POEZI NGA GURI SYLAJ
MOJ DRENICE ME XHAMADAN
MOJ DRENICE ME XHAMADAN THURE ME PLUMBA E ME GAJTAN XHAMADANTE KUQ-ME GJAK NJE FLAMUR PER CDO OXHAK NJE FLAMUR PER DADEN SHOTE NJE FLAMUR -AZEM GALICES EDHE NJE PER ADEM JASHARIN DERE ME DERE NE KULLA TE DRENICES: NJE FLAMUR PER MOTREN XHEVE EDHE NJE PER BACEN FEHE KREJT CKA PATEN E FLIJUAN PER NJE SHQIPERI PER NJE ATEDHE MOJ DRENICE KESHTJELLE ME BURRA GJAKU I YT PO SHKON SI GURRA SHKON SI GURRA E BEHET GURI NGA KY GJAK MERR NGJYRE FLAMURI. |
Postuar: Mon Mar 21, 2005 8:55 pm Titulli i mesazhit:
Poezi nga guri sylaj -------------------------------------------------------------------------------- Mes per mes i rash Europes s'lash qytet per pa e pa por sikur Prizrenin tim jo, jo Europa nuk ka Sgjeta Shkoder as Prishtine as Tetove e as Tirane s'gjeta Struge as Gjirokaster jo nuk gjeta tjeter nane s'gjeta preher te mi ngrohe brinjet as nje sofer buke me u ngi s'gjeta krah me me marre nene sqetull pervec Nenes Shqiperi nje shqiponje m'i fali krahet e me dha nje amanet fale te qofshin pergjithemone po s'ndejte ne gurbete kthehu tek Nenelokja kthehu tek kulle e vjeter kote kerkon se si Shqiperine ti s'do te gjesh vend tjeter |
Postuar: Wed Mar 23, 2005 8:41 pm Titulli i mesazhit:
Poezi nga guri sylaj -------------------------------------------------------------------------------- KOHE PAFTYRESISH MIKU IM I VJETER PO TE SHKRUAJ NJE LETER- DHE PO TE THEM; MOS U MUNDO KOT NUK E GJEN DOT; SE A ME SHUM TE DESHTA KUR TE PUTHENJA APO KUR PO TE SHAJE- SOT: KOHE QENEQESH ESHTE KJO MIKU IM PER NJE KOCKE A NJE SAHAN GJELLE UNE EDHE TE PUTHE EDHE TE SHAJ NE FYTYREN TIME MOS KERKO SHENJA PENDIMI UNE NUK KAM NDERGJEGJE QE TE ME VRAJ. KOHE INTERESI I THONE PER HIQ GJE BEHEMI SHOKE POR KUJDESE MIKU IM- MUND TE MBETESH PA FYTYRE; JO MORE SE FYTYRE NUK KE AS TI; POR MUND TE MBETEMI PA ATEDHE MUND TE MBETEMI PA KOKE. |
[size=6][color=darkblue]GURI SYLAJ
Anėtarėsuar: 21 Mar 2005 Mesazhe: 12 Vendodhja: Gjermani Postuar: Sat Mar 26, 2005 8:47 pm Titulli i mesazhit: poezi nga guri sylaj -------------------------------------------------------------------------------- nje cope te flamurit te shkyem bema harren per kmishe, s'eshte me zi se me e pa duke e puthe e duke u perbe ne te turli rezili kur po e shoh vend epa vend s'po e di a eshte flamuri i Skenderbeut apo kete flamur na e ka fale kopili. nje cope te flamurit te shkyem bema cope qefini t'a keme me vete edhe matan Ures se Siratit. ose me mire t'i bajm bashke keta harrna e per ball te luftes e ball te oxhakut t'a kemi nje flamur po nuk e beme kete Zoti n'a befte gure. _________________ Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret t'i njohin, ata, duhet t'a njohin realisht-veteveten. [/color][/size] |
[size=6][color=brown]GURI SYLAJ
Anėtarėsuar: 21 Mar 2005 Mesazhe: 11 Vendodhja: Gjermani Postuar: Fri Mar 25, 2005 7:06 pm Titulli i mesazhit: Poezi nga Guri Sylaj -------------------------------------------------------------------------------- Neper rrudhat tua te mbushura me shekuj fluturimi im ndalet- pushon pergedhel plaget tua kurr te mbyllura marr force e nisem tutje, Ti e zemra ime jeni bashk. Rrugetoj neper cerdhet e shtrigave une sokoli yt- per TY asnjehere i lodhur asnjehere i merakosur per veteveten dhe asnjehere i penduar. Rrudhat tua e te miat te bera bashk- per nje fytyre te re per nje te neserme plot jete Ti me te e une ne ty pushimin do t'a kem te qete. Guri Sylaj _________________ Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret t'i njohin, ata, duhet t'a njohin realisht-veteveten. [/color][/size] |
Zt.Guri Sylaj te gjitha poezit tuaja i kame bashkuar ne nje permbledhje dhe do te ishte mire qe kete praktike te vazhdoni ne kete permbledhje .
me nderime Naki |
Zt: nAki ju falemnderit per mundin dhe per keshillen e dhene.
Une jam nje antare i ri dhe gjithesesi kam nevoj per keshilla dhe sidomos kur vijne nga Ju moderatoret e kesaj teme. Do te mundohem qe te respektoj rregullin qe eshte shume me ven. Pershendetje te sinqerta Juve dhe Murgeshes Me nderime Guri SYLAJ |
POEZI NGA GURI SYLAJ
Haperoj mbi krahet e kohes
ngritje e renje deri ne pa mbarim harlisem ne mes lindjes e vdekjes qe nga fillimi deri ne amshim Ditet e netet nderrohen me shpesh se stinet ne mot here grindem me vetevten here me te tjeret dhe von e kuptoj se e kam bere kot Lakohem si plepi ne breg te lumit ne mes epshit e nderit-ne fjale rrumbullaksohem brenda vargut tim hyrja ishte e lehte por veshtire me dal Puthem e shperputhem me veteveten behem duq per te hy ne varg te behem krah me te tjeret por ata me kan ike paksa larg Lazdrohem si femij pa prind lozonjar vetem deri ne VIJE matane eshte Nena qe kurr nuk me mori ne preher as kurr-kurr nuk me dha gji As zgjuet as ne gjum enderroj zjarrin e nje dashurije te re cdo lindje e diellit linde shpresen se e sotmja do te jete per ne. Guri Sylaj |
poezi nga Guri Sylaj
DASHURIN PER TY
E VENDOSA NE PREHERIN KURR TE PERGEDHELUR: E SHTRENGOVA ME MASE T'A BEJE TAMAM PER ZEMER: Guri sylaj |
Poezi nga Guri Sylaj
MALLI I GURBETQARIT
XXXX XXXX XXXX XXXX Me ka marr malli te ulem ne sofer nje buke misri cope me e nda ne njerin krah te kem pran motren ne tjetrin krah pran t'kam nje vlla. Me ka marr malli te ulem ne sofer ku per rreth e kam tere fisin pran t'a kem Nene shamizezen e ne balle te sofres te shoh ule Plisin. XXXX XXXX Nga nje punim me i gjate |
Poezi nga Guri Sylaj
AZEM GALICES
Me nje maliher mbi supe e nje kobure ne brez bridhete fshatrave te Drenices neper kuvende krajlash e gazeta te Europes emri i Azem Galices. Sa hije te kishte ne krah gjerdani sa nder te bente fisi sa hije te kish i kuq mitani edhe me hije i bardhe plisi. Sapare per koken tende u dhan sa pushket ne gjokes t'u drejtun sa nenat djal te than sa buken per Ty e gatun. Sa fjalet per Ty fliten sa trimat ne Ty betohen sa lulet mbi varrin tende sillen sa kenget per Ty kendohen. |
Poezi nga Guri Sylaj
( Ne ved te kurores pak vargje )
KUR VJEN MARSI E SHKRIHET BORA NE MES TE IBRIT TRI LULE DALIN SI THANE ERA AS SI THENE VALA BUKURINE KOSOVE T'A FALIN. G.Sylaj |
Poezi (humoristike) nga Guri Sylaj
Cka po thot mileti
C'u prish muhabeti ne ate salle parlamenti Eshte bere parlamenti si pazar katundi as s'i dihet koka e as si dihet fundi. Politika e jone si pela pa zot kush s'i qet me hanger a shpinen gjithe plot. Eshte bere parlamenti si parade per mode perralla partiake ne dash n'kafe ne dash n'ode. Flasin e perflasin zonjat e qytetit se kush eshte me i hieshem ne ate salle te parlamentit. Deputetet tone te gjithe si dylbera mos i prek kah xhepat se s'rrihet nga "era": Ne parlamentin tone sikur ne pazar te grave njeri thot pse me kqyre tjetri thot pse me shave ...... .... .... Jane bere drith e miell mileti s'po i han por me ba me gisht kurrkuj s'po ia mban. |
POEZI NGA GURI SYLAJ
K O S O VE
Ne plumba ne plage ne vrasje Ne furtune ne tmerr ne perplasje. E PUTHURA Eputha dhe u nisa rruge mori edhe loti Rrugetonim bashk. Kaluam shume vende edhe shum kohe u be, ne vend te loteve m'u thane buzet. Guri sylaj |
Poezi nga Guri Sylaj
Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku ne ball te luftes komandanti trimi Sali Ceku. Sali Ceku paska thene pasha Diell e pasha Hene pasha Shqipen ne Flamur nuk e le pa i hjeke keta gure. S'duroj gure ne troje te mija amanet e kam nga te paret s'duroj ndarje as s'duroj mure s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret. Bini djeme pas meje armikut ne llogore keta gure qe na i vune per ndarje t'ua bejme gure per vorre. Kerset pushka ne koshare si me u shemb orteku ne balle te luftes komandanti trimi Sal Ceku. Nje plumb i mallkuar e ka marr ne ball bini djem dushmanit nuk vdes une jam gjalle. Ka dal Zana e Malit tek koka i qendron i merr nje grusht rreze Diellit ballin ia rrezon, i merr nje gjethe Lisit plagen ia mbulon, e merr nje grusht dhe Kosove te buzet ia ofron. Nga gjoksi i trimit e merr nje grusht trimeri qe t'a hedhe permbi Kosove si fare pere liri. Amanet Kosoven deri ne clirim ishte fjala e fundit e Komandantit Trim. Kerset pushka ne Koshare si me u shemb orteku ne ball te luftes ra deshmor Komandant Sali Ceku. Ne shenje rrespekti dhe kujtimi ne gjashte vjetorin e renjes. Guri Sylaj |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:55. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.