Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Vargje nga autori Xhelal Ferizi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26361)

lirik 15-02-10 23:22

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Shqiptari trim ėsht mbi dhe
--------------------------
Autori Xhelal Ferizi
--------------------
Shqiptari trim ėsht -gjenet i ka si zhari
shqiptari ėsht i ndertuar prej baroti e flake
ai nė mejdan lufte gjithmonė del ma i pari
preke europė njiher at mendje nė rradake
-------
e gishtin mendjes qitja njiher mirė
se ballkani ėsht barot e benzinė
se ku i thonė shqipni do tė jet tokė e lirė
ose do tė kndojnė shekujt me martinė
--------
se ti kusht na i qite do tė shkjaut gjasht pika
pse kshtu e kerkuan moska e pekina
por pėr pa u qfarosun n' shqipni djem e qika
nuk shtrohet shqiptari pa u shue moti e stina
------------
se pikat prekun gjithkah kushtetuten
prekun lirinė tonė e sovranitetin
mos harroni nanė e kemi teuten
deri ku e patem megjė kufij e detin
----------
e si erdhi ktu fara e pansllavianit
me arusha e lkura e me lecke e harren
qe sa shekuj tokes kahdo tė ilirainit
ja ka derdhur gjakun ja ka hapur varren
---------------
mos harro europė se do tė pėrmbysė zoti
nji dit ty me foshnje me gra e me djepa
se fjalen ne shqipni sot e ka baroti
e ushtri kombtare kahdo n'male e shkrepa
-------
e me kndue kėndojnė kahdo pushkt shqiptare
e jo mashtrimi e qyqari mjerane
jan zgjuar shqiptarė me trimri e zhare
topi e qeliku do t'ushtojnė qdo ane
----------
e ke me e pa ti vet se qdo i ri e plak
edhe plaka e vasha mbshtjellen n'dinamit
e nuk bien nen shkja ne pranga e lak
se pushka e trimija shqipninė e ka rritė
----------
se ku i thonė shqipni e shqipja ku flitet
kahdo n'gjuhė amtare ku shqiprojnė bimė bari
baroti pėr hasmin si rfe do t'gatitet
se nėn kambė tė shkjaut nuk rrin ma shqiptari
-------------------
Autori Xhelal Ferizi
liriku nė mėrgim

lirik 15-02-10 23:23

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Udha ime
-----------
Autori xhelal ferizi
-----------------
sa shum shekuj mė shtrove
erėrave jam perplasur me rrėzime ngritje nė furi
sa shum nėpėr shpirtin ti rrudhat mi lakove
mallė lot dhimbje etje e dashuri
-------
o udha ime me kalvare
un deshta tė bėhem fli
nė gjuhen time amtare
kėrkova pėr dheun liri
--------
un me ty o udhė kam folė ti e din
ti mi zbertheve ekuacionet menqurore
a tė kujtohet kur tė thosha pse lotin ma pin
e tė flisja nė gjuhė ylberore
---------
sa yöberat ti kam shpalue
e sa shum ideale
a tė kujtohen vargjet qė ti kam kėndue
kur dėnesnin nga ndjenjat fisha e ara e male
-------
a tė kujtohet si e emroja secilen kokėrr dhe
si i shėndrroja ne dashuri mallengjimet
sa shum kam kendua kah tu shqip me fe
me lot i kam la kujtimet
-----------
udha ime me thuaj a tė kujtohet kur te shikoja nga mbrapa
e bėhesha kujtesė e shpirtsi
andje kah tio kah kam qitur hapa
bėhesha mbi rrudhat tua ndjenjėsi
--------
shpirtrisht bėhesha me ty emocion
njėsohesha me ty e shpirtė pikturoja
disi mė lidhte udha e dheut tonė
nėpėr kohra udhė mbresje e imagjinoja
-----------
a tė kujtohet usha ime ty
tė kam lidhė me aq shum ėndrra kujtimsie
tė kam bė nė secilen shpirtndjenjė sy
art shpirti npėr secilen rrudhė dheu pikturė melankolie
-------------
aty te kalauart me qehre i kam pulsue
edhe pluhurim ta kam quajt nji kujtim qehre mirė
un neper ty sa ndjenjat i kam gjallėrue
cicėroja pėr ty dhimbshėm me mallė si zogu plot dėshirė
------------
o udha ime sa shekujt per ti i kam bė zbėrthim
nė ty i kam vendosė kujtueshem sa mahni
ti ma oforje quditshem me mallė at largim
qė un e kam quajt ne secilen rrudhė tėnden magji
-----------
o zot ky as harrim nuk quhet
por e shum e quditshme kujtesė
neper pluhurin tėnd edhe dheu zemer shkruhet
lotin me kullim ma nxitė porsi vesė
--------------
o udha ime secilin kokerr udhė
me qehren tėnde e te malelgjnyeshmin largim
her mė afron shekujt her perplasur mė hudhė
ne t kalueren ti nuk len harrim
----------
shekujt me folė i kan nxitė i kam bė fjalorė
qė ta thonė zbėrthyeshem ndjenjė kohen per ty
tėkam prekė me ndjenja si perkdheljen me dorė
shijet per ty nė gjuhė arti i kam pėrkthy
-----------------------
autori xhelal ferizi
-----------------------------

lirik 15-02-10 23:24

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Ndrysho o shqiptarė i lashtė autokton
----------
autori xhelal ferizi
----------------
ndrysho o shqiptarė i lashtė
ndrysho nė shpirtė nė qėndrim
ndrysho nė kokė e nė rrashtė
se bota ėsht gjak e krim
--------
se bota ėsht padrejtėsi
se bota ėsht shkelse mohuese
se jeta ėsht pa fundėsi
me tė kqija shum provokuese
---------
mbushu gjithmonė fuqi
depon mbushe barot
me dije mbushu kahdo o etni
se kohrat ju sjellin lot
---------
“mbushu kahdo me shkollė
tė shejt e kult ta kesh tė dashuren punė
mendjen sa ma tė hollė
se erėrat ju sjellin dhunė
----------
gjakun shėndrroje n' qėndresė
shqipen mos ngatrro me fe
atdheun mbaje me besė
e vdis pėr tokė e dhe
----------
vdekjen quaje burrni
jeten quaje mund
qyqarė mos u shtro nė robėri
se prangat e shkeljet s' kan fund
--------
askuj mbi dhe mos ju shtro
se gjaku ėsht ma ia fortė s e feja
nga gjaku i yt kurr mos u largo
armikun msyje si rrfeja
---------
i urtė rri gjithmonė kah fjala e kuvendi
ndiqe gjithmonė me vemendje shpetimtaren dije
mekė e romė le tė jet atdheu i yt vendi
etnikja e lashta tokė e shejt shqipnije
------------
armėn duaje se ta shpėton etiken
ta mbronė atdheun e fytyren
ta mbanė gjallė tė shtrejt dheun e me troje etniken
shqipėri atdhe bėje gjith detyren
----------
kryeje detyren me nderė
puthe kahdo dheun e tė parve
dhe rri gati per herė
flakė e barot pėr armiq t ' shqiptarve
-----------

xhelal ferizi autori
-----------------------

lirik 15-02-10 23:25

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
O varg i dhimbejve
----------

autori xhelal ferizi
-----------------
e di o varg se nė secilen germė me tė shtyrdhė gjak qet
lot vuajtje mjerim
e di o varg se ti ke vuajtje kronologjike shqip nė sasi sa nji det
e di o vargje shqipe e di o vargu im
---------
e di se nė ty tė gjith shekuj gjėmojnė
se nė ty rėnikmet ankimet dhimbshėm shfaqen
e di se lulet mbi dhe tė gjitha i troshtojnė
gongjen lulkuqen manushaqen
--------
e di o varg se ti token e rrėnqethė
e di se ti degėt i then me dhimbje kohore
e di o varg se ti secilin gjet
e trishton me dhimbje ne token arbnore
---------------

e di o varg se bota sillet
nė gajasje e llume e zjgjyre
e di se qeshin me dhimbjet tua
motet epokat e pa kurfar fytyre
---------
e di o varg se me lotin tėnd tallen
indiferencat e akullta mizore
e di o varg poetik se ty apelet tė kallen
se flakė e padrejtėsive ėsht bota toksore
----------------
autori xhelal ferizi
-----------------------
lirik nuk ėshtė nė linjė

lirik 15-02-10 23:25

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Sa her e deshta vetem lotin
------------


xhelal ferizi autori
--------------------
sa her e deshta vetėm tė ja fali vargut nė pendė
kullimshėm pa tjetėr mjerani shoqėruese
nisnin mandej dėnesjet e dhimbjet me ngarendė
nėpėr kohrat e udhėt lakuese
-----------
dhe gjaku aty nė pika pėrzihej
lot dhimbje udhė fate me gjak
pran luleve as artit nganjiher nuk mė rrihej
pse a thua o zambak
--------
pse kėshtu vargisur m' rridhnin pikat gjak'lot t' zemres
damarėve tė kohes time
pėrse gjithmonė stinėt pėrgjakshėm kohė arenes
mė ndiqnin nga pas me vrapime
------------------

xhelal ferizi autori
----------------------

lirik 15-02-10 23:26

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Era mė shtynte kah udha
---------

-------------
xhelal ferizi autorė
-------------------------
Era mė shtynte kah udha
hapi disi mė ngecte
balli mė fliste me rrudha
fati lakueshėm mė ecte
--------
atdheu nė pranga terri
robėria bo brente tue grrye
mbi tokė mbretronte ferri
lisat gati me i thye
--------
kahdo motet rėnkonin
gjaku kėrkonte fitilin
prrojet e valėt rėnkonin
trishtimi po e ndiqte bilbilin
--------
---------
kobi kah toka sillej
erė gjaku i vinte pranveres
laku rreth fytit tė atdheut mbėshtillej
e qanin lulet e veres
----------

guri po thuejse nė dysh ndahej
vargoj“t' kishin lidhur shum plisa
me gjak toka po lahej
qyqet vajtonin mbi lisa
---------
tytat po villnin zjarre
trupat po binin tė njomė
dardanes i hapeshin varre
kah shkonte liriku i jonė
-------
kah ecte ku ishte nisur i vetmuar
nė naten e errur pa hanė
me vrapin atdheut tė robruar
kah flsite me dhe e ranė
------------
oh lirija lirija
vetėm ajo tė jep jetė
lirikut i piku nji lot nga mėrzija
se vetėm pa pendė kishte mbetė
------
penden as letren nuk e kishte
ankthin e mbante nė gji
barin me pllėmbė po e shprishte
dhe nisi e tha nė elegji
------
na vranė na shanė na pshtynė
trembdhjet shekuj me varre
sa megjat e gurėt na i shtynė
o tokė me lisa e qarre
------
sa dushkun na e pėrgjaken e fleten
sa lotin na e derdhen dėnestarė
pa faj e moren sa jeten
njomzak e tė ri shqiptarė
------
nuk lan kund mbi dhe pa mbjellė zi
nuk lan kund kob pa e mbi pėr mbi dhe
nuk lan kund pllambė toke pa e bė shkrumb e hi
nuk lan kund rreze mbi kosovė me nxe
-------------
xhelal ferizi autori
-------------------

lirik 15-02-10 23:28

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Kėshilla pėr ju
—————-
Autori Xhelal Ferizi
—————-
mosni kujdes mos rrėshqitni
ruajuni fatit e shekullit tė zi
se nėpėr pendime mandej edhe tė vdekur do bėrtitni
kujdes nga koha rruspi
——–
rrotes dhe kohes injorante ikni
se ajo ju shkelė ajo nga zemra e zezė sillet
bėhuni shkollė e nga dija pikni
se kobi nė errsirė ju mbėshtillet
———
ruajuni mosmirnjohjes rrotė
se ju shkelė nė shekull si mizė
dhe nuk ju len kund gjurmė mbi botė
as shpresė nė ringjallje nė asnjė qelizė
———-
nė kohra tė pėrbuzjeve mos lindni
se lotin do ta keni ujė e pije
nga koha injorante ikni
se djajt do tė ju lėnė nė hije
———
nė kohrat e djajve mos rrini
ikni menjėher nė dritė
me djallin e kohen e pa kohė dolli kurr mos pini
se tė bardhė nuk do tė keni ndoj ditė
————-
autorė xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

lirik 15-02-10 23:28

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
O ju male

shkruan mėrgimtari xhelal ferizi
--------------------------------

o ju male m' falni verė
m' falni t lehtė rrrezen me erė
m' falni t' kėndshmen bukuri
m' falni aromen qė m' ka shkri
'''''''''''''
m' falni brushat plot me shend
m' falni shpresė pėr t lashtin vend'
m' falin kohė kur t' vijnė t e,bardha
m' falni lot qė lshon ujvara
m' falni joshje pėr atdhe
m' falni vend nje pllmėbė n' fole
me pasė shpresa ku me u nxe
'''''''''''
m' falni n' gjak ju at kullim
m' fal at lot qe t' rrjedhė n' pendim
nė mendim e mallengjim
''''''''
mė fal ndoj erė nga ato molla e dardha
e mi fal do qaste tė bardha
---
m' falni o male m' falni afsh
mi fal fijet si mėndafsh
kah ti i lidhė t' holla n' ylber
ma fal t' bardhen lulė pranverė
ma fal dehjen e flutrimit
mi fal rrezet e agimit
mos ma l'sho ah me u kputė besen
mos ma shkrijė gjakun si vesen
mos ma mbjell nė sy harresen
---
mos ma le thatė at fole
mi kthe flatrat ku jam le

mal o mal me gurė shkumbardhe
ku t' vlon shkumbe si lėng dardhe
vala e prronit me ato gurra
ku mi ke po maja e curra
ku e qon embel motin stina
ku te rrin flladi nder lugina
---
bardh n' stėrkala tė kullimit
gurė mė gurė nė dritė t' shkėqlimit

mal a o mal mali i malsisė
n' ty qė rrin ora e shqipnisė
n' ty qė krehet nuri e zana
n' ty qė lmohet dielli e hana
n 'ty q ė lmohen ato mote
po un jam vet rrėnja jote
---
mos me le o mal me u tha
se qerpiku n' gjak m' u la
nė gjak emallė edhe mėsht shterrė
pėr qdo bimė e pėr qdo ferrė
per qdo dushk e pėr qdo fletė
mė thau malli nė kurbet
---
nuk po ka ma burim loti
se pėr ty mi ka shterrė moti

mal o mal i bukurisė
ma fal flladin e lehtsisė

mi fal fletet degza e fjera
mi fal dridhjet qe i luen era

mi fal pipat e gjelbrimit
ma fal krehjen t' lules t' blinit

ma fal hijen e flladsisė
t 'ma njomsoj mallin t' shqipnisė

t' ma njomsoj hija me erė
leht qė dridhet mbi pranverė
ne at shqipni ku i thonė etnike
ku ka kroje aq magjike
ku ka fusha idilike

edhe pejzazhe shtri kah rrijn
edhe ylberat kah do pijnė

kthye si hark me art kah qielli
n shartim shiu e ngjyra dielli

qe si ka askush mbi dhe
si etnija ku jam le

ma fal piken e sterkales
ah mi fal bardhsitė e vales

edhe artin e bukurisė
at gjelbrim te pa fundsisė

qė e ka e jonė entija
kah do shqip ku flet shqipnija
---

se mua motet m' kan pėrbuzė
mė ėsht bė shekulli hi e shpuzė

e ne lot sa her jam tretė
por rikthim s po ka mbi jetė

se pa ty kohrat me lan
kujt ti them un tash vatan

kujt ti them un nanė shqipni
ku ta gjej ė pak shpresė me e pi

ku ta gjejė si te sajė nji dhe
ku tė gjejė si tė sajė fole

mė ėsht tha buza e,shpirtit t' hallit
ma fal valen n' njomsim t' mallit

ma fal kthjellshėm kur t' shpėrndahet
leht mbi gurė vala kur t' lahet

mal o mal ma fal ledinen
ma fal zogun kanarinen

pse thatsija e mbrendisė time
pa zė t' zogjve mbet,n' shkrumbime

ne udhė tė huaj ka mbetė jetime

mal o mal o mal me fletė
vetem ti mua mė jep jetė

mal o mal mali i bardhsisė
ku vrojton shqipja e lirisė

ma fal mal ma fal larminė
rreze e hijet qė t' pėrtrijnė

kur t' bien shndriteshėm n' druj e fleta
ku e,mbshtetė shpresen e ėmbla jeta
mal o mal qka ti bėj mallit
ma fal uj't e gurit,tė zallit

ma fal mal ti at pikturė
mi fal ngjyrat n' valė mbi gurė

se un lidhė jam n' mallė largsije
kam mbetė n' vyshkje n' t' huaja hije
mal o mal o mal me degė
ma shkruaj nurin n' hije e shegė

q e t ja jap un dashurisė
syve t' lotit me e qendisė

edhe etjen qe me esht tha
te lmoj n 'heshtje larg tue t' pa
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''
xhelal ferizi autori i kėngve lirike shqiptare autori nga mitrovica e kosoves
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

lirik 15-02-10 23:35

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
I thash nji dit te gjithve

shkruan xhelal ferizi
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
I thash nji dit t ė gjithve a don me u bė njeri
gurit i thash e ai me jo jo ma preu shkurt e me be
nuk dua ta shėndrroj padjallzinė nė makutri
mė tha-
nuk dua tė jem si ju njerzit me lakmi
si ju njerzit qė materjet rrini prore tu i bre
''''''''''

e luta mandej drurin e i thash edh e atij nė besė
a don o dru tė bėhesh njeri
jo mė tha perse tė jem mish me llaskucėri e ves
pėrse tė jem zgerdheshje e servili
---
e druri
ai rrudhshėm ndjeshėm jo me tha me tė vendsouren vulė
se nuk dua un pėrjetshėm tė jem grryes planeti e thes
i mendjes laskucėri
grryes e uzurpues me ve ,
qe te behem grabits e,globet me i shkulė
---
mnadej i thash zjarrit behu ti njeri
rrufeshėm e,mohoj refuzueshė me kokė
un nuk dua tė jem djegsi per globe e gjithsi
si grabitsi njeri
por vlerė dua t ė mbetem mbi tokė
---
mandej e luta zogun qė e gjeta mbi fletė nė cicėrimė
iku trishtueshėm edhe ai me nji pergjegje jo
un nuk dua tha tė jem simbolė pėr krim
tė lutem mė le tė ciciroj mos mė shqetso
---
e,luta mandej hekurin e qelikun
mė than se s' kan aq shum qėndresė sa njeriu e imunitet
se thyhen,e gjak prej qerpikve pikun
kur dhimbjet vuajtje gjak e luftrat tė ju vėrshohen e derdhen si det
-------
e luta diellin edhe ai kategorikisht jo m' tha
ps e gazin ngjyrene gėzmin mė duhet ta ndrroj
nuk mund t ė zgerdheshem si maska e ti them dikujtė pseudo vlla
e cakun nė thikė t' ia mendoj
-----
e shkova te hėna me nji palė tesha
n' flakrim tė arit punu
mendova se ate ndoshta e joshė veshja
qė njeri t ė bė het nga lakmija me u shėndrru
---
por hana qiellore ,me kėt ofertė qeshi
dikur ė nė vetulla u ngrys
un qė jam qiellore ,gjakun me lot nuk e pėrsheshi
me bukpermbysje kur njerzit ti mbys
''''''''

e luta pastaj arin argjendin e safirin
ju thash t ė behen njeri
perbuzshėm ma kthyen duke rrėnqethė edhe h irin
s e driten e tyre magjike nuk ' deshten me e shkri


edhe shpates i thash qė ėsht e mbreht e mizore
i ofrova shpėrblim per ket tjetersim, gjoja madhorė
por ajo mė tha se nuk bėhet dytehshe dy ftyrshe dot djallėzore
ma mir me ndejtė shpat se me u shndrrua si vegel putha dorė
---
mandej i luta engjujt t e gjith nji nga nji
sa keq kur ju thash ata jan ndje
ma mirė kė shtu siq jemi mė than e nuk shartojm aq zi
se me u bė njeri me fe e pa fe
---
e shkova te djalli e i thash pėr kėt qellim
i thash qė tė bėhet njeri
nuk mundem tė shėndrrohem mė tha nė kėt maskė aktrim
nga djalli nė djallė me u shkri

as lulja as rana a kokrrat e e dheut as zallina
as vuajtja nuk deshti qė tė hyn n'ė kėt mish
as dheu as moti as shekujt e stina
edhepse i luta shum fish

nuk deshten te shndrrohen ne ket qenje qudije
u rrėnqetha ndėr planetarė
pse un kėt mohim nuk e kisha nė pėr dije
as ditė nuk,e kam ma parė

se nuk pranon a s lulja sa rrezja as uji
as toka e graniti me dhe
mu duk vetja keq e njeriu mė doli prej huji
me kombe me ligje e me fe
---------
se askush nuk deshti e as ajo vuajtja vet
asnji intelekt gjeni
nuk pranoj vullkani as pezhgve zeza as nje dhe e det
me hy nė' kėt ,tė' menqur vuajtėri
'''''''''''''''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
nga mitrovica

''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

lirik 15-02-10 23:37

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Penda ime mos u the
--------------------------
shkruan xhelal ferizi
-------------------------

mos po thyhet penda ime o njerz
o populli im!
mos po thyhet e imja penda !
duke thirrė nė qdo vrejtje e kushtrim
duke thirrė per bashkim e vlim

penda ime qe mbanė hallet e etnisė
qe mbanė hallet e etikes
qė mbanė brengat e tė lashtes etnike shqipėrisė
dardanes tė bijes sė pergjakur antike

penda ime qė mbanė
hallet e qdo krahine
o penda ime qė per liri e atdhe ti qanė
e pėr hallet e qdo kanarine

mos po thyhet penda ime
me hallet e etnisė e globit nė shpinė
kur egoja e njerzve e lot qenjesh njezore e flijime
se bashku nė te po rrijnė


mos poe thyhet penda ime e qėllim'mira
nės e shekujt aq shum e ngarkojnė
nėse nuk i vjen si infuzion furnizuesja dritėlira
nėse , hallegjijtė shekujt e harrojnė
---
mos poe thyhet penda ime duke pa
psherėtima nate,e mėrzi
mos po thyhet o diell i pendes time vlla
duke ndėgjuar aq shum absurde e marrėzi
---
,mos po thyhet penda ime o popuj
qė nė paqe s' do tė jeni kurrė
mos po thyhet maja e sajė nėpėr labirinte e strofuj
tė pabesive njerzore qė nė glob po rrjedhin si gurrė

---
nga autori xhelal ferizi mergimtarė shqiptarė

lirik 15-02-10 23:38

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Mos u the o penda ime

autori xhelal ferizi
-------------------------

mos u the o penda ime neper doza
neper simbolikė e terthore kohra e specifike metabolikė
mos u the o penda ime ,neper gremina e te plagosura mimoza
nga jeta nė jetė duke ikė

mos u the o penda ime neper lot
neper zjarre te kombeve neper luftra e qelik
neper teh te shekujve neper shekuj e mot
neper kshilla, epokash saldime te mundimshme prore duke pikė

mos u the o penda ime neper metafora
neper perpjekje pepruzje e fenomene
mos u the o penda ime mos bjer nga dora
rri e dashur rrin nė tė mi'a gjene

mos u the o penda ime neper kerkime e hulumtime
gjithkah neper caqet e kureshtjeve kėrkimtare
mos u the e dashur kur me majen prekė nė kohen me gjėmime
neper labirinte e kurtha tė papritura tradhtare

mos u the o penda ime me ra shakull
kur prekė me maje nė antikė
edhe neper kohra tė ndryshme me zjarrė e akull
neper vlime e ngrirje duke pikė

mos u the as nėpėr ahengje e gėzime
nga entuziazmi i tepruar
mos u the neper te ngutshme vlime
as nė shekuj tė pa shkruar tė turpruar

mos u the o penda ime nė pafundėsi
nė nyjet fenomene me gjithsi e galaktikė

neper dije te thella neper dialektikė
ne per ligje te fizikes mbi dhe e,ne gjithsi

mos u the neper metafora filozofike
as ne bukurinė e karajfilit
neper dehjet e beharit as nė tė reshurat atmosferike
mos u the o penda ime e arit

as neper jetima qė edhe vet vuajtjen e kan tha
ne lotin e tyre qe as nga shkėmbi i granitit nuk durohet
mos u the oj penda ime duke qa
se vujatja as gzimi s' mbarohet
''''''''''''''''''''''''

Nga autori nė mėrgim xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''

lirik 15-02-10 23:40

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Mė fal o vetvetja ime
Mė fal o vetvetja ime
-----------
autori xhelal ferizi
------------
mė fal o vetvetja ime
tė gjitha lutjet do ti sjell nga qielli
me gojė me zemer e me shkrime
mė fal qė nuk ta solla asnjė rreze dielli
-----------
mos mė akuzo nė at botė
se hajdutėt e rrezeve tė gjith vodhen
ata natėn pa hanė e pėr hanė dje e sot
rrezet i grabiten pėr vete i mblodhen
------------
un nuk vodha askund
asnjė rreze lumturije
tė solla zhgėnjime e mund
mė fal pa pikė mėrije

---------
mė fal nė at botė e nė kėt botė
edhe lulet mo vodhen tradhtarėt
un ty tė solla vetėm lot
dashuritė mi vodhen dinakėt tregtarėt
-----------
edhe lulet mi vodhen
rriskut tim si lan kund hise
tė' gjitha qeshjet me maska e pa maska i mblodhen
sa grabitqare kto fise
---------
thue se kan pi kta grabits jo ujė por shpejtėsi
thue se ushqehen me fat
vetėm un pse vetėm un pa pi
sa do pak uratė
----------
ah vetvetja ime e gjorė
si tė jap ndonjė burim magjik
si ta ndrroj gjithqka me buton a me dorė
tė mos vet'quhem ma tragjik
------------

Autori Xhelal Ferizi
----------------------------

lirik 15-02-10 23:40

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
O varre flisni o gurė

----------------------
Autori xhelal ferizi
-------------------
Flisni o varre flsni krijoni gjuhė toke
qė tė marrin vesh edhe akujt e errsira
qė tė merr vesh dheu e gjithqka e shqipnisė etnike loke
se drejtėsia mbi dhe ėsht ma e mira
----------------
flisni o heshtje o tė vdekur
tregoni o ju tė vdekur tjerė nga padrejtėsia
pse rrini o varrre heshtur e ju kohra stėrmekur
thuani se nuk durohet ma tradhtia
--------
po vdesin edhe varret tash nga krimi e errsira
edhe i vdekuri dy her po vdes
po vdesin edhe gurėt nga fjalėt e pshtira
asgjė e gjallė mbi dhe nuk do mbes
--------
servilija po vret shekuj e qast
nuk ka ma qeshje me zemer
brryli nuk po lshon mbi dhe asnji rast
lufta po bė bėhet pėr karrigė e emer
--------
dhe vuani o tė vdekur qė vdisni nga dy her
se fajtore ėsht pa shpirtėsia
tė drejtit jan gjithmonė tė mjerė
mbi dhe mbijeton mashtrimsia
---------
pse heshtni o varre pse heshtni o gurė
kush i kėputi shekujt nė mes
kush nuk la lidhur nga zemra nė zemer asnji urė
kush vrau fjalė e besė
---------
i vrau gjithmonė brrylatari
i vrau gjithmonė garė e liga
i vrau i njerzve tugjari e tregtari
i vrau lakmija e shėmtuara karriga
---------
pse heshtni o varre kur gjahtarėt kah ju kalojnė
kur varrosin kėtu naten mbulojnė dinakėrinė
pse heshtni kur dhimbjet kahdo lotojnė e rėnkojnė
e ju e mbani mos guxueshėm heshtėrinė
------------
Autori Xhelal Ferizi nga Mitrovica
e kosoves
-----------------------------
Titulli: Vargje Nga Liriku Xhelal Ferizi

lirik 15-02-10 23:41

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Nuk do tė ket
-----------
nga autori xhelal ferizi nė mėrgim
-----------------------------
Nuk do tė ket buk pėr ty as notė o vargu im
deri sa tė ket zemėr'vegjėl mbi dhe karkaleca
smirėzi tė lindur nė mangėsi e vogėlsim
gjini hetero jargė'tare e burreca e mistreca
---------
shpirtvegjlit kurr nuk kan qitė diqka nė dritė
as ata me tru mize e me mikro mendė tė kufizuar
o vargu im pėr ty duhet tė flas njė e madhe dritė
e yje tė mdhej tė qiellit tė bekuar
-------------
simrėzijtė nuk mund tė dalin pėrtej jargėve tė tyre tė zeza
lokalist tinzarė dinak e krahinorė
bejtegji rezil cinik zemėrzi qė jan trashgu me tė meta ndėr breza
endacak kotėsira e tė pa emocion puthadorė
-----------
as ata qė jan me kaqikun tė vogel
as picimulat qė si pula qokasin
as ata me tru sa njė gogel
e ata qė pa kuptim gėrgasin
-------------

pėr ty duhet tė flas bukuria
arti i qėndisur
fjala e artė e dashuria
dhe shpirtrat si lule tė harlisur
---------
prandaj rri o vargu im per shpirta ushqyes si e bukur ndoj fe
se edhe dritene diellit disa e kan sha
rri se ti duhesh mbi dhe
ty kohrat nji dit kan me tė pa
------------
Autori xhelal ferizi
----------------------

lirik 15-02-10 23:41

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
vetėm nga njė lot njeriu
--------
Autori xhelal ferizi
----------------
un vetėm nga njė lot njeriu nganjėherė
kam krijuar njė kala koder poetike
nė imagjinaten time tė atij' loti tė mjerė
e kam shkruar nji roman dhimbjesh nė zemer elegjike
-----------
kam shkruar nji analitik ndjenjash laborator
kam shkruar nji qiell domethėnje nga ai lot
qė rrėshqiste nė faqe ashtu si i gjorė
e din kuptimin e pėrshkrimit i madhi zot
------------------
Autori Xhelal Ferizi
vargje lirikė nga mėrgimtari i pėrndjekur
----------------


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:03.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.