Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letërsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Zhgarravinat e mia (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27090)

YanYan 04-05-09 06:46

Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][B]Shkrime pa qellim/kuptim...Mendime abstrakte...foto me shpjegime...krijime te miat te shkeputura nga ditari, nga e shkuara, dhe te castit. Cdo gje fillon nga zhgarravina e un aty e gjej vetveten...vetem aty ka vend per viza terthore te ngjyrosura me ngjyra pikante nen melodine e lehte e qiellin e vranet. Lexim te kendshem! :smile: [/B][/FONT]

YanYan 04-05-09 06:47

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[I][FONT=Georgia]Perplasemi me dallget e jetes[/FONT][/I][FONT=Georgia]
[I]Ashtu si une edhe ti[/I]
[I]Te shkaktuara nga era[/I]
[I]Pre e njerezise[/I]
[I]Por mire e kane thene te paret[/I]
[I]Se dallget e shkembinjt jane nje[/I]
[I]Perplasen pa meshire[/I]
[I]Agim pas agime…ne perjetesi[/I]
[I]Dhe ashtu mbijetojne gjithmone[/I]
[I]Ashtu si ne te dy tani[/I]
[I]Ndoshta te lodhur, shkaterruar[/I]
[I]Por asnjehere larg te ndare ne brendesi[/I][/FONT]

YanYan 04-05-09 06:52

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[I][FONT=Georgia]Sot me ka hyp nje trishtim dhe as vete se di pse. Gjindem perpara kompjutrit e me behet asgje...vec i kam ngulur syte ne nje foto ku kemi dale familja e kusherinj te gjithe bashke dhe dashje padashje nje lot rrjedh. Edhe kenga ne sfond eshte fajtore per kete por cti bej?! Duke i pare te gjitha fytyrat nje nga nje, syte ndalen tek nje person...tek nje engjell...tek e shtrenjta ime gjyshe. Sa me mungon sot vec nje zot e di. Sa do doja te ta degjoja zerin, te benim muhabet bashke sic benim ne, te dilnim nadje heret bashke me ble, te me mbroje e te me ferkoje faqet dhe shpinden sic beje gjithmone kur nuk isha ne terezi. Ca ti bej ktij emigracionit te mallkuar qe na ndau gjasme per nje te ardhme me te mire. E ca me duhet kur me tret malli? Ca me duhen kushtet me te mira kur nuk ndihem e plote? Prap edhe nje lot tjeter...heh...me duket vetja si nje budallaqe qe qan me vete dhe e mban ndjenjen aty thelle te strukur qe mos ta marrin vesht kto te shpis se i merzis edhe ato pastaj. Ufaaaa....!![/FONT][/I]

YanYan 04-05-09 06:55

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][I]Flladi i kujtimeve ngreh shpirtra dhe i trazon, i perzien, u jep forme dhe ndjenje.
...mendja vrapon ne labirinte...[/I]
[I]...zemra qe rreh me shpejt shton ankthin e se papritures...[/I]
[I]...syte mbyllen dhe nje delir pushton qenien...[/I]
[I]...gjithcka perjetohet edhe njehere...[/I]
[I]...te jep force per te nesermen duke ruajtur ne shpirt thesarin e quajtur 'kujtim'![/I][/FONT]

YanYan 04-05-09 06:57

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][I]Shpesh here e krahasoj shpirtin e njeriut me nje nje nga ato sirtaret
apo kutiat me celes qe nje njeri mban thesarin e tij: kujtimet. Aty i
flakim te gjitha ndodhite e se shkuares. Kujtimet e trishta i vendosim
ne fund, ne menyre qe pluhuri i harreses ti mbuloje sa me shpejt. Sa
me pak te dukshme e sa me pak te dijme/jemi te vetdishem per to,
aq me te lumtur do jemi. Kurse kujtimet e mira i vendosim gjithmone
siper ne menyre qe sa here te kemi nje ballafaqim me kujtimet, te
kemi parasysh vetem ato te kendshmet. Por jemi qenie egoiste...e
prandaj vuajme...sepse na vret ndergjegj'ja per dicka te pabere ose
te bere, per nje fjale te thene ose te pathene...per nje kujtim...per
dicka qe ngel peng ne shpirt sa te jete jeta. Rob te pluhurit jemi![/I][/FONT]

YanYan 04-05-09 07:00

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][I]Te kam thene mos me ler vetem se humbas...
Eshte e cuditshme sesi nevojat tona shnderrohen kur rritemi. Kur je[/I]
[I]nje femije kenaqesh me gjera materiale, te pelqen te shkosh ne vende[/I]
[I]te ndryshme, flet gjerat e para qe te vijne ne mendje, te mjafton [/I]
[I]shoqeria sa per te kaluar disa caste te kendshme, dhe nuk ke[/I]
[I]frike nga asgje sepse mami dhe babi do te te dalin zot gjithmone.[/I]
[I]Por kur rritesh nuk eshte ashtu. Gjerat materiale nuk zejne vendin e [/I]
[I]pare, nuk ka rendesi se ku je nqs ndihesh komod, duhet te mendosh[/I]
[I]njeqind here qe te flasesh nje here, dhe e zgjedh shoqerine nga me[/I]
[I]e mira qe te pershtatet. Je zot i vetes sepse prinderit nuk i ke me[/I]
[I]ne cdo hap te jetes...prandaj dhe ndoshta zemra na e kerkon nje[/I]
[I]person qe ta kemi gjithmone me vete, qe te kujdeset per ne, te na[/I]
[I]respektoje e te na qendroje gjithmone prane ashtu sic ben nje prind.[/I]
[I]Po ajo qe eshte me e rendesishme...te na jape dashuri...dashuri te [/I]
[I]sinqerte e te vertete. Te na ngrohe shpirtin me nje shikim e te na zbuse[/I]
[I]zemren me nje fjale. Kemi shume nevoje...![/I][/FONT]

YanYan 04-05-09 07:03

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia]Pjese nga ditari...26-06-07[/FONT]


[FONT=Georgia][I]Dua ta hap pak dritaren e te ndjej eren te perplaset ne fetyren time.[/I]
[I]Me pelqen dhoma e re...te treja faqet e murit me dritare, sidomos kjo [/I]
[I]perballe qe i ka te medhaja sa krejt faqja e murit. Sa bukur duket qielli [/I]
[I]dhe hena naten. Nuk ka ndjenje me te mire sesa te te zeje gjumi duke [/I]
[I]shikuar qiellin e duke menduar per ....... nejse - por sonte skam gjume. [/I]
[I]Te gjithe po flene dhe un po rri roje. Tani eshte nate. Shiu qe ra mbasdite[/I]
[I]e freskoi pak kohen dhe jashte fryen nje puhize e lehte qe ta rrenqeth [/I]
[I]trupin. Ah po..dhe muzika ne sfond tani po i jep hijeshi ketij momenti....[/I]

[I]"Jo prej teje smundem me u nda[/I]
[I]Kisha vdek ty mos me tpa[/I]
[I]Dije qe si hapi syt[/I]
[I]Po sme thirri zani yt"[/I]

[I]Me pelqen shume ky dueti...ndoshta se imagjinata ime tejkalon limitin.[/I]
[I]Por, kjo zhurma e aeroplanave spo me len te qete. Aeroporti nuk eshte[/I]
[I]larg shtepise keshtuqe cdo 5 mir degjohet zhurme e ka aeroplana[/I]
[I]ne qiell. Ia kam ngulur syte njerit qe po fluturon ne lindje....sa do doja[/I]
[I]te isha ne te tani. E di se dikush...disa veta po me presin pertej oqeanit[/I]
[I]por pamundesia e nje udhetimi kete vere me trishton akoma me shume.[/I]
[I]Ehh sikur sikur...[/I]
[I]Opaaaa ra nje yll....[IMG]http://www.forumishoqeria.net/forum/images/smilies/smile.gif[/IMG]....e shpreha deshiren time![/I]

[/FONT][I][FONT=Georgia]E kshu vazhdojne zinxhir mendimet, nje gje me kujton tjetren deri sa lodhem dhe i them vetes flej mi budallaqe boll pe endrra me sy hap.[/FONT] [/I]

YanYan 05-11-09 06:03

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][B][U][I]Dollia[/I][/U][/B] [B]~ ©YanYan[/B][/FONT]

[FONT=Georgia][I]...per nje sakond te jetes qe bjen ndryshim radikal[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per te thenat fjale qe ngohen shpirtin[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per cdo nate qe ndejtem duke thur plane[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per cdo deshire qe merrte krahe e per cdo enderr fluturake[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per cdo lutje te ndjere drejt Zotit[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per cdo lot qe ka pasqyruar gjendjen e shpirtit[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per ate nevoje [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per ato rrahjet ne kraheror[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per zemren e shpirtin e saj[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per te pathenat fjale[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per TY e per MUA[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]Ngreh nje dolli sonte ne shoqerine e nates...[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]...per ne, dolli e merituar![/I][/FONT]

YanYan 08-04-10 05:58

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][I]Mendimet valeviten ne koke si ca peshq te lene 1 min pa ajer e pastaj ti hedhesh [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]ne nje ene qelqi. Madhesi te ndryshme, ngjyra te ndryshme, tipare te ndryshme, [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]karaktere ne ndryshme por ne fund sjane asgje pervecse peshq...pra mendime. [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]Jane shperndare shume - ca ketu, ca ne vendlindje, ca tek shkolla, ca tek femijeria, [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]ca ne te ardhmen, ca ne muzike, ca ne dasem, ca....thjeshte ne shume gjera/vende/[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]njerez/ide. I mbledh nje ka nje sepse jane copezat e mija dhe me me perkasin mua [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]por mungoka nje pjesez e vogel...me duhet ta gjej per tu ndjere e kompletuar![/I][/FONT]

Idila 08-04-10 13:57

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Të përgëzoj për këto zhgarravinat e tua naqe, sinqerisht më pëlqejnë. Zhgarravinat e tua (që i quan ti - më pëlqeu ky titull), pasqyrojnë një shpirt që di të jetë i brisht po të njëjtën kohë dhe trime. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Vazhdo të shkruash më tutje. :)[/SIZE][/FONT]

YanYan 05-05-10 14:42

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[FONT=Georgia][I]E ndjej se po vjen fundi...nje fund i gjate...i lodhur...i dhimbshem.[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]Kam frike se sdo mundem te harroj pasi po kapem fort pas atyre[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]kujtimeve. Edhe neper endrrat torturuese kur me vjen, une te ndjej,[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]te ndjej fort...e vec te shikoj e qaj. Nuk e di se cila shprese me mban [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]te lidhur kaq fort pas teje. Un e di qe ti nuk kthehesh. E di gjithashtu [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]qe une nuk kthehem. Te gjitha i di por asgje se justifikon faktin qe [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]nje dite e pashe diellin aq fort sa per nje cast me iku shikimi e qe nga [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]ai cast, cdo gjeje te bukur qe me vjen i shoh vec silueten. [/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]Mahh se di...ndoshta po e lodh une veten time me shume me keto[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]percartje. Di vetem qe dua te largohem ne asnje drejtim qe me con[/I][/FONT]
[FONT=Georgia][I]drejt rruges ku po hedh hapat sot.[/I][/FONT]


[IMG]http://i41.tinypic.com/jl03s8.jpg[/IMG]

YanYan 05-05-10 14:46

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[quote=Idila][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Të përgëzoj për këto zhgarravinat e tua naqe, sinqerisht më pëlqejnë. Zhgarravinat e tua (që i quan ti - më pëlqeu ky titull), pasqyrojnë një shpirt që di të jetë i brisht po të njëjtën kohë dhe trime. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Vazhdo të shkruash më tutje. :)[/SIZE][/FONT][/quote]

[FONT=Georgia][SIZE=2][I]Faleminderit amelcin[/I][/SIZE][/FONT] [IMG]http://i39.tinypic.com/10ol15v.jpg[/IMG]

Lapsi 07-05-10 15:09

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[quote=YanYan][FONT=Georgia]Pjese nga ditari...26-06-07[/FONT]


[FONT=Georgia][I]Dua ta hap pak dritaren e te ndjej eren te perplaset ne fetyren time.[/I]
[I]Me pelqen dhoma e re...te treja faqet e murit me dritare, sidomos kjo [/I]
[I]perballe qe i ka te medhaja sa krejt faqja e murit. Sa bukur duket qielli [/I]
[I]dhe hena naten. Nuk ka ndjenje me te mire sesa te te zeje gjumi duke [/I]
[I]shikuar qiellin e duke menduar per ....... nejse - por sonte skam gjume. [/I]
[I]Te gjithe po flene dhe un po rri roje. Tani eshte nate. Shiu qe ra mbasdite[/I]
[I]e freskoi pak kohen dhe jashte fryen nje puhize e lehte qe ta rrenqeth [/I]
[I]trupin. Ah po..dhe muzika ne sfond tani po i jep hijeshi ketij momenti....[/I]

[I]"Jo prej teje smundem me u nda[/I]
[I]Kisha vdek ty mos me tpa[/I]
[I]Dije qe si hapi syt[/I]
[I]Po sme thirri zani yt"[/I]

[I]Me pelqen shume ky dueti...ndoshta se imagjinata ime tejkalon limitin.[/I]
[I]Por, kjo zhurma e aeroplanave spo me len te qete. Aeroporti nuk eshte[/I]
[I]larg shtepise keshtuqe cdo 5 mir degjohet zhurme e ka aeroplana[/I]
[I]ne qiell. Ia kam ngulur syte njerit qe po fluturon ne lindje....sa do doja[/I]
[I]te isha ne te tani. E di se dikush...disa veta po me presin pertej oqeanit[/I]
[I]por pamundesia e nje udhetimi kete vere me trishton akoma me shume.[/I]
[I]Ehh sikur sikur...[/I]
[I]Opaaaa ra nje yll....[IMG]http://www.forumishoqeria.net/forum/images/smilies/smile.gif[/IMG]....e shpreha deshiren time![/I]

[/FONT][I][FONT=Georgia]E kshu vazhdojne zinxhir mendimet, nje gje me kujton tjetren deri sa lodhem dhe i them vetes flej mi budallaqe boll pe endrra me sy hap.[/FONT] [/I][/quote]Bukur, ... ylli perseri ishte lartesuar ne qiell, kurse ti beje gjume te rehatshem:)

YanYan 26-08-10 04:14

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]8 Maj, 2009[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2][/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Georgia][/FONT]
[FONT=Georgia][/FONT]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]Egoizem - teoria qe cdo gje qe ben nje person eshte per benefitin e vetvetes.[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]Deri m'sot kam mendu se jam nje egoiste e pashpirt...qe mendon vetem per [/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]veten dhe terezine e vet...por jo! Perkundrazi! Un jam nje person qe ska ego.[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]Gjithmone duke mendu per terezine e te tjereve, duke lejuar gjera te kqia per[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]mua-gjera qe nuk jane te karakterit tim, e per ca? Per moskokcarjen. Per [/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]injorimin. Per harresen. Per thika mas shpindet. Per nje "hajt...". Per nje[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]mungese respekti. Per nje mungese besimi. Per egon e te tjerve.[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]Por kjo nuk asht ma e keqja. Ma e keqja asht se prap sbaj gja, prap[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]hahem me vedi, prap baj nji sy qorr e nji vesh shurdh, prap duroj, vetem[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]mos ti shof keq. Un e di kush jam, si jam, t'mirat, t'kqiat, sa mbaj,[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]sa toleroj, edhe sa jap...por tash duhet me pa edhe sesa marr. [/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Georgia][SIZE=2]Nuk jam me ba hije...e as me u ba hija e kujt.[/SIZE][/FONT][/I]

tipi engjellor 26-08-10 09:57

Titulli: Zhgarravinat e mia
 
shume bukur


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 15:05.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.