Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

Psikologu 08-04-05 05:23

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
[color=darkred][b]Te nderuar :[/b][/color]


[color=black][b]E hapi ketė temė ku ndoshta mundemi te flasim sikur dikur neper oda burrash sepse aty ka qenė dija nderi dhe burrnija e shqiptaris.

Ju kisha lutur qe mundesishte ti permbahemi temes e te mos kalojm ne tema tjera, nese ka mundesi.

Tė gjithė janė te mirė se ardhur pa dallim gjinije.

Ramadan Shabani , plak i meqem ka thanė:

Oda te vesh dhe te zhvesh,te ftofė e te nxenė , andej ata qe hynė nė odė burrash le ti lan hujet ne oborrė.

Por pleqnija ka dalė prej grave -thojshin burrat.

Nderime.[/b][/color]

Krokodilli 09-04-05 11:06

Gjyshi jem rahmetlia thojke:,
''aj qe fol shum rrall, fol me ven,,,, tjert flasin pa nal, po kurr sja qellojn''

--
Adem Baba rahmetlia:plak i ni katunit te Drenices:

''ne ode te burrav po su ule kamkryq sje per bised po per rrena e hajni''

Psikologu 09-04-05 16:08

[color=darkred][b]Qka te ja bejsh dikuj ta benė dikush ty.[/b][/color]

[color=blue][b]Lejleku dhe dhelpra kishin lidhė njė shoqeri te mirė
Njė ditė lejleku e thirri ne darke dhelpren.
Kur shkoj dhelpera per darke , lejleku e kishte vendos ushqimin ne njė shishe te lartė dhe i tha dhelpres:
-Urhero , mirė se ke ardhur.
Dhelpra u mundue te haj nga shishja por aspak nuk mundi aspak dhe mbeti e uritur.
Lejleku e ngrani ushqimin dhe u ngop mirė.
Nuk shkoj kohė e gajtė dhe dhelpra e thirri lejlekun per darkė.
Ajo e kishte vendos ushqimin ne njė tepsi dhe i tha lejlekut.
-Urdhero , mirė se ke ardhur, por lejleku , shkaku i sqepit te gjatė nuk mundi te haj , tentoj dhe tentoj por kot,dhe me ne fund tha tha:

Po ti e din qe une nuk mundem te ha keshtu, pse se ki qit ushqimin tjeterkund tha ai???!!!

Po edhe une mendova te jejten gjė kur isha per darke te ti , se pse ti se ke qit tjeter kund po mbeta e uritur, e tash argat per te kthyer.

Dhe nga ajo ditė e prishen miqasin.[/b][/color]

Odise 11-04-05 23:40

u kofte mire

e paski ba tim duhani, he Tomorri i ka fajet, se po e pijka duhanin e forte:)
hape dritaren bre pak


niset njani per pazar dhe tu shku ka gjysa e udhes e pshtjell ni cigare dhe nxori shkrepsen m'i kall, po frynte nje ere e forte dhe ky burri ia ktheu shpinden frymes, eres se nuk mujke m'i kallė cigaren. E pazari ne dejtim kah fryne era, e ky u kthye kah veri apet dhe po ece e po ece dhe mbas do kohe mberrini apet ne shpi te vet.

A po rrime ma, a u qumė. Burra t'mire ishin konė qata qe u qunė.

Odise 14-04-05 07:32

jo keto s'jan fjale odash shqiptare, po fjale divanhanje - para ode e mbas fjaleve te burrave :)

I shkojne njonit do mysafirė dhe iu qet perpeq. Po gjithmone e hajshin perpeqin me buke. Mysafiret e lane buken e po hane vetem perpeq. I zoti i shpise po i thote djalit te vet Mujes: O Mujė - me buke! - disa here (me iau shtie ne mendje mysafireve ta hane perpeqin me buke se nuk iu del) dhe kur mbas pak Muja ia priti babes se vet: O babe, me buke e pa buke se shkoi perpeqi!


***


i kish ble njoni nji pale kepuce te reja, por i bijshin ngusht dhe ia kishin vra kamben edhe shkon me pa, ne te pame, per ngushllime. Tue prite ne rend, ky burri po mendon vetem per kepucet e ngushta e po ban vetmeveti: ngusht, ngusht... dhe kur i erdh rendi me e ngushllua te zotin e dekes, ne vend t'i shprehu ngushllime, i tha - ngusht bre burre. I zoti i dekes, ia priti: ngusht ti me kepuce te ngushta! - (se e shihke tue u valavite me kambet e veta).

Odise 14-04-05 07:41

E thirri baba djalin me i dhane nasihat (me e mesua dicka) edhe po i fole e po i fole nja nji gjyse ore. Djali po e veshtron qenin nen hambar gjate gjith kohes, qe i folke baba. Kur e mbaroi fjalen baba, e pyeti djalin: a more vesh djali jem, a nxune najsend? Po, i tha djali: prej se je kah fole ti babe, qeni i nxuni dhe i hanger 13 miza, ia ngjeha rend!

Murgesha 14-04-05 23:28

[color=blue][b]Tomori dhe Lailoli ju hjeka shkrimet e juaja se ja kishin humbė qėllimit tė kėsaj teme tė inicuar nga Psikologu.
Mbetem me shpresė se do tė hasi nė mirėkuptim.[/b][/color]

Psikologu 18-04-05 17:12

[color=darkred][b]Pershendetje te gjithve dhe nderime.[/b][/color]

[color=black][b]Falenderoj te gjithė ata qe shkruan dhe do te shkruajn ne oden tonė shqiptare, ne fakt isha pak i nxenė dhe ju kerkoj falje per mos pranin time ne ketė temė.

Njehere kishte kerkuar njeri qe te takohej me sherrin e femres dhe i tha ta atit te vetė:

-O babė , dua ta njoh sherrin e femres , se me kan thenė se ai eshtė i fortė.
-Le ore bir i tha i ati - rri ne shtepi e mos shko me largė sepse pleqnia ka dalur prej femrave dhe jo prej mashkujve , mirpo ai i gjori nuk e ndegjoj te atin dhe vajti ne kerkes te sherrit te femrave.

Duke kaluar disa fshatra e pa nje grua e cila nxirrte ujė nga bunari.
Iu afrua me ngadale dhe e pyeti:
-Me fal , a benė te me tregosh se ku mund ta takoj sherrin e femrave , tek cila grua-tha ai.

Gruaja vetem qeshi dhe tha:- Po qte duhet ty sherri i gruas , shko rruges tende dhe nese do ujė ja te jap.
Jo -tha ai, vetem me trego se me cilen grua te ndeshem dhe ta vertetoj se kush eshtė me i fortė , trimeria ime apo sherri i gruas.

Kukuuuuuuuu-bertiti gruja.

Burrat qe po punonin afer ares vrapuan me shati , e kosa ne dorė dhe i thanė.

Qka u ba bre , qka u ba???!!! dhe i drejtuan te gjithė veglat e punes kah ky burri.

Asgjė - tha gruaja , vetem i mbeti uji ne fyt kah po pinte dhe mendova mos po pelset me ujė ne fytė.

Burrat u larguan dhe shkuan te punojn prapė.

O zotri-i tha gruja , a e takove sherrin e gruas , po sikur te ju thoja burrave qe me ke prek me dorė, do te benin copė e grime, pra shko nga ke ardhur e mos kerko sherr te gruas , sepse nga gruja kan dalur fjalet e pleqnia e burrave, shko pra tash.

Ai u kthye me kokė ulur nga kishte ardhur.[/b][/color]

GURI SYLAJ 22-04-05 22:24

nga guri sylaj
 
Ekishin pas vet nje plak nje here se pse pleqnine duhet me e ba me njezetekater pleq, eshte ndonje rregull apo eshte vetem nderim i fiseve .
Plaku pergjigjet , kjo e dyta edhe mundet me qene por pleqnine e bajn tre pleq e ata jan:
Nje plak i menqur qe din me e tjerre holle pleqnine,
Nje qe e ka kullen dhe pasunin e forte dhe shtron darka e dreka per islihatin ,
dhe nje trim qe gjithmone e mban koburen ne brez dhe mbas cdo pajtimi hyn dorzan.
Dhe si per hajgare plaku vazhdoj;
Sot kete pune e kryejn politika e menqur, ekonomija e forte dhe ushtreija ,pasha mixhen , nese doni me pas shtet.

Psikologu 25-04-05 03:15

[b]

Agese i kishte vdekur njė djalė , dhe shkoj edhe njė i varfun ne te pame per ta ngushlluar Agen.
- A po merzitesh o Agė- i tha Mark Sneri -Ages.
-Qe besa po -ja ktheu Aga.
-Mos u merzit se kugja nuk eshtė kjo punė-i tha Marku!!!
Keto fjalė e preken Agen pa masė dhe i mbeti hatri.
Mirpo pas disa vitesh edhe Markut i vdiq djali dhe Aga tash kishte momentin te hakmerrej ne fjalė.
I hypi atit Aga dhe shkoj ne te pame.
-Apo mersitesh o Mark -i tha Aga??
-Qe besa po - iu pergjegj Marku.
-Mos u merzit se nuk eshtė asgjė kjo punė-i tha Aga.
Marku e shikoj Agen dhe iu pergjegj:
-O Agė , kur te ka vdekur djali , ti ke pas vetem njė vdekje , ndersa une i kam dy.
-Pse , e pyeti Aga??!!!
Sepse kur te ka vdekur ty djali , ke pasur , konakun , sheqerin , kafen e qka te eshtė dashtė , e kjo quhet njė vdekje, ndersa une as per ato se kam takatin , e kjo quhet dy vdekje.
Aga vetem uli koken dhe pa ba fjalė doli nga aty.[/b][color=black][/color]

experti_lu 26-04-05 03:39

[b][color=black]kur te thot dikush ne ode te burrave,FOL diqka,mos thuj valla s,po di.se kujtojne se je budalle.
-por thuj s,po du me fole.


[/color][/b]

Reana 26-04-05 03:42

[b]Po mos me fole i urti, nuk dallohet prej te marrit :wink: [/b]

experti_lu 26-04-05 03:47

[b][color=black] RAMADAN SHABANI i kjeves ka qen burr i menqur,dhe pleqnar.

ish kan ramadan shabani ne nje ode te burrave,
por aty ish kan edhe vllavi ti asllani.
dhe sallani(vllavi ramadanit) jo bash i menqur,kish pas fol shume.
veq kish pas fole qysh ka rreh njerez,tu paraqit trim i madh.
dkur i thon burret RAMADANIT.
-oh ramadan shabani e paske vllavin trim te madh,paska rreh shume njerez!! po ti ramadan a ki rreh naj njeri?
-ramadani tha:
po une e kam rreh ni her ni magjup.
-qysh ramdan me rreh magjupin ti burr plqnar?
-ehhh more burra s,pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet ASLLANIN,tha ramadan shabani.[/color][/b]

Odise 27-04-05 07:22

Njani mbante ne krye nji plis te ēkyer tan shenja-shenja dhe nji mik i tij nji dite e dveti: Pse bre burre po e mbane kete plish te ēkyer kshtu, a hiē nuk kij bile me ble nji plis a?
- Paj kam m'i ble, po ket e mbaj per shėj, se ky plis kallxon diēka!
- Po pse tu ka ēkyer plisi kaq shume bre? - Ia priti miku.
- Tue fole drejte, mu ka ēkye plisi. sa here fola drejte, me rrehen shtage krese e ma ēkyen plisin.

***

- Pse tu ka ēkyer plisi?
- Tue fole drejte!

GURI SYLAJ 27-04-05 19:18

Nga Guri Sylaj
 
NJANI E KISH PAS NJE DJAL TE MBRAPSHT DHE NUK LENTE TE ZEZE PA BA NEPER KATUND:

NISEN NJEREZIT E PO I VIN TE DERA E PO I THON:
O FILAN DJALI I YT M'A BERI KETE E KETE TE KEQE E PLAKU TUJ MOS PAS CKA ME I BA FILLOJ E PER QDO TE KEQE TE DJALIT E NGULKE NGA NJE BASKI NE DERE TE KULLES.
KUR U MBUSH DERA PLOT GOZHDA , PLAKU E THIRRI TE BIRIN E PO E BENE DERT KETE PUNE: TANI DJALI ISHTE RRITE PAK DHE E SHIHTE SE ATO PUNE NUK JAN TE MIRA DHE VENDOSI ME U PERMISU. NDIGJO KETU I THA BABES PREJ SOT, T'A JAP BESEN NJEREZIT KAN ME ARDHE ME TE FALENDERU PER TE MIRAT QE DO T'I BEJE TASH E TUTJE. DHE VERTET ASHTU EDHE NDODHI DHE PLAKU PER CDO FALENDERIM E HIQTE NGA NJE GOZHDE NGA DERA E KULLES. KUR U HOQEN TE GJITHA DJALI ERDHI E PO LAVDROHET PARA TE ATIT PER KETO VEPRA . PLAKU IA KTHEJ ;PO MORE BIR GOZHDAT U HOQEN PO KAN MBET BIRAT E ATO , PASHA BABEN; NUK MBYLLEN BASH KOLLAJ.
hajt mire mbeteshi

GURI SYLAJ 27-04-05 19:21

nga guri sylaj
 
Aka me te menqur se ju qe ndani pleqni, e kishin pas bvet nje plak.
Po tha plaku. Me i menqur se na eshte ai qe nuk vjen para nesh me ia pleqnu punet, por punet e veta i pleqnon vet.
Guri sylaj

GURI SYLAJ 27-04-05 19:24

nga guri sylaj
 
Kush e prish oden e kishin pas pyt nje plak te menqur.
Plaku tha: Oden e prishin dy vet ; nje qe nuk din me fole e flet dhe nje qe din me fole e nuk flet.

Guri Sylaj

Odise 28-04-05 06:09

Dy pleq po bisedojne:
- E kam nji djale 't'menēem', qe mbasi te bahet puna e din.
- Besa une e kam edhe ma te 'menēem', se bahet puna e nuk e din.
- Po, sa djem i ki? - Ia priti ky tjetri.
- Pese - ia ktheu i pari.
- A i ki me voe te pules, a te shotes?
- Ēka po thue bre bure?
- N'i paē me voe te pul's, t'rrine ngat kah shpija, e n'i paē me voe t'shot's - si t'rriten shkllum e n'uje, tretin.

Medet per at vend, ku mbetet baba ma i menēem se djali! (po thom u).

(Per Pavaresine e Kosoves, e kam fjalen)

***

GURI SYLAJ 28-04-05 15:18

Nga guri sylaj
 
Djali po mendon se u ba me i menqur se baba e po ithot:

HAJDE BABE T'I KALLXOJ MEXHAT E ARAVE KAH I KENA.
TYBE MIRE E KI JA PRITI AI SE KAM HARRUE KAH KAM LAVRUE QE PESEDHJETE VJET.

Odise 28-04-05 20:58

KUR A KANE BABA GJALLE, JANE KANE BASHK KATER VILAJETET SHQIPTARE: SHKUPI, SHKODRA, MANASTIRI E JANINA, QE I KANE THANE - SHQIPNI - e sot ne Kosove duhet me hy me viza edhe shqiptaret. Shqiptaret u gezuan kur u ba nje cope shqipni 1912-en, e po gezohen edhe kur po bahet nje cope kosove (jo 2005, jo 2010-ten) edhe kjo me deregje tu ia pi gjakun e derdhun, e tue iau ba mendjen e gjakun hirrė.

Baba i ka dijte megjat, Guri i Shpuem, Tivar e Preveze, e sot i biri knaqet edhe me i cope kosove edhe aty me kshtjella shkijsh, pavaresi pa sovranitet! Luje biri i bab's luje, luje mace kryet e bullit!

Fetah cka fitove...faqen e zeze e 'i pare pishtole!

GURI SYLAJ 29-04-05 15:18

Nga Guri Sylaj
 
Ne nje kuvend te burrave shtrohet pyetja se pse fiomijte ne shumicen e rasteve bajn be pash nanen e basa edhe te rriturit kur kan dhimte thone ofa nane . Kish pergjegj te shumta une po isjelle vetem dy

1. Femija eshte i sigurt njeqind perqind ken e ka nene
2 Femja jet jetim kur t'i vdse nana e jo baba .

Por si po shihet neve na kan gjete ter dyjat.

Odise 05-05-05 08:50

Njani i kish pase tre djem dhe don me i provue, a jane fara e tij. E thirre djalin e madh ne kulle edhe i thot:
- Po m'dhemb kryet shume e tingllomi dy shuplaka te nxehta, se ndoshta me pushon dhimta e krese! - Djali i tha i skuqur babes: Jo babe une nuk muj me t'ra shuplake ty! Atehere baba nxori koburen e ia ktheu djalit:
- Ose bjem shuplaka, ose te vras! E kur e pa djali se baba ish idhnu teper, iu afrue e t'ia krisi dy shuplaka flakqe babes. Baba u qetsue edhe i tha hajt tash, se nuk kam ma dhimbje kreje. Djali doli nga kulla.
Baba e thirri djalin e dyte dhe e detyroi poashtu sikur te madhin. Edhe ky kur e pa se po don me e vra baba, t'ia krisi dy shuplaka flaqe edhe ma te nxehta babes. Edhe ky doli jasht edhe baba e thirri djalin e trete edhe e detyroi si dy tjeret, por ai assesi nuk pranonte t'i bie babes shuplake. Baba u idhnue aq teper sa qe gati ia shkrepi koburen ne balle djalit. Kur e pau djali se vertet, baba po don me e vra, t'ia ngjiti kemishes se vet dhe e shkeu edhe ia ktheu gjoksin e ballin babes se vet edhe i tha:
- Babe, qe ku jam, vramė se kurre ty nuk te bie shuplake! - Kur e pa baba se djali assesi nuk po pranon, e leshoi koburen poshte dhe me lot per faqe, e rroku djalin dhe e puthi ne balle. Posa djali doli nga kulla, plaku e thirri gruan e tij (nanen e djemve) edhe t'ia rrasi koburen ne goje edhe i briti:
- I kujt asht djali i madh? Ose kallxom ose t'vrava! - Plaka, kur e kapi zori, i kallxoi, se babe ai e ka filan fistekun. Po djali i dyte i kujt asht? Plaka poashtu i kallxoi drejte se ai asht i filan fistekut tjeter.
- Po djali i trete, i kujt asht, kallxom se t'vrava! - Atehere plaka e shkeu kemishen e vet dhe ia hapi gjoksin edhe i tha:
- Me te drejte te zotit asht i yti e i askujt tjeter! Edhe plaku e mori vesh se kush asht, e kush nuk asht fara e tij! Thohet se ai plak i vrau dy djemte e vet te medhajt edhe i thirri baballaret e tyre dhe i detyroi t'i varrosin djemt e tyne! Kurse derisa vdiq, jetoi me djalin e trete.

***
Femija yt kurre nuk ta kthen fjalen, as nuk te ofendon, as nuk te bie as me fjale as shuplake, sepse asht gjaku yt. Femiu yt, kurre nuk te ndane e te vdesesh ne vetmi edhe nuk te dergon ne shtepi pleqesh. Femijet e vertete, nuk i lane prindet me hjeke keq, po prindet e mire, besnike, vdesin ne prehen te t'bijve te tyre dhe bijte iu dalin hakut (anipse, kurre nuk mund te dalim hakut te prindve)! Kur perzihet fara, mbine keq ara! Dikush po iu merr lakmi atyre, qe nuk e njohin faren as fisin e tyre! Se kjo, mos me mbete askund nji figure kombetare jona e paperlyeme, e pa ofendueme botnisht, nuk ngjane ne kombet e verteta! Si me pase dale rodi e sojit! I parodi ban gjithcka te lige! Anmiku ka planifikue moti!
Bijte e huaj, nuk ia dijne vleften as gjakut, as luftes, as lirise!

Kur pat ndodhe, qe nji djale e pat vra baben e vet, shkuam ne te Pame edhe oda nisi me u perzie fort me fjale: qysh djali me e vra baben e vet, cka na ka gjete etj. U ēue njani ne kambe edhe iu tha: o nuk e ka vra djali baben e vet, jo! Zoti iu lashte shendosh!

GURI SYLAJ 05-05-05 10:31

NGA GURI SYLAJ
 
PO I ANKOHET BURRI GRUAS SE ,KOJSHIT PO THONE, QE DJALI I TYRE I VOGLI I KA GA RROKTARIT:
GRUAJA IA KTHEU:
EU NJERI EDHE TI KREJT BUDALL JE; FMIJA SHKON E I GAN DAJES SHTAT KATUNE LARG E NUK PO I GAN RROKTARIT QE E KEMI NE SHTEPI.

********** ***************


PO ITHOT DJALI NENES, NENE I KEMI ZAN FEMIJT E KOJSHIVE TUJ MARR KUMLLA NE BAHQE:
NENA PO I THOT; E PSE NUK JAU KAJSHI NANEN E MI BA YLYM PER QYLYM:
DJALI E KQYRI EDHE PO I THOT:
E MORI NANE T'U THAFTE AJO GOJE QE KURR NUK DITE ME NA MESU PER MBARE PO VEQ PER MBRAPSHT E KREJT CKA PO N'A THUE ME JU BA TJEREVE PO N'A GJEN NEVE:

***************** ***************

GURI SYLAJ

Kastri 05-05-05 13:37

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Na kishte qen nje here nje njeri i pasur edhe e kishte pasur vetem nje djale, nje dite na kishte shkue per nje pleqeri ne nje katun te larget edhe i kishte porositur rroktaret e ti qe te ja ruenun djeali se me ba me gjet diqka te mos e presin ne shtepi.
Mirpo pas dy dite djali kishte shkue me luen edhe ishte ra ne nje puse edhe ishte mytur,kur e gjeten rroktaret djalin te vdekur gati u myten edhe vet qka me be tani si me i tregue zotnis se ju ka myte djali ne puse,edhe vendosen me shkue disi e me i tregue ne ate katun ku kishte shkue zotniu sa me shpejt me ardhe e me vorrose djalin ,po kushe me hy e me i tregue se rroktaret bejshin plan ,kur arrite te ai katuni e pane nje plak bari i deleve edhe e pyten se ku gjindet shtepia ku u mbajshine ato pleqni edhe plaku u tregoi ,tani filluen ata te flasin se cili duhet me hy e me i trehue zotniut per djalin plaku po i ndegjon edhe po i pyet se qka ka ndodhe ata i than kuku per ne qka na ka gjete na eshte myte djali i zotnis edhe nuk kemi qare pa hy e me i tregue edhe me hy si me hy ka me na myte te gjithve se vetem ate djale e ka pase ,plaku u tha valla bolle keq qenka puna por qe po hy une e po i tregoi e nese eshte i menqur zotniu juaje nuk ka me ju be denue juve ,e nese jo atehere ikni .
Hyri plaku ne oden e madhe edhe u ule te dera ,pase nje kohe e pa ai zotniu edhe e pyeti plakun ,hajde plak qka e mira te pruni ketu , plaku ju pergjegje o e kame nje problem me nje zotni qe po ja ruej delet ,ja ktheu plaku ,edhe po i tregon plaku se zotnia qe po ja ruen delet para dy viteve ja ka fale nje kingje e tani kingji eshte be dashe i mir edhe po do me ja marre prape a ka te drejt po pyet plaku zotnin me ma marre tani dashin , zotniu mendoi pake edhe i tha o plake po me vjen keq por dashi kurre nuk ka qen i yti zotniu te ka be vetem qefin pake e tani po e kerkon mallin e vet edhe duheshe me u pajtue edhe me ja kthye dashin kjo eshte zgjidhja .
Plaku i tha mir e ke ti zotni ashtu eshte ,por edhe ju ZOTI ju ka marre birin e vete qe ju ka dhene edhe ZOTI ju lashte shndeshe se djalin qe ju ka fale ZPTI prape e ka marre ,ja ku jane rroktaret tuaje te dera por nuk paten guxim te hyne e te tregoin.
Pake e gjate por e vertete se nje gje qe nuk fitohet por falet ajo edhe mirret prap nga ai qe ju ka fale .

Kastri 05-05-05 13:45

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Na ishine nje here tre vellezer edhe dy te mdhejte ishin te martuem kurse i vogli jo ,nje dite ky vellau i vogel po i lute qe te kqyrin diku edhe ati te ja zene nje nuse por ata dy i thane qyre po ti nuk din se qka eshte gruja sherr jo more rri mir je ti ,por gjithmon mase darke ata dy shkonin ne dhima te tyne e ate e lenin vetem ne ode .
Prape keshtu nje dite ky i vogli po i lute keta dy o kqyrni bre edhe mue nje nuse o vllazni ,ata prap me te vjetren ,e keshtu po nja dy tre muj .
Nje nate kur po don me shkue vllaznit te grate ky vellau i vogel e mori pushken e ja u zuni deren e jo tha ,ku po doni valla une i gjalle e ju me shkue ne sherr jo kurr po ketu me mue me fjet ne ode po a ju kame vllazni a jo
qyshe une me i lane vllaznin me shkue ne sherr kurr vallahi.
Te nesermen ata ja dhane besen se kam me ja zenen nje nuse eddhe pa u be nje muje e martune.

Kastri 05-05-05 13:58

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Na ishte nje here nje plake edhe i kishte pase tre djem te martuem ,edhe nje dite plaku po ankohet te djemet se nuk po e kqyrin rejat ,mirpo djemet nuk ja moren plakut fajalet edhe mase nja nje jave prap plaku ju tha djemve o djemet e mi folni me grate e juve se me kane len mase dore hiq nuk po me kqyrin,prape kurgje .
Nje dite plaku i thirri tre djemet edhe ju tha kqyrin vetni secili grate cila prej tyne e fundit e ka fshi oden mos e ka gjet qesen se me ka hupe e djemet u ben dhe ,edhe secili shkoi e pyeti gruen e vete ,se pari i madhi po e pyet gruen mos ja ka pa qesen plakut gruja ju pergjegje qy qe tre muje nuk ka qen me pa bile e le qesen jo more e ky u mburre se gruja e ti nuk e paska marre qesen , i dyti e pyet edhe ai gruen e ti edhe ajo i thote qy qe dy a tre muje nuk ka qen ne ode e le ma me marre qesen
poashtu edhe i treti edhe ati i thote gruja se ka dy muje qe nuk ka qen ne ode me pa plakun e le ma marre qesen .
Edhe te tre djemet te gzushem se grate e tyne nuk ja paskan marre qesen plakut shkuen te baba edhe po e qortoin o babe mos ja rrakat po i thot i madhi kqyr ku e ke lan qesen se gruja jeme qe tre muj nuk ka qen me fshi ode ,edhe i dyti poashtu po i thot babes ja tranue prej se mirave se edhe gruja jame nuk ka qen qe dy tre muj ktu ,edhe i treti i thote o babe mos na i merre grate per goje se edhe gruja ime qe dy muje be me ka be qe nuk ka qen ne ode ,plaku keshi edhe ju tha e sa mir qe ato vete ju paskan tergue kur per here te marame me kane pa , po qe ku e kame qesen por kur ju thojsha nuk po me kqyrin grate e juve ju i shtishite veshte ne leshe e tani une nuk po ju them kurgje vete ato ju kane tregue sa po me kqyrin.

Kodra 05-05-05 16:26

Kastri tė lumtė pėr kėtė Tregim se jam knaq duke qeshur kur e lexova

Kastri 05-05-05 21:19

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Edhe keso biseda jane be ne oda kur ka qen disponimi i mir .
Nje familje e kishte pregatite dasmen,por djali nuk deshiroike te martohet edhe po i thote babes:O babe valla nese nuk mi bjen dy nuse une nuk hy dhenderr veq per nje nuse ose dy ose hiq qka me be me nje,baba i ngrate po e lute djalin hajt bre bir se qe edhe une veq me nanen tane edhe bolle po me del ,jo se jo ose dy ose hiq.
Baba i ngrate ju deshe me ja dhene besen se menjehere po sa te marrin nusen e pare te nesermen ka me que msite edhe me ja zene edhe nje nuse.
Kur erdhi nusja baba e porositi gruen me i thane nuses se po nuk e kryene punene sonte mir edhe ate mos me len me fjet djalin hiq po me ja gerrdite mir ka me pase edhe ortake le te din mir.
Te nesermen ne mengjez u que plaku e po shkon ne shtepi ku rrin robet te gjithe edhe po e shefe djalin ulur ne nje shkame afer oxhakut, por qka me pa kryet nuk po mundet me que nalt ishte lodhe bile nje knues ja qokatke hunden edhe ai nuk mujke as me leviz,plaku po i thote qu djalo po bejme bised ku me shkue me te lype edhe nje nuse se te kame dhene besen: Djali QKA ik more qfar nuse te dyte kjo eshte bolle e mir jo nuk ka nevoje kame be hajgare tha djali ,e plaku ja nisi me keshe hahahahahahahah i tha plakes valla ja paska punue nusja pirolla i qofte plaka ahhaahhaahahahha po de si une ty hahahahaahahh

Odise 06-05-05 01:32

Njoni shkon te nji pleqnar edhe e lute me ia kallxu do fjale pleqnie edhe plaku fol e ky shkruj. Kur e mbaroi fjalen, plaku i tha: qe a t'i kallxova fjalet e pleqnise? Po, tha ky. Te mira e te mentshme.
- Po, tha plaku - jane te mira e te mentshme edhe nuk asht zor me i mbajt mend, po asht zor me ua gjete vendin ku me i fole! Jo veē hajt e po foli diēka fjale burrash, po me domethanje simbas rendit te bisedes - me e lidhe biseden e jo me e zgidhe!

***

Njoni niset me nuse te prindet e saj (ne gjini) edhe nusja e porositi udhes, se kur te hyjsh ne ode, te folish fjale te medha. Kur hini ne ode, u pershendeten dhe u ul ne rend burrash edhe ata e luten te flas dicka. Ky tu mendu me fole fjale te madhe, u kujtu pak e tha:
- BULL

Daja POLIC 06-05-05 01:53

[size=7]Psikologu[/size] i nderruar

burra ska mo femrat jan bo burra e na jena bo [size=6]BURRECA[/size] gruja komandant

Odise 06-05-05 04:05

Shkoi Nastradini te kadiu dhe e pyeti: a asht mire me e ndigju gruen?
- Jo, nuk asht mire - i tha kadiu.
- Parase me u nise me ardhe te ti, grueja me pyeti, pse po shkon me duer thate te kadiu, merre nji qyp mjalte e qoja.
- Paj, nganjihere asht mire me e ndigjue gruen - ia priti kadiu.

Kastri 08-05-05 21:14

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
Na ishin ra ne halla disa burra me dite se si eshte vendosur qe njeriu te jetoi edhe sa.
- Njeri si deshmitare filloi edhe po tregone ja tha se si u vendose:
-na ishin shkue njeriu,gomari edhe qeni me marre vendimin se sa vjet do te jetoin,njeriu po ju jepe perparsi gomarit e qenit edhe i tha hyn ti gomar i pari.
-Hyni gomari,i than gomar ti si gomar a i ke boll 40 vjet me jetue
-Gomari kuku mo bre qyshe aqe shum 40 vjet si gomar a jo bre shum a ben 20 boll jane,mir i than dil jashte 20 vjet i ke.
-Qeni hyn edhe ati i thon mir qen qe pra ti i ke 40 vjet me jetue
-Qeni ku jo bre shume jane 40 vjet lidhur ner hamare me prit nje cop buk edhe ate veq kur te ju vjen rahmet me ma dhen,jo shum a ben 20 vjet boll jane,mir i than qenit dil jasht20vjet i ke.
-Tani i erdhi radha njeriut kur hyni njeriu edhe njeriut i than 40 vjet i ke me jetue.
- Njeriu ku bre sa pak a ben bre diqka ma shum, valla jane nja 20 vjet te magarit nese i do po te behen 60, po more si jo a ka edhe ma shum
po jane edhe 20 te qenit nese i do po te behen 80vjet,po more aiiiiiii
a ka ma shum se,jo valla i than nuk ka ani faliminer se mir eshte 80 vjet.
- Pra njeriu jeton 40 vjet si njeri,se shkoine vitet deri te martoheshe e kur ti formoshe familje veq i mushe 40 vjet,tani deri ne 60 i ke te gomarit veq me bajt ne shtepi per familje deri te rriten femija veq i bere 60 vjet,
tani jane ne radhe vitet e qenit je plak edhe je smure metesh rate ne krevet e pret rahmet nese te kqyr dikushe si qeni ner hamar.
ahahaahhahaahhahaahhaha hahahaahhahahahahahahahh
keshtu njeriu lakmiqare u mashtrue ahahahahahahahhhahaha

Psikologu 09-05-05 05:37

[quote=Daja POLIC][size=7]Psikologu[/size] i nderruar

burra ska mo femrat jan bo burra e na jena bo [size=6]BURRECA[/size] gruja komandant[/quote]

[color=blue][b]I nderuar dajaPolic:[/b][/color]

[color=darkred][i][b]Gruja si gru nuk behet komandant , por pleqnia thotė se gruja eshtė dyreku i shtepis dhe shpesh te nxjerr faqebardhė.

Ishte njehere njė njeri i varfer dhe i shkojn miqet per viztė ne kohen e veres.
Ai e kishte ble njė bostan ( shalqin) per femijet e vetė ,por simbas zakonit te shqiptarit , duhet nderu musafirin.

Pasi pin kafe e thirri gruan dhe i tha:
-Oj gru na sjellė njė bostan te prejm ketu nen hije.
-Gruja shkoj e solli bostanin dhe ia dha, por ky i ra me gisht pak bostanit dhe i tha asaj:
-Shko sjelle njė tjeter se nuk qenka i pjekur.
Gruja shkoj dhe te njejtin bostan e lau mė mirė , e greu pak me thikė dhe e beri me lara dhe ia qoj.
Kt prapė i ra me gisht dhe tha:
-Shko njė tjeter se as ky nuk qenka i mirė.
Musafiret i than te Zotit te shtepis:
-Le bre burrė se e loshe grun duke e munduar.
-Jo tha ky , por te na sjellė te tjetrin bostan.
Ajo shkoi dhe e zheu pak me dhe dhe e sjelli bostanin.
-E ky qenka i mirė tha njeri nga musafiret.
Ore burra tha i zoti i shtepis.
-Ky eshtė i njejti bostan qe nga fillimi ,por vetem deshta te ju tregoj se gruja e mirė ta run edhe ftyren edhe nderin.[/b][/i][/color]

GURI SYLAJ 09-05-05 17:44

Nga Guri sylaj
 
Bahet nje dasme dhe nder dasmoret e ftuar i kishin ftu edhe QYRRANIN; ZHUGANIN DHE QELANIN:
Gjate rruges u moren vesh qe te durohen e te mos bien ne sy se jan te tille. Por konaku i vogel e shum dasmore dhe nisi me u ba pa zheg.
Zhugani nuk mujti me u duru por vendosi me e u kru dhe per mos me ra ne sy foli :
E more burra ka shku baba me m'a ble nje gjemedan por nuk e dij a me bie taman dhe me pellembet e duarve i ra kryq e terthor trupit kah i kruhej zhuga.
Qeli ia priti e tha : edhe mu kan shku me m'a ble nje kapuq po nuk e dij a do te m'i mbuluj krejt floket dhe me duar i ra kokes ane per ane . Kur per fat qyrrani qellon ne mes ule dhe pa nje pa dy ngrit njeren dore , ne drejtim te zhuganit e me tjetren ne drejtim te qelit dhe po ju thot vallha edhe ti po rren edhe ti po rren se as ti gjemedan e as ti plis vec koka shkru me u ba hore.

Nga Guri Sylaj

puqi 13-05-05 06:42

U QOVA N'SABALE VEQ SA JA KISH NIS MU ZDRIT ,EH THASH DAL TA DERDHI NI UJ E TANI KQYRI A ASHTE NOJKUSH N'FORUM . KUR DAL QKA ME DAL QE DERA E ABORRIT QEL KRHA-KRAH,THASH T'KQYRI NAHER A JAN TANA LOPT A JO , KUR HI QKA ME HI KAVI I MADH NUK A :!: E TI BERTITA QENIT QYSH MOS ME KALLXU ,SHKOVA E THIRRA BACIN QE ESHTE NJE MOTMOT PARA MEJA E I KALLXOVA............KESHTU U TREGONTE GJYSHI IM MYSAFIRVE QE ISHIN NE ODEN E TIJ NE DIMRIN E VITIT 1990 :idea:

GURI SYLAJ 18-05-05 22:22

nga guri sylaj
 
Poe pyesin njerin- Kush eshte zotshpije ne shpin e juaj ?
Ai u pergjigj- Vallha tane ngapak e baba hiq!
******** ****************

Shkon njani me thirre ne dasem e kur shkon te dajt ata , burr kallabllak po ketij i vjen keq me i nda e ju thot jeni tan te thirrur ne dasem.
Njani prej dajallareve po i thot. O nipash mos u ban budall e me i thirr tane se na jena kallaballak. Nipi ia ktheu eu daj po nkofsha une budall e ju thirri ju mos u bani budall e me ardh te gjithe.

************** ****************

GURI SYLAJ 18-05-05 22:22

nga guri sylaj
 
Poe pyesin njerin- Kush eshte zotshpije ne shpin e juaj ?
Ai u pergjigj- Vallha tane ngapak e baba hiq!
******** ****************

Shkon njani me thirre ne dasem e kur shkon te dajt ata , burr kallabllak po ketij i vjen keq me i nda e ju thot jeni tan te thirrur ne dasem.
Njani prej dajallareve po i thot. O nipash mos u ban budall e me i thirr tane se na jena kallaballak. Nipi ia ktheu eu daj po nkofsha une budall e ju thirri ju mos u bani budall e me ardh te gjithe.

************** ****************

GURI SYLAJ 19-05-05 23:01

NGA GURI SYLAJ
 
E kishin pas vet njanin cka ke qite me shite ne pazar ?
ai erifi pergjigjet- jo me shit nuk kam pru kurrgja se nuk kam shka shes po kam dal me e ba nje njeri ma kallabllak.

Dilingjia 20-05-05 07:47

[color=brown]E kishin pas vet Ibishin?[/color]
[color=red]Ibish a e han mishin e thiut?[/color][color=blue]-Po valla[/color]
[color=red]Qysh bre Ibish a nuk je musliman a?[/color]
[color=blue]-More ma mire me hanger une THIUN se me m'hanger THIU mue qy[/color]

Odise 20-05-05 09:02

Del njoni m'i shite n'pazar nji thii, e nji zog thiu (thiu i vogel). Afrohet nji blesė dhe e pyet:
- Sa kushton thiu i madh?
- 1000 grosh - iu gjegj i zoti i thiut.
- Po ky thiu i vogel, sa kushton? - e pyeti blesi.
- 5000 grosh - iu gjegj i zoti i thiut
- Qysh bre thiu i madh njimije grosh, e thiu i vogel pesemij grosh?
- Sepse ky asht THIU I BIRI THIUT - ia priti i zoti i thiut.
- Per atė kushton pesėfish ma shtrėjtė.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:33.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.