Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014 (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=34083)

Zero Cool 11-06-14 16:11

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Guri i madh;2293373]e more Hashim ti tani e don gjithken po te kesh mundsi me formue nji parti nga lloqi balta qe do tju formonte qeverin do ta kishit formue po bindu se ty nuk te don askush ,edhe esht shum keq ta duash qdo kend e tju urrejejn te gjith ndoshta e ke kuptue qka te kam segjerue[/QUOTE]



Gabim je Guri! 1/3 e votuesve e kan votue PDK-n dhe Hashimin, dhe ai (hashimi) eshte mandatari i pare, nese nuk zgjidhet ne parlament dhe sipas te gjitha gjasave nuk do te zgjidhet, ta shohim se cfare do te sjelle ky koalicioni paszgjedhore.

Personalisht mendoj qe fjalen e fundit do ta kete gjykata kushtetuese.

Guri i madh 11-06-14 17:58

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
qeveria gjithsesi do te formohet po do ta formon aj i cili i ka 61 deputet ne sall Hashimi si ka se shqiptart se dojn u mbet veq me shkije po edhe me ta nuk mundet as 50 deputet me i bae ,edhe ashtu PDKja i ka 5 parti tjera ne kualicon para zgjedhor ,e tash me bae kualicon po i duhet AAKja edhe NISMA plus minoritetet .

Ndoshta Ramushi do te ishte shkue po e din se prap nuk i plotsohen numrat pa NISMEN e Jakupi ka ngul kemb edhe lima ma mir me nejt ne opozit se me ja bae te mundshme Hashimit me degradue Kosoven

Zero Cool 12-06-14 06:16

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[IMG]https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-xfa1/t1.0-9/10336773_1433199750278773_9172378275204091404_n.jpg[/IMG]

Kaqanikasja 12-06-14 09:35

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Zero Cool;2293378]Gabim je Guri! 1/3 e votuesve e kan votue PDK-n dhe Hashimin, dhe ai (hashimi) eshte mandatari i pare, nese nuk zgjidhet ne parlament dhe sipas te gjitha gjasave nuk do te zgjidhet, ta shohim se cfare do te sjelle ky koalicioni paszgjedhore.

Personalisht mendoj qe fjalen e fundit do ta kete gjykata kushtetuese.[/QUOTE]

Fjala e fundit do te jete pas certifkimit mos i jepni hapet gjonave pa qen ashtu

Zero Cool 12-06-14 15:57

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[B]AAK-ja 6 Ministri. LDK-ja 10 Ministri, 3 prej tyre do ti udhėheqin minoritetet, NISMA 3 Ministri[/B]



[IMG]http://www.knninfo.com/repository/images/ramushi-limaj-mustafa.jpg[/IMG]



Burime tė televizionti Rrokum, prej tri subjekteve politike, qė dje konorėzun “martesėn” e tyne tė gjanė, bajnė me dije, se pėrveē ndamjes sė pozitave pėr tė cilat kanė folė publikisht, ata tashma janė marrė vesh se si kanė me i nda edhe postet tjera nė ekzekutivin e vendit.

Nė rast se numėri i ministrive prej 19, sa janė aktualisht, mbeten edhe nė qeverinė e re, e simbas marrėveshjes sė opozitės ka me u drejtue nga Lidhja Demokratike, Aleanca pėr Ardhmėninė e Kosovės dhe iniciativa Nisma pėr Kosovėn, burimet e televizionit Rrokum atėherė, AAK i ka kėrkue 4 deri nė 6 ministri.

AAK, pėrveē postit tė kryeministrit qė ka me i taku kreut tė saj, Ramush Haradinajt, pėr vete kėrkon edhe ministrinė e Financave, Integrimeve Europiane, atė tė Forcės sė Sigurisė, tė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural apo atė tė Punės dhe Mirėqenies Sociale.

Megjithėatė Besnik Tahiri, nga AAK, nuk jep shumė sqarime lidhun me pikat e tjera tė marrėveshjes sė opozitės.

Ndėrsa burimet e televizionit Rrokum mbrenda Nismės kanė ba tė ditun se Iniciativa e drejtuese prej Fatmir Limajt, qė nė kėto zgjedhje nuk mori ma shumė se 5% tė votave, po i do pėr vete 3 ministri, atė tė Shėndetėsisė, Kulturės dhe njanen prej ministrive tė lidhuna me ekonominė.
E postin e zavendėskryeministrit, qė i takon Nismės, ka me zanė nėnkryetari i komunės sė Lipjanit, Fitim Selimi.

Ndėrsa pozitat e tjera n’ekzekutivin e ri, si Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, atė tė Drejtėsisė, tė Punėve tė Mbrendshme, tė Punėve tė Jashtme, Administratės Publike, Mjedisit e Planifikimit Hapsinor, atė t’ Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė mbeten, tė Diasporės, Tregtisė dhe Industrisė si dhe Ministria e Kthimit dhe Minoriteteve, i mbesin partisė sė Isa Mustafės, e dy apo 3 nga to, kanė me i udhėheqė minoritetet.

Ndėrsa nė publikimin e marrėveshjes sė djeshme, u ba e ditun se ata kanė vendos me nominue pėr kryetarė tė Qeverisė Ramush Haradinajn, pėr kryetar Kuvendi Isa Mustafėn, si dhe pozita e presidentes i mbetet LDK, ndėrsa nji zavendėskryeministėr Nismas.





[B]Demaēi: Tash zheg, mos e lodhni popullin me zgjedhje[/B]



Veprimtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, Adem Demaēi, ka kundėrshtuar marrėveshjen e partive tė opozitės pėr formimin e qeverisė se re.

Ai ka thėnė se partitė qė i kanė humbur zgjedhjet duhet tė lėshojnė rrugė dhe qeverinė ta formojė ai qė i ka marrė shumicėn e votave nė zgjedhjet e 8 qershorit.

Nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve “Presheva jonė”, Demaēi ka vlerėsuar se partitė politike duhet tė reflektojnė dhe tė mos lejojnė qė serish tė shkohet nė zgjedhje tė reja nė kėto temperatura tė larta.

“Opozita le ta lėnė Thaēin ta themelojė qeverinė dhe liderėt tanė tė mos e lodhin popullin nė kėtė zheg me zgjedhje. T’i respektojnė rregullat dhe tė lėnė atė qė fitoi ta themelojė qeverinė”, ka thėnė Demaēi.

Ai ka shtuar se nėse opozita – LDK, AAK dhe NISMA pėr Kosovėn i kanė votat, atėherė le ta rrezojnė Hashim Thaēin qė nė seancėn e parė tė Kuvendit tė Kosovės.

“Nėse kjo aleancė e kėtyre tre liderėve tė partive Isės, Ramushit dhe Limajt mendojnė se kane shumicėn e popullatės dhe nėse nuk ju duket atyre dhe nėse ju merr mendja se kanė shumicėn e votave, nė parlamentin e ardhshėm, le ta rrėzojnė Thaēin qė nė seancėn e parė tė parlamentit”, ka thėnė Demaēi.

Zero Cool 12-06-14 15:59

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[B]Borg Olivier: Qeverinė e formon ai qė i ka numrat[/B]



Edhe eksperti i ēėshtjeve ligjore, ish-shef i Zyrės Ligjore tė UNMIK-ut, tani avokat ndėrkombėtar nė Kosovė, Alexander Borg Olivier, thotė se Kushtetuta e Kosovės e thotė qartė se Qeverinė e themelon ai qė e ka shumicėn e qė nė kėtė rast Hashim Thaēi edhe pse ka dalė i pari nė zgjedhje, nuk mundet ta themelojė me numrat qė i ka.

Pėrndryshe, ajo qė tani duhet tė pritet dhe do tė pritet ėshtė certifikimi i zgjedhjeve tė 8 qershorit,
certifikimi i tė gjithė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės dhe tė bėhen llogaritjet se cila parti sa numra i ka.

”Nė rastin qė kemi sot, nėse opozita vazhdon tė jetė e bashkuar me njė koalicion Nisma, LDK dhe AAK, por edhe me pėrkrahjen e “Vetėvendosjes”, atėherė asaj i bėhen numrat pėr qeverisje.

Me ē’rast presidentja mė pas propozon kandidatin pėr kryeministėr tė dalė nga ai koalicion”, tha Olivier. Kjo ėshtė ajo qė do tė ndodhė, nė tė kundėrtėn nėse edhe ky version dėshton nė mungesė tė numrave, nėse eventualisht “Vetėvendosje” nuk pėrkrah opozitėn, atėherė presidentja i jep edhe njė mundėsi Thaēit.

“Nėse edhe me rastin e dytė Thaēi nuk mund t’i bėjė numrat, tek pas dy dėshtimeve presidentja detyrohet tė shpallė zgjedhjet e tjera”, tha mė tej Olivier. Sa i pėrket LVV-sė, Olivier tha se ėshtė e mundshme dhe ligjore qė ajo tė ofrojė pėrkrahje tri partive opozitare, por vetė tė mos hyjė nė Qeveri.

Guri i madh 12-06-14 18:23

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
personi qe llogaritej ma labil Ramush haradinaj qe kishte deshir me ja bae te mundshme Hashimit esht shperblye me postin e kryeministrit vetem e vetem qe Hashimi mos te ket partner per kualicon ,po duke ju falmnderue edhe Nises qe esht kemb ngulse qe mos me ju bashkangjit hashimit tani do ta kena nji qeveri e shpetimit kombtar mund ta qujna kshtu se kto parti jan bashkue me e mbrojt Kosoven nga ma e keqja qe do te thot Kosoven me e bae shtet jo funksional ndaj serrbis qe Hashimi veq e ka premtue qe edhe Dragashin me nda ne dy komuna qe te kan mundsin GORANET me u lidh me asociacionin e komunave serrbe ,nji pjes e goranve veq jan duke kerkue nji gje te till

vjeshta 16-06-14 22:23

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
Koalicion
Propozon
Votacion
Kandidon
Asociacion
Mision
.
.
.
Ramushon
Mustafon
Limon
Hashimon
.
.
Krejt keto qe perfundojn me prapashtesen "on", jan psikopatologji. :biggrin:

Kaqanikasja 19-06-14 12:07

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
Volla vjeshta ketij te fundit hiqja kete on se nuk vlen per te ja shtu

vjeshta 19-06-14 12:41

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Kaqanikasja;2293451]Volla vjeshta ketij te fundit hiqja kete on se nuk vlen per te ja shtu[/QUOTE]

Ky i fundit ka edhe diqka me shume. Ky ish edhe i i*** i nanes! Me i fitu zgjedhjet tre here radhazi me nje semundje psikopatologjike , veq i till duhesh me qene.:redface::biggrin:

Kaqanikasja 20-06-14 10:21

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Guri i madh;2293373]e more Hashim ti tani e don gjithken po te kesh mundsi me formue nji parti nga lloqi balta qe do tju formonte qeverin do ta kishit formue po bindu se ty nuk te don askush ,edhe esht shum keq ta duash qdo kend e tju urrejejn te gjith ndoshta e ke kuptue qka te kam segjerue[/QUOTE]


Guri i madh sikur mos ta kishte dashtun populli nuk e kishte votu por me gjithate me i votuari eshte edhe po em vjen nje qudi nga keta qe po bojn marreveshje parazgjedhore nuk po thon qe te bjen ne opozite partia PDK por Hashim Thaqi direkt ne individ dmth kta po bojn pazare per interesa personale individuale e jo per popull e as per parti sikur ti pyesin te gjithe delegatet qe kan mberri kuoten per deputet a jane dakord per ekte marreveshje jam e bindun qe shumica nuk ajne se sdi si ka fytyre lideri i AAK me as 10 per qind te votave ti gezohet ketij propozimi per kryeminister sikur ta kishte dasht populli e kishte votu por keta te kesaj marreveshje po mendojnq e populli han bar po jo jo populli e ka vleresuar dhe ka dhene verdiktin e vet qe PDK te jete nepushtet me Kryeminister Hashim Thaqi

Guri i madh 21-06-14 11:58

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Zero Cool;2293382][IMG]https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-xfa1/t1.0-9/10336773_1433199750278773_9172378275204091404_n.jpg[/IMG][/QUOTE]





shum foto e mir hhhaaaaaaaaaaaaaaaa

Zero Cool 14-07-14 20:18

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
Kauza e pėrbashkėt i uli nė tavolinė. Ndonėse, jo pak akuza tė rėnda kanė pasur ndaj njėri-tjetrit gjatė periudhave tė ndryshme politike, ata, megjithatė, vendosėn qė tė bėhen bashkė pėr ta rrėzuar Hashim Thaēin.

Madje, disa nga liderėt politikė bėnė kompromise tė dhimbshme. Isa Mustafa nga partia e dytė mė e madhe nė vend hoqi dorė nga posti i kryeministrit, duke ia dorėzuar kėtė shans Ramush Haradinajt. Nga ana tjetėr, Albin Kurti nuk po kėmbėngul mė (jonegociata), ai ka ndryshuar qasjen, nuk ėshtė kundėr dialogut, por po kėrkon ridefinim tė marrėveshjes.

Ka bėrė tė qartė se nėse i pranohen disa kushte do tė jetė pjesė e Qeverisė. Dy befasi kėto pėr elektoratin, opinionin, por njėkohėsisht tė papritshme edhe pėr vetė kreun e PDK-sė. Lėvizje, kėto politike i dhanė sinjal tė qartė Thaēit, se marrėveshja e Bllokut nuk ėshtė thjesht “komunikatė”.

Vetėm pėrfytyrimi se rrjeti i njėjtė qė ka kapur ēdo segment tė shtetit mund edhe katėr vjet tė qeverisė Kosovėn, pėr herė tė parė mobilizoi opozitėn.

Tash Blloku bashkė me “Vetėvendosjen” kanė njė shans tė madh pėr tė dėshmuar se mund ta dėrgojnė Thaēin nė opozitė. Zgjidhja e mospajtimeve qė kanė pėr ta arritur marrėveshjen e pėrbashkėt tė tyre, nė mėnyrė qė tė marrin pėrfundimisht pėrkrahjen e “Vetėvendosjes” ėshtė e vetmja shans qė t’i japin fund qeverisjes sė PDK-sė.

Marrėveshja qė ka nisur me vetė iniciativėn e “Vetėvendosjes” dhe gatishmėrinė e LDK-sė, AAK-sė dhe NISMA-s , duhet pėrfunduar me seriozitet ashtu siē edhe ka nisur. Pėrndryshe, ēdo dėshtim i kėsaj nisme do tė forcojė pėrfundimisht pozicionin e Thaēit. Kjo iniciativė ėshtė edhe test i efektshmėrisė sė njė gatishmėrie tė Bllokut opozitar pėr ndryshim. Por, nėse Blloku nuk e mbaron marrėveshjen ashtu siē e kanė nisur me idenė pėr largimin e Thaēit, ata do tė ndėshkohen nga opinioni edhe nė zgjedhje.
LDK, AAK, NISMA, sot e kanė shansėn tė merren vesh pėrfundimisht me “Vetėvendosjen”, tė pajtohen rreth njė programi qeverisės, por edhe ndėshkues ndaj Thaēit.

Duhet ta dinė, se jo vetėm mė dėrgimin nė opozitė tė Thaēit do tė zgjidhen problemet e Kosovės. Blloku duhet ta ketė tė qartė sė PDK-ja ka nė duar 37 agjenci tė shtetit, i shtrirė nė dy segmente: i pari ai zyrtar, ku deri mė tash ėshtė bėrė sikur qeveriset, por qė nė realitet ėshtė ndėrtuar mekanizimi, i cili nėn hije kontrollon gjithēka, nga pazaret ditore tė bizneseve tė mėdha deri te vendimet e gjyqtarėve dhe tė prokurorėve, atėherė kur prekėn interesat klanore.

Qeveria e re duhet tė jetė ekip pėr ndryshime cilėsore, duke nisur nga thyerja e rrjetit, i cili ka kapur shtetin, shfuqizimi i tė fortėve nė emėr tė pushtetit, luftimi i pakompromis i korrupsionit, prishja e monopoleve, llogaridhėnia pėr pasurinė qė nuk arsyetohet nga e gjithė skena politike dhe ndėshkimi i tyre.

Njė populli nė mos mė i varfri nė Evropė i frikėsuar deri mė tani se pėr ēdo shenjė kryengritjeje do tė pasojė hakmarrja nga ana e pushtetit, ėshtė lodhur nga manipulimet politike. Nėse sot dėshtojnė tė arrijnė marrėveshje pėrfundimtare Blloku me “Vetėvendosjen”, pėr shkak tė mungesės sė njė opozite tė mirėfilltė do t’i sigurojnė mbijetesėn e pushtetit tė njėjtė, dhe nė fund fitoren pėr Thaēin.

Guri i madh 14-07-14 20:54

Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
[QUOTE=Kaqanikasja;2293451]Volla vjeshta ketij te fundit hiqja kete on se nuk vlen per te ja shtu[/QUOTE]



ky i fundit bile dy tri her ON esht

Xuki 16-07-14 10:20

Re: Zgjedhjet parlamentare nė Kosovė - 2014
 
A po dihet hala ka sa po shkon leshi e deleve??


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:14.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.