Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga me te Medhenjete (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16689)

DEA 07-06-05 21:41

Poezi nga me te Medhenjete
 
Z. Naku nuk munda ta gjeje temen e ngjajshme, po nese ju e gjeni ateher bashkoni ju lutem.

Hymni Kombėtar


Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.


Prej lufte veē ay largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor.


Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
Kėtu armiqtė s'kanė vend.


Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr te, pėr te luftojmė ne !

ASDRENI

florian 07-06-05 21:44

ju faleminderit qe postuat himnin se para dy ditesh u mundova ta kujtoj por nuk e dija te terin .

DEA 07-06-05 22:10

Syrgjyn - Vdekur


Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė,
Me tre plumba na i ranė,
Na e vran' e na e shanė,
Na i thanė trathėtor.

Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
Se tė qante kur tė qeshnin,
Se tė veshte kur tė ēveshnin,
Nėno moj, tė ra dėshmor.

Nėno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a pėrmbysnė djalin
Qė me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimėror.

Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
Ku tė dha liri, kurorė,
Shpirt i bardhė si dėborė;
Ti s'i dhe as varr pėr hor.

Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur
Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.

Fan Noli

DEA 07-06-05 22:17

Hymni I Flamurit

O flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesė shkėmbi, tmerr tirani,
S'tė trėmp Romani, as Venecjani,
As sėrp Dushani, as turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli.

Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamin e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.

Me Skėnderben' u lavdėrove,
Dhe nė furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr liri.

Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive,
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.

Pėrjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllan', yrnek pėr fqinė,
Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.

Fan Noli

DEA 07-06-05 22:23

Cmendina Me Porte Hapur

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.

O te cmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.

Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...

Mimoza Ahmeti

Honesty^uk. 02-07-05 22:57

[b]Jepni pėr nėnėn [/b]

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot - se nesėr ėshtė vonė-
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.
1917

[b]Fan Stilian NOli[/b]

argomenti . 03-07-05 09:11

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o
flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot,
djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesė shkėmbi
tmerr tirani,
S'tė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani,
as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli

Flamur qė lint Shėn
Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve
vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.

Me Skėnderben'
u-lavdėrove
Dhe nė furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart
vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.

Sa shpesh pastaj pėr-dhe
u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e
grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.

Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,

Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė

Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.

jadore 11-12-05 02:13

--NESE---

-Nese mund te ruash gjakftoftesine
kur te gjithe ,rreth teje e humbin
dhe ne Ju dyshoje
--Nese mund te ruash vetebesimin
kur te gjithe rreth teje e humbin
dhe ne ju nuk besoin
dhe perfitojne nga dyshimet
--Nese mund, te pritni pa u lodhur, nga pritja
ose jeni i genjyer ,e nuk beheni genjeshtar
ose jeni i urryer ,dhe nuk ndiheni i tille
dhe ende te mos dukeni
shume i mire, dhe as i ditur!!
--Nese mund te endrrosh ..
e enderra te mos behet udherrefyes
--Nese mund te meditosh
e te mos behesh i humbur
--Nese mund te pranosh fitoren, si humbjet
e te dyja ti cmosh ,si te pa ndara
--Nese mund te degjosh te verteten tuaj
kur shtremberohet nga te tjeret
per te knaqur shume budallenje
e ti te mos thuash asgje!!
te ruash dinjitetin, dhe te fillosh
ngritjen tende prej hiqit
--Nese mund te kthesh fitoren ,pas humjes
e te dy mashtrimet i pranon si tuat
pa psherentim, e proteste
--Nese zemren,dhe mendjen i detyron te sherbejne
edhe kur mendon se i ke humbur
dhe ende i mban tok!!
dhe vetvetes i thua Qendro!!
--Nese mund te bisedosh me turmen
e te ruash Virtytin
te lartesohesh nder mbreter
e te te mos humbas modestija
--Nese armiqte ,as miqte
nuk mendon te te lendojne
e te gjithe llogarisin ne Ty
e asnjehere ,nuk e teprojne!
--nese,nuk e humb nndjenjen
ne kohe dhe hapsire!!
--e jotja do te jete , bota me begatin qe ka !!
-----------Njeri ,do te jesh pra!!!!!

Radjan Kiplingu

(uroi qe qdo njeri te kete lexuar kete poezi se paku nje here ne jete te tij!!!)

Ditirambe 12-12-05 16:38

[quote=jador]--NESE---

-Nese mund te ruash gjakftoftesine
kur te gjithe ,rreth teje e humbin
dhe ne Ju dyshoje
--Nese mund te ruash vetebesimin
kur te gjithe rreth teje e humbin
dhe ne ju nuk besoin
dhe perfitojne nga dyshimet
--Nese mund, te pritni pa u lodhur, nga pritja
ose jeni i genjyer ,e nuk beheni genjeshtar
ose jeni i urryer ,dhe nuk ndiheni i tille
dhe ende te mos dukeni
shume i mire, dhe as i ditur!!
--Nese mund te endrrosh ..
e enderra te mos behet udherrefyes
--Nese mund te meditosh
e te mos behesh i humbur
--Nese mund te pranosh fitoren, si humbjet
e te dyja ti cmosh ,si te pa ndara
--Nese mund te degjosh te verteten tuaj
kur shtremberohet nga te tjeret
per te knaqur shume budallenje
e ti te mos thuash asgje!!
te ruash dinjitetin, dhe te fillosh
ngritjen tende prej hiqit
--Nese mund te kthesh fitoren ,pas humjes
e te dy mashtrimet i pranon si tuat
pa psherentim, e proteste
--Nese zemren,dhe mendjen i detyron te sherbejne
edhe kur mendon se i ke humbur
dhe ende i mban tok!!
dhe vetvetes i thua Qendro!!
--Nese mund te bisedosh me turmen
e te ruash Virtytin
te lartesohesh nder mbreter
e te te mos humbas modestija
--Nese armiqte ,as miqte
nuk mendon te te lendojne
e te gjithe llogarisin ne Ty
e asnjehere ,nuk e teprojne!
--nese,nuk e humb nndjenjen
ne kohe dhe hapsire!!
--e jotja do te jete , bota me begatin qe ka !!
-----------Njeri ,do te jesh pra!!!!!

Radjan Kiplingu

(uroi qe qdo njeri te kete lexuar kete poezi se paku nje here ne jete te tij!!!)[/quote]

JAdor

mos i prish gjerat e bukura nga pakujdesia. Kipling nuk do ta njihte poezine e vete keshtu te tille siq na e ke sjellė ti.

jadore 12-12-05 23:16

[quote=Ditirambe][quote=jador]--NESE---

-Nese mund te ruash gjakftoftesine
kur te gjithe ,rreth teje e humbin
dhe ne Ju dyshoje
--Nese mund te ruash vetebesimin
kur te gjithe rreth teje e humbin
dhe ne ju nuk besoin
dhe perfitojne nga dyshimet
--Nese mund, te pritni pa u lodhur, nga pritja
ose jeni i genjyer ,e nuk beheni genjeshtar
ose jeni i urryer ,dhe nuk ndiheni i tille
dhe ende te mos dukeni
shume i mire, dhe as i ditur!!
--Nese mund te endrrosh ..
e enderra te mos behet udherrefyes
--Nese mund te meditosh
e te mos behesh i humbur
--Nese mund te pranosh fitoren, si humbjet
e te dyja ti cmosh ,si te pa ndara
--Nese mund te degjosh te verteten tuaj
kur shtremberohet nga te tjeret
per te knaqur shume budallenje
e ti te mos thuash asgje!!
te ruash dinjitetin, dhe te fillosh
ngritjen tende prej hiqit
--Nese mund te kthesh fitoren ,pas humjes
e te dy mashtrimet i pranon si tuat
pa psherentim, e proteste
--Nese zemren,dhe mendjen i detyron te sherbejne
edhe kur mendon se i ke humbur
dhe ende i mban tok!!
dhe vetvetes i thua Qendro!!
--Nese mund te bisedosh me turmen
e te ruash Virtytin
te lartesohesh nder mbreter
e te te mos humbas modestija
--Nese armiqte ,as miqte
nuk mendon te te lendojne
e te gjithe llogarisin ne Ty
e asnjehere ,nuk e teprojne!--nese,nuk e humb nndjenjen
ne kohe dhe hapsire!!
--e jotja do te jete , bota me begatin qe ka !!
-----------Njeri ,do te jesh pra!!!!!

Radjan Kiplingu

(uroi qe qdo njeri te kete lexuar kete poezi se paku nje here ne jete te tij!!!)[/quote]

JAdor

mos i prish gjerat e bukura nga pakujdesia. Kipling nuk do ta njihte poezine e vete keshtu te tille siq na e ke sjellė ti.[/quote]


_-Do te ju isha mirenjohese nese" ekspozoni"origjinalin e kesaj poezije!!

p,s --une keshtu e gjeta te perkthyer, keshtu e lexova, keshtu e "transmetova" tek Ju !!!!!!!
(per konkludime te metutjeshme -drejtohuni tek perkthyesi pergjegjes!!)

e_martumja 12-02-06 18:21

Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė
qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si njė flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash nė vend tė ajrit thithim mall
dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda
fshehėm lotėt.
-Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė;
-Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili;
Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė
se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli
vetė prej lėkurės sonė.
Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur
lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirė
sa ua paēa zili!



Alban Bala


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:21.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.