Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Shkenca & Teknologjia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=138)
-   -   Diskutoje " Deklaratėn e Bolonjės " (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17187)

manager_ass 21-07-05 11:19

Diskutoje " Deklaratėn e Bolonjės "
 
1. Sa ėshtė efektive kjo deklaratė ?, 2. Sa zbatohet nė realitet ?, 3. A ėshtė motiv mė tepėr pėr studentėt planprogrami mėsimor sipas kėsaj deklarate ? Pėr gjithēka mė tepėr japeni opinionin dhe vlerėsimin e juaj pėr " BOLOGNA DECLARATION ".

SPARTAKU 22-07-05 20:46

Qyre manager, mas pari kishe ba mir me pa paraqit qetu deklaraten se une spo dishna gja per ket pun bile as qe me kan pyet kur e kan ba ket llaf.

Republika e Shqiperise
Keshilli i Ministrave
Departamenti i Informacionit

Njoftim per shtypin


--------------------------------------------------------------------------------

Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane. Tel & Fax : ++355 4 257560


--------------------------------------------------------------------------------


[b]Shqiperia neshkruan "Deklaraten e Bolonjes". Arsimi I larte drejt standarteve te BE-se. [/b]

19/9/2003

Konferencė shtypi e zėdhėnėsit tė Kryeministrit

Zėdhėnėsi i Kryeministrit Aldrin Dalipi ka dalė sot pėrpara gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp, ku deklaroi:

Dje me 18 Shtator Shqipėria ėshtė bėrė pjesė e "Proēesit tė Bolonjės" me nėnshkrimin nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės ne Gjermani tė "Deklarates se Bolonjes".

Nėnshkrimi i kėsaj deklarate nga Shqipėria i hap rrugė njė proēesi integrues nė zonėn europiane tė arsimit tė lartė.

Deklarata e Bolonjės e cila ėshtė iniciuar nė vitin 1998 nga ministrat e arsimit tė 4 vendeve europiane dhe pėrkatėsisht Anglisė, Francės Gjermanisė dhe Italisė, ka pėrfshirė edhe vende tė tjera tė kėsaj zone dhe gradualisht ka fokusuar tė gjithė pėrpjekjet e kėtyre vendeve pėr tė krijuar njė zonė europiane tė arsimit tė lartė.

Ky hap nxit bashkėpunimin midis sistemit tė lartė tė kėtyre vendeve, lėvizshmėrinė e studentėve dhe tė stafit akademik nėpėrmjet universiteteve tė vendeve tė ndyshme europiane. Kjo do tė thotė qė njė student mund tė kryej njė pjesė tė studimeve nė njė universitet dhe t’i vazhdojė ato nė njė universitet tjetėr tė Europės, duke ēuar nė kėtė mėnyrė edhe nė njohjen reciproke tė diplomave.

Realizimi i kėsaj lėvizshmėrie bėhet i mundur kur universitetet e zonės europiane kanė struktura dhe cilėsi tė pėrafėrta dhe sistem unik vlerėsimi (Sistemi i Krediteve). Ky ėshtė njė proēes i cili pėrkon me pėrpjekjet e qeverisė shqiptare nė rrugėn e reformimit tė sistemit arsimor.

Nė kėtė drejtim “Deklarata e Bolonjės” ka qenė objekt diskutimi pothuajse nė tė gjithė strukturat e ēdo universiteti shqiptar dhe tashmė disa degė tė universiteteve si: Elektronika, Inxhinieria e Telekomunikacioni, Informatika dhe dy degė tė Universitetit Bujqėsor po funksionojnė sipas kėrkesave tė kėsaj deklarate. Afati pėrfundimtar i kėtij proēesi ėshtė viti 2010, ku sistemi i lartė i vendeve europiane duhet tė jetė i gatshėm pėr integrimin e plotė nė kėtė sistem.

Duhet thėnė se nėnshkrimi i Deklaratės sė Bolonjės nuk ishte njė proēes i thjeshtė dhe formal. Nga Qeveria shqiptare janė marrė angazhime serioze dhe janė organizuar veprimtari me ekspertė tė huaj dhe tė vendit. Njė vit mė parė nė muajin nėntor, nė Tiranė ėshtė organizuar konferenca pėr Deklaratėn e Bolonjės.

LEDHATIMI 19-10-05 23:28

Perpos nevojes qe te arrihet nje shkalle me e larte e konkurimit dhe krahasimit ne perberjet e arsimimit superior( ceshtje kryesisht ndereuropiane), me kete deklarate deshirohet te zmadhohet konkurimi nderkombetar me perberje te larte arsimore europiane. Ne te thuhet se vitaliteti dhe efikasiteti i cdo qyteterimi mundet te krahasohet me thirrjen (apelin) e kultures se atij qyteterimi ne shtetet tjera.
Per sa i perket ketyre pyetjeve eksterne, mund te them se kjo deklarate hap shtigje te reja. Duke e theksuar nevojen aq eksplicite per arsimim superior europian si permbajtje (kohezive) te behet me i terheqshem per studentet e rajoneve te tjera te botes, ofron edhe nje arsye me teper per levizje ne drejtim te perbejrjes koherente europiane dhe implikueshem u ben thirrje institusioneve europiane te bejne garime me vendosmeri me te madhe e jo sic ka qene rasti me heret per studentet, gara, prestigj dhe mjete materiale ( te holla) ne garat universitare boterore.

Sa per implementimin e kesaj deklarate nuk mundem te them asgje pa qene i implikuar ne ndonje strukrure te organizuar per ndjekjen e procesit.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:22.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.