Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27926)

LOJETARI 02-09-09 13:08

Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
Kjo ėshtė njė lectio magistralis, "Letėrsia e gjuhės sė ndaluar", qė shkrimtari Ismail Kadare lexoi pak kohė mė parė nė Universitetin e Palermos, me rastin e dhėnies sė titullit Doctor Honoris Causa
Pėr njė shkrimtar qė vjen tė marrė titullin "Doctor honoris causa", gjėja e parė qė i vjen ndėr mend ėshtė se, nė qoftė se ėshtė i detyrueshėm njė fjalim, ai duhet tė pėrshkohet nga filli i njė argumenti shkencor. Nuk besoj se them ndonjė gjė tė re, po tė theksoj kėtu se njė gjė e tillė ėshtė jo fort e lakmueshme pėr mjeshtėrinė tonė.

Kam vėnė re se sivėllezėrit e mi nga ish-perandoria e pėrmbysur komuniste, nė raste tė tilla kanė folur pėr shtypjen ndaj letėrsisė. Thėnė ndryshe, njė temė qė duhej t'i pėrkiste publicistikės, madje do tė shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrė statusin e argumentit shkencor.

Nė thelb nuk ka ndonjė gabim kushedi ēfarė. Shtypja e letėrsisė dhe arteve nė botėn komuniste u ngrit nė rangun e njė shkence. Rrjedhimisht, trajtimi i kėsaj shtypjeje mund tė bėhej nė tė njėjtin stil.

Tė gjitha rendet autoritare nė botė kanė patur probleme me letėrsinė. Nė tė gjitha rastet ėshtė letėrsia qė, nė fund tė fundit, ka ngadhėnjyer. Ndėrkaq, duhet thėnė se nga tė gjitha rendet, i vetmi qė iu afrua fitores kundėr letėrsisė ka qenė komunizmi. Ėshtė folur shumė pėr kėtė, ndaj nuk do tė zgjatem.

[I]Do tė kujtoj vetėm pyetjen qė ėshtė bėrė shumė herė: a ka shpikur komunizmi ndonjė armė tė re, njė armė qė do tė ishte fatale kundėr letėrsisė? [/I]

Pėrgjigja ėshtė po. Ėshtė pėrdorur vėrtet njė shpikje e re. Komunizmi ishte i pari rend nė botė qė e kuptoi se letėrsia e madhe nuk pėsonte asgjė, as prej censurės, as prej burgjeve e as prej tmerreve tė tjera. Pėr ta vėnė nė gjunjė pėrfundimisht duhej diēka tjetėr.

Kjo shpikje e re ishte krijimi i njė race tė re shkrimtarėsh, njė racė qė me duart e veta do ta prishte artin e fjalės. Me fjalė tė tjera, pėr tė perifrazuar Josif Brodskin, nuk ishte e nevojshme tė rrėnohej drejtpėrdrejt ngrehina e letėrsisė, mjaftonte tė prisheshin tullat, pra lėnda me tė cilat ajo ishte ngritur. Kėshtu, me tulla tė sabotuara, ngrehina vetvetiu do tė binte. Kjo zgjidhje radikale u arrit vetėm pjesėrisht, nėpėrmjet atij qė u quajt "realizėm socialist".

[I]Pėrse nuk triumfoi pėrfundimisht? Ēfarė nuk mjaftoi? Mosha e sistemit, ndoshta? [/I]

Ka gjasė tė ketė qenė kjo e fundit. Komunizmi, dihet, ka pasur dy mosha, njėra 70-vjeēare, qė e arritėn vetėm dy shtete, Bashkimi Sovjetik dhe Mongolia dhe drejt sė cilės po ecėn Kuba me Korenė e Veriut. Dhe mosha tjetėr 45-vjeēare, qė ėshtė pak a shumė ajo e vendeve tė Europės Lindore, ku hynte edhe vendi im, Shqipėria.

Nė historinė e njerėzimit, ajo qė e pėrmenda si "zgjidhje radikale pėr letėrsinė", ka pasur edhe njė version tjetėr tepėr tė rrallė e tepėr tė lemerishėm. Ky version nuk ka lidhje me komunizmin, por me njė tjetėr fatkeqėsi: sundimin osman.

Ju e dini kėtė sundim. Ai u shtri mbi krejt Gadishullin Ballkanik. Ai vuri nėn vete dhjetėra popuj, gjuhė, kultura. Ai e shkėputi Ballkanin nga Europa, synoi pushtimin e qendrės sė Europės nė veri dhe gadishullin tuaj italian, nė perėndim.

Ashtu si nė rastin e komunizmit, edhe nė rastin e pushtimit osman, vendi im, Shqipėria, kurrsesi nuk mund tė pretendojė se ka qenė njė viktimė e vetmuar. Ajo ra nėn atė sundim bashkė me gjithė popujt e Ballkanit.

Ajo vuajti tė njėjtin ferr. Meqenėse e pėrmenda moshėn e komunizmit, po theksoj se koha e sundimit osman pėr nga gjatėsia mund tė quhet pa frikė infernale: pesėqind vjet.

Tingėllon e pabesueshme, dhe ėshtė vėrtet aq e pabesueshme, saqė kohėt e fundit, revizionistėt e historisė kanė ngritur tezėn se njė pushtim kaq i gjatė nuk mund tė quhet pushtim. Ata janė duke kėrkuar njė emėr tjetėr, mė tė ndryshėm e, sidomos, mė tė pėrshtatshėm me vizionin e sotėm europian pėr pajtimin e popujve.

Me gjithė pėrpjekjen pėr mirėkuptim, personalisht nuk besoj se do tė gjendet njė tjetėr fjalė pėr tė zėvendėsuar fjalėn pushtim. Ashtu siē nuk ka ndodhur pėr fjalėn "vdekje", e cila ndonėse ėshtė shumė mė e gjatė se ēdo pushtim, vazhdon tė quhet, ashtu si dhe mė parė, "vdekje".

Tėrhoqa vėmendjen tuaj pėr kohėzgjatjen pesėqindvjeēare tė pushtimit osman, jo pėr tė rritur dramacitetin e diēkaje, tė cilit dramaciteti i del dhe i tepron, por thjesht pėr tė ardhur prapė te problemi qė pėrmenda mė lart, ai i zgjidhjeve radikale tė problemit tė letėrsisė. Ėshtė fjala pėr njė tjetėr zgjidhje radikale, dy herė, ndoshta dhjetė herė mė tė lemerishme: ndalimin e vetė shkrimit.

Po e them qysh nė krye: nga gjithė gjuhėt e Gadishullit tė madh Ballkanik, gjuha shqipe, ajo qė unė pėrdor, ėshtė e vetmja, shkrimi i sė cilės u ndalua pėr pesėqind vjet.

[I]Unė nuk di ndonjė vend tjetėr nė kontinentin europian, gjuha e tė cilit tė ketė pėsuar njė tmerr tė tillė. Pėrse? Si u gjykua mė pas, pėrse nuk ndryshoi me kalimin e shekujve, si vazhdoi gjer nė fund, nė ēastet kur perandoria plakė po jepte shpirt?[/I]

Kėtyre pyetjeve e kam vėshtirė t'u pėrgjigjem. Shqiptarėve u lejoheshin shumė gjėra: u lejoheshin kishat, pronat, gradat e larta nė ushtri e nė administratė, madje posti i kryeministrit perandorak, qė ata e patėn disa herė, por nuk iu lejua kurrė njė gjė: shkrimi i gjuhės shqipe. Ky ishte njė ndalim i vėrtetė, dramatik e pa kthim.

Nė kronikėn botėrore tė arsimimit, nuk besoj se gjenden raste kur mėsues e vocėrrakė, tė kapur tek mėsonin nė fshehtėsi shkrimin e gjuhės, masakroheshin aty pėr aty pa mėshirė dhe pa pendim.

LOJETARI 02-09-09 13:10

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[I]Ēfarė mund t'i ndodhė njė gjuhe qė pėson njė lemeri tė tillė?[/I]
Ē'ndodh brenda saj, nė thellėsi, atje ku vėrtiten mekanizmat? Si bashkėjetojnė veglat e gjalla me ato qė njėra pas tjetrės vdesin? Vetė gjuha si mbahet nė kėmbė, si zbutet apo egėrsohet? Ē'cilėsi fiton, apo humb? Cilėsi engjėllore apo mė shumė demoniake?

Gjer mė sot nuk kam ndeshur nė studime qė tė merren me kėto ēėshtje. Thjesht mund tė pėrsėris se jam njėri prej shkrimtarėve qė kam pėrdorur kėtė gjuhė.
Dhe tani mė lejoni tė flas diēka mė tepėr pėr tė. Mė saktė, tė rikujtoj disa shėnime qė i kam marrė vite mė parė, nė njė periudhė jo tė lehtė, jo vetėm tė jetės s'ime, por tė gjithė popullit qė i pėrkas.

"Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit."
Kjo ėshtė fraza e parė e shkruar nė gjuhėn shqipe.

Nuk njoh tjetėr gjuhė tė nisė historinė e saj tė shkruar me formulėn e pagėzimit. Ngjan si e sajuar prej poetėsh, ndonėse nuk ka kurrfarė sajimi. Fakti ėshtė mė se i saktė, madje dokumenti ku kjo frazė ėshtė gjendur, njė qarkore e shkruar nė latinisht prej peshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, ka datėn e lėshimit. Atje ėshtė 8 nėntor 1462.

Gati pesėqind vjet mė pas, pikėrisht nė kėtė ditė, 8 nėntor 1941, komunistėt shqiptarė do tė themelonin partinė e tyre, ēka ngjan si njė tjetėr pėrkim. Por kėtė herė nė kahe tjetėr.

Partia Komuniste do tė luftonte vdekshėm me fenė qė ta shkulte e ta nxirrte jashtė universit shqiptar. Por ajo do tė vėrtitej, do tė vėrtitej pa pushim rrotull Shqipėrisė, me shpresėn e kundėrt: tė kthehej prapė atje.

Mė 1555-ėn, njė murg katolik, Gjon Buzuku, botoi librin e parė nė shqip, njė pėrkthim lutjesh, duke bėrė kėshtu pėr shqiptarėt atė qė kishte bėrė pak a shumė pėr gjermanėt tridhjetė vjet mė parė se ai, i famshmi Martin Luther.
Nė vitin 1592, Lekė Matranga, botoi "kėngėn e pėrshpirtshme", vjershėn e parė tė letėrsisė shqipe tė kultivuar:

Gjithėve u thėrres, kush do ndejese,
Tė mirė tė kreshté, burra e gra
Mbi fjalė tė Tinėzot tė shihni meshe
Se s'ishte njeri nesh qė mkate s'ka.
Hijeshia e vargjeve njėmbėdhjetėrrokėshe dėshmon pėr njė traditė mė tė hershme vjershėrimi, pa llogaritur dhėnesėn gojore shumė mė tė vjetėr.

Por, gjatė ikjes sė madhe tė shqiptarėve, asaj ikjeje tė pikėllueshme, qė duhej tė ketė qenė brenga mė e hidhur e kėtij kombi gjatė dy mijė vjetėve, shumė libra e dorėshkrime duhet tė kenė humbur.
Dėshpėrimi i zi, nxitimi, trandja nervore, arkat e harruara, balta, hendekėt e rrugės, ujėt e detit, tė gjitha kėto gėlltitėn pjesėn e tyre nga arkivat e princėrve e tė baronėve, nga kambanat qė ngarkoheshin nėpėr anije, nga ikonat e kishave dhe stolitė e zonjave.
Shumė kambana ranė e u mbytėn nė det.
Ende dergjen atje, nė terr e nė ndryshk
Me gjėmimin qė e ndrynė pėrbrenda pėrjetė,
E q'ashtu qė sė brendėshmi i gėrryen e i ha.
Por kambanat e tretura mund tė derdheshin sėrish nė trojet italiane, ku ata u mėrguan. Do tė tingėllonin ndryshe pa dyshim, dhe do tė gjendeshin gjithfarė shpjegimesh pėr kėtė: ajri qė s'ėshtė po ai, mungesa e bjeshkės aty pranė qė kthen jehonėn dhe trajta e luginės ose metali qė s'qe i njėllojtė, gjersa tė gjendej dikush qė tė thoshte se kambanat ishin po ato, por qenė ata qė s'ishin mė ata qė kishin qenė.

Pra, mund tė zėvendėsoheshin njėfarėsoj kambanat dhe stolitė e grave dhe shumė gjėra tė tjera, veē dorėshkrimet e tretura s'ribėheshin mė.

Shqipėrisė i ndodhi diēka qė rrallė i kishte ndodhur ndonjė vendi. Kur elita e vendit, kryezotėt, oficerėt, njerėzit e letrave, tė arkivave, diplomatėt, kontėt, dukėt, shkronjėsit e manastireve, duke mos e menduar dot jetėn nėn shenjėn e islamit, ikėn pėrtej detit, u duk se bashkė me arkat e rėnda morėn me vete edhe trurin e kombit.

Dhe, nė njėfarė mėnyre, ashtu ishte. Gjithė rrafshnalta shqiptare ra nė mpirje e nė zi. U duk se vendi, si i goditur nė kokė, do tė mbetej i gjymtė pėrgjithmonė.

LOJETARI 02-09-09 13:13

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
Por, pikėrisht nė atė kohė, shtysa e vetėruajtjes rivuri nė veprim njė mekanizėm tė vjetėr: letėrsinė gojore. Lart nė male, atje ku kishte mbetur ende njė mugullimė drite, makina e lashtė u trand pėrsėri.
Kishte qenė pėrherė aty, por disi jashtė vėmendjes, sidomos qysh nga koha qė shqiptarėt kishin mėsuar tė shkruanin, madje tė botonin edhe libra nė gjuhėn latine, si gjithė evropianėt e ditur. (Njėri prej tyre, prifti shkodran, Marin Barleti, qe pėrkthyer ndėrkaq nė krejt gjuhėt e Evropės.) Pra, makina kishte qenė aty, veē tani, nė ditėt e apokalipsit, u duk se sa shumė i duhej kėtij vendi.

Por ajo, si ēdo makinė e kėtij lloji, kishte teknologjinė e saj trillane: nuk punonte dot veē me brumė tė lashtė. Ishin ligje misterioze tė trashėguara qė nė kohėrat homerike. Sytė e rapsodėve, ndėrsa qenė tė veshur pėr gjashtėqind-shtatėqind vjetėt e afėrt, shikonin shkėlqyeshėm, pėrtej tyre: shtatėqind e pesėdhjetė, tetėqind, njė mijė vjet.

Dhe kėshtu, ndėrsa Shqipėria po jetonte njė tragjedi tė re, ata, tė verbėr ndaj saj, iu rikthyen njė tragjedie tė kryehershme, dyndjes sllave.

Poshtė nė rrafshultė, ndiheshin ndėrkaq tek-tuk ca kambana tė rralla, regėtinin ca zjarre, njė kėtu, njė aty, nėpėr famullitė gjysmė tė shkreta.
Diku midis viteve 1566-1622, njė tjetėr prift katolik, Pjetėr Budi, shkruante vargjet:

Ku janė ato gra e vasha
nde sqimė e nde madhėshti
me petka tė mėndafshta
nalcuom mbė zotėrij?
Gjithė mortja i rrėzoi
Sikur i pret me shpatė...
Ato tė kujtonin ēuditėrisht vargjet e Franēois Villonit:
Ku janė zonjat e dikurshme
[I]Ku ėshtė bora e vitit qė shkoi?[/I]
ēka dėshmonte se ciklonet poetike e kanė pėrshkruar rruzullimin tokėsor edhe atėherė kur dukej se gjithēka ishte ndarė dhe se ndėrkomunikimi midis poetėve ishte i pamundur.
Pas Pjetėr Budit, nė letėrsinė shqipe erdhi Pjetėr Bogdani, njė nga mendjet mė tė gjera e tė ndritura tė botė shqiptare.

Ai ishte poet, filozof e dijetar i madh. Nė gjithė veprėn e tij ndihet mundimi, lodhja e njė titani. Ka gati dyqind vjet qė Shqipėria ndodhet nė natėn osmane.

Pra ajo ėshtė ende afėr mesnatės (ora e mesnatės duhet tė bjerė pas pesėdhjetė vjetėsh, pėrderisa nata e gjithė do tė jetė e gjatė pesėqind vjet). Pavarėsisht se askush nuk e di se nė ē'pjesė tė natės ndodhet vendi, poeti e ndien.

Ai e ndien se nėn peshėn aziatike, bota shqiptare jep ēdo ditė krisje e pėson shembje. Feja ėshtė njė nga ledhet e para qė trandet.

Pėr njė habi tė pashpjegueshme qartė, dy nga popujt mė tė moēėm e kokėshkretė tė rajonit, shqiptarėt nė veri dhe kretasit nė jug, bėjnė kthimet e para nė fenė islamike.

Janė tepėr tė vjetėr dhe janė lodhur nga krishterimi? Ashtu siē qenė ndėr tė parėt qė tė lodhur nga paganizmi kishin marrė krishterimin? Askush s'mund ta shpjegojė gjer nė fund enigmėn.

Pjetėr Bogdanit, qė ėshtė peshkop katolik, i dhemb pa dyshim kjo ēarje. E bashkė me tė i dhembin shumė gjėra tė tjera, krejt universi shqiptar qė shkon drejt teposhtjes.

Ai e ndien se po irnosen ngjyrat e veshjeve, po zvarget si e damllosur muzika, madje lėvizjet e shqiptarėve po flashken edhe nė trutė e tyre pikė-pikė po depėrtojnė pėrftimet orientale: "javashllėk" dhe "kismet".

Ai e ndien madje se edhe gjuha shqipe, sado sipėrane e tigreshė tė ishte nė krahasim me turqishten, po lodhej prej goditjes sė shurdhėr tė bishtit tė tjetrės.

Ai i ndien tė gjitha kėto, ndaj vendos tė ndėrmarrė diēka titanike: t'i vėrė supet botės qė rrezikon tė shembet. Kjo kushtėzon pėrftimin si prej galaktike tė veprės sė tij, universalizmin e saj, vizionet planetare dhe sidomos motivet kozmogonike.

Kėto tė fundit e mahnitnin veēanėrisht Lasgush Poradecin. Duke kujtuar njohjen e tij tė parė me veprėn e Bogdanit, ai shkruan: "Kam kopjuar njė poezi kozmogonike, e cila nga pikėpamja e koncepsionit origjinal, e idesė sė fuqishme dhe e formės sė veēantė tė saj, jam i mendimit se duhet konsideruar si njė monument letrar, jo vetėm i gjuhės shqipe, por i republikės sė letrarėve pėrgjithėsisht.

Kozmogonia e tė Madhit Shqiptar u bėn ballė, me cilėsitė e veta, kozmogonisė asiriane (babilonase), ashtu sikundėr kėtė e shohim nė Biblėn hebraike dhe kozmogoninė indike, ashtu sikundėr kėtė na e shfaqin Vedat e Shenjta".

Titanizmi, ashtu sikurse dhe katastrofa, do tė shfaqen herė pas here nė letėrsinė shqipe, njėlloj si ciklet kozmike. Ato do tė shfaqen gjatė Rilindjes Kombėtare me Naim Frashėrin. Ato do tė rishfaqen nė fund tė shekullit XX gjatė dramės sė Kosovės, qė ende mban erė shkrumb.

Pjetėr Bogdani ėshtė nga Kosova, por s'ėshtė kjo arsyeja kryesore, qė vepra e tij ėshtė studiuar mė mirė atje. Arsyeja e thellė ėshtė se pikėrisht atje u pėrsėrit tragjedia e vjetėr. Ashtu si nė epikėn gojore shqiptare makthi turko-osman ringjalli dyndjen sllave, ashtu nė letrat kosovare, makthi sllavo-serb ringjalli dyndjen osmane.

Shkreptima idesh i karfosnin harmonikisht letrat shqipe, ato qė duke lindur me formulėn e shenjtė tė pagėzimit kanė mbyllur ciklet e ringjalljes me njė tjetėr formulė tė shenjtė: Shqipėria u ngjall sė vdekurish.

Nė mbyllje tė kėsaj fjale do tė doja tė kthehesha pėrsėri te fillimi i saj: ndalimi i shkrimit tė gjuhės shqipe.

Ē'do tė bėnin shkrimtarėt e mundshėm (potencialė) shqiptarė me njė gjuhė tė tillė? Zgjedhjet nuk ishin tė shumta. Dhe, veē kėsaj, tė gjitha ishin tė trishtueshme.
E para gjė qė tė vjen ndėr mend nė kėsi rastesh ėshtė heqja dorė prej njė prej pasioneve mė tė vjetra tė njerėzimit: krijimit letrar.

Dhe, shumica e shkrimtarėve tė mundshėm shqiptarė bėnė pikėrisht kėtė: e braktisėn artin e tė shkruarit. Ne nuk e dimė dhe as mund ta dimė numrin e tyre. Ne dimė me saktėsi vetėm njė gjė: qė humbja e kulturės shqiptare ishte e pandreqshme.

Njė zgjedhje tjetėr, mė tepėr iluzore se e vėrtetė, ishte rikthimi i shkrimtarėve nė traditėn e vjetėr rapsodike tė letėrsisė gojore. Ndėrkaq, duhet thėnė se, pavarėsisht glorifikimit qė i bėhet shpesh kėsaj tradite, ajo mbetet pėrherė e mangėt nė krahasim me letėrsinė e shkruar.

Njė zgjedhje e tretė, nė thelb e pikėllueshme, ishte pėrdorimi i gjuhėve tė tjera pėr t'u shprehur, kryesisht latinishtja e pas saj, gjuhėt e tjera europiane.

Njė pjesė e shkrimtarėve shqiptarė u strehua kėshtu nė gjuhė tė tjera, duke i dhėnė fjalės emigrim njė tingėllim dyfish dramatik. Njė letėrsi e tėrė u krijua kėshtu nga ata qė u cilėsuan si shkrimtarė katolikė tė veriut, letėrsi e fuqishme, brenda kostumit latin tė sė cilės ndihej drama shqiptare.

Konformizmi me njė sajesė letrare turko-osmane, njė farė letėrsie e lejuar, madje e nxitur nga pushtuesi, ishte njė zgjidhje jo vetėm iluzive, por edhe me pasoja fatale nė qoftė se do tė zinte rrėnjė nė kulturėn shqiptare. Veēantia e parė e kėsaj sajese ishte tė shkruarit e shqipes me shkronja arabe. Veē kėsaj, mė e rėndė se kjo ishte brumi gjuhėsor me tė cilin ngjizej kjo kinseletėrsi.

Nė kėtė brumė, gjuha shqipe zinte njė vend minoritar. Si nė njė pasqyrė dukej qartė se si ajo po jepte shpirt e asfiksuar prej shtrėngimit tė njė tjetėr gjuhe qė, jo vetėm ishte gjuhė e pushtuesit, por qė nuk ishte as e familjes indoeuropiane.
Nė kushte dhe dilema tė tilla, shkrimtarėt shqiptarė u vėrtitėn njė kohė tepėr tė gjatė, si tigrat nė kafaz.

Njė zgjidhje tė fundit, nga ato qė krijon vetėm dėshpėrimi, do tė merrte shkas ndoshta nga njė model i vjetėr, dhe pikėrisht nga fraza e parė e gjuhės shqipe tė shkruar, formula e pagėzimit, qė pėrmenda nė pjesėn e parė tė fjalės s'ime. Kjo formulė, e hartuar, siē thashė, mė 1462-shin prej peshkopit shqiptar tė Durrėsit, gjendet brenda njė teksti latinisht.

Shkrimtarėve shqiptarė nuk u mbetej veēse ky model: tė strehonin tekste tė kursyer shqip, brenda teksteve tė gjuhės latine, tė cilėn nuk e kapte dot ligji osman. Me fjalė tė tjera, tė shpresonin qė ca modele tė gjuhės sė tyre tė rrezikuar, t'i strehonin pėr mbrojtje nė trupin e ftohur tė njė gjuhe qė nuk frymonte mė.

Mė lejoni ta mbyll fjalėn time me kėtė pėrfytyrim, qė sa ē'duket tragjik, aq ėshtė edhe mallėngjyes nė simbolikėn e vet.

Simbolikėn e shpėtimit qė gjuha e popullit tim ka kėrkuar te gjuha, qė vėrtet nuk ishte mė e gjallė, por pa tė cilėn nuk mund tė pėrfytyrohet qytetėrimi europian.
Ju faleminderit.

SANTANA-29 02-09-09 21:52

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[COLOR=red]Shqipėrisė i ndodhi diēka qė rrallė i kishte ndodhur ndonjė vendi. Kur elita e vendit, kryezotėt, oficerėt, njerėzit e letrave, tė arkivave, diplomatėt, kontėt, dukėt, shkronjėsit e manastireve, duke mos e menduar dot jetėn nėn shenjėn e islamit, ikėn pėrtej detit, u duk se bashkė me arkat e rėnda morėn me vete edhe trurin e kombit.

Dhe, nė njėfarė mėnyre, ashtu ishte. Gjithė rrafshnalta shqiptare ra nė mpirje e nė zi. U duk se vendi, si i goditur nė kokė, do tė mbetej i gjymtė pėrgjithmonė.[/COLOR]


[I][SIZE=2]E Lojtari,po e shoh se spaska pergjigje ne ket Tem aq te mir,[/SIZE][/I]
[I][SIZE=2]Truri kombit po shkrihet,.-[/SIZE][/I]

4peace 24-11-09 20:58

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Posa e pashė njė emision ku, mes tjerash, flitej se si mund tė arrihet deri tek titulli "Doctor Honoris Causa"...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]...Ky titull nuk jipet pėr ndonjė meritė tė posaēme por, shumė thjeshtė, mund tė [B]blihet.[/B][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kush ėshtė i interesuar, don t'i investojė nja 100. 000 € pėr ta pasur kėtė titull nė dorė/xhep, le tė lajmėrohet nė MP.[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT]

Guri i madh 24-11-09 21:05

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[quote=4peace][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Posa e pashė njė emision ku, mes tjerash, flitej se si mund tė arrihet deri tek titulli "Doctor Honoris Causa"...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]...Ky titull nuk jipet pėr ndonjė meritė tė posaēme por, shumė thjeshtė, mund tė [B]blihet.[/B][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kush ėshtė i interesuar, don t'i investojė nja 100. 000 € pėr ta pasur kėtė titull nė dorė/xhep, le tė lajmėrohet nė MP.[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT][/quote]


me jap pak informata se jam i interesum me e ble nji qmim te till se problemi esht me u shpall person publik se pastaj punet hecin


edhe ju keni me perfitue bile veteran te luftes kam me ju shpall

LOJETARI 24-11-09 21:34

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[quote=4peace][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Posa e pashė njė emision ku, mes tjerash, flitej se si mund tė arrihet deri tek titulli "Doctor Honoris Causa"...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]...Ky titull nuk jipet pėr ndonjė meritė tė posaēme por, shumė thjeshtė, mund tė [B]blihet.[/B][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kush ėshtė i interesuar, don t'i investojė nja 100. 000 € pėr ta pasur kėtė titull nė dorė/xhep, le tė lajmėrohet nė MP.[/SIZE][/FONT]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]***[/SIZE][/FONT][/quote]

Unė prita se do tė i kundėrvihesh fjalimit tė Kadaresė , ndėrsa nuk besova se do tė na tregosh se cfarė emisionesh po pėrcjellė kohėve tė fundit .:biggrin:

Guri i madh 24-11-09 21:40

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[quote=LOJETARI]Unė prita se do tė i kundėrvihesh fjalimit tė Kadaresė , ndėrsa nuk besova se do tė na tregosh se cfarė emisionesh po pėrcjellė kohėve tė fundit .:biggrin:[/quote]



lojtar te perqafon Guri i madh , e kam kalue gripin mos u frigo

shfletuesi_ 24-11-09 21:44

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
A e paska marr qmimin ky Francezi a ku vitin e kaluar nuk mundi ta fitoj shkaku i nji shqiptari :D :D :D

4peace 24-11-09 23:12

Titulli: Kadare -cmimi "Honoris Causa" Palermo
 
[quote=LOJETARI]Unė prita se do tė i kundėrvihesh fjalimit tė Kadaresė , ndėrsa nuk besova se do tė na tregosh se cfarė emisionesh po pėrcjellė kohėve tė fundit .:biggrin:[/quote]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Pėr ēfarė arsye me iu kundėrvė shkrimit kur ashtu-kėshtu bie nė ujė.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ky herifi, me titullin "Konsul", e kishte filluar karrierėn me Dr. Odol ("Odol" njihet, pos tjerash, pėr pasta dhėmbėsh). Paguan 70 000 Marka tė atėhershme, kurse ky shkon tek njė kryetar shteti (pasi qė kishte lidhje tė shumta me VIP-a) e kėtė e bėn pa kurrfarė kompenzimi. D. m.th. kėtij "Konsul"-i i ka kushtuar vetėm rruga deri atje...Kėshtu kishte fillaur karrierėn ky "Konsul"-i. Tash ishte bėrė miliarder.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Nė pyetjen "pėr ēfarė vlere bėhet fjalė me kėtė titull?", ai pėrgjigjet me "kurrfare...pos kush don ta ngrisė veten lart falso".[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Me demek qenka "titull" mjaft i pėrshtatshėm pėr ata qė duan tė qėndrojnė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Para ca ditėsh qarkullonte njė thėnie e Kadaresė "Shteti m'i ka borxh 2 milion Euro".[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Athua, vallė, i kanė munguar pėr tė blerė tituj tjerė?[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Mos ta zgjas, sepse edhe ashtu nuk deshta tė ngjall debat. Ishte sa pėr informim.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Jungjatjeta![/SIZE][/FONT]


***


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:04.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.