RRUGET E TIRANES
Nga Kosova erdha- per here te pare, vertete, por gjithecka me eshte e njohur sikur ketu te kem kaluar nje jete. Shetis neper TO te njohurat e mia dhe njerezit i peshendes- si gjithehere- MIREMENGJES. Ne nje vend lexoj-TEATER dikund tjeter- LIBERARIA pak me tutje HOTEL ARBERIA, po vertete, i them vetes, ketu qenka ATDHEU IM- SHQIPERIA. Guri Sylaj TIRANE '92 |
KOSOVE PLAGE EPERTRIRE
Kur fillonte qe te thahej plaga nga "Dielli" qe i thante edhe guret vinte murlan nga Veriu- apo nga nje ane tjeter, te hapte plage te re- Kosove te pertrinte edhe plagen e vjeter. Emurlan pas murlani vetem plage mbi shtatin tende binin po lisat tu nuk luanin vendit, aty ku mbine, aty ku bene shtat ne ato troje rrinin. Rrenjet thell ne kete toke i kishin e te vjeter nene kete qiell ishin- ishin shume, djepi s'te mbeti kurr thate- gjiri yt ishte gurre- ne lindjen e filizit te trete i pari vec ishte burr. Vec oxhakut te kulles se gurit s'e dinte askush tjeter se cilet ishin filiza te ri e cilet lisa te vjeter. Me plis te bardhe mbi vetull e me mauzere ne dore sa thonje - ja ky eshte djal kosove e ai behej mal qe ne maje mban debore. As shpata as topi s'kurseheshin tradhetite shpesh kishin gisht qe ti te ishe e roberuar qe fryme mos te merrje lirisht. Shume kisha e xhami mbi trollin tende kan ngre por besa qe ti e mbolle, me te cilen bijte tu i rrite ishte me e vjeter, me e forte se cdo fe. Ky popull Zotin e thirri nga kambanare e minare, me Bibel e me Kuran por nga krajla e mbereter u mbrojt me pushke e me jatagan. Ky popull isht i ndare ne tri fe por mbi te gjitha- me te shtrenjet edhe se bijte evet te kishte Ty Kosove te kishte Ty ATDHE: e PLAGE PAS PLAGE rrugetove neper shekuj te veshtire por kurr s'u plake, plaget te beheshin stoli e ti nuse e mire. Se ne krah shqipen e kishe dhe vet Djep i S hqiponjave ishe . GURI SYLAJ '95 |
SHPALIM GJOKSESH
QE SHPRESAT TE MOS FIKEN, SHTRENGIM GRUSHTASH QE ENDERRAT TE MOS IKIEN. Guri Sylaj |
KULLA E DUGAGJINIT
Kulla i leshon za kulles Dugagjini flet djelmenine po e bene gati Kosova po i tehrret. Kulla e Dugagjinit me frenxhi prej guri djelmenin po e bene gati se po i therret Flamuri. Kethehet nga mergimi si oshtime orteku Lulja e Dugagjinit Trimi SALI CEKU. Po vjen nga Tropoja nje djal Dugagjini me mauzere ne dore LUAN HAJREDINI. Vijn djemte e Kosoves me arme e me shoke kan ba be ne Flamur per me e mbrojt kete toke. Djemte e Dugagjinit te fala i qojne Drenices pushke e fishek ke ne kulla te Smolices. Ne Junik deri ne Drenice jemi gardh si lisa, aty ku nje vritet, ngriten kater plisa. Kulla e Dugagjinit rriti breza e breze, i rrite djemte per pushke si Dielli me rreze. Kulla e Dugagjinit Kulle e Tokes Shqiptare, Djep e istikam i Ushterise Clirimtare. Guri Sylaj |
MOJ KOSOVE PO TE THERRET SHQIPERIA
Moj Kosove po te therret Shqiperia ku te kam bije a m'je kund gjalle se me kan ra do halle te keqia nuk e dije a ju beje ball. ****************************** ( Mos t'a nxen udhen njaj gur per me ardhe me ndejte me nane mesye Drinin breg me breg banu ure me i lidhe dy ane.) ******************************* Nuk e dij ku kam hy ne hak qe po e derdhi tan kete gjak tan kete gjak nga pushket e mia bri me bri po me shpon tradhetia. refreni-- Nuke dij ku me qet kjo vale truall e gjak me jan trazu dil ne kete ane Kosove martire se pa ty s'muj me u qetesu refreni Dil Kosove, dile Kosove te qofsha fale dil e thuaju harbuterise se jan bashk Prishtine e Tirane me i ruajt nderin SHQIPTARIS. refren Guri Sylaj Mars '97 |
NENES
Eshte nje nene ne kete toke Arbenore nje burrneshe nje grua malsore, qe nga zemra nje pjese e nxori e Kosoves i tha -t'a fali per kete toke e per kete qiell jo, per ty s'me dhimbeset djali. As atehere kur shkau ia mori jo, nenelokja lote nuk nxori vec nje fjale ja tha te pragu hallall gjini e hallall gjaku. Se nanelokja per kete toke ju percjell ju bene me shoke. Ku e lype besa e burrnise , ku e lype pushka e trimnise, ku e lype gjaku i lirise , ku e lype Shqipja e Bajrakut atje Nanelokja i ka piket e lotit e piket e gjakut. Guri Sylaj |
Bagazhin me plackat e mia
e barte vetem ne koke se mbi shpine e kam dreqin e zi qe s'ka lene vend pa me nxi. Kam mbete -hiq -lakuriq nerruget e mia. Kam ngel vet dhe beje rrethrruge qe nuk kisha dashte te me behet unaze -martese. Guri Sylaj 12.11. '97 |
pershendetje e shkrim te mbar o shkrimtar , me pelqyen shum poezit tuaja.
sidomos kjo NENES Eshte nje nene ne kete toke Arbenore nje burrneshe nje grua malsore, qe nga zemra nje pjese e nxori e Kosoves i tha -t'a fali per kete toke e per kete qiell jo, per ty s'me dhimbeset djali. As atehere kur shkau ia mori jo, nenelokja lote nuk nxori vec nje fjale ja tha te pragu hallall gjini e hallall gjaku. Se nanelokja per kete toke ju percjell ju bene me shoke. Ku e lype besa e burrnise , ku e lype pushka e trimnise, ku e lype gjaku i lirise , ku e lype Shqipja e Bajrakut atje Nanelokja i ka piket e lotit e piket e gjakut. |
TOMORRIT
Qou Tomorr e moshen shkunde thirre Sharrin e behuni bashk shqiptarin nga gjumi tunde. Dridhe Prevezen deri ne Shkoder dridhi Shkup, Prishtine , Tirane banju be ne shqipe te flamurit se ne kemi vec nje Nane. Prishja gjumin shqiptarise enderrat ne diell shtriau per toke qou Tomorr t'a puthesha ballin kurr me shume nuk ke pase shoke. Guri Sylaj |
Neper valet e jetes
qe jan si dallge deti, une bredhe rrugeve te huaja ne vend qe te jem n'gjeti Anija here bije here ngjitet, duke kaluar valet jam nje Odise i ri Kerkoj nje port ku anija te ndalet. Zeri i sirenave me therret me therret trolli i zanave te mia, nje edhe nje bejne dy por vetem tek DARDANIA. Guri Sylaj |
Njeriu lidhet per fjale
e taraku per brina. Njeri , fjale,tarak , brina. Njeri me brina, fjale taraku. Fjale me brina, tarak njeri. Tarak fjale, bri njeriu. Bani duq e qiti n'kapuq me i marre vesh s'mundesh vec mundi te shkon huq. Guri Sylaj |
Komplimente pėr poetitė tuaja i nderuari Guri Sylaj.
Rrespekt! |
NDER E RRESPEKT PAQI GJITHMONE NE JETE -MOTER !
Ijuaji Guri Sylaj |
TOKA IME
Toka ime gure me gure, ku pushon shqipja ne flamur, ku me mbet djepi i fminise, ku me mbet plisi i burrnise, ku me mbet pushke e trimnise. Ne Molle te Kuqe e ne kulla te Pukes ne maje te maleve e ne sofra te bukes, ne Gji te Vlores e ne Rozafe te Shkodres ne varre te prinderve e ne dasem te motres ne ball rrin vec nje bajrak nje shqiponje rrethue me gjak. Mos m'a prek, mos m'a ngacmo, ne cerdhe te saje mos m'a trazo. Se s'ta fali kurre per jete po s'ke kjo s'kam pse jam vet. Ne t'kam vlla me ke kuptu, kem nje gjak e kem nje gjuhe. Po ti n'kofsh i tjeter nane do te takohemi ne istikame, ku veq qyqes tjeter s'ndigjohet ku s'ka kenge por veq vajtohet. Une kesaj Toke i kam hak- do t'a mbroj edhe me gjak. Do t'a mbroje gure me guri e shqiponja te valoj, Ne Molle te Kuqe - shtize flamuri. Guri Sylaj 02. 05. '97 Gjermani |
guri sylaj
DASHURISE
Ne Ty gjeta eren e trandafilit, edhe kengen e bilbilit - ne ty e gjeta. Ngrohtesin e Diellit, e kaltersine e Qiellit ne zemren tende e ne syte e tu e ndieva. Mendoja se ku do te gjej, ku duhet te ju kerkoj, kend duhet t'a pyes, kush mund te me tregoj. Me paten thene njehere te ju kerkoj ne pranvere. Dhe ashtu doli -vertete ne pranvere ju kerkova dhe ne pranevere ju kam gjete. Guri Sylaj Prishtine '84 |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:17. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.