Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Moda & Estetika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=140)
-   -   Si tė visheni me modė edhe nėse jeni tė shėndosha? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=24720)

rilinda 23-04-08 19:50

Si tė visheni me modė edhe nėse jeni tė shėndosha?
 
[FONT=Verdana][SIZE=2][COLOR=Black]Sot shumė stilistė punojnė me masat mbi numrin 46 tė gjoksit dhe kėto punime janė po aq fashion, po aq femėrore sa edhe modelet pėr masat mė tė vogla. Ju jeni siluetė rrumbullake dhe duhet tė jeni krenare pėr atė qė jeni, mjafton tė gjeni njė stil qė t`i pėrshtatet siluetes tuaj. Por, cilat janė veshjet mė tė pershtashme pėr njė femėr me siluetė rrumbullake? Para se tė flasim se si tė kamuflojmė dhe fshehim defektet ėshtė e rėndėsishme tė pėrcaktojmė qė gratė e shėndosha kanė tė gjitha tė drejtat pėr tė shijuar tė gjitha prerjet, por duke qenė pak tė kujdesshme nė zgjedhjet e tyre. Pėr mė tepėr nėse njė grua ndihet mirė me vetė trupin, nuk do tė vihet re rrumbullakėsia e saj, por ajo vetė si person. Eshtė shumė e rėndėsishme tė themi se ato duhet tė vishen sipas karakterit tė tyre dhe jo vetėm duke e ndėrvarur nga morfologjia e trupit. Atėherė edhe pse e zeza lejon nė fakt tė fshehė rrumbullakėsitė, njė grua e gjallė dhe e hareshme duhet tė pėrdorė ngjyra me dritė. Ndonjėherė, duke u pėrpjekur pėr tė fshehur diēka, mė tepėr e tėrheqim vėmendjen. Prerjet qė mund tė aplikohen janė tė shumta dhe varet nga dėshira e personit nėse do tė kamufloje rrumbullakėsitė, ose nėse do tė tėrheqė vėmendjen pikėrisht aty. P.sh.. nėse femra ėshtė mė e shėndetshme nė pjesėn e vitheve, e mira ėshtė qė ta kalojė vėmendjen nė pjesėn e sipėrme, me xhaketa me supe tė mėdha ose me bizhu tė rėnda e tė dukshme, megjithatė, edhe veshjet pas trupit nuk duhen mėnjanuar. Veēse, duhet kujdesur qė tė mos jenė nė material sintetik.

[B]Prerjet qė duhen shmangur[/B]
Xhaketat me jaka tė mbyllura duhen shmangur. Mė mirė jakat le tė lihen tė hapura. Nėse rrumbullakėsia ėshtė gjithandej, duhet tė luhet mė tepėr me gjatėsitė sesa gjerėsitė. P.sh.. Mund tė pėrdoren fundet e drejta dhe tė gjata. Njė tjetėr kėshillė: Mos blini asnjėherė veshje nė njė masė mė tė vogėl me mendimin se do tė bini nga pesha. Duhet menduar blerja me atė masė qė jeni dhe jo me masėn qė mendoni ose dėshironi qė tė keni nė tė ardhmen. Pėr mė tepėr, nėse psikologjikisht mendoni se doni ta mbani njė veshje me masė mė tė vogėl, tė paktėn tė mos jetė material sintetik dhe me prerje pas trupit, nė mėnyrė qė tė ndiheni mė tė rehatshme.

[B]Ngjyrat dhe motivet e pėrshtatshme [/B]
Eshtė e vėrtetė se ngjyrat e errėta minimizojnė volumin, por siē theksuam mė lart, njė person me temperament nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė kufizohet nė ngjyrat e mbyllura. Mund tė luani me tė gjitha ngjyrat. Pėrsa i pėrket materialit, pėlhura duhet tė zgjidhet fluide ose e rėndė nė drejtimin vertikal, pėr tė ndihmuar strukturėn e trupit. Duhen shmangur me doemos pėlhurat me shkėlqim. Ndėrsa motivet mund tė mbahen tė gjitha me pėrjashtim tė vijave horizontale. Linjat vertikale japin idenė e dobėsisė. Njė tjetėr pėrcaktim i vogėl: Njė femėr rrumbullake duhet qė t`i pėrshtasė motivet e pėlhurave dhe tė aksesorėve me rrumbullakėsinė e vet, qė do tė thotė se, sa mė shumė fine e tė vogla tė jenė bizhutė, aq mė tepėr do tė bjerė nė sy shėndeti juaj. Kjo ėshtė njė ēėshtje e ristrukturimit dhe modifikimit tė siluetės. Pėrveē kėsaj, janė tė preferueshme dhe krehjet e fryra, sepse njė kokė e vogėl nė njė trup tė madh do tė krijonte disporporcion.

[B]Truket pėr tė fshehur barkun, vithet, krahėt dhe belin [/B]
Pėr tė minimizuar barkunm forma trapezoidale ėshtė e preferuar. Supet e hapura dhe kraharori i vėnė nė dukje. Mund tė pėrdoren rripa tė njė gjerėsie tė konsiderueshme, por tė lihen tė lirė dhe tė bien lehtas nė vithe dhe jo tė shtrėnguar nė bel. Pėr tė fshehur vithet e shėndosha mjafton tė krijoni njė volum pėrreth dhe tė mbani pantallona tė gjėra e fluide. Pėr belin janė shumė tė pėrshtatshme pantallonat me shtrat tė ulur, sepse modifikojnė siluetėn nė nivelin e belit. Kur janė shumė tė gjėra, duhet luajtur me motive ose elemente tė veshjes pėr tė kompensuar gjerėsinė (bluza me xhepa nė kraharor, xhaketa me supe, etj.) Mbi tė gjitha, e rėndėsishme ėshtė qė tė ndjeheni mirė, ndaj mos hezitoni nėse u pėlqen njė model i caktuar.[/COLOR][/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:01.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.