Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   15-vjetori i Deklaratės Kushtetuese (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17003)

Dilaver 02-07-05 10:16

15-vjetori i Deklaratės Kushtetuese
 
Prishtinė, 1 korrik - Nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, mė 2 korrik, nė Prishtinė do tė mbahet njė akademi solemne kushtuar 15-vjetorit tė shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese tė Pavarėsisė tė Kosovės.
Akademia do tė mbahet nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Kosovės nė orėn 12:00.
Nė mesin e pjesėmarrėsve janė ftuar edhe tė gjithė anėtarėt e legjislaturės 1989/1992 tė Kuvendit tė Kosovės.
Kjo ngjarje e rėndėsishme nė historinė mė tė re tė Kosovės, i paprapriu aprovimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut nė shtator tė vitit 199O dhe Referendumit pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran mė 1991.

Dilaver 02-07-05 17:19

PRISHTINE (2 Korrik) -Ne kuader te 15-vjetorit te shpalljes se Deklarates Kushtetuese per Pavaresine e Kosoves, u organizua sot pritje per ish - deputetet e legjislatures 1989/1992 te Kuvendit te Kosoves. Deputetet u priten nga udheheqja e Kuvendit te Kosoves ne sallen solemne te Kuvendit. "Eshte mire qe per 15 vjetorin e shpalljes se Deklarates Kushtetuese jemi ftuar ne sallen e Kuvendit te Kosoves, per shkak te nje simbolike e cila percjell nje mesazh shume te rendesishem per kohen aktuale", tha me kete rast Ilaz Ramajli: "Une them qe Deklarata kushtetuese, Kushtetuta e shtatorit '90, amandamenti i pare i kushtetutes '91, referendumi i vitit 1991 thjesht do te jene nje mbeshtetje e jashtezakonshme e strukturave tani udheheqese shteterore dhe politike te Kosoves ne procesin e percaktimit te statusit final te Kosoves", tha ai. Deputeti i Kuvendit te dikurshem, Bujar Gjurgjeala, u shpreh se eshte teper i emocionuar qe pas 15 vjeteve mund te futet ne kete Parlament." Eshte moment shume me rendesi, me vjen mire qe kesaj date po i japin rendesine e duhur... Ne kemi bere gjene me te rendesishme, ate qe ka dashur dhe ka pas synim populli", tha ai. Deputetet e vitit 1990 u priten nga Fatmir Sejdiu, i cili tha se 2 korriku eshte nje date shume e rendesishme per popullin e Kosoves dhe per Kosoven. "Marrja e atij vendimi ishte me nje fuqi te jashtezakonshme, jo vetem nga aspekti politik por edhe si percaktues i shume rrjedhave te mevonshme dhe kujtoj se eshte nje merite e madhe e ketyre njerezve qe paten fuqine, paten guximin, kurajon edhe urtesine e tyre qe ta bejne kete", tha Sejdiu. em/em(RTK/Balkanweb)


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:30.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.