Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Moda & Estetika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=140)
-   -   Zbuloni lėkurėn tuaj tė butė (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=24716)

rilinda 23-04-08 14:31

Zbuloni lėkurėn tuaj tė butė
 
[CENTER][SIZE=3][B]Zbuloni lėkurėn tuaj tė butė [/B][/SIZE]
[/CENTER]

[B]Nė qoftė se dėshironi tė eliminoni celulitin dhe tė keni trupin tuaj nė top-formė, tashti ėshtė momenti i vėrtetė qė tė filloni programin e plotė tė kurimit. Sepse, plogėshtia, shtresat yndyrore nė kėrdhokulla, gjunjė... nuk do tė eliminohen vetėm brenda njė dite.[/B]
Qoftė fjala pėr tretmanin me kremra pėr pėrdorim nė shtėpi apo pėr aparatet nė sallone kozmetike, patjetėr duhet tė bėni mė shumė pėrpjekje. Vazhdimisht tė ushtroni dhe tė kini kujdes nė ushqimin e drejtė, i cili do tė pengojė qelizat trupore qė tė "deponojnė" yndyrėn dhe t'i krijojnė pamje tė keqe lėkurės suaj.
Pos ushtrimeve tė rregullta qė duhet t'i bėni, duhet tė pini mjaft ujė, tė eliminoni kėpucėt e ngushta dhe rrobat tė cilat ju shtrėngojnė dhe pengojnė qarkullimin e gjakut, zvogėlojnė, ose qė ėshtė edhe mė mirė, duhet tė eliminohet tėrėsisht pirja e kafesė - dhe deri nė verė me siguri lėkura juaj do tė shkėlqejė!

Tashmė gėzoheni kur mund tė vishni fustane tė lehta dhe tė tejdukshme? Mos pritni ēastin e fundit - kėmbėt dhe duart e pėrsosura apo barku i pėrsosur nuk duhet t'ju duken njė ėndėrr e paarritshme - pėrmbajuni me pėrpikėri kėshillave tona dhe suksesi nuk do tė mungojė.


[CENTER][URL="http://imageshack.us"][IMG]http://img234.imageshack.us/img234/4199/f0328161802837mye4.jpg[/IMG][/URL]
[/CENTER]


[B]Risi: flasteri sprej[/B] I paralajmėruar si kurim ideal pėr eliminimin e celulitit, nė tregun e kozmetikės tashmė gjendet spreji, i cili pėr dy minuta nė lėkurė krijon njė flaster tė padukshėm. Spreji qitet nė mbrėmje, i cili pėr 8 orė ushqen intensivisht indet dhe rregullon yndyrėn. Por si zėvendėsim mund tė pėrdoret edhe ndonjė gel.

[B]Masazhi me akuj forcon enėt e gjakut[/B]
Ēdo mėngjes, pas bėrjes dush, bėjani njė masazh gjoksit pėr tre minuta me duart plot katrorė akujsh. Enėt e gjakut aty pėr aty do tė ngushtohen, gjaku do tė qarkullojė mė fuqishėm, ndėrsa gjinjtė do tė bėhen mė tė tendosur. Pastaj bėjeni edhe njė masazh me krem trupi. Nė qoftė se kjo metodė ju duket tepėr drastike, do tė ju bėjė mirė njė dush i gjinjve me ujė tė ftohtė.

[B]"Peeling" nėn dush pastron dhe tendos lėkurėn e lodhur[/B]
Eliminoni me kujdes qelizat e vdekura: me gel pėr "peeling" me minerale deti dy herė nė javė fėrkojeni tėrė trupin nėn dush (3 deri 5 minuta), shpėrlajeni dhe qitni kremin. Mund tė pėrdorni edhe kremin pėr "peeling", pastaj gelin e rėndomtė pėr dush.

[B]Vajra aromatike e bėjnė lėkurėn tė lėmuar nė dekolte[/B]
Pėr lėkurėn tė thatė nė tė cilėn pėr shkak tė thatėsisė paraqiten rrudhat, ideale janė ideale vajrat pėr trup me materie aromatike. Depėrtojnė shpejt dhe thellė nė lėkurė, eliminojnė materiet e dėmshme dhe e bėjnė lėkurėn tė lėmuar. Fėrkojeni menjėherė pas dushit derisa lėkura tė jetė e njomė.

[B]Folia shton efektin e kremit[/B]
Kjo kėrkon pak mė shumė angazhim, mirėpo ka efekt tė shpejtė: qitni nė lėkurė krem anticeluliti, mbėshtilleni atė pjesė trupi me folie tė tejdukshme, ngroheni me peshqir frotiri dhe lėreni tė veprojė kremi pėr 20 minuta. Hiqeni mbėshtjellėsen dhe fėrkojeni edhe pak mė krem. Nė saje tė nxehtėsisė nėn folie, kremi ka veprim mė tė fuqishėm.

[CENTER][URL="http://imageshack.us"][IMG]http://img124.imageshack.us/img124/7455/foliefp4.jpg[/IMG][/URL]
[/CENTER]

[B]Kripa nga deti i jep lėkurės ngjyrė trėndafili[/B] Lėkura e tė ndenjurave ėshtė katėrfish mė e trashė se sa lėkura e fytyrės, andaj nė atė pjesė preferohet dy herė nė javė tė aplikoni njė "peeling" tė njelmėt. Me kripėn e detit apo me tretjet e kripės dhe tė vajit fėrkojeni lėkurėn e njomur, pastaj shpėrlajeni nėn dush.
[B]Masazh i lehtė pėr qarkullim mė tė mirė tė gjakut[/B]
Nė qoftė se para se tė qitni kremin, lėkurės i bėhet njė masazh, shtohet aftėsia e saj pėr tė thithur materiet ushqyese. Kujdes: gjata masazhit mos shfrytėzoni mjete tė forta. Mė tė mira janė mjetet nga druri apo goma me nyje.

[B]Kremrat anticelulite me efekt tė thellė[/B]
Kremrat e reja kundėr celulitit lėkurėn e bėjnė mė tė butė, mirėpo nxisin edhe shpartallimin e yndyrės dhe eliminimin e materieve tė dėmshme. Ėshtė me rėndėsi: Nė qoftė se me kėto kremra e fėrkoni lėkurėn njė herė nė ditė, rezultati do tė arrihet pas 2-3 muajsh.


[B]Losionet pėr kurim nxisin qarkullimin e gjakut[/B]
Pas secilit dush, bėjeni njė masash me losion trupi i cili e bėn lėkurėn tė butė dhe tė tendosur. Me pėrdorim tė rregullt rregullisht ruhet balancimi mbrojtės i lėkurės, nxit qarkullimin e gjakut dhe pengon paraqitjen e celulitit.




[RIGHT][SIZE=1][COLOR=Silver]Telegrafi.com[/COLOR][/SIZE]
[/RIGHT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:31.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.