Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Prezantoni vetėn (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=117)
-   -   EDHE UNE PO PREZANTOHEM VET ODISE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16641)

Odise 05-06-05 21:09

EDHE UNE PO PREZANTOHEM VET ODISE
 
eh edhe une po prezantohem, anipse pak vone se tevona s'ka kuptim, se i bie dushku lisit edhe nuk doket fort i hijshem!

Miresejugjeta! po de dardania de, duke shpresuar te ia zbardhim faqen me gjak te ri, me mendime te reja, me lidhje te reja, me perpjekje te reja ne liri edhe ta vertetojme emrin shqiptar kudo qe marrim fryme!

ngoni kho, e mos i shtini vesht n'lesh... :idea:

Une jam Odise, qi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, qe Penelopa e din dhe e ka kusht, e plejadė dukagjinēe - nese nga princat ndokush don ta martoj (duke menduar se humba) edhe menjehere shfaqem ne Itaken time, rrueparru qysh kam qillu, ndoshta as nuk me njohin - e pasi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, po qe nevoja do ta perdori edhe shpaten, derisa te thrrasin te gjithe dukagjinasit e mij te dashur njezerit: Odiseee!!!

Portreti fizik: 1.75m, 75 kg, trup atleti e fytyrediell, flokegeshtenje, syshkruar (here me bahen bojkafje, braun, nuk e dij ende pse), shume energjik, i palodhshem ne pune te renda:), ngritje-renie te forte, merrem edhe me sporte, hah se desh harrova: nr. i kepuces 43, i pantolloneve 48, nganjehere mati me pash e kuti, nganjehere me metra e milimetra, po edhe me mikrona e milimikrona, krejt sipas gjase qe e mati:) rrush rrush

Portreti psikik: mendoj me tru dhe dua me zemer, i embel ne fjale sa s'ka,
zeburri, dikcion fiktiv theatral, a theksim mashkullor, po du me thone - mund te aktroj ne cfaredo situate po te dua, nuk njoh frigen, as mendjemadhesine, servilizmin as tutorizmin, dinakerine as praparenien, labilitetin as hipokrizine - keto nuk jane vetite e mia personale, te cilat i luftoj deri ne ekstrem. Kur punoj, punoj rrast, e kur pushoj pushoj pahile. Per gabime kerkoj fakte te gjalla, e nuk me bindin dokrrat, as lotet e marrise, as dinakerite as spekullimet e fjalorit obskurant - por edhe fali lehte, shume lehte kur shoh sinqeritet, besnikeri, vllazeri, ndjeshmeri shpirterore, vertetesi edhe je i/e falun - por mvaret per cfare, vetem nese nuk luan me jeten tende! Me pelqen nje lidhje shqiptare mbi te gjitha lidhjet e derisotme, qe te krijohet nga rinia jone e te gjitha trojeve etnike dhe te vertetohet emri - shqiptar, bir shqiponje me Orė! Ky shkurt eshte protreti shpirteror imi.


Urrej: shpifjet, demagogjite, tradhetine, brutalitetin, vrazhdesine shpirterore, kryeneqesine, hajnine, kurverine, alkoolizmin, drogat, me pijanecet e politikajt e shpifur, kam qejf te bej lojera - ne shoqeri pij dhe kurre nuk dehem, as me ka pare askush te dehur, po ma se shumeti ma shpojne shpirtin shpricat qe ruanazo po marrin rinia jone - e po ēoroditen, kur mund te jene RINIA MA E LAKMUESHME E BOTES, qe shume thane: krenaria - rinia shqiptare!


Me pelqejne: shpirtmadhesia, krenaria kombetare, autoriteti, dinjiteti, qendresa stoike shpirterore e njeriut, para cfaredo stuhie uraganesh ne jete; flijimi per atdheun, ideali i shenjte, miqesia e sinqerte, dashuria e sinqerte - miku-mik e armiku-armik, te dyte i dua te forte! Nuk e japi as nje gisht te t'imit, per te huajin - dua deri ne vdekje, e vdes deri ne dashuri!

Shkruaj poezi, proze, satira, erotike, por theksi eshte gjithmone me elemente atdhedashurie kolorit patriotizmi me thone. Me pelqen humori i holle, qe shpon telin dhe humorin banal e krasiti, e rrumcalli, e mprehu ne maje dhe e bej hugardhi (ndoshta i vyen dikujt:)

...ah e shtina veten ketyre llugave, po ky eshte veē filli, qe s'ka te sosur me shkrua ditenat... mė than se jam udheheqes forumi, eee trim e intelektual... po mire qe me deshirojne te behem i maaaadh, por jo si ai kryemadhi me krye ne dritare, kur iu lut zotit - bem kryemadh, duke menduar kryetar dhe u dasht m'i prishe murin me ia nxierr kryet!

A ua bera qejfin, tregoni drejte qysh te dini, se une e ēmoj fjalen e secilit!
E ti djali!Keq, mos e mpreh dhembin kot, se po t'thehet, ty t'thafshin kraht
qe nuk din, se ta ndreqi samarin, paske kujtu se jam femer a? qyyyyyreeee qyyyyyyyyre qyyyyypi, po don m'i dijte edhe kah i ka dajte se hhh :wink:
he mo milet, e lava borxhin a joooo

Ju dua te gjithve qe jeni me mendje e zemer - shqiptarė!


Juaji

Odise

anna 05-06-05 21:31

super :D

Odise 05-06-05 22:57

Nderime, anna :idea:

DEA 05-06-05 23:36

Uh Odise qka u gzova qe i erdha djale ne fund leximit te prezentimit tend,
Po prap shume shkurt mu doke, sme tregove djal qe e ki njet me u prezentu keshtu diqka, bile te kisha marre krejt diten te lire qe me pas kohe keshtu per kadaldale, nejse ne pika te shkurta te kuptova dhe te uroj mireseardhje ne forum, kaloni mire dhe qaste te mira ketu me ne

Odise 06-06-05 00:33

ah medet DEA bre, qe s'te paskam tregua, qe ta marresh edhe diten E Diele per pushim ncncnc ah medet - ta kam borxh nje argat ditorė ku te duash ti - haj bre qike, edhe ma gjat po thua ta kishja shkruar? :lol:

Jufalemnderit DEA se po t'i shoh djereset skurre, je lodhe e ma ben hallall!


Pergezime, per intuiten e Juaj, aq embel ngacmuese!

Nderime te sinqerta,

Odise

ARVANITI 06-06-05 11:08

Edhe je here prej meje:

Mire se na erdhe ne forum

Miqesisht

ARVANITI

Odise 06-06-05 20:52

[quote=ARVANITI]Edhe je here prej meje:

Mire se na erdhe ne forum

Miqesisht

ARVANITI[/quote]

***Prore, Miresejugjeta!


Vllazerisht!


Odise

experti_lu 07-06-05 01:09

ODISE,edhe pse nuk ta lexova krejte prezentimin
te uroj mireseardhje,
apo shume kishe shkru ne prezentim phaaaaaaaaaa..... :D :D

Odise 07-06-05 01:50

ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise

Agroni22 07-06-05 18:42

pershendetje ODISE dhe kalofsh mire

Kodra 07-06-05 19:50

[quote=Odise]ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise[/quote]


[b]

************
************
************


Nė kėta rreshta vėren njeriu [color=red]MADHĖSHTIN,MENĒURIN DHE SINQERITETIN[/color] TE ju i nderuari ODISE.

Mirė se ke ardhur nė FD,tė dėshiroj jetė tė gjatė,tė lumtur dhe me shumė momente tė paharruara.

Nderimet e mia tė sinqerta pėr JU ODISE

Kodra[/b]

Odise 08-06-05 03:45

[quote=Kodra][quote=Odise]ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise[/quote]


[b]

************
************
************


Nė kėta rreshta vėren njeriu [color=red]MADHĖSHTIN,MENĒURIN DHE SINQERITETIN[/color] TE ju i nderuari ODISE.

Mirė se ke ardhur nė FD,tė dėshiroj jetė tė gjatė,tė lumtur dhe me shumė momente tė paharruara.

Nderimet e mia tė sinqerta pėr JU ODISE

Kodra[/b][/quote]


I nderuari, Kodra,

Te gjitha ato, nuk qendrojne pa perkrahjen Tuaj e Te Gjitheve!
Ju pershendes vllazerisht!


I nderuari Agroni22,

Te gjitha te Mirat


Ju deshiroj

Odise

DEA 08-06-05 07:18

Nje mik i vertete eshte ai qe VJEN kur pjesa tjeter e botes IKEN.


Pershendetje per ju!

Odise 08-06-05 09:10

Nje Mike e mire eshte ajo, qe ta pergatite Te Miren, pa e dijte Ti!


Prore jeni e pershendetur nga une!


Odise

Kaltrushi 08-06-05 14:17

ODISE SE PARI MIRE SE NA GJETE DHE MIRE SE ERDHE


SE DYTI: KE BERE NJE PREZANTIM SHUME TE VEQANT, per at edhe te pershendes perzemersisht


kurse gjera e trete te uroj shume Shendet, Fat, Lumturi dhe qaste te bukra ne FD, poashtu me ne dhe pa ne....



PS: nuk e di se sa kohe ke marre me shkruajtur at shkrim, por e di qe me ke marre kohe shume per te lexuar.......dhe jam kurreshtare ta di se sa shpejt shkruan more :lol:


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.