Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Perkthimet e mija nga poet te Slovenis (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22042)

egi 12-06-07 00:45

Perkthimet e mija nga poet te Slovenis
 
DANE ZAJC - DHJETORI

Si do te denesesh
lote te medhenj te njelmet,
kur do te shkosh rrese se bores vetem.
Lart mbi ty do te fluturojne zogj.
Zogj te zez dhjetori.
Do te vdesin nga vaji yt.
(Ai do te jete larg para teje.
Do te jete vetem gjurme e thelle e shputave te lena,
i hapeve te qete ne bore.)

Ti do te denesesj gjithe rrugen e gjate,
dersa te mos perlotesh
syt e medhenj e te bute ne bore.
tevona do te perendosh ne boren e thelle.
Era do te fishkelloje me gjuh luspore
lulevjollcat ne gjoksin tend te zbuluar.

Pastaj do te ndalet rruga jote.
Ai do te jete larg teje malesh,
ne skajin tjeter te botes
kur do te lemoje flokun tend kadife te kuqrremte
vdekja qelqore e dhjetorit.

Kufome ne bore.
E ngrire dhe e shkelur kufome.
Brinjet i dalin nga gjoksi.
Brinje te kuqrremte.
Bora i bie ne sy.
E ashper dhe e bardhe.

egi 12-06-07 00:52

DANE ZAJC - LUMI

Vrap, lum i turbullt.
Lume i ngrire i heshtjes.
Yjet notojne neper ty
si lule kuqrreme te ftohta.
te mbyturin mbulon
me lym
e pas nje viti i del
nga goja e syte
bari.

O te fundosesh, te mbytesh.
Dhe kur bie ne vorbull te heshtjes
njeriu,
nuk trandesh.
Nuk valavitesh.
Hesht me heshtjen,
te akullt si t'ishte shtrati yt
plot neperka.

Vrap me yjet,
qe i zhyt ne ballte,
me klithma qe u ze frymen me rere,
vrap, lum i pandjenje.

O te fundosesh,
kur qasti i ndryshk
fjalen: Pakuptim.
E te jesh lule kuqrreme e ngrire
ne moqalin e harruar.

egi 12-06-07 01:05

DANE ZAJC - DHEU TO TE ME PUTH

E nuk do jesh e zonja te ndihmosh
duart e mija,
qe do te thermohen.
E s'do jesh e zonja te fshish dheun
qe do te fleje ne buze te mija.

Syte e mi do te jene plot rere
e uje.
Syte e mi s'do te shohin hiq kurre.

E gishtat tu te puthur
s'do te shkojne flokeve te mi,
te ftohte e te lagur.
Dhe s'do vish
dhe me trupin tend
s'do te ngrohesh trupin tim.

Trupi im do te jete aq i ftohte,
aq i akullt,
aq i bratisur.

Vetem dheu do te puth trupin tim.
me duar te panumerta do te me marre ngryke
me goje te panumerta do te me perbije.

E pastaj
s'ke si i flet
plisit te dheut:
Kjo eshte zemra e tij
qe me deshti.

egi 12-06-07 01:20

DANE ZAJC - KENGA MBI RININE

Vdekja eshte
e njohura ime e vjeter.
Une jam druri,
qe s'do t'i dalin gjethe kurre.

Kahere fle vjeshta
ne deget e mija.

Ne shpirt bart lemshin
e fijeve te gjakosura
ne hurin e lisit
ne shpirt bart
varre te shpeluara
edhe rashten,
shtruar ne dheun e rimte.
Shtrire: Shih, isha.
(Tragjedi e nenqeshje,
ngaqe veshet e saj
dhe syte
jane zene me melle.)
Mbi te sillet e dhembshmja, e zgjatura keng.
Dhe psheretima.
Dhe i errti qiell vjeshtak.
Dhe lulja le te kundermoje
atje, ku s'ka arome.
Ku asgje s'ka.

kafka me shprehje te paqarta.
Vdekja eshte e njohura ime e vjeter.

Une jam dru,
xhovoshur ne varre.
Ne shpirt bart lakun e endrrave te mija.

egi 15-06-07 21:26

EDVARD KOCBEK - kUMBONA E ALARMIT

Qetesija zuri te oshetije
me ndryshe se deri tash.
Dikur vinte nga jashta,
atehere e ndegjoja me endje,
tash nisi te qfaqet ne mua,
te shkaperdershed tmerresisht rrotull
neper ju a te munduarin,
keshtu nis qmenduria.

Kumbona e alarmit bie panderprere
dhe nuk di te pushoje ne boten time.
Keshtu fillon terri i perjetshem,
se njehere si teper kam luajtur me kumbonat...
Tash me shpie oqeanit te pafund,
nuk ajgetoj dot askund bregun as qetesine.
eshte i kote edhe notimi ne shpine.
Dikush eshte sundimtar i mire mbi lirine.

egi 15-06-07 21:33

VENO TAUFER - ASHT I TE VDEKURIT

Tym kerkon shtepi vesoj xhama rimash
brenda me sheh asht i te vdekurit.

Guri pyet per te vetin amen,
flaka pyet per te sajen amen.

Rera pyet per te sajet shekuj,
era pyet per te saj shekuj.

Zeri pyet per te veten kohe,
pluhuri pyet per te veten kohe.

Gjaku pyet per te vetin qast,
qasti pyet per te vetin gjak.

Shekulli pyet per te veten ere,
shekulli pyet per te veten rere.

Ameni pyet per te veten flake,
ameni pyet per te veten rrase.

Ashtin e te vdekurit brenda e shoh me sy,
veson xhamat shtyj me dore te djathte i fshin rimat.

egi 15-06-07 21:59

DANE ZAJC - MBJELLJE SHTERPE

Do ta njihja kafken e tij
nga dhembet e bukur te bardhe, the nena.

Dhembe te bukut te bardhe,
qe kafshojne dhe,
sy te bukur qeshtenje,
plot dhe,
kocka te rijn te forte,
qe qene dikur duar,
duar qe s'kishin shtrenguar vajze,
kocka rinoshe te forta
perqafuan token.

Plot dhembe te rijn bilur
ka te mbjellur ne toke.

Qdo pranvere do te lulezoje toka.
Toka e ashper e forte,
qe na perbin me qellenjka zymtake.
Me rende te mbjellesh
syte e tu te bukur qeshtenje,
qe s'kane pare grua zhveshur,
te paputhur nga buze
qe pershperisin: Jam jotja
(asgje ende s'kane pare ata sy),
pamend eshte te mbjellesh
syte tu te bukur qeshtenje
ne te mbjellat shterpe
te tokes pashpirt.

Ty te kujtova vella.
Dhembet tu te bardhe i mendoi
nena jote.
Dhembet tu te bardhe, rinosh,
qene mbjellje shterpe.

egi 29-08-07 20:42

[B]FRANJO FRANČIČ - SY FėMIJE[/B]

Sy fėmijėsh
tha tankisti
nuk shoh
qiell parulla
qiel katror
shtatėmbėdhjetė vjet
shtatė vjet burg
tė mos rritesh
tė mplakesh
pėr dy fjalė
kosova republikė
dy vite apo dhjetė
pėr sy fėmije
tė Zotit plak
qė qeveris
qė urdhėron
qė kėrcnon
qė kamxhikos
qė qirret
e nuk sheh
nuk sheh sy fėmijėsh.

egi 29-08-07 20:52

Franjo FranČiČ
 
[B]I VETMI ZOT[/B]

Do tė mbysim zot nė ty
thanė ata.
Sa zota janė?
Vėrtetė vetėm njė-
ai juaji.

[B]REPRIZė[/B]

Vjerrshat i mėsonin pėrmendėsh
atėherė.
Njė udhheqės
Njė zot
Prap do tė mėsojmė vjersha pėrmendėsh.


[B]Nė PRITJE Tė AKSIONIT[/B]

Ndodhi nė Maribor.
Me mikun Shqipetar ndezėm muhabetin.
Sa u kall
qfarė
tė ndrroj babė
mė tha dhe pau nė largėsi.
Droja e guximi.
Shtėpia.
E unė
pa fjalė.
Aksioni.

egi 09-09-07 21:30

[B]HYRJE NE DRAMEN E PASHKRUAR[/B]

Do tė doja
tė pshurrja zonjėn qė merret me kanarinat.
Do tė doja
t'i vidhja fqiut karrigėn se s'me pėlqen baroku
Do tė deshiroja
gurėt tė hudhin njerėz
Do tė doja
tė takoj njė burrė tė tėrbuar qė kafshon qenin
Do tė doja
kali tė kalėrojė sipėr meje
Do tė doja
macet t'i pėrlajnė gjithė vendimet e deratizimit
Do tė doja
t'ia ktheja kurorėn qė i vodha Preshernit

Protestoj
pse bojė e penės thahet saora
Protestoj
pse pushteti nuk ka ndaluar tė lehet nė shesh tė qytetit
Protestoj
pse nė gazetė s'janė tė gjithat lajmet pėr vrasjet
Protestoj
pse protistutat tė mos janė tė mbrojtura
Protestoj
pse shtrembėrohen gozhdat aq shpejt
Protestoj
pse qeveritarėt s'kanė urdheruar qė bretkocat tė kenė katėr kėmbė
Protestoj
pse portokajt tė kenė gjithė atė levozhgė
Kėrkoj
heqjen e menjėhershme tė vrasėsisė
Kėrkoj
vazhdimin e shtatėzanisė pėr dymbėdhjetė muaj
Kėrkoj
qė peshqit menjėherė tė shtohen nė lublanicė

Ju lus
Shuani dritėn

Thėrras nė grevė urie
tė gjithė ata qė janė kundėr keqėsimit tė motit
Thėrras nė grevė urie
tė gjithė ata qė qentė u ndiqen
Thėrras nė grevė urie
tė gjithė ata qė u prish era flokėt
Thėrras nė grevė urie
tė gjithė ata qė sorrollaten udhėve bojė ulliri
Thėrras nė grevė urie
tė gjithė ata qė bari u rritet ngadalė
Therras nė grevė urie.

[I]VOJIN KOVAČ[/I]

egi 12-09-07 13:20

[B][I]JURE DETELA[/I]

[SIZE=3]TETOVė 88[/SIZE][/B]

Rausche, fluss, das thal entlang,
ohne rast und ruh..
Goethe, an den Mond

O Zot, q'dritė jeshile!
Asnjė kec tė egėr ndonjėherė
s'e kam marrv nė duar pėr ta shpėnė
nga fėrfllaza e borės nė tė pyllit

shtrojerė. I donte vallė Gėtja
trupat pa jetė pėr tė kohės
s'ardshme, pėr mua tė tashme,
tė gjallė nė kohėn e tij? Ndjej

njėfar mugėtire, si tė njė barake
me plaqka tė mykura, me arka dhe
almise tė ndryshkura, dhe gjithashtu
si tė njė katakombi apo kabineti

tė zoologjiė. Gurė dhe shkėmbinj:
njė moskokėqarje pa fund, madhėshtore.
Diqka si tempull i rrėnuar: ekstazė
dhe pėrkujtim. Lėkurė kafshe e mbushur:

Sa e huaj tmerrėsisht ėshtė
qfarėdo ngrohtėsie nė ardhmėrinė
e asaj kufomėze, tė ngrirė e tė lėnė!
Me plėndėsit tė kalbur nė hendek

nėn dhe, shkėlqyer nga dritė e hėnės
shllapuritet njė embrion i mbytur
njerėzor. Rridh Vardar pandėrprerė,
rridh teposhtė nėpėr luginė!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:24.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.