Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Nga ditari i nje te dashuruari!!!!!!!! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18866)

Paradox_13 10-02-06 22:53

Nga ditari i nje te dashuruari!!!!!!!!
 
Ja pra edhe une duke u munduar te nderlidhemne temat e FD po filloj me disa poezi:
Shpresoj te ju pelqejn.


Thirrje
Nesėr kurė tė lindė dielli
eja ,tė presė
nė livadhin e luleve
tė zgjuara.

Prej nėnqmimit se s’di
tė dashuroj
tė thrrasė nė
dashuri.

Do tė qėndrojmė
njėri kundrej tjetrit
nė lulen shumėngjyrėshe
dhe rreth brigjeve tė
zogjve kėngėtarė.

Do tė qėndrojmė njėzet hapa
njėri largė tjetrit
tė armatosur vetėm me kujtime.
Do tė kthehem unė nga ti e ti nga unė
Ngadalė,pa u skuqur e pa u dridhur
Sy mė sy,zemėr mė zemėr.

Syri shef e zemra e din
dhe paramendonė prushė dashurie.
Do tė humbė ai syri i tė cilit
sė pari kthehet ndaj luleve pėr rrethė.

Eja tė presė
nė livadhin e luleve tė zgjuara
rrethė brigjeve tė shpezėve kėngėtarė
tė cilėt me kėngėn e tyre
i tėrheqin vėmendjen
edhe ma tė dashuruarve.

Paradox_13 10-02-06 23:00

Provojmė

Provojmė tė gjejmė
paqen tonė
Nė pikat e vesės sė
mėngjezit.
Nė valėt e barit
pranverorė
Provojmė tė gjejmė
fatin tonė
Nė rrezet e diellit
mėngjezor
Nė muzgjet e bukura
pranverore
Provojmė tė dashurohemi
pa kufi
Nė kėt tė vėrrtet tė thjeshtė.

Paradox_13 10-02-06 23:06

Dėshpėrimi
Me bebėzėn e pėrlotur
pres agun e ditės.
Me zemėr tė thyer
mbėrri muzgun e mbrėmjes.
Pres…
Por kot ti je larg
diku prapa maleve tė larta
afėr luginave tė etura
jashtė zemrės sė vyshkur.
Pres...
Nė shkretėtirė
por kot
ajo nuk gjelbėron.
Pres...
Nė oazėn e gjelbėr
ajo mbeti pa lule
Pres...
Me zemėr tė ndezur
por nuk erdhe.
Kur do tė vijė ?
Mos vallė pretė
tė gjelbėrohet shkretia
apo tė lulėzoj oaza e gjelbėruar.
A do tė shuhet zemra
apo dėshira e ndezur
apo do tė pret kalljen e zjarrit
diku maje bjeshke.

Paradox_13 11-02-06 14:57

Unė dhe ti

Unė dhe ti njė dashuri
unė dhe ti njė rini
unė shpresė ėndrrimtare
ti lule pranvere
dy tė dashuruar
nė bardhėsi
unė dhe ti

Paradox_13 11-02-06 15:03

Tretja
Kur zemra ngadalėson tė rrahurit
njeriu s’mendon pėr jetėn e ėmbėl
pėr botėn pa mbarim.

Kur mendja tretet nė mesin e yjeve
hapėsira ėshtė e ngushtė pėr tė gjitha dėshirat.

Koha s’ka kufi
nė mes dritės dhe errėsirės
yjet prapė fillojnė rrugėn e rėndomtė
jeta tretet.

Koha ėshtė kufiri i ndarjes
sė tė mirės nga e keqja
qė nuk shihet
dhe nuk ėshtė amshim.

Paradox_13 11-02-06 15:05

Pėr njė buzėqeshje

Me dėshirėn e zemrave tona
shtruam rrugėn e fatit,
nėpėr tė cilėn kalojmė tė lumtur tani.

Me gjakun e tyre
njomen zemrat e djegura
nga dashuria pėr njė buzėqeshje
ku zhduken ėndrrat rinore.

Nėpėr dejtė e gjakut qė vlojnė nė zemrat tona
qarkullon njė fije e lumtur
qė ngjallė shpresėn pėr lumturi
tė tretur nė mesin e ditėve tė kaluara.

Me eshtrat e trupit do tė caktojmė
fatin pėr tė cilin besojmė
nė zemėr do tė mbjellėt
urrejtja ndaj hyjneshave
qė na tradhtuan fatin e jetės

Paradox_13 11-02-06 15:07

Kujtimi
Ditė vjeshte 18 dhjetori
zemrėn ma puthi njė flakė zjarri
mė puthe ti apo kujtimi
nė atė ditė vjeshte 18 dhjetori

Paradox_13 11-02-06 15:09

Nė mesnatė
Nė mesnatė kur bota fle
e nė qiell vallėzojnė yjet
unė s’mund tė qetsohem
zemra s’mė le

Nė tokė ėshtė qetėsi
nė dhomė njė heshtje e rėndė.

Nė mesnatė kur lehin qentė
prishet qetėsia...
atėherė ngjallet tmerri
dhe humb lumturia.

U shkėput njė yll dhe ra nė tokė
e tronditi qetėsin
e treti lumturin
nė mesin e natės

Paradox_13 16-02-06 16:16

Pika e ujit nė mesin e shkretirės

Kur ulesh mbi karrige qė nuk din tė flasė
mendon ardhmėrinė.
Kur kundėrmon erėn e gjelbėrimit
tė kujtohet ardhmėria.

Nė karrigen qė s’flet
ke dėshirėn e pashuar tė zemrės.
Nė gjelbėrim
njollėn e pashlyer tė rinis
dhe barrėn e kaluar mbi supe.

Sikur karrigia tė dinte
do tė kėndonte vet pėr dashurin tonė,
Pėr ngrohtėsinė
pėr dėshirėn e patretur.

Sikur hėna tė jetė pa zjarr
nuk do tė ekzistonte shkretia
Sikur uji tė jetė i pastėr
nuk do tė ketė nevojė pėr lot dashurie.

Lotėt tė pakėt janė
qė tė zhdukin zakonet,
qė tė njomin shkretirat e djegura
nga zemrat e shkrumbuara.

Paradox_13 05-03-06 21:20

[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy shkėndija [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]

Dy shkėndija dolėn nga oxhaku i zi
filluan tė qarkullojnė tė lira nė ajr
u hapėn e u zgjeruan
dhe u fundosėn nė gjithsi

Dy shkėndija dolėn nė mesnatė
shndritėn natyrėn e lirė
u ndan dhe lėshuan
vetėm njė ofshamė
Tė mjerė ata qė jetojnė nė vetmi[/FONT][/COLOR]

Paradox_13 07-03-06 09:53

[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy lule [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]

Dy lule u qelėn nė njė pranverė
Dy ishin tė njėjta
Dy patėn njė erė
Dy u rritėn pėrnjėherė
Por tė dyja u vyshkėn
nė njė verė....[/FONT][/COLOR]

Paradox_13 09-03-06 11:39

[COLOR=black][FONT=Verdana]Dy yje [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]

Nė mesin e natės u fikėn dy yje
U ndan dy zemra tė njoma rinore
Njėra shkoj nė perėndim
E tjetra nė lindje
Njėrėn e goditi tėrmeti
E tjetrėn e kapėrdin tė tjerėt
Dhe ja fikėn jetėn
U ndan nė pa mbarim
U tretėn nė pa kthim.[/FONT][/COLOR]

Paradox_13 11-03-06 21:10

[COLOR=black][FONT=Verdana]Njė pikė ujė [/FONT][/COLOR][COLOR=black][FONT=Verdana]

O shok,o njerėz !
njė pikė ujė mė jepni
tė freskoj zemrėn e shkrumbuar
Njė pikė ujė
tė lajė plagėt e vjetruara
qė mė hapi dashuria.

Ju lutem njė pikė ujė !
nė kėtė natė
tė shuaj etjen time
e buzėt e ndezura flakė.

Njė pikė ujė
qė tė mė ēelen sytė
tė shoh mėngjesin
duke shndrit.[/FONT][/COLOR]

Luana 11-03-06 21:13

Te lumt Paradox ..... :smile:

I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....!

Paradox_13 11-03-06 21:22

[quote=Luana]Te lumt Paradox ..... :smile:

I lexoj me endje poezit e tua , vetem vazhdo , sukses ....![/quote]
Falemnderit per komplimentin Luana.
Komplimentet tuaja jan njeherit edhe nje inspirim per mua qe me shtyn apo obligon qe te vazhdoj edhe me tutje.
Ju falemnderit.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:37.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.