorėt e krahut tė njė meshtari italian jezuit, i cili kishte ndėrmend tė ngrinte aty njė kishė tė re pėr popullsinė e zonės. Quhet At Ernesto Santuēi dhe ndodhet nė Shqipėri qė prej 15 vjetėsh. Ja historia e kėtij zbulimi, treguar prej tij nė mikrofonin tonė:
Patėm filluar tė gėrmonim themelet pėr kishėn time tė nėntė nė fshatin e Dervenit afėr Krujės, e cila do t’i kushtohet shenjtit napoletan Jozef Moskatit, shenjtit mjek. Ndėrsa gėrmonim dolėn disa mure. U ndalėm dhe lajmėruam menjėherė pėrgjegjėsit e Monumenteve tė Kulturės nė Tiranė, qė erdhėn dhe vėrtetuan se muret janė tė njė kishe pėrreth vitit 1000, e cila ėshtė pėrmbytur dhe ka mbetur nėn baltėn e shumė shekujve. Pak a shumė, si shtėpitė e Pompeit nė Itali. Me sponsorizimin e Bankės Italo-shqiptare, vazhduam gėrmimet e dolėn nė dritė gjėra shumė interesante: muret, absida, tulla tė bėra vetė, tė cilat madje duket se janė tė kohės bizantine, pra para vitit 1000. Sensacional ka qenė zbulimi i disa pikturave tė mrekullueshme nė absidė, tė cilat janė pa kokė, sepse kupola ka rėnė. Ėshtė njė Krisht Pantokrator me shėn Pjetrin nga njėra anė e shėn Palin nga ana tjetėr. Shėn Pjetri dallohet nga ēelėsat qė ka nė dorė. Nga njėra anė ka edhe dy figura tė tjera, qė sipas ekspertėve, duhet tė jenė shėn Gjon Pagėzuesi e Zoja.
Mė pas gjatė gėrmimeve, gjetėm njė portė tė mbyllur me mur, nė tė cilėn ishte hapur njė kamare ku ishte njė pikturė e mrekullueshme e Lajmėrimit tė Zojės sė Bekuar.

[B]Cila ėshtė rėndėsia e kėtij zbulimi pėr krishterimin?[/B]
Pikėrisht tani kur po flitet pėr rrėnjėt e Evropės, vihet nė dukje se Shqipėria i ka rrėnjėt e saj te krishterimi. Sfidoj kėdo, qė tė gėrmojė nė tė gjithė Shqipėrinė e tė gjejė njė xhami nėn tokė. Nuk ekzistojnė! Populli shqiptar ka qenė i krishterė e po kthehet tani nė katolicizėm. Ky pėr mua, ėshtė njė gėzim i madh, njė ngushėllim ..

[B]Si kanė reaguar Kisha katolike lokale dhe autoritetet e vendit, para kėtij zbulimi?[/B]
Ka ardhur pėr vizitė kryeipeshkvi i Tiranės, i cili i ka parė gėrmimet. Vetėm se autoritetet civile shqiptare e kanė nėnvlerėsuar kėtė zbulim, flasin pėr mungesė fondesh, prandaj aktualisht punimet janė ndėrprerė, ndoshta do tė rifillojnė nė tetor… thonė. Mua vetė mė ėshtė dashur t’i mbuloj me qese plastmasi kėto zbulime e tė rrethoj vendin me rrjetė teli pėr tė mos lejuar qė njerėzit tė hyjnė brenda. …edhe ata qė luten, sepse mjafton ndezja e njė qiriu qė tė shkatėrrohet ēdo gjė.

[B]Po njerėzit si kanė reaguar?[/B]
Me njė rizgjim tė fesė nė banorėt e fshatit. Njerėzit vijnė, ndezin njė qiri, lėnė oferta, por sidomos shihet njė rizgjim i fesė. Nė kėtė zonė, ekziston aktualisht kisha e vjetėr, gjithashtu kemi njė kishė tė vogėl tė re qė e kemi ndėrtuar me dru e plastmas, sa pėr tė mos e thėnė meshėn jashtė e, pastaj, janė themelet e kėsaj kishe tė re, muret e sė cilės do tė fillojmė t’i ndėrtojmė pas 10-15 ditėsh, sapo burokracia tė na japė lejet.

[B]Ē’rėndėsi ka pėr krishterimin nė Shqipėri, zbulimi qė ėshtė bėrė nė Derven?[/B]
Fatkeqėsisht unė nuk jam shqiptar. Nuk e njoh gjuhėn, prandaj nuk mund tė shfrytėzoj biblioteka, libra e dokumenta qė flasin pėr kėtė zonė, e cila ėshtė shumė e lashtė. Shumė afėr Dervenit, menjėherė pas Mallkuqit, ekzistojnė rrėnojat e njė Bazilike tė shekullit IV-V. Janė krejtėsisht tė braktisura, tė shtijnė frikėn me barin njė metėrsh qė i rrethon, por ėshtė e qartė se kjo ėshtė njė zonė ku krishterimi ishte i zhvilluar.
Gjatė gėrmimeve kemi gjetur monedha turke tė vitit 700, monedha ari e nė dyshemenė e kishės kemi gjetur dy skelete, njėri prej tė cilėve afėr kokrrave tė njė rruzareje tė prishur tashmė. Siē duket, kanė qenė viktima tė pėrmbytjes sė atėhershme, por kanė qėndruar deri nė fund me rruzaren nė dorė. Janė gjėra qė tė bėjnė tė mendosh, tė fusin drithmat.[/SIZE]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.