Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   Thėnje Pėr Gjuhėn Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27123)

Odise@ 08-05-09 16:31

Thėnje Pėr Gjuhėn Shqipe
 
THĖNJE PĖR GJUHĖN


Kur flet pėr gjuhėn, flet pėr gjithēka, historia e gjuhės ėshtė historia e kombit, e historia e Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme, ėshtė Historia e Botės! (Nezir Myrta)


Gjuha mė e bukur, mė e shkurt e me kuptim tė gjatė, ėshtė gjuha qė flet populli dhe mjerė ata linguistė, qė i largohen gjuhės sė popullit, duke e dredhur e pėrdredhur pėr rrėnjesh, gjoja po e modernizojnė, e tjetėrsojnė keq dhe duket sikur e nxierr njė gjuhė si organ anatomik dhe e qet nė njė tavolinė operacioni, ia operon nervin e tė folurit, duke ia humbur origjinalitetin dhe duke e kthyer nė njė gjuhė qė dridhet nė gojė artificialisht! Nezir Myrta


Jo, thėnie, thėnia, por thėnja, thėnjet, se thėnia, thėniat ėshtė edhe morri i vogėl nė kokė, nga thėniat bėhen morrat, pra nuk duhet ēoroditur gjuha, kur nuk ėshtė e ēoroditur. Thėnje ėshtė fjalė shqipe jona dhe ka kuptimin: the nje, njė the, the njė thėnje, the njė theori, the njė themė, the njė thezė. N.Myrta


Ashtu sikur nuk tė pyet askush: sa ke punuar sot, por - ēka punove sot, poashtu edhe nuk tė pyet askush sa ke shkruar, sa vepra ke shkruar, por - ēka ke shkruar edhe pėr gjuhėn nuk pyesin sa vepra ke shkruar, por - ēka ke shkruar, ēfarė theorishė linguistike ke dhėnė, ashtu sikundėr janė shkruar mijėra vepra pėr relativitetin, por njė Ajnshtajn (Einstein) NJĖGUR, themeloi theorinė e relativitetit dhe njihet si babai i asaj theorie! Nezir Myrta
__________________
FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP !

Idila 08-05-09 17:18

Titulli: Thėnje Pėr Gjuhėn Shqipe
 
A bėn ta shkruaj dhe unė njė thėnje pėr gjuhėn shqipe? :P

Gjuha shqipe sa e bukur, sa e dashur, sa e mirė dhe po aq e dlirė. Buron nga shpirti, sterilizohet nga truri dhe rrjedh nga goja-shqipėto-shqip.
Fol shqip, shkruaj shqip, kėndo shqip, mendo shqip dhe do tė shohėsh se do tė ndihesh shqipėtar krenar dem baba dem.

Dani11 13-05-09 10:00

Titulli: Thėnje Pėr Gjuhėn Shqipe
 
Privilegj

Ilir@ 15-05-09 17:43

Titulli: Thėnje Pėr Gjuhėn Shqipe
 
“Gjuha ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr t'ua lėnė vetėm gjuhėtarėve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe ėshtė i vetmi mjet i ndriēimit dhe i pėrparimit moral.
Ajo ėshtė njė gjuhė e fuqishme dhe e bukur qė duhet tė jetė krenaria e folėsve tė saj dhe njė mjet i shenjtė pėr zhvillimin kulturor dhe intelektual tė kombit tė vjetėr shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrė nuk kemi tė drejtė tė quhemi komb i qytetėruar, sado qė tė mėsojmė gjuhė tė huaja, sepse kombi nuk qytetėrohet vetėm me mėsimin e gjuhėve tė huaja, por me mėsimin e gjuhės sė vet”
Filip Shiroka

“Gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombi dhe e kulturės sė tij”
Eqrem Ēabej

“Shenjat e civilizimit tė njė populli janė:

1. si kujdeset ai pėr drunjtė e tij,
2. si kujdeset ai pėr fėmijėt dhe pleqtė
3. si sillet ai me gjuhėn e tij.

Por gjuha ėshtė mė e rėndėsishme. Ėshtė detyrė e tij qė ta ruaj dhe ta kultivoj atė si vlerė kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisė dhe tė atdhetarisė e pėrbėn gjuha shqipe”
Mit’hat Frashėri

“Fjala e huaj nė gjuhė ėshtė si dhia ndėr dhen”
N. Frashėri

“Gjuha mė e mirė se gjithēka tjetėr jep shpesh dritėn ose mjerimin e njė kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalėsh e ėshtė e ardhshme e plot gjallėri e jetė, sa mund tė pėrkthehen nė tė klasikėt e ēdo kombi, e ēdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’ėshtė vetėm thesari i kulturės sonė, por edhe mjet i fortė pėr mbrojtjen e etnisė shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar”
E. Ēabej

“Ka njė mjet me anėn e tė cilit kėrkimtari ėshtė nė gjendje ta ndriēojė, deri-diku, muzgun e fillimeve tė popullit shqiptar dhe tė hyjė nė kohėn qė shtrihet pėrtej dėshmive historike. Kėtė mjet e jep gjuhėsia”
N. Jokl

“Larg gjuhės shqipe, larg tė qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhės ėshtė detyrė dhe peng nderi pėr ēdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhės janė mė tė shumta se ato tė shpatės”
S. Frashėri

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“E mjera shqipe, ē’i punojnė e s’ka gjuhė tė ankohet!”
T. Zavalani

“Zot! Jepu shqiptarėve vullnet dhe logjikė qė tė flasin shqip tė paktėn kur janė nė Shqipėri. Se, siē kanė zėnė disa, shpejt a vonė do ta bėjnė atdheun babiloni gjuhėsh, ku s’do ta marrė vesh qeni tė zonė”
N. Bulka

“Duke lexuar autorėt qė shkruajnė mirė, mėsohesh tė flasėsh mirė”
Volter

“Ai qė e zotėron gjuhėn e vet vlen mė tepėr se ai qė pushton njė qytet”
Njė mendimtar i lashtė

“Gjuha e keqe sjell shumė tė kėqija”
Latine

“Gjuha ėshtė institucion mbi tė gjitha institucionet”
Heidegger

“Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė tregues i nivelit tė kėsaj kulture”
E. Ēabej


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:08.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.