Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

Psikologu 08-04-05 05:23

FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE
 
[color=darkred][b]Te nderuar :[/b][/color]


[color=black][b]E hapi ketė temė ku ndoshta mundemi te flasim sikur dikur neper oda burrash sepse aty ka qenė dija nderi dhe burrnija e shqiptaris.

Ju kisha lutur qe mundesishte ti permbahemi temes e te mos kalojm ne tema tjera, nese ka mundesi.

Tė gjithė janė te mirė se ardhur pa dallim gjinije.

Ramadan Shabani , plak i meqem ka thanė:

Oda te vesh dhe te zhvesh,te ftofė e te nxenė , andej ata qe hynė nė odė burrash le ti lan hujet ne oborrė.

Por pleqnija ka dalė prej grave -thojshin burrat.

Nderime.[/b][/color]

Krokodilli 09-04-05 11:06

Gjyshi jem rahmetlia thojke:,
''aj qe fol shum rrall, fol me ven,,,, tjert flasin pa nal, po kurr sja qellojn''

--
Adem Baba rahmetlia:plak i ni katunit te Drenices:

''ne ode te burrav po su ule kamkryq sje per bised po per rrena e hajni''

Psikologu 09-04-05 16:08

[color=darkred][b]Qka te ja bejsh dikuj ta benė dikush ty.[/b][/color]

[color=blue][b]Lejleku dhe dhelpra kishin lidhė njė shoqeri te mirė
Njė ditė lejleku e thirri ne darke dhelpren.
Kur shkoj dhelpera per darke , lejleku e kishte vendos ushqimin ne njė shishe te lartė dhe i tha dhelpres:
-Urhero , mirė se ke ardhur.
Dhelpra u mundue te haj nga shishja por aspak nuk mundi aspak dhe mbeti e uritur.
Lejleku e ngrani ushqimin dhe u ngop mirė.
Nuk shkoj kohė e gajtė dhe dhelpra e thirri lejlekun per darkė.
Ajo e kishte vendos ushqimin ne njė tepsi dhe i tha lejlekut.
-Urdhero , mirė se ke ardhur, por lejleku , shkaku i sqepit te gjatė nuk mundi te haj , tentoj dhe tentoj por kot,dhe me ne fund tha tha:

Po ti e din qe une nuk mundem te ha keshtu, pse se ki qit ushqimin tjeterkund tha ai???!!!

Po edhe une mendova te jejten gjė kur isha per darke te ti , se pse ti se ke qit tjeter kund po mbeta e uritur, e tash argat per te kthyer.

Dhe nga ajo ditė e prishen miqasin.[/b][/color]

Odise 11-04-05 23:40

u kofte mire

e paski ba tim duhani, he Tomorri i ka fajet, se po e pijka duhanin e forte:)
hape dritaren bre pak


niset njani per pazar dhe tu shku ka gjysa e udhes e pshtjell ni cigare dhe nxori shkrepsen m'i kall, po frynte nje ere e forte dhe ky burri ia ktheu shpinden frymes, eres se nuk mujke m'i kallė cigaren. E pazari ne dejtim kah fryne era, e ky u kthye kah veri apet dhe po ece e po ece dhe mbas do kohe mberrini apet ne shpi te vet.

A po rrime ma, a u qumė. Burra t'mire ishin konė qata qe u qunė.

Odise 14-04-05 07:32

jo keto s'jan fjale odash shqiptare, po fjale divanhanje - para ode e mbas fjaleve te burrave :)

I shkojne njonit do mysafirė dhe iu qet perpeq. Po gjithmone e hajshin perpeqin me buke. Mysafiret e lane buken e po hane vetem perpeq. I zoti i shpise po i thote djalit te vet Mujes: O Mujė - me buke! - disa here (me iau shtie ne mendje mysafireve ta hane perpeqin me buke se nuk iu del) dhe kur mbas pak Muja ia priti babes se vet: O babe, me buke e pa buke se shkoi perpeqi!


***


i kish ble njoni nji pale kepuce te reja, por i bijshin ngusht dhe ia kishin vra kamben edhe shkon me pa, ne te pame, per ngushllime. Tue prite ne rend, ky burri po mendon vetem per kepucet e ngushta e po ban vetmeveti: ngusht, ngusht... dhe kur i erdh rendi me e ngushllua te zotin e dekes, ne vend t'i shprehu ngushllime, i tha - ngusht bre burre. I zoti i dekes, ia priti: ngusht ti me kepuce te ngushta! - (se e shihke tue u valavite me kambet e veta).

Odise 14-04-05 07:41

E thirri baba djalin me i dhane nasihat (me e mesua dicka) edhe po i fole e po i fole nja nji gjyse ore. Djali po e veshtron qenin nen hambar gjate gjith kohes, qe i folke baba. Kur e mbaroi fjalen baba, e pyeti djalin: a more vesh djali jem, a nxune najsend? Po, i tha djali: prej se je kah fole ti babe, qeni i nxuni dhe i hanger 13 miza, ia ngjeha rend!

Murgesha 14-04-05 23:28

[color=blue][b]Tomori dhe Lailoli ju hjeka shkrimet e juaja se ja kishin humbė qėllimit tė kėsaj teme tė inicuar nga Psikologu.
Mbetem me shpresė se do tė hasi nė mirėkuptim.[/b][/color]

Psikologu 18-04-05 17:12

[color=darkred][b]Pershendetje te gjithve dhe nderime.[/b][/color]

[color=black][b]Falenderoj te gjithė ata qe shkruan dhe do te shkruajn ne oden tonė shqiptare, ne fakt isha pak i nxenė dhe ju kerkoj falje per mos pranin time ne ketė temė.

Njehere kishte kerkuar njeri qe te takohej me sherrin e femres dhe i tha ta atit te vetė:

-O babė , dua ta njoh sherrin e femres , se me kan thenė se ai eshtė i fortė.
-Le ore bir i tha i ati - rri ne shtepi e mos shko me largė sepse pleqnia ka dalur prej femrave dhe jo prej mashkujve , mirpo ai i gjori nuk e ndegjoj te atin dhe vajti ne kerkes te sherrit te femrave.

Duke kaluar disa fshatra e pa nje grua e cila nxirrte ujė nga bunari.
Iu afrua me ngadale dhe e pyeti:
-Me fal , a benė te me tregosh se ku mund ta takoj sherrin e femrave , tek cila grua-tha ai.

Gruaja vetem qeshi dhe tha:- Po qte duhet ty sherri i gruas , shko rruges tende dhe nese do ujė ja te jap.
Jo -tha ai, vetem me trego se me cilen grua te ndeshem dhe ta vertetoj se kush eshtė me i fortė , trimeria ime apo sherri i gruas.

Kukuuuuuuuu-bertiti gruja.

Burrat qe po punonin afer ares vrapuan me shati , e kosa ne dorė dhe i thanė.

Qka u ba bre , qka u ba???!!! dhe i drejtuan te gjithė veglat e punes kah ky burri.

Asgjė - tha gruaja , vetem i mbeti uji ne fyt kah po pinte dhe mendova mos po pelset me ujė ne fytė.

Burrat u larguan dhe shkuan te punojn prapė.

O zotri-i tha gruja , a e takove sherrin e gruas , po sikur te ju thoja burrave qe me ke prek me dorė, do te benin copė e grime, pra shko nga ke ardhur e mos kerko sherr te gruas , sepse nga gruja kan dalur fjalet e pleqnia e burrave, shko pra tash.

Ai u kthye me kokė ulur nga kishte ardhur.[/b][/color]

GURI SYLAJ 22-04-05 22:24

nga guri sylaj
 
Ekishin pas vet nje plak nje here se pse pleqnine duhet me e ba me njezetekater pleq, eshte ndonje rregull apo eshte vetem nderim i fiseve .
Plaku pergjigjet , kjo e dyta edhe mundet me qene por pleqnine e bajn tre pleq e ata jan:
Nje plak i menqur qe din me e tjerre holle pleqnine,
Nje qe e ka kullen dhe pasunin e forte dhe shtron darka e dreka per islihatin ,
dhe nje trim qe gjithmone e mban koburen ne brez dhe mbas cdo pajtimi hyn dorzan.
Dhe si per hajgare plaku vazhdoj;
Sot kete pune e kryejn politika e menqur, ekonomija e forte dhe ushtreija ,pasha mixhen , nese doni me pas shtet.

Psikologu 25-04-05 03:15

[b]

Agese i kishte vdekur njė djalė , dhe shkoj edhe njė i varfun ne te pame per ta ngushlluar Agen.
- A po merzitesh o Agė- i tha Mark Sneri -Ages.
-Qe besa po -ja ktheu Aga.
-Mos u merzit se kugja nuk eshtė kjo punė-i tha Marku!!!
Keto fjalė e preken Agen pa masė dhe i mbeti hatri.
Mirpo pas disa vitesh edhe Markut i vdiq djali dhe Aga tash kishte momentin te hakmerrej ne fjalė.
I hypi atit Aga dhe shkoj ne te pame.
-Apo mersitesh o Mark -i tha Aga??
-Qe besa po - iu pergjegj Marku.
-Mos u merzit se nuk eshtė asgjė kjo punė-i tha Aga.
Marku e shikoj Agen dhe iu pergjegj:
-O Agė , kur te ka vdekur djali , ti ke pas vetem njė vdekje , ndersa une i kam dy.
-Pse , e pyeti Aga??!!!
Sepse kur te ka vdekur ty djali , ke pasur , konakun , sheqerin , kafen e qka te eshtė dashtė , e kjo quhet njė vdekje, ndersa une as per ato se kam takatin , e kjo quhet dy vdekje.
Aga vetem uli koken dhe pa ba fjalė doli nga aty.[/b][color=black][/color]

experti_lu 26-04-05 03:39

[b][color=black]kur te thot dikush ne ode te burrave,FOL diqka,mos thuj valla s,po di.se kujtojne se je budalle.
-por thuj s,po du me fole.


[/color][/b]

Reana 26-04-05 03:42

[b]Po mos me fole i urti, nuk dallohet prej te marrit :wink: [/b]

experti_lu 26-04-05 03:47

[b][color=black] RAMADAN SHABANI i kjeves ka qen burr i menqur,dhe pleqnar.

ish kan ramadan shabani ne nje ode te burrave,
por aty ish kan edhe vllavi ti asllani.
dhe sallani(vllavi ramadanit) jo bash i menqur,kish pas fol shume.
veq kish pas fole qysh ka rreh njerez,tu paraqit trim i madh.
dkur i thon burret RAMADANIT.
-oh ramadan shabani e paske vllavin trim te madh,paska rreh shume njerez!! po ti ramadan a ki rreh naj njeri?
-ramadani tha:
po une e kam rreh ni her ni magjup.
-qysh ramdan me rreh magjupin ti burr plqnar?
-ehhh more burra s,pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet ASLLANIN,tha ramadan shabani.[/color][/b]

Odise 27-04-05 07:22

Njani mbante ne krye nji plis te ēkyer tan shenja-shenja dhe nji mik i tij nji dite e dveti: Pse bre burre po e mbane kete plish te ēkyer kshtu, a hiē nuk kij bile me ble nji plis a?
- Paj kam m'i ble, po ket e mbaj per shėj, se ky plis kallxon diēka!
- Po pse tu ka ēkyer plisi kaq shume bre? - Ia priti miku.
- Tue fole drejte, mu ka ēkye plisi. sa here fola drejte, me rrehen shtage krese e ma ēkyen plisin.

***

- Pse tu ka ēkyer plisi?
- Tue fole drejte!

GURI SYLAJ 27-04-05 19:18

Nga Guri Sylaj
 
NJANI E KISH PAS NJE DJAL TE MBRAPSHT DHE NUK LENTE TE ZEZE PA BA NEPER KATUND:

NISEN NJEREZIT E PO I VIN TE DERA E PO I THON:
O FILAN DJALI I YT M'A BERI KETE E KETE TE KEQE E PLAKU TUJ MOS PAS CKA ME I BA FILLOJ E PER QDO TE KEQE TE DJALIT E NGULKE NGA NJE BASKI NE DERE TE KULLES.
KUR U MBUSH DERA PLOT GOZHDA , PLAKU E THIRRI TE BIRIN E PO E BENE DERT KETE PUNE: TANI DJALI ISHTE RRITE PAK DHE E SHIHTE SE ATO PUNE NUK JAN TE MIRA DHE VENDOSI ME U PERMISU. NDIGJO KETU I THA BABES PREJ SOT, T'A JAP BESEN NJEREZIT KAN ME ARDHE ME TE FALENDERU PER TE MIRAT QE DO T'I BEJE TASH E TUTJE. DHE VERTET ASHTU EDHE NDODHI DHE PLAKU PER CDO FALENDERIM E HIQTE NGA NJE GOZHDE NGA DERA E KULLES. KUR U HOQEN TE GJITHA DJALI ERDHI E PO LAVDROHET PARA TE ATIT PER KETO VEPRA . PLAKU IA KTHEJ ;PO MORE BIR GOZHDAT U HOQEN PO KAN MBET BIRAT E ATO , PASHA BABEN; NUK MBYLLEN BASH KOLLAJ.
hajt mire mbeteshi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:17.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.