Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   ILIRĖT (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18002)

Naki 04-11-05 15:47

ILIRĖT
 
1. Origjina e Ilirėve

Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, qė nga degėt e Danubit, lumenjtė Sava e Drava, nė veri, e deri te Gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.

Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V p. K. Kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė shek. XII nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė mė e lashtė.
Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.

Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII – XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu.

Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.


2. Fiset kryesore ilire

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė: taulantėt, ardianėt, dardanėt, paionėt, dalmatėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV – III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

DASARETĖT. Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

ARDIANĖT. Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III – II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtrir deri tek lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleat tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shek.IV paionėt krijuan mbretėrin e tyre, e cila u detyrua t’u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmenve tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.

DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

PENESTĖT. Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 – 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire – romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkurtuan vendin.

MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjerė, qė nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri nė luginėn e Drinosit, nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek. III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

Fise tė tjera tė njohura janė edhe labianėt (pėr rreth liqenit tė Shkodrės), pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė ultėsirėn bregdetare tė Adriatikut.

Kalt 04-11-05 18:50

[url]http://www.geocities.com/protoillyrian/[/url]

Ketu ka nje informacion te jashtezakonshem per Iliret!

vjeshta 10-12-05 00:58

[b]ILIRET[/b]


Atdheu i paraaredhesevetane,ilireve,ka qene iliria.Kjo treveshtrihejne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik.Sipas disa autoreve,sidomosStrabonit,atedheu i ilireve shtrihej prej Danubit ne veri e gjer te Helada ne jug dhe prej lumenjeve Morave e Vardar e gjer te deti Adriatik ne perendim.
Pausani deshmon se edhe te gjithe ishujt e bregdetit lindor te Adriatikut kane qene te banuar me ilire.Iliret per here te pare ,pas Heroditit i permend oratori me i madh i botes antike Demosteni,i cili maqedonasit i quan barbar,ne gjysmen e dyte te shekullit IVpara eres sone.
Te disa autor antik i hasim keto krahiname kryesore te Ilirise:Dalmatia, Dardania, Liburnia, Autara, Labia, Ardia, Parta, Pajonia, Penestia, Dasaretia, Atintania etj.
Shqiptaret jan pasardhes te ilireve,ndersa gjuha shqipe rrjedh prej ilirishtes.
Kete e deshmon materiali i gjurmimeve arkeologjike dhe i studimeve filologjiko-linguistike.Teza e origjines trake te shqipes ,perball lidhjes gjenetike iliro-shqipetare,hidhet poshte me argumente bindese historike e gjuhesore.
Historiani sovjetik M.Rostovqev verteton se edhe Epiri ka qene i banuar prej ilireve.Konstatin Jireqeku ne vepren e tij "Istorija Srba",ne librin e pare,ne faqen 9(perkthyer nga J. Radoviq,Beograd 1978)shkruan :Iliret kane banuar ne pjesen perindimore te gadishullit ,nga pjesa e mesme e Danubit e gjer ne jug duke perfshire edhe Epirin .
Ne qender te siujdheses i takonin atyre edhe dardanet ,edhe pejonet.Nga ky historian kuptohet qarte se dardanet dhe pejonet pa medyshje kane qene ilire. :arrow:

vjeshta 13-12-05 23:20

:arrow: Gjeografi borgjez serb Jovan Civijiq ne vepren e tij -Balkansko Poluosturvo-,libri II ,faqe 116,thote:-Mbrendia e vendeve ballkanike,ndermjet detit Adriatik ne njeren ane,Danubit dhe Moraves ne anen tjeter ,ishte e banuar me fise ilire-.Albanologu austriak Johan Georg Hahn thote se iliret jane popull autokton te Ballkanit.Kete e vertetojn Jirzhi Neustupni dhe aerkeologu me fame boterore Alojz Benac.
Homeri askund nuk permendi emrin ilir ,por permend emrat e fiseve ilire.
Ne kengen e dyte te -Iliades- permenden peonet nga Amidoni dhe Aksi(Vardari i sotem). Kenga e XVI flet per vrasjen e komandantit ushtarak peonas Pirahmit nga ana e Patroklit .Kenga e XXI rrefen se si Akili vrau Asteropin ,te birin e Pelagonit ,si dhe shume udheheqes te shquar ushtarak ilire:Tersilokun, Midonin, Astipilin, Mnosin, Trasin, Ajnin etj.

Kenga e II e -Iliades- gjithashtu permend kefalenet, epirotet dhe ca fise te tjera ilire,te cilat nen udheheqejen e mbretit te Itakes Odiseut shkuan me 12-te anije me ngjyre te kuqe ne lufte kunder Trojes. Pasi perfundoi lufta 10-te vjeqare ,Odisea,para se te arrije ne shtepi ktheu te miku i tij Feidoni,mbreti i tesoroteve e pastaj Ne Dodone ,ku kerkoi keshilla prej profeteshave.
Herodoti i identifikoi peonet ilire me teukret e Trojes ,ndersa Diodori dardanet e Ballkanit me dardanet e Trojes.
Ariani dhe Pausani peonet dhe dardanet i quajn barbare.Apiani ,Nikolla i Damaskut dhe Klaudi Elani thone se dardanet kane qene ilire te cilet laheshin tri here ne jete :kur lindnin ,kur martoheshin dhe kur vdisnin.

Edhe Konstantin Jireqeku, edhe Jovan Cvijiqi vertetojn poashtu se dardanet dhe peonet kane qene ilire.Tukiditi feakasit e Korkyres (Korfuzi i sotem), amfiloket dhe te gjitha fiset epirote i quanin barbare. Te gjitha keto fakte sjellin te perfundimi se fiset e permendura nuk ishin grek, po ilire.
Pompej Mela thote se edhe feakasit kane qene ilire. Edhe Apiani te gjitha fiset epirote i quane barbare ,kurse Diodori deshmon se epirotet kishin zakon qe jo vetem per vete ,por edhe per miqte te jepnin jeten (zakon qe eshte ruajtur deri sot nder ne ). :arrow:

vjeshta 16-12-05 17:28

:arrow: Teopompi thote se deti Jon ka marre emrin prej sunduesit ilire ne ishullin Issa (Visi)Jonit.Pseudo-Skimni thote se iliret kane qene popull i madh, mikeprites dhe i drejte.Flori ploteson se iliret ishin te pamposhtur ,ndersa Kurt Rufi se nuk pranojn roberine. Agatarkidi dhe Ateneja deshmojne se iliret hane e pine ndenjur dhe te gjithe veshin shoke.

Terencie Varoni i lavderon iliret si tejet te vyeshem ,te cilat posa lindin vazhdojne punen sikur ta kishin gjetur foshnjen e jo ta kishin lindur.Kishin deshire te madhe te lindin dhe te kishin shume femije. Atebote askushe nuk ua ndalonte shtimin siq po na e ndalojne sot shovinistet serbo-malazez.

Ateneja rrefen se gruaja e pare e mbretit maqedon Filipit te II ka qene ilire, me emrin Audata, e dyta molose,Olimpia, motra e Aleksander Molosit, e ema e Aleksanderit te Madhe ,ndersa e treta Kleopatra, motra e Hipostratit. Filozofi me i madh i botes antike Aristoteli nga Stragira thote se taulantet ilire benin veren nga mjalta.

Iliret dhe traket kane luftuar bashke me hetitet e Azise se Vogel kunder faraonit Ramezesit te II dhe ne betejen e Kadeshit te lumi Oronto me 1286 p.e.s.,ku egjiptiasit pesuan disfate. Iliret ,traket dhe greket iu kundervune invadimit persian.Herodoti ne betejen e Salamines,me 480 p.e.s. ngrit larte trimerine e enkelejve ,taulanteve dhe tesproteve.

Iliret dhe traket kane marre pjese edhe ne luften e Peloponezit(431-404),disa ne anen e Spartes e disa ne ate te Athines. Bashkekohasi dhe pjesemarresi i kesaj lufte Tukiditi ne meomaret e tij paraqet trimerine e dalluar te kaoneve -barbare-. Si Tukiditi ashtu edhe Diodori njohtojne se sundimetari i moloseve Admeti perkunder kercenimeve nuk ua dorezoi Temistoklin e arratisur, as Spartes ,as Athines.

Iliret ,traket ,maqedonasit dhe greket moren pjese ne skspeditat ushtarake te Aleksandrit te Madh kunder persianeve. Komandanti suprem i ushterise ilire, tribale, maqedonase dhe epirote ka qene Antipatri, kurse i udheheqesi i kembesorise Antigon Monoftalmosi. Apiani lavderon kaloresin peonase nen komanden e Aretit.

Justini tregon se diadoket pas vdekjes se Aleksanderit te Madh copetuan perandorin dhe ilirit Pito ia dhane Medine e madhe .Iliretb nen komanden e mbretit epir Pirros luftuan kunder Romes . Plutarku, i cili e adhuron Pirron ,thote se epirotet mbretit te tyre i dhane eptetin -shqiponje-. Eutropi deshmon se Pirrua kishte gjithemone sjellje korrekte ndaj pengjeve dhe i lironte nga roberia.



Marre nga libri :[b]Kush Jane Shqiptaret[/b]

Prof. Fehmi Kelmendi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:26.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.