Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Informatika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=119)
-   -   Ndryshimi i gjuhës së SO në Windows 7 (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32508)

Zero Cool 02-11-11 10:24

Ndryshimi i gjuhës së SO në Windows 7
 
Për të ndryshuar gjuhën e Sistemit Operativ, nevojitet shkarkimi i [B]MUI[/B] (Multilingual User Interface).

Ja procedura:


Kliko te [B]Start[/B] tani [B]Control Panel[/B] kliko te [B]Clock[/B], [B]Language, and Region[/B]

Kliko te [B]Regional and Language Options[/B]

Kliko te [B]Keyboards and Languages[/B]

Tani nën [B]Display Language[/B] kliko [B]Install/uninstall languages[/B]

Hapet një dritare, kliko [B]Install Language[/B]

Kliko Start Windows Update

Kliko [B]Search Update[/B] dhe i kërkon Updates që jane optimale dhe jo optimale

Kliko te linja e dytë (ku shkruan, p.sh. 7 [B]Optimale Update[/B])

Pastaj na shfaqet një tabelë me update të cilat dojm ti instalojmë shkojm posht tek [B]Windows 7 Language Packs[/B], dhe e selektojmë Languagepack(gjuhën) që deshirojmë ta instalojmë (pra p.sh Languagepack for English – Windows 7)

Klikojm [B]OK[/B]



Kliko [B]Install Updates[/B]

Prit deri sa te shakrkohet(download), pra deri të bëhet Download 100%
Pastaj hapet një dritare duke u instaluar gjuha e zgjedhur. Pasi të përfundon instalimi i gjuhës mbyllet dritarja në mënyrë automatike.



Tani e ndryshojmë gjuhen e sistemit operativ.



Për te ndryshuar gjuhën kliko prap te [B]Start [/B]tani[B] Control Panel[/B] kliko te [B]Clock[/B], [B]Language and Region[/B]

Tani nën [B]Regional and Language[/B] kliko te [B]Change Display Language[/B]

Te [B]Choose a display Language[/B] posht e kemi gjuhën qe e kemi instaluar pra e zgjedhim gjuhën p.sh English

Kliko [B]OK[/B]

Shfaqet një tabelë ku shkruan, ju duhet të bëheni Log off për të ndryshuar gjuha, kliko [B]Log Off[/B] now

Klikojmë [B]Log in[/B], hapet kompjuteri dhe gjuha është e ndryshuar.


Sukses, [B][COLOR="Red"]z[/COLOR]c[/B]


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 02:02.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.