Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Agim Gashi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25013)

Urata 29-05-08 15:14

Agim Gashi
 
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]Agim Gashi[/COLOR][/SIZE][/B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]
[/COLOR][/SIZE][I][COLOR=#999999]E marte, 11-12-2007, 07:07pm (GMT)[/COLOR][/I][COLOR=#999999]

[I][IMG]http://letersia.zemrashqiptare.net/images/articles/2007_12/3844/u1_AgimGashi1.jpg[/IMG][/I]

[I][SIZE=2][COLOR=#0000ff]Agim Gashi me vajzėn Azalenė nė ishullin Borkum te Detit tė Veriut [/COLOR][/SIZE][/I]

[/COLOR]
Agim Gashi, rapsod dhe kėngėtar, ish i burgosur politik, lindi mė 27.07.1954 nė fshatin Okllap, afėr Janjevės.
Ka kryer shkollėn normale nė Prishtinė, e njėherit ka shkollur zėrin te prof Terpkovi i Shkupit. Kėngėtar i RTP-sė ishte qė nga viti 1973.
Ėshtė njohės i mirė i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkėpuntor i jashtėm i institutit Albanologjik nė Prishtinė. Njėherit ishte nder aktivistėt e zellshėm tė pajtimit tė gjaqeve.

Pėr aktivitetet e tija dhe pėr kėngėn qė e kėndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Nė burg ishte qė nga viti 1985-89, pėr t“u izoluar mė vonė. U detyrua ta lėshoj atdheun sepse shpesh pervec torturave e detyronin edhe t“i hajė kasetat e tija.
Jeton si i merguar nė njė banesė tė harruar diku nė Gjermani. Nuk mund tė kthehet nė atdhe pėr shkak tė shtėpisė sė djegur.

Urata 29-05-08 15:16

Titulli: Agim Gashi
 
IN MEMORIAM PER BARDHYL AJETIN
E marte, 11-12-2007, 10:34am (GMT)

Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnė shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnė edhe fėmija.
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhėmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari
Me grykėn e pushkės,
Mbi qiellin e Kosovės
Ofashama e Ali Ukės.
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkėt e Kosovės
Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari
Nė midis t“Kosovės,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovės.
Kur vritėt gazetari
Nėn hijen e natės,
Nė varr ngrinė kujtimet
E Xhemail Mustafės.
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n“tkatėr anėt
Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu nė qetėsi,
Tek shokėt e penės
Qė ratė pėr liri.
[COLOR=#000066]2005-06-29
Düren[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:16

Titulli: Agim Gashi
 
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]KENGE PER SALIH CEKUN
[/COLOR][/SIZE][/B][I][COLOR=#999999]E marte, 11-12-2007, 10:32am (GMT)

[/COLOR][/I]Krisi topi nė Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Ēeku,
Filloi luftėn pėr atdhe.
Salih Ēeku ep kushtrimin
Tue puthė shqipen nė flamur
Po ban be ne Diell e Hanė,
Nuk e la pa i hjek“ k“ta gur.
Sdurojn“ ma k“to troje t“mija,
As tradhėti e jo as puēe,
Kėta gur qė ndajnė kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit nė istikam
Se k“ta gur“ jane t“mir pėr vorre,
E n“Serbi vendin e kanė.
Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi nė ball,
Para vllazen pėr liri
Se unė rashe me mbetė i gjallė.
N“maje t“bjeshkės dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj“ t“Drinit e dhe t“Kosovės,
Plagėt trimit ja sherojnė.
Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimėni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovėn,
Me mbjellė faren pėr liri.
Amanet ua la Kosovėn,
Qė ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpėrndajn nė shqiptari.
Kėrset topi nė Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Ēeku
Ra deshmor mos me vdekė kurrė.
[COLOR=#000066]Agim Gashi
1999- Gjermani[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:19

Titulli: Agim Gashi
 
[B][COLOR=#cc0000]VAJI I SHQIPTARIT[/COLOR][/B]
[B]Redaktor:[/B]
Ali Podrimja
[B]Recensenrė:[/B]
(Anton Ēetta)
Ramiz Kelmendi
[B]Radhitja kompjuterike: [/B]
Agim Gashi
[B]Pjesa e parė[/B]

[B]Botom i autorit[/B]

[COLOR=#cc0000][B]VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NĖPĖR SHEKUJ[/B][/COLOR]
Mirė e dimė ne shqiptaria
Se vendi ynė ashtė ILIRIA,
E di mirė dhe bota mbarė
Se ILIRIA ashtė Sqipnija.
Ish shtet me kulturė t“zhvillueme
Moral tė pastėr, ndjenjė t“kullueme,
E ilirėt kishin ba benė
Me trimni me mbrijtė atdhenė.
Me mbrojtė vendin ishin trima
Shumė ja kish frikėn Athina,
Se ilirėt kishin le
Pėr me vdekė-o pėr Atdhe.
Kėshtu mbrohej vendi, froni…
Me seli qė ish Rizoni,
Me thjeshtėsi sundonte Agroni
Matanė detit Roma shikonte,
Me sulmu“ po nuk guxonte
Me nėnshtru“ kish apetite
Por jo nė toka ILIRIE.
Kėshtu Agroni mbret sundonte,
Iliria para shkonte
E zhvillonte detarinė
Pėr me mbrojtė vendin, lirinė.
Por nji ditė vdiq Agroni,
E i mbet Teutes froni.
Vashė e re ish Teuta Ma tė bukur s“kish n“kėt“ dhe,
Shum“ trimneshė me mbrojtė Atdhe;
Sa e afėrt ish“ pėr mikun,
Aq e ashpėr pėr anmikun.
E kur vdiq mbret Agroni
Shum“ mendu“n se u dobėsu“ froni,
U ēu“ n“kam Athin“ e Roma
Me i sulmu“ k“to trojet tona;
Pėr me shtypė Ilirinė
Me ja marrė asaj lirinė.
Por Teuta si sorkadhe
Ishte e re-mbretneshė e Madhe,
Nė t“katėr anėt lajmtart i ēon
Kryefiset n“Rizon i fton.
Me dhan“ fjalė me u besatu“
Se anmik nuk asht i ngati
Veēse Roma e Bizanti.
Me daulle e nishane,
Te Rizoni n“fushė tė madhe
Me ni anė u la shigjeta,
Nis me u folė n“Log e vėrteta
U lanė harqet me ni anė,
Gjak e varrė nisėn me u falė,
Se nė token ilirie,
Hark e shtizė duhet me i ru“
Pėr kush don me na sulmu.
Dasmė e madhe n“fush t“Rizonit,
Me mish dreni e ujė tė kronit
Te Teuta n“Log t“Kuvendit
Trim mbi trima ju ba vendi,
Ata ishin njerėz bujarė
Qė varrė e gjaqe kishin falė,
Falėn gjaqe e ngatrresa
N“Iliri, po, u lidh BESA,
T“gjitha fiset me u bashku“
Mbas Teutės pėr me shku“
Me mbrojtė vendin me luftu“,
Pa i ba dam kurrkuj
Mos me shkelė token e hu“j,
Tu“ e mbrojt tokėn tonė
Prin Teuta mbretnesh“ e jonė.
Ky pra ishte pajtimi i parė
Qė e njeh populli shqiptar.
Pajtimi i dytė nė histori
Besė e madhe nė shqiptari,
Me e lidhė burrat e dheut
E lypte froni i Skenderbeut.
Hot, Grudė e Kastriot,
E lyp koha me u ba bashkė,
Se shqiptarėt e kanė ni shtet,
E ni shtet e kanė pasė prore
Nė Ballkan, TOKA ARBNORE.
Tokė Arbnore n“Ballkan asht Shqipnija,
Por n“rrezik e kish qitė osmanlija
Tu“ ja marrė token ngapak,
E tu“ i qitė haraq nė gjak,
Filloi me pre e gri n“kto troje
Tue na e marrė buken buzė goje
Tue plaēkitė kėtė tokė tė vjeter,
E shqiptarėve s“u mbet tjetėr,
Me luftu“ me mbrojtė Atdhenė
Vetėm pritnin Skėnderbenė.
Qė me vllazėn e mur Turqia
Me dhanė gjak duhej Shqipnija,

Tu“ i dhanė ma t“dashnit ruhej liria
Qė Turqia i shkollonte
Me luftu“ po i ushtronte
E natyra i kish falė shqiptarėt
Pėr trimni tė jenė tė parėt,
I merrnin t“vegjėl pėr me harru“
Se n“Armni kanė jetu“,
Se n“Arbni kanė babė e nanė,
Pėr Turqi tash jetė me dhanė.
E Arbnija ish buzė greminės
Kur na erdh nji lajm prej Lindjes,
Po na vjen-o Skėnderbeu
Ka nevojė pėr ta atdheu.
Sa ballėnalt po vjen n“Shqipni
Pėr me pėshtu“ popullin e tij
Se nuk ishte beg Turqie
Po na ishte ZOG Arbnie.
Kėshtu nji ditė para agimit
U zgju Shqipnija prej kushtrimit,
Po na vjen ai Skėnderbeu
Sa gėzimsot ka Atdheu,
Rrezet dielli po i shumon,
Se mbarė Shqipnija pėrsėri po gėzon,
Po na vjen Gjergj Kastrioti
S“e bon nana trim ma t“zotin
Shpatė e shtizė ai me i farku“
Mbarė Shqipninė ai m“e bashku;
Me e ba si teh ēeliku
Zemėrbuti ky kreshniku
Qė i pret kokat anmikut.
Po kur erdhi Skėnderbeu
I pėrqamė na ish Atdheu,
Si nė fise e nė vilajete
Ēdokush kėqyrte veē pėr vete,
Se anmiku kish arritė
Vllau prej vllaut me pas frikė,
Shqiptarinė-o pėrēa
Me u vra vėllau me vėlla.
Para anmikut me u pėrkulė
Me jetu“ nėn kambė tė huj.
Por VIGAN ish Skėnderbeu
Shpata e tij- shpėtim Atdheu
Fjala e tij ish shpėtimtare
Bashkon zemra, bashkon male,
Bashkon fise, vilajete,
Kemi Arbninė nanė, s“kemi tjetėr.
E prej Krujės ashtė dhanė kushtrim,
Me u tubu“ fshatar e trim,
T“pasun, t“varfun, bajraktar ;
Tė gjithė nga janė popull shqiptar
E nė Lezhė nė atė t“bukrin vend
Do tė ulemi nė Kuvend.
Do ta lidhim besėn e madhe
Se kah ashtė toka shqiptare,
S“do tė ndahemi n“Vilajete
Se Arbninė e kemi pėr vete.
Me i tregu“ po kėsaj Turqisė
I fortė asht populli i Arbnisė,
Se ndera e jonė nuk di tė ulet
E anmikut s“i pėrkulet,
Shumė lartėsohemi, asht nder pėr ne
Me ra n“luftė-o pėr atdhe.
Ky ish kushtrimi i Skėnderbeut
Qė e dha pėr nder t“atdheut,
E jehoi nėpėr Shqipni
Nė ēdo kullė, nė ēdo shtėpi
E u ēunė bajraktarė
Kryepleq e kryeparė,
E kanė marrė rrugėn pėr nė Lezhė,
Me dhanė fjalė e me lidhė besė.
Skėnderbeu burrė bujar
Para trimave u ka dalė
I pėrshėndet tė gjithė me rend,
Po ifton me u ulė n“Kuvend.
Pranė Skėnderbeut ashtė paria
Kenka zgju“ e gjithėShqipnija,
Pėr me pa Skėnderbenė
E pranė tij me ba benė,
Anmiqėsi mos me pasė nder ne
Do t“bashkohemi pėr Atdhe
Edhe turqve t“u tregojmė,
Tė bashku“m si luftojmė,
Nuk del kush tė na robnojė.
N“kėt“ kuvend janė prezentu“ ,
Zotni t“mėdhej tė Venedikut
E tė tjerė tė Dubrovnikut.
E shqiptarėt tu“ ba benė
Falin gjakun pėr mėmėdhenė
Pranė flamurit kuq e zi,
Pėr me mbrojtė nanėn Shqipni.
Ngriten burrat rend me rend
Nė kėtė tubim, nė kėtė Kuvend,
Prej Mollės t“Kuqe e n“Janinė
N“zemra t“shqipes lule binė
Se hasmėnija n“shqipe treti
Fis nė fis e ndėrmjet veti,
Se shpatat tona janė lirija
Anmiqėsi ma s“ka Shqipnija.
E Turqisė po i ēojnė fjalė,
Haraē nė gjak ma s“kem me tė dhanė.
Sa t“mirė burra sot ka Shqipnija
Qė po qojnė gėzim te shpia
Ata janė dhe trima t“trimit
Se shtrinė doren e pajtimit.
E turqia mirė e pa
Tridhetė vjet nė Shqipni la
Shumė ushtarė, shumė jeniēerė,
Bante luften e panderė,
Shumė sulltana koken linin
Nė shqipni porsa hinin.
Por kur vdiq Skėnderbeu
Prapė ndėr turqit ra Atdheu,
Pesqind vjet nėn Turqi
Po ēka s“pau kjo Shqipni?
Pau mallin kur ja vidhnin,
Pau t“kėqijat kur ja hidhnin,
Pau doket kur ja ndėrronin
T“gjitha t“mirat ja shkatėrronin.
Ndėrmjet veti i hasmonin
Dhe ndanė shqipen n“tri fe
Me u dobėsu“ po ku ka le,
Se anmiku mirė mendonte
Kur pėrēante lehtė sundonte.
Pau shqiptari ēka nuk pa
Prej Arbnores nuk u nda,
Me na nda nė pesqind fe
Shqiptarė thonin kemi le.
Kur filloi me u dobėsu“ Turqija
Merrte forcė ngadalė Shqipnija,
N“xhelozi kėqyrnin fqinjėsia,
Fillu“n planet pėr me i ba
Tokat shqipe si me I nda
Na e banė mbledhjen n“Berlin
Me nda shqipen copė e grimė!
E n“Berlin na kopi barku
Kur nė fron ish ni pis- Bizmarku,
Mbledhje mban edhe n“Shen Stefan,
Shqipen t“hujve me ua dhanė,
Me ja dhanė-o Malit t“Zi
Hot e Grudė, Plavė e Gusi !

Urata 29-05-08 15:22

Titulli: Agim Gashi
 
Nė veri t“Shqipes hyn Serbia,
E nė Jug e merr Greqia
Nė shumė pjesė u nad Shqipnija
N“mes t“Shqipnisė rrinte Turqija,
Rrinte ajo si n“tokė t“vet
Nuk e dinte se ēka po e pret!
U dha kushtrimi si vetima,
Me u bashku“ burra e trima,
Me u bashku“ trimat e dheut
Kah janė trima tė Skėnderbeut
Me u ēu n“kamė po tė tri fe
Se nja jemi pėr Atdhe.
E prizreni i bukur vend
Po i mbledhė krenat prapė n“Kuvend
Nė t“katėr anėt e kan qitė zanin
Tė dalim burra ta mbrojmė Vatanin,
N“Kaēanik pritat me i zanė,
Dergut Pashės me i thanė:
Se kjo tokė nuk ashtė Turqi,
Asht e Shqipes, i thonė Arbni.
Por plagė t“keqe kish lanė Turqija
N“hasmėni prapė shqiptarija.
Nė Janinė e n“Lug tė Drinit
Ish kanuni i Lekė Dukagjinit,
E turqia e zbatonte
Qė ma shumė n“Shqipe t“pėrqante.
Porse zani i KUSHTRIMIT
S“njeh kanun t“Leks t“Dukagjinit,
Nuk i njeh as ligj“ t“anmikut
Veēse besėn e mikut, t“mikut.
Meniherė hiqet hasmėnija
Bahet nja e gjithė Shqipnija,
Krisi pushka habertare
Nisi lufta gjithėkombėtare!
Abdyl Frashėri me shok“t e tij
Dha kushtrim nė shqiptari,
Vėllau me vėlla doren ka shtri
Kanė rrokė arėt me trimni:
Mic Sokoli n“grykė tė topit
Sef Kosharja n“lak t“konopit,
Sylejman Vokshi i prinė ushtrisė
Pėr lirinė e Arbėnisė
S“kursehej gjaku i shqiptarit
Pėr me mbrojtė token e Arbėrit.
Kur binė trimat pėr Atdhe
Pėr sė dyti si me le,
Binin trimat n“katėr anė
Marre vendit mos m“i lanė.
As ushtri e Isa Boletinit
S“i njeh vendimet e Berlinit,
Dedė Gjo Luli i hyn malit
S“i njeh vendimet e Shen Stefanit.
Tė gjithė kėta trima kanė ba benė
Do ta mbrojmė t“lashtin atdhenė.
Nė ēdo trevė e nė ēdo vend
Mblidhen burrat e bajnė kuvend,
N“Kaēanik e n“Lug tė Drinit,
N“Verra t“Lluk“s , n“Rrafsh t“Dukagjinit,
Nė kuvende me u pėrpjekė:
Prej shtatė vjeē e deri n“shtatėdhetė.
Kriste pushka e shqiptarit
I hynte n“palcė frika tradhtarit.
Kėrset pushka n“Karadak,
N“Shalė, n“Gollak edhe nė Llap,
Kėrset n“Has, n“Rekė, n“Podrime,
Gjithėsekund n“Kosoven trime;
Kėrset n“Plavė edhe n“Gusi,
N“Sul, nė Shkodėr e n“Ēamėri,
Kėrset n“Dibėr e nė Krujė
Jashtė nga Arbėri, o i huj.
Dedė Gjo Luli kryetrim
Hasmit doren mirė ja shtrin,
Qė djalin Lulit ja kish vra
Ja shtrinė dorėn e ban vėlla,
S“do t“hasmohemi ma nė jetė
E pranon Luli nė ēetė.
U ba bashkė kjo shqiptari
U falėn gjaqet s“ka hasmėni,
Sot luftonin sikur miq
Ndėrsa dje ishin anmiq,
I ranė turkut mu nė kokė,
U ba e lirė e jona tokė.
Lirinė po e fiton shqiptari
Ngrit flamur Ismail Qemali,
Me Njizet e Tetė Nantor
Ngritet flamuri nė Vlorė;
Po ku mbet nana KOSOVĖ!
U fitu“ po pamvarsia,
Por u sul n“Kosovė Serbia
Pėr me u nda pėrgjysė Shqipnija.
Kosova nanė di me tregu“
Se i ka plagėt pa i shėru“,
Plaga e saj kurrė s“u pėrtha
Veē me gjak gjithmonė u la.
Nisi e keqja nė shpi e n“prag
Ma e keqe se haraēi n“gjak,
Mend s“e mban ma keq shqiptari
Se kur erdhi n“Kosovė krajli,
Deshuir“ e madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e shqiptarit
Me pi gjakun edhe t“fmisė
Ish tradita e Serbisė.
Na sulmu“n –po me ushtri,
Pėr mr vra e pėr me gri
Pėr me djegė n“Kosovė ēka ka
Pėr me mbetė katundet n“gra!
Me i thanė lamtumirė trollit
Me i mėsy“ fushat e Anadollit!
Me marrė rrugėn pėr Turqi,
Me I lanė vorret n“Serbi!
Me shku“ atje ku nuk ke mik,
Te ai, qė dje na ish anmik
Me ndihmu“ nuk mund Shqipnija
Se n“Jug mbrohej nga Greqija
E n“Veri s“ndalej Serbija,
Andej nga Durrėsi Italia;
N“hall tė madh populli shqiptar
Nga sulmuesit grabitēarė.
Por se keq n“Kosovė pėrherė
Kish pranė vėllazen „Muhaxherė“,
Qė Serbia i kish dėbu“,
Nga ato troje ku kanė jetu“
Shumė kanė ndjekė ma shumė kanė vra!
Se si vriteshin ish hata,
Shtėpi e pleme ua kanė kallė,
E i shtinin n“dhe pėr s“gjallė.
Edhe koha po kalonte
Por terrori n“shqiptars“prante,
Si pėr shembull n“Prapashticė
Pėr tė gjallė jetėn me fikė;
Mbushin arkat me gji nanash,
Me sy t“fėmive, me vesh babash!
Porse frigė nuk kish shqiptari
Me qėndru“ na e la i pari,
Por qėndresa ka kufi
Asnji popull s“duron robni;
Del“ kaēak e i merr malet
Sepse jeta s“mund tė ndalet.
Tash Serbia me Turqi,
Bajnė pazar me shqiptari,
Bajnė pazar me i dėbu“
Shqiptar Turqia me pranu“,
Se k“shtu thotė Ēubrilloviqi,
E pastaj Ivo Andriqi;
Me metoda ma barbare
Me dėbu“ familje shqiptare
Nė Turqi, nė Anadoll,
Me harru Kosovėn nanė ;
Me naj marrė pleme e shtėpi,
Me naj marrė dhen e dhi !
E ushtrija e mund nji tjetėr,
Porse jo nji popull t“vjetėr.
Ngajherė fati asht nė tragjedi,
Se katerdhjeta paska hi
Me ndalė turrin pėr n“Turqi.
Edhe fati s“tha ashtu
Prapė n“Kosovė jemi tu“ rr“nu“
Jemi n“Kosovė kėtė tokė e domė
Jemi t“gatshėm prapė ta mbrojmė.
Si nė botė edhe nė botė arbnore,
Filloi Lufta e Dytė Botnore
U mbushėn male me tė ri,
Pėr t“luftue pėr liri,
Herė pa bukė, nė borė e n“shi
Me e derdhė gjakun pėrsėri.
Kur mbarė bota u ēliru“
Veē Kosova mbet robnu“
Me ushtri, terror shtetnor,
Veēse ku quhej Kosovė,
Me u nda nga nana e vet
Tu“ pas nanė me jetu“ me njerkė.
Fillun“ renat e Serbisė
Me ja ndrru“ deg“t historisė ;
U ēu“ n“kambė Rankoviqi,
E ish gjallė Ēubrilloviqi,
Elaborati i tij vazhdonte
Qė shqiptarėt t“i dėbonte,
Dhe torturat ua shtonte
Zi e mazi-o pėr ēdo vjet;
Pėr nji pushkė rraheshin dhjetė vetė,
Shumė familje torturoheshin,
Shumė tė tjerė n“burgje verboheshin!
Qajshin motrat pėr vėllazni,
Kur tė vdekun i binin n“shpi!
Qante nana e merrte malli
Se nė shpi si kthehej djali,
Nusja e re kthehej n“gjini
Ja merrnin burrin dhandėr pa hi!
Pėr Migjenin s“donin me mėsu“
Ma zi se “Luli…” tu“ jetu“,
Mos me kėndu“ pėr Skėnderbeun
Qė nga turqit mbrojti Atdheun!
Mos me pasė flamurin tonė,
Qė n“Kosovė i lirė t“valon.
Porse koha nis ndryshon,
Nana djelt“ nis e shkollon,
Nisin t“dalin gjenerata,
Qė e mėsonin historinė
Dhe e donin fort lirinė.
Gjashtėdhjetė e tetėn djel“ e vasha,
Dalin bashkė nė demonstrata
Dhe kėrkuan pak liri
E flamurin kuq e zi
Me kerku dhe kushtetutė
Me fjalė t“urta e pa luftė!
Por Serbia s“dėshironte
Qė shqiptari liri t“kėrkonte
Andaj dhuna me terror“
Hiē nuk hiqeshin nga ky troll.
Kur shqiptari u shkollu“
Kushtetuta u fitu“,
Nis me mėsu“edhe prej hiēit
Nuk ish“ banda e Rankoviqit
Porse plane prapė gatuheshin
Nė podrume pėrsėri shkruheshin.
Tetėdhjetė e nishi kur ka ardhė,
Ngritet n“kambė populli shqiptar
Me kėrku“ ēka asht e mbarė.
Me kėrku“ tė drejta e barazi
Si tė tjerėt n“Jugosllavi.
E kėshtu donte ndoshta Serbia
Me u lėshu“ n“Kosovė ushtrija,
Me tanksa shkileshin ėmija
Politika nė spastrim,
Tue ba diferencim,
Tue ba ēdokend anmik,
Profesor e akademik
Tu“ na qu“jtė terroristė,
Kmishazi, kanibalistė,
Tu“ lėshu“ po helm tė zi
Me helmu“ t“pastren vajzni,
Sa herė ngrihej populli shqiptar
Po me dhjeta mbetshin vra.
Po nji valė demokratike ,
Filloi n“tokėn tonė kreshnike.
Kur filloi demokracia
Na u vodh autonomija,
Na e shkelėn serbėt- barbarė,
Tė ndihmu“m nga do tradhtarė!
Qė me tankė edhe ushtri
Me mbetė shqipja pa liri.
Por nė tokėn kosovare
Gjithė kanė lindė trima me fletė
Pėr t“mirė t“popullit janė mundu“,
T“mira vendit i kanė pru“,
Tue pa pėrspektivėn,
Kanė formu“ alternativėn,
Njerėz tė mirė e me dėshirė
Kanė fillu“ me ba punö t“mirė,
Tė gjitha gjaqet i pajtu“n,
Kėtė tė mirė popullit ja prunė.
Por nji dėshirė ka populli mbarė
Me ba pajtimin tonė kombėtar
Me jetu“ bashkė gjithė shqiptaria
Nji nanė e t“gjithėve na ashtė Arbėria.
[COLOR=#000066]1990-Lipjan[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:22

Titulli: Agim Gashi
 
[B][SIZE=3][COLOR=#cc0000]VAJI I SHQIPTARIT - MARTIRĖT
[/COLOR][/SIZE][/B][I][COLOR=#999999]E enjte, 25-10-2007, 06:52pm (GMT)

[/COLOR][/I][B]KĖRSET PUSHKA[/B]
Kėrset pushka n“mes t“Prishtinės,
Vrajn“ shqiptarė kėta t“bijt e shkinės,
Vrajnė shqiptarė e shqiptaresha,
Tė tanė beqarė e beqaresha,
Jau ēojnė nanave, t“vdekun, n“shpi,
T“mbulu“m n“flamurin kuq e zi,
Se dhanė jeten-o pėr liri,
Pėr tė drejta, DEMOKRACI.
Kėrset pushka, vret shqiptarė,
T“bijtė e shkinės-o barbarė.
“Ndale turrin, shka I shkinės,
Ka me t“vra gjaku i Prishtinės.
Se shqiptari s“vret pas shpinės,
Kur don t“vrasė more barbar,
Ka me t“dalė ty“ ballė pėr ballė,
S“ka fuqi turrin t“ia ndalė.“
Kėrset pushka po vret trimnesha,
Vasha t“reja, shqiptaresha,
Tė bukura, t“pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbėresha,
An“e kand nėpėr Kosovė,
I bajnė nder po tokės sonė,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.
[COLOR=#000066](Prishtinė, 1981)[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:23

Titulli: Agim Gashi
 
[B]KANGA E DEMONSTRATAVE TĖ “81-shit[/B]
O, mė njėmbėdhjetė, vėllezėr, e njėzet e gjashtė
Po tė marsit “81,
Do tė shenohet nė histori
Nė histori shėnohen tėto data
Se Kosovarėt u ēunė nė demonstrata.
Nė demonstratė u ēu“n pa qare
Tė kėrkojnė tė drejtat kombėtare
Tė kėrkojnė ēka na takojnė
Si tė tjerėt dhe ne t“i gėzojmė,
Me njėmbėdhjetė kaloi disi,
Me njėzet e gjashtė u bė kėrdi,
Se njėsitė speziale
Janė versulė n“lule shqiptare
Se njėsitė speziale
Janė versulė n“lule shqiptare
Se njėsitė po tė Serbisė
Janė versulė nė lule t“ēiknisė;
Duke prerė e duke gri
Vasha tė reja e studentė tė rinj,
Duke prish edhe gji tė ēiknisė
Duke shkatėrruar faren e djalėrisė
Qė tė mos lindin mė Mic Sokola
Po e shkretė tė mbesė Kosova.
Pėr masakėr qė k“ta bėnė,
Qė na vranė edhe na ranė
Qė pėr herė tė parė jo nuk e kanė
Me njė prill populli ngritet n“kambė;
Janė tubu, nė Prishtinė dyqind mijė
Kėrkojnė tė drejta e barazi.
Janė bashkuar nxėnės e studentė
Pėr ēka tė gjithė jemi kometent,
Qė tė ketė nxėnėsi ku tė mėsojė
Dhe studenti ku tė studiojė,
Qė minatori nė galeri
Mos ta nxjerrė arin pėr Serbi.
Mos tė shkrihet plumbi sikur lum
E tė shkojė nė pus pa fund.
A ėsht“ e mirė edhe e drejtė
Qė fushat tona me grurė si det
Qė tė shkojnė nė tjetrin kosh
E shqiptari barkun bosh?
Po kur ra ai terri i zi
Ka dhėnė urdhėr kjo Serbi
Qė tė qohet milicia,
Tė bashkohet edhe ushtria
Parashuta nė Kosovė po lėshojnė
Qė Kosovėn ta robėrojnė,
Kanė hudhė bombė e municion
Nė trup t“shqiptarit tė gjitha ranė.
Tėrė Kosova u ngrit nė kėmbė
E protesta gjithkund po bajnė,
Shih llapjanėt kur ēohen n“kambė
Nė t“katėr anėt udhėt; kanė zėnė
Milicinė po e ēarmatosin
E vetveten e armatosin,
Qė t“i mbrojnė bijtė edhe tė Drenicės
Ata nipa tė Azem Galicės.
U ngrit Peja e Gjakova
Nė demonstrata tėrė Kosova.
Po vushtrria heroike
Ajo e vjetėr dhe kreshnike,
Nė kanagjeq u nis tė shkojė
Me gjak pajėn ta lulėzojė.
Po Ferizaji athue ēka ka?
Nė Sefė Kosharen mė ka pėrngja
E ramė Bllacėn qė u vra,
Nė Idriz Seferin atė trim tė vėrtetė
Qė nuk iu dhimbs jeta tė vdesė
Pėr vatan e popull tė vet.
Po Lipjani ē“ka qė bėrtet
Pėr herė tė parė nė histori tė vet
Nxėnėsit grushtat lart po i ēojnė
Republikėn po e kėrkojnė.
E Gjilani me Karadak,
Nuk kanė frikė nga Serbi aspak!
Se shqiptari i vėrtetė
Nuk i ikė jetės tė vdesė.
Ja njė shembull tė vėrtetė:
Pėr njė vajzė si luaneshė
Ishte e re dhe studenteshė
Po mbi tankė ajo hipi ,
Vendosė flamurin kuq e zi,
Por oficieri me revole nė dorė
I bie vashės nė kraharor;
I ra indeksi, i kishte dhjeta
Kjo na ishte e vėrteta
Pėr Kosovė nuk iu dhimb jeta
E s“u tremb vasha tė ikė
Pėr KOSOVEN REPUBLIKĖ!

Urata 29-05-08 15:24

Titulli: Agim Gashi
 
[B]DY KORRIK I VITIT `90-tė[/B]Dy Korrik i vitit “90-tė
Historia e shkroi ni jetė
E kanė nėnshkru“ niqind e pesėmbėdhetė,
Kosovėe tmerrin me ia hjekė,
Me hapė rrugėn e lirisė
Me vullnet tė popullsisė
Sepse populli kosovar
Pavarėsi ka lypė me shpallė,
Rrugė t“lirisė me hapė pėr ne
E me shkru“ kushtetutėn e re.
Ditė e hanė dielli ka le
Shndrit Kosovėn t“dashtunin Atdhe
Shndrit Kosovėn me i dhanė jetė,
Kanė marrė rrugė niqind e pesėmbėdhetė
Ju rrah zemra prej dėshirės ,
E me hy n“qytet t“Prishtinės
Pa u ndeshė me milici,
Qė ka pru“ mjaft kjo Serbi,
Me ia zbutė zemrėn Bozhoviqit,
Qė sa herė derėn e kyēi
S“lejoi me hy n“shtėpi tė vet
Si tė ish I veti ai parlament,
Por s“do tė bahet ma i tradhėtarėve;
Po do tė jetė gjithė I Kosovarėve.
Porse trimat qė mirė mendojnė
Kanė njė lėkurė qė nuk e ndėrrojnė,
E kanė zemren plot gjallni
Pranė Kuvendit mirė kanė mbėrri
Porse derėn prap e kyēi
“Kryetari” ai Bozhoviqi,
Nuk don deren askush me ēelė,
Porse dielli i mirė nxen nė verė
Kėshtu njiqind e kėta pesėmbėdhetė
Nė oborr mirė kanė zanė vend
Fillon punėn ky Kuvend.
Nė katėr anėt tė rrethu“m,
Por tė trembun jo, jo kurrė
Tė tri dhomat kanė vendosė
Me udhėeqė tėtė mbledhje sot,
Gjurgjiali emnin Bujar
I prizerenit faqe bardhė,
Pėrcjellin mbledhjen gazetarė
E musafir nga bota mbarė
Verena Gravsi pėr liri
E Zhan Zhaku pėr miqėsi,
Ēarls Greivsi pėr drejtėsi
Eva Bredli avokate,
Pėrcjell botėn kate-kate.
Kėshtu kėto kushte jashtėnormale
Po udhėheqė Bujar Gjurgjiale
Delegate e delegatė
E pėrcjellin me zemra plot
Se n“kėtė ditė, vendimtare,
Po i mbrojnė tė drejtat kombėtare,
Qė ky popull i lau me gjak
Tue na vra nė arė e prag
Tue na vra nė rrugė e votėr
Tue vajtu“ po nanė e motėr,
Ushtarė tė vramė tue na pru“ nė shpi
Pėr me u kthy“ nuset n“gjini,
Por sot vetėdija e jonė kombėtare,
Asht e pastėe e jo tradhtare,
E tradhtarve u kem“ tregu“
Me fat tė popullit nuk mujnö me lu!
Nisė me folė Bujar Gjurgjiala
Kosovarėve po u ēon tė fala
-Delegat na keni zgjedhė
Me i mbrojtė tė drejtat me nderė,
Me kerku“ kushtetutė tė re
Me nderu tonin Atdhe
Mos me shitė Kosovėn plakė
Qė sa herė u la me gjak,
Pėrfundim nė t“katėrtėn pikė
Ashtė Kosova Republikė,
Durtrokitje nė qiell e nė dhe
Do t“na del dhe Kushtetuta e re.
Se na quajnė, po, tokė poshtruese
Deklaraten kushtetuese
Me pesė pika Kuvendi e bani
E lexon Muharrem Shabani,
Kjo deklaratė, ky dokument
Qė Kosovės t“i ipet vend
Nė Federatė a n“Konfederatė
Veē me qenė tė barabartė.
Se n“vend tė tretė me popullėsi
Ne qė jemi n“Jugosllavi
Domė liri, DEMOKRACI,
Nuk domė tankė, ushtri, pėrdhosje
Porse domė ne vetėvendosje
Gjithmonė tė tjerėt i kem“ nderu“
Asnjėherė s“i kem“ nėnēmu;
S“I kem“ qujtė popujt kombėsi
Si na quen neve kjo Serbi.
Porse populli ynė shqiptar
Mirė e di kush asht“ tradhtar,
Mirė e di kush ka nenshkru“
Qė ketė tokė me aneksu“,
Porse sot kem njerėz t“vertetė
Tė Kuvendit njiqind e pesėmbdhetė
Tė gjithė tė lidhun me besa-besė
Pėr komb tė vetin me luftu“
Kurrkujt tė keqen pa ja mendu“
Tė gjithė janė pėllumba tė bardhė n“pranverė
Ka me i dashtė populli pėrherė.

Urata 29-05-08 15:25

Titulli: Agim Gashi
 
[B]NĖ SHTATĖ KODRA, NĖ SHTATĖ MALE[/B]Nė shtatė kodra, nė shtatė male
Ndihet vaji i nji zemre nane
Ndihet vaji e ndihet gjama,
Pėr djal“ t“vetin vajton nana.
Vajton nana pėr t“vetmin djal“
Qė ja prun n“shpi me plumb nė ball“
Ja prun n“shpi dhe me plumb nė zemėr
Pėr nji nder dhe pėr nji emen.
Sa pėrmall“shėm nana vajton
Pėr hajr plumbat djalit ja ban
Pėr hajr plumbat biro n“ball“ e n“gji
Nji pėr flamur nji pėr Shqipni.
Nji pėr flamur te Skėnderbeut
Edhe nji per nder t“atdheut,
S“te vajton ma nana Ty
Se t“kam lind“ t“bish pėr Arbni.
Te kam rritė e t“kam ba burrė
Qė ta mbrosh tonin flamur
Tė martova me plumba n“ball“
N“vend tė nuses lapidar.
Se kjo tokė e ka traditė
Me gjak trimash me u ujitė
Edhe lulet ma t“bukra qelin
Kur rinia farė gjaku mbjellin.
Pėr liri asht deka e burrit
Pėr hajr t“qoftė dita e flamurit,
Pėr hajr t“qoft nanė deka e djalit
Pėr flamur tė Ismail Qemalit.
[COLOR=#000066]1990-Burgu i Smrekovnicės[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:26

Titulli: Agim Gashi
 
[B]DURUEM STUHI E FURTUNA[/B]Historia po cungohet,
Historia po vonohet,
Historia me embargo
Vetėm nė Kosovė.
Intelektuali, shkencėtari, bujku, punėtori…
Pa qetėsi shpirtnore, pa qetėsi fizike,
Me zhurmėn e tanksave, tė pinzgauerėve…
Shqiptar! Mjaft durove!
Askush si Ti,por durove!
Durove kur t“i vranė fėmijėt,
Kur t“i vranė nxėnėsit, studentėt...
Kur tė quajtėn „terrorist“ e „kanibal“,
Kur tė denuan e tė izoluan...
Kur t“i hudhėn nė rrugė mijėra punėtorė,
Edhe kur kėrkojnė ta festojmė ditėn e zisė,
Edhe kur t“i mbyllėn shkollat, konviktet...
Edhe kur tė sulmuan ė mbledhjen e demokracisė,
Edhe kur nanat ona u quajtėn „lavatriqe“.
Duruam edhe kur flamuri ynė her“ndalohej e her“ ndėrrohej,
Duruam edhe ur na i ndėrruan emrat e shkollave,
Emrat e rugėve, e edhe kur bustet e fytyrave kombėtare,
hiqeshin nga vendet qė me shekuj e dekada i nderuam.
E ēka nuk durove o shqiptar!
O i ndershmi njeri-
Pėr hir tė demokracisė.
Sa ēudi?! Paska njerėz nė botė- kėtė s“e kam dijtė-
Qė nuk dashkan demokraci!
Por, shqiptari sot ashtė krenar, se:
Nuk ndjelli ndasi,
Nuk vrau, nuk burgosi, nuk izoloi,
Nuk ia ofendoi askujt identitetin kombėtar,
As nanat askuj s“ia quajti lavatriqe,
As mitingashėve s“ua zuni pritėn,
As polici speciale nuk pėrdori…
Nuk e pėrdori as gazin lotsjellės,
Atė e gėlltiti vetė (bile tė prodhuar nė Izrael).
Nuk I pėrdori anket pėr tė ndjellė frikė e tmerr,
Nuk I hyri askujt nė shtėpi-
Kėrkoi gjithmonė, me dy gishta ngritur-
D E M O K R A C I !
Shqiptari sot ka mbetur pa orė letrare,
Pa teatėr, pa koncerte, kangė e qeshje,
Kėto i harruem kaherė-
Vallė? A ashtė e drejtė qė nė kėtė kohė moderne,
Tė izolohet i tanė nji popull?
Sot qan i tanė populli shqiptar-
Qan nana e Milot Kryeziut nantėvjeqar,
Qan edhe an e Ylfete Humollit,
Qajnė edhe shumė nana shqiptare
E bashk me to qan edhe mbarė Kosova:
Se kjo tokė dh shumė trima pėr liri,
E sot? Ne vritemi pėr liri!
Sa tmerr? Nė prag tė shekullit XXI,
Kur bota pėrpara marshon,
Me hapa tė sigurt nė demokraci.
Por edhe Evrpa e civilizuar kur thėrret,
Ne vritemi, plaēkitemi, torturohemi...
Edhe fėmiu quhet „terrorist“
Na quajnė „majmun“ si na quajtėn edhe pėrpara
(bile thonin edhe me bishta)
E edhe fėmiu dy vjeēar denohet-marri!
Pse? Se ka ngritur lart dy gishta.

Urata 29-05-08 15:27

Titulli: Agim Gashi
 
Duruam po ēka nuk duruam, o njerėz !
Duruam edhe kur na diferencuan,
Duruam edhe kur na i mveshnin tė pabamet,
Edhe kur na helmuan nepėr shkolla,Nėpėr shtėpia, fabrika e uzina,
Duruam edhe kur na dėnuan...Pse?
Se i batėm fėmijėt tanė tė helmuar,
Se ua dhamė ndihmen e parė pjellės sonė.
Duruam edhe kur na akuzuan se jemi hemues,
Se helmojmė fėmijėt tanė, shkollarėt e puntorėt tanė-Absurd!
Vallė? A ka dikund nė botė qė nėna fėmiun e vet ta helmojė?
Kush kėtė sot e beson?
Po kush pra mundohet tė baj“ kėso gjana?
Kush? Kush pra qenka ai njeri ?
Ne botės i tregojmė:shqiptari kėtė e di.
Se pėr kėtė na prunė prapė milici,
Tanke, autoblinda, topa e ushtri,
E milicėt shqiptarė i pėrjashtuan.Pse?
Se zunė hedhėsit e helmit nė fėmijė,
E hedhėsit e helmit nuk ishin shqiptarė,
E kriminelin serb s“guxon ta zejė milici shqiptar.
Serbit „s“guxon t“i mungojė as qimja e flokut »
Se serbi e malaziasi kanė tė drejtė :
Tė vrasin, tė rrahin, e tė plaēkisin shqiptarė,
Kanė tė drejtė t“i ndajnė edhe shkollat e tyre,
Kanė tė drejtė tė bėrtasin e tė kėndojnė,
Tė festojnė, tė dehen, tė shajnė e tė dhunojnė,
Tė ngrehin flamujt e tyre e tė urdhnojnė:
„Shqiptar,festoma festoma festėn time, ditėn e shtetėsisė“!
Pėr shqiptarin ditė e zisė!
Hė! Ata tė urdhėnojnė tė kėndosh kur tė qahet,
Tė qeshėsh kur tė vrajnė,
Por ata tė bajnė edhe:
Tė vajtosh kur ke dasėm e fejesė,
E kur tė qash ti – ai qesh!
Kosovė! Tė mbuloi dhuna, terrori, mjerimi…
Kosovė! Tė ka zanė rrėnqethja e trishtimi,
Por, shqiptar! Duro si shqiptar,
Edhe ti je njeri e durimi ka kufi-
Gjaku e loti u derdhėn pėr liri.
Me shekuj e mote durove e ēka s“durove?
Por, anmikut kurrė s“iu nėnshtrove.
Shqiptari ēdo herė ka qenė pėr liri,
S“duroi dhunė, terror e robėni,
Por edhe askujt kėto tė pamira s“ia dėshiroi,
Me keqardhje nė tanė botėn i denoi.
Shqiptari me shekuj denoi robrimin e tė tjerėve,
Dėnoi ai edhe fashizmin qė vetė e luftoi,
Edhe kur Spanjėn e dogji, e preu, e shkatėrroi,
E denoi nacizmin, e luftoi me trimni,
Tue dhanė dėshmorė, tue derdhun gjak pėr liri.
Denoi shqiptari edhe hudhjen e bombave atomike nė Japoni,
Dėnoi cionizmin qė vriste edhe fėmijė,
Dėnoi hudhjen e helmeve nė qytetin Araba,
Qė sterile tė mbesin palestinezet:vasha e gra!
Shqiptari denoi edhe vrasjen e Salvador Alendes,
Edhe mbajtjen nė burg tė Nelson Mendeles,
Denoi edhe intervenimin nė Vietnam,
Po ashtu atė nė Avganistan.
Denoi shqiptari edhe vrasjen e mėsuesit ezak,
Denoi rracizmin, ndarjet s“I deshi aspak,
Deshti shqiptari- njerėzimi tė rrojė nė liri,
Por edhe pėr vete kėrkoi barabarėsi.
Shqiptari uroi botėn progresive,
Uroi njerėzit qė u munduan pėr liri,
Edhe Nėnė Terezėn qė kujdesej pėr fėmijė,
Edhe Peres de Kuelarin qė botės i printe,
Edhe rrėnimin e murit tė Berlinit,
Edhe lirimin e Mendeles nga burgu,
Edhe shpaljen e Namibisė si shtet,
Uroi shqiptari, por ja si mbeti vetė:
I robėruar, i sakatosur, i rrethuar me ushtri,
I helmuar, spitalet me milici,
Me rrėnqethje familjet-kur do tė rrethohen,
23
Kur do tė bastisen-fėmijėt tė tmerrohen,
Kur me censurė ashtė shtypi,RTP-ja e Universiteti
Shqiptari sot s“ka tė drejtė tė urojė pėr veti!
Botėn progresive sot e thėrret shqiptari,
Pėr t“i nderu“ tė tjerėt na e ka lanė i pari,
Tė jetohet bashkė edhe nė fqinjėsi,
Pa lajka, pa urrejtje, edhe pa tradhti.
Se jemi shqiptarė e domė demokraci,
Nė Evropėn e lirė edhe tė hyjmė.
E nė pasuri t“na prekin s“do tė lejojmė,
Tė huajen s“e lakmojmė, por tė huajen e nderojmė.
Lėngon sot Kosova e mjerė,
Derdhet gjaku pėrsėri,
Derdhet gjaku e derdhet loti
Se kjo tokė kėrkon liri.
Del shqiptarja e shqiptari,
Nė log t“burrave, n“kėtė tokė, n“kėtė dhe
Falin gjaqet e ngatrresat,
Se tjerė anmiq kanė dalė ndėr ne.
Ēou shqiptar, si di tė ēohesh,
Le tė thahet“ gishti i krimit,
Ēou, shqiptar si di tė ēohesh,
Tė shtrish dorėn e pajtimit.
Tė na ndajė, tė na pėrēajė,
Kėtė anmiku dėshiron,
Tė ndamė e tė pėrēamė,
A e shifni si na robnon?

[COLOR=#000066]Mars 1990-Lipjan[/COLOR]

Urata 29-05-08 15:28

Titulli: Agim Gashi
 
[B]KANGĖ PĖR ISA BOLETININ[/B]
Hej, krisi pushka e na doli tymii
Ja ka mbėrri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vėllazėn, bini,
More, anji t“gjallė kund mos e lini!
Asnji i gjallė kund mos t“na jesė,
Tė luftojmė, vėllazėn, si e kem“ adet.
Bini, vėllazėn, tha bini!
Burra t“malėsisė!
Bini, vėllazėn, bini,
Ju-dielli i lirisė!
Hej, krisi topi e ra nė kullė,
Nuk ja lėviz frengjitė, jo, kurrė!
Se atė e ndėtoi vetė dora e shqiptarit,
E Isa Begi na rri ma i pari,
Rri i parė, e ambėl na flet:
“Tė lidhim besė, vėllazėn, si e kem adet!”
Bini,vėllazėn, bini,
Murra t“malėsisė!
Bini, trima, bini,
Ju dielli i lirisė!
O, jarga nė gojė Pashės po i shkon:
“Due gjallė, Isėn m“e zanė.”
Por, mashtrue Pasha ish kanė,
Se kurrė dragoni gjallė nuk o“ zanė.
Se Isa Begi tash urdhėn po jep:
“Bini, vėllazėn, si e kem adet!”
Bini,vėllazėn, bini,
Burra t“malėsisė!
Bini, vėllazėn, bini,
Ju dielli i lirisė!

Urata 29-05-08 16:30

Titulli: Agim Gashi
 
[B]KUSHTETUTA KAĒANIKUT[/B]O, shtatė shtator, nė Kaēanik,
Janė tubu“ trimat pėr Republikė,
O pėr tė mirėn-o, pėr atdhe,
E shpallėn Kushtetuten e Re!
O Kaēanik, o faqebardhė!
S“kanė ēka tė bajnė milicė as ushtarė,
Ushtri e mbretit s“pati ēka tė ban,
Sulesh e vritesh-o, pėr vatan.
O n“shpi t“kuturės-o, janė tubu“,
Me lule t“kuqe mirė zbukuru“,
Po ky kuend u ba historik
Themelet t“Kosovės-me Republikė.
O Kaēanik, o faqebardhė,
S“kanė ēka tė bajnė milicė as ushtarė,
Ushtri e mbretit s“pati ēka tė ban,
Sulesh e vritesh-o pėr vatan!
O nė ato gryka, nė Kaēanik,
U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK,
Ku Idriz Seferi jetėn ia ka falė-
Kosovės trime dhe nderit kombėar.
O kaēanik, o faqebardhė,
S“kanė ēka tė bajnė milicė as ushtarė,
Kurrė prej zaptuesit nuk pate frikė,
Sulesh e vritesh pėr REPUBLIKĖ!
[COLOR=#000066]Zagreb,12 shator 1990.[/COLOR]

Urata 29-05-08 16:30

Titulli: Agim Gashi
 
[B]KANGĖ PĖR AZIZ KELMENDIN[/B]

Oficerėt nė kambė janė ēu,
Aziz Kelmendin e kanė rrethu“,
E rrethojnė kėt“ djalė tė ri
Pėr m“e vra,po, nė tradhti.
Kėshtu dha urdhėn gjenerali:
N“Paraqin me u vra shqiptari!
Nė mes tė natės e rrethojnė,
Kėshtu mendu“n qė ta nėnēmojnė,
Pėr m“e vra kėtė djalė bujar,
Pse ish trim e ish shqiptar.
Kėshtu dha urdhėn gjenerali :
N“Paraqin me u vra shqiptari !
Nė ēdo mėnyrė e torturu“n,
Porse trimin s“e nėnshtru“n,
Nana shqipe e kish le-
Mos me pasė frikė pėr atdhe.
Pėr kėtė urdhnon gjenerali:
N“Paraqin me u vra shqiptari!
Aziz Kelmendi, sot t“kendojmė,
Pėr Kosovė ke ra dėshmor,
Shembull t“mirė ke lanė ndėr ne,
Si vdes trimi pėr atdhe.
I tregove gjeneralit,
Se je bir e bir shqiptarit.

Urata 29-05-08 16:31

Titulli: Agim Gashi
 
[B]KANGĖ PĖR AFRIM PREBREZĖN[/B]

O zo“ ē“ka ndi kjo botė shkreta,
Se n“Kosovė ē“po ban Sėrbija-
Na i vrajnė vashat e djelmoshat,
Barbarisht masakrohen fėmija.
Maji i vitit “91,
Si ēdo Maj qė ēet lule dredhzėn,
N“kamė janė ēu ēetnikė t“Kuzminit,
Pėr me mbytė Afrim Prebrezėn.
N“klasė tė pestė nxanės shembullorė,
Me gėzim nana e ēonte n“shkollė
Bashkė me motrėn, Ganimeten,
Sa tė lumtun e kishin jetėn,
Por s“la shkjau jetėn m“e getu“,
M“e mbytė Afrimin plane kanė ba,
Njimbėdhetė vjeē me ia nalė rritėn,
E m“e nda otrėn me vėlla.
Ishte pra viti “91,
Pranerė, Maj, data 27,
Shkon Afrimi e lėshon bagėtinė,
Njimbėdhetė vjet djali tu“ lėshu“ shtat.
Merr me veti libra, fletore,
Pėr me i ba detyrat shkollore.
“Babagjysh ditėn e mirė,
Do t“i ruj“ mirė bagėtinė.
Kanė ēu“ bagėtinė nė ushė-Lendina,
T“Bardhit, tė fshatit t“Madh,
Pa mendu“ po se nė prita
Ēetnikė, t“Kuzminit u kanė dalė.
Lojna t“ēobanisė kanė fillu,
Edhe ftyra si nur u ndrit,
Me tė shpejtė e kanė pru“ lajmin:
„Ikni, shkijet na kanė ra n“pritė!“
U ba rrėmujė e tollovi,
I lanė lojnat e ēobanisė,
Po ēfarė zemre duhet t“ketė njeriu-
Qė e prishė lojėn e fėmisė.
Tė gjithė fėmija paskan ikė,
Veē Afrimin ēetnikėt e zanė,
Tu“ i mėshu me druj e shytni
Tė vdekun n“vend e paskan lanė.
Kur u tregu“n nan“s e babės,
Sikur djelli me ndalė dritėn,
Se ēetnikėt e Kuzminit
Djalit t“uj ia ndalėn rritėn.
Si shqiptar s“e kem“ pasė traditė
Sikur shkjau fėmijė me mbytė,
Nanė e babė gajret me ba
Se deshmor djali u ra.
Gajret ban, nana Fatmire,
Edhe ti, baba Metush,
Se kėsi krimi qė ban ēetniku
Nuk e ban nė botė urrkush.
S“e harrojmė djalin tuej,
E kujtojmė, po, pa ia da,
Prind ju pat juve pėr s“gjalli
Kur ra dėshmor, me mija i ka.
Vinė pranverat, stin“t kalojnė,
E nė Maj ēel lule dredhėza,
Por s“harrohet kurrė pėr jetė
Fėmija i shqpes, Afrim Prebreza.
[COLOR=#000066]1990[/COLOR]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:31.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.