Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Moda & Estetika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=140)
-   -   Pėrgatisni lėkurėn pėr mėngė tė shkurtra... (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27212)

Jana 18-05-09 14:24

Pėrgatisni lėkurėn pėr mėngė tė shkurtra...
 
[B]Muajt e tė ftohtit, ngrirjes, hapėsirave tė ngrohura dhe anashkalimi i trupit shkaku i shumė rrobave e kryen fazėn e tyre. Tė ballafaquar me ditė tė ngrohta dhe hedhjen e shtresave tė trasha tė rrobave, jemi nėn presionin e shtuar qė sa mė shpejtė tė kthehemi nė forum. E para nė cak ėshtė lėkura juaj.

Pastrimi

Pas periudhės sė ftohėt qė lėkurėn tuaj e bėri tė thatė dhe tė ndjeshme, do tė ishte mirė qė njė kohė t’iu ikni metodave agresive dhe mjeteve pėr pastrim. Ikni mjeteve me bazė alkooli qė mund tė thajė vajrat mbrojtėse natyrale nė lėkurė. Mė mirė pėrdorni qumėsht apo ndonjė shkumė pėr pastrim.

Piling

Me piling do tė hiqni qafe lėkurėn e vdekur qė u grumbullua gjatė muajve tė ftohėt tė dimrit. Piling ėshtė mirė tė pėrdorni deri nė 2 herė nė javė. Kėshtu qelizave tė reja tė lėkurės do t’iu jepni rastin tė marrin frymė dhe tė tregohen nė dritėn e duhur- tė reja, tė dhe shėndetshme dhe tė hidratizuara, gjithsesi zgjidhni ndonjė piling tė butė pėr tė mos grithur shumė fytyrėn dhe ta bėni mė tė thatė.

Hidratimi

Era, hapėsirat e ngrohta dhe tė ftohtit lėkurėn tuaj e kanė bėrė tė dehidruar, tė thatė dhe tė ashpėr. Andaj lėkurės i nevojitet lagėshtia e nevojshme. Vetėm kėshtu lėkura juaj do tė shkėlqejė pėrsėri.

SPA tretmanėt

Shpėrblejeni lėkurėn tuaj me ndonjė tretman tė posaēėm. Verifikoni ofertat nė sallonet e kozmetikės por nėse jeni pėr punė shtėpie edhe vetė mund tė krijoni ‘spa oazėn’. Vendosni ndonjė piling apo maskė nė fytyrė. Mund t’i pėrgatisni edhe vetė; pėr hidratim tė lėkurės pėrzieni tė kuqėt e vezės dhe vendoseni nė fytyrė, lejeni 10 minuta tė veprojė dhe shpėrlajeni. Pas tretmanit lėkura do t’iu zbutet. Ky ėshtė vetėm njė prej shumė tretmanėve qė mund t’i pėrdorni.

Vitaminat

Vitaminat B, C dhe E si dhe zinku dhe magnezi janė anti-oksidantė tė cilėt do t’i japin lėkurės energji dhe fuqinė e humbur gjatė muajve tė ftohėt. Shtoni konsumimin e tyre pėr tė zėnė atė qė keni humbur.

Ushtrimet

Ndoshta gjatė dimrit e keni anashkaluar regjimin e ushtrimeve: tash ėshtė koha qė pėrsėri tė hidheni nė aksion. Pėrveē qė kėndell trupin dhe forcon muskujt, ushtrimet stimulojnė qarkullimin e gjakut gjė qė do t’i jap lėkurės suaj shkėlqim. Lodhja e shėndetshme do t’iu mundėsojė gjumė mė tė mirė e kjo do tė mundėsojė regjenerim mė tė mirė tė lėkurės.

Prodhimet kozmetike

Ėshtė koha pėr ndryshim tė kozmetikės. Kremat qė i keni pėrdorur gjatė muajve tė dimrit nuk iu pėrgjigjen nevojės sė lėkurės suaj nė ditėt e ngrohta. Tash kremat duhet tė jenė mė tė buta, por hidratimi le tė jetė tutje detyra kryesore. Ndonėse dielli ende nuk ėshtė i fortė si gjatė verės, ėshtė mirė nėse edhe tash kremi pėrmban faktorė mbrojtės.

Uji

Tretmani mė i thjeshtė, mė i lirė dhe mė i efektshėm pėr lėkurėn tuaj ėshtė pirja e ujit. Pėrpiquni qė gjatė tėrė ditės tė pini mjaft ujė pėr tė parandaluar dehidrimin e lėkurės dhe tė nxisni hidratimin e saj tė brendshėm.[/B]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:56.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.