Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Humori (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=113)
-   -   VARGJE HUMORISTIKE PER MILETIN TONE. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18448)

GURI SYLAJ 23-12-05 09:19

VARGJE HUMORISTIKE PER MILETIN TONE.
 
Eshte tubu mileti
kan nise muhabetin
e shajne njeri tjetrin
kurrkush s'e kqyre vetin.

Politike e Fe
paqaver i bane,
drithe e mill se bashku
i bejne buke e i hane.

Hin llugave e therrave
ku s'del as gomari
te pshtyme e te shkyem
vec me kan i pari.

Kan zene istikame
edhe trimni shesin
por s'ki cka i ngon
se thate e kan thesin....

(vazhdon, por ndihmonja edhe ju)

LOJETARI 23-12-05 10:17

****
 
Se that e kane thesin
dhe boten e pushtojne
per liri vdesin
dhe nuk dine te jetojne

LOJETARI 23-12-05 10:28

*
 
Me shekuj te tere
drejtuar nga qielli
se kuptuan kurre
se ne toke mbreteron terri

rilinda 25-12-05 17:44

Hop u nal rryma
s'kemi qka me ba
hajde dalim vjedhin
se s'na she kush jo!

Rrugėt gropa-gropa
s'kemi ka me ec,
si sheh qeveria
se kokėn e kan pėrpjet...

GURI SYLAJ 28-12-05 20:23

.........nisin muhabetet
fjalet i bejne varg
s'shohin para hundes,
mendojne me shku larg.

Njani flet per fe
tjetri flet per kerr
i ndegjon se koti
se kurr vesh si merr.

njeri i krishter
tjetri musliman
edhe dyte se bashku
prap nuk jan taman.

Njerit i mungon patvalla
tjetrit do mertek
mos provo me ju hy ne mes
se mund te hash qytek.

E kan gjete Forumin
per me fole me gishta
nuk pritojn me ngjite
e as me hjeke-bishta.

Flasin e perflasin
por vetem per te tjere
por bishtat e vet- te gjate
s'i shohin kta te mjere...............

halla e madhe 29-12-05 19:49

medet qka po flitet
medet qka nuk shef
asht tranu mileti
na mbushen me mllef
dikujt i hyp tensioni
dikujt si rreh zemra
jane tranu mileti
me kembe e me themra
hyn ka politika
hyn ka historia
e kane bo krejt lome
pa kurrfar taktika
zgjidhni more fjalet
mos folni budallaqe
se ketu asht forum
e jo kopsht e bashqe
kush po lyp fesat
koka atij ju dafte
folni fjale te urte
pa frige e pa tute
boni muhabet
e na leni lezet :lol: :lol: :lol:

GURI SYLAJ 03-01-06 09:55

...Ī kan hype gomarit
per dasem jan nise
asnje pune te shpise
nuk e kan bitis.

Te gjithe kan shku ne dasem
kurrkush s'eshte te shpija
pa asnje minister
ka mbete qeveria.

Atje po bajn dasem
e ne n'a rrok sikleti
se cilin flamur
do e marrin me veti.

I ligu nuk ka
dyja as ahret
bane gajlen e te mdhajve
han buken e vet.

Kur po flas me ju
per te gjitha keto halle
s'e dij por po me duket
se jemi te nje mahalle.

Po ju flas si vllezer
si me qene te nje shpije,
mos te ndahemi per fe ,
as per pune partije......................

Barbaroza 03-01-06 21:05

Jane bere pike e pese
dhe s'duan t'ia dijne
se kush e ka keq,e kush e ka mire!
Me rendesi per ta
eshte me share dhe fy
mendojne se per komb
kjo eshte merite e mire!

GURI SYLAJ 04-01-06 15:02

.......I kan nxjerre pelenat
e i terin ne ere,
hyne e dalin per dritare
edhe ku ka dere....

GURI SYLAJ 07-01-06 11:23

... deshirojn te behen mbret
e flasin per profete
po i pyete se kush jan,
nuk e dijne EMRIN e vet.

I kan zgjate dizginat
e s'dijne me e ndal vrapin,
veq kur bijen ne humnere ,
thone e kem humbe hapin.

Hapi i humbur sot
neser t'a humbe koken,
s'ke nevoj me kqyre kah qielli
Po s'e "PUTHE TOKEN"....

*****************
P.S.
(Puthe token e ka kuptimin e dashurise ndaj Atdheut)

GURI SYLAJ 14-05-06 08:14

Dardania e jone
qenka mbushe plot qika
kur po dojne po e kallin flake
he mos iu rafte pika

Njera thot jam mis
e tjetra thot jam zonje
po fustana e kule
i lidhin me toje.

Njera thote-Mbretereshe
tjetra Halle e Madhe
njera si yll drite
nje si lule ne livadhe.

Njera Ane e Re
tjetra thot Do e Gezona
njera Do veq Mire
tjetres Vjeshte i thona.

Nje eshte E martueme
tjetra Syte si Deti,
lumja Dardania
qe i ka per veti......

GURI SYLAJ 21-05-06 07:43

[quote=GURI SYLAJ].........nisin muhabetet
fjalet i bejne varg
s'shohin para hundes,
mendojne me shku larg.

Njani flet per fe
tjetri flet per kerr
i ndegjon se koti
se kurr vesh si merr.

njeri i krishter
tjetri musliman
edhe dyte se bashku
prap nuk jan taman.

Njerit i mungon patvalla
tjetrit do mertek
mos provo me ju hy ne mes
se mund te hash qytek.

E kan gjete Forumin
per me fole me gishta
nuk pritojn me ngjite
e as me hjeke-bishta.

Flasin e perflasin
por vetem per te tjere
por bishtat e vet- te gjate
s'i shohin kta te mjere...............[/quote]

Njani lidhe per kryqi
tjetri lidhe per hane
kur shahen ne mes veti-
shahen ne gjuhe te nje nane.

Zihen ne mes veti
se i kujt eshte Zoti
tere diten e dites
e qojne kote se koti.

Jo une jam me i pari
jo une jam me i miri
kurse ne Atdhe te tyre,
i huaj-eshte Veziri.

Kush s'mun i bie ne fije
ketij fare mileti
qe toke e qielle bashk
i don veq per veti............

Aga Syl 21-05-06 13:09

jane merzit mileti
vuajn nga sikleti
japin mendime
vetem nga vetveti.

nuk ka faj mileti
qe mendojne per veti
ju ka humbur koka
s“din ku e kan krevetin.

naten t“u mendue
neser qka me shkrue
syte t“u lotue
gjumin se kan plotsue.

jo keshtu e jo ashtu
t“u i thene njeri tjetri
do i ze te shkretet
taksirati i vjeter.

Paradox_13 21-05-06 21:46

[QUOTE=rilinda]Hop u nal rryma
s'kemi qka me ba
hajde dalim vjedhin
se s'na she kush jo!

Rrugėt gropa-gropa
s'kemi ka me ec,
si sheh qeveria
se kokėn e kan pėrpjet...[/QUOTE]

Pse te dalim t'vjedhim
ne terr dhe erresir
te marrim ndoj post
eshte profit me i mire.

Pse te dalim t'vjedhim
neper rruge me groppa
presim investimet
qe do i bej bota.

GURI SYLAJ 22-05-06 22:10

Eshte msu ky milet
veq me ndejt tuj prite,
i dhane gajret vetit
se po vjen nje dite...

Njeri pret sa pret
e behet minister
ati tjetrit ne dore
i mbet nje kapister

Njeri pret e pret
dhe behet i pari
kurse ati tjetrit
i mbet veq gomari

dikush vjedh me gishta
dikush vjedh me leter
ne kete far zanati
e kem bukur te vjeter

njeri vjedh ne gjepa
tjetri ne tender
s'na vyen pamvaresia
mire jemi njehere.
............


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:18.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.