Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga miradije gashi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33814)

shaban cakolli 16-04-13 05:51

Poezi nga miradije gashi
 
1 Bashkangjit/je
DASHURIA JOTE!

Sa e pasur qė ėshtė
DASHURIA JOTE!
Si qielli i pastėr
Ėshtė shpirti yt.
Si njė hėnė e buzėqeshur
Mė vjen fjala jote.
Si diell me rreze
Mė vjen vargu yt.
Oh, gjithė dashurinė
E kėsaj bote
Brenda teje e gjej
Gjithnjė ta dish !…

shaban cakolli 16-04-13 05:51

Titulli: Poezi nga miradije gashi
 
MĖ DUAJ…

Mė duaj si poeti – vargun
Mė duaj si drita – agun
Mė duaj si fusha – lumin
Mė duaj si fėmija – gjumin
Mė duaj si zogu – kėngėn
Mė duaj si syri – ėndrrėn.
Mė duaj…!

shaban cakolli 16-04-13 05:52

Titulli: Poezi nga miradije gashi
 
QESHJA N’ZEMĖR MBILLET

Ē’po ndodh vallė, nuk di as vetė
Sot rrallė shoh dikė tė qeshė!
Dikush qesh vetėm me sy
E dikush qeshjen e ka lojė
Dikush as tė qeshė nuk di
S’qesh me zemėr, po me gojė.
Dikush s’qesh, po veē zgėrdhihet
Dikush qan a qesh, nuk dihet.
Rrallėkush ndodh me zemėr t’qeshė
Sikur qeshje s’ka mes nesh.
Sikur bota thotė tek sillet:
-Qeshja n’zemėr duhet t’mbillet!

shaban cakolli 16-04-13 05:53

Titulli: Poezi nga miradije gashi
 
NDOSHTA DIKUR

Ndoshta dikur
Ėndėrroje tė ishe diku nė Europė.
E sot, ēudi…!
Ndėrruan kohė
E ndėrruan mote.
Tė ikėsh do prej kėtu
Sa mė parė.
Ē’dėshirė e pėrzirė
Me ėndrra e mall!
Po ē’ėshtė ky fat i ēuditshėm vallė?!
Ėshtė malli, or vėlla, malli
Qė nė zemėr tė djeg
E t’bėn qė tė kthehesh
Atje ku ke lind!

shaban cakolli 16-04-13 05:54

Titulli: Poezi nga miradije gashi
 
NĖ VEND TĖ HUAJ

Nė vend tė huaj
Edhe mendimet rrjedhin nė heshtje
I heshtur je dhe vetė ti
Por qetėsi,
Qetėsi s’gjen askund
Mė beso!
Edhe engjėll po t’ishe
A t’ishe vetė njeri
Kristal i mbyllur do t’mbetesh
Nė zemėr i ndrydhur!
Nė shpirt i shtrydhur!
Si njė leckė e pavlerė!

shaban cakolli 16-04-13 05:55

Titulli: Poezi nga miradije gashi
 
MĖRGIMTARĖT

Vijnė me shpresė
Kthehen me shpresė
Presin me shpresė
Durojnė me shpresė
Jetojnė me shpresė
Vdesin me shpresė.
Shpresojnė gjithė jetėn e vet
Mėrgimtarėt e shkretė!!!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:17.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.