Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   Albanologėt kėrkojnė ndihmė !!! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31834)

Zero Cool 06-07-11 13:49

Albanologėt kėrkojnė ndihmė !!!
 
Prof. dr. Bardhyl Demiraj



[img]http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/63371_441400347209_182132672209_5041529_7862411_n.jpg[/img]


Albanologėt: Apel pėr ndihmė nga shtetet shqiptare


Nė zemėr tė jubileut gjysmėshekullor, Dega e albanologjisė nė Universitetin Ludwig-Maximilian tė Munihut lėshon apel pėr ndihmė qė t’i shpėtojė rrezikut tė mbylljes. , Kreu i kėsaj Dege tė Albanologjisė, prof. dr. Bardhyl Demiraj, nė njė letėr tė gjatė sqaron situatėn aktuale dhe perspektivėn e pasigurt. Demiraj shpjegon se reformimi i sistemit universitar gjerman nė kuadrin e procesit tė Bolonjės, po ndikon negativisht nė mbarėvajtjen e aktivitetit tė degės sė albanologjisė, e cila nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme me personel mėsimdhėnės qė tė zhvillojė aktivitetin e vet universitar si degė mė vetė nė nivelin e parė (Bachelor). Mungesa e njė lektori dhe/ose e njė docenti universitar nė nomenklaturėn e degės ka kushtėzuar si masė paraprake nė organizimin e formimit universitar tė nivelit tė parė (Bachelor) shkrirjen e plotė tė programit universitar tė albanologjisė me atė tė dy degėve tė tjera universitare nė LMU: me Gjuhėsinė Krahasuese dhe Indoevropiane (prof. dr. O. Hackstein) dhe Gjuhėsinė e Pėrgjithshme dhe Tipologjinė Gjuhėsore (prof. dr. W. Schulze). “Nė kėtė kontekst tė ri dega e albanologjisė pranė LMU ėshtė transformuar nė nivelin e parė tė sistemit universitar nė njė fushė studimi me drejtim thjesht gjuhėsor, duke rrezikuar kėshtu seriozisht tė humbasė njėherė e pėrgjithmonė fizionominė e fituar gjatė njė pune tė mundimshme prej mė se pesė dekadash, pikėrisht atė tė njė dege universitare rajonale, ku krahas gjuhės dhe kėrkimit gjuhėsor studiohet kultura dhe historia e popullit shqiptar nė kohė dhe hapėsirė.” Por fati i saj mbetet pasigurt edhe pėr nivelin e dytė tė studimit universitar (Master), sa kohė qė dega mbulohet vetėm me njė vend profesure dhe pa njė lektorat tė rregullt, sikurse ėshtė rasti nė degėt e tjera universitare me karakter rajonal.

“Meqė probleme tė kėsaj natyre pėrcaktohen e saktėsohen nė marrėveshjet kulturore ndėrshtetėrore”, shton nė letrėn e tij gjuhėtari qė drejton prej 10 vjetėsh degėn e Albanologjisė nė Munih, “shprehim bindjen se Republika e Shqipėrisė, Republika e Kosovės si edhe Republika e Maqedonisė do tė mund tė siguronin vazhdimėsinė e sė vetmes degė universitare albanologjike nė Evropėn Perėndimore, nė rast se do tė mund tė kontribuonin nė kėtė drejtim, siē mund tė ishte p.sh. pėrshpejtimi i punės pėr ratifikimin e njė marrėveshjeje kulturore ndėrshtetėrore me Republikėn Federale Gjermane.”

Dega e albanologjisė nė Universitetin Ludwig-Maximilian tė Munihut ėshtė hapur nė shtator 1961 nga prof. dr. Martin Camaj. Ajo ėshtė pjesė pėrbėrėse e Institutit tė Gjuhėsisė Krahasuese-Indoveropiane si edhe i Albanologjisė nė LMU. Gėzon statusin e njė qendre shkencore-universitare qė pėrgatit, diplomon dhe doktoron si albanologė tė rinj ata studentė e studiues qė pėrzgjedhin albanologjinė si degė kryesore studimi; pėrkatėsisht plotėson formimin universitar dhe pasuniversitar tė atyre studentėve qė pėrzgjedhin albanologjinė si degė plotėsuese. Ky status ruhet ende sot i akredituar nė matriksin e sistemit universitar tradicional gjerman, ēka e ka bėrė kėtė degė tė jetė unike nė gjithė atė pjesė tė arealit shkencor albanologjik qė shtrihet jashtė hapėsirės kompakte shqipfolėse nė Ballkan.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:35.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.