Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   At Zef Valentini (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32164)

Zero Cool 06-09-11 12:09

At Zef Valentini
 
[B]Mirėnjohje kombit italian pėr albanologun At Zef Valentini[/B]


[B][I]Nga Ndriēim Kulla[/I][/B]


[I]Presidentit tė republikės italiane, zotit Giorgio Napolitano

I nderuari president

Ndoshta kjo letėr do t’iu befasojė, por edhe njėri prej qėllimeve tona ėshtė t’iu ofrojmė njė surprizė tė kėndshme dhe frymėzuese. Unė qė po ju shkruaj jam Ndriēim Kulla, studiues, publicist dhe botues i Shtėpisė Botuese “Plejad”, Tiranė, Shqipėri. Para pak ditėsh kam botuar njė libėr (qė po ua dėrgoj bashkėngjitur), tė titulluar “[B]At Giuseppe Valentini: Albanologu mė i madh i shekullit XX[/B]”. Ky botim ėshtė kurorėzimi i njė pune studimore tė nisur rreth dy dekada mė parė, me selektimin, skedimin, seleksionimin dhe pėrgatitjen pėr botim tė veprės shumė vėllimshme, qė ky njeri i ditur At jezuit, i lindur nė Padova, versnik me shekullin XX, ka lėnė nėpėr aq shumė arkiva, biblioteka, revista, gazeta e botime ku ai kontribuoi. Tashmė - nė sajė tė njė pune te vėmendshme vlerėsuese nga shoqėria e sotme shqiptare, nje pjese e punes se tij shkencore ka arritur tė botohet nė njė kolanė 20 vėllimėshe, qė gjithsesi pėrbėn gati njė tė tretėn e gjithė korpusit tė veprės valentiniane. Ndaj, vlerėsimi edhe pse befasues, ėshtė mėse i merituar dhe i mirėpritur nga qarqet akademike tė fushave tė shkencės qė ai lėvroi. Atdheu ynė, nėpėrmjet regjimit komunist e dėnoi jo vetėm me heshtjen dhe ostracizmin mė tė egėr, por edhe me dėnimin si armik, ndėrkohė qė aktiviteti i tij, pas vitit 1944 u shtua akoma dhe mė tepėr nė Itali dhe gjetkė, falė flakės sė dashurisė pėr shqiptarėt, historisė dhe kulturės sė tyre, traditave dhe etnicitetit tė lashtė, autentik e krijues, qė ai gjeti tek ata e qė luftoi me gjithė forcėn e dijes sė vet tė stėrmadhe t’ia bėjė tė ditur botės nė tėrė shkėlqimin e saj. Pas disa vitesh nga vdekja e tij (1979), njė grup studiuesish italianė dhe te tjere nga Europa, nė hyrje tė njė botimi prestigjioz mjaft voluminoz dhe te zgjedhur, me titull “Studime albanologjike, balkanologjike, bizantine dhe orientale”, pėr nder te Giuseppe Valentinit, do tė shkruanin: “Padova, qytet i pasur me monumente tė shquara tė ēfarėdo epoke dhe personazhe tė famshme nė tė gjithė hapėsirėn e dijes, ndoshta nuk e di qė i ka dhėnė brezave tė ardhshėm, nė agim tė kėtij shekulli, njė at jezuit me famė qartėsisht mbarė-botėrore: at Giuseppe Valentini… E qė Padova tė mos e harrojė e ta nderojė kėtė bir tė saj, Kolegji Universitar Antonianum i kėrkoi Institutit tė Glotologjisė nė Universitetin e Padovas, nėpėrmjet prof. Giovan Battista Pellegrinit, drejtuesit tė Seminarit tė Filologjisė Ballkanike, tė bėhej promotori i njė pėrmbledhje studimesh pėr nder tė tij nga studiues tė shquar italianė dhe tė huaj. Botimi iu besua Shtėpisė sė njohur Botuese pėr vepra tė tilla shkencore, Leo Olschi nė Firenze”. Ashtu sic eshte, pėr ne - brezin e shqiptarėve tė lirė - qė rrojmė nė epokėn post-komuniste, zbulimi dhe njohja me veprat e tij, njė surprizė madhėshtore, urojmė qė edhe pėr ju, e pėr popullin tuaj, ai tė jetė njė surprizė befasuese dhe e vlerėsuar. Ndoshta “Padova e tij”, zė edhe pėr ju, zoti President, njė copėz tė caktuar nė jetė, kur ju pa tė mbaronit liceun “Tit Livi”. Ashtu siē dhe “Napoli juaj”, nė po kėto vite, pa Valentinin e ri, t’i kėrkonte si favor tė madhit Benedeto Croce, njė leje pėr studimin nė arkivat napoletane, tė dokumenteve pėr historinė e Shqipėrisė. Me episode tė tillė pėrkushtimi, madje dhe heroizmi shpirtėror, jeta e Valentinit ėshtė e mbushur plot e pėrplot, pasi ai shpesh, gjer nė fund tė jetės ndihej shqiptar dhe krenar qė thirrej i tillė. Dielli i erudicionit tė tij tė jashtėzakonshėm dhe zelli i pareshtur, konstant, i njė orari pune gati 14 orė nė ditė, arritėn tė ndriēojnė faqe tė tėra tė errėta tė historisė sonė, po nėpėrmjet mijėra e mijėra “akteve” e dokumenteve tė nxjerra nė dritė prej harresės sė pluhurit tė rafteve tė bibliotekave, ato na shfaqin sot njė panoramė sa tė vėrtetė e shkencore, aq edhe prekėse dhe emocionuese nga ana e marrėdhėnieve njerėzore tė Arbėrisė dhe Venedikut e shteteve tė tjera italiane gjatė periudhės sė shekujve XIV-XV. Po kaq mbresėlėnėse janė edhe kėrkimet e tij mbi raportin e ngushtė tė njė serie tė tėrė Papėsh me heroin tonė kombėtar Skėnderbeu apo pėr vendin e rėndėsishėm qė zė nė historinė e kulturės sonė ndikimi i marrėdhėnieve romano-papnore. “Selia e shenjtė ka qenė gjithmonė streha juaj iu drejtua Papa Pauli i VI, nje pėrfaqėsie shqiptare ne audience private qe pati pėr ta me rastin e kremtimeve ndėrkombėtare tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėndėrbeut, nė prill te vitit 1968. E do tė theksonte, se edhe Shqipėria zė njė vend parėsor nė rang botėror pėr kontributin qė i ka dhėnė njerėzimit me traditėn e saj ekumenike, njė aspekt ky i kulturės sonė, qė At Valentini, ose Zef Valentini, siē e thėrrisnin, ka arritur ta ndriēojė shume qarte me dije e dokumente, pėr tė nėnvizuar “Shqipėrinė e vogėl e tė ngucur nė kufij, por shpėrthyese ne vitalitetin njerėzor, gjithnje e me shume efikase sa me shume e injoruar,aq xheloze ne ruajtjen e identitetit te saj etnik, por njėheresh edhe aq universaliste, kaq fatkeqe, por gjithmonė e ruajtur nga zoti ne vijim te misionit te saj sekret”. “Shqiptarė, duajeni At Valentinin, se ai ju do me gjithė shpirt e zemėr.Cmojeni, se ai punon pa prerė, per t’ia bere te ditur botes vlerat tuaja shpirtėrore dhe artistike. Ai ėshtė i juaji, sepse i ka dhene ēėshtjes suaj mendjen dhe shpirtin e vete”, do tė kėshillonte publikisht Papa gjatė kėtyre kremtimeve. Po, kultura dhe populli shqiptar At Valentinin, e ndaluar per mbi 50 vjet me radhe nga sistemi komunist, tash qe po e boton dhe po e njehe e do shume dhe do tė dijė ta dojė e ta nderojė pėrgjithmonė si njeri tė jashtėzakonshėm e shkencėtar tė madh, por nėpėrmjet kėsaj letre ndaj jush Zoti President, si pėrfaqėsuesi mė i lartė i tij, ne duam t’i dėrgojmė mirėnjohjen mė tė thellė dhe dėshirėn tonė mė tė zjarrtė popullit italian, qė e nxori nga gjiri i vet kėtė personalitet tė madh, qė ta nderojė e respektojė ashtu siē i takon. Vepra e tij pėr ne fiton akoma dhe mė shumė vlerė, si kulture, histori por sidomos si instrument i dobishėm gjeopolitik, nė sfidat e sotme tė integrimit dhe ndėrveprimit kulturor. Urat e miqėsisė dhe komunikimit midis popujve ngrihen e mbahen nė kėmbė nga njerėzit e tyre tė mėdhenj, qė i forcojnė dhe lartojnė kėto marrėdhėnie. E At Giuseppe Zef Valentini ėshtė njė urė e fortė bashkėveprimi dhe pėrkushtimi pėr tė dy popujt tanė tė lashtė, gjendur pėrjetėsisht bashkė nė tė dyja anėt e Adriatikut.

Tirane 20.08. 2011 [/I]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:53.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.