Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Perralla!! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14181)

rilinda 08-08-07 13:17

Pėrralla e Shqipes
 
[CENTER][SIZE=5][B][URL="http://www.benisblog.com/2007/06/04/perralla-e-shqipes/"]Pėrralla e Shqipes[/URL]

[/B][/SIZE][LEFT]Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.
Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.
“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.
“Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte” pėrgjegji djaloshi.
“Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!”
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė “Bir i Shqipes”, dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė “Vendi i Shqipevet.”
[/LEFT]
[/CENTER]

rilinda 08-08-07 13:19

Djali nė Rrugė
 
[CENTER][SIZE=4][B][URL="http://www.benisblog.com/2007/06/04/djali-ne-rruge/"]Djali nė rrugė[/URL]

[/B][/SIZE][LEFT]Na ishte njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embėlsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot…
djali u habit dhe e pyeti:
Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
Buri Ia Ktheu:
Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes……Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im……Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge…[/LEFT]
[/CENTER]

rilinda 08-08-07 13:21

Mbretėreshė Evangjelia
 
[CENTER][U][SIZE=4][B]Mbretėreshė Evangjelia

[/B][/SIZE][/U][LEFT]Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani..
Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel.
Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien…

Ajo ishte shume e bukur!
Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie, mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djal i pashem…
Arturo me pas vendosi te shkonte te shtepia e Evagjalies, per te takuar prinderit e saj dhe t’u kerkonte atyre doren e Evagjelies per nuse…
dhe ashtu beri…
Me pas ata u martuan bashk.
Ne shtepin e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende, dhe nuk kishin as buke te hanin…
keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet, ne Turqi…
ai u largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish pran saj, dhe ajo te mos e harronte se ai e donte shume.
dhe Evagjelia e donte shume Arturon, dhe u deshperua shume nga largimi i tij per ne kurbet.
Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot te tij se vellait te vet do t’i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk do kthehej me,,,i kerkon Evagjelies te martohej me te…mirepo Evagjelia nuk pranoi, se e donte shume Arturon dhe i kishte dhen fjalen se do e priste ate deri ne vdekje…
Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume Evagjelien dhe e groposi te gjall Evagjelien ne nje varr me gure..dhe iku ne shtepi..
Pas pak, aty pran varrit, kalon nje Bej, hipur ne nje kal te bardhe,,ne nje cast ai po degjonte disa renkima sikur vinin nga larg,,,
Zebret nga kali dhe po degjonte me imtesi,,,kur u afrua tek varri me gure, kuptoi se renkimat po vinin prej aty…
E zbuloi varrin dhe aty gjeti Evagjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjall i kunati i saj i keq, Matiani.
Beu filloi ta pyes Evagjelin se, cfare i kishte ndodhur…?, ajo i tregon historin atij se, si i kunati i saj i’a kishte bere…
Ajo i’u lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta largonte nga aty, se ne shtepin e saj nuk kthehej dot serish..
Dhe Beu e mori me vete Evagjeline e bukur!
Pasi vajten ne shtepin e Beut, Beu i tha Evagjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty, dhe e beri sherbetoren e shtepis.
Evagjelia u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe pune…
Beu ishte i martuar dhe me nje femij, ai kishte nje djal.
Por ne shtepin e tij ai kishte punesuar edhe nje hamall, i cili merresh me blegtorine dhe bujqesin ne shtepin e Beut.
Beu dhe e gruaja e tij ishin shume te kenaqur qe kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e shtepise dhe ishte shume e sjellshme…ata e moren shume per zemer Evangjeline…edhe Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje familje te mire.
Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll, kur ai kthehet nga pylli me mushken me dru, i therret Evangjelise per ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru..dhe Evangeli e ndihmonte..
Ai nisi perdita qe te kerkonte ndihmen e Evangjelise…
Nje dite hamalli i thot Evangjelise se kishte ren ne dasiuri me te dhe i kerkon qe te martohen…
Por Evangjelia nuk pranzi, dhe ajo i thot se ishte e martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon te cilin e donte shume dhe se ishte e bindur qe nje dite do bashkohej prap me te.
Hamalli u merzit shume me Evangjeline, dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj!
Mirepo ai e dinte se te zotet e shtepise, e kishin shume per zemer Evangjeline, dhe nuk po gente dot nje menyre se si te hakmerrej ndaj saj…
Nje nat hamalli, priti deri vone sa fjeten te gjithe, merr nje thike edhe vete ther te birin e Beut, me pas ai shkon e vedos thiken posht jastekut te Evangjelise.
Kur zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij dhe ven ne guzhine per te ngren mengjesin, ēuditerisht, si asnje dite tjeter ata vune re se djali i tyre, i cili cdo dite ngihej shpejt ne mengjes, ate mengjes ai nuk po dukej!
Te dy bashke, Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejn djalin te vdekur. ...

[/LEFT]
[/CENTER]

rilinda 08-08-07 13:22

(vazhdim)
 
Hamalli duke qarė, i thot Beut dhe gruas se tij se, ai kishte pare Evangjeline me nje thike ne dore, dhe i con ata tek dhoma e Evangjelise, dhe ngre jastekun ku kishte fshehur thiken dhe u’a tregon.
Evangeli u tmerrua kur u zgjua papritmas dhe shikon hamallin me thiken me gjak ne dore.
Hamalli I bertet Evangjelise duke I then!
-te pashe qe e vrave ti djalin e Beut!,-trego te verteten!.-i bertet hamalli.
Por Evangjelia nuk po kuptonte asgje!
Kurse Beu i thot!
-Une te shpetova jeten, te dhash gjithcka, ushqim, pune, streh per te fjetur, dhe ti me vrave djalin!
Evangelia i thot Beut se nuk e kishte bere ajo nje gje te tille, ajo i lutet e pergjerohet Beut qe ta bisonte ate.
Por Beu vendos t’i jap rrogen e saj, dhe nuk e ndeshkon pasi nuk kishte fakte por edhe se e kishin shume per zemer Evangjelin, dhe keshtu denimi i vetem qe i jep Evangjelis, e perze nga shtepia…
Evangelia largohet shtepia duke qar dhe duke i then Beut se nuk ishte ajo qe kishte vrar te birin e tij.
Pasi u largua Evangjelia, ajo mberrin ne nje qytet, ku sheshi i qytetit ishte mbushur plot me njerez.
Ajo pyet aty, perse ishin mbledhur kaq shume njerez?
Njerzit i tregojn se, ishte nje I varfer qe I kishte 50 lek borxh mbretit dhe nuk kishte t’ia kthente, dhe keshtu mbreti kishte vendosur ta varte ate ne litar.
Evangjelia me pas I afrohet nje ushtari dhe I thot atij se, pot e paguante ajo borxhin e njeriut te varfer, a do ta linin te gjall?
Ushtari nderkohe vete i thot mbretit se ishte nje grua qe donte te pagante borxhin ne kembim te jetes se njeriut te varfer qe do e varnin, dhe mbreti bie dakort.
Kur ushtaret e zgidhen nga litari njeriun e varfer, ai i pyeti ata se, kush ishte ai person qe i shpetoi jete?, ata i than se ishte nje grua qe sapo ishte largura nga aty.
Ai me pas rendi me vrap per ta takuar dhe ta falenderonte Evangjeline, ai e kapi Evangjeline pran nje lumi, kur e pa Evangjeline ai mbeti i mahnitur nga bukuria e saj.
Me pas ai e pyeti se, perse i’a shpetoi jeten? Evangjelia i tha se i erdhi keq dhe mqs kishte leket te shpetova.
Por burri nuk e besoi, ai mendoi se Evangjelia kishte ren ne dasiuri me te, dhe i kerkon asaj qe te martoheshin. Evangjelia nuk pranoi se ishte e martuar me Arturon dhe se e donte shume burrin e saj, ajo i hipi nje barke qe gjendej aty ne lum dhe u largua, ndersa burri u kthye ne shtepi.
Me pas Evangjelia mberriti ne disa ara me lule. Kur ajo kishte qen e vogel, nena e saj i kishte mesuar se si te pergatiste ilace me lulet, ajo i kerkoi pronarit te asaj toke qe te ndertonte nje barak dhe te qendronte aty dhe te bente ilace per njerzit e semur dhe t’i sheronte ata, pronai i tokes e lejoj me kenaqesi te madhe…Evangjelia vec asaj qe ishte shume e bukur, ishte edhe shume njeri i mire ne shpirt…
Tek baraka qe ndertoi Evangjelia, filluan te vinin shume njerez te semur qe t’i sheronte Evangjelia me placet e saja…
Zerat se nje grua e mire sheronte njerzit me ilac lulesh, mberriten deri ne veshin e mbretit te asaj zone…
Dhe mbreti i cili quante nga nje semundje e pa sherueshme, kerkoj qe t’ia sillnin Evangjeline dhe ta sheronte ate nese ajo mundej.
Ai i tregoi Evangjelis se cfare semundje e mundonte mbretin dhe Evangjelia mblodhi disa lule, beri ilacin qe duhej dhe e sheroi mbretin..
Ne kete kohe, kthehet ne shtepi Arturo qe kishte qen ne kurbet ne Turqi. Ai gjen vetem te vellan Matianin ne shtepi, dhe e pyet ate se ku ishte Evangjelia, gruaja e tij?, Matiani e genjen te vellain dhe i thot se Evangjelia kishte vdekur nga deshperimi qe Arturo ishte largura.
Dhe nga te qaret e shumte, i thot te vellait, une ngela qorr, ndersa Mariani ishte qerruar nga mekati qe kishte bere.
Ndersa hamalli i Beut kishte ngelur shurdh, dhe njeriu qe Evangelia i shpetoi jeten, kishte ngelur memec.
Lajmi qe nje grua sheronte njerzit e semur ishte perhapur gjithandej…
Te tre te semuret, i vellai i Arturos, hamalli dhe burri memec, ven tek Evangjelia qe te sherohen, mirepo nuk e dinin se ishte Evangjelia.
Kur ven atje, Evangjelia habitet kur shikon Arturon, te shoqin, dhe nxjerr nje grua qe e kishte punesuar aty si ndihmese, qe t’I pyesi se perse kishin ardhur!?
Gruaja i pyet dhe nderkohe qe te tre genjejn se perse kishin vajtur.
Si fillim futet i pari njeriu qe Evangjelia pagoi borxhin per te dhe i shpetoi jeten atij…
Evangjelia e pyeti se cfare kishte ndodhur qe kishte ngelur memec? Dhe ai i tregon te verteten Evangjelies, dhe ajo e sheron burrin memec dhe i thot se ajo ishte Evangjelia,,,burri i penduar i kerkon falje Evangjelies, dhe iken per ne shtepi…
Me pas futet Beu me hamallin qe e kishte sjell per ta sheruar,
Evangjelia e pyet hamallin se cfare kishte ndodhur qe ai kish ngelur shurdh, ndersa hamalli e genjen Evangjelien…ajo e lyen me ilacin e luleve hamallin dhe ai nuk po sherohej…hamalli po shqeteohej qe pse nuk po sherohej,,,Evangjelia me pas I thot Beut qe te dilte jasht, dhe I kerkon hamallit qe te tregonte te verteten se ndryshe ilaci nuk do kryente efekt ne rast se ai genjente.
Ateher hamalli I tregon te verteten Evangjelies, se si kishte ndodhur dhe u sherua, pastaj Evangjelia I thot se ishte ajo gruaja e cila ai akuzoi per vrasjen e te birit te Beut. Hamalli I deshperuar I kerkoi falje Evangjelies dhe u largua…
Me ne fund erdhi dhe radha e Matianit qe te futej per t’u sheruar,
Evangjelia e pyeti Matianin se cfare kishte ndodhur qe ai kishte ngelur i verber?
Por Mariani veproi si hamalli, ai e genjeu Evangjelien, nuk i tregoj asaj te verteten..
Ajo veproi njesoi si me hamallin edhe me Matianin dhe i thot se po nuk tregoi te verteten ilaci nuk do e sheronte ate…me pas Matiani i tregon asaj te verteten, kur ai sherohet shikon Evangjelien dhe e njohu me nje here, ai rend perjashta dhe i thot te vellait Arturos se, gruaja qe sheronte ishte Evangjelia. Arturo u fut brenda ta takonte ate, dhe i kerkoj asaj qe te ktheheshin ne shtepi dhe te jetonin bashke, mirepo Evangjelia nuk pranoi, dhe Arturo iken i deshperuar bashke me te vellain per ne shtepi.
Nje dite mbreti i asaj zone vdes, dhe si trashegimtare le Evangjeline, gruan e bukur dhe zemermire.
Evangjelia u be mbreteresh.
Arturo nuk e dinte qe Evangjelia u be mbreteresh, dhe ai vendosi te shkoi te mbreti dhe t’i kerkonte atij ndihme per te bindur Evangjelien qe te bashkohej serish me te.
Kur Arturo vete ne mbreteri, atje shikon ne fron Evangjelien, ai u habit kur pa gruan e tij mbreteresh, me nje here Arturo mendoi se ajo ishte martuar me mbretin, pasi Arturo nuk e kishte marr vesh se mbreti kishte vdekur dhe se kishte len trashegimtare Evangjelien.
Arturo filloj ta peste Evangjelien se, pse u martua me mbretin dhe e la Arturon qe ai e donte shume?
Mirepo Evangjelia i tha se do te sjell ketu perpara teje njezet vajzat me te bukura te mbreterise dhe zgjith cilen nga keto te duash per grua.
Arturo nuk pranoi se donte shume Evangjelien dhe i kerkonte asaj qe te shkonte ne shtepi me te.
Ateher Evangjelia kur pa se Arturo e donte shume dhe se nuk zgjodhi asnje grua tjeter, ajo i shpjegoi atij se, mreti kishte vdekur dhe kishte len ate per trashegimtare…
Ateher ata u pajtuan dhe u martuan serish njeri me tjetrin, Arturo u be mbret dhe Evangjelia mbreteresh, dhe jetuan te lumtur…

Preshevar 08-08-07 23:45

Drejt mirėsisė vrapo !
 
[B]Drejt mirėsisė vrapo !


[/B][COLOR=#666666][FONT=georgia,verdana,arial,sans-serif]Me ta dėgjuar, i moshuari iu afrua dritares dhe pasi e hapi atė, e pyeti dallėndyshen: Ēfarė kėrkon o zog i vogėl?
Dallėndyshja iu pėrgjigj: Neve na erdhi koha e shtegėtimit…Shoqet e mia po shkojnė tufa-tufa, ndėrsa unė mendova pėr ty qė je njė njeri i vetmuar, sikurse edhe unė jam njė zog i vetėm… Sa mirė do tė ishte sikur tė mė lejoje tė kalonim bashkė kėtė stinė tė ftohtė dimri… Tė lutem mė prano nė shtėpinė tėnde, se kėtu jashtė tė ftohtėt sapo ka filluar!
Nė netėt e gjata e tė ftohta tė dimrit do tė ndajmė sėbashku hallet dhe do tė shpėtojmė nga vetmia…
I moshuari, i dėgjoi fjalėt e zogut tė vogėl dhe u mendua…Mirėpo, krenaria e tij vetiake nuk e pranoi njė kėrkesė tė tillė dhe pa as njė as dy i tha dallėndyshes: Jo!
Tė nesėrmen, nė tė njėjtėn kohė dėgjoi tė qukiturat e dallėndyshes sė vogėl…
Pėrsėri ajo kishte ardhur pėr t'ju lutur tė moshuarit me dėshirėn dhe kėrkesėn e saj…
Por, pėrsėri nga plaku mori tė njėjtėn pėrgjigje: Mos kėmbėngul, pasi kėtė s'mund ta pranoj! Njerėzit do tė pandehin se kam dashur ta kaloj vetminė me njė zog tė vogėl dhe do tė mė vėnė nė lojė!
Ditėn e tretė, zogu erdh po nė tė njėjtėn orė pranė dritares…
Iu lut dhe iu pėrgjėrua plakut por mė kot, pėrgjigjja e tij ishte e prerė: Jo!
Me tė rėnė errėsira, plaku filloi tė mendojė pėr zogun dhe fjalėt e tij dhe pas pak u bind se ai kishte tė drejtė dhe se ata tė dy mund tė kalonin dimrin sėbashku duke i bėrė shoqėri tė mirė njėri- tjetrit.
E ēfarė ka?- tha me vete plaku, tė lė pas krahėve krenarinė time budallalleske, e tė ndaj ēdo natė dimri me njė zog tė vogėl e tė ėmbėl…
Pasi u mendua gjatė e gjatė, vendosi ta pranonte zogun e vogėl nė shtėpinė e tij, sapo ai tė vinte tė nesėrmen.
Ditėn tjetėr nė mėngjes, plaku iu afrua dritares dhe me dėshirė tė madhe po e priste kohėn nė tė cilėn do tė vinte dallėndyshja e vogėl pėr tė qukitur nė dritaren e tij dhe pėr tė pėrsėritur pėrpara syve dhe veshėve tė tij tė njėjtat fjalė e tė njėjtėn kėrkesė, por njė gjė e tillė nuk ndodhi…
Njė mėrzi e thellė e pushtoi zemrėn e tij dhe duke u ngrohur pranė sobės sė vjetėr, pėshpėriti me vete: Ndihma qė mund t'i jepja atij zogu tė vogėl, nė kėto ditė tė ftohta ishte e rendėsishme, por…
Ditėt kaluan dhe netėt e errėta tė dimrit shkuan, por dallėndyshja nuk erdhi mė nė dritaren e plakut tė moshuar…
Tashmė plaku e kishte vendosur se me tė kaluar ditėt e ftohta tė dimrit dhe me tė ardhur pranvera, ai do ta kėrkonte dallėndyshen e pasi ta gjente atė nuk do ta braktiste mė…
Ditėt pasuan njėra-tjetrėn dhe nė njė ditė tė bukur pranvere, nė qiellin e pastėr filluan tė duken tufat e para tė dalėndysheve shtegtare qė ktheheshin sėrish nė atė vend…
I moshuari, filloi tė kėrkonte pėr tufėn e dallėndyshes sė vogėl dhe pas pak e gjeti atė…
Duke i vėshtruar me vėmendje tė gjitha dallėndyshet e asaj tufe, vuri re se asnjėra prej tyre s'i ngjasonte dallėndyshjes sė vogėl, prandaj duke mos humbur kohė, iu drejtua tė parit tė tufės, duke i thėnė: Unė kėrkoj njė dallėndyshe tė vogėl nga tufa e juaj… Dhe filloi t'i tregonte pėr tė dhe historinė e tij nė ditėt e para tė dimrit.
Ndėrkohė, pasi kishte dėgjuar tė gjithė ngjarjen, i pari i tufės iu pėrgjegj: Eh! Njė plak i urtė kėrkon njė dallėndyshe tė vogėl, por ai harron se mosha e dallėndysheve ėshtė vetėm gjashtė muaj, jo mė tepėr…!
Sa keq!
Njeriu kėshtu ėshtė!
Me tė vėrtetė! Jeta, sa shumė tė fshehta dhe ideale strehon nė brendėsinė e saj, ndėrkohė qė ne njerėzit jemi aq tė zėnė, saqė nė shumė raste na mbesin pa i zbuluar!

Pėrktheu Elona Sytari[/FONT][/COLOR]

Linka_pz 15-08-07 19:46

[B]Nje shtepi per dimer[/B]

ateher...

na ishte nje here e nje kohe urithi Gustavo, ai jetonte ne nje shpell te thell ne pyje, dhe pothuajse nuk e shinte driten e diellit.

Gjithe kohen lexonte dhe flinte.

Gustavo kishte me qindraaaaa libra, dhe lexonte derisa i mbylleshin syte.

Nje dite vjeshte, dy miqt e tij, Filiberto dhe Alfonso, shkuan ta takonin dhe mbeten te cuditur!

-Gustavo! -tha FLiberto, -Duhet te dalesh pak ne ajer te paster! Ketu thelle ne shpelle, ndonje dite, pa te vene re kush, do te te bjeri te fiket e do te ngordhesh.
Nuk e di qe dimri eshte tek dera? Ti nuk ke mbledhur asnje ushqim per ditet e veshtira te dimrit. Nuk mund te jetosh vetem duke lexuar libra...-i tha Filibertoja Gustavos.

-Filiberto ka te drejte miku im,-shtoi Alfonso.-Ne duam te te ndihmojm Gustavo. Mund te qendrosh tek foleza jone e re, po te duash...-i tha ALfonso, Gustavos! Ne i kemi mbledhur ushqimet per dimer. Aty mund te sjellesh dhe librat e tua.

-Dhe Gustavoja pranoi te shkonte e te jetonte me dy miqt e tij.

Shtepia e Filibertos dhe Alfonsos ishte shume e mire, edhe shume e madhe...

Minjt e kishin rregulluar me shume kujdes. Kishin hapur edhe nje dritare te vockel per t'u ajerosur.

-Gustavoja mori me vete te gjitha librat e tij..ndjehej shume i kenaqur qe do banonte me dy minjt te cilet ishin shoket e tij te vetem.

-Gustavo lexonte shume, here pas here delte edhe ne ajer te paster nga dritarja qe kishin bere shoket e tij.

Ne dhjetor, ra shume debore dhe pllakosi nje i ftofet shume i madh...akulli dhe te ftohtett arriten deri brenda ne shtepi ku banonin tre shoket.

-Filiberto edhe Alfonso, e mbanin soben ndezur dite edhe nate, ngaqe ishte shume shume ftohte.

Ndersa Gustavo, rrinte ne shtratin e tij duke lexuar vazhdimisht librat qe kishte marr me vete.

Dimri u be edhe me i eger...

Drute per soben mbaruan te gjitha dhe i ftofeti as qe kishte ndermend te largohej...

Te tre miqt tane po na ngrinin nga te ftoftit i madh.

Ata vendosen qe te digjnin librat bashk me Gustavon, se ndryshe do ngordhnin nga te ftoftit,

dhe ashtu vepruan...

-Foleja ime e vjeter, ishte pak e rrenuar vertet, por te ftohtit nuk hynte aty brenda, -u ankua urith Gustavo...

Te dy miqt e tij, nuk e kundershtuan!

Pas ca kohesh, i kishin djegur pothuajse te gjithe librat e Gustavos...

Nje nate urith Gustavo, kur dy minjt po flinin, u largua pa u then asnje fjal, dhe shkoi tek foleja e tij e vjeter...

-Atje do te ken mbetur akoma disa libra per te lexuar!, -tha Gustavo!

Dhe shkoi serish ne shtepin e tij te vjeter e te rrenuar per te vazhduar leximin e librave qe kishte len ende atje...

dhe keshtu urith Gustavo, nuk pushoi kurr se lexuariiii...

rilinda 19-08-07 16:03

Kur njė zog filloi tė cicėrojė
 
[CENTER][SIZE=3][B]Kur njė zog filloi tė cicėrojė

[/B][/SIZE][LEFT]Genci i vogėl ėshtė njė fėmij qė sapo ka mbushur gjashtė vjeē. Nėna e zgjon pėrditė herėt sapo agon dielli, e mėson qė tani t'i veshi vetė rrobat, dhe e thėrret kur e ka mėngjesin gati nė tavolinė qė Genci tė vij e t'ulet pėr tė ngrėnė. Ai gėzohet duke parė kukllat tek televizori, dhe herėpas here pyet nėnėn e tij se pse ka fėmij tė kėqinj tek pėrrallat e televizorit. Nėna e tij e sheh duke buzėqeshur, e i thotė Gencit tė vogėl, "Njė ditė kur tė rritesh e tė bėhesh mė i madh do tė mėsosh biri im. Bota kėshtu ėshtė e ka gjithnjė njėrėz tė kėqinj, po nėse do dėgjosh mamin ti ji gjithnjė djal i mirė." Genci i vogėl tund kokėn nė shėnjė pohimi se ai e dėgjon nėnėn, dhe sepse ai e do shumė atė. Ajo e merr pasi ai mbaron mėngjesin me vete, dhe duke ecur ata tė dy shkojnė pėrdore bashkė pėr te kopshti ku Genci kalon paraditen me fėmij tė tjerė, tek njė shtėpi e vogėl me oborr, tek rruga e Elbasanit nė Tiranė. Genci e pėrqafon nėnėn kur ata arrijnė tek dera e kopshtit, e mė pas ajo shkon pėr nė punė. Genci gjithnjė hyn me vrap pėr tek kopshti qė tė shoh se kush nga shokėt e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thėnė se kush vjen i pari, mund tė zgjedhi lojrat qė ata do tė luajnė gjatė ditės. Genci gėzohet shumė kur luan me shokėt e tij, dhe tė gjithė ata e shohin Gencin si njė shok tė mirė. Brisilda ėshtė gjithnjė ajo qė flet me zė tė lart, e teta edukatorja gjithnjė e qorton atė tė parėn. Pastaj vjen Shkėlqimi qė nuk di tė pėrmbahet dot tek karrikja duke i rėnė me bryl atyre qė i ulen afėr. Asnjė nga fėmijet e tjerė nuk duan t'i ulen pranė tek tavolina katrore, por megjithatė ai ėshtė djali qė i bėn tė gjithė tė qeshin, e prapseprap fėmijėt e dėgjojnė me gjithė vėmėndje atė kur bėn shakatė e tij. Iliri ėshtė ēuni mė i ēuditshėm e qė me zorr flet, saqė nganjėherė fėmijėt harrojnė fare se ėshtė edhe ai nė loj me ta. Fėmijėt ndahen nė katėr grupe tė vogla, secili tek tavolina e tyre qė i cakton teta edukatorja nė mėngjes. Teuta gjithnjė i buzėqesh Gencit, ajo i buzėqesh tė gjithėve, prandaj gjithė fėmijėt e thėrrasin "Buzėqeshja" nė vėnd se Teuta. Genci i do shumė shokėt e shoqet e tij qė pėrmėndėm, Adelėn, Ermalin, Valbonėn mė kaēurrela, Gjergjin e gjithė fėmijėt e tjerė.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nėna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thėrret dy-tre herė "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parė prej dritares. Ai i thotė edukatores kur ajo ėshtė aty, dhe ajo e pėrqafon dhe e lė tė shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorėn nėnės, e ata tė dy shkojnė pėrdore nė shtėpi.

Mbasdite vjen edhe babi nė shtėpi nga puna, e nganjėherė ata luajnė bashkė tė dy, ndėrsa nėna bėn ndonjė punė nė shtėpi. Babi njė ditė solli njė zog nė shtėpi, dhe kur Genci e pa u gėzua shumė. Ai rrinte gjithnjė nė kafaz, dhe nėna i patė thėnė Gencit qė meqė e donte aq shumė, ai tė pėrkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhėnė ushqimin pėrditė. Genci ēdo mbasdite kontrollonte dy kutitė brėnda kafazit dhe nuk harronte qė t'i linte gjithnjė plotė. Shumė ditė kaluan, mirėpo Genci nuk e dėgjoj asnjėherė tė kėndoj zogun. Njė ditė kur babi e mami ishin tė zėnė me punė, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalė:
"Zogu vogėl pse nuk kėndon asnjėherė ti?"
Zogu lėvizi vetėm qėpallat por nuk bėri asnjė zė. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogėl ēfarė tė mungon, mos do tė fluturosh i lirė?"
Zogu bėri vetėm njė "ciu" por nuk lėvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogėl i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derėn e kafazit, dhe u largua pak qė zogu mos tė kishte frikė. Zogu sapo pa qė dera ishte e hapur, ai shkundi krahėt e filloj tė fluturoj i lirė. Menjėherė ai ishte duke fluturuar e me shpejtėsi rreth e qark dhomės, e filloj tė bėj njė cicėrim shumė tė bukur. Genci i vogėl filloj tė hidhej lart e poshtėė nga gėzimi se po e dėgjonte mė nė fund zogun, e se cicėrima e tij ishte njė tingull shumė i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit nė dhomė kur dėgjoj se aty po bėhej shumė zhurmė. Ai pa zogun tė cicėroj e tė fluturoj me shpejtėsi gjithandej, dhe vėshtroj tek sytė e Gencit njė gėzim shumė tė madh. Prandaj ai vendosi qė mos ta zėrė prap zogun, por nė vėnd ai shkoj tė ēeli dritaren e dhomės sė Gencit. Zogu menjėherė e gjeti rrugėn dhe fluturoj i lirė.

Qė atė ditė tek dritarja e Gencit jashtė ku duket pema, ēdo mėngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon tė cicėroj. Tani ai nuk vjen mė vetėm, por ai sjellė edhe zogj tė tjerė me vete qė ta zgjojnė Gencin e vogėl ēdo mėngjes duke cicėruar tingujt e gėzimit qė zogjtė ndjejnė kur ata janė tė lirė nė fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gėzuar kur dėgjon cicėrimat nė mėngjes se zogu mė nė fund cicėron, e bėn njė tingull tė bukur, dhe Gencit nuk i duhet mė ta ushqej e tė kujdeset pėr tė. Megjithatė Gencit i duket sikur zogun e ka nė dhomė.


[/LEFT]
[/CENTER]

aroza 24-08-07 18:39

Plaku me plaken


Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.


*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh

urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken…
ndihme…ndihme…po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme…ndihme…therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon…dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…..


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:29.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.