Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mësime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Qellimet e Ardhjes ne kete Bote (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16411)

giga 20-05-05 07:30

Qellimet e Ardhjes ne kete Bote
 
nese ka mundsi

giga 20-05-05 07:37

Ju pershendes te gjithve
 
A e dini pse keni ardh ne kete bote?
A e dini pse jetoni?
A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?
A e dini se per çka jetoni?
A e dini se ku do te shkoni

Panopticon 08-06-05 23:19

Albmuslim,

Mbase po thua qe eshte mekat me thene se "une ne boten tjeter shkoj ketu ose aty", cili eshte pra satisfaksioni i atij qe ben pune te mira (faljen, agjerimin edhe senet e tjera qe spo i di)?

Une vec e di se ata qe dojne me shku ne Parajse bejne pune te mira, e ata tjert nuk e din faktikisht ku jane tu dasht me shku ose thjesht nuk besojne ne tjeter bote.

Sidoqofte, jepe ti sqarimin tend. Pershendetje gjith shqiptarve.

Panopticon 09-06-05 08:33

Hej Albmuslim-Ku,

Flm per sqarimin tend, ishte ne rregull.

ARVANITI 09-06-05 11:50

A e dini pse keni ardh ne kete bote?

Njeriu vjen ne kete bote, si pasoje e rastesise gjenetike. Ne kemi ardhur ne kete bote per te permbushur rastesine gjenetike.


A e dini pse jetoni?

Sepse gjithkush duhet te jetoje. Jetoj sepse nuk mund te vdes. Jetojme qe kete JETE ta bejme sa me te lehte per ne, per te mos vuajtur.


A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?

S'ka asnje qellim.


A e dini se per çka jetoni?

Jetoj per vete dhe per te tjeret.


A e dini se ku do te shkoni

Si te gjithe njerezit. Dy metra nen dhè duke "perjetuar" procesin biologjik e absolut te avullimit dhe tretjes.

Panopticon 09-06-05 14:54

Arvanit,

Kur e lexova postimin tend mu duk qe u ngjallua Darvini, teoria e te cilit sot injorohet katastrofikisht nga bota intelektuale (akademike, shkencore).

Une nuk jam ndonje besimtar i thelle (qe do te thoshte Ismail Kadare), porse te them se njeriu nuk ka qellim ne kete bote, eshte absurd i llojit te vet.

Sidoqofte, flm qe tregove drejt per ateizmin tend.

PanOpt.

ARVANITI 10-06-05 12:43

[quote=Panopticon]Arvanit,

Kur e lexova postimin tend mu duk qe u ngjallua Darvini, teoria e te cilit sot injorohet katastrofikisht nga bota intelektuale (akademike, shkencore).
[/quote]

E ka heshur boshte bota shkencore Darvinin?????

Mos more...

[quote=Panopticon]Une nuk jam ndonje besimtar i thelle (qe do te thoshte Ismail Kadare), porse te them se njeriu nuk ka qellim ne kete bote, eshte absurd i llojit te vet.

Sidoqofte, flm qe tregove drejt per ateizmin tend.

PanOpt.[/quote]

Mos i keqkupto fjlaet.

Cdo njeri ka nje qellim ne jete (perderisa ai jeton). Qellimi i jetes sime (per shembull) eshte qe te beje nje jete te lumtur, te punoj per kete gje, t'i sherbej komunitetit ku une jetoj, shoqerise sime etj...

Por njeriu (si qenie) e ardhur ne kete bote nuk ka nje qellim te caktur. Ai nuk ka ardhur per te kryer nje mison ne kete bote.

***

Une them ate qe mendoj...

***

DEA 10-06-05 12:52

Qellimet e jetes vijne me vone, kurse ne si qenje njerzore vijme shume te paster ne kete bote, e gjitha zhvillohet me vone.

DEA

ARVANITI 10-06-05 13:36

[quote=DEA]Qellimet e jetes vijne me vone, kurse ne si qenje njerzore vijme shume te paster ne kete bote, e gjitha zhvillohet me vone.

DEA[/quote]

Dakort, po cili eshte qellimi i ardhjes sone ne bote?

Panopticon 10-06-05 17:00

Arvanit,

Une e respektoj mendimin tend. Ceshtja eshte se ate qe e lexova une ne kete seksion te forumit ishte se mbreteroent fryma religjioze, nga e cila rrjedhimisht del se "qellimi ne kete bote eshte adhurimi i zotit."

Nga ana tjeter ti kishe shkruar ne nje fryme krejt tjeter - qe une e respektoj por nuk e perkrahi. Prandaj une dhash komentin tim, pa dashur qe te ofendoj ty.

Gezohem me qellimet e tua per ndihme shoqerise.

Panopticon.

ARVANITI 10-06-05 18:58

[quote=Panopticon]Arvanit,

Une e respektoj mendimin tend. Ceshtja eshte se ate qe e lexova une ne kete seksion te forumit ishte se mbreteroent fryma religjioze, nga e cila rrjedhimisht del se "qellimi ne kete bote eshte adhurimi i zotit."

Nga ana tjeter ti kishe shkruar ne nje fryme krejt tjeter - qe une e respektoj por nuk e perkrahi. Prandaj une dhash komentin tim, pa dashur qe te ofendoj ty.

Gezohem me qellimet e tua per ndihme shoqerise.

Panopticon.[/quote]

Sipsa teje cili eshte qellimi i ardhjes se njeriut ne kete bote???

***

Rrofsh per Mirekuptimin

***

Panopticon 10-06-05 22:31

[quote=ARVANITI]
Sipsa teje cili eshte qellimi i ardhjes se njeriut ne kete bote???

***

Rrofsh per Mirekuptimin

***[/quote]

Arvanit, flm per pyetjen.

Sipas meje eshte adhurimi i Krijuesit, i.e. Zotit.

Panopticon.

ARVANITI 11-06-05 19:29

[quote=Panopticon]Arvanit, flm per pyetjen.

Sipas meje eshte adhurimi i Krijuesit, i.e. Zotit.

Panopticon.[/quote]

E Respektoj mendimin tend, mgjth s'jam dakort.

Panopticon 11-06-05 23:44

Arvanit,

Respekti eshte i mjaftueshem per biseda konstruktive. Flm. per respektin.

[b]Sa per dakortimin[/b] - Une vij nga Maqedonia, dhe sic e di ketu tek ne ne vitin 2001 ka pasur konflikt te aramatosur mes ushtrise maqedonase dhe shqiptareve te cilin luftonin per te drejtat e tyre, parimisht per dy te drejtat natyrore, (1) te drejten per jete dhe (2) te drejten per liri, qe fatkeqesisht mungonin ne MK.

Per konfliktin e vitit 2001 ne MK kam pasur nje ligjerate ne nje vend aziatik, ne te cilin veshtire kupohej konflikti nderetnik. Meqenese u mungonin informata te prapaskenes (background information), kur une u tregova se shqiptaret me arme mbronin te drejtat e tyre dhe u mundova ta arsyetoj, nje njeri nga audienca tha: "nuk pajtohem me mendimin se me 'terrorizem' duhet te mbrohen te drejtat." Ketu une e pash te nevojshme qe [b]tu sqaroj[/b] aziatikeve me teper per terrorizimin qe shqiptareve ua bente shteti i tyre (Maqedonia). Meqenese ishte i pranishem [b]respekti[/b] i audiences per ligjeraten time, mendoj se ia dola, [b]edhepse nuk jam i sigurte a u dakortuan te gjithe[/b].

Kjo eshte ajo qe ne bejme ne forum, respekti eshte i mjaftueshem.

Ju do Panopticon te gjithve.

Panopticon.

the godfather 12-06-05 00:17

[quote="ARVANITI"]A e dini pse keni ardh ne kete bote?

Njeriu vjen ne kete bote, si pasoje e rastesise gjenetike. Ne kemi ardhur ne kete bote per te permbushur rastesine gjenetike.


A e dini pse jetoni?

Sepse gjithkush duhet te jetoje. Jetoj sepse nuk mund te vdes. Jetojme qe kete JETE ta bejme sa me te lehte per ne, per te mos vuajtur.


A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?

S'ka asnje qellim.


A e dini se per çka jetoni?

Jetoj per vete dhe per te tjeret.


A e dini se ku do te shkoni

Si te gjithe njerezit. Dy metra nen dhè duke "perjetuar" procesin biologjik e absolut te avullimit dhe tretjes.[/quote]





Pershendetje i nderuari ARVANITI dhe pershendetje vellezer shqipetarE



A thua i nderuar si qe e mundur qe ne te krijohemi rastesisht,kafshet te krijohen rastesish,univesi dhe cdo gje qe e shohim me sy e teleskop mund te krijohet rastesisht.

A thua valla kush e krijoi kete "rastesi",rastesia u be shkak qe ne te krijohemi,a thua i nderuar kush e beri ket shkak qe ne te jetojme dhe ne fund te vdesim.

Qellimi i krijimit tone eshte vetem e vetem adhurimi dhe njohja e KRIJUESIT,pasi qe ta besojme dhe ta adhurojme Krijuesin (Zotin),punojme gjithmone mire,veprojme gjithmone mire per veten familjnen dhe shoqerine per mire mendoj.


Po te pajtohesha me mendimin tend atehere une edhe po te punoja apo te veproja keq ne dem te vetes dhe shoqerise,une ne fund do te vdes dhe do te tretem.A thua valle ate dem qe e bera nuk paska nevoj qe njeriu te jap llogariper ate--pak logjike nevojitet.


Ku do te shkojme?

Pasi erdha ne kete bote me qellim te njohjes se KRIJUESIT,une vdes shkoj ne dhe do te tretem (une besoj se nje dite do te ringjallem),e peyes veten:

Pse u linda?
Pse jetova?
Cili ishte qellimi im?

Une them se u linda me deshiren e KRIJUESIT,jetova sepse u linda dhe deshira e KRIJUESIT ishte qe une te jetoj dhe ta dij se per c'qellim une u linda,jetova,dhe a do te jap llogari para KRIJUESIT.

Sigurisht qe do te japllogari para KRIJUESIT tim,a e njoha ATE?c'bera per ATE (ZOTIN) dhe a e adhurava ATE (ZOTIN).


Ne qofte se i kam plotesuar keto 3 kushte ky edhe eshte qellimi i jetes time.




Ndersa ku do te shkojme vetem AI (KRIJUESI) e di me se miri,por edhe njeriu duhet ta testoje vehten ne kete bote,por meshira e KRIJUESIT do te jete ABSOLUTEEEEEE.


Ndoshta kam bere ndonje leshim,gabim,apo nderlikim,shpresoj qe ne te ardhmen do ta permiresoj sepse nuk kame kohe me teper per takorrigjuar textin qe e shkrova.


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 16:40.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.