Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Informatika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=119)
-   -   Lajme - risi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31783)

Zero Cool 29-06-11 22:18

Lajme - risi
 
MySpace shitet pėr 35 milionė dollarė



[img]http://www.kinkfm.com/files/images/nieuws/myspace_logo2.jpg[/img]



Njė ditė pasi qė mediat kishin filluat tė diskutonin pėr kėtė mundėsi, ajo edhe ndodhi. Rrjeti social MySpace ėshtė shitur tek njė rrjet i reklamimit i quajtur Specific Media pėr 35 milionė dollarė.


Drejtori ekzekutiv i kėtij rrjeti social, Mike Jones do ta braktis kompaninė, dhe me sa duket, bashkė me tė do tė shkojė edhe njė pjesė e stafit.

Nė emailin e tij, Jones ka thėnė “Sipas marrėveshjes, ne jemi duke bėrė disa iniciativa ristrukturimi, duke pėrfshirė edhe njė reduktim tė konsiderueshėm nė numrin e punėtorėve. Unė do ta ndihmoj Specific Media nė periudhėn transitore edhe pėr dy muaj tjerė, para se ta braktis pozitėn time si drejtor ekzekutiv i MySpace”.

Pronari i deritashėm i rrjetit social, News Corp, pėr njė kohė tė gjatė ėshtė shprehur i gatshėm ta shesė MySpace.

Sipas parashikimeve, pritej qė ēmimi i rrjetit social nė rėnie tė shkonte deri nė 100 milionė dollarė, por me sa duket njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė.

Zero Cool 29-06-11 22:27

Titulli: Lajme - risi
 
Lytro, aparati fotografik i sė ardhmes



[img]http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.0624120108739_210.jpg[/img]


Lytro, kompania qė pretendon se do tė ketė nė treg aparatin fotografik tė sė ardhmes, thotė se nė njė kohė tė mėvonėshme, kamerat do tė fotografojnė tė njėjtėn skenė me dy fokuse tė ndryshme.


Nė fakt ky pretendim i Lytro nuk ėshtė i pakonceptueshėm, nė njė kohė kur aparate tė tillė aktualisht ekzistojnė, e i mundėsojnė fotografėve qė tė ndryshojnė fokusin e imazhit pasi e ka shkrepur atė. Kjo sipas ekspertėve tė Lytro, realizohet falė njė sensori tė ri qė arrin tė fotografojė dhe filmojė tė gjithė fushėn e dritės ose rrezet e dritės nė tė gjithė skenėn. Pra, kėta sensorė regjistrojnė tė gjithė dritėn si njė tė vetme.

Mė pas fokusi i njė skene tė vetme tė fotografuar mund tė rregullohet nė kompiuter, nė tė njėjtėn mėnyrė sikur rregullohen ngjyrat dhe kontrasti me Photoshop. Por ky lloj aparati mund tė fotografojė edhe nė errėsirė apo nė teknologjinė 3D, pėrmes njė lenteje tė vetme.

Modeli i parė i kėtij aparati pėr pėrdoruesit e gjerė, do tė jetė nė madhėsinė e njė aparati xhepi, ndėrsa ai do tė dalė nė fund tė kėtij viti. Ende nuk ka asnjė informacion lidhur me koston e kėtij modeli.


[url=http://www.wired.com/gadgetlab/2011/06/lytro-camera-lets-you-focus-photos-after-you-take-them/]Testo:[/url]

[url]http://www.wired.com/gadgetlab/2011/06/lytro-camera-lets-you-focus-photos-after-you-take-them/[/url]

Zero Cool 30-06-11 10:39

Titulli: Lajme - risi
 
ArchiCAD 14 INT Build 3636 (x32/x64)


[img]http://i1.ambrybox.com/280611/1309226058297.jpg[/img]


Skarko:

[url]http://www.filesonic.com/file/1334797201/.4.r363.part1.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797211/.4.r363.part2.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797221/.4.r363.part3.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797231/.4.r363.part4.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797241/.4.r363.part5.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797251/.4.r363.part6.rar[/url]
[url]http://www.filesonic.com/file/1334797261/.4.r363.part7.rar[/url]

Zero Cool 30-06-11 19:38

Titulli: Lajme - risi
 
Facebook me 750 milionė anėtarė



[img]http://www.zeri.info/fotot/31492/main_face.jpg[/img]



Edhe pse vetė Facebook ende nuk ka dhėnė shifrat zyrtare, sipas shkrimit tė “TechCrounch”, Facebook tani ka pėrafėrsisht 750 milionė pėrdorues tė rregullt, tė cilėt sė paku njėherė nė muaj kyēen nė kėtė rrjet social. Facebook verėn e kaluar ka bėrė tė ditur se ka 500 milionė pėrdorues, kėshtu qė pėr njė vit, ėshtė rritur pėr 50 pėr qind, respektivisht pėr 250 milionė.

Me kėtė ėshtė tejkaluar mesatarja prej 100 milionė pėrdoruesve, tė cilėt Facebook i ka fituar mesatarisht nė vit qė nga themelimi nė vitin 2004. Nė “TechCrounch” gjithashtu supozojnė se Facebook nuk dėshiron tė zbardhė shifrat zyrtare, derisa numri i pėrdoruesve tė rritet nė njė miliardė.

Zero Cool 30-06-11 19:40

Titulli: Lajme - risi
 
Pesė arsye pse Microsoft ende mund tė luftojė nė luftėn e tablove



[img]http://www.zeri.info/fotot/31495/main_micro.jpg[/img]



Atuja kryesore e Microsoft-it bazohet nė njė thėnie tė vjetėr se njerėzit mė parė e braktisin religjionin, se sa shprehitė. Nė panairet e teknologjisė CES 2011 dhe MIX 11, Microsoft ka bėrė tė ditur se versioni i ardhshėm i Windows-it, do tė punojė me ndihmėn e arkitekturės ARM dhe ka demonstruar skicat e para tė Windows 8 apo se si do tė quhet nė fund sistemi i ri operues nė tablo.

Dhe pėrderisa deklaratat e tyre pėr 180 shkallė janė kthyer nė krahasim me ato tė Steve Ballmer-it, i cili kishte deklaruar se Windows 8 nė treg do tė paraqitet nė vitin 2012, tani ėshtė mėsuar se ky version ėshtė shumė afėr tė dalė nė treg dhe posa tė paraqitet njėherė, shumė shpejt do ta pushtojė tregun e tablove. Pse? Ekzistojnė pesė arsye pse Microsoft mund tė udhėheqė garėn dhe nė fund edhe tė fitojė nė betejėn e tablove.

Pėrvoja e informimit

Microsoft Windows gėzon njė pjesė dominuese tė tregut prej gati 90 pėr qind pėr sisteme operuese tė kompjuterėve tė tavolinės. Edhe pse tabloja nėnkupton rreth plotėsisht ndryshe nga kompjuteri i tavolinės, pėrdoruesit do tė dinė ta vlerėsojnė tablonė e cila do t’u duket dhe do tė jetė nė pėrputhje me atė qė tashmė e dinė.

Libreza softuerike

Intel ka njoftuar investuesit qė softueri i vjetėr nuk do tė mundė tė funksionojė nė versionet ARM tė Windows-it. Mirėpo, Microsoft e ka demantuar kėtė me pohimin se Intel me spekulimet e tij e ka kaluar ēdo kufi dhe se tashmė e kanė demonstruar Microsoft Office si dhe Internet Explorer 10 nė tablotė me arkitekturė ARM.

Edhe nėse Intel ka tė drejtė, Microsoft zhvilluesve tė softuerit mund t’u japė mjete shtesė tė cilat kalimin nga x68 nė ARM, do ta bėnin mė tė thjeshtė. Tabloja do tė jetė mė e suksesshme nėse pėrdoruesit e pėrdorin softuerin me tė cilin janė mėsuar nė kompjuterin e tyre tė tavolinės.

Larmia e harduerit

Apple momentalisht dominon nė tregun e tablove, por ai posedon vetėm iPad 2. Natyrisht, ka modele tė ndryshme, por iPad 2 nė fund ėshtė vetėm iPad 2. Tablotė Microsoft Windows me siguri se do tė ndjekin rrugėn e tablove Android me mundėsi tė zgjedhjes sė formave dhe madhėsive tė ndryshme.

Njė aspekt i larmisė sė tillė, pėrdoruesve ju ofron mė shumė opsione nė kuadėr tė zgjedhjes sė formave dhe pjesėve tė harduerit, tė cilėt mė sė shumti i pėrshtaten nevojave tė tyre, nė vend qė tė pėrdorin qasjen e Apple-s nė madhėsi universale.

Ēmimi?

Sigurisht keni vėrejtur pyetėsorin. Nga njėra anė, gjithnjė e mė shumė tregtarė qė ofrojnė tablo konkurruese, do ta zvogėlojnė ēmimin e tyre, si nė industrinė e tėrėsishme tė tablove, ashtu edhe nė vetė mesin e tablove Windows.

Mundėsia e pėrdorimit tė pjesėve tė ndryshme tė harduerit, edhe mė shumė do ta ulė ēmimin e produktit. Mirėpo, siē qėndrojnė tani punėt, duket se Apple e mban tregun nė grusht duke pasur monopol ndaj shumė komponentėve kyē tė tablove, ēka tregtarėve tė tjerė ua vėshtirėson blerjen e pjesėve tė nevojshme tė harduerėve. Kėshtu, ēmimi bie nė tregun e zi.

Ata nuk nguten

Po, natyrisht pėr Microsoftin tablotė nuk janė diēka e panjohur. Mirėpo, kur bėhet fjalė pėr gjeneratėn e tablove iPad, Microsoft tani ėshtė shtyrė nė margjinė tė tregut. Mirėpo, strategjia e Microsoft-it tani pėr tani duket e fokusuar nė kualitet, se nė garėn e tregut.

Nėse e vėzhgoni pakėz mė mirė konkurrencėn e tanishme tė iPad-it, duket se ngutja nė treg me tablotė e pakryera apo jo tė plota, mund tė ketė pasoja tė paparashikueshme. Motorola Xoom dhe BlackBerry PlayBook janė quajtur rivalė potencialė tė iPad-it, por qė tė dy nė treg kanė pėrfunduar pa elementet kyēe, duke i lėnė pėrdoruesit e tyre tė uritur, ēka ka rezultuar me shitje dėshpėruese dhe njė pėrshtypje tė keqe pėr blerėsit e ardhshėm tė tablove.

Nėse Microsoft arrin sukses nė qėllimin e tij dhe tregut i ofron pėrvojėn e njohur Windows – por nė mėnyrėn qė ėshtė unike pėr tablonė mobile dhe e ofron me ēmim i cili mund tė matet me iPad, mund tė zgjohet nga tė vdekurit dhe nė fund tė dominojė nė tregun e tablove, ashtu siē dominon nė tregun e kompjuterėve tė tavolinės.

Zero Cool 30-06-11 19:42

Titulli: Lajme - risi
 
Prezantim zyrtar i Office 365



[img]http://www.zeri.info/fotot/31496/main_office.jpg[/img]



Nė njė ngjarje qė do tė mbahet nė Nju-Jork, nė tė cilėn do tė marrin pjesė edhe kryeshefi i Microsoft-it, Steve Ballmer, do tė prezantohen risi tė shumta nė sferėn e teknologjisė. Nė paralajmėrimin zyrtar tė ngjarjeve, Microsoft ka bėrė tė ditur se ka risi qė lidhen me Office 365, mirėpo zyrtarė tė lartė tė Microsoft-it kanė konfirmuar se bėhet fjalė pėr prezantimin zyrtar tė Office 365.

Office 365, i cili ėshtė nė fazėn e testimit publik Beta qė nga prilli, pritet tė ofrohet nė dy versione. Versioni bazė Office 365 for Professionals and Small Businesses, pėrfshin Office Web Apps, Exchange, SharePoint dhe Lync online, ndėrsa ēmimi do tė jetė 6 dollarė pėr pėrdorues nė muaj.

Pėr kompani tė mėdha, dedikohet versioni Office 365 for Enterprises, i cili pėrfshin edhe mundėsi shtesė, siē janė shėrbimet pėr kėmbimin e menjėhershėm tė porosive dhe video-konferencave, ndėrsa do tė ofrohet nė katėr variante me ēmim mes 10 deri 27 dollarė pėr pėrdorues nė muaj.

Zero Cool 30-06-11 19:44

Titulli: Lajme - risi
 
LG Optimus Thrill 4G, bėn foto dhe video 3D



[img]http://www.zeri.info/fotot/31490/main_optimus.jpg[/img]



Njė telefon i menēur interesant dhe ngazėllues, vjen nga LG. Nė tė vėrtetė edhe ashtu quhet Thrill (ngazėllues). Ai mbėshtet tė gjitha risitė me tė cilat na bombardojnė ēdo ditė, siē ėshtė mbėshtetja pėr 4G dhe ajo qė mė sė shumti do t’ju pėlqejė, realizimi i fotove dhe videove.

Nuk ėshtė kjo e tėra, sepse LG Thrill ka mundėsi tė shfaqjes sė pėrmbajtjes 3D nė ekran, pa syze shtesė 3D, siē munden tashmė Nintendo 3DS apo HTC EVO 3D. Ai duket mjaft bukur dhe mundėsitė i ka superiore. Ai punon nė procesorin me dy bėrthamė Nvidia Tegra 2 me takt pune 1GHz, ekran 4.3 inē tė ndjeshėm nė prekje WVGA, 1GB RAM, kamerė stereoskopike 3D prej 5MP me flash LED (xhiron video 3D dhe foto 3D), pastaj kamerė 1.3MP anash.

Ka tė integruar edhe portin HDMI, pėrmes tė cilit mund tė realizoni video 3D nė rezolucion HD (720p). Edhe sistemi operues ėshtė i veēantė, ndėrsa bėhet fjalė pėr Android "Froyo" 2.2, i optimizuar nė mėnyrė tė posaēme me bėrthamė 3D. Momentalisht nuk ka informata rreth ēmimit dhe daljes sė tij nė shitje.

Zero Cool 01-07-11 15:42

Titulli: Lajme - risi
 
Kompanitė celulare nė vendet e BE ulin tarifat e roamingut, “Shqipėria vendnumėro”


[img]http://lajmifundit.com/wp/wp-content/uploads/2011/07/celulare.jpg[/img]



Nė zbatim me rregullat e BE-sė, tė vendosura nė vitin 2007 dhe tė ndryshuara nė vitin 2009, operatorėt e rrjeteve tė telefonisė celulare nė BE do tė aplikojnė uljen e ēmimeve tė roamingut.
Kompanitė telefonike celulare nė Shqipėri ndonėse e ofrojnė roamingun nė partneritet dhe nė bashkėpunim me simotat e tyre nė vendet e BE-sė, nuk kanė njoftuar ndonjė plan pėr uljėn e tarifave tė roamingut tė cilat si tė gjitha ēmimet e shėrbimeve tė tjera konsiderohen mė tė lartat nė rajonin e Ballkanit.
Komisioni europian tha se kompanitė e telefonisė celulare janė tė detyruara tė zbatojnė tarifat e reja pėr periudhėn deri mė 30 qershor tė vitit 2012. Gjatė qėndrimit jashtė vendit nė kuadėr tė BE-sė, klientėt tė cilėt do tė zgjedhin euro tarifė tė rregullt, do tė paguajnė jo mė shumė se 35 eurocent pėr minutė bisedė nė telefonatat dalėse nga numrat e tyre. Po kėshtu, 11 eurocent pėr minutė ėshtė ēmimi qė duhet tė vendoset pėr ēdo minutė telefonatė e ardhur-hyrėse.
Pėr vendet jashtė BE-sė, ēmimet do tė llogariten sipas kursit tė kėmbimit, tė shpallur nė Gazetėn zyrtare tė BE-sė prej 1 qershorit tė vitit 2011.

Zero Cool 04-07-11 09:14

Titulli: Lajme - risi
 
Facebook do tė ofrojė video-biseda, tė ofruara nga Skype?


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0702001918451_210.jpg[/img]


Tashmė ėshtė zbuluar sekreti i rrjetit social Facebook. Sipas asaj qė ėshtė konfirmuar nga njė medium i njohur i teknologjisė, rrjeti mė i madh social nė botė, do ta lansojė shėrbimin e saj tė ri, platformėn pėr video-komunikim.

Skype dhe Facebook tanimė kanė krijuar njė partneritet shumė serioz mes vete, pėrmes sė cilit Skype kishte integruar tė dhėnat e rrjetit social nė shėrbimin e saj pėr klientė. Ndėrsa tani pritet qė Skype tė vijė nė Facebook.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė kemi dėgjuar pėr mundėsinė e shėrbimit pėr video-komunikim brenda Facebook, i cili do tė mundėsohej nga Skype, mirėpo njė funksion i tillė nuk ishte materializuar asnjėherė deri mė tani.

Raporti i TechCrunch ėshtė i pakėt sa i pėrket mėnyrės se si do tė funksionojė ky shėrbim i ri nė kuadėr tė Facebook.

Ende nuk ka asnjė detaj i cili e sqaron kėtė gjė. A do tė duhet qė pėrdoruesit e Facebook tė instalojnė ndonjė program, a do tė ketė mundėsi pėr video-biseda nė grup, kėto janė disa nga pyetjet pėr tė cilat ende nuk kemi pėrgjigje pėr ju.

Lexues tė Telegrafi.com, si e vlerėsoni ju njė funksion tė tillė nė Facebook? A ju ka munguar njė opsion i tillė, nė rrjetin social i cili ėshtė shumė prezent dhe i pėrdorur edhe tek ne?

Zero Cool 04-07-11 09:16

Titulli: Lajme - risi
 
Google rimodelon edhe Gmail


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0703141935809_210.jpg[/img]


Pas faqes sė parė tė kėrkimit, Google ka rimodeluar edhe faqet e postės elektronike Gmail dhe atė tė Kalendarit.

Lajmi ėshtė konfirmuar nga zyrtarė tė Google, sipas tė cilėve, pamja e re nuk ėshtė kryer nė tė gjitha adresat por ndryshimi i saj do tė vijojė edhe nė muajit e ardhshėm. Ndryshimi vjen nė kuadėr tė njė rimodelimi tė pėrgjithshėm, qė gjigandi motorrik ka lanēuar sė bashku me rrjetin social Google+.

Ndonėse ndryshimi do tė realizohet nė mėnyrė automatike, pėrdoruesit e Gmail dhe Kalendarit do tė kenė gjithsnjė mundėsinė qė tė rikthejnė kėtė faqe nė versionin e saj tė mėparshėm.

Zero Cool 04-07-11 09:18

Titulli: Lajme - risi
 
Kaspersky: Kujdes nga botnet!


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0701003400102_210.jpg[/img]


Nė shumė se katėr million kompiutera personalė kanė qėnė pre e njė programi tė sofistikuar “botnet”, i cili identifikon nė mėnyrė automatike komputerat me sistem sigurie tė “brishtė”.

Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga njė raport i ekspertėve tė Kaspersky, i cili nėnvizoi se tė paktėn 4.5 milion pėrdorues janė sulmuar nga ky “botnet”.

Bėhet fjalė pėr njė program, i njohur si TDL, i cili nė mėnyrė automatike kėrkon pėr kompiutera me nivel tė ulėt sigurie, qė ky program i sulmon duke thyer barrierat e duke u fshehur nė njė dosje tė quajtur “master boot record” nga ku vjedh tė dhėnat e pėrdoruesve.

Fatkeqėsisht, raportojnė ekspertėt, kėto “botnet” (version i fundit i tė cilit ėshtė TDL-4) nuk gjurmohen nga anti-virusėt e thjeshtė. Raporti evidenton se rreth 28% e viktimave ėshtė shėnuar nė SHBA, 7% nė Indi, 5% nė Britani dhe rreth 3% e tyre ėshtė gjetur nė Francė, Gjermani dhe Kanada.

Zero Cool 04-07-11 14:49

Titulli: Lajme - risi
 
Gjendet lėnda e rrallė nė fund tė Oqeanit Paqėsor


[img]http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.0704153731963_210.jpg[/img]


Kėrkuesit japonezė deklarojnė se kanė zbuluar depozitat e njė minerali shumė tė rralle i cili shėrben pėr tė ndėrtuar tė gjitha pajisjet hi-tech.


Bėhet fjalė pėr 100 miljardė tonė minerale tė gjetura nė thellėsinė 3 mijė e 500 metra, nė baltėn nė fund tė Oqeanit Paqėsor. Pėrmes kėsaj lėnde sulfidi ndėrtohen tė gjitha pajisjet teknologjike, qė pėrdoren nė celularėt e menēur, tabletėt e kompiuterat personalė.

Sipas revistės “Nature Geoscience”, grupi i kėrkuesve japonezė ka arritur tė gjejė 78 zona me kėtė material qė gjithėsej pėrbėjnė 4 milje katrorė.

Zero Cool 05-07-11 09:47

Titulli: Lajme - risi
 
Kina do ta blejė Facebook-un?


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0704194504782_210.jpg[/img]


Kina dėshiron ta blejė rrjetin mė tė madh social nė botė, Facebook.com. Ndoshta ėshtė e vendosur qė Facebook ėshtė e keqja mė e vogėl, kur ėshtė fjala pėr rrjetet sociale perėndimore. Apo, ndoshta kjo ėshtė vetėm njė dhuratė qė kryeqyteti kinez, Pekini, do t’i bėjė vetes.

Cilado qoftė arsyeja, duket se Kina - apo mė saktėsisht, njė nga fondet e mėdha investuese tė Kinės - ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė blerė njė pjesė tė rėndėsishme tė aksioneve nė Facebook.



Njė raport i Business Insider pėrmend njė burim lidhur me “njė fond qė planifikon tė blejė aksione nga ish-punonjėsit e Facebook", tė cilėt kanė plan tė mblidhen bashkė dhe tė kenė njė ndikim mė tė madh me pjesėn e tyre tė aksioneve nė kėtė platformė.

Mirėpo, nėse njė gjė e tillė ndodhė, atėherė Business Insider thotė se nuk kemi nevojė tė brengosemi, sepse “kjo do tė ishte njė blerje e aksioneve nė kompani, e cila nuk do tė vlejė me votė, si dhe e njėjta nuk nėnkupton qė aksionarėt e rrjetit social do tė kenė qasje nė tė dhėnat e pėrdoruesve.

Zero Cool 06-07-11 09:27

Titulli: Lajme - risi
 
Aleanca pėr sulmet kibernetike


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0705200115230_210.jpg[/img]



Aleanca pėr Mbrojtjen Sulmeve Nderkombetare Kibernetike (ICSPA) ka ngritur zėrin pėr tė luftuar krimet nė internet nė nivel global.


E mbledhur tė martėn nė Londėr, kjo aleancė arriti tė bashkonte qeveritė, bizneset ndėrkombėtare, agjensitė e focimit tė ligjeve, pėrfshi kėtu Europol. Nė kėtė aleancė janė bashkuar edhe kompanitė e anti-virusėve McAfee dhe Trend Micro.

Kjo iniciativė ėshtė mirėpritur edhe nga kryeministri britanik David Cameron i cili ka ofruar paraprakisht njė shumė prej 950 milion eurosh pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn pėr mbrojtjen kibernetike.

Fondet e tjera pėr kėtė aleancė, do tė vijnė nga vendet e Bashkimit Evropian.

Zero Cool 07-07-11 08:59

Titulli: Lajme - risi
 
Chrome rritet, Explorer bie


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0706205610876_210.jpg[/img]


Shfletuesi i kompanisė Google, Chrome, pėr herė tė parė ishte lansuar nė vitin 2008, dhe popullariteti i tij ka qenė gjithnjė nė rritje.


Sot, Google Chrome ka arritur tė marrė mė shumė se 20 pėr qind tė tregut tė shfletuesve nė internet, thuhet sipas statistikave tė fundit tė StatCounter.

Pjesėmarrja e Google Chrome nė treg tani ka arritur nė 20 pėr qind nė qershor tė kėtij viti, ose 2.8 pėr qind mė shumė nėse krahasohet me muajin e njėjtė tė vitit 2009.

Me sa duket kjo rritje e Chrome ka shkuar nė dėm tė Internet Explorer tė kompanisė Microsoft, shfletues ky i cili ka shėnuar rėnie, nė anėn tjetėr.

Mė saktė, pjesėmarrja e Internet Explorer ka rėnė nga 59 pėr qind qė kishte nė 2009, nė 44 pėr qind, kėtė vit.
Mirėpo, IE nuk ka qenė shfletuesi i vetėm i cili ka pasur rėnie, pasiqė edhe Firefox ka rėnė nga 30 nė 28 pėr qind.


[b]ps: une personalisht e perdori kete, chrome, eshte jashtzakonisht i shpejte dhe mundesia qe te "ngrihen" faqet eshte shume e vogel.
[i]JU PREFEROJ KETE [/b][/i]

Zero Cool 07-07-11 14:59

Titulli: Lajme - risi
 
Google ofron vegėl pėr menaxhimin e emrit online


[img]http://www.indeksonline.net/repository/images/tech/18_06_11_85970_google.jpg[/img]


Google ka paraqitur njė vegėl tė re qė ju ndihmon nė menaxhmin e rezultateve tė kėrkimit pėr emrin tuaj. Vegla, “Me on the Web” (Unė nė ueb) tani ėshtė duke pėrfshirė panelin e Google nė mes tė informacionit tė llogarisė dhe analitikave. Nuk ėshtė qėllimi qė tė jetė njė tjetėr ēėshtje pėr privatėsi.
“Identiteti online ėshtė i pėrcaktuar jo nga ajo se ēfarė poston, por gjithashtu nga ajo qė tjetėr postojnė pėr ju – nėse ju pėrmendeni nė njė postim nė blog, etiketoheni nė foto ose nė njė pėrditėsim publik tė statusit” shpjegon Google.

Paneli i ri ju pėrkrah juve qė tė mbani tabe nė kėto pėrmendje duke rregulluar lajmėrimet e kėrkimit pėr pika tė tė dhėnave tė pėrfshira nė profilin tuaj nė Google, si emrin tuaj dhe email adresėn. Ka qenė e mundur qė tė bėhet rregullimi i lajmėrimeve tė tilla duke pėrdorur seksionin tjetėr tė panelit, por tani kėrkon mė pak klikime.

Vegla e re nga Google pėrfshin lidhjet pėr burimet pėr menaxhimin e identitetit online dhe largimit tė pėrmbajtjes sė padėshiruar. Njė nga hapat e parė qė duhet ndėrmarrė pėr tė pėrdorur kėtė vegėl tė Google ėshtė “Krijimi i njė profili nė Google”.

Zero Cool 07-07-11 15:00

Titulli: Lajme - risi
 
Pėrfundoi epoka “Facebook”?


[img]http://www.indeksonline.net/repository/images/tech/16_06_11_111587_fb.jpg[/img]


I lodhur nga rrjeti shoqėror? Dėshiron tė dalėsh nga Facebook? Ndoshta ju nuk jeni i vetmi. Tė shqetėsuar pėr privatėsinė ose ndoshta thjeshtė tė mėrzitur nga pėrdorimi i kėsaj faqje, 100.000 britanikė janė shprehur se kanė ē’aktivizuar profilin nė facebook muajin e fundit.

Tė dhėnat janė negative pėr drejtuesit e kėtij rrjeti edhe nė SHBA, ku 6 milionė njerėz janė larguar prej tij (numri i pėrdoruesve ka rėnė nga 155.2 milion nė 149.4 milion).

Afrimi i pėrdoruesve tė rinj ėshtė ulur nė dy muajt e fundit dhe tashmė facebook do tė pėrqendrohet tek vendet nė zhvillim pėr tė arritur objektivin e saj – 1 miliard pėrdorues.

Mė herėt, kėtė vit drejtues tė rrjetit bėnė tė ditur se nė Britaninė e Madhe kishin arritur 30 milion pėrdorues, pra gjysma e popullsisė.

Kohėt po ndryshojnė dhe duket se po vjen ajo qė kishin parashikuar ekspertėt. Pėrdoruesit e rrjeteve shoqėrore janė tė pėrkohshėm, ata zakonisht mėrziten shpejt nga pėrdorimi i tyre. Njė gjė e tillė ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn. Numri i pėrdoruesve ka rėnė dhe nė Kanada, me 1.5 milion si dhe nė Rusi dhe Norvegji me nga 100.000.

Por nuk ka vetėm lajme tė kėqija pėr drejtuesit e facebook, pasi nė vendet nė zhvillim si Meksikė dhe Brazili, numri i pėrdoruesve vazhdon tė rritet.

Zero Cool 07-07-11 15:04

Titulli: Lajme - risi
 
Google, nė maj 1 miliard vizitorė


[img]http://www.indeksonline.net/repository/images/tech/23_06_11_4539_guegel.jpg[/img]


Google kalon pėr herė tė parė 1 miliard vizitorė unikė nė njė muaj. Kjo, sipas ComScore, ka ndodhur nė maj. BigG (me YouTube, Orkut, Gmail) ka kaluar Microsoft (905 milionė), Faceb00k (713 milionė) dhe Yahoo! (689 milionė).

Google ėshtė rritur nga 8.4%, ndaj 14.75% tė Microsoft e 10.8% tė Yahoo!. Ndėrsa Faceb00k ėshtė rritur me 30.2% dhe mban rekordin e kohės sė kaluar nė web nga pėrdoruesit, 12.7% e minutave nė maj 2011 kundėr 10.4% tė Microsoft, 10.1% tė Google dhe 4.8% tė Yahoo!.

Zero Cool 08-07-11 19:40

Titulli: Lajme - risi
 
Facebook tani vlen 87 miliardė dollarė


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0708154950140_210.jpg[/img]


Facebook e ka ruajtur vlerėn e saj prej 87 miliardė dollarėve, bazuar nė rezultatin e ankandit tė djeshėm nė SharesPost me 150.000 aksione, 35 dollarė secili.

Ėshtė interesante se si vlera e tenderimit filloi tė rritet, menjėherė pasi qė drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg u tha gazetarėve se kompania e tij do ta bėjė njė "njoftim tė mrekullueshėm” gjatė javės.

Zakonisht, njė njoftim pėr njė produkt tė ri i motivon investitorėt tė tregtojnė aksionet e tyre, ndėrsa nėse ka ndonjė lajm negativ qė lidhet me kompaninė, ēmimi i aksioneve bie poshtė.

Zero Cool 10-07-11 11:51

Titulli: Lajme - risi
 
Gabimi kompjuterik i anulon 22 mijė ”Green Card”-a


[img]http://imageserver.mobiletech.no/img/rO0ABXQASmZ7aHR0cDovL2dkYi5yZmVybC5vcmcvOEJBNEJBQ0ItQUYxMy00MTVDLThBQzgtQkVEQzlEMkFCMDA4LmpwZ31mMzI0NWYzMjB0.jpg[/img]


Njė gabim kompjuterik ėshtė fajėsuar pėr anulimin e 22 mijė vendimeve pėr tė zgjedhurit pėr fitimin e ”Green Card”-ės sė Shteteve tė Bashkuara.

Gabimi kompjuterik u ka sjellė dėshpėrim shumė personave, qė mė herėt e kishin marrė informatėn se ata e kishin fituar statusin pėr qėndrim nė Shtetet e Bashkuara dhe, praktikisht, i kishin nisur pėrgatitjet pėr vendosje nė Amerikė.

I riu 26-vjeēar, Ilija Smirnov, i lindur nė Siberi, mė 1 maj mėsoi se ishte ndėr personat e lumtur, pasi i ishte dhėnė ”Green Card”-a amerikane.

Ilija Smirnov dhe gruaja e tij Olga Ai qėndronte nė Shtetet e Bashkuara me vizė tė pėrkohshme dhe kishte konkurruar pėr programin ”Green Card” nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, program ky qė 50 mijė njerėzve u mundėson tė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara.

Ishte gėzim i jashtėzakonshėm pėr Ilija Smirnovin dhe gruan e tij 20-vjeēare nga Ukraina, Olga Leonova, kur mėsuan se ishin ndėr tė zgjedhurit.

”Ne ishim shumė tė gėzuar, nuk kemi fjetur tėrė natėn. Nė mėngjes shkova nė punė me sy tė skuqur, por shumė i lumtur. E njėjta situatė ishte edhe me gruan time. Ne ishim shumė tė lumtur dhe nuk kemi mundur tė flemė dy net”, tha Ilija Smirnov.

Ai kishte ėndėrruar tė vendosej nė Amerikė pėrgjithmonė. Ai e kishte thirrur nėnėn e tij nė Rusi, qė ta shiste automobilin dhe banesėn e tij nė Moskė.

Por, gėzimi i tij nuk zgjati shumė. Dy javė pasi e mori lajmin e mirė, nė faqen e Departamentit Amerikan tė Shtetit, u paraqit ky mesazh: ”Me keqardhje ju informojmė ju se pėr shkak tė njė gabimi programues nė kompjuter, rezultatet e programit Diversity Lottery 2012, janė tė pavlefshme”.

Ilija Smirnov nuk ishte i vetėm nė dėshpėrimin e papritur. Ai ishte vetėm njė nga 22 mijė njerėzit, qė ishin informuar se ata e kishin fituar ‘Green card”-ėn, e pastaj u ishte tėrhequr vėrejtja se ky ishte njė gabim kompjuterik.

Ilija Smirnov ishte personi i parė qė e kishte paditur Departamentin Amerikan tė Shtetit, nė njė gjykatė federale nė Uashington, mė 16 qershor, nė emėr tė tij dhe tė 35 personave tė tjerė, qė kishin kandiduar pėr ”Green Card”, e tė cilėve ajo pastaj u ishte anuluar.

Avokati Kenet Uajt, nga firma White&Associates, qė ka pėrvojė tė gjatė nė ligjin pėr imigracion, po e udhėheq kėtė rast.

”Janė 36 paditės nga 20 vende tė ndryshme. Ne do tė bėjmė kėrkesė nė gjykatė pėr miratimin e aksionit tė pėrbashkėt dhe atje janė 22 mijė paditės potencialė. Pra, nėse gjykata thotė - nė rregull, ne e konsiderojmė kėtė veprim tė pėrbashkėt - atėherė tė gjithė 22 mijė individėt, do tė jenė pjesė e procesit gjyqėsor”, tha avokati Kenet Uajt.

Departamenti Amerikan i Shtetit, qė planifikon mbajtjen e lotarisė sė re mė 15 korrik, refuzoi tė komentojė, por tha se po zhvillohen ”hetime” pėr atė qė ka ndodhur.

Ilija Smirnovi ishte detyruar qė ta tėrheqė banesėn e tij nė Moskė nga shitja, por automobilin e kishte shitur me ēmim tė ulėt.

Irina Voropaeva, 33-vjeēare nga Moska, qė e kishte vizituar Bregun Perėndimor tė Shteteve tė Bashkuara dhe menjėherė kishte rėnė nė dashuri me kėtė shtet, tha se ishte e shokuar kur dėgjoi pėr anulimin.

Irina Voropaeva me familje
”Tė premten, mė 13 maj, nė mbrėmje ne mėsuam se rezultatet ishin anuluar. Ky ishte shok. Mora pushim mjekėsor nga puna, pasi nuk isha nė gjendje tė mendoja pėr asgjė".


"Mė ndodh edhe tė qaj, pasi nuk e di se si do tė pėrfundojė e gjithė kjo. Kam frikė se mund tė mbyllet edhe mė keq pėr ne. Duke i plotėsuar letrat e aplikimit, ne i kemi zbuluar synimet tona pėr imigrim dhe tash, me gjasė, nuk do tė kualifikohemi as pėr viza turistike”, u shpreh Irina Voropaeva.

Zero Cool 11-07-11 14:01

Titulli: Lajme - risi
 
NATO hakohet pėr herė tė dytė


Njė grup hakerėsh, i njohur si Inj3ct0r Team, po thonė se kanė depėrtuar nė njė server qė i pėrket NATO-s. Ata kanė postuar dosjet e kompromentuara, qė ishin dosje konfidenciale tė ruajtura nė serverin rezervė, nė MediaFire.

Sipas Hacker News, arsyeja Inj3ct0r hyri nė NATO ishte pėr shkak tė zhvillimit dhe financimit tė armėve nukleare. Ata hakuan Serverin Tomcat 5.5 duke pėrdorur njė shfrytėzim 1337ditėsh (ditė zero) dhe duke bėrė publike 2,646 dosje si provė. Kjo ėshtė hera e dytė qė NATO ėshtė hakuar qė kur vetė Aleanca lidhi grupin Anonymous me Al Kaedan dhe talebanėt.

Zero Cool 11-07-11 14:26

Titulli: Lajme - risi
 
Kompjuteri me i vjeter ne bote


[img]http://magjistari.com/wp-content/uploads/2011/07/2_kompjuter_630751155.jpg[/img]


Kompjuteri me i vjeter ne bote daton afro 20 shekuj me pare dhe ngjason me nje makine llogaritese astronomike, shume komplekse.

Kjo aparature mundesonte parashikimin e eklipseve, studimin e levizjeve te shenjave te zodiakut dhe gjithashtu sherbente per te matur levizjen dhe fazat e henes.

Historianet dhe hulumtuesit kane zbuluar se pajisja misterioze eshte ndertuar ne zonen e ishullit te Kretes dhe mendohet te jete shpikur pikerisht ne Sicili. Hulumtuesit thone se kompjuteri i vjeter mund te jete rezultat i krijimeve te matematikanit te njohur te asaj perjudhe, Arkimedit.

Studiuesit tregojne se kompjuteri me antik ishte shume i sakte dhe i sofistikuar dhe ishte i pajisur me dy ekrane. Nje ne pjesen e perparme qe siguronte llogaritjen e levizjes se yjeve dhe nje ne pjesen e pasme qe sherbente per matjen e kohes dhe tregimin e drejtimit te levizjes se tyre.

Zero Cool 11-07-11 14:46

Titulli: Lajme - risi
 
[img]http://magjistari.com/wp-content/uploads/2011/07/sheryl-facebook1-460x2501310155678_thumb_baza1325_225.jpg[/img]


New-York – Suksesi i saj ėshtė nė hije, por nė fakt ėshtė njė prej grave mė tė pasura tė Amerikės dhe sigurisht edhe njė ndėr mė tė fuqishmet.

Sheryl Sandberg ėshtė Drejtorja Operative e Facebook-ut, domethėnė truri i vėrtetė veprues i rrjetit social, tė themeluar nga Mark Zuckerberg. Por Sandberg ėshtė edhe njė prej objekteve tė skandalit, qė prej vitesh pėrballė edhe ligjėrisht Facebook-un me Google-n, pasi sipas “New Yorker”, ajo punonte pėr ta.

Historia i ka fillesat nė vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpėtonte nga duart, ndaj kishte nevojė pėr njė ekspert qė ta forconte mė tej Facebook-un.

Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila nė atė moment ishte zėvendėspresidente pėr shitjet online dhe veprimet e tjera tė Google.

Sandberg ka bėrė njė karrierė tė shpejtė dhe nė 2007 kėrkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisėn tė shiheshin gjithnjė e mė shpesh derisa Zuckerberg e vendosi tė ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kėshtu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.

Zero Cool 12-07-11 10:39

Titulli: Lajme - risi
 
LinkedIn ėshtė rrjeti i dytė mė i madh social



[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0711204801611_210.jpg[/img]


Pavarėsisht ndyshimit tė pronarėve dhe famės sė Justin Timberlake, vazhdojnė tė vijnė lajme negative nga Myspace. LinkedIn ėshtė rrjeti i dytė social mė i madh nė botė pas Facebook, duke lėnė prapa me disa qindra mijėra pėrdorues Myspace.

LinkedIn ka shėnuar 33.9 milion vizitorė nė muajin Qershor, rreth 400 mijė mė shumė se Myspace, qė ėshtė vizituar nga 33.5 milionė pėrdorues. Por ndėrkohė rrjeti social i drejtuar nga kėngėtari Timberlake ruan vendin e tretė duke lėnė pas Twitter me 30.6 milion vizitorė.

Ndėrkohė kryesimin nė kėtė listė e mban Facebook me 130 milion pėrdorues aktivė. Mbetet pėr t’u parė, roli qė do tė luajė rrjeti i ri qė japo ka dalė nė qarkullim Google +.

Zero Cool 12-07-11 14:38

Titulli: Lajme - risi
 
Hakersat vjedhin 90 mijė e-maile tė kontraktorit tė ushtrisė amerikane


[img]http://lajmifundit.com/wp/wp-content/uploads/2011/07/hakersa-350x218.jpg[/img]



Hakersat kanė lajmėruar se kanė vjedhur 90.000 adresa e-maili dhe passworde pas njė sulmi qė i ėshtė bėrė njė kontraktori tė ushtrisė amerikane. Ata lajmėruan se kanė arritur tė deportojnė sistemin e sigurisė sė “Booz Allen Hamilton” dhe tė mund tė pėrvetėsojnė detajet e sipėrcituara. Tė dhėnat kanė qenė versione tė kriptuara tė passėordeve tė e-maileve, 53.000 prej tė cilėve mbanin prapashtesėn e domainit “.mil”.

Zero Cool 12-07-11 16:06

Titulli: Lajme - risi
 
Internet Explorer vazhdon te humbe shfrytezues


[img]http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=internet_197203045.jpg&size=article_medium[/img]


KALIFORNI - Renia e popullaritetit te web browserit te Microsftit, perkunder ndryshimeve pozitive ne versionin 9 dhe atyre te paralajmeruara per versionin 10, po vazhdon dhe, sipas te dhenave te Net Applications, ne qershor te ketij viti perqindja e shfrytezimit te tij ka rene nga 60,32 per qind sa ishte ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ne 53,58 per qind ne nivelin global.

Internet Explorer po afrohet rrezikshem tek renia nen gjysmen e tregut.

Hisen e humbur nga IE e kane “marre’ Google me Chrome, popullariteti i te cilit nga 7.16 per qind sa ishte vitin e kaluar eshte ngritur ne 13,1 per qind, nderkohe qe ka pasur rritje edhe te Safarit nga 5,09 per qind ne 7,48 per qind, ndersa Firefoxi thuhet se ka shenuar nje renie te vockel te popullaritetit.

[b]ps: une ju referoj [url=http://www.google.com/chrome/intl/en/make/download.html?brand=CHKZ&hl=en]Google Chrome[/url][/b]

Zero Cool 12-07-11 16:11

Titulli: Lajme - risi
 
Google eleminon 11 milion faqe web


[img]http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=google_logo_446983989.jpg&size=article_medium[/img]


Google ka eliminuar 11 milion faqe interneti nga motori i kerkimit, duke i konsideruar te rrezikshme sepse shperndajne programe malinje.

Sipas Oliver Fisher, pjesetar i grupit kudra programeve malinje te Google, motori i kerkimit eliminoi te gjitha faqet me mbarese co.cc, qe i perkasin nje kompanie koreane, e cila i jepte falas keto “subdomain”.

Google ka sisteme mbrojtese qe bllokojne programet malinje, por vendimi u mor sepse ne keto faqe perbenin nje rrezik me te larte se normalja.

Zero Cool 12-07-11 16:14

Titulli: Lajme - risi
 
Gruaja qe ben te zihet Google dhe Facebook



Punon ne hije, por eshte nje nga grate me te pasura ne Amerike dhe padyshim nje nga me te fuqishmet.


[img]http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=sheryl_sandberg__518268096.jpg&size=article_medium[/img]


Sheryl Sandberg, Chief Operating Officer (drejtore operative) e Facebook, qe eshte mendja e vertete operative e rrjetit social te themeluar nga Mark Zuckerberg.

Por Sandberg, eshte mbi te gjitha, nje nga guret e skandalit, qe prej vitesh shef Facebook duke u perplasur, edhe ligjerisht, kunder kolosit Google.

Sepse me pare, sic tregon New Yorker, ajo punonte per ta.

Historia nis ne 2007, kur Mark Zuckerberg, kupton se krijimi i tij po i shpetone nga duart dhe qe do te kishte nevojen e dikujt, ekspert per te rritur Facebook ne drejtimin e duhur.

Cfare mundesie me e mire se ajo e festes se Krishtlindjeve ne Silicon Valley, do te ishte per te gjetur personin e duhur?

Dhe ketu takon Sheryl Sandberg, qe ne ate kohe ishte zevendespresidente e shitjeve online dhe per veprimet ne Google.

Sandberg, 38 vjece ka bere nje karriere te shpejte dhe tashme(ne 2007) deshiron dicka ndryshe.

Ajo dhe Zuckerberg kane biseduar gjate gjithe nates dhe vendosin te takohen perseri. Takimet behen shume me te shpeshta, gjithmone ne shtepine e Sandberg dhe vazhdojne deri vone, saqe bashkeshorti i saj, Dave Goldberg, nje tjeter guru teknologjie, ben shaka duke i quajtur “takime te nxehta”.

Keshtu vijme ne vitin 2008 dhe Zuckerberg vendos: Sheryl Sandberg, eshte personi i duhur per te.

Ketu lind kapitulli i fundit i luftes mes Facebook dhe Google.

Mountain View (Google), fillimisht kerkoi te mbaje Sandberg, por kerkesat e menaxheres bien ndesh me vullnetin e krereve te Google, ne moszgjerimin e metejshem te kabines se pilotimit, ku ulen themeluesit Larry Page, Sergey Brin dhe CEO Eric Schmidt.

Madje disa i kujtuan Sandberg se as Facebook nuk do te kishte ne dore komanden e operimeve, po pergjigjja e saj ishte “Facebook eshte i shtyre nga mardhenie njerezore dhe jo nga pushteti”. Nje fraze qe nenkupton se per Google mardheniet njerezore nuk jane prioritet.

Po kur Sheryl u be operative ne rrjetin social konfrontimi behet i eger.

“Menaxherja”, nuk ka asnje problem te peshkoje ne kompanine e saj te vjeter, persona qe mund te ndihmojne ne aventuren e saj te re.

Gjate muajve dhe viteve, ka kaq shume mendje te ndryshme qe nga Google kalojne ne Facebook, duke sjelle me vete nje pervoje te cmuar te akumuluar ne Mountain View.

Ne pak kohe, ai qe ishte nje site i suksesshem, por qe nuk sillte fitime, kthehet ne nje web gjigand.

Facebook, edhe ne saje te punes se Sheryl Sandberg, behet me te vertete global dhe fillon te prodhoje fitime. Sandberg eshte nje vendimtare, por i pelqen te konfrontohet me koleget. P.sh vendimi per te mos u paguar nje abonin per perdoruesit dhe te perqendrohet tek reklamat vjen nga propozimi i saj, por eshte miratuar ne menyre kolegjiale.

Suksesi i Facebook, nuk i pelqen Google, qe tani e sheh Sheryl si “person i padeshiruar”.

Sic u permend “menaxherja”, ka mbushur duart plot me punojesit e Google, por mbi te gjitha (kjo akuze vjen nga Mountain View) ka shfrytezuar njohurite e saj mbi metodat e punes te Google per te perfituar Facebook.

Nje akuze mjaftueshem qesharake, sepse kushdo qe kalon nga nje kompani tek nje tjeter sjell me vete nje pervoje te jetuar dhe shpesh zgjidhet per faktin se ata “e njohin armikun”.

Zero Cool 14-07-11 12:48

Titulli: Lajme - risi
 
Toshiba me laptopin e parė me 3D pa syze


[img]http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTR7pVIGhUXa3H5oXB53TrzhwPAaGMR47bcfiRDHOyWgwjvn53_AQ[/img]


Toshiba ka prezantuar Qosmio F750 3D, tė parin laptop komercial i cili mund tė paraqesė pamjet 3D pa pasur nevojė pėr tė pėrdorur syze. Pėr mė shumė, F750 3D pėrkrah paraqitjen edhe tė 2D edhe tė 3D – pra nėse ta zėmė, shfrytėzuesi dėshiron qė nė njė dritare tė hapė browserin ose tekst editorin, ndėrėsa nė tjetrėn ndonjė pėrmbajtje 3D.

Po ashtu nė kėtė laptop ėshtė integruar edhe kamera HD e cila pėrcjell pozitėn e fytyrės sė shfrytėzuesit dhe nė kėtė mėnyrė i mundėson kėnd tė gjerė tė shikimit.

Qosmio F750 3D ka karakteristika harduerike impresive dhe ėshtė ndėrtuar rreth procesit Intel Core i7 Quad-Core, dhe mes tjerash ka edhe 8 GB memorie RAM DDR3, kartelė grafike GeForce GT 540M me 2 GB memorie dhe drajv optik pėr incizim tė Blu-ray disqeve. Peshon diē mė shumė se njė kilogram, vjen me ngjyrė tė kuqe ose tė bardhė. Nė Evropė do tė gjendet nė shitje nė ēerekun e tretė tė kėtij viti, gjegjėsisht deri kah fundi i shtatorit.

Zero Cool 15-07-11 11:52

Titulli: Lajme - risi
 
Bilanc fantastik pėr Google


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0715112636271_210.jpg[/img]



Gjigandi motorik Google ka njoftuar njėrritje tė jashtėzakonshme tė ardhurash dhe pėrfitimesh, shumė herė mė tė larta nga pritshmėritė.


Pėrfitimet neto pėr tre muajt e fundit, pa llogaritur kėtu Korrikun, pėsuan njė rritje me 36% krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Xhiroja e pėrgjithshme e gjingandit motorrik ka qėnė 9 miljardė dollarė, ndėrsa pėrfitimet bruto tė arritura pėrllogariten nė 2.5 miljardė dollarė.

Ky ėshtė suksesi i parė i shefit tė ri ekzekutiv tė Google Larry Page, i cili zėvendėsoi nė Prill Eric Shmidt. Page ishte iniciatori pėr lanēimin e rrjetit social Gogle +.

Zero Cool 16-07-11 18:58

Titulli: Lajme - risi
 
Studim: Google e ndryshon trurin tonė



[img]http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.0715230841314_210.jpg[/img]


Tashmė ėshtė bėrė traditė qė pėrdoruesit e internetit kur duan tė gjejnė njė informatė, thonė “kėrkoje n’Google”.


Kjo ndodhė sepse Google ėshtė bėrė pjesė e pėrditshme e njerėzve, thotė njė studim i ri, i cili thotė se motori mė i madh i kėrkimit nė botė ndikon nė trurin e njeriut.

Ose, pėr ta thėnė mė saktė, Google - dhe interneti – po e ndryshojnė mėnyrėn se si truri ynė zgjedh pėr tė kujtuar.



Nė njė studim tė quajtur "Efekti Google", i realizuar nga njė ekip i udhėhequr nga psikologu Betsy Sparrow nga Columbia University, thuhet se ne kemi mė pak gjasa pėr tė kujtuar informacionet, kur ne e dimė se ku mund t'i gjejmė ato.



Gjetjet e raportit, tė botuara nė numrin e sotėm, nuk dėshmojnė veēanėrisht se Google (dhe makinat tjera tė kėrkimit) janė duke e bėrė shoqėrinė moderne mė pak inteligjente, siē kanė pretenduar disa.

Pėrkundrazi, Sparrow thotė se, ne ende jemi plotėsisht tė aftė pėr tė kujtuar gjėra qė kanė rėndėsi, madje edhe ato gjėra qė nuk gjenden lehtėsisht online.

Zero Cool 17-07-11 20:16

Titulli: Lajme - risi
 
Apple prezanton sistemin e operimit anti-haker


[img]http://www.telegrafi.com/foto/softuere/f.0717190445187_210.jpg[/img]


Ka mjaftuar vetėm njė javė qė kompania Apple tė prezantojė sistemin e operimit anti-haker, duke i dhėnė njė pėrgjigje tė gjithė kritikėve tė tij, tė cilėt u shtuan pas publikimit tė njė raporti qė evidentonte njė “vrimė” nė sistemin e tė gjitha pajisjeve tė Apple.

Ky sistem operimi mund tė shkakrohet nga internet nė faqen [url]www.jailbreakme.com[/url], dhe pėrmes tij ju mund tė rifreskoni versionin e pajisjes suaj. Kjo do t’iu sjellė edhe njė siguri mė tė lartė pėr iPhone, iPad apo iPod-in tuaj.

Defekti i evidentuar nga Zyra Federale pėr Informim dhe Siguri nė Gjermani, u lejonte hakerave tė depėrtojnin nė aparatin celular, duke cėnuar tė dhėnat dhe materialet personale tė pėrdoruesve.

Zero Cool 19-07-11 15:37

Titulli: Lajme - risi
 
Mbi 50% e prindėrve, spiunojnė fėmijėt nė Facebook


[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0718211206488_210.jpg[/img]


Njė tjetėr sondazh ka pėrforcuar tezėn se prindėrit kėrkojnė ēdo lloj mėnyre pėr tė kontrolluar fėmijėt e tyre. Dhe, tashmė, me ndihmėn e rrjeteve sociale, gjithēka ėshtė mė e lehtė. Anketimi i OnePoll evidentoi se mė shumė se 50 % e pridėrve i kontrollojė fėmijėt e tyre pėrmes Facebook-ut.

Nė kėtė sondazh tė zhvilluar nė Britaninė e Madhe, janė pyetur tė paktėn 2 mijė prindėr, nga tė cilėt mbi 50% kanė pohuar se survejojnė fėmijėt e tyre nė rrjetin mė tė madh social qė ekziston, Facebook.

Sipas kėtij sondazhi, 5 % pridėr tė tjerė janė shprehur se do ta bėnin njė gjė tė tillė nėse do tė dinin tė pėrdornin mirė Facebook, 11% pohojnė se kanė krijuar njė profil tė rremė pėr tė kontrolluar fėmijėt, 13% se kanė hyrė nė ardresat e miqve pėr tė parė aktivitetet e djalit ose vajzės ė tij, 15% pranojnė se kanė tentuar t’i bėjnė miq, ndėrsa, 4% qė janė refuzuar nga femijėt. Mos harroni, mund tė ketė edhe persona tė tjerė, veē prindėrve, qė mund t’iu survejojnė.

Zero Cool 22-07-11 14:43

Titulli: Lajme - risi
 
Microsoft shėnon bilanc rekord


[img]http://www.telegrafi.com/foto/softuere/f.0722115307468_210.jpg[/img]


Kompania mė e madhe pėr pajisjet teknologjike amerikane Microsoft ka shėnuar njė bilanc vjetor rekord prej 69.94 miljardė $.

Lajmi ėshtė njoftuar nga vetė shefi ekzekutiv i kėsaj kompanie, Steve Ballmer, sipas tė cilit kjo shifer rekord ėshtė arritur edhe pas bumit tė shitjeve tė kompiuterit tė lojrave Xbox dhe tė programeve tė Microsoft Office. Sipas tij kėto rritje janė rritur me 8% nė krahasim me njė vit mė parė.

Ndėrkohė tė ardhurat bruto pėr kompaninė Microsoft pėr kėtė vit kanė qėnė 23.13 miljardė dollar.

Zero Cool 22-07-11 14:47

Titulli: Lajme - risi
 
Blogeri zbulon tre dyqane false tė Apple nė Kinė



[img]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0722112848927_210.jpg[/img]


Njė bloger amerikan ka zbuluar tre dyqane falsė tė Apple nė qytetin Kunming tė Kinės.


Pėr tė vėrtetuar kėtė fakt, ai ka publikuar edhe tre foto tė dyqanit, ku paraqiten muret me fotografi nga pajisjet e Apple, stafi i veshur me njė bluzė blu me logon e Apple dhe emri i dyqanit “Apple Store”.

Nė fakt, shkruan bloger-i, muret e palyera, shėrbimi dhe pajisjet fallco bien nė sy menjėherė, ēka tė bėn tė dyshosh. Pėr mė tepėr qė kompania e pajisjeve elektronike amerikane nuk shkruan asnjėherė “Apple Store” por vetėm “Apple”.

Ndėrkohė kompania e Jobs, njofton se ka vetėm 2 filiale tė saj nė Kinė. Ato ndodhen nė Shangai dhe Pekin.

Fshatari 22-07-11 15:24

Titulli: Lajme - risi
 
[QUOTE=Zero Cool;2091278]Gruaja qe ben te zihet Google dhe Facebook



Punon ne hije, por eshte nje nga grate me te pasura ne Amerike dhe padyshim nje nga me te [B][SIZE=3]fuqishmet[/SIZE][/B].


[IMG]http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=sheryl_sandberg__518268096.jpg&size=article_medium[/IMG]


[/QUOTE]

Fal kėtij postimi te Zero cool e kuptoa mė ne fund se "Ēka e ben nje femer te fuqishme"!

Zero Cool 25-07-11 21:36

Titulli: Lajme - risi
 
[url=http://imgur.com/a/tkFdY#UTByw]Anonymouse sulmon njėsinė italiane kundėr krimit nė internet[/url]

Hacktivistėt Anonymouse publikuan “dokumente sekrete” tė vjedhura nga njėsia kundėr krimit nė internet nė kuadėr tė policisė italiane. Nga Anonymous thonė se dosjet i kanė fituar, tė cilat supozohet se peshojnė diku 8GB, nga njė burim anonim i cili i kishte vjedhur nga serverėt e Centro Nazuionale Anticrimine Informatico per la Protezione delle Infrastrutture Critiche(CNAIPIC). Nė mesin e tė dhėnave ka edhe dosje sekrete me informacione pėr hetime, pėr firma private dhe pėr agjensi tė shteteve tė huaja.

Sulmi i Anonymous ėshtė pjesė e #antisec fushatės, tė cilėn e kanė nisur me qėllim qė tė depėrtojnė nėpėr faqet qeveritare dhe tė zbulohen dokumente, tė motivuar kuptohet nga Wikileaks, por kėtu nė rastin e policisė italiane, motivi i sulmit mund tė jetė edhe arrestimi i disa italianėve tė cilėt dyshohen se kanė qenė pjesė e grupit tė hakerėve. Anonymous si dėshnmi pėr “hackimin” ose sulmin ndaj njėsisė italiane publikuan disa fotografi nga dokumentet.




[url=http://thenextweb.com/eu/2011/07/05/anonymous-suspects-arrested-in-italian-police-raids/]CNAIPIC akoma nuk e ka komentuar incidentin.[/url]

Zero Cool 27-07-11 13:19

Titulli: Lajme - risi
 
[I]Mashtrimi pėr shpejtėsinė e internetit nė Britani[/I]


[IMG]http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0727130005673_210.jpg[/IMG]


[I]Njė tjetėr skandal ka plasur sė fundmi nė Britaninė e Madhe, ndėrsa njė raport dėshmon se ka mospėrputhje tė dukshme shifrash mes reklamimit tė kompanive pėr shpejtėsinė e internetit dhe shpejtėsisė mesatare tė tij.

Nė njė rapor dy vjeēar, Ofcom raporton se shpejtėsia mesatare e internetit nė rang vendi ėshtė 6.8 Mbps, por ndėrkohė mbi 80% e pėrdoruesve tė internetit pėrdorin paketa, nė reklamat e tė cilave thuhet se shejtėsia ėshtė mbi 10 Mbps.

Sakandali mori pėrmasa edhe mė tė mėdha u u publikua fakti se 50% e pėrdoruesve, pėrdornin nė shtėpitė e tyre paketa interneti me shpejtėsi 24 Mbps. Lidhur me kėtė mospėrputhje drastike shifrash, ėshtė ndėrmarrė njė hetim, pėr tė zbuluar pėrmasat e mashtrimit.[/I]

Zero Cool 27-07-11 13:24

Titulli: Lajme - risi
 
[B]Moxilla synon ndėrtimin e njė sistemi operimi[/B]


[IMG]http://www.telegrafi.com/foto/softuere/f.0727124518140_210.jpg[/IMG]


[I]Pas suksesit tė korrur me motorrin e kėrkimit Moxilla, krijuesit e Firefox, tashmė kanė kthyer sytė nga celularėt e menēur dhe tabletėt.

Sipas njoftimeve thuhet se ekziston njė projekt i Moxillės pėr tė ndėrtuar njė sistem operimi pėr pajisjet portative. Ky sistem do tė jet i ngjashėm me Google Android dhe fillimisht do tė testohet te celularėt.

Synimi i inxhinjerėve tė Firefox ėshtė tė konkurojnė sitemin e operimit X Lion, tė nxjerrė sė fundmi nė treg nga Apple.[/I]

Zero Cool 27-07-11 13:26

Titulli: Lajme - risi
 
[B]Google: 2 milionė pėrdorues tė infektuar nga njė virus[/B]


[IMG]http://www.telegrafi.com/foto/softuere/f.0722105845163_210.jpg[/IMG]



[I][B]Kompania Google ka paraljamėruar pėrdoruesit e tij se, tė paktėn 2 milionė prej tyre nė tė gjithė botėn, janė prekur nga njė virus.[/B]


Lajmi ėshtė njoftuar pasi ėshtė vėrenjtur se disa shfletues dėrgoheshin nė faqe tė tjera, ndryshe nga ato qė kėrkonin nė internet. Por tani, njofton Google, tė gjithė kompiuterave tė infektuar do t’u dalė njė shėnim sapo tė hapin motorrin e kėrkimit, nė tė cilėn thuhet: “Kompiuteri juaj ėshtė infektuar”.

Sipas Google ky virus ėshtė pėrhapur nga shkarkimi i njė virusi fals.[/I]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:37.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.