Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Biologji (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=181)
-   -   Nje "embion-klon" duke u nisur nga qelizat e lekures! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25982)

~AnnA~ 18-11-08 14:27

Nje "embrion-klon" duke u nisur nga qelizat e lekures!
 
[IMG]http://blogshkenca.files.wordpress.com/2008/01/embrion-klon.jpg[/IMG]

Disa kerkues amerikane te firmes [URL="http://www.stemagen.com/"][COLOR=#36769c]Stemagen[/COLOR][/URL], Kaliforni, kane arritur te krijojne per here te pare nje embrion-klon duke u nisur nga qelizat e lekures. Lajmi i suksesit te arritur eshte publikuar ne revisten [URL="http://stemcells.alphamedpress.org/"][COLOR=#36769c]Stem Cells[/COLOR][/URL]. Deri me tani i vetmi embrion-klon njerezor ishte krijuar ne 2005 nga disa kerkuest te Universitetit te Newcastle (Britani) duke perdorur qeliza te padiferencuara , te cilat jane shume me te veshtira per tu terhequr nga nje pacient. Embrioni i ri eshte krijuar duke perdorur si burim ADN-je vetem qelizat e lekures se nje burri, ADN-ja e te cilit eshte futur ne nje veze femre se ciles i ishte hequr berthama. Edhe pse teknika e quajtur dergese berthamore(transferiment nuklear) eshte mjaft e njohur (ishte perdorur edhe ne 1997 per te krijuar te delen e famshme Dolly, gjitarin e pare te klonuar), perdorimi i qelizave te lekures si burim ADN-je eshte nje risi ne shkalle boterore.
Kerkuesit kane arritur te krijojne embrionin-klon duke perdorure qelizat somatike te dy burrave dhe vezet e tre grave. Kane krijuar keshtu 21 embrione, pese prej te cileve kane mbijetuar dhe jane rritur deri ne stadin ku embrioni ka rreth 40-72 qeliza. Ne kete stad zhvillimi, jane formuar qelizat e padiferencuara, te cilat kane te njejtin kod gjenetik te dhuruesit (burrit te cilit i eshte hequr qeliza nga lekura). Keto qeliza pluripotente, mund te perdoren me vone per qellime terapeutike si rindertimi i organeve per transplante te cilat nuk do te refuzoheshin nga trupi i pacientit etj. Pikerisht ne kete pike qendron rendesia e kesaj arritjeje. Duke krijuar lehtesisht embrione-klone do te jete me e lehte te fitohen qeliza pluripotente me material gjenetik te njejte me ate te pacientit.

Eddi 20-11-08 15:58

Titulli: Nje "embion-klon" duke u nisur nga qelizat e lekures!
 
moj shkenctarja vockel :smile: te bej dhe une nje pyetje
a eshte e vertet qe nje prej perpjekjeve te medha per klonim te kafshes eshte delja DOLLI?

~AnnA~ 25-11-08 11:02

Titulli: Nje "embion-klon" duke u nisur nga qelizat e lekures!
 
[quote=Eddi]moj shkenctarja vockel :smile: te bej dhe une nje pyetje
a eshte e vertet qe nje prej perpjekjeve te medha per klonim te kafshes eshte delja DOLLI?[/quote]

Dolly,edhe pse nuk jetoj gjate eshte nje nga arritjet kryesore ne klonimin e gjallesave..


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:36.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.